Një aksident me pasojë vdekjen e tre personave dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër. Ngjarja e rëndë është shënuar në hyrje të qytetit verior në urën e Bunës ku një makinë nga dalë nga rruga duke përplasur dy gra, të cilat udhëtonin me biçikletë, raporton Ora News.
Viktima të aksidentit kanë mbetur drejtuesi i mjetit Glaser Zaganjori, 21 vjeç, dhe dy gratë që udhëtonin me biçikletë, Xhevahire Dibra 67 vjeç dhe Sabdere Belinova, 59 vjeç, ndërsa ka mbetur e plagosur një pasagjere, e cila ndodhej në automjetin që u aksidentua.
Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit, ndërkohë që policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Bilanc lufte! Infrastruktura rrugore primitive dhe papergjegjeshmeria dhe traplleku i drejtuesve te mjeteve, po i kthejne rruget e Shqiperise ne lumenj gjaku.
si gjithmone policia shkon per te bere bilancin asnjehere parandalim. keta duan te na shuajn, njehere me gjakmarje, pastaj me aksidente, me gerdec, me protestues, e me shume vdekje qe kryhen ne shqiperi.
C’fare thu mor shoku ,pse mor ,c’do makine do kete nje polic nga pas . Ngushellime familjareve te 3 viktimave .
nuk them sejan rruget e mira,por aty ku ka ndodh aksidenti eshte shum e mire
nuk jan drejtuesit e mire dhe shteti qe nuk i sekuestron makinat qe nuk bejne kolaudimin, qe nuk nderrojne gomat etj