Kriza e pagesave për klientët trondit kompanitë e sigurimeve | Gazeta Tema
 

Kriza e pagesave për klientët trondit kompanitë e sigurimeve

Postuar në: Aktualitet,Ekonomia,Kryesore |


TemA

Kompanitë e Sigurimit në Shqipëri duket se nuk kanë më para të paguajnë klientët e tyre. Disa zyra avokatie dhe përmbarues privat të kontaktuar nga media thonë se e kanë të pamundur të marrin paratë nga kompanitë e sigurimit, edhe pse në shumë raste ato u takojnë automatikisht për shkak të tipit të figuracionit.

Fenomeni bëhet shqetësues, edhe pse në tregun e kompanive private të sigurimit kanë hyrë emra të njohura kompanish perëndimore, sidomos ato austriake Uniqa dhe Vienna Insurance Group.

Në këto 20 ditë të muajit gusht, Gjykata e Tiranës ka shqyrtuar rreth 60 çështje të tilla, ku dominon përkrahja që Gjykata u jep këtyre kompanive në raport me klientët.

Ku dëmtohet klienti?

Nëse ju jeni një person i dëmtuar që duhet të paguheni nga shoqëritë tona të sigurimit, bëni kujdes me procedurat. Pas përfundimit të gjykimeve, duhet që kompanitë e sigurimit brenda dhjetë ditësh të bëjnë pagesën vullnetare për klientin.

Por, pikërisht këtë dhjetëditësh kompanitë e sigurimit po e përdorin si mundësi për të rihapur gjyqin dhe të kërkojnë shtyrjen e procesit të ekzekutimit.

Interesant është fakti, se gjykatat në shumicë vendosin në anë të tyre, ndërkohë që askush nuk ka hetuar fondin e garancive të këtyre kompanive, se në çfarë raporti është me borxhet qe u kanë klientëve.

Byroja Shqiptare e Sigurimeve, që mbikëqyr kompanitë, duket se është e përfshirë vet në këtë skemë, duke ngjallur panik tek klientët dhe mosbesim të thellë tek siguruesit e tyre.

Ideja se kompanitë e sigurimit tashmë nuk kanë para të paguajnë klientët e tyre ka ngjallur dyshime të mëdha tek qytetarët, të cilët presin të dëmshpërblehen nga këto kompani.

Por, ajo që është thelbësore ende po fshihet nga publike, dhe ne nuk kemi sot një informacion ët qartë për raportin që ekziston mes fondit në dispozicion për dëmet dhe vet borxhit që kompanitë kanë ndaj klientëve.

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

8 Pergjigje per Kriza e pagesave për klientët trondit kompanitë e sigurimeve

  1. Luan Bregu, bankier  --  21 Gusht, 2012 në 7:15 pm

    E nisi Sudja dhe plasi gjithandej pastaj!
    tani e nisi taqi dhe … si do i veje filli?:-(
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/with-us-you-just-cry.html

    Përgjigjjuni

  2. Endri  --  21 Gusht, 2012 në 7:36 pm

    Jeni te percipte ose naive ne konkluzionet tuaja o Tema.Ne Shqiperi po marrin para per te siguruar nje makine gati aq sa ne nje vend te zhvilluar te BE-se si Italia apo Franca ne nje kohe qe kostoja e riparimit te makinave te aksidentuara eshte 3-5 here me e lire ketu tek ne se ne keto vende.Kompanite e sigurimeve jane bere te pangopura,ato po fitojne vendce por i fshehin fitimet dhe deklarohen gjoja ne krize me qellim qe te mos paguajne taksa dhe qe te vazhdojne rritjen e cmimeve te sigurimeve.Njesoj si Taci i naftes qe eshte gati monopol i biznesit me fitimprures ne Shqiperi dhe ne llogarite bankare nuk i gjenden para.Doni nje shembull? 320 euro ben nje sigurim i plote(+kasko)ne France per nje Golf 5 kurse ketu tek ne ben me teper edhe pse po ta lyesh ate makine atje ben plot 3000 euro kurse ketu ben jo me shume se 700-800 euro.

    Përgjigjjuni

  3. booooooo  --  21 Gusht, 2012 në 7:59 pm

    NE SHQIPERI, DUKET GJITHCKA ESHTE PIRAMID !!!!!!!!!!!!

    Përgjigjjuni

  4. Uarda  --  21 Gusht, 2012 në 10:49 pm

    Cmimi i sigurimit ne Shqiperi eshte qesharak. Eshte rreth 50 here me i lire se ne Perendim. Edhe aq leke sa paguajne, cuditem se ku i gjejne Shoqerite e Sigurimeve.
    Zgjidhja do te ishte ngritja e cmimit dhe permiresimi i sherbimit!
    Por kur s’ka shtet…

    Përgjigjjuni

    • Artan  --  22 Gusht, 2012 në 11:31 am

      Me siguri qe ngaterron cmimin e sigurimeve me cmimin tend.

      Përgjigjjuni

  5. Oketo  --  21 Gusht, 2012 në 11:06 pm

    o njerez, mos ju jepni leke kompanive te sigurimit me mire jepjani serviseve leket se sa hajduteve te kompanive.
    Parimi i kompanive ne Shqiperi te marrim sa me shume dhe te paguajme sa me pak ose mundesisht fare!!!!!!!!!!!!!!

    Përgjigjjuni

  6. dumdum  --  22 Gusht, 2012 në 12:11 am

    Saliu vetëm piramida di të ndërtojë!
    Do plasi dhe kësaj here.

    Përgjigjjuni

  7. Albania  --  24 Gusht, 2012 në 11:57 pm

    E cuditshme pasi vertet policat e sigurimit jane me te lira ne Shqiperi se ne vende te tjera,por dhe koficienti i demeve eshte me i ulet ne Shqiperi dhe norma e demshperblimit akoma dhe me e ulet pasi pjesa me e madhe e sigurimeve jane sigurime per automjete dhe jo per prona apo biznese

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>