Iftarët hipokritë të Saliut

19 Gusht 2012, 00:33Politika TEMA
Iftarët hipokritë të Saliut

Fatos Mahmutaj

Nga Fatos Mahmutaj

Nga mediat lexova se kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha paska shtruar një iftar me rastin e muajit të Ramazanit ku ka ftuar përfaqësues të trupit diplomatik, krerë të besimveve fetare jo vetëm brenda Shqipërisë si dhe … disa imamë dhe intelektualë muslimanë.

Më konkretisht po citoj gazetën “TemA”: “Të ftuar në këtë darkë kanë qenë përfaqësues të Komunitetit Mysliman Shqiptar, kryetarin e tij, Haxhi Selim Muça, Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve Baba Edmond Brahimaj, myfti, imamë, intelektualë islamë; Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit, dhe gjithë Shqipërisë Fortlumturinë e tij Anastas Janullatos, Arqipeshkvin Metropolit të Tiranës dhe Durrësit dhe Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Imzot Rrok Mirdita, Presidentin e Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë, Pastor Fitor Muça, përfaqësues të Komunitetit Mysliman të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, përfaqësues të trupit diplomatik etj”.

Si një besimtar dhe agjërues i rregullt prej më tepër se një dekade e gjysmë, që në fillim të këtij shkrimi desha të pyesja imamët dhe ndonjë besimtar pjesëmarrës në iftarin e Saliut, për të cilët mendoj se vërtetë kanë qenë agjërues: A është e lejueshme për një agjërues që të ushqehet në iftar me ushqim të vjedhur, aq më tepër kur bëhet fjalë për një sacrifice fizike tej normales në një ditë të gjatë dhe super të nxehtë vere?

Ju lutem mos mu përgjigjni: “Nuk ishte haram ushqimi i konsumuar”. Mund të më thoni: Ku i ka gjetur Berisha paratë për të shtruar këtë iftar? Le të konsiderojmë hallall fitimet e deklaruara nga Sali Berisha në deklaratën e tij të pasurisë. Për vitin 2011 ia ka nënshkruar për fitime modeste, aq sa e llogaritur mirë i bie që të ketë harxhuar të gjithë fitimet e një viti për këtë iftar. Mendoni vallë të jetë kaq modest kryeministri ynë!?

Iftari i Saliut u shtrua në një nga rezidencat qeveritare. “Kryeministri Sali Berisha, shtroi të premten në mbrëmje një iftar për besimtarët myslimanë në një prej rezidencave qeveritare” (Drita Islame, faqja online). Pra fatura e shpenzimeve i kalon shqiptarëve, ose më saktë atyre që radhiten tek taksapaguesit. Nuk mendoj se të gjithë ata që kontribuojnë në arkën e shtetit shqiptar t’i kenë dhënë paratë e tyre për tu tallur Sali Berisha, duke shtruar iftare, aq më tepër për njerëz që nuk kanë agjëruar.

Të themi që këto para ia kanë dhuruar Berishës dhe ai me dashamirësi i harxhoi me një iftar!? Jo. Profeti Muhamed a.s. e ka ndaluar kategorikisht dhuratën për shkak të detyrës. Kështu që dhuruesi (nëse ekziston një i tillë) do të ishte më mirë ta shtronte vetë iftarin, ndryshe i bie që të ketë bërë korrupsion, pasi nuk mund të jetë një mashtrues ordiner personi i duhur për të qeverisur paratë e dhuruara në ‘Rrugën e Zotit’.

Berisha është një kriminel i rëndomtë. Nuk po i referohem vrasjeve dhe bashkëpunimeve të tij të fëlliqura në kurriz të shqiptarëve, por thjesht po citoj një frazë që e kemi dëgjuar shpesh nga gojët e imamëve. “Shqipëria konsumoi kamatën dhe për pasojë përjetoi ’97-ën!”. I Madhi Zot na ka njoftuar se kamata është luftë e hapur me të, ndaj uroj që të mos kenë qënë të njëjtët imamë, të cilët e përdorin këtë shprehje në iftarin e Saliut. Kjo pasi dihet mirë se cili ka qenë ideatori, iniciatori, mbështetësi dhe drejtuesi kryesor i piramidave shqiptare.

Berisha është burracak që bën gjithçka për pushtetin ndaj mos u bëni lolo të tij. E kuptoj mirë faktin se jo të gjithë besimtarët janë si profeti Ibrahim a.s., që të kundërshtojnë siç, Ai a.s., kundërshtoi mbretin mizor Nemrud, por do të ishte më mirë refuzimi i një kryeministri që ndodhet në pushtet me vota të vjedhura, të paktën në këtë iftar hipokrizie në mënyrë që të mos bëhën edhe muslimanët pjesë e mëkatit të tij. Dhe pasojat e mëkatit dihen mirë se cilat janë.

Së fundmi desha të thoja se i Madhi Zot e di më së miri këtë punë, por nuk do të ishte më mirë ta çelnit iftarin e Xhumasë, ditës së bekuar, në shtëpitë tuaja me familjet, apo të ftuar nga njëri-tjetri me ushqim hallall!? Si thoni!?

Bruksel, më 18 gusht 2012

52 komente në “Iftarët hipokritë të Saliut”

  1. Denis Sauku says:

    Nuk duhet te harrojme vella se muslimani duhet ti pergjigjet fteses.Kjo eshte pjese e edukates islame.Sa per akuzat qe keni ngritur per ushqim haram deshiroj te them se muslimanet duhet te kene mendesi institucionale dhe per sa kohe qe nuk eshte e provuar ligjerisht ky lloj korrupsioni qe ju pretendoni pjesmarresit kane te drejte ti pergjigjen fteses.Akuzat qe nuk kane baze ligjore mbeten thjeshte politike dhe do te sugjeroja qe ne muslimanet mos te behemi pale e kacafytjeve politike.Ju ndoshta do te thoni se nuk ka drejtesi ne Shqiperi .Po kjo sdo te thote qe tani secili prej nesh duhet te vesh petkun e gjykatesit dhe ti perziej te vertetat me hamendesime.

    1. Ben Chicago says:

      denis sauku emri i jot eshte shkelzen b/

      1. aqifi says:

        Hallall! Harram! Iftar! Xhuma!

        Shqiperia me kete perfaqesues islamik ne Bruksel as per 100 vjet nuk hyn ne Europe. Nga nje ane Saliu me hordhite e vete, nga ana tjeter islamiket. Vaj vatani e mjer mileti…

        1. analist says:

          Fatosi nuk eshte ndojfare “perfaqsuesi” ne Bruksel mor budalla,por ka marre azil politik atje se ka hanger plumbine Berishes me 21 janar! Nga ana tjeter a nuk e kupton pak qe ai shkruan me ironi qe te duket i besueshem si mysliman?
          Tung dhe here tjeter me mend ne koke ti lexosh ato qe shkruhen.

        2. Vaja con dios says:

          Me shume se te dyja keto, taksirati me mbet jashte Evropes, jane shumimi i specieve si puna jote, qe nuk arrijne te kuptojne se dynjaja duhet te ndahet midis njerezish qe kane fe, mendime e koncepte te ndryshme mbi boten. Nese Europa eshte kjo qe thua dhe deshiron ti, me mire qe nuk hyjme ne ate Europe. As qe dua te hyjme ne nje Europe qe nuk respekton fene e tjetrit, qe nuk respekton fene time.

    2. adi says:

      Shumë koment i mirë i Denis Saukut. Jam me prejardhje muslimane, por nuk jam fetar. Përgjegjësinë e mban ai që i ka ftuar. Nqse çdo musliman do të bënte hetim për pasurinë para se të hajë, i bie të rrijë pa ngrënë. Autori çfrytëzon edhe festën e Bajramit të bëjë politikë. Kjo më duket e gabuar. I lutem komentuesve si Ben çikago të komentojnë siç munden, e jo të flasin përçart.

      1. zefi says:

        Gomere ngelet ju muslimanet!!
        I besoni qorrazi nje KRIMINELI,prandaj tek ju lulezon TERRORIZMI” FETAR nepermjet KAMIKAZLLIKUT!!!
        Me fene ju mbuloni KRIMET TUAJA!!!Hyyyyyyy,kelyshe te Berishes!!!

    3. Kris says:

      Si ka mundesi qe nje mysliman si Denis te kete kete emer kristian/1kjo eshte perdhosje e fese islame ashtu si Berisha shtron iftar me parate e viktimave te Gerdecit!

      1. Neorealizmi says:

        Eshte pseudonim. Emrin e vertete nuk e di por mund ta gjesh ne Facebook me emrin DENIS ÇILI. Eshte i pergatitur si njohes dhe predikues i fese islame. Rreth temave te tilla lexon dhe mund te te mbaje leksione te gjata. Por me duket se e ka kaluar cakun e asajt qe ndjehet. Me shume e ndjen veten mysliman sesa shqiptar. Urren dhe ben propogande kunder çifuteve. Interesohet me shume per fatin e nje njeriu mysliman ne Siri sesa per varferine e njerezve tane shqiptare. Sidoqofte uroj qe besimi i tepruar mos ta çoje te luftoje ose te rekrutoje trupa besimtaresh myslimane per te shpetuar besimtaret myslimane kudo ne bote nga regjimet properendimore.

  2. Arber says:

    De-Islamifikimi dhe de-turqizimi duhet te ndodhe ne Shqiperi. Duhet te filloje me referendumin kunder ezanit 5 here ne dite ne nje shtet laik ku nuk jane as 10% myslimane.

    Islami i merr bazat ne Judaizem. Opinioni juaj z.Mahmutaj nuk ka vlere. Pune muti kjo pune. Dhe ik laje ate mjeker se me siguri te qelbet, fare e keqe! ? Pastaj marrsh andej nga keni ardhur, kolone te felliqte!

    1. klau says:

      far e keqe je ti qe flet gjith urrejtje per muslimanet,, jo se i prishet gjiza njeriu po puna eshte qe pastaj ngelen muslimanet te keqij , terroriste, po skam degjuar ndonje musliman kudo apo ne kete gazete te flase me kaq urrejtje ndaj te krishtereve,, po prap muslimanet ngelen te keqij ,, haha e bukur kjo … un nuk besoj ne zot personalisht ( megjithse brez pas brezi ne familje jemi muslimane ) po as praktikoj ndonje gje te fese nuk e kam idene dhe sdua ta kem ,, se fete gjthnje kane percare njerezit … po aman kur degjoj ca si puna jote keshtu me vjen per te vjelle sa te ulet qe jeni dhe sa injorante e shpirt-liq

    2. Guri says:

      fare e keqe je ti me B.. pa lare i enverit dhe i Mao Ce Dunit dhe Putinit…..
      Ju jeni specia ne zhdukje ndera Besimi ne trojet Shqiptare po forcohet nga dita ne dite.

      1. fatmiri says:

        cili besim po forcohet, ndaj Saliut? Po u ka marre mendjen o njerez vetem me fytyre njeriu.

    3. arian says:

      Arber i Temes ,apo anonim i Respublikes apo me thjesht akoma Paul !Para se te sugjerosh referendume te tilla ,per heqjen e ezanit,perpiqu te jesh ai qe pretendon se je ,pra nje kristian -katolik qe shembelltyre te tij ka ate te Jezusit,qe urdheroji ”DUAJE ARMİKUN TEND”.Nese e ke veshtire te praktikosh kete ,atehere ktheju humanizmit dhe respeko te drejten me elementare ,ate te mos diskriminimt per shkak te races,fese,gjuhes etj .Nese as kete nuk e ben dot ,gjej kohe dhe lexo ”Katoliku i Mirdites dhe muslimani i Bejrutit” te Samiut dhe ndoshta gjen vehten aty.Ndersa persa i perket sugjerimt tuaj teper ”qytetaro- civilizues”qe i beni artikullshkruesit per larjen e mjekrres,te sugjeroj te lexosh te pakten Engelsin,qe kur bente analizen e kryqezatave shkruante ”Ne dallim nga kryqetaret QE LAHESHİN VETEM NJEHERE NE JETE ME VAJİ E PAGEZİMİT,MYSLİMANET E KİSHİN PER OBLİGİM TE LAHESHİN 5 HERE NE DİTE”

      1. adi says:

        Shumë koment i goditur. Falënderoj shumë edhe “Temën” për publikimin e këtij komenti dhe të komenteve të tjerë. Shpresoj të botoni edhe artikuj të shkruar nga z. arian. (Ndoshta shkruani në gazeta të tjera). Faleminderit.

  3. peci luku says:

    PO CBERI AI CJAPI PLAK KERRMO FSHTOLLI CEPINJTE E TJERE NE KA NDONJE TE NDERSHEM NE ATE LLUFATJE TE USHQIMIT S DUET TE MERRTE PJESE 2 PER QIND E MYSLIMANVE BESOJNE NE FE JO NE NJERZIT QE RRINE PAS VRASESIT TE SHQIPTARVE KRIKINELIT ME TE MATH TE SHQIPTARVE SALI BERISHA ME CBIA MENT VENE E RRINE ME TE HARRAM PARATE E POPULLIT O BURRACAKE O CEPINJ ME MJEKER E PA MJEKER

  4. te paudhet says:

    shkrim jo i plote,,,shume bukur ,,a lejohet qe ne iftar te tille te kete gra te pambuluara ne mes te klerikeve sikur liria e saliut,a lejohet qe te hapet iftari me sllobodanken,,pra serbe ne midis agjeruesve,cfar pidhine motres se grekeve do janutallosi ne iftar,po ti sali a ke agjeruar,

  5. shqiptari says:

    Sa lexuam nga shkrimi duket i cilter dhe trasparent s’ka pse mos jete keshtu edhe pergjigjeja nga i akuzuari ndryshe si te mendojme?

  6. Sali Kari says:

    Ishalla eshte iftari i fundit i tijhajdut hipokrit tradhetar, mashtrues, i degjeneruar, shites tokash , kufinjesh, burravec i ndyre

  7. Shpetim says:

    Ashtu eshte more vella. Zararet dhe zullumet e Sali Berishes nuk kane te sosur. Asnji Fe ne Bote nuk do ti miratonte punet e pista te Berishes aq me teper hipokrizine e shtirur te ketij Tirani dhe Mashtruesi te popullit te vet. Cdo gje qe ben ky karierist eshte vetem per karriken dhe familjen e tij. Vetem me IBADET te madh mundet qe ky popull i vuajtur ta heqi kete zgjedhe te rende nga shpatullat e tij, te quajtur Sali Berisha dhe shpurra e tij. Amin

  8. lili says:

    Allah,allah !edhe myslimaneve te belgikes iu paska ardhur ne najhe te hundes!Pak voneama ma mire vone se kur…

  9. ina says:

    Allahu ta shperblefte vella! me ne fund nje mysliman qe foli hapur e publikisht (pa ato sterhollimet e shemtuara per te mos thene te verteten) ne emer te mijera besimtareve te ndershem myslimane qe nuk arrijne te gjejne nje hapesire per te shprehur indinjimin e tyre te thelle me talljen dhe neperkembjen e perditshme te dinjitetit te njerezve te thjeshte. Me ne fund, dikush artikuloi publikisht ate cka ka geluar brenda zemrave te mijerave prej nesh cdo dite pergjate gjithe ketyre viteve, kur disa “krere” ne emer te besimtareve kane shkembyer vlerat tona baze etike si besimtare me mbeshtetje ndaj pushtetit per favoret personale. Allahu inshallah ta shperblefte per thenien e se vertetes. Ah sa e lehtesuar jam qe lexova me ne fund dicka te ketille nga nje besimtar.

  10. I-liri says:

    Shume mire ua ke bere z. Fatos ketyre hipokriteve. Njesoj jane ketu tek, qe nga politkanet, edhe kleriket. Njerez te ndyre, hajdute klasi. Prandaj Shqipria renditet e fundit ne bote, per numrin e njereze qe besojne ne fe. Se jane keta gjoja te derguarit e perendise, njerez qe nuk gezojne fije respekti, te njeriu qe eshte i ngjajshmi i zotit ne toke. Ata perfaqesues fetare, jane ca servila e bythlares te politikaneve,dhe u lepihen atyre, me qellim rrembimin e pasurive dhe te pronave te komuniteteve fetare.
    Persa i perket iftarit te shtruar nga SRB-i. Iftari ka nje orar kur shtrohet. A u respektua orari qe ka vene Muhameti? Jo. Fyerje e rende per fene islame, prishja e Ramazanit. Qe ketu keta dalin te gjithe dallkauker e zuzare, qe i vrafte zoti dhe i djegte rrufeja callmen per ofendimin qe i bejne perendise.
    Z. Mahmutaj ! Iftari, shtrohet per te varferit, apo per barkderrat e pangjinjur dhe te veshur e te ngjeshur, si dhe me kuletat plot me Euro, dollare, apo monedhe te vendeve arabike ? Edhe per kete gje zoti ka per te mare hak, si per ate qe, me paret e varfanjakeve shtron iftar, per mulle fryret e feve te ndryshme, ashtu edhe per keta faqe zes. Haram ! Jazek !

  11. Stef Staku says:

    ANALIZE : Z. Mahmutaj mos u revolto me imamet se po te mos ishte e ndaluar me ligj tash 2 000 edhe Imzot Rrok Mirdita do e lejonte Sali Berishen me thane Meshen e Shejte.

  12. Arbeni says:

    Fatos,

    Me kalimin e kohës në Belgjikë do të kuptosh më mirë edhe relacionin e feve dhe kotësinë e besimit në myslimanizëm, për më tepër hipokrizinë dhe injorancën e një feje primitive, në të cilën ti ke mbi një dekadë që beson – parimisht, ajo është feja e turkut e ardhur me dhunë ndër trojet shqiptare. Në çdo derë avllie të atyre që besojnë në myslimanizëm është e vendosur gjysmëhëna turke, sikur këta të jenë turq e jo shqiptarë. Në çdo majë xhamie, po ashtu është e vendosur gjysmëhëna turke. Dhe tani në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë nga Turqia, ne duhet të kemi kurajon edhe të mendojmë me racionalitet, e të mos bëhemi pré e histeisë apo hipokrizisë së besimit, se besimi islam është po aq i dëmshëm, në mos më shumë se Berisha. Ashtu siç ishte pushtimi turk më i dëmshëm për shqiptarët se sa komunizmi.

  13. Bekim says:

    Po cka te keqe o mahmutaj, nese sali berisha qenka i tille mendon se keta hoxhallare priftrinj jane te drejte? Keto e vjedhin popullin ne emer te zotit sa her e hapin gojen jan pasuruar me shum se cdo njeri tjeter. KeTo jan hajdutet ne emer te zotit, e me turpshmja eshte qe nje hoxh nje prift te vjedh parate e popullit se per kryeminister esht me normale.

  14. frank says:

    kush don islam dhe arabistan larg nga toka e shqiperise.
    nuk na dolen 500vjet pushtim por na bejne dhe ligjin qynefet e qelbur qe nuk i don njeri ne bote.stop islamizimit te kombit nga saleh qen berishah dhe pushtat e tij qynefet islamike qe po blejne vendin ku as 3% nuk shkojne ne xhamite e tyre te pista dhe streha terroriste.

    1. ...? says:

      cfare mund te na thuash per kishat ku perdhunohen femijet. meqe xhamite jane te ppista i bie qe kishar jane te mbushura me ….. hajt nuk po e shkruaj se sma lejon edukata, Hajt Shnet.

      1. Epirioti says:

        Ore 19GUSHTI, mbase ne Kisha ndodhin edhe te tilla raste, por pjes derrmuse Denohen, kurse Vendet Arabo-Myslimane si Afganistani, Pakistani, Tunizia, Maroku e kane tradite PERDHUNIMIN e Femijve, PEDOFILINE, Bile ka edhe HAREME ku jane te gjith femije edhe me te medhenjte i mbajne si Dashnore te njoma. Po qe se ti nuk beson Lexo raportet e Kombeve te Bashkuara per kete Problem, lexo Gazetat Prestigjoze dhe Relacionet e Myslimaneve te Moderuar. ok plako keshtuqe mos na ca rripin shume

        1. ...? says:

          ti mo shoku paske shume shpelarje truri. shiko qe edhe pseudonimin tim se dallon dot.

  15. Shqiptar says:

    Fatos me ato qe ke thene dhe nxjerre nga mendja qe te eshte erresuar nga urrejtja, ke mekatuar ti ne radhe te pare, ne dite te shenjte. Biri im qente me te mire jane ata qe ruajne te zotin e vet kur i kercenohet rreziku, jo kur lehin dite e nate se nuk kane cfare te bejne.

  16. Zot na rrruj says:

    Fatos ti shume mire ke shkruar po problemi eshte se ata hoxhallaret dhe pjesa me e madhe e atyre qe kane qene ne ate iftar jane po aq mashtrusa, hajduta dhe ndyresira sa Sali Berisha. Po te kishin pak fare moral dhe burreri drejtuesit e institucioneve te pavarura dhe mediat me te vertete te lira ne Shqiperi do ta kishin bojkotuar dhe nuk do ta njifnin per kryeminister Sali Berishen qe daten 21 janar 2011.

    1. Agron Zhupani says:

      Po si ashtu more lamash!
      Ti si miush interneti qe je, dil vullnetar haptazi sulmoje Berrishen.
      Po mijt si ty duan ti ven kumboren macokut Berrish, por kurkujt nuk ja mban.

      1. Ben Chicago,ina,frank, Agron Zhupani.......... says:

        Kom frig bre burre!

  17. titi says:

    @ o frank te paska hyre frika kaqe shume prehj muslimanve hahahha
    ne inshallah nuke hikim prehj shqiprei .

  18. brace says:

    sh frank,gabon qe flet me kaqe urrejtje ndaje fese myslimane,konkretisht jame myslimane,skam shkuar,e ase nuke do te shkoje kurre ne xhami,ase ne kishe,hoxha eshte mastrues,a prifti edhe me mashtrues,me e keqja ju,dhe ne e dime ardhjen e krishtit ne jete,prandaje po te jeshe shqiptare fole si shqiptatre,e kunderta mose ofendo te tjerte,te dhjefsha grekte e serbet,ata jane me ndyrit ne bote,ata bajne ere muti e krimi.

  19. ti franku katolik shyqyr qe te ka ra ne dore kompjutri qe te nxjerresh dufin dhe vrerin tend me shqiptaret(ska rendsi cfare feje i perkasin)se te komentoje atje ne” kuvend te burrave te malsise”do kerrciste pushka he ta lumsha e do hyje ne gjak kot.per sa kohe do ekzistojne ekstremistet si puna jote per aq kohe do lengoje shqipria nga kjo ndjenje urrejtje dhe percarje!!!

  20. orli says:

    Per cilin imam e keni fjalen ju zoti Mahmutaj?!kryesori muça eshte ish-sigurims e baba sigurimsi,Shqiperia drejtohet nga ish-komunistet e ish-sigurimset.Nje popull ku pjesa dermuese kane qene spiun,ka ate qeveri e ate udheheqje politike qe meriton..

  21. frank says:

    shqiptari falet ne shqip,ka emer dhe mbiemer shqiptar ose evropian nuk ka lidhje me fet e fiset e saharase dhe mongolise.historia nuk lindi dje ne e dijme kush erdhi me force dhe kush mbeti ketu si kolon osman dhe sot po na hiqet shqiptar.si mendon franku mendojne shumica e puro shqiptareve dhe evropianeve qe nuk duan as edhe qenin me bindje islame lene me te bertasin si gomar 5here ne dite ne nje gjuhe qe eshte aspak shqipe.
    liria e mysylmaneve mbaron aty ku fillon e drejta e publikut per jetese dhe jo demonstrim dhe showforce e taboreve islamike ne zemer te evropes.bulevardi ju takon te gjitheve dhe jo nje pakice islame arabfolese ose shqipfolese.beni si te doni ne celulat tuaja teroriste te quajtuar xhami por jo ne rruget e qyteteve se ne shqiperi jetojne dhe njerez qe nuk e duan fen tuaj apo juve.se si ka ardhe feja juaj ket e din gjithe bota.per ata diehard myslyms qe po na kercenojne dua te ju them se ne evrope nuk ju don njeri as juve as fen tuaj.jeni ne kontinent te gabuar zoterinj,azia eshte vendi juaj.ne qofte se ne shqiperi gjetet dhe po beni mos kujtoni se po na dominoni dhe mendimin e lire.nuk ju don as nje dhe nuk i sillni kombit shqiptar as edhe nje te mire vetem se i faturoni cdo vit 10-15 kamikaze qe thone jane shqiptare.ata qe erdhen si pushtues dhe me nje fe aspak liberale por qe po vendoset dhe u vendos me force nuk kane goje te japin leksion demokracie dhe urrejtje se jane feja dhe shtetet me gjakpirese qe praktikoje pa pike demokracie ne te.shqiptaret gjithmone kan qenur anti turq dhe anti islam dhe vet heroi yne i vriste dhe i priste ku i shikonte ata dhe islamin e tyre.shqiptaret lan trojet e tyre duke vershuar ne itali e greqi para 500 nga kjo fe dhe keta kolone qe po na tregojne forcen ne kete gjoja shtet “laik” ku taboret po i bejne shantash origjines dhe identitetit kombetar shqiptar per ta nderuar ate nga evropian ne islamik oriental.sa te kem jete do flas si dua dhe kurre nuk do pranoj islamizim te kombit nga interesa te shitura te turkoshakeve te tiranes.vendi po shitet nga turkoshake si zogu,enveri,ramizi,salihi dhe bukar mehmet ose presidenti me fytyre turke qe keni ne krye.turkoshaket po percajne shqiptaret qe kur kane ardhe ne keto toka ketu e 600vjet.gezuar pamvaresin nga osmanet dhe arabet qe nuk iken por jane kete.fare e keqe turku dhe ata qe po na bejen brainwash me fen e tyre.feja e shqiptarit eshte shqiptaria jo islamia.

  22. Treviso says:

    1-Muslimanet duhet ti pergjigjen fteses per iftarin e se premtes.
    2-Nese eshte buke e vjedhme, pergjegjsine e mban ai qe i ka ftuar.
    3-Deri sa nuk eshte vertetuar si buke e vjedhme, nuk keni pse ta akuzoni.
    Kush mund ti beje keto pyetje perveç se familjes Berisha?
    Po perdor te gjitha menyrat per tu lidhur me popullin por lodhet kot.
    Ne kete menyre vetem se po gabon me shume. Po te ishte aq i pasur ne shpirte, ato leke qe shpenzoi me persona qe si mungon asnjehere bolleku ti ndante zeqate femijve qe rriten pa prinder.Me ato para mun te bente edhe shtepine e plakes ne qytetin e Korçes qe ka vite qe flene ne mes te kater rrugeve. Sa e sa te tjere qe ju i shikoni me mire.
    Epra komentues,edhe kete rradhe e ka perdorur fene per interesa politike.
    A ka shqiptar qe ta besoje se saliu dhe familja e tije jane fetare?
    Un e di qe ai qe eshte fetar eshte edhe i beses.Nuk ja lejon feja te shesi atdheun.

    Muslimanet shqiptar ne te gjithe Boten
    Pershum vjet dhe gezuar Baromin.

  23. sphinx says:

    te gjithe ju myslimanet qe na mbroni ketu vlerat e teologjise tuaj, a mund te na jepni vetem nje shembull te nje shteti qe duke u bazuar ne normat e fese tuaj ja ka dale mbane te jete sot i fuqishem, me mireqenie te larte te popullsise, qe zbaton te drejtat e njeriut dhe respekton fete e tjera???
    Por dua emer konkret jo nga ata qarravitjet tuaja idiote se si amerika dhe izraeli nuk ju lene te beni hajer, se ju do ishtit perndryshe feneri ndricues i rruzullit tone!!!
    Bujrun!!!

    1. adi says:

      I dashur vëlla.
      Parimi i muslimanizmit nuk është të jesh më i forti dhe më i pasuri. Eshtë më tepër vëllazërimi, bashkësia, nderimi për njeri tjetrin, pamëvarësisht se ndër kohra është shfrytëzuar nga klane të ndryshme për të fituar pushtet. E sa për teknollogjinë unë do e ndrroja këtë kohë me kohën kur isha fëmijë dhe nuk kishte televizor. Ti nuk e imagjinon sa të lumtur ishim. Loznim githë ditën në rrugë me çfarë të gjenim. Ndoshta ti shkruan nga Amerika, dhe mund të jesh i kënaqur se Amerikanët kanë vënë të gjitha bazat ku ka naftë. Informoju po deshe për këtë. Shko pak edhe te siti “Reopen” të bindesh se sa demokrate është Amerika. http://www.reopen911.info/

  24. NISTJO says:

    MUA ME DUKEN TE TEPERT KETO DREKA PER IFTARE KETO JANE DREKA PER TE MBULUAR SHPENZIMET ETEPERTA TE QEVERISE SI KA MUNDESI KY NJERI E DONE KAQ SHUME FENE KURE GJATE KOHES QE KA QENE NE PUSHTET JANE VRARE 3000 VETE NE 97 JANE VRARE 26 VETE NE GERDECE U VRANE 4 VETE NEBULEVARDE NGA GARDISTET E TIJ CFARE NDJENJASH NJERZORE KA KY NJERI AKA FE KY NJERI.

  25. malcori says:

    edhe nga komntet kuptohet se sa nivel te ulet kemi si shoqeri kjo eshte edhe gje e mire se te rinjte bejne vleresimin e shoqerise ku jetojne dhe ju bejne dalje,ideja e ketij artikulli ishte qe nje kriminel si berisha tashme e provuar kta 20 vjet mer nisma te pastroje shpirtin e zi te tije kte e dine dhe bebet ne shqiperi, mo dilni jashte temes dhe villni intolerance fetare,

  26. Drini says:

    Pershendetje Fatos!
    Emri Fatos te kompromenton shume me qe ke 10 vjet dhe jeton me ligjet e Islamit. Ama mbiemrin e ke te bukur shume tamam islamik, Mahmud ose thene mallakstiotshe, mamut óse memut, njesoje jane derivate te mahmudit.
    Me ke zhgenjyer totalisht me keto idete islamike dhe pamjen mjekerroshe. Mjeker i thencin se ti ne fakt je gjysme qose. Po ku pjerdhin malakastriotet per islam more fatos qe su bere dot pionier.Apo te mesuan tironcit e vjeter te “dum babes” kete fe te bukur? Pse fatos u ngule ne nje vend kristian kur e pate bythen ngushte e nuk gjete nje vend islamik? bota arabe eshte e madhe more tosi, keputi nje te nderruar emrit e beje mahmud, edhe behet e gjithe puna mut.
    Pa respekt Drini

  27. Realisti says:

    Per sa kohe Berishen do ta sulmoni nga pozicioni i nje besimtari (aq me shume nga ai i nje muslimani qe dhe pa u shprehur eshte i paragjykuar sot kudo ne Perendim)te jeni te sigurt se ai ka per te qendruar me forte ne istikamin e tij. Shqiptaret jane me te frikesuar nga “sundimi religjoz” i mendjeve se nga autokracia ne pushtet. Kushdo qe garanton statukuone e praktikimit te deritanishem te besimeve i ka te palekundura pozitat ne politike. Shikoni sunduesit e deritanishem ne vendet e Afrikes se Veriut. E perse qenkan shqiptaret ndryshe nga popujt qe ata sunduan e do te vazhdojne te sundojne?

  28. MARKO says:

    Fati i madh qe ne festa, te tilla nuk kemi kamikaze,neper kembe.

  29. ardi durres says:

    DMTH,ZOTNIA JOTE JU NUK E KENI LEJU SHEFIN E OPOZITES TE SHTROJE IFTAR DUKE RRESPEKTUAR MUSLIMANET SE PARATE E TIJ NUK JANE HALLALL APO SE NUK KA?….IKNI MER SE JENI FUNDI I BOTES,TI DHE U FALKE DUHET TI DISH KETO RREGULLA NE ISLAM

  30. qytetar says:

    zotni Fatos Mahmutaj,

    Me vjen shum keq per shkrimin, sidomos kur shoh komentet.
    Po thuj shyqyr qe ja arritem dites, qe nje komunist, qe nuk mban ramazan te na shtroje iftar.
    Ti deshke te paguj edhe nda xhepi vet, kjo eshte kerkese e tepert.
    Sa per akuzat,verteto krimet e bab enverit, pastaj dil ke çuni sal! hajt tung.

  31. TheOne says:

    Nuk hoqem dore nga perçarjet akoma. Turp e faqe e zeze per ata qe e shajne vellanë vetem se nuk besojne si ata. Kujtoni Vaso Pashen o te mjere. Europa ku duam te shkojme I pranon te gjitha besimet! Jemi shume pak qe te perçahemi. Respekt autorit. Ai e kupton kete. Sa per ate qe a eshte e provuar apo Jo vjedhja, shihni rrotull skamjen e injorancen qe ju rrethon o qyqare. Po ua shet vendin per perfitim vetjak politik ai qen. Pastaj tregoni me gisht ate qe e ka paguar me gjak te drejten e tij per tu shprehur I lire.

    Gezuar myslymanet e mi. Shpresoj te mi uroni krishtlindjet po me te njejten dashamiresi e respect qe po jua uroj edhe une.

  32. pzccqrnot says:

    ror.

    “‘Charge it!’

    scf e ekingwolfcspl1 qov y pgk n
    no light or profane zvm v yjc z ypb u gwg m qcl l pvp o xbw t qbm r kwj h xmh c gu87

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje