Kambana e parë e “Presidencës Nishani”

26 Korrik 2012, 20:16Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Gjykata e Tiranës shpalli të pafajshëm një nëpunës të Kryeministrisë, akuzuar për fshirjen e regjistrimeve nga serveri i Kryeministrisë më 21 janar 2011. Ekspertiza e Byrosë Federale të Hetimeve në SHBA provoi se serveri i kryeministrisë ishte kopjuar dhe më pas fshirë nga autoritetet përgjegjëse dhe kjo përbën fshehje të paramenduar të provave të krimit. Nuk dua të merrem me rrethanat personale të të akuzuarit dhe rolin e tij në këtë histori, pasi në thelb ai është një viktimë e gjallë e 21 Janarit, por me efektin që filloi të japë mbi sistemin e drejtësisë shkuarja në Presidencë e një njeriu që u përzgjodh për të mos pasur president.

Në mentalitetin e gjykatësve shqiptarë, të cilëve u punojnë vetëm shqisat politike për të nuhatur si mund ta kënaqin pushtetin, një vendim i tillë pafajësie për një krim të provuar, për të cilin nuk ka të akuzuar të tjerë, veç atij që u shpall i pafajshëm, është një shenjë e qartë e shembullit që duhet ndjekur tani e tutje për çdo të gjykuar për 21 Janarin.

Nën të njëjtin model, Gjykata e Lartë e Shqipërisë, e cila mendohet se ka më shumë integritet, i dha pafajësi të plotë Ilir Metës vetëm kur pa se kryeministri i vendit i shkoi për vizitë në shtëpi, për të pirë verë dhe të ngrënë “japrak” nga duart e Monikës, dhe kur po një ditë para gjyqit piu kafe publikisht në Rogner me Ilir Metën. Mjaftoi kaq që gjykata të kuptonte se ai duhej shpallur i pafajshëm dhe arriti të shpallë që “fakti”, pra videoja që panë gjithë shqiptarët, nuk ekzistonte.

Vendimi i Gjykatës së Tiranës, i dhënë në ditën e dytë të sundimit të “Presidencës Nishani”, është një shembull inkurajues për të mbyllur gjithë proceset formale për krimin politik të 21 Janarit. Komandanti i Gardës, Ndrea Prendi, i akuzuar nga Prokuroria për vrasjen e së paku një shtetasi dhe i dyshuar për të dytin, sipas ekspertizës së FBI, vazhdon të jetë i lirë dhe gjyqet deri tani janë zhvilluar nën terrorin e gardistëve që hyjnë në sallë dhe kërcënojnë gjyqtarët. Tani me siguri dhe ai do ta ketë më të thjeshtë pasi do të sigurohen prova se ai është vetëmbrojtur.

Sali Berisha dhe Lulëzim Basha, dy autorët e vendimmarrjes politike për këtë krim, as që janë thirrur dhe hetuar për këtë çështje, ndërsa prokuroria, e cila po pret kryeprokurorin e ri, me siguri do të mbyllë çdo shans për rihetim.

Pra, për të gjithë ata që e shikojnë Bujar Nishanin si një njeri kot që nuk bën dëm, që buzëqesh dhe pret e përcjell këdo që e merr në telefon, duhet të kuptojmë se ky është presidenti më i keq dhe më dëmshëm për këtë vend, pasi mungesa e integritetit të tij është një leje për regjimin për të inkurajuar revanshin e pushtetit të kryeministrit mbi çdo pushtet tjetër në këtë vend. Gjykatat shqiptare, prokuroria, por dhe institucionet e tjera të pavarura në vend, shikojnë tek mungesa e personalitetit të presidentit nevojën për tu orientuar qartazi dhe për tu përulur para pushtetit të kudondodhshëm të kryeministrit Berisha dhe të vihen në shërbim të tij. Ky është dëmi më i madh që një president mund t’i bënte këtij vendi në këto momente. Bujar Nishani është njeriu i duhur për këtë dëm. Mjafton t’i hedhësh një sy stafit të tij, që është bërë publik, për të kuptuar nivelin e mjerueshëm intelektual që rrethon presidentin e ri, dhe çfarë frymëzimi për revansh të pushtetit të kryeministrit përbën ky fakt.

E pashë atë djalin e akuzuar, që u shpall i pafajshëm, të kërkonte dhe dëmshpërblim për akuzat që janë ngritur ndaj tij. Është e drejta e tij ta bëjë dhe këtë, pasi ndoshta është përzgjedhur për të mos u gjykuar askush për atë krim që është kryer me videot e 21 Janarit. Por duhet të kemi kujdes dhe së paku pak dhimbje dhe për fëmijët e të vrarëve më 21 Janar. Vajzat e Aleks Nikës nuk presin ndonjë shpërblim financiar për vrasjen e babait, por duan thjesht të dinë kush e vrau me duar në xhepa shumë larg Kryeministrisë. Fëmijët e Ziver Veizit nuk duan lek, edhe pse kanë shumë nevojë pas ikjes së babait të tyre, por duan drejtësi. Fëmijët e Hekuran Dedës dhe Faik Myrtajt, që thuajse e dinë dhe me emër kush ua ka vrarë prindërit, duan së paku të mos shikojnë skena të tilla triumfaliste të njerëzve përgjegjës për mbetjen e tyre jetimë. Një revansh i tillë fyes ndaj viktimave të 21 Janarit, që merr shkas nga Presidenca Nishani, do ta polarizojë shumë keq shoqërinë, në njerëz të dëshpëruar që nuk shikojnë asnjë shans për drejtësi nëse kanë hasëm Sali Berishën dhe Familjen e tij, dhe njerëz të privilegjuar që nuk shikojnë asnjë shans të dënohen edhe nëse vjedhin para syve të shqiptarëve dhe vrasin live në ekrane televizive. Kjo është shenja se presidenca Nishani do ta ndajë më shumë Shqipërinë, do t’i ndajë më shumë shqiptarët dhe do të t’i japë prioritet vetëgjyqësisë mbi drejtësinë. Dhe e gjithë kjo, jo se në krye të vendit kemi një president hakmarrës, revanshist dhe të plotpushtetshëm, por se kemi një njeri të vendosur aty si “një drizë për të zënë shtegun” dhe për t’i lënë pushtet të pakufizuar Sali Berishës, i cili ka nevojë për të mos u prekur nga drejtësia për çfarë ka vjedhur dhe çfarë ka vrarë në këtë vend. Kambana e parë e Presidencës Nishani ra jo për të kujtuar viktimat që u mori jetën pushteti, por për tu kujtuar atyre se ata që vranë nuk do të preken. Kemi për t’ia dëgjuar gjatë jehonën kësaj kambane, edhe pse i bihet me një dore!

48 komente në “Kambana e parë e “Presidencës Nishani””

  1. DREJTESIA E NISHANIT TE PAVARUR says:

    Po Nishani sikur deklaroi qe Drejtesia do te jete Prioriteti i tij si president i pavarur i opozites dhe pozites :p
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/the-independent-president-of-albania.html

    1. Vlora says:

      prandaj rama duhet te qendroje fort qe, kur te nderhyje ne kushtetute te mos plotesoje me tekat e saliut,por te mar persiper per te cuar ne vend kete drejtesi kriminale e te koruptuar.

      1. Uarda says:

        Futja kot Vlora! Sa i perket mos denimit te Metes, eshte i gjithi faji i Rames dhe s’ka te beje fare me kushtetuten. Rama eshte nje lepurush dhe kaq!

        1. illyricum says:

          Uarda, ndaj te njejtin mendim me ty, ke plotesisht te drejte.
          Me lepurusha nuk ecet para. Ky na mori ne qafe ne dhe ai pijaneci qe na solli prape berishen. Nuk pranon koklopen si bashkepunetor, e do per ngjala pastaj…

      2. Ben Chicago says:

        Presidenti i ri z.Nishani,detyren kryesore ka reformimin e drejtesise.Drejtesia eshte sektori me i koruptuar ne Shqiperi.Dhe duhet nje reformim rrenjesor,i saj,duke hequr,te gjithe ish-Hetuset,Prokuroret,Gjykatesit,qe sherbyen ne regjimin gjakatar komunist,qe me vendimet e tyre abstrakte ndihmuan ne mbajtjen me kembe te diktatures enveriane,duke denuar me varje,pushkatime,denime te gjata burgimesh,internimesh,te mijra e mijra shqiptaresh.Drejtesia shqiptare duhet te shkeputet nga modeli i Fehmi Abdiut,e Thimio Kondit,qe 6-7 muaj para ardhjes se demokracise,denonin me vdekje poete e disidente,nga Theodhorit Sallaket,mafioze komuniste,qe menjehere pas perfundimit te mandatit si Prokuror i pergj.rreshtohet prane Partise se tij,ndaj duhet qe te nxjerre nje ligj,qe te gjithe keta juriste prane organeve te drejtesise qe kane punuar para demokracise,qofte edhe si sekretar,duhet te mos punojne me ne drejtesi.Ka me mijra te rinj qe kane mbaruar juridikun ne vitet e demokracise( kuptohet nuk eshte fjala per djalin e Fehmi Abdiut,sot gjykates ne Tirane).

        1. vlora 1 says:

          O chigago-bulls ke harruar edhe Sali Berishen dhe do me vinte mire qe ti ose fisi yt te kishte perfunduar ne ndonje gjyq te asaj kohe me deshmitar Saliun…minimumi Spaci ,maksimumi varje ne litar pa varr dhe nuk do degjonim me per Ty dhe fisin tend

        2. Ramy says:

          o beno
          uturaku i jot saliu ka kerkuar denimin me varje te hysen shoshorit
          kur ishte sekretar i p.p.sh. i spitalit

    2. reformer says:

      atehere kemi arritur ne piken e fundit. Zakonisht kur disa njerez plaken harrojne zinxhirin hapur. Zinxhiri i hapur i ketij regjimi eshte gjykata, e cila nuk denon askend, mjafton te mohosh gjithcka dhe historia mbaron ketu.
      Tani ky regjim qeveris ne kushtet e mungeses se plote te denimit per cdo akt sado brutal dhe vrastar.

    3. feniks says:

      Jo po na u hakerryen se ne po merreshim shume me SEMUNDJEN FATKEQE TE NISHANIT!!!
      Jo vetem qe e meriton TALLJEN,por mallkimin me te madh :”E GRIFTE KANCERI KETE PRESIDENT QE HA NJEREZ”!!!

    4. hysni dajaku says:

      Mero!ti e di me mire se te tjeret qe nuk qendron aty puna.keto Berisha do i bente edhe sikur te ishte nje presidentme i mire e Nishani,ashtu sii beri kur president ishte Topi!ti e di planin e Berishes qe eshte tek zgjedhjet e ardheshme,ben zhurme me keto ceshtje por do veri prokurorine nder kembe dhe do u nxije jeten atyre opozitareve qe kan kapital duke i prere burimin ekonomik PS-se,marrja me force e Bashkise se Tiranes kishte me shume prerien e burimeve financiare per opoziten se sa ato hamndje qe qarkullojne perreth!kjo lufte do shtrihet ne provinca ne skuta te largeta u luftohet per “thesin e miellit”larg syrit te medias ,do behet zhurme sikur kerkohen gjoja kokat kapitaliste te PS-se por kamxhiku i vertet do tendoje tek opoziotaret dhe mbeshtetesit e saj ne provinca,andej nga ku Saliut po i burojne vota dhe opozites po i shterojne…Ed Rama e di kete por nuk p0o nderton strategjin e sakt,i duket sikur po ben detyren duke u perpiekur te mbroje “peshqit ” e medhenj te PS-se,kur Saliu po i fshin te gjitha “cironkat”!!!!pushtetin qe ka Saliu per momentin ne shqiperi nuk e ka patur as Enver Hoxha ne ditet me te mira e as Ramiz Alija!!nje pushtet vertet i kalbur por i majmur me leke ,me prona shto ketu hajdutet kamikaz te Ilir Metes!!Edi Rama duhet ta kuptoje qe e vetmja alternative ne kete rast ngelet ashpersimi i gjuhes dhe ngritja e shpirtiti te rrevoltes me nje kerkes te vetme qe do jet “shpagimi deri me nje i padrejtesive te ketij pushteti”!!nese Ilir Meta e futi ne gracke me darken e tij duke i hequr te drejten per tu dukur idealist,,asgje nuk i mungon Edit te thote qe aleanca me emire me Ilir Meten do jet qe diten e dyte te punes si Kryeminister ti shkoje Ilir Metes ne qeli edhe ti coje nje paket cigare per njerzillek!!kjo do japi me shume vota se LSI-ja dhe PD-ja te marra se bashku!!nese nuk e ben kete ky pushtet i kalbur qe ka kalbur gjith shqiperine me padrejtesine dhe fuqine e tij do bej hatan!!!

    5. riku says:

      me vjen keq per te gjithe ata qe po vuajne, por une nje gje do ja u them .sikur te me kishin vrare mua baban dhe personi fajtor nuk do denohet me maksimumin e denimit, une do te kisha derguar afer varrit te babait dy emra. ate te personit dhe ate te gjyqtarit te pa cip. pra do kishte dy viktima per nje. prandaj zgjohi o te mjer se keshtu nuk jetohet me keta gjyqtare, duhen qeruar nje here e mire ngrihuni te tere e qeroni keta maskarei o burra perpara ,,,,,,,,,,,,,

  2. Mark says:

    Nuk dua të merrem me rrethanat personale të të akuzuarit dhe rolin e tij në këtë histori, pasi në thelb ai është një viktimë e gjallë e 21 Janarit,

    Viktima kane qene protestuesit qe u vrane e u plagosen ne shesh.Gardistet dhe ky krimbi qe na doli sot i pafajshem jane kriminele te etur per gjak. Gjithcka qe e kane bere e kane bere me deshiren e plote te tyre. Keta dhe familjet e tyre jane ne gjak me familjet e te vrareve dhe te plagosurve me 21 Janar. Sot fshihen pas bythes se Sales por neser as Sala e as bytha e tij nuk do egzistoje.

    1. LORA says:

      Po Mark,edhe une pata ndjesine (qe ne shikimin e pare te editorialit)se Mero gabon kur e quan armando kasajn “viktime te gjalle te 21 janarit”.Por dardha e ka bishtin mbrapa, e kjo ka me shume te ngjare t’i jape vlere afermacionit te Meros.Besoj se kuptohemi Mark.Per shumicen derrmuese te shqiptareve,brenda e jashte Shqiperise,eshte e qarte si drita e diellit kush jane viktimat e kush vrasesit.Jo vetem kaq,per ta eshte e qarte se drejtesia e vertete per masakren nga kulla e ngujimit kryeministror perben gurin e themelit ne ekzistencen e shtetit te se drejtes ne Shqiperi.Ne na duhet si shoqeri e komb te perpiqemi fort e mos te tutemi per kete themel te ekzistences sone.

    2. meri says:

      Ky krimbi qe e quan ti do te ishte pak i pafajshem nese do thoshte: po vertet u fshine pamjet (se kete s’e mohon dot), por i fshiva se me vune pushken te koka, e te thote kush ja vuri pushken. Per ndryshe e ka bere me dashje te plote madje mos ua ka dhene vete idene eproreve.
      Pefundimi pas kesaj eshte EDHE NJE HERE, gjyqsori nuk duhet. Kaq trashe sa i bejne keta punet s’ka nevoje per juriste. E mos degjojme me filani eshte jurist i mire por…. kush e di si i kane bere presion. Nuk eshte as filani as fisteku jurist i mire, juristet bejne mire te behen kamariere e te nxjerrin buken e gojes me pune, mos harxhojne parate e taksave kot. Pse krimi qe ka bere dikush, qe ka vrare nje fqinje (per arsyet qe i dine vete), qenka krim i rende dhe duhet denuar kurse kur te vret saliu, luli, prendi etj, s’qenka krim fare? Ata dy te paret mbase dhe ne gjaknxehtesi jane zene me njeri tjetrin, po keta qe s’i trazoi njeri? c’paten? ketyre as u hyri njeri ne shtepi, as u zuri vijen e ujit, thjesht po protestonin, madje po vezhgonin protesten, per drejtesi e kunder korrupsionit.
      E derisa (Zh)drejtesia vendos keshtu natyrisht qe do kemi krime te natyres se atyre dy te pareve (fqinjeve).
      Fajin me te rende pas krimit e ka opozita tani qe nuk duhet te rreshte se foluri vetem per 21 janarin. Ne cdo fjali presje e pike pike duhet te kete 21 janarin. Ketu eshte bere pasiguria e jetes e zakonshme.
      Dje saliu kthehej nga vlora dhe policia kishte bllokuar tere rruget se do kalonte balozi me 70 makina eskorte e sahanlepiresa. Nga kush ka frike ky maskara? E pse shkel tere rregullat e qarkullimit dhe ecen ne zone te banuar me te pakten 110 ne ore sikur te jete ne autostrade?
      Po mire na e ben derisa nuk ngrihemi e ta qerrojme vertet, se gardes i paska shkuar ne mendje derisa e deshmoi ne gjyq. Duket deshirat e tyre (per te qerruar salen) i paraqiten gjoja si informacione.
      Ketu eshte bere nje kazan i madh me plehra, po mjere ne qe marrim fryme ketu.

  3. brigada 8s says:

    Ky eshte nje shkrim per tu konspektuar!!.

    1. EdiRuci says:

      Ky koment eshte tipik sallak…..konspektoni veprat e Bazes…

    2. hajriu says:

      …..”rrofte” enver pedua…. se ty te paske ngel ora or i mjere

  4. tomori i beratit. says:

    Por nje dite DO TA PAGUAJN kete qe bejne sot nga vrases,prokuror,gjyqetar president krye(mut)minister e gjith lakejt e tjere qe sot tallin bythen me kete popull qe paska lindur per te vuajtur.Por neser DO KETE SHQIPERI DHE SHTET LIGJOR e mjere ju o zagar ku do te futeni.

  5. england says:

    Nga hetimet e 21 janarit,dhe me perfundimet e tyre po shihet qarte plani ogurzi i krye(mafiozit)ministrit ku hapur i thote shqiptarve se;
    provojeni dhe nje here te protestoni kundra kesaj qeverie,se nese me 21 janar vrava kater shqiptare,po te protestoni perseri do vras 40,dhe askush nuk denohet,as Llupo dhe as Prendi,nderkohe opozita ka frike nga ambasadoret,se mos keta te fundit merziten(a thua se votat opozitas ja jep Arvizu dhe Volfarthi)kur ne gjithe boten njerzit ngrihen vetem per nje rritje cmimi!ne shqiperi vriten njerez,vidhen prona,grabiten pasurite e shqiperise nga nje grup i ngushte personash
    por keto nuk mjaftojne qe populli te ngrihet kundra padrejtesive…

  6. albani says:

    Eh more Z. Mero! Po ku prova per keta njerez! Mos valle mendoni ju se ky ka shkuar per t’u provuar si ari (floriri) ne zjarr? Jo, Z. Mero, jo! Ky, robot, nuk ka nevoje per prova, seprovat i kaluar qae ne vitin 1991, 1992 kur mbante mbi supe bustin e Enver Hoxhes dhe me pas si minister i drejtesise dhe minister i puneve te brendshme. Piketisht per shkak te provave, ai u be president P.sh>, perse nuk u bere ti, apo nje gazetar tjeter si ju,por u emerua pikerisht Nishanliu. Do vdesim pa patur mundsi qe ky roboti i presidences te jape ndonje prove ne favor te kushtetutes dhe te drejtesise. Po si dhjasen njerezit mbas nje4 sakati, kete ende nuk e kuptoj. Sa me saskat dhe sa me servil te jeshe, aq me lart ngrihesh o Z. Mero Baze! Jemi popull pa fat!

  7. illi says:

    Ne fakt sinjali i pare i presidences Nishanliu u dha sot paradite me paraqitjen e stafit te presidentit. Nje staf ne palce pëdeist. Sigurisht qe presidenti do ta zgjedhe vete stafin me te cilin do te punoje, por te mos harrojme se presidentet paraardhes si Moisiu dhe Topi vertet i zgjodhen vete stafet (dhe mund te kishin bere edhe zgjedhje me te mira), por gjithsesi u perpoqen t’u qendrojne larg militanteve partiake, kurse ky ish-kamarieri e ish-komandanti i toges qofte sekretarin e presidences, qofte shefin e kabinetit i merr nga poste politike neper ministrira. Sinjali i paraqitur ketu mund te jete me i rendesishem, por kronologjikisht eshte i dyti. Tani e ka rradhen e treta e verteta. Te presim.

  8. Dialektika says:

    Ne keto kushte te nje DEMOKRACIE DIKTATORIALE, duket qesharake nga ana e opozites te trajtimit seriozisht te procesit te zgjedhjeve dhe te permiresimit te kushtetutes. Pushteti per Berishen eshte kthyer ne nje prone te tij dhe as qe mund te mendohet qe ti merret prona nje pronari te armatosur me anan e votes.

  9. Artan says:

    Mos e lidh kot Nishanin me gjyqin e 21 janarit o Baze.Ai gjyq u mor vesh se si do perfundonte qe ne mbremjen e 21 janarit kur Edvin palloshi i mbushi breket nga Arvizu dhe u beri naften te vrareve e te rrahurve duke pranuar qe Saliu te vazhdonte te rrinte ne pushtet.Dhe jo vetem kaq,por u fut te behej kryetar bashkie per here te katert megjithese kryetari i opozites duhet te kete te tjera synime.Gjykatat dhe prokurorine perhere Saliu i ka patur ne kontroll,madje edhe kur ishte ne opozite e jo me kur eshte ne pushtet,faktet per kete jane pa fund.Mjere ata te shkrete qe u vrane e jetimet qe lane pas se Edvini ka bere miliarda nga vota e tyre dhe po pret i qete te marre prape vota nga gjaku i tyre per te bere miliarda te tjere.Mjere ata burra e gra qytetare qe u rrahen nga malokeria dhe qe e dine mire se sa te kene ne krye ate te tredhurin edhe pse jane shumice jo me qe nuk i largojne dot barbaret nga pushteti,por per turp te zotit as nuk mund te protestojne per gjithe cfare kane hequr e po heqin.Rama me ate qe beri pas 21 janarit u hoqi edhe protesten,te vetmen arme qe kishte ngelur.

    1. Futjakot says:

      Mos je gje Artan Hoxha ti?

    2. Albana says:

      Shume e vertete, mjere ata qe u vrane dhe mjere familjet e tyre. Te vritesh per nje shkak madhor si mbrojtja e vendit megjithese e dhimbshme e ka nje jystifikim, por te vritesh per lakmiqaret e pushtetit si per ato qe jane ne pushtet dhe per ata qe duan ta marrin dhe per xhepat e tyre eshte e tmerrshme. Keto 20 vite e kane provuar si njera pale edhe tjetra vijne ne pushtet per tu pasuruar ne menyre te jashteligjshme dmth me korrupsion. Kurre nuk duhet ta lejojne njerizit qe te perdoren nga asnje force politike e tille, por te shohin per opsione te tjera ne qofte se ka dhe te studiojne mire platformen e tyre para se te japin voten.

  10. FENOMENI says:

    Kishte ndrruar kuzhinieret pastruesit e te gjithe punjonesit e thjesht ne presidence,hajde koke katruve hajde qe su ngopet kurre ne kurriz te popullit po mire na behet ishalla na e ve edhe ne b…se e kemi hak.

  11. sindikalisti says:

    Mjaftoi kaq që gjykata të kuptonte se ai duhej shpallur i pafajshëm dhe arriti të shpallë që “fakti”, pra videoja që panë gjithë shqiptarët, nuk
    ekzistonte…
    ATEHERE TCH DUHET TE DEKLAROJE QE AJO VIDEO eshte fallco DHE AI EMISION “fix fare” kane pergjegjesi qe kane trasmetuar nje materjal fallc por qe solli nje zemerim popullor qe ne fund pati pasoja te renda me vrasjen e 4 qytetareve dhe lenien e 8 femijve jetim, por edhe gjykata duhet te shprehet per shkakun qe solli pasojen e rende, sepse keshtu do te na ndodhi larg qofte perseri me ndonje emision tjeter dhe te kemi tjeter zemerim popullor e te na vriten njeres te tjere po ishalla kesaj radhe nga pala tjeter jo nga populli.

  12. d says:

    Mos harxhoni fryme kot. Arviziu si perfaqesues i SHBA i leverdis keshtu te qeveriset se me shume vlere merr emri i tij. Po te mos bente keshtu kush do e njihte. kuptohet diplomatet me mesatare me te vogel vijne ne Shqiperi, por megjithate ne kemi besim akoma tek SHBA se ajo vonon por cdo gje e mban shenim dhe nje dite ( brenda 24 oreve) e kthen timonin kur tja don puna e saj. Po e lene kete qeveri te shprehet mire, po e provojne nese mund te behet diktature, sepse vetem ato ne kete kohe komandojne popullin dhe eshte me lehte dhe komandohen nga SHBA.
    Fundi nuk do jete i mire per kete popull servil dhe pa dinjitet. Vereni inteligjencen ne dy krahet, te gjithe vetem nga ua do interesi i vet pa pa interesin e pergjithshem fare, servila te gjithe per nje kafshate… turp per inteligjencen e re te pa shpirt dhe me shkolla te fituara me (pa djerse)

  13. Nishani says:

    Heret ne mengjes
    Sala me fshese
    Bujarin e rrahu
    E beri sa qau
    I nduku mustaqet
    I shkuli dhe faqet
    E nxori perjashte
    Si thesi me kashte
    E futi brenda
    Si thesi me fenda

  14. Orges-italy says:

    Gjendja eshte me te vertete kritike…Sa me shume shtohen krimet dhe vjedhjet e Berishes dhe larove te tij aq me shume zvogelohet mundesia e nje rrotazioni politik…te gjitha keto vjedhje dhe vrasje hapur ne mes te dites, i gjithi ky sistem i ndyre dhe i peshtire kaq larg nga europa,kane vetem nje qellim…Mbajtjen e pushtetit me c’ do kusht…le te mos harrojme se demi eshte me te vertete sh i madh, tashme duart jane lyer me gjak dhe te gjithe e dime se pas perlyerjes pak rendesi ka se sa eshte numri i viktimave..keshtu pra te dashur bashkeatdhetare pregatituni se Salen do ta kemi deri sa te marri fryme.ai dhe horrat e tij te armatosur jane sh here me te fuqishem e te pasur se populli yne trim dhe liridashes

  15. vili says:

    Jane lajrat e amerikes e liroj ajo dhe qe mbrone Qeverin.

  16. gjergji usa says:

    Edhe pse ju admiroj per guximit tuaj ne demaskimin hapur dhe me argumente kete regjim mafjoz te instaluar prej vitesh ne Shqiperi prapeseprape mundohem te bej nje oponence dashamirese per te korrektuar sado pak shenjestren tuaj.
    1-Ne lirimin e Armando Kasaj ne menyre kategorike nuk duhet te fajesohet bujar faki nissan mehmetaj sepse ai plus qe eshte nje manekin perfekt por dhe sepse ai akoma nuk di akoma planimetrine e zyrave.Ndoshta dhe eshte duke u marre dhe me hyrjen e posacme qe duhen ne presidence nga ato qe nevojiten per njerzit invalide,handikapate apo atyre qe ecin dhe me rrota.
    2-Arrestimi i A Kasaj ka qene nje show dhe jam dakort qe atij ti jepet demshperblim pasi nuk ka kuptim te denohet nje njeri qe “paska fshire” regjistrimet kur kopjet e tyre jane ne kasafortat e berishes,arvizuse dhe te sherbimeve sekrete amerikane .Kush mendon se ato filmime nuk gjenden dot jane personazhe gazmore dhe gamore te romanit Ferma e Kafshve e George Orwell.Vecse demshperblimi i tij tu jepet nga rroga e berishes ,bashes,arvizuse,metes,nanos ,volfardhit,
    3-Te pretendosh per filmime “magjike” brenda k/m kur nga filmimet e
    kameraneve shqiptare dhe ekspertizat e FBI tregojne 100% te verteten se cfare ka ndodhur eshte “non sens”.I vetmi kuriozitet ne keto filmime brenda k/m sipas nje burimi te besueshem eshte se berisha
    me gestapon e tij kane arritur deri ne marrezine e armatosjes personale me kallashe deri te venia e helmetes .
    4-Gjithmone i nderuar Baze ju anash kaloni njeriun kyc te 21 janarit me emrin Sander Arvizu.Zyrtarisht ai eshte dhe ambasdori i shtetit tim i akredituar ne Tirane por qe ne fakt ai jo vetem ka abuzuar jashte cdo limiti me mjedisin thellesisht pro-amerikan te shqiptareve por dhe ka diskretituar ne menyre te denueshme parimet baze te demokracise amerikane.Personalisht kam kerkuar me shkrim per largimin e Arvizuse si te papershtatshem qe me teper eshte apendiks i nje lobi proserb ne washington qe kane berishen “ustain dhe udbashin” e tyre.
    5-E njejta histori dhe me E.K.R qe me humbjen e shemtuar te Tiranes ishte “avokati” i pare qe i dha pafajesine vrasese berishe & basha.
    Ky njeri kapitulloi 100% fill ne 22 janar 2011 kur “e mori vesh” qe me 21 janar te atij viti k/m faktik ishte Arvizu kurse berisha me bashen ishin “numerore topi” te rrethuar si Oso Kuka ne kulle te barutit.
    6-Kam ndjekur me shume dhimbje korrenspondencen e avokatit te nderuar
    Mark Nika qe me te drejte i ka kerkuar ndihme dhe bese amb.Arvizu.
    Nuk eshte e veshtire qe sot te nxirret konkluzion qe ky jo vetem qe ju ka prere ne bese dhe ka amortizuar rezistencen legjitime por dhe eshte bere pale me banden vrastare te berishes por dhe me banden e frikacakeve te opozites.Do ishte e nevojeshme sot qe t’i drejtoheni kongresit amerikan dhe direkt presidentit Obama per te denoncuar sjelljet e pahijeshme te ketij ambasdori me protestuesit e vrare ne bulevard dhe me tej.
    7-Ne shqiptaret nuk duhet te lejojme qe te perdhosemi si komb nga
    klasa e sotme politike dhe ambasadoret “zjarrfikes”.Perpara gjakut te derdhur ne 21 janar ku u vra nr 1 i demokracise amerikane qe eshte e drejta per proteste keto perrallat me integrime,imunitete jane ne vazhden e poshtrimeve tash e 20 vjet.Rruga e shqiperise per ne Bruksel kalon nga 21 JANARI 2011.
    8-Nqs Washingtoni dhe Brukseli kene vendosur qe per hater te “intrigimit” ne Europe te urinojne mbi kater protestuesit e vrare si qen ne 21 janar ne bulevard atehere ju lutemi shume te na beni nje nder te vogel:Vendosni te piedestali i Enver Hoxhes monumentin e Saliromberishes,nje per Ilirexhepmeten,nje per Lulzhelalbashen ,nje per
    Fatosthanasnanon dhe te fundit Bujarfakmehmetit.
    dhe po nuk pertuat vendosni nje mbishkrim:
    “E hoqem nje klasik te m-l prej bronxi dhe po ja u veme o popull 5 klasiket e m-f prej floriri.”
    Sepse sa peshonte ai bronxi qe u hodh ne 1991 aq flori kane keto
    monstra te demokraqise.
    Ky do te ishte dhe monumenti me domethenes me rastin e nje qi vjetorit.
    KALUAM NGA PERIUDHA E BRONXIT NE ATE TE FLORIRIT…
    9-Te pakten ne kete nje qi vjetor kombi shqiptar shkon i bashkuar ne tre shtete:
    -Shqiperia
    -Kosova
    -Lazarati
    Ky shteti i fundit qe eshte krijuar disa jave me pare do te kete bum njohjesh te reja.Pritet qe te vije dhe gjenerali Jorgo Teneti me kolonelin Pirro Dhima qe ti fusin nje fusnote ketyre lazove dhe te barazohemi me shtete me greket 3 me 3
    Sepse dhe ato do kene 3 shtete.
    -Greqine
    -Qipron
    -Himaren.
    E vetmja gje qe nuk dihet eshte se kush do jete presidenti i qimares
    Jorgo Ciu apo ky Dhima.Pritet takimi me kryecobanin berishe qe eshte i thekur per te caktuar presidente qofte me kete cunin e faik nishanit
    qofte kur zgjodhi vehten e tij ne 1997.
    Prandaj dhe eshte munduar ky jorgoja jone me kete vizite qe ti thote berishes:A do ma japesh qimaren apo do te kujtosh dhe nje here 1997????
    te pakten vetem sa tja fusim nje fusnote tani pastaj te shohim me edi palikarin ne 2017…

  17. I-liri says:

    Kush eshte kuptimi i fabules te 21 Janarit, por dhe me gjere?
    Njerezit qe shkojne pas Berishes luftojne ashper dhe me te gjitha format e ligjeshme dhe te paligjeshme, per SRB-in. Pasi SRB-i, ju ka thene:-“Beni cfare te doni, vetem une te rri ne pushtet! Sa te jem une asgje nuk ka per t’ju gjetur!”
    Dhe ai ka treguar me fakte se di ti mbroje njerezit qe luftojne per te. Kjo gje do te behet edhe ne zgjedhje e ardheshme. Njerezit e SRB-it, do te bejne cfare eshte e mundur dhe e pamundur, qe duke vjedhur hapur dhe ne menyre te fshehte, me shantazhe e kercenime, me leke te thata e thase me miell, me mbushje kutish, e nxjerrje kutish te pavlefshmne, vetem e vetem qe zgjedhjet te fitohen. Ah, se harrova ate qe tha ED Palokja. Do ti fitojme zgjedhjet edhe me palle, ne se nuk mundim ndryshe.
    Do te behet pak zhurme ne fillim. Nderkombetaret, duan qetesi. Do te nderhyjne dhe cdo gje mer fund , me vetvrasjen e EDI RAMES, duke u varur me litar ne qafen e kalit te Skenderbeut, ne mes te Tiranes.
    Socialistet e thjeshte, perseri te zhgenjyer. Klubi i miliardereve te PS, perseri do te mare tendera per te bere rruge si ajo e Parkut te liqenit, apo pjese ne Llotarine Kombetare. E tha Erion Brace pardje. Edhe ne PS ishin shume te gezuar per kete tender….

  18. e verteta says:

    Degjo,more z.Orges qe na e beke Italine italy:
    Edhe ne,jo vetem Mero,i ka pare videot e 21 janarit.Ne dhe e gjith bota kemi pare dhe pregaditjet e saj,kemi degjuar edhe deklaratat e organizatoreve te saj:Ruci:Do ta keni zjarrin ne deren tuaj;Rama:do te keloni ne fusha me te vdekur;Gjinushi:te behet te pakten si ne Tunizi;Ngjela:asgje s’jane 3,edhe 13 mij te ishin.Kemi pare edhe skenen e dmostrueseve “ne duar ne xhepa”,edhe fluturimin e dajakeve,pllakave te gurta,bombave zjarr hedhse,hypjen mbi kangjella,carjen e deres se kryeministrise me makine e tj.I kemi pare te gjitha.Kemi pare edhe shenjat me gishta qe udheheqesi i kesaj turme i bente nga larg te deleguareve te vet ne turme…Dhe,se fundi dhe me e bukura, e cila i skjaron te gjitha,eshte ajo darka e kendeshme me ngjala dhe vere ne gjirin e Lalzit,ne mes kryeorganizatorit te kesaj demostrate dhe atij qe u be “shkak” per zhvillimin e saj,atij qe gjoja revoltoi ata 200-300 petrita,qe as e kishin haberin se c’behen ne politike,por ishin te afte e te zgjedhur vetem te perdornin dajakun,guret e zjarrin…S’ka gje me te qarte se ku rast,per te pare e vertetuar se si luhet me njerezit e me gjakun e tyre,vetem e vetem ne sherbim te karjeres personale…vetem po te jeshe i mangut nga trute qe te mos u kuptojsh…
    Orges,si spjegohet qe gjithe shqiptaret e dine se me te pasurit(miljoneret) ne Shqiperi jane ne krahun e majte,ndersa ju e ditkeni ndryshe.Mos keni ngatrruar krahun ndoshta…? I ke ne parlament,zoteri,merri me emra dhe pyet qe te mos te te genjej,madje pyet edhe si e kan vene ate pasuri…

    1. orges-italy says:

      o z.e verteta leshit..nga ky krah i botes qe mu me don palla ta quaj italy e nuk i marr leje njeriut perdorin sh shpesh nje shprehje “non discutere mai con un idiota perchè ti trascina al suo livello e ti batte con esperienza” por une dy fjale po ti them o z.”e verteta qe e njeh vetem ti” shume i keni rene ne qafe ketij mileti prandaj mos na mbush me dengla qe i sheh,i degjon dhe i beson vetem ti dhe ata si puna jote..dhe sa per dijenine tende mua nuk me ha palla as per Salen e as per Edin..mua me dhimbset populli dhe atdheu im..kjo shpjegon edhe ndryshimin midis atyre qe shikon ti dhe atyre qe shikoj une edhe e gjithe Shqiperia.

  19. dona says:

    Z. Baze. nje info qe duhet te investigoni?

    Fatmir Merkaj, qe z. Ilir Meta fshe pasurine e eshte djali i xhaxhait te tije, por ka ndryshuar mbiemerin ndofta edhe orgjinen.

  20. Ivani i madh says:

    Mero mire ben qe na sqaron mbi levizjet e Berishes ne presidence po mos u mer me xhandarin Nishani se atij sipas te thenave po i vendosin nje tavoline ne nje qoshe te presidences ku do te loze domino e letra tere kohen e programuar per pune si dhe nje mjek dhe dy ndimes mjekeme barele qe ti rine prane per ndime a ndonje te pa pritur. Si dhe do te vene cdo dite njerezit e dale mendesh e invalite ne kohe te PD qe te zbavitin kete manekin te Berishes deri sa te jape shpirt ne fortesen e blinduar .Se fundi jemi i vetmi vend ne bote qe garda ruan manekinke nga degradimi kur duhet te ruaje presidentin real e te pa anshem nuk e dime se sa kohe do te vashdoje kjo pune tek ne se u kethe presidenca si Liza ne boten e perallave.

  21. assault says:

    Mero ke goditur mu ne zemer te hallit tone sot e jo vetem te familjeve te viktimave. Halli i ço shqiptari te goditur nga strukturat shteterore sot eshte kush me vrau, apo kush me grabiti, apo kush me perndjek personalisht? Eshte nje e drejte e ligjshme e çdo personi te demtuar. Kjo e drejte eshte vete zeri i perendise i derguar ketu ne toke, pa te cilen njeriu i demtuar nuk gjen dot qetesi as ketu e as ne boten e pertejme. Pavaresisht se çdo krim i instrumentalizuar nga shteti i vishet atij, pra shtetit, njeriu i demtuar do te dije kush eshte personi qe eshte bere vegel qorre e ketij sistemi? Sa here kerkohet kjo e drejte baze e patjetersueshme, kur gjendesh midis njerezish te molepsur me pushtetin te udhezojne: – epo ti je nje njeri i forte, ke nje familje te bukur keshtu qe hidhi prapa kraheve te gjitha e vazhdo perpara..por duke dashur te harrosh e te ecesh ajo vegla qorre eshte aty e te del gjithnje perpara si ajo gjeja e huaj midis barit te njome, qe sa here e perzien me cfurk ajo te kthehet aty para….

  22. mesa kuptohet edi rama i intereson berishes,te jete lideri opozites se ska si shpjegohet, qe nuk e ka zevendesuar akoma ate,

  23. a says:

    Shkrim i dobet i z.Baze.
    Sistemi i drejtesise qe gjeti zoti Nishani eshte ai qe la TOPI qe ti e mbure aq shume.Megjithate te shkuara e te haruara.Nuk duhet anatemuar presidenti Nishani ne kete rast ashtu sic duhet te heqim dore nga kontestimi i cdo lloj vendimi qe japin gjykatat qe ne gjithe boten te shpallin ose jo fajtor dhe nuk del njeri mbi to.Por mos u mundoni te kontestoni cdo gje te mire ne kete vend.Duhet te jesh me objektiv jo te joshesh ca komuniste me nje sy qe nuk kane dale nga dera e shtepise dhe mendojne se ne Shqiperi njerzit vuajne nga uria dhe lahen me kanace si dikur.Duhet te shkruash edhe per gjerat e mira qe behen dhe jane bere ne kete mazhorance qe gjerat te vene drejt normalitetit si nje vend europian qe aspirojme.Duhet ta inkurajosh kryeministrin per gjerat qe ka bere mire ashtu adhe ta kritikosh kur gabon.Kete ta them se doktori nje dite do largohet dhe me cfare do meresh do te largohen lexuesit dhe eshte njelloj te flasesh te dera e shurdhit.Sa per ambasadorin amerikan dhe evropian i ndoqe vete sa e mbeshteten qe ne sekondat e para e quajten z.president.Ta mbledhin mendjen shqiptaret tani qe ambasadori amerikan operon ne teren nuk na gjen gje ata do ti zgjidhin gjerat me qetesi dhe opozita do tu bindet me pak dhimbje dhe vendi mer statusin si do zoti…Mos i merzisni njerzit kot.

  24. baro Corrogjafi says:

    .ATA QE VRANE ,DUAN DEMSGPERBLIM,JANE “TE PAFAJSHEM “.KETE DREJTESI DO TA COJE NE VEND PRESIDENTI I RI.MIRPO BUZQESHJEN E TIJ JA NGRIN SALI BERISHA .KETE VJESHTE , ME ZGJEDHJEN E PROKURORIT TE RI TE PERGJITHSHEM , DO TE MBYLLET ,PA NJE GJEMB NE KEMBE ,EDHE CESHTJA E 21 JANARIT.

  25. DHenia e pafajesise se personit pergjegjes per fshirjen e serverit te k/ministrise, si dhe dhenia e pafajesise se plote te pjesetareve te gardes per vrasjet dhe plagosjet e 21 Janarit jane kushte per tu plotesuar nga qeveria, per marrjen e statusit te vendit kandidat ne BE. DHe Nishani i ka te fresketa porosite dhe me teper shperblimin e zgjedhjes president ndaj Sali Hamamit(hales), dhe po i ve ne jete brenda nje kohe te shkurter. Grafiku i besnikerise ndaj padronit shkon ne rritje. Mos u habisni per bemat e tjera ne te ardhmen nga ana e presidentit. GJYSHO DOMINOJA.

  26. Pamvarësia says:

    Duke ndjekur zhvillimin e ngjarjeve në dinamikën e tyre, duke vëzhguar drejt për së drejti veprimtarinë e atyre që po merren me politikë, mbrrij në përfundimin se tashmë për gjendjen dramatike që përjeton Shqipëria, nuk është më fajtori nr. NJË Sali Berisha. Fajtorë, të cilët nuk do të mbeten pa u ndëshkuar, janë mercenarët e Saliut të tipit ,,Ben Chicago” që, edhe pse mund të mos paguhen nga Bajaraktari i tyre, vazhdojnë ti shërbejnë shumë zellshëm edhe pse vazhdojnë ti bien kavallit në një vrimë. Veç një gjë duhet të dishë or ,,Ben…o”: Një ditë dhe shumë shpejt Bajraktari yt do të shporret përfundimisht dhe fundi i tij do të jetë më se i turpshëm. Po me mercanarët e tipit tënd çdo të bëhet? Bashkë me të do gremiseni dhe ju po kaq turpshëm. Tashmë jam i bindur se fara e sojit tuaj është fara më e keqe e racës shqipëtare… Dhe fajtori i dytë klasik mbetet opozita politike e cila vazhdon të tregohet tolerante e inaktive ndaj zullumeve me kosto të jashtë zakonshme që po bën Sali Berisha në dëm të Shqipërisë e shqipëtarëve. Edhe kjo ,,fajtore” do të ndëshkohet në zgjedhjet e ardhëshme….

  27. timo says:

    Ky gjykim dhe vendimi bashkë me të janë qesharakë dhe njëkohësisht një lojë e Berishës për t’a mbyllur problemin tek individë të caktuar të cilët ,duke pasur imunitetin(mbrojtjen) e tij dalin dhe do të dalin të pa lagur nga të gjitha llojet e aferave.
    Me gjthë pafajsinë e marë, nga personi, fakti mbetet. Regjistrimet në serverin e kryeministrise janë kopjuar dhe pastaj janë fshirë. Pra “dikush” e ka kryer këtë veprim. Dhe ai “dikush” është urdhëruar nga “dikush” dhe, në kreun e zinxhirt të “dikushëve” është Berisha. Pra faji, në fund të fundit, mbetet tek personi që quhet Sali Berisha. Përse kapim bishtin kur kemi kokën?

    1. enea says:

      U desh komenti jote qe shqiptaret te marrin vesh se kush eshte strumbullari…

      Amon, Berisha eshte e keqja me e madhe qe i ka ndodhur Shqiptareve bashke me pushtimin e horrave otomane

  28. Imagjinata says:

    Se imagjinoj dot salen me kallash dhe helmet. Do jepja shume leke ta shikoja ate vidjo. Do I kete mbushur breket I shkreti.
    Une kam bindje qe ai eshte shume shume frikacak per jeten e tij. Frikacaku vret.
    Imagjinata ime e cmendur me con duke pare salen me kallash dhe helet duke dhjere

  29. duro says:

    Zoti Mero nuk do kete reagim pozitiv nga asnje president ky president qe u zgjodh nga anshmeria partiake do influencoje interesat e Berishes eshte shume e qarte nuk jemi ne gogola qe te mos kuptojme levizjet e tyre dhe menyren e te shprehurit sa te jete ne qeveri berisha nuk do te kete funksionim transparente ne politiken shqiptare.Jo ky problem por edhe probleme te tjera akoma me te veshtira kam pershtypjen se nuk do behet asgje sepse ky president nuk eshte zgjidhur nga populli ose nga dy palet por eshte zhgjidhur nepermjet kushtetutes qe e kane vene sipas menyres se perfitim politik.Do shume kohe qe te vihet drejtesia ne kete vend ..pra eshte mjaft e veshtire sepse te gjitha instuticionet jane te mara peng nga nje person dhe duhet shume perpjekje popullore per te zhbllokuar kete ‘vrasje”

  30. llogjika says:

    Pamvarsija,
    kurse ti qenke nje ish komunsto-sigurims 24 karatsh,qe e ka fajin toleranca e demokracise qe iu la te lire dhe iu dha krahe te merrini dhene e te syrdyseni neper bote,per t’iu fshehur pergjegjsise per krimet qe i keni bere ketij populli.Edhe pasi te shporret”bajraktari”, qe iu dhe dermen dhe iua hoqi zvarre idhullin tuaj,ajo dite qe ti dukesh se e enderron,dita klikes antipopullore,e regjimit me te eger qe ka pare ndonjehere Europa,kurre,kurre me nuk do te vij ne Shqiperi.Sepse shqipetaret kane vuajtur te zite e ullirit nga regjimi juaj cnjerzore,si asnje popull tjeter ne Europe,se shqiptaret ju urrejne,se shqiptaret ju i tjetersuat,se shqiptaret… vetem se i frenoi demokracija,pa e dinin ata se c’do te benin me ju…Koha e sigurimsave si puna jote kurre nuk do te vij me,edhe pasi ju do pelcisni nga inati,koha do te qarkulloi dhe nje dite do tu marre edhe juve me vete,te pastrohet nje here e mire kjo bote e ku vend nga rraca e juaj injorante dhe barbare…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje