REUTERS: Norma bazë e interesit në Shqipëri, në nivel historik | Gazeta Tema
 

REUTERS: Norma bazë e interesit në Shqipëri, në nivel historik

Postuar në: Aktualitet,Ekonomia,Kryesore |

Banka Qendrore e Shqipërisë vendosi të ulë normën bazë të interesit me 0.25 pikë, në nivelin rekord 4 përqind, në përpjekje për të nxitur rritjen ekomomike, që ka ngecur në vendin ballkanik.

Vendi me 2.8 milion banorë po ndjen efektet e krizës në Greqinë dhe Italinë fqinje, dy partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë, por edhe vendet ku jetojnë qindra mijëra shqiptarë.

Ulja me 0.25 përqind është e pesta që prej shtatorit.

Vendimi vjen pasi Produkti i Brendshëm Bruto u tkurr me 0.2 përqind në tremujorin e parë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit më parë, ndërsa rënien më të madhe e pati industria dhe ndërtimi.

Inflacioni qëndroi në nivelin 2.2 përqind, një ulje me 0.8 përqind në krahasim me një muaj më parë.

“Lehtësimi i politikës monetare do të ndihmojë të përmbushim objektivin tonë për inflacionin në terma afatmesëm,” tha Guvernatori i Bankës, Ardian Fullani.

“Ky lehtësim do të stimulojë ekonominë në vend, duke rritur stimulin bankar për të mbështetur kërkesën e brendshme,” tha ai pas një takimi të bordit të Bankës Qendrore.

Sipas buxhetit të vitit 2012, qeveria po kërkon një rritje të PBB në nivelin 4.3 përqind këtë vit, krahasuar me parashikimin prej 0.5 përqind të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Ngadalësimi ekonomik global dhe sidomos kriza e borxheve në Itali dhe Greqi kanë përgjysmuar rritjen ekonomike në Shqipëri vitet e fundit në nivelet 3 përqind.

Remitancat e një force punëtore prej 1 milion emigrantësh- shumë prej të cilëve pa punë në Greqi dhe Itali- kanë rënë, duke ulur ndjeshëm konsumin në vend.

Fullani parashikon një performancë të avashtë të ekonomisë shqiptare gjatë pjesës së mbetur të vitit, por shton: “Banka Qendrore mendon se pavarësisht situatës ciklike të ekonomisë, perspektiva e mesme dhe afatgjatë e zhvillimit mbetet pozitive”.

20 Pergjigje per REUTERS: Norma bazë e interesit në Shqipëri, në nivel historik

  1. Shahin Kolonja  --  25 Korrik, 2012 në 7:17 pm

    LETER GOVERNATORIT
    I ‘Shtrenjti’ Fullani,( me i shtrenjte edhe se parate e Reganit te viteve ’70)marre shkas ,ne kuadrin e krizes se thelle ekonomike,nga disa reforma financiare te administratave amerikane,gjermane,angleze e ne mos gaboj edhe italiane ‘PER KAPITALET FINANCIARE’te ‘eksportuara’ jashte nga sublekte e kliente te vendeve te tyre.Ne keto reforma jane parashikuar sanksione drastike si per trasferim LEGAL e qe nuk paguen taksat duke u TAKSUAR DERI 30 PERQIND e ne veçanti ato te trasferuara ILEGALISHT,qe jo vetem jane marre masa me burg per bankjere,banka e financiere POR U JANE SEKUESTRUAR GJYSMA E KAPITALEVE E PJESA TJETER FUTUR NE LINJE LIGJORE.PYETJA:
    Sikur nje dite ky popull do tju kerkonte nepermjet parlamentit te tij legjitim ti pergjigjeni SA KAPITALE TE SUBJEKTEVE SHQIPETARE JANE JASHTE,SA JANE TRASFERUAR LIGJERISHT E SA JO,SA PAGUAJNE TAKSA E SA JO,E ME E RENDESISHMJA SIKUR TE VILESHIN KETO TAKSA GJITHE KAPITALEVE JASHTE SA PERQID TE BUXHETIT TE SHTETIT DO ZININ?VETEM NGA KETO TAKSA SA PERQIN TE PENSIONEVE,RROGAVE TE ARSIMTAREVE E MESUESVE DO MBULONIN?
    ME RESPEKT SH.KOLONJA

    Përgjigjjuni

    • Denis  --  25 Korrik, 2012 në 7:44 pm

      Z. Kolonja,

      Nuk besoj qe Fullani te te ktheje pergjigje prandja te lutem me lejo mua te te informoj se ceshtjen qe po ngre mund ta qartesosh duke lexuar rregulloren mbi Veprimtarine Valutore, te cilen e gjen tek adresa e Bankes se Shqiperise (www.bankofalbania.org) te menyja Legjislacioni, kategoria Rregullore.

      Sa per artikullin, problemi i vetem qe une personalisht shoh ne kete mes eshte se keto ulje duhet te ishin kryer qe vjet dhe z. Fullani eshte shume, shume i vonuar.

      Respekte,

      Përgjigjjuni

      • Dean  --  25 Korrik, 2012 në 9:15 pm

        Dhe ti,o denis, mendon se po te ishin ul normat e interesit qysh prej vitit te kaluar,kjo do te ish reflektuar tashme ne ekonomi?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?
        Me te vertet e beson kete,apo thjesht sa per te treguar se ku po ”Gabon” Fullani??!?!?!?!?

        Përgjigjjuni

        • Tironci Lugano  --  25 Korrik, 2012 në 10:06 pm

          Dean
          Po te pergjigjem une me “leje” nga Denis.Jo se Denis beson qe do ishte bere ndonje mrekulli por ka ca “rregulla” te pa shkruara qe te imponojne qe te ndjekesh hapin e tregut.Dhe ketu Guvernatori jone eshte teper i vonuar.
          pershnetje

          Përgjigjjuni

          • adddaggg  --  26 Korrik, 2012 në 10:13 am

            Qe ky guvernator eshte i vonuar se luan as topi – po thuaj pse eshte i vonuar. A thua eshte teper i zene duke bere pare lart e poshte e duke falur e dhene nderre per qeverin???
            Fullani me mesatare 4 mbeti ta shpetoj Shqiprin??

            Përgjigjjuni

            • Bsh  --  26 Korrik, 2012 në 11:27 am

              Do e shpëtosh ti qe s’di të shkruash !!

              Përgjigjjuni

        • Denis  --  26 Korrik, 2012 në 10:06 am

          Per formimin dhe dijet qe kam Dean jam i bindur se po te ishin hedhur keto masa me pare ekonomia nuk do te gjendej ne nje krize kaq te veshtire. Sot shumekush akuzon bankat qe nuk japin kredi, realiteti eshte ndryshe dhe me i frikshem. Ka rene kerkesa per kredi nga konsumatori, nje derivat i renies se forte te konsumit qe eshte edhe kontribuesi kryesor ne rritjen ekonomike. Edhe ato pak njerez apo subjekte qe kerkojne kredi ose nuk jane ne gjendje te bejne nje parashikim te sakte te asaj qe presin, ose i kane shume te pasigurta te ardhurat ne te ardhmen ose marrin borxh per te shlyer borxh, dhe ne keto kushte asnje banke nuk mund te te jape kredi.

          Pra pergjigjen e ke lart, une besoj se situata do te ishte ndryshe po te ishte ulur (dhe jo rritur) norma baze e interesit qe 1 vit e gjysme apo 2 vite me pare.

          Respekte,

          Përgjigjjuni

    • marika financiere  --  25 Korrik, 2012 në 8:29 pm

      O Popull i Republikes se Shqiperise, ne nje leter Speciale (niveli Top-Secret) te korespondences midis BB, FMN, BERZH dhe BQE derguar para disa javeve direkt Guvernatorit FULLANI “ish-ekinomistit te Kooperatives se Baldushkut me mesatare Gjimnazi 6.1 dhe Fakulteti 6.4 (flitet nga te aferm te tij ne fis e farefis se keto nota i ka me mik e lidhjet e familjes me regjimin e PPSH), pra; nje super i paafte por nje super servil i Nanos+Berishes+Metes”, te cilen ai e mban te fshehur nga kshilli Mbikqyres i Bankes se Shtetit Shqipetar thuhet:
      …Borxhi i Shqiperise i ka kaluar 10-Miliard Dollare dhe kufiri i lejuar i 60% tashme ka kapur nivelin 64,7%… Kaq se te tjerat edhe me injoranti shqipfoles duhet ti kuptoje se ku jemi, se ku do perfundojme seshpejti sa dhe Greqia do habitet me Zhytjen e fqinjit Verior.

      Përgjigjjuni

      • LORA  --  26 Korrik, 2012 në 1:00 am

        Patjeter qe ky duhet te jete informacion i hershem per “Raiffeisen Bank” perderisa kjo banke nuk pranon me te kreditoje qeverine me bono thesari.Per kete u ankua edhe toc-fullani ne nje takim te fundit ne Viene.

        Përgjigjjuni

        • Ballgjeri  --  26 Korrik, 2012 në 10:14 am

          Lere lere se kane filluar edhe reklamat per ti shitur bonot qytetareve. I gjen tek Digitalb, me ket rast ben dhe nje nder te vogel ca robve Fullja. Fullani eshte krize me vete, me gjithe Boden e Salioun behen te tre bashke nje krize e vertete.

          Përgjigjjuni

          • Denis  --  26 Korrik, 2012 në 10:29 am

            Ballgjere,

            Duhet te jesh i lumtur qe me ne fund kane nisur reklamat! Sepse nese deri dje populli mbyllte depozita me afat tek bankat me 3.5% ne Euro per nje vit, sot mund te marrin yield 5.66% per nje vit dhe me interesat ne dore. Sepse ata qe thone qe bonot e thesarit te shqiperise nuk jane te sigurta atehere mund te na e shpjegojne si ka mundesi qe bankat nuk i reklamojne keto bono por i mbajne te fshehura nga klientet e tyre? Ta them une perse. Sepse ta marrin ty depoziten me 3.5% dhe per vete e investojne ne qeveri me 6.41%. Por ta dish qe bankat jane me te kujdesshme se individet kur vjen ceshtja te investimet sepse nuk investojne ne borxh te rrezikuar. kane departamente te tera qe merren me analizat e rrezikut. Prandaj mos u beni budallenj por nese keni para investojini se dilni te fituar. Nese jeni aq budallenj pastaj sa te mos ju interesoje perfitimi personal por ju pelqen te merreni me traplliqe politike ok, ju humbisni.

            Respekte,

            Përgjigjjuni

        • Denis  --  26 Korrik, 2012 në 10:24 am

          Ju njerez jeni te lezetshem. Lexoni apo degjoni dicka dhe kujtoni se i dini te gjitha. E njejta gje edhe per kete qe ke shkruar ti Lora. Qe te mos mbetesh injorante mesoje qe Raiffeisen po portofolin e investimeve ne bono thesari te qeverise Shqiptare per arsyen e vetme se banka meme (Raiffeisen Vienna) duhet te arrije disa tregues te percaktuar nga Banka Qendrore Europiane, mes te cilave dhe ekspozimin ndaj borxheve sovrane (te qeverive). Por marrja e nje bonoje thesari ne Portugali nuk eshte e njejte me nje bono thesari ne Shqiperi sepse nese ne Portugali Banka Qendrore nuk mund te printoje Euro qe t’ja jape qeverise te ktheje borxhin (kete e ben Banka Qendrore Europiane e cila nuk pyet shume per kerkesat e nje shteti te vetem per te printuar para), Shqiperia ka nje banke qendrore kombetare te pavarur dhe nje politike te sajen monetare e cila i lejon qe edhe kur te mos kete para qeveria per te kthyer borxhin, nga halli mund te printoje para dhe te te ktheje vleren nominale te borxhit dhe nga pikepamja kontabel ti nuk regjistron humbje. Raiffeisen Shqiperi u detyrua nga banka meme qe te terhiqej nga bonot e thesarit shqiptare te cilat jane teper fitimprurese dhe 100% te sigurta. Dhe kete po ta thote nje person qe punon ne banke dhe qe eshte kunder politikave ekopnomike bastarde te ketyre bastardeve qe na drejtojne.

