Lushnjë, 35-vjeçari therret për vdekje pas një zënke për kullotat e bagëtive

21 Gusht 2012, 18:26Politika TEMA

Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar gjatë ditës së sotme në vend, teksa një 35-vjeçar është vrarë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Grabjan të Lushnjës, ku është qëlluar për vdekje me thikë shtetasi Servet Nella, 35 vjec.

Ndërkaq policia është vënë menjëherë në lëvizje pas aktit të rëndë dhe brenda një kohë shumë të shkurtër ka bërë të mundur edhe arrestimin e të dyshuarit për vrasjen e Nellës, shtetasin Nezir Mehmeti 34 vjeç.

Burime pranë policisë së qytetit të Lushnjës kanë bërë me dije se dyshohet që 35-vjeçari të jetë theruar pas një konflikti për kullotat e bagëtive, ndërkohë që hetimet për këtë ngjarje vijojnë, për sqarimin e plotë të saj.

12 komente në “Lushnjë, 35-vjeçari therret për vdekje pas një zënke për kullotat e bagëtive”

  1. Ajdin Stafa says:

    Vete gjigjsia eshte krimi me i madh dhe plaga me e madhe qe po shkaktohet ketij kombi!
    Gjakmarrja vazhdon me breza dhe riperterihet si metastazat e kancerit. Ashtu sic u rihap gjakmarrja par 90′
    Ky eshte nje nga krimet me te pafalshme te qeverisjes Berisha!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/100-vjet-pavarsi-e-shqiperise.html

  2. BERISHA LARGOHU, BERISHA KUJTON SE INJORANCA ESHTE KULTURA. says:

    Shpreh keqardhjen, por nuk mund te ngushlloj injorancen.

  3. dembel stambolli says:

    pune korrakesh prape

  4. Gazi says:

    Keta nuk jan Lushnjar (vendalinje nga Grabiani)! Jam vet nga kjo zone dhe i njoh shume shume mire keta te dy (2) megjithese kam 13 vjet qe banoj ne jashte shqiperie!

    Keta ta ken per turp qe shkojn e vriten (dhe fusin familjet ne hasemeri) per nje cop kullote per kafshet!

    Kete zone e kan mbyt maloket dhe kosovaret! Nese ndonjerit nga ju komentuesit nuk ju mbushet mendja, me thoni se ja u tregoj me fakte se si dhe ku rrin MALOKET ketu ne zonen e Grabianit!

    Gjynah familjet se do i shkoj jeta ne hasmeri!

    Turp te vritet njeriu per nje cop toke ose kullot!

    1. rita kosove says:

      po po hajdeni ju tash se kosovaret po ju fusin ne telashe me njeri tjetrin ….a jeni more ju ne vete po qka ndodh ne Shqiperi per nje dite ne kosove nuk ndodh per 5 vjet oooo mjerez shpelle

    2. futja vrapit says:

      shoku gazi me qe po flet per fakte ti, ke fakte dhe per vendalinjte nga grabiani se dhe ata i njohe dhe une shume mire se dhe une nga grabiani jam dhe jotoj shume vite larg shqiperise por i njoh dhe une ata dhe ka fakte dhe per vendalinjte nga grabiani qe fusin delet neper tokat e te tjereve dhe nuk ke ku ta kerkosh te drejten. shko e mbilli ti tokat e tua ne grabian e te shikosh si vijne e fusin delet e te jep dhe nje dru sic ndodhi ne kete rast. nje patriotit tend nga grabiani i vodhen 3 dylym lule dielli naten, dhe kush ja vodhi do me thuash??? shko e thuaji pak policit te zones qe ROMET e grabianit nuk mbjellin toka dhe si ka mundesi qe ata shesin lule dielli dhe kane prodhimin me te mire??? se ata shkojne naten dhe marin kokat me te mira. shko kerkoje ti te drejten ne shqiperi se ky zotria qe i vodhen 3 dylym toke nuk e gjeti dot. (dhe nuk eshte i vetmi rast) ne se ky ka armen dhe shkon e kap tjetrin te toka kush do e ket fajin??? apo do me thoni se nuk vritet tjetri per 5 apo 10 thas lule dielli! po dhe ky ama ka shpenzuar per ato toka dhe ushqen familjen.

      Dhe jo turp te vritet njeriu per nje cop toke ose kullot por turp qe ne vitin 2012 nuk ke ku e gjen dot te drejten tende, e duam te behemi dhe evropian ne surrati jone qe jemi akoma te hurit e te kercurit si ne mesjet ne vitin 2012.

      1. Gazi says:

        ShoKu “futja vrapit” nuk i dhash te drejt asnjerit! Por grabiansi me grabiansin din si te merren vesh por me malokun vec plumbi e ndan!

        Ke te drejt per ato qe thua por dreqi ta haj mendo se cdo ndodh dhe ne familjen tende kur vret njeri! E kape duke vjedhur, thyej dreqit kemben ose krahun, mos e vrit se veten dhe familjen tende shlaterron!

        Meqe ti qenke nga grabiani ateher e di shume mire se ku i ke tokat:- A ja dilet me malokt e TREURAVE dhe STRAVECIT! Ato nuk kuptojn shqip se nga kan ardh ato vetem ujqer dhe bor ka or shoku!

  5. korraku says:

    E mo Gaz,ç’ia fut kot.Të vrasin në Grabjan.Është fshat i keq.

  6. ******** says:

    Me siguri janè malok keta njerzè tè internuar qe nga koha e Enverit!!

  7. V says:

    Shqipetaret jane europian???
    Mendojuni mire para sa ti pergjigjeni asaj pyetje.

  8. matabashkim says:

    Me Fale i ka RENE me te pare ky TRIMI????Se mos na ka prere ne BESE ne Shqipetaret,NE TE BIJME ME TE PARE.KEMI BESE.kenga mjerimit,,,te DUA,,,kam HALLE,per BESE.Kure NENA pjelle Kelyshe 10 cope,dihet perfundimi,eshte kullaje te pjelleshe por eshte shume zorre ti RITESHE keta kelyshe,pa EDUKIM,,se Nena nuk ka kohe se meret me larjen gatimin,kurse Burrat rine neper kafe ngacmojne KAMARJERET.pacim O TRIMA,vrisni sa me shume qe te pastohet ajri dhe te hapen vende pune.Kemi qene dy miljone tanijemi 4 miljone,Toka nuk i mbane tani,Me pelqen TRIMERIA Shqiptare.jeni BURRA,,por mire o BURRA TRIMA ku i leni Grate ju???per mua!!!!!A PO ndonje Tjeter,,une nuk mundem po ju a theme tani,.se jam betuare se nuk merem me Kelyshe Turqishe

  9. LLLL says:

    Gjendja ne shqiperi eshte teper e mjerushme nuk vuajme vetem nga gjendja ekonomike por vuajme shume nga ana psikollogjike ,kete popull te cmendur qe barazon jeten e njeriut me nje vije uji ,me nje cope toke e mbante ne kembe vetem Enveri ky popull maskara nuk do demokraci se demokracine lirine e gezojne popujt me kulture .Prandaj duhet te ngrihemi ne kembe te kerkojme vendosjen e ligjit me varje se perndryshe duhet ta mendojme qe nje dite ne punen tone do gjejme vdekjen nga ndonje dore kriminale kot me kot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje