
Një 37 vjeçar nga fshati Zaloshnjë i Skraparit është aksidentuar ndërkohë që ishte duke shkuar në pelegrinazhin e famshëm në malin e Tomorit . Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Gjerbës të Skraparit, pak pas orës 18. Viktima ka tentuar të hidhet nga karocieria e një mjeti kur ai pësoi defekt, por mjeti e ka zënë nën vete.
Pelegrinazhi në malin e Tomorit mbledh çdo vit mijëra pelegrinë nga gjithë Shqipëria, në teqenë e Abaz Aliut.