Fryma e Re Demokratike zyrtarizoi sot degën e saj në Fier. Qytetarët e Fierit, Roskovecit, Levanit, Ballshit u mblodhën së bashku në sallën e madhe të teatrit “Bylis”.
Koordinatori për Fierin, avokati Redian Bitri tha në fjalën e hapjes: “Për shumë kohë kërkova të gjeja vendin tim në vendin tim. Konstatova se partitë ekzistuese përbetohen e angazhohen, por fatkeqësisht mësova se preokupimi i tyre i vetëm është pushteti i tyre dhe jo jetesa e popullin tim. Kjo më shtyu tek FRD, programi dhe drejtuesit e të cilët më mbushën me besim se ka ardhur koha të bëjmë vërtetë diçka për vendin”.
Më tej foli inxhinieria Majlinda Hasillari. “Unë e zgjodha partinë që përfaqeson interesat e e mia, të thjeshta dhe njerëzore. Ju ftoj, si nënë dhe grua të mbështesim FRD,” tha ajo.
Problematikat e zonës së Patosit i solli në fjalën e tij koordinatori për këtë zonë i FRD, Dashnor Mustafaraj.
“Patosi, i dashur nga natyra dhe plot pasuri nafte, duhet të ishte një vend i begatë, por ndonëse ka dhënë shumë punë e pasuri dhe në vitet e demokracisë, vazhdon të jetë i varfër dhe i harruar nga politikat qeveritare. Prandaj duhet të
bashkohemi me FRD, e cila nuk kërkon karriget për politikanët, si dhe e kanë treguar me vepra drejtuesit e saj, por shpëtimin e demokracisë dhe shtetin e së drejtës”,” tha Mustafaraj.
“Dikush mund të thotë se unë nuk tradhtoj PS-në, dikush mund të thotë se nuk tradhtoj PD-në. Po kur PS-ja dhe PD-ja na tradhton ne, kur lidershipi i tyre na ka tradhtuar prej kohësh ne dhe interesat e kombit, a ia vlen të rrimë e të ndjekim nga pas atë lidership që ka vendosur të mbretërojë përjetësisht? Unë kam besim tek Fryma e Re Demokratike dhe jam këtu që këtë besim ta ndajmë bashkë, kam besim tek pastërtia e njerëzve që janë nismëtarë të kësaj fryme të re, kam besim tek ju, tek populli ynë i mrekullueshëm. Ne u themi atyre se vendi i njerëzve të ndershëm dhe që duan të punojnë për kombin, për demokracinë, për të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre është këtu, në radhët e FRD,” tha Stavri Ristani, anëtari i Grupit Nismëtar të FRD.
Gazmend Oketa, kryetari i Grupit Nismëtar të FRD-së, deklaroi se Fieri dhe zonat përreth janë plot resurse natyrore dhe njerëzore.
“Por fatkeqësisht me sa duket e gjithë kjo pasuri nuk e ka ndihmuar këtë zonë të jetë e zhvilluar siç duhej të ishte, pasi më tepër se nga qytetarët, këto 22 vite këto pasuri janë përdorur nga pushtetarët. Sot ne jemi vendi i varfër me disa politikanë të pasuruar nëpërmjet politikës. Me disa politikanë të cilët ia kanë dalë të shesin Shqipërinë
për tu pasuruar për vete,” deklaroi Oketa.
“Ne ndjehemi të shqetësuar për varfërimin e përditshëm moral, shpirtëror, ekonomik e politik të Shqipërisë. Ne ndjehemi të shqetësuar kur shohim këtë klimë pasigurie që ka kapur jetesën e përditshme të qytetarëve shqiptar. Por, nga ana tjetër, ne besojmë shumë se ka ardhur koha që kjo situatë të ndryshojë. Shqiptarët, të cilët ia dolën të rrëzojnë një nga regjimet më totalitare të Europës, kanë gjithë forcën e mendjes dhe të shpirtit për të fituar dhe kësaj radhe,” deklaroi Oketa, i cili bëri thirrje që dhe Fieri duhet të bashkohet me FRD për t’i dhënë fund tranzicionit shqiptar.
