Nazime Visha: Isha sa vajza e katërt e tij. SMS-të intime janë sajuar nga Fiqiriu | Gazeta Tema
 

Nazime Visha: Isha sa vajza e katërt e tij. SMS-të intime janë sajuar nga Fiqiriu

Postuar në: Aktualitet,Kronika,Kryesore |

Në vijimësi të intervistës të dhënë për “GSH”, Nazime Visha tregohet gjakftohtë dhe e lumtur që ka vrarë dhunuesin e saj. Ajo është shprehur se nuk ishte bërë ende grua, kur është përdhunuar. Nuk kishte mbushur ende 14 vjeç.

Nazimja tregon se kjo gjë ka ndodhur sistematikisht sa herë gjendej vetëm në shtëpi, sepse Fiqiriu i ka patur në shënjestër prindërit e saj sa herë largoheshin. Këtë brengë ajo e ka mbajtur në vetvete, duke qenë vazhdimisht nën presionet e tij.

“Më ka rrahur. Më gjuante kokës. Sa herë i thosha do të tregoj, merrte bukën e shkelte Kuranin, thoshte do të vras. Pistoletën e mbante në brez të mbushur, s’e hiqte asnjëherë nga brezi. Por s’më gjuante në fytyrë. Se s’donte të më nxinte , se pastaj do më pyesnin prindërit ku u nxiva”, tregon Zaimja.

Ajo është shprehur se asnjëherë nuk ka patur telefon dhe se mesazhet Fiqiriu i ka krijuar vetë.

“Ato janë mesazhe që Fiqiriu ia çoi të fejuarit. I fejuari i tha se s’më intereson çfarë mesazhesh dërgon ti, unë do e marr Nazimen. Ato i ka bërë vetë dhe ia çonte të fejuarit , i sajonte vetë që mua të më shkatërronte”, pohon ajo.

Nazimja është shprehur se fotot e publikuara janë bërë kur ajo është rrëmbyer dhe mbahej nga Fiqiriu në pyll: “Nuk e di si i ka bërë vetëm kur kam qenë e lidhur në pyll. Do t’i bëntë ai se kishte armë! Me qa e me qesh s’më linte. Më mbante të lidhur.”

Vajza tregon se gjatë kohës që ka qenë e rrëmbyer, Fiqiriu ka folur  përzemërsisht edhe me vajza të tjera, të cilave i’u ka thënë se do t’i çonte me pushime në Maqedoni. Nazimja pohon e ajo është moshatare me fëmijën e katërt të Fiqiriut, por sa herë i’a ka vënë në dukje këtë, ka marrë si përgjigjie: “Po, po, përsërite dhe njëherë dhe ta numëroj në lule të ballit.”

Ajo rrëfen se Fiqiriu i’a ka shitur florinjtë e fejesës pasi i’a mori kur e rrëmbeu dhe skenarin e tij për ta nxjerrë në Kosovë si prostitutë.

“Fiqiriu më kapi për flokësh dhe më futi në makinë. Fliste rrugës me atë kosovarin, i tha : E mora e kam këtu, do ta nis shpejt. Kosovari i kish thënë: Mos e lër me barrë se nuk e dua.”

Më tej ajo shton: “Më thoshte: t’i bëj çfarë thonë dhe lekët do i marr unë”.

Nazimja tregon se Fiqiriu kishte shumë borxhe dhe se makinën e kishte borxh, sepse e kishte marrë nga kosovari. Ajo pohon: “Do më çonte mua dhe do të merrte lekët për të larë borxhet. Mbas Kosovës do më kalonte diku tjetër, s’i mbaj mend vendet.”

Nazimja tregon se gjatë kohës që ishte rrëmbyer dhe qëndronte në pyll është ushqyer vetëm me bukë të thatë, dhe pas denoncimit që familjarët e saj kanë bërë tek emisioni “Njerëz të humbur”, Fiqiriu është njoftuar nga kosovari dhe vajzat e tjera, të cilat sipas saj janë bërë xheloze. Më pas Fiqiriu duke mos gjetur rrugëzgjidhje, ka telefonuar një polici me emrin Hasan dhe janë ulur në një lokal dhe i kanë thënë që të thuash ke ikur me dëshirë. Ajo thotë se është përgjigjur  “Jo”, por ai e ka kërcënuar duke i thënë se kishte shkop gome dhe pitoletë.

42 Pergjigje per Nazime Visha: Isha sa vajza e katërt e tij. SMS-të intime janë sajuar nga Fiqiriu

  1. Tani  --  23 Gusht, 2012 në 12:13 pm

    vajza trimeresha si ty jane rralle, ndersa mburracak si ai qe te ka perdhunuar ka plot, e meritoi shume mire ate qe ia bere Nazmie, ti do ngelesh simbol per femrat ne Shqiperi ku fshataret arrogante te etur e te paftyre iu dhunojne ne format me skandaloze; kuptohet veprimi qe ke bere nuk merret shembull kur vret dike, por perderisa ishte vetmbrojtje nga ana jote dmth eshte e ligjshme vetmbrojtja, ajo qe me skandalizon eshte kur familja e dhunuesit tend te quan si shkaktare dhe sikur ishe ti fajtorja, ato harrojne qe ti je vetem 18 vjec, ndersa ai maskarai babai i 4 femijve (sa mire qe e zhduke nga kjo bote…)ato e falin familja vet, mgjs te ka dhunuar sistematikisht qe kur ishe femije e le pastaj torturat duke te mbajtur ne pyll apo qe donte te te dergonte ne prostitucion. Nazmie ti ngelesh nje heroine e Shqiperise; kurajoze, dhe mbi te gjitha vure ne vend dinjitetin tend. Fiqiriu shkoi atje ku e meritoi!

    Përgjigjjuni

  2. baro Corrogjafi  --  23 Gusht, 2012 në 12:14 pm

    Kemi degjuar disa here ne TV reagimet e familjareve te Fiqiri Muçes ( mua me vjen peshtire t’ja ze edhe emrin ne goje , per keto qe ka bere ). Nuk e kuptoj se si bashkshortja e tij , akuzon kete vajze viktime , te pafajshme ,apo i ati i tij qe kerkon drejtesi per te birin !!!! A kane gjak shqiptari keta njerez !? Vajza ka kryer nje akt kriminal,por ka qene e detyruar ta kryente , rruge tjeter nuk kishte. Me veprimin e saj, ka pastruar … nje hale. Ajo duhet te jete ne mbrojtjen e shtetit (por kur te kete shtet ).

    Përgjigjjuni

    • Dean  --  23 Gusht, 2012 në 12:31 pm

      Fis I degjeneruar,plako.

      Përgjigjjuni

      • Ramy  --  23 Gusht, 2012 në 12:43 pm

        Po pra, Ficriu kishte mesuar nga pedofilet jugore

        Përgjigjjuni

        • Dean  --  23 Gusht, 2012 në 12:58 pm

          Pedofilet Jane pedofil,oj gjeja me e TRASH qe me kane zene syte ne internet.NUk ka PEdofil lindor,perendimor,jug or apo verior,ashtu sikurse nuk ka pedofil te ”majte” apo te ”djathte”,oj BARBAR malesh.

          Përgjigjjuni

        • ramyshi breket i mbushi  --  23 Gusht, 2012 në 12:58 pm

          Mos u shetesoni, qenka Ramys me eksperience te perdhunuari dhe perdhunuesi.

          Përgjigjjuni

        • Ton  --  23 Gusht, 2012 në 1:42 pm

          Po vet Fiçua ishte pedofil malok si puna jote?

          Përgjigjjuni

        • Tarrasi  --  23 Gusht, 2012 në 7:03 pm

          Kosova eshte ne veri o phedophil …

          Përgjigjjuni

        • lagjjavjeter  --  23 Gusht, 2012 në 9:04 pm

          C’jane keto budallalleqe!pedofili eshte pedofil,nuk ka krahine as fe, as parti.A nuk ishte nga veriu ai halea 60 vjec qe u arrestua para tre javesh,se perdhunoi nje te mitur? dhe pastaj justifikohesh se kishte qen i pire,por kjo nuk do te thote se verioret jane pedofila.

          Përgjigjjuni

  3. tiranasi qytetar  --  23 Gusht, 2012 në 12:24 pm

    gjepura.

    mbushi mendjen vetes o nazmije se te ka dashur qejfi qe 14 vjece te veje dhe te shker…..

    cdo femer di si ta afroje, dhe ta largoje nje mashkull.

    po sme dha shenje, si afrohem kurre nje femre sikur te jete keputur nga qielli.

    ju fshatarkat jeni te djegura qe kerthize per bura.

    Përgjigjjuni

    • tiranasi katundar  --  23 Gusht, 2012 në 12:47 pm

      ti vec qytetar nuk je.

      Përgjigjjuni

    • Dean  --  23 Gusht, 2012 në 12:51 pm

      Sa e ndergjegjshme eshte 1 vajze 14vjecare per seksualitetin e vet???????????? Po,1vajze 14vjecare eshte kurioze per seksualitetin e vet,por kjo eshte natyrale dhe nuk klasifikohet si ”degjenerim”,por si tregues I faktit se vajza po rritet.PERVERSITET quhet sjellja e atij shkerdhates qe vdiq,pasi ai I ka bo te gjitha me NDergjegje te plote,duke e ditur shume mire se nuk eshte e lejuar te konsumosh seks me 1 vajze nen moshe.Boll se lam nam duke Akuzuar viktimat.Jemi e vetmja shoqeri ne bote qe veprojme keshtu.

      Përgjigjjuni

      • Ramy  --  23 Gusht, 2012 në 1:04 pm

        Dean ketu pajtohem me ty, por jo ne komentin e pare qe fute gjithe fisin e tyre ne nje kosh, pra nuk gjeneralizohen gjêrat

        Përgjigjjuni

        • Dean  --  23 Gusht, 2012 në 3:15 pm

          Shyqyr qe u pajtove me mua ne dicka.Nese njeriu qe ka bere kete do ishte njeriu im,une i’a kisha q….robt,dhe jo t’i dale ne mbrojtje sikur po bejne babai,gruaja dhe familjaret e Perversit Pedofil.Pra,kjo eshte 1 tregues i forte se ata jane si fis te Degjeneruar,ose ne rastin me te mire jane INJORANT nese nuk arrijne t’a kuptojne se cfare KRIMI ka konsumuar pjella e tyre perverse.Une nuk do gjeneralizoja,nese familjaret e Perversit do ishin distancuar nga praktikat e djalit te tyre,por ne fakt jane ata qe po i shtyjne me shume muhabetet,ne 1 moment kur e vetmja gje qe duhet te bejne eshte te mbyllin gojen.Kaq e thjeshte.

          Përgjigjjuni

          • lagjjavjeter  --  23 Gusht, 2012 në 9:33 pm

            Dean ka te drejte,se po te ishin familje me karakter dhe me bese,ata nuk i mbajne anen ati pleres,edhe po te jete burre i ati i tij, e pranon poshtersine qe ka bere i biri dhe u kerkon falje familjes se viktimes se vertet,se u ka shkelur buken duke i prere ne bese,dhe u ka shkaterruar jeten e femijes.

            Përgjigjjuni

      • bleri  --  19 Maj, 2013 në 10:15 pm

        SHUME e vertete po disa njerez nuk e kane idene se cfare do te thote……. se arrine shume pak me zgjuarsi….

        Përgjigjjuni

    • Burgaxhiu UK  --  23 Gusht, 2012 në 1:02 pm

      o tironci callmaxhi o karabush, po ju turkoshaket edhe po ta perdhunojne 1 femen ne rruge qe ishte e veshun me minifund,,, ju thoni mire ja bane se ishte kurve,,,,se e keni ne gen si kafshet nuk i kontrolloni insktiktet

      Përgjigjjuni

    • miri  --  23 Gusht, 2012 në 5:04 pm

      Ky eshte nga ata qe duhet te jene ne liste pas Fiqiriut.
      Vetem ashtu pastrohet ky vend nga plerat.
      Te lumte dora Nazmie.
      Shembullin tend te marrin shume gra, dhe do kete me pak kafshe ky shet.

      Përgjigjjuni

    • lagjjavjeter  --  23 Gusht, 2012 në 9:20 pm

      Po ja ta zeme se eshte ashtu si thua ti,deshi vete Nazmija dhe shkoi me ate pedofilin,po ty normale te duket qe nje 41 vjecar te kryej marrdhenje seksuale me nje femij? Nga menyra se si flet,ti tingellon si nje pedofil,prandaj ki kujdes se do te shkosh e te luash dominah me ficiriun.LEGEN hesapi!

      Përgjigjjuni

    • Andon  --  24 Gusht, 2012 në 4:45 am

      ti qenke palle o i shkrete. e paska fajin femija pse u perdhunua.
      Hajde Gomar hajde

      Përgjigjjuni

  4. Dukati  --  23 Gusht, 2012 në 12:32 pm

    Nazime! Je trimëreshë. Je shqiponjë mali. Ti dhe githë femrat e vëreta shqiptare duhet të ngrini komitetin kospirativ mbrojtës karshi qeverive anti shqiptare të pas viteve 1990. Shihni sa e kanë ndyrë kombin, kur edhe familja e përdhunuesit merr në mbrojtje. vampirin.!

    Përgjigjjuni

  5. apapa  --  23 Gusht, 2012 në 12:44 pm

    shume komente prekse,,,,na preken telat e ,,b,,,po si ore ore kshu do vazhdoni per cdo vrasje mire ja beri ,i lumte dora trimeresha etj popull kot, zatem po te kishit tru zdo ishit ktu ku jeni

    Përgjigjjuni

  6. cfare po thoni more  --  23 Gusht, 2012 në 1:13 pm

    MOre nuk i kuptoj keta mbrojtesit e ligjit qe i vjen keq per kete mostren… Po kur e perdhunoi ai ku ishte ligji dhe avokatet e tij??? Ajo e shkreta e mbylli gojen per 4 vjet me hir a me pahir nga ky kafsha qe na qeka viktime e kesaj te gjores demek. Ky “tiransi qytetar” qe na tregoka qe ja paska luajtur Nazimja qe 14 vjec na habiti, e virgjer ajo pak me shume se nje kalama e ka kerkuar vete dhe ky shpifsira 40 vjecar ne ate kohe paska qene viktime e ngacmimeve te nje femije qe ishte me e vogel se vajza e madhe e tij dhe se permbajti dote veten. Cfare jane keto idiotesira… Pastaj taksine per se e kishte mare??? Edhe sikur kjo te jete kokra e k… e te kete qene dashnorja e atij ku e gjeti te drejten ta coje prostitute, pse nuk conte vajzat e tija me mire ose ate mostren e gruas qe kishte dhe akuzonte vajzen e saj (pasi eshte tamam ne moshen e vajzave te saja) se ka dashur vete dhe ai i shkreti nuk kishte cti bente ndaj kjo si grua e mire po e varoste me te gjitha nderet. Pse nuk thote kjo zonje e madhe se i pselqenin leket qe do te sillte kjo nga prostitucioni dhe do te lante borxhet qe kishte. Makinen me ca e bleu ky zotria dhe per se i duhej kur histiria fillon se ky priste dru ne mal me babain e kesaj goces. Apo do te transportonte drute me makinen e syve te tij. Shkurt, sakt, bukur familja e fiqiri muces eshte nje familje ordinere, e shkatruar totalisht, injorante ne kulm dhe mbi te gjitha kafshe pa pik ndjenje (mgjs duke pasur parasysh ke kane per baba sdo mend) dhe ajo ordinerja qe kishte per grua qe ai ja ka bere corrap nersa jetonte prej 20 vjetesh me nje moster dhe e kishte marre per burr duket cfare malli eshte (qe vdekt edhe ajo). Ky ishte nje plere, bajge, shpifsire, moster……. mire beri qe e vrau se shoqeria nuk do te kishte te mira nga ai person…

    Përgjigjjuni

  7. albina  --  23 Gusht, 2012 në 2:38 pm

    mashkull me te meta mendore !

    Përgjigjjuni

  8. Delli USA  --  23 Gusht, 2012 në 4:18 pm

    Te besh seks me nje minorene ligji te denon rende, sepse ajo ne ate mosh nuk e ka pjekurin e nevojshme per te mbrojtur vehten. Pra Fiqiri Muca eshte nje kriminel qe ka abuzuar me nje femij,ajo e ka kuptuar gabimin kur arriti ne moshe me te pjekur,por krimineli tashme nuk mund te pranonte ti ikte gjahu nga duart.Akti i saj eshte i perligjur dhe duhet te lirohet nga burgu.

    Përgjigjjuni

  9. fol troc  --  23 Gusht, 2012 në 6:08 pm

    me duket se ka shume gjera qe duhet te dalin akoma ne drite ne kete ceshtje,dhe ksaj Nazimes nuk i besoj shume une…

    Përgjigjjuni

  10. loshi  --  23 Gusht, 2012 në 6:51 pm

    Mos i besoni shume kesaj femre,keto jane fjalet e avokates se saj qe po e meson ti shpetoj burgut.Po ta vesh re kur u arrestua kjo nuk ishte kaq e perpikte ne historine e saj,tani po e tregon si nje roman thriller,nga foto duket e qeshur qe do te thote dicka fsheh nga kjo histori.

    Përgjigjjuni

  11. kaltrina  --  23 Gusht, 2012 në 6:56 pm

    si mundet bashkshortja e tij te akuzon ket vajz tu edit se ka vajza vet si i duket mi pas ndodh vajzes se vet ne mosh te re me ja nxi jeten nuk po muj me besue qfar grue qenka dhe me kon paska que jet

    Përgjigjjuni

    • Nadia Shabani  --  24 Gusht, 2012 në 12:20 am

      Turp te kene te gjithe soji e sorollopi i ketij monstre qe shkonte me femijen e vet. Nazmija ishte minorene dhe nuk eshte as e para as e fundit qe eshte perdhunuar por shume femra e mbyllin gojen nga turpi se fillon familja e bertet: “mbylle gojen se na felliqe moj qyqe bregut”, kush do ta besonte Nazmijen e shkrete ata e kishin bere dhe mik kete mi gjirizi. Edhe kur e rrembeu ai prape ka thirrur policin Hasan i ka dhene ndonje leke dhe eshte mbyllur muhabeti.Ku ta gjente forcen Nazmija te shkonte tek policia kur ai qe tha mbylle gojen ishte polic. Nazmija femije ishte nuk ishte moshe e madhe me shkolle te larte dhe te kishte force te ikte vetem pa perkrahje, ku te shkonte. Keshtu qe familjaret e Fiqiri Muces le te mbyllin gojen dhe ti rrine m……… per mbi siper se nuk ja u ka fajin Nazmija por rrugaci i tyre qe donte te lante borxhet me trupin e Nazmijes, kurse gruaja e tij eshte me e keqe se i shoqi, cila eshte ajo grua qe e lejon burrin te shkoje me nje femer tjeter por i interesonin parate e saj, prandaj shteti te mos e mbaje brenda me por ta mbroje dhe dergoje ne shkolle me identitet te ri te mos e dine se ku eshte keta monstrat e Fiqiri perdhunuesit.Nazmija nuk ka asnje faj kur nuk ka shtet mire ja beri, kete do kisha dashur ta kishin bere edhe vajza te tjera qe i martonin dhe i conin prostituta ne Itali. Te lumte ajo dore Nazmije se ke luftuar edhe per ato vajza qe nuk kane mundur te bejne asgje kunder ketyre te degjeneruarve.

      Përgjigjjuni

    • shqip  --  24 Gusht, 2012 në 12:46 am

      fol shqip ti kal-trina se na trashe nga trute pastaj futu komento

      Përgjigjjuni

  12. zejtari i vone  --  23 Gusht, 2012 në 8:08 pm

    Kjo vajze ,qe vrau nje kriminel te tille=si te gjithe kriminelet pdiste,i falen te gjitha gabimet dhe burgu sips ligjit,por ,me qe ky eshte tip i adhuruar nga pushtetaret e sotem,Nazimeja do vuaj denim.Pushteti i sotem ,ne çdo rast ,merret me viktimen dhe jo me agresorin .Ne kete rast viktime eshta Nazimeja.Sidoqofte ,akti i saj duhet te perjetohet me kenge ,tregime dhe filma.Kur nuk denohet agresori qe ne fillim ,shume te papritura e te padeshiruare ndodhin me vone.Rrofshin herojte kunder se keqes qe ka mberthyer Shqiperine sot.

    Përgjigjjuni

  13. qerramudhi  --  23 Gusht, 2012 në 9:59 pm

    Hajde moj Nazmije Hajde . Po ti paske dale foto si me qene modele e Sallabandes edhe jo si nje e pervuajtur nga dhuna edhe nga Rrocka .

    Përgjigjjuni

    • lagjja vjeter  --  24 Gusht, 2012 në 12:56 am

      O lope e eger,po nuk do ndonje filozofi te madhe ta kuptosh buzeqeshjen ne fotografin a saj.Ja ta shpjegoj une perse ajo duket e qeshur,ajo ka vuajtur aq shume nga ai perbindesh,saqe edhe pse ka rene ne burg per vrasje ajo e ndien se ka fituar lirin dhe perbindeshi ka cofur njehere e pergjithmone dhe nuk do mundet dhunoj kurr me ndonjeher.

      Përgjigjjuni

  14. valbona  --  23 Gusht, 2012 në 10:12 pm

    Nazmije te lumte dora,je nje heroine ,turpe per familjen e viktimes qe e merre per mbrojte ate maskara dhe me turpe eshte per gruan e tije ,le ta mendoje ajo zonja sikur dikushi tja bente goces se vete si do reagonte ajo injorante dhe mashkaresha,por si duket asaj i ka ardhur mire per te hollat qe i sillte ne shtepi pa marre parasysh rugen se si i nxirte ai maskaraj.
    Edhe nje here je nje heroin Nazmie ,me ka pelqyer deklarata jote edhe 20 vjete burge bolle qe shpetove nga ai perbindesh.
    Uroj qe ne kete ngjarje kaq te shemtuar drejtesia te vere ne vend nderin e kesaj vajze dhe shume vajzave te tjera shqiptare.

    Përgjigjjuni

  15. o selman i nenes ...  --  24 Gusht, 2012 në 12:09 am

    Ah more qorra shqiptare, prandaj do te vuani gjithe jeten.

    Po ne se e paska perdhunuar vertet ai debili, kjo perse priti 4 vjet qe ti thoshte njeriu? Pastaj ka gjyqe per ata qe perdhunojne. E keqja eshte se ne Shqiperi asnje nuk e zbaton ligjin dhe pastaj ankohen nga ligji.

    Po te ishte ne amerike kjo cupa do te kishte vajtur ne karrigen elektrike.

    Del nje debil dhe ka marredhenie me nje minorene, familja kete viktime minorene e perze nga shtepia, tani kjo vret ate debilin, dhe cdo gje u rregullua. Veten ne ate vend te mallkuar degjon nga keto cudira

    Përgjigjjuni

    • Andon  --  24 Gusht, 2012 në 5:12 am

      @ o selman i nenes… me sa kuptoj nga komenti yt, jetoke ne USA, gjithashtu edhe qe qenke njeri i trashe. Se te jetosh ne USA dhe te kesh keto mendime….
      Perse do te kishte vajtur ne karrigen elektrike, sepse vrau per vetmbrojtje?

      Sa per informacion, karrigen elektrike ne USA, vetem Nebraska e ka si te vetmen Metode ekzekutimi, ndersa 9 shtete te tjere (Alabama, Arkansas, Florida, Illinois, Kentucky, Oklahoma, South Carolina, Tennessee dhe Virginia) e kane si opsion ose metode rezerve

      Përgjigjjuni

  16. marinc  --  24 Gusht, 2012 në 3:04 am

    ( Burri qe eshte burre i var *oqet ne mur e i godet me gur!Ne shtepine e mikut ,shokut dhe atij qe ja ka hapur deren ne besim nuk i ben qejfe bythes kurree.)

    E lus Zotin Perendine e vetem qe e beson gjith njerzimi . Atyre qe arsyetojne mardhenjet seksuale me te mitura ,ne menyr te fshehur dhe pa dijenin e prinderve ,perendija ne shenje hakmarje per drejtesi dhe per te kuptuar dhembjen e viktimave te ju ben te mundur gjith femijet e tyre te dhunohen qofte ne rini qofte ne pleqeri.

    Përgjigjjuni

  17. Bardhi  --  24 Gusht, 2012 në 4:34 am

    O kastravec a je ne vete e di ti se çka je tuj fol.
    Po te ndodhtje kjo ne A merikë Nazimja do te shpallej e pa fajshme , por kjo gje nuk kishte ndodhë sepse viktima do te ishte i burgosur . Ne Amerikë ka ligj ka polici dhe Nazimja nuk do kishte nevojē te priste 4 vjet po me denomcimin e par ne polici ai do te arrestohej dhe ninimum 20 vite burg per perdhunim e nji femiu 14 vjeç mos edhe ma teper.
    Mos e permend Ameriken se nuk e din ti

    Përgjigjjuni

    • Nje mendim  --  24 Gusht, 2012 në 7:08 pm

      Po te ndodhte ne Amerike e njejta gje, pa asnje ndryshim, qe heren e pare qe do merrej ne pyetje do kuptohej nese kjo vajze thoshte te verteten apo jo. Kur te marrin ne pyetje atje te psikollogjisin edhe pa e hapur gojen fare. Me pas do shikohej nese ishte vetembrojtje apo jo. Dhe akoma me pas nese vajza ishte apo jo e pafajshme. Asnje nuk e di se si ka ndodhur ne te vertete.

      Përgjigjjuni

  18. Suzana  --  4 Shtator, 2012 në 1:47 pm

    Ja beri mire qe e vrau i lumte dora Nazimes , ai felliqesira gjeti nje vajze te vogel dhe nga fshati e beri si i dashi qejfi turpeeeeeeeeeeper fiqiriun dhe familjen e tij, dhe e dyta prinderit e vajzes e futen ne shtepi ai ja shperbleu me perdhunimin e vajzes , i thon nje fjale Hengri buken dhe permbysi kupen , turpe te kene familjaret qe e mbrojne , Bravo asaj vajzes , ja beri shume mire nje felliqesire me pak ne vendin tone .

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>