INTERVISTA e vitit 1991. Edi Rama: Liri pa hakmarrje

Postuar në: Aktualitet,Dossier,Kryesore |

Edi Rama dhe Spartak Ngjela- maj 1991

SHENIM: Kjo është një intervistë e Edi Ramës, publikuar në revistën “Famiglia Cristiana”, një e përjavshme, që del që nga viti 1931. Intervista është e javës 2 – 9 janar 1991. Ajo publikohet nën okelion: “Një nga udhëheqësit historikë të lëvizjes së studentëve dhe të intelektualëve shqiptarë”. Më poshtë teksti i plotë:

 

Edvin Rama, një mësues i ri i Akademisë së Arteve, dënon episodet e dhunës: “Duam një demokraci pa gjak, ekstremizmi do të krijonte një tjetër diktaturë”. Gëzimi pas shumë vitesh për një Krishtlindje “më së fundmi kristiane”.

 

Nga Stefano Zanon, Famiglia Cristiana

 

Edvin Rama është një mësues i ri i Akademisë së Arteve në Tiranë. Është vetëm 28 vjeç dhe për këtë arsye është shumë afër të rinjve të lëvizjes studentore, me të cilët ka qenë në rreshtin e parë kur, ditë më parë, turbullirat kanë shkundur regjimin shqiptar.

Edvini ka qenë gjithmonë, dhe në të kaluarën, një kundërshtar aktiv, por klima e terrorit që ka mbizotëruar në vendin e tij e ka detyruar të veprojë me shumë kujdes. Sot, nën dritën e ndryshimeve të reja, ka vendosur të flasë si person i përfshirë personalisht për ndjesitë dhe dëshirat e shumë të rinjve shqiptarë, që si ai kanë gjetur kurajon të dalin rrugëve dhe të sfidojnë haptazi regjimin duke kërkuar liri dhe drejtësi.

 

Cila është situata e këtyre ditëve në Tiranë?

“Situata është vetëm në dukje e qetë, njerëzit kërkojnë të marrin pjesë në debatet politike. Legalizimi i Partisë Demokratike, partia e parë në liri, sigurisht që shtyn njerëzit të përfshihen në mënyrë aktive në jetën politike të vendit pas vitesh terrori. Marrja pjesë publikisht kundër regjimit na garanton nga kërcënimet e policisë”.

 

Çfarë lidhje ka midis asaj që ka ndodhur ditët e fundit në Tiranë me revoltat e dhunshme të Shkodrës, Durrësit, Kavajës e Elbasanit?

“Nuk ka asnjë lidhje direkte sepse në Tiranë ka pasur një nivel të lartë mirëkuptimi, ndërsa ajo që ka ndodhur në pjesën tjetër të vendit ka pasur si frymëzim thjesht hakmarrjen e verbër. Ajo që ka ndezur gjakrat ndoshta ka qenë mungesa e informacionit të qartë se çfarë po ndodhte në kryeqytet. Partia Demokratike dhe studentët duhet gjithsesi të mbajnë distancë nga këto forma proteste të dhunshme sepse do të ndërlikonin të ardhmen e vendit duke ofruar një pretekst atyre që vazhdojnë të pengojnë rrugën e Shqipërisë drejt lirisë. Partia Demokratike dhe ne, të cilët mendojmë për një demokraci të paqtë pa gjakderdhje, jemi të sigurt që ky ekstremizëm do na çonte drejt një diktature të një tipi tjetër. Edhe pse revolta e dhunshme, bazuar thjesht tek hakmarrja e verbër, ka arsyet e veta, të cilat duhen kërkuar në dekada të një sistemi që ka prodhuar vetëm fyerje dhe vuajtje për të gjithë popullin”.

 

A është e besueshme që pas manifestimeve të dhunshme para disa ditësh fshihet një plan i orkestruar nga krahu më radikal i Partisë Komuniste për të justifikuar kështu një bllokim politik?

“Do të thosha që burokratët, të cilët janë në pushtet, nuk do të ishin aspak të pakënaqur për këtë gjë”.

 

Para disa ditësh janë arrestuar me qindra manifestues. Mendon se mund të përsëritet ajo çka ndodhi korrikun e kaluar (tortura dhe vrasje masive me varre masive)? Mund të flitet për një Tienamen  shqiptar?

“Uroj që jo, por nuk i dihet sepse nga njëra anë gjërat po ndryshojnë, por nga tjetra në zyrat e Ministrisë së Brendshme qëndrojnë po ato njerëz që kanë udhëhequr vendin me grusht të hekurt sipas logjikës komuniste që është akoma në pushtet”.

 

Mund të thuhet se pas asaj që ka ndodhur tek studentët fshihet ndonjë manipulim?

“Manifestimet qenë të natyrshme, unë isha me studentët. Gjithsesi është e mundur që të ketë pasur apo të ketë në të ardhmen manovra nga disa personalitete të regjimit”.

 

Ç’ mund të më thoni për përgatitjen politike të studentëve?

“Do të thosha që është e mirë, gjithsesi mund të mos jetë e shkëlqyer në formë: dua të them se edhe pse nuk kanë lexuar shumë libra nga politika, ajo për çka luftojnë u buron direkt nga zemra”.

 

Është e vërtetë që studentët janë vënë në pakicë në krahasim me intelektualët brenda partisë së re?

“Studentët janë akoma në Universitet, pra nëse thirrjet e tyre dhe shpresat do të tradhtoheshin nga disa intelektualë, jam i sigurt që nuk do hezitonin të ngrinin zërin e tyre, biles me më shumë forcë”.

 

Ka kaluar një muaj nga ajo e diel që ka shkundur të gjithë Shqipërinë, çfarë ka mbetur në gjirin e partisë së re nga pjesa e fillimit?

“Një gëzim i madh, por mbetet dhe pikëpyetja se si do shkojnë punët. Studentët janë të gatshëm t’i kthehen rrugëve në qoftë se do jetë e nevojshme, gjithçka për të ndihmuar demokracinë e re të hedhë hapat e parë”.

 

Është e besueshme për Shqipërinë një e ardhme si ajo rumune, pra a mund të flitet për një sistem ku gjithçka ndryshon për të mos ndryshuar asgjë?

“Është shumë e vështirë të parashikohet, gjithsesi shpresoj që e nesërmja e jonë, duke qenë se ka filluar ndryshe, të mund të zhvillohet ndryshe. Gatishmëria e presidenti Alia për dialog është shpresëdhënëse”.

 

Mendon se Kisha Katolike shqiptare mund të luajë një rol ndërlidhës në këtë moment delikat?

“Sigurisht që po, Kisha Katolike ka dhënë një shembull madhështor në Shkodër ku fjalët e dom Simon Jubanit kanë kontribuar që të afrojnë njerëzit, të besojnë në një të ardhme më të mirë. Tashmë është e afërt dita kur Kisha Katolike do marrë në jetën shqiptare vendin që meriton, vend që ka pasur gjithmonë në të kaluarën”.

 

Çfarë Krishtlindje kanë kaluar shqiptarët?

“Një Krishtlindje historike, jo vetëm për Shqipërinë por për gjithë Kishën Katolike në botë. Pas shumë vitesh kemi mundur të festojmë Krishtlindjen në mënyrë kristiane e mbi këtë Krishtlindje ka fryrë një erë lirie dhe drejtësie”.

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

42 Pergjigje per INTERVISTA e vitit 1991. Edi Rama: Liri pa hakmarrje

  1. Gimi  --  23 Korrik, 2012 në 7:06 pm

    Jemi krenare per Edi Ramen. Qe atehere nje lider ne ngritje, nje njeri me vizion, nje njeri qe do te na bashkonte pertej dasive. Kaloi gjithe te keqijat e Saliut me shoke, dhe tani gati per te qene sherbyesi me i denje i popullit shqiptar. Bravo!

    Përgjigjjuni

    • va  --  23 Korrik, 2012 në 7:31 pm

      Gimi
      per cfar je krenar nuk e kuptoj!!!
      edhe dikur ishim krenar per xhaxhi enverin, edhe per baca saliun,
      ka disa qe jane krenar, edhe ky nje palo politikan eshte
      si gjith te tjeret, prandaj shqiperise nuk i duhen lider per tu
      adhuruar, po i duhen burra shteti per te punuar me pasterti.

      Përgjigjjuni

      • Vlora  --  23 Korrik, 2012 në 8:00 pm

        sa per saline, skemi qene ndonjehere krenar,se kishte komuniste petrita plot per 45 vjet…..dhe aku hyqmet e tregoi se kush eshte.

        ndersa ramen nuk po e le njeri te punoj duke ja prere mundesine pa mar akoma pushtet, dhe kete e bejne pikerisht keta komunista si sala , nano ,kaci, e ndonje tjeter.

        te edi kemi shprese.

        Përgjigjjuni

        • Thana  --  23 Korrik, 2012 në 10:51 pm

          LERE “va”-ne NE DELIRIN E VET!
          AI PO PROPAGANDON PARRULLEN E SALIUT, “te gjithe njesoj jane”, PRANDAJ S’KEMI PSE LEVIZIM! Le te rrije ky qe eshte!!!!!!!?

          Përgjigjjuni

      • beratsi  --  23 Korrik, 2012 në 11:21 pm

        o idiot ai te thote jam krenar per vizionin qe ka pase qe atehere

        Përgjigjjuni

      • coku  --  24 Korrik, 2012 në 7:35 am

        e mor malok. e sheh. lexoje mire pa syzet e saliut. eshte ne ate kohe kur saliu bridhte me kapardine te bardhe e me fiat polak.

        Përgjigjjuni

    • Ku ka mase krahasimi?!!  --  23 Korrik, 2012 në 7:40 pm

      Si nata me diten!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/dhe-krye-demokrati-yne-mbeti-me-dy.html

      Përgjigjjuni

    • Shqiperia do te behet nje dite  --  24 Korrik, 2012 në 5:31 am

      Nuk ka dyshim qe midis shpellarit Berisha dhe Edi Rames,do te zgjidhja Ramen,por sigurisht qe edhe per te kam rezervat e mia.Sjellja ne kete forme e opozites se sotme kunder regjimit fashist te Saliut eshte e pajustifikueshme.Mendimi im personal eshte qe nuk mund te behet opozite kunder ketij rregjimi kafsheror,me deklarata apo konferenca shtypi.Kam dyshimet e mia per sinqeritetin e PS.Jane bashkepuntoret e Rames,qe ne ’97 ricikluan Berishen,dhe ja ku jemi sot.Cfare na garanton ne shqiptareve qe neser kur te vije ne pushtet Rama,do te vihet drejtesi per te gjitha keto padrejtesi dhe krime qe jane bere keto 20 vitet e fundit?Edhe nqs Rama ka vullnetin per te bere ndryshim,me duket e veshtire per te mos thene e pamundur me ata njerez qe ka rreth vehtes (jo te gjithe sigurisht).Ndryshimi duhet te filloje nga brenda PS.Korrupsioni lulezonte edhe kur ne pushtet ishin bashkpuntoret e Rames.Te njejtet persona “te ndershem” nuk duhet te mbajne poste qeveritare.

      Përgjigjjuni

    • Tapa13  --  24 Korrik, 2012 në 11:17 am

      i rezistoi edhe tosnanos qe e ofendonte “thonjpaprere”

      Përgjigjjuni

    • Besi  --  24 Korrik, 2012 në 12:06 pm

      Krenar qe ka nderru emrin nga Edvin ne Edi?
      Sa poshte jeni ju larvat e bunkerit qe ndiheni krenar per pjellen e bunkerit.

      Përgjigjjuni

    • info 21/01/2011  --  24 Korrik, 2012 në 7:34 pm

      Lideri i Opozites duhet te ishte nje njeri TRIM dhe jo nje qe nis dicka me shumicen e popullit me vete dhe kthehet qe ne nisje nga nje SMS e nje Diplomati Ambasador rrace Aziatike… Do kishim sot nje tjeter Qeveri dhe padyshim nje kthese pozitive ne jeten tone o Shqipetare, sepse pas 21/01/2012 terreni ishte absolutisht per nje pastrim te Berisha+Meta Company, te cilet me siguri do perfundonin si Gadafi me shoke.

      Përgjigjjuni

  2. Borici 22  --  23 Korrik, 2012 në 7:08 pm

    Urdheroni ju skeptiket e djallit qe nuk besoni te Rama: Ai nuk eshte nje hipokrit, as nje njeri qe, sic thoni ju, ndryshon andej nga e shpie era. Aspak! Qe ne vitin e rendesishem ’91 ai kish idealin demokratik qe tani po e trumpeton dhe himnizon gjithe Shqiperia. Partia Socialiste eshte e ardhmja!!!

    Përgjigjjuni

  3. Albion Hasa  --  23 Korrik, 2012 në 7:11 pm

    Vini re! Artikulimi i fjaleve qe ne ate kohe eshte shume i ngjashem me tani. Rama, nje luftetar i lirise, ne fillim si nje mesues i Akademise se Arteve, e sot si mesues i te rinjve shqiptare! Jam krenar!

    Përgjigjjuni

  4. Rondo  --  23 Korrik, 2012 në 7:14 pm

    Nje mbeshtetes i kahershem i lirise dhe paqes, Rama me ne fund do te kete mundesine per te manifestuar vullnetin popullor!

    Përgjigjjuni

  5. Tanja Br.  --  23 Korrik, 2012 në 7:16 pm

    Ne besojme te ky njeri, vizioni i te cilit duket se nuk ka ndryshuar aspak nga vizioni i atij idealistit te vitit 1991. Shume te rralle jane keta njerez.

    Përgjigjjuni

  6. Lumo  --  23 Korrik, 2012 në 7:18 pm

    Teksa shume ngrene ne qiell sali kriminelin, teksa shume barazojne saliun me ramen, ata harrojne se ndryshimi i madh fillon qe ne djep, qe ne djepin e demokracise ne vitin 1991. Ne kete vit ne shqiperi po lulezonte nje ideal i cili ngeli peng i saliut per gjithe keto vite. tani eshte koha qe ky ideal te rilinde, nepermjet programit per rilindje shqiptare dhe partise socialiste.

    Përgjigjjuni

  7. Veteran  --  23 Korrik, 2012 në 7:20 pm

    Saliu i gjithhershem i hurit dhe litarit duhet ta kuptoj mire se nuk tallet dot me popullin, dhe se PS do te jete ideali tek i cili besojm.

    Përgjigjjuni

  8. Delli USA  --  23 Korrik, 2012 në 7:38 pm

    Intervist e panjohur,e lexoj per here te pare.Edi Rama duhet te ndihet krenar per kete intervist,ka qen konciz dhe i qart,ne qe e kemi jetuar ne mosh te rritur ate periudh besoj se mund te japim mendim te sakt.Bravo dhe urime Edi,le te lehi Sali sekretari,dokumentat mbeten.

    Përgjigjjuni

  9. jurgeni  --  23 Korrik, 2012 në 7:45 pm

    e kuptoni tani se sa larg njeri – tjetrit qendrojne ne vizione kleta dy njeres . respektin me te madh edi rama , shqipria do te ishte krejt ndryshe nqs ti do te ishe kryetar i asaj partie qe ne fillimet e saj , por komunistet i kishin bere planet me kohe per te perzgjedhurin e tyre me te vetmin qellim per te qendruar sa me gjate ne pushtet. nje dite edhe kjo do te marre fund dhe komunistet do te zhduken njere e mire nga jeta politike . mjafton te shikosh kryesine e PD sot dhe kjo i mbyll te gjitha.

    Përgjigjjuni

    • Homeri  --  23 Korrik, 2012 në 8:04 pm

      —-Personalisht ndihem i majte ne gjykimin politik , ne te majten ku programet sociale jane integruar ne sistemin kapitalist ne menyre te tille qe seicili prej nesh sipas vlerave gjen mundesin e jetes qe eshte vetem nje dhe ajo te jepet vetem nje here per ta jetuar ate i lire . Pikerisht kjo intervist pasqyron formimin dhe karakterin demokratik te EDI RAMES dhe un nga ai formim i tij gjej shpresen e deshirave te mija

      Përgjigjjuni

  10. Mira  --  23 Korrik, 2012 në 7:55 pm

    Bravo Albiona HASA .Ka njerez te zot ky vend por duhen pastruar ferrat ….

    Përgjigjjuni

  11. WTF  --  23 Korrik, 2012 në 8:07 pm

    Mos ngatarroni fjalet me veprat.Nqs keni vene re te gjithe diktatoret jane shquar per oratori manipulim shpirteror te popujve.Jam dakort qe e ardhmja eshte PS por jo Edi Rama.Shikoni pak si ka trajtuar te gjitha femrat me te cilat ka jetuar perfshi dhe te jemen dhe pastaj arrini ne konkluzione.Pyesni dhe ato qe kane punuar ne Bashki se cfare fjalori ordiner perdorte, me keq se nje rrugac.Per mendimin tim ai eshte pengesa numer 1 qe PS te vije ne pushtet, dhe duhet te largohet.Ai si ne cdo vend demokratik duhet te jepte doreqjen pas zgjedhjeve te humbura te 2009.Ai pervecse nje piktor i deshtuar eshte dhe nje politikan i tille

    Përgjigjjuni

    • Celik  --  23 Korrik, 2012 në 10:42 pm

      Ore je serioz ti me keto dallaveret e jetes private? Turp te kesh! Nese je i majte, do e kuptosh se nje njeri, idealet e majta te te cilit mbrohen me mish e me gjak per 20 vjet, eshte nje njeri i paster dhe nje idealist i perkryer, gje qe i nevojitet ketij vendi. Te Rama duhet te besojme, pasi ai do te jete ingranazhi i Rilindjes Shqiptare.

      Përgjigjjuni

    • fatmiri  --  24 Korrik, 2012 në 12:30 am

      Beje komentin si e mendon, por te pakten vur nje emer dhe formalisht dhe jo WC.

      Përgjigjjuni

  12. usa men  --  23 Korrik, 2012 në 8:15 pm

    Nuk e kuptoj kete “orgazem” me kete interviste.Kjo eshte si dashuri ne kohen e koleres.
    Ne perzgjedhjen midis monstres berishe dhe qytetarit edi rama gjithmone kam zgjedhur kete te fundit.
    Por me ngrihen qimet e kokes perpjete kur keto te dy te perkedhelurit e atij sistemi i quajne vitet 1945-1990 si kohe terrori.Me vjen keq per shqiptaret e thjeshte qe i besojne akoma pinjollit te spiro kolekes dhe komisarit te kuq te PPSH sE MJEKESISE dr evilit
    Keto monstra se bashku me qindra te tjere si kac islami me company NUK KANE LENE kryeqytet te botes pa gjezdisur NE ATE “KOHE TERRORI”
    Dhe keto intervista “heroike” te asaj kohe nuk mund te embelsojme kete kohe kolere qe po jetojme.
    Kalimi nga nje sistem diktatorial ne nje regjim mafjoz eshte nje regres qe mbeshtetet nga treshja e felliqur e tre ambasdoreve dhe nga ky kryparazitar
    qe trembet nga nje pordhe e berishes apo e kollitur e arvizuse.Ose luan
    rolin per tu bere kryminister ne 2013 duke harruar 21 janarin.
    Vetem te burgosurit e spacit dhe te qafe barit kane te drejte te shajne diktaturen “kaq ashper” jo keto spermazoide te dikattures qe u bene trima kur ramiz alia ngriti flamurin e bardhe.
    Biles dhe keto porno ambasadore duhet ta mbyllin sqepin.

    Përgjigjjuni

  13. Roso  --  23 Korrik, 2012 në 8:29 pm

    e perjetuam periudhen e ndryshimeve demokratike me shume emocion dhe ne fakt pritem shume me teper , po kurr nuk pritem nje rregjim tjeter te udhehequr nga nje komunist i keq (jo te gjith komunistat kane qene si Saliu).
    Komplimente Edi Rame per qendrimet konseguente pas 22 vitesh.
    I duhesh Shqiperise dhe shqipetareve NE KRYE.

    Përgjigjjuni

  14. Neil  --  23 Korrik, 2012 në 9:24 pm

    Eshte e vertete qe demokraci pa gjak nuk ka, nuk erdhi e tille demokracia dhe mbeshtetesit e Rames vriten pa hezitim edhe pas 20 vjetesh

    Përgjigjjuni

  15. Korcari vip  --  23 Korrik, 2012 në 9:29 pm

    Me duket interesante se dhe sot pas 21 vjetesh edi rama ka mbetur po i njejti ne vizion dhe ne ide. Kurse ky Ram Berisha na mbyti me brockulla qe me 1991 e deri me sot mashtrimet e Sales skane te numeruar. Hapini syte o popull dhe mos u merni me jeten private te Edi Rames dhe me pordhet e Sale malesorit po te ngrihemi dhe ti biem kokes ketyre qenve.

    Përgjigjjuni

  16. assault  --  23 Korrik, 2012 në 9:48 pm

    Vihet re koherenca e tij qysh nga 1990 deri tani.

    Përgjigjjuni

  17. wert  --  23 Korrik, 2012 në 10:17 pm

    Le te lehin zagaret e Berishes lart e posht neper forume, le te merren me ngjyren e corapeve te Edit.
    Edi Rama eshte politikani me i pregatitur, me i civilizuar, dhe e vetmja shprese e ketij vendi te mjere, te shkaterruar nga Berisha dhe fuksat e tij.

    Edi Rama eshte kultura, qyteterimi, dhe progresi.

    Plasni larot e vicidolit

    Përgjigjjuni

    • Kinezi  --  24 Korrik, 2012 në 1:11 am

      E kush i ha keto brofka o mero?!?!keta koqet qe komentojn ketu jan servil e ish spiun te xhaxhit te tyre vampiro .na i shkruani dhe adresen e plot ta shofim dhe ne ku e keni gjet ket matrial ju te shkathtit e tema leshit

      Përgjigjjuni

      • vlora 1  --  24 Korrik, 2012 në 10:58 am

        Dukesh qe je kinez qe ha minj halesh

        Përgjigjjuni

  18. PrapambetjetOsmane  --  24 Korrik, 2012 në 12:12 am

    Qe ne momentet e para te “botes se hapur” spikatet qytetaria dhe perparimtarja. Edhe spahi efendiu po pregatitej per te studiuar “kandar-dajak=drejtesi” ne anadoll tek axha.

    Përgjigjjuni

  19. martin  --  24 Korrik, 2012 në 1:07 am

    Kur flet Edi Rama ka folur qytetaria civilizimi.Me ate idealizem ai eshte rritur dhe edukuar.Pra mbeshteteni Edi Ramen dhe kerkojini nga ai forcen qe karakterizon Erion Bracen dhe ky kombinim do te jete i sukseshem.

    Përgjigjjuni

  20. kaluli  --  24 Korrik, 2012 në 9:21 am

    Foli plot 3 mandate ne bashki. Un ngopem me fjalet e bukura. Ti marri ti fus ne b… tani !!!!

    Përgjigjjuni

  21. sinan hibro  --  24 Korrik, 2012 në 12:04 pm

    Sa do te perpiqen ” lehaqenet ” dielli nuk mund te mbulohet me shoshe …Dyshoj se disa komentues kane qene vocrrake ate kohe . Ne se doni akoma , lexoni shkrimet e E.Rames tek ” Koha Jone ” ne vitet 94-95. Pothuaj me te njejten fryme si Mero Baze sot, ne stil ndoshta me i perpunuar por jo aq konkret sa eshte Mero Baze sot… Sa per dijeni, ne ish antare te PAD se Cekes ,Zogajt dhe Imamit ( po ku aderonin edhe salinjte e rinj si Frangaj, Fevziu etj. ) benim fushate duke shperndare si postera shkrimet e Edi Rames.

    Përgjigjjuni

  22. SHOKU TARAS.  --  24 Korrik, 2012 në 1:43 pm

    E BUJASHME! Sala nuk i thirrka kot EDVIN.E hoka italiani qe ne ’92 po e perserika MORRI BAZ;E edhe sot pas njeze4t vjetesh.E thoni se flet kot BERISHA.O Morra a e paska pernjmend emrin e vertete EDVIN apo jo.Ta pergenjeshtroje MORRI BAZE dhe te gjithe ju MORRAT tjere.O EDVINA SKUTHA.

    Përgjigjjuni

  23. eosmani  --  24 Korrik, 2012 në 1:49 pm

    ajo foto eshte bere ne shtepine time .

    Përgjigjjuni

  24. PASARDHESI I VETERANEVE.  --  24 Korrik, 2012 në 2:29 pm

    Edvin Rama, një mësues i ri i Akademisë së Arteve,e pra ai burri i botes edhe italian po e paska njohur mire.EDVIN e paska pas emrin e vertete dhe nuk ka dokument ligjor qe ta kete nderruar ne EDUSHKE.Sala nuk i paska then kot EDVIN.Po ky MORRI pse ja kujton pas njezet vjetesh gjanem.

    Përgjigjjuni

  25. arian  --  24 Korrik, 2012 në 5:16 pm

    Është një pyetje që bëhet fare natyralisht më sipër gjatë intervistës dhe nga përgjigja të jep të kuptosh që cilësohet gjë e kryer….Vrasjet dhe varrezat masive të Korrikut!
    Cilët u vranë Korrik?
    Ku u gjendën varrezat masive?
    Përse këto gjëra nuk u sollën si akuza më pas ndaj Ramiz Alisë?
    Mos në atë kohë ushtrohej një propagandë për të terrorizuar popullin që të votonte P.D.?
    Në se nuk janë të vërteta këto, atëherë përse Edi Rama nuk doli të kërkojë falje duke qenë (siç kuptohet nga intervista )se e cilësonte fakt të kryer këtë?
    Përse nuk akuzoi dhe akuzon kurrë MË VJEN NEVERI TI A PËRMEND ERMIN që terrorizionte popullin?
    Lexojeni edhe një herë me kujdes pyetjen por edhe përgjigjen;

    – Para disa ditësh janë arrestuar me qindra manifestues. Mendon se mund të përsëritet ajo çka ndodhi korrikun e kaluar (tortura dhe vrasje masive me varre masive)? Mund të flitet për një Tienamen shqiptar?

    “Uroj që jo, por nuk i dihet sepse nga njëra anë gjërat po ndryshojnë, por nga tjetra në zyrat e Ministrisë së Brendshme qëndrojnë po ato njerëz që kanë udhëhequr vendin me grusht të hekurt sipas logjikës komuniste që është akoma në pushtet”.

    Nga zyrtarët e atëhershëm të M. P. të Brendshme,a ka sot akoma ndonjë që merret me politikë?
    mendimi i im, thjesht mendimik i im pa dashur të imponohem apo ti kundërvihem askujt është se kemi një problem i cili është se – Dimë se ku nuk duhet ta japim votën por nuk jemi shumë të sigurtë se ku duhet ta japim!!!
    Ju faleminderit dhe respekte të tërëve!

    Përgjigjjuni

  26. georges  --  10 Shtator, 2013 në 4:43 pm

    Nje shtepi mikpritese, ne kete dhome u be edhe takimi i pare i Ngjeles dhe Rames me Azem Hajdarin dhe Temalin e Shkodres!Takimin e organizoi i zoti i shtepise dhe fundi i takimit qe permysja e qeverise Nano gje e cila solli qeverine e Pajtimit Kombetar te Ylli Bufit! Ngjela tha ate nate se ne kete dhome duhet shkruar ” Ketu u projektua Revolucioni i Bardhe ” keto ishin vetem qyfyre, te nje nate te dobishme per te ardhmen e ketij vendi, te deformuar shume keq nga Sali Berisha, turp shume turp, tani te shome c’do te beje Edi!

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>