Kujdes o Gaz 68 se po na behesh me katolik se Papa.ti deri dje ishe breke e bythe me Salen, te beri zv/kryeminister e me pas minister mbrojtje a thua se ti ishe ndonje koke e madhe.tashti qe sje me ne fik ske turp e kerkon ti hedhesh hi syve njerezve.
Muli asht me jue!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/rruge-te-bardha.html
Po keta 5 tropojanet e FRD pretendojne me marr vota Tirone????? Hajde Besniki,……
Ne kemi nje shprehje per gabelet: “2 leke buke dhe 5 leke muzik dhe jane ne rregull”
Ndersa gabelet per ne do te thone: “5 leke fjale dhe nga nje shkelm bytheve mjaftojne per ta lumturuar kete popull”
Po ti pse ke hi ne sy nuk shikon sec behet. Zgjohu or derr.
do ishte me sakte te shpreheshim”shqiptaret ndertuan nje nga regjimet me te egra ne europe,dhe regjimi u rezua vet”te thenit ndryshe i bejme qefin vetes dhe ja fusim pordhes kot!
FRD shprese dhe besim.
********************************************
Shqiptare te kudondodhur le te dale kush e te thote qe Shqiperine e kemi normale.
Anormalitetin e saj e ndeshim c’do dite qe ne : c’fare hame,sa i kemi rogat,ku e si fleme,sa e si mesojne femijet tane,si kurohemi,pse kaq pensione te ulta per shqiptaret e zakonte dhe kaq te larta per parlamentaret plus qeveritaret koka.
Si perfundim PS-PD jane vec per veten e tyre me ciflik Shqiperine.
JO,FRD s’ka te tilla qellime ndaj ajo parti eshte shpresa jone.Boll me Luli Bashen qe na mashtroi per hipotekimin,boll me saliun qe ka kapur ne fyt drejtesine.
ku jeton ti? sa kohe ke ne planetin toke? po ky gazi a nuk ishe ai qe mbuloi pislliqet e gerdecit? keto jane loja e saliut qe ka humbur voten e mbeshtetesve te ndershem te pd dhe po perdor topin me gazin per t’ju marre voten dhe te nesermen e zgjedhjeve do bejne koalicion me salen se me ps as qe behet fjale jane te zhytur thelle keta ish sigurimsa ne korrupsion vecanerisht miliarderi topi qe nuk ka marre pronat sic pretendon familja por ka bere nje vile (keshtjelle me mire) qe kushton sa gjithe rrogat qe ka marre si politikan e veteriner bashke!!
Oketa me ne fund ka zbuluar se Fieri paska resurse natyrore dhe njerzore. Hajde zbulim, hajde! Rrofsh o Gaz Oketa, ku paskemi qene deri me sot.
Qeme te gjithe komuniste (ne menyre figurative) sepse ishte diktature dhe kjo nuk eshte krim biles as moralmente e kritikueshme. Pak ndryshon çeshtja kush ka mbeshtetur Sali Berishen ne keta 20 vjet sepse kemi thene se jemi demokraci e nga ana tjeter jane bere krime me shume se ne diktaturen komuniste. Shume kane heshtur perpara persekutimeve te hapura te drejtave elementare. Une i kerkoj falje te gjitheve per kontributin qe kam dhene per fitoren e Sali Bishes me 31 Mars 1992. Por nje muaj pas kesaj “fitorje” kur kam degjuar presidentin e shqiperise te flase kunder komunizmit e socialisteve kam reflektuar. E para populli votoj 70% per PD, pra ishin antikomuniste ky person deshti 100% te votave. E dyta ky person qe quhet president Sali Berisha eshte president i gjithe shqiptareve i demokrateve, socialisteve, komunisteve, edhe te atyre qe vuajne denimin ne burg etj, e perse ky person nuk ben detyren e tij qe eshte unitet i kombit, jashte partive dhe politikes. E treta ky person tallet me mua! nuk mund te tallet S.Berisha, A. Hajdari etj sepse kam aq njohuri per te kuptuar se rreziku komunist nuk ekziston qe me shembjen e murit te Berlinit. Rreziku ishte qe lavjeresi te spostohej djathtas per te lind nje shkordhate-demokraci siç ndodhi. Kete e dinim dhe keshtu ndodhi fatekeqsisht.
Prandaj njerzeve si Oketa duhet te Ju japim doren, por edhe ti mbajme nen “kontroll” pasi ishin per 22 vjet arkitektet e kesaj shkordhate-demokracie. Jane hedh mijera e mijera nenepunes profesionite te shtetit shqiptar ne rruge pa buke nga keta njerz. Kane shkaterruar shtetin e shoqerine shqipetare kane krijuar korrupsion te paimagjinueshem dhe tani thone se nuk jane me Saline. Eshte e drejte e tyre te cilen e respektojme ne çdo kohe. Shqiperia duhet ti perkase te gjithe shqiptareve dhe duhet te kontribojne te gjithe per ta perbysur kete klikje pushtuese.
“Shqiptarët rrëzuan një nga regjimet më të egra në Europë” Cfare the???? Rrezuan nje nga regjimet me te egra ne Evrope?? Njeri kur flet duhet qe te perdore llogjiken dhe jo pordhet! Po si eshte e mundur qe “Shqiptaret rrezuan nje nga regjimte me te egra ne Europe” kur ata nuk po “rrezojne nje regjim aq te bute sa Europa ne pergjithesi e ka qejf? Apo tani qe do lit ti me vehte do besh namin? Une kur ti dole per te formuar nje party tjeter u bera gati qe te rihyja ne partine tende, por edhe kjo party qenka per te genjyer dhe jo per te punuar.
Lerini more keto se po na detyroni te mos tregojme me qe jemi shqiptare nga qe na e nxite faqen me thagma idiotesh dhe mburrje prej kokboshesh. Rrezuan regjimin thote tjetri si pa te keq!
Ja nje pyetje e thjeshte si buka me djathe, Me ke luftuat per te rrezuar rregjimin????????????
Luftuat me mullinjte e miellit, fabrikat e bukes, punishtet e veres, faabrika uzina kombinate duke i djegur se ashtu ju thoshte serbi. Tani krimet tuaja kunder popullit na i paraqisni si lufte per te permbysru rregjimit me te eger te Evropes, Copa injorantesh me vlera vec negative!
Adriatik,duhet te jete pseudonimi jot si sigurims,po ikni o te mjere,vdisni, boll me,e shkatrruat ate vend per 50 vjet,perseri dilni me nicket e luftes civile.Shpati,tarasi,besniku,Adriatiku,Brigada e 8,e 5, e 6 Sulmuese,,,race e keqe.
Ben,
Njohja me rrenje e kombit te vet eshte detyre e cdo banori te ketij planeti. Perdorimi i fjaleve si -sigurims-,-komunist-,-polic-,-socialist-, me qellim fyes eshte loje femijesh e perdorur paradoksalisht ne kushtet kur te gjithe ata te rritur me boshlleqe dhe deficenca te pariparueshme I marrin elementet e lojrave per tulla baze te nje ndertese reale por qe ne vetvehte s’eshte gje tjeter vec nje sulm nga me agresivet ndaj personaliteteve difektoze dhe plot deficenca te pariparueshme. Ky grup shoqeror ku hyn edhe ti, Ben Chicago, eshte I destinuar si rezerva themelore e mbartesve te veseve me te ulta dhe nga me primitivet ne shoqerine e sotme.
paska kopju fjalimet e sales…
Frd eshte fllucke sapuni me njerez te mbarum ska as koke as kembe.Keta jane ca karrieriste legena qe duan poste te larta gjithe jeten
Gazmend Oketa do te te besojme ty dhe partise tende vetem n.q.s do te rrezoni Berishen brenda 2012 qe te behen zgjedhjet e 2013 pa kriminelin fashist Sali Berishen i cili ka kapur drejtesine shqiptare per gryke dhe po i merr shpirtin. Fjalet e shumta jane fukarallek prandaj levizni bashke me Bamir Topin cfar prisni me, demokracia shqiptare po jep shpirt bashke me te edhe populli i varfer.
bravo… Gaz…. ke shume te drejte kur flet.. per varferi morale… shpirterore e politike… zoti te ndihmofte me gjith shoket per tja dal mbane….. komplimenti…..