Kanë ngjallur reaksion deklaratat e Berishës për të vrarët e 21 Janarit. Mes tyre, më i dhimbshëm dhe i egër është reagimi i xhaxhait të Aleks Nikës. Po ashtu, dhe i disa figurave të opozitës si Braçe apo Ngjela.
Por, përtej irritimit që ngjalli deklarata e tij, duhet parë me qetësi dhe vëmendje, si ka filluar ta përdorw mbipushtetin Sali Berisha.
Marshimi i tij për pushtimin e institucioneve pas marrjes së presidentit, KLD-sw, SHISH-it, dhe pas pak muajsh Prokurorisë, duket se ka një kryeobjektiv, atë të pastrimit të dosjeve kriminale të këtyre 7 viteve në pushtet.
Bashkëjetesa e Sali Berishës me institucione që nuk i kishte nën kontroll, ka qenë një stërmundim i madh i tij dhe një makth sa i përket gjurmëve që kanë lënë historitë e tij kriminale dhe korruptive në institucionet e shtetit. Dosja e mbyllur korruptive e “Rrugës së Kombit”, historitë e pastrimit të parave dhe koncesioneve të sekserit të familjes Damir Fazlliç, ku është e përfshirë e bija e vet, historia kriminale e Gërdecit dhe fishekëve kinezë për Afganistan, ku është i përfshirë i biri i tij, historitë e fondeve tw dyshimta dhe mungesa e transparencës që ka shoqëruar veprimtarinw e fondacionit spekulativ të gruas së tij, e deri tek makrabiteti i vrasjeve politike të 21 Janarit, duket se janë objektivi i vetëm i superpushtetit të Sali Berishës.
Duke rimarrë institucionet të cilat nuk i ka kontrolluar dot deri më sot, Sali Berisha është duke parë me sytë e tij krimet e dokumentuara për ato që ka bërë këto vite.
Duke hyrë në zyrat e KLD-sw, shoku i djalit tw vet me siguri ka parë dhe raportuar për dosjet e mbyllura të drejtësisë lidhur me Lulzim Bashën, Fatmir Mediun, Ilir Metën, Fazlliçin, e deri tek gjyqet e mbyllura për Sali Berishën.
Duke hyrë në zyrat e SHISH-it, ish-zyrtari i lart i SHIK-ut tw Gazidedes, me siguri ka parë dhe raportuar atë që SHISH, ka pas dokumentuar për Lulzim Bashën, për paratw e vjedhura në segmentin Rrëshen- Kalimash, për historinë e pistë të Fazlliçit dhe përfshirjen e vajzës së tij në tërheqjen e parave, për bisedat e të birit me biznesmenët e naftës, fishekëve, apo pronarët e emëruar të trojeve në bregdet, për mënyrën si u mbyll dosja e Gërdecit, për mënyrën se si amerikanët kanë raportuar për trafikun e fishkëve kinezë nga i biri dhe historinë e Kosta Trebickës, dhe në fund, për gjithë atë që kanë parë dhe marrë nga partnerët e tyre amerikanë për çfarë ka ndodhur më 21 janar.
Duke hyrë në zyrën e Presidentit, Bujar Nishani ka parë se çfarë i kanë raportuar Bamir Topit për 21 janarin, për Fazlliçin, për Gërdecin apo për betejat e Berishës kundër SHISH.
Tashmë që Berisha e di dhe ka para syve të vet malin me letra që nxijnë historinë e tij në krye të shtetit, duket se objektiv kryesor ka pastrimin e kësaj biografie.
Deklarata e tij për të gjetur ata që sollën para kryeministrisë të vrarët e 21 Janarit, më shumë se sa makthin e tij, si autor i këtyre vrasjeve, pasqyron padurimin e tij për fshirjen e gjurmëve të krimit. Ai kërkon që tashmë me superpushtetin që ka marrë, me vënien nën kontroll të drejtësisë, hetimit, SHISH, Presidencës dhe medies që e ka si një kor bretkosash pro tij, të fillojw të rishkruaj atw që ka ndodhur para syve tanë. Kërkon që të thotë fjala vjen, se gjakun e të vrarëve të 21 Janarit, të mos ja kërkojnë atij, por opozitës dhe frymës opozitare në vend, që nxit njerëzit të protestojnë. Me këtë rast ai kërkon jo vetëm të rishkruaj letrat e pista të tij, por t’i bëjw gjyq dhe institucionit të opozitës në Shqipëri, të ndëshkojw zyrtarisht dëshirën dhe frymëzimin për protesta në këtë vend. Edhe pse me zvarritjen e hetimeve dhe deinkurajimin e prokurorisë dhe gjykatave, ai ja ka arritur të vrasw frymën e protestave pas 21 Janarit, tashmë kërkon ti bëj gjyq institucionit të protestës, dhe vendimit të qytetarëve për të protestuar.
Mbipushteti i Sali Berishës, i cili tashmë ka nisur të funksionojw, po tenton të jap leksionin e parë për arsyet përse i duhet Sali Berishës. Ai po promovon qëllimin e vet, që në së paku 9 muajt e mbetur, të ketë mundësi të fshijw gjurmë e gjakut dhe shenjat e gishtave të Familjes mbi jetën dhe paratw e qytetarëve shqiptarë. Është kjo kryearsyeja përse i duhen të gjithë pushtetet në kaq pak kohë që i ka mbetur. Dhe, po kjo arsyeja, që dhe kur të gjithë heshtin, atij i shkon gjuha ku i dhemb dhembi, tek ajo çfarë ka bërë më 21 Janar.
Zoti duket se e ka dënuar dhe ja ka lënë në tru sa të jetë gjallë makthin nga krimi që ka bërë.
Po qe se ja lini ne dore zotit denimin e Saliut ai ka per te ndryshuar dhe kreret e besimeve fetare ne Shqiperi,qe te fleje i qete si mbret ujk(jo zog) i shqiptareve.
Po pse more z.Purgator,kush e vuri dhe e mban ne krye te Kishes Ortodokse tek ne gjeneral Janullatosin ? Po sa perpjekje jane bere ne kryesine e Komunitetit Mysliman per ta hequr nga kryesia e atij komuniteti dhe nuk ja kane arritur,sepse te gjithe ata jane njerezit e Gazidedes ? Po Baba Mondin e Bektashinjve,shok armesh me Bujar Nishanin,kush e vuri atje ? Atehere perse duhet t`i nderroje ai keta krere,kur i ka futur vite me pare ne stanin e tij? Vetem katolioket ndihen disi me te shliruar prej tij… !
Pena ajo cka une them me siper eshte vetem ironi.Une i referohem fjalise se fundit te Meros se zoti do denoje Saliun.Ti je i mire informuar se cndodh dhe me komunitetet fetare dhe drejtuesit e tyre.Meqenese tre nga ata i paska te vetet shpresojme qe Saliu te mos te nderoje te katertin ,dhe zoti mbetet pa sy e veshe ne Shqiperi.Keshtu qe as perendia nuk do e denoje per krimet e bera…….
Me gjithe respektin per punen e Bazes, duket e gabuar sesi po i trajton kohet e fundit marrjen e tere pushteteve nga Saliu.
Jemi te gjithe dakort qe Saliu i do pushtetet per te shtypur opoziten e per te pastruar krimet e veta . Por Saliu jo vetem po perpiqet te pastroje krimet e veta sic po thote Baze apo Brace apo Ngjela. AI PO IA DEL MBANE PASTRIMIT TE KRIMEVE TE VETA.
Te mos genjejme opozitaret qe Saliu po perpiqet sot, por neser do japi llogari. Saliu po ia arrin me sukses te plote te djegi cdo dosje te tijen. Dosja e 21 janarit do pastrohet nga gjykatesit e korruptuar para zgjedhjeve te ardhshme. Dosjet e korrupsionit as qe behet fjale te hapen me. Mjafton ketu te permendim rastin e gjyqit te Metes. Ilir Meta qe duhet te ishte ne burg sot, ka mbyllur perfundimisht dosjen e tij.
E vetmja menyre qe Saliu dhe plerat e kesaj qeverie te japin llogari, eshte qe opozita te ndrroje kurs ne menyre qe te pakten te ushtroje presion mbi gjyqtaret e korruptuar qe po mbyllin keto dosje.
Por e kunderta po ndodh, opozita eshte klinikisht e ngordhur sot, dhe po vazhdon me kursin Rama-Blushi qe filloi pas 8 majit.
Ky kurs garanton rehatine e Saliut gjate qeverisjes por edhe pas qeverisjes se tij nqs. Te tere keta analiste e politikane qe i thone Saliut neser do paguash, nuk po kercenojne Saliun, por po pergjumin edhe me shume opoziten.
Opozita sot ka nevoje me shume se kurre qe ti behet thirrje o sot o kurre, sepse neser eshte shume vone. Baze vete e ka pranuar ne editorialet e tij muaj me pare, qe nqs saliu mer presidentin, opozita do shkoje drejt humbjes.
Ndrrimi i kursit Rama-Blushi eshte domosdoshmeri per fitoren e opozties, dhe ndeshkimin e krimineleve. Rama duhet te kaloje ne mosnjohje te qeverise dhe parlamentit. Bashkepunimi i tij per reforma farse eshte turpi me i madh per opoziten. Heshtja e analisteve para ketij kursi vetevrases do kete pasoje ne zgjedhjet e ardhshme dhe nuk ndihmon ardhjen e opozites ne pushtet.
Ti shume bukur shkruan o Mero!
Por me bla-bla Vrasesi dhe Uzurpatori i te gjitha pushteteve, nuk largohet!
E tmerrshme eshte se si ne heshtje ketij Diktatori Primitiv i lejohet te hedhe ne dore te gjitha pushtetet!
Dhe per habi, pritet qe ai te largohet me vote!!!?….
Ai Votat i numeron vet siç i ka numeruar!
Ai pushtetet i ka ne dore, Drejtesine, Presidentin, Policine, Sherbimin e fshehte, Ushtrine, Medjen….
Une do te deshiroja qe nje dite te bukur ti fuse ne burg edhe Ramen, edhe Topin, edhe Bahriun edhe Zonjen Prokurore, edhe ty, o Mero Vellai, edhe mua, po te kete mundesi!….
Dhe te jeni te bindur se siç ka bere deri tani Ç m e n d u r i r a,
….do te vazhdoje te beje dhe ne fakt po ben dita dites, pa ju dridhur dora!….
….Nuk e di ne se zoti Arvizu do ti perveshe perseri menget!…..
Nje gje eshte me se e sigurte:
SALI Vrasësin, o e rrezojne shqiptaret, o nuk ka per tu rrezuar kurre!….
Nuk e kuptoj, pse eshte ngulitur tek ne shqiptaret mentaliteti
se duhet te na vene te tjeret rregull ne shtepine tone!!!….
Shume e sakte.
Nuk e ka fajin Sali Berisha, por mocali qe prodhon Sali Berishat.
Z.Mero! Shume i kuptueshem.Nje pershkrim analitik
i pyllezimit Berishik,perhapur ne tere institucionet e vendit tim.
Sinqerisht ju falenderoje me shpirt,se me hape Syte
ta shohe kete Pyll te dendur te shartuar me Drurin “Sali”!
Dhe nuk ka se c,mund te prodhohet tjeter,vecse kush mund ta
beje me te madh “Frutin” e Korupsionit.
Dhe ne kete Xhungel,askush nuk mund te mbijetoj,
po qe se nuk i perket varietetit “Sali”!i cili sot eshte
bere hibridi i vetem,qe e mbuloj me Ferra kete vend.
Ndaj zjarri nuk duhet te bjere ne kurorat me Pisha,
por ketu,ne Xhunglen e Qeverise “S a l i”!Qe eshte perhapur
me shume se c,jane pyjet e mbetura te ketij vendi.aq,
sa Oxigjeni po zevendesohet me gazra farmakologjik.
Dhe po i realizoi te gjitha ato qe ka ne mendjen e tij te djallezuar,mbas ikjes nga pushteti do te shpetoje kjo felliqesire,jashtqitja e kombit,krimineli , tradhetari,hileqari,matrapazi,xhambazi,mafiozi,me i korruptuari,me duarte me te pista?!Mer,mund te me pergjigjesh,se vetem ti je ne pikologjine e ketij psikopati,njeriu te cmendur,i gatshem te beje cdo prapesi per te mbrojtur gjarperinjte e vegjel,Lirine,Argiten dhe Zenin.Ngjallni Avni Rustemin,Vasil Lacin apo atentatoret e tjere per ta zhdukur,para se te zhduki MEMEDHEUN ky bastarde i klonuar.
Berisha po kupton cdo dite e me shume se eshte i perkohshem ne kete bote dhe se ajo qe ai ka ndertuar i ka themelet ne rere.
Berisha kerkon ti fshihet drejtesise, duke shpresuar se ne kete menyre do ti shpetoje historise. Diktatoret e shkruajne me gjak historine e tyre, duke shpresuar se gjaku do ta trembe te verteten. Ndodh gjithmone e kunderta: gjurmet e gjakut jane te pashlyeshme, gjaku eshte e vetmja boje qe nuk thahet kurre.
Shume i kuptojne keto te verteta mbi Sali berishen, por duhet mendja jote qe ti analizoje kaq sakte dhe pena jote qe ti shkruaje kaq bukur!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/makthet-e-saliut.html
Doktori shikon ëndërr me Gaddafin:
Eja, eja miku im
Eja shpejt, mos u vono
Të kam patur mik për kokë
Merr dhe Lulen mos harro
Si dy shoqe, si dy shokë.
Shih ç’po bëhet me Asadin
Mos e kruaj me fiq deti.
Meqë e ke qejf kallashin
Rrafshoje mirë te thepi!
Më kujtohet si tani
Në tunel të gjallë më zunë
Pistoletën larë flori
Ohh sa fort, nga pas ma vunë.
Po s’besove çfarë po them,
Meqë ti përdor IPadin
Më gjej mua në Youtube,
Pyet dhe doktor Tritanin.
Lëre shpejto amanetin,
Lilit, Shkëlzenit e Gitës
Të nisin urgjent kurbetin
Larg, në atdheun e Çitës.
Eja se më ka marr malli
Trim si ti isha dhe unë
Por kur shkava, rashë nga kali
Asnjë çast s’ma ndanë drunë.
Boll ke vrarë, ke shkatërruar
S’mund të rrosh ti sa të duash
Në Xhehnem ke pronotuar
Përjetsisht do ta paguash!
P.S. Makthet e Doktorit vazhdojnë
allahile !!!!, pashë nexhmedin spahiun ne dhe e shtifsh a eshte keshtu sic po thua ti a vec po na mashtron me na ngushellu neve te mjer’ve? Trego drejt se ne te kam perbe’!
Me sa duken bathet i rrjedhuri mendsh Sali ka bere ne ate vend cfare i ka dash bytha,pa ju futur gjemb ne kembe,pasi veshi me te zeza nenat shqiptare ne 97-98!vrau me 21 janar,dhe e keqja me e madhe qendron te fakti se futi friken,askush nuk ka bythe te dale e te protestoje(megjithese pa buke,pa uje pa shprese)opozita pret zgjedhjet(e ka kot se ata PD ja kane marre doren vjedhjes)me keto pushtete plakushi qeveris jo deri ne 2017 por deri kur zoti te kujtohet qe e ka lene me teper se cduhet mbi toke,duke i bere nder opozites shqiptare…
Nje arsye madhore e ka Berisha qe si nje rufe ne qiell te hapur nxjerr per konsum faktin me me te ndyre krahas asaj te Gerdecit qe jane kryekrimet e abuzimit skandaloz me pushtetin pergjate qeverisjes se tij donkishoteske bashke me shpruren gjysem injorante te Gjorgjave e Gjozefinave. A thua se memorja e nje shteti dhe nje populli te nje vendi eshte thjesht ne sirtaret e tavolinave dhe te zyrave qe ai po zapton? Jo aty eshte vetem mekanizmi per ta manipuluatr dhe shtyre ne kohe. A mendon ai se gjithe ai ‘vullkan” ne Gerdec qe vrau e sakatosi sa e sa jete haroet thjesht e vetem se Vishua do djegi letrat si ne 97-en, a thua se kur Saliu qefliu i mitingjeve, te “vertetoj” se e ata kater njerez te papune i kishte nxjer Rama (keshtu ndoshta i pelqen ta themi kte gje) mendon se do i themi pushka top?