          Respekte,

          Përgjigjjuni

          • LORA  --  26 Korrik, 2012 në 11:30 am

            Pikerisht se po e thote nje punonjes banke si ti (qe ne gjithe komentet e tua pordhohesh me veten tende) behem edhe me e sigurt per cfare kam shkruar me lart.
            Kur bankat rrenuan ekonomi 3oo-vjecare te kapitalit,ne boten e zhvilluar e te rrafinuar;po na dalke ti te na japesh garanci.Ik e pirdhu, o shushunje shtese ne skemen tuaj te rrenimit financiar kombetar.

            Përgjigjjuni

            • Denis  --  26 Korrik, 2012 në 12:19 pm

              C’te te them o Lora, kur te pelqen te jetosh ne injorancen dhe mjerimin tend, vazhdo jeto, vec mos ju anko te tjereve. Duhet shume kohe te te shpjegoj ty perse jashte eshte ndryshe dhe ne Shqiperi eshte ndryshe dhe jam i bindur qe per kapacitetin qe ke nuk do ta kuptoje keshtu qe vazhdo bej qejf me mendjen tende te vockel.

              Respekte,

              Përgjigjjuni

              • LORA  --  26 Korrik, 2012 në 1:33 pm

                Kam me shume tru se ti, se toc-fullani e se ky toc-bsh qe eshte me poshte.Hajt turqeta!

                Përgjigjjuni

                • Denis  --  26 Korrik, 2012 në 1:56 pm

                  Dukesh qe ke. I ke me aq shumice sa te jane derdhur e s’te ka mbetur me asnje fije tru!

                  Tung,

                  Përgjigjjuni

          • Bsh  --  26 Korrik, 2012 në 11:36 am

            Denis, kot sa ju shpjegon deleve politikat monetare, se skane per te marre vesh. Keta lexojne titullin dhe kalojne direkt ne komente.

            Përgjigjjuni

      • rruga budi  --  26 Korrik, 2012 në 5:15 am

        ti marresh te ligat e mesatares…..se fisi i tij krenohet me ard jani fullanin. t akishe mesataren 6.1 ne kohe te enverit sishet kollaj.

        Përgjigjjuni

      • Denis  --  26 Korrik, 2012 në 10:18 am

        Marika,

        Me fal por kjo qe ke shkruar eshte nje idiotesi. Te thuash qe borxhi ka vajtur 64.70% dhe eshte 10 miliarde dollare do te thote qe GDP e Shqiperise eshte 15,5 miliarde dollare qe i takon rreth 12.8 miliarde euro!!! Edhe Berisha vete nuk eshte aq i rrjedhur sa t’i thote keto shifra. Prandaj here tjeter kur te degjoj thashetheme pazari filtroji njehere ne mendje dhe pastaj shkruaji neper forume.

        Respekte,

        Përgjigjjuni

    • ujku  --  26 Korrik, 2012 në 10:11 am

      Ekonomia po merr tatpjeten si cdo gje tjeter. Eshte vetem per tu pritur. Fundja edhe heres se kaluar ne vitin e fundit Saliu i qelbi te gjitha e te gjithe, dhe kete here po ben te njejten gje.

      Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>