Nuk esht i vetmi qe te keqen do e kete nga karikja, dhe eshte vertet fatkeqsi se si ai nuk po e kupton kete.
ai kar. le te beje c’te doje sa te kete mundesi nje gje nuk mund te beje dot mendjen tone nuk e ndryshon dot qe nga bishe te na kthehet ne engjell kete ta haroje koburen ne bythe do te kete.
Ik bre ti se s’flas une me Ferri-n…mos me fol ti mua…Se ti sa here qe digjesh, Zoti ta pertrien lekuren qe te digjesh gjithnje nga fillimi…
c’a po thu mi???
ah, kjo qe po e them une eshte dicka shume interesant, por seshte per ty….cfare fati tragjik kam une nga dhjetra komentues normal, e terheq vemendjen e Ferrit !!!
Me pelqen zjarri yt ne secilen fjale, o bije e zotit anipse aspak nuk te kuptoj. Per ty e kisha lene Ferrin, qe i bie se e kisha lene vetveten per ty.
hajgare po ben me nje plake te shuar qemoti ti…po merru me shkrimin e mos e le veten per mua, po prit. Do te vijme, ne te gjithe komentuesit e ketij shkrimi (pa autorin e tij) nje dite te digjemi te ti…Oj Tema: ky po me nguc moralisht. Ndihme!
me fal bije. Mos kerko ndihmen e Temes, e ke zotin, je bije e tij…ma jep tel tend, msn apo nje kontakt, dua te te njoh edhe nese je plake e madhe. ose me shkruaj ne emmajl timin [email protected]
Ekzistojne dy rruge.
1-Drejtesia,e cila ka pak gjasa te veproje ne mbrojtje te viktimave.
2-Ekzekutimi gjate protestave mbarpopullore.
Kush do jete lideri qe do kete kete fat historik.
Si gjithmone editorialet e z.Baze jane Kompetente, Koherente, Kostante ne agresivitet por jo gjithmone Kuptimplote dhe Kauzale.
(Lexuesi mund te konstatoje nje perdorim te germes “K”, nje koicidence e rastit, pasi dhe mbiemri im fillon me germen “K”)
Perse jo Kumptimplote dhe Kauzale!
Se pari, Z.Baze pranon indirekt qe Berisha nuk i kishte keto pushtete me pare, por keto dy muajt e fundit arriti t’i fuse ne dore. Pra, Berisha ka patur realisht ne dore vetem Ekzekutivin. Pra ai duhet gjykuar per te beret dhe mos beret se qenuri ne krye te ketij institucioni.
Se dyti, duke pranuar qe tashme Berisha “i ka futur nen kontroll keto institucione si Presidencen dhe SHISH,” ne fakt Berisha nuk i ka rrembyer me dhune apo ne kundershtim me ligjet kushtetuese te vendit keto “pushtete”. Pra, kete gje do te bente edhe Rama apo do ta beje nese vjen ne pushtet. E thene thjeshte, ketu nuk kemi mbi pushtete por gershetim te pushteteve sipas ligjeve te vendit, e ku sejcili prej tyre i ka te percaktuara hapsirat funsionale dhe ato te kufizimeve ligjore.
Se treti, eshte hipotetikale dhe spekullative te konkludosh qe Berisha do te “Pastroje dosjet” apo do te “Pasuroje dosje te milionereve opozitare”. Thjeshte: nese ka dosje per te tijet, nuk ka asgje te keqe nese ai i merr vesh se ckane bere ato. Nese ka dosje e bema nga opozitaret, po ashtu ai do ti marre vesh dhe do te kerkoje ndoshta procedim ligjor te tyre. (Nese meraku eshte se ai do te kerkoje vetem procedim per krahun tjeter, kjo ne fund te fundit eshte gjysma e te keqes, pasi te pakten do te ndeshkohen gjysma e banditeve dhe hajduteve te pasuruar jo ligjerisht) Per ne popullin do te jete te pakten, gjysma e drejtesise e vene ne vend.
Jam i sigurte qe edhe Z.Baze do te bashkohej me kete mendim, packa se ai dhe ne te tjeret duam te ndeshkohen te gjithe njeherazi dhe njesoj per krimet e bera, pavaresisht krahut politik qe i perkasin.
Se katerti,nese Z.Baze eshte i shqetesuar vecanerisht per ngjarjet e 21 Janarit, ku me siguri ai vete nuk eshte i kompromentuar, le t’ja leme kohes duke shpresuar qe faktet e reja qe mund te hidhen ne drite do te na sqarojne per shume enigma apo hipoteza deri ne “Tentative per grusht shteti nga opozita apo implikime te institucioneve te tjera pervec krereve te opozites”!!!
Une kam qene dhe jam i mendimit qe pavaresisht nga motive personale, kontributi i Z.Baze dhe Tema jane te pa zevendesueshme ne informimin aktiv te opinionit publik.
….vec atyre K-ve qe permende, edhe anatomia e trupit te njeriut te seksit mashkull ka nje fjale me K qe i shkon mjaft mire emrit tend. ?
Ti do kesh me siguri ndonje universitet privat, ore mos je ai qorri Hoxha?
Po c’grusht shteti o te placin syte. Ore pa ate videon e News-24, ju funderrinat e Sales do filozofonit sot akoma se me cfare i qelloi Opozita te vetet, me cadra apo me stilolapsa pistolete.
Fare e poshter kopilash.
Edhe ju gaze taret e Nje aneshem jeni ca bythe shitur e llapaqene se shume mire e dini se njelloj si Salic edhe ai qen e bir qeni qe eshte ne krye te opposites duet Denuar per krimet ndaj shqipetareve. Perse ti mero nuk flet kurr per ate halabak qe rrembeu p.s she e pronesoi duke e beer ventilator te Saliut.
Problemi i saliut eshte tek ajo qe ai mendon: “Vrava mbi 3000 shqiptare ne 97n, mbasi i vodha parate trecerekut te shqiperise, dhe nuk me gjeti gje prej gjeje. Ta ha tani qe vrava vetem 4 ‘kokepalare’ qe e merituan ne fund te fundit se me thyen xhamat?!! Ky eshte kulmi!”
“Tamam milet me probleme!”
Sado te fshije gjurmet e gjakut Sali BERISHa,ADN-ja e nxjerr ate zbuluar per krimet e kryera si nje kriminel profesionist.
Le të mblidhemi edhe një herë të gjithë ne që shpëtuam gjallë nga 21 Janari dhe t’i japim fund ngërdheshjeve tallëse të bishës.
replike me alias L.Kolonjen.
Lexova dje komentin tuaj dhe mu duk paksa “i embel” pasi duke e patur
ju komentin e pare pas nje nderprerje disa mujore mendove te hyje pa u ndjere ne kete faqe komentesh.Eshte taktike e njohur e reptileve kur afrohen te gjahu pa u ndjere.Kisha parandjenjen se ne komentin e dyte
do te hidhje helmin dhe ashtu ndodhi e bere tamam si nje gjarper.
Me thene te drejten ke nje vecanti ne lidhje me oponentet e tjere te Meros qe jane ne pergjithsi agersive dhe jo te arsimuar dhe per kete ju pergezoj per kulturen dhe miresjelljen tuaj.
Keni nje te mire tjeter qe perpara se te injektoni helminsi ne fillim ashtu dhe ne fund leshoni ca sheqerka me “k” te madhe dhe te vogel nuk ka rendesi. I gjithe ky komenti juaj ishte vetem per kete ultimatumin paralajmerues :
“””Faktet e reja do te na sqarojne per shume enigma deri ne“tentative per grusht shteti nga opozita apo implikime te institucioneve te tjera pervec krereve te opozites””””””
Pak i nderuar Loni i Ersekes.
Sa here qe ne politiken shqiptare duken rete e zeza ju merrni penden dhe beni komente per te amortizuar zerin e Mero Bazes qe eshte bere njelloj si “Zeri i Amerikes” i viteve 80′.
Eshte e vetmja gazete ne mediat qe po lufton me dinjitet kunder perversiteteve te juntes mafjoze te Serberishes.Ashtu sic thoshte me plot te drejte dje i nderuari Albin KURTI qe regjimi pajton sherbetoret e tij per ti “prere” gjuhen dhe duart mendimit opozitar Per kete pune paguheni dhe ju si mercenar i kesaj junte.
Si puna juaj pame dje te Klani intervisten e Bugajskit qe ishte habituar aq shume sa i kishte rene te fiket se shqiptaret nuk shohin ekonomine kur votojne.Ne gjendje me te rende ishte dhe Dioguardi qe kerkonte nga VOA e Biberit te hapeshin dosjet e sigurimit pas 22 vjetesh ! Te kuptohemi i repektoj te dy personat e mesiperm po nuk eshte e drejte te behen artikuj “me porosi” nga regjimi si puna e juaj zoti “Leone”dhe e ketyre “parashikuesve” te meteorollogjise
Nqs do ta krahesojme 21 janarin 2011 me 14 shtatorin 1998 del si aksiome se fatkeqesisht dipllomacia amerikane ka vepruar dhe vepron me dy standarte qe ka ulur shume besimin e shqiptarve te sinqeriteti i admistrates amerikane.
Ne 14 shtator direkt nen udheheqjen bashibozukut Saleh Rom Berisha u shkrumbuan pothuajse te gjitha institucjonet e shtetit shqiptar duke rrembyer tanke dhe armatim te rende dhe duke shpallur dhe “fitoren” ne televizionin shteteror.
PERSE DIPLOMACIA AMERIKANE I “LUTET” BIRISHES TE LARGOHET NGA PUSHTETI DHE TE KTHEJE TANKET TEK VENDI QE U GRABITEN ?
PERSE AMBASADA AMERIKANE NE KUNDERSHTIM ME REGULLAT ME ELEMETARE
DIPLLOMATIKE LEJON TE MERRET NE PYETJE BERISHA BRENDA MUREVE TE KESAJ
AMBASADE NGA NJE PROKURORE AMERIKANE PER KETE NGJARJE.
PERSE NUK ARRESTOHET SOT BIRISHA PER KETE KRIM NE 14 SHTATOR 1998 KU JANE TE GJITHA VIDEOT ORGJINALE DHE NUK KA NEVOJE PER BARCALETA ME FBI. ? KUSH E KA MERAK EDI RAMEN LE TE ARRESTOHET DHE AI NQS KA PROVA PER IMPLIKIM NE 21 JANAR.
OR PAK I NDERUAR LONI !
Nuk i kam fare problem emra te pervecem si sala, edi, metaluani , hitleri, enveri, stalini ,arvizu,zogolli, fatos nano .bamir topi. merkel .tegel e deri tek obama i nderuar
Me vjen keq qe ai vend i bekuar po shkon drejt gremines dhe gjithe keto
analiste,opozitare,qeveritare,ambasadore dhe dipllomate jo vetem qe nuk po e ndalojne kete renie te lire por po e ndihmojne qe gremisja te behet sa me spektakulare.Eshte egzaktesisht situata e 1996-1997.
Beri lufte Serbia me Ameriken dhe Europen dhe BE i hapi dyert para nesh.Eshte Greqia ne prag te kolapsit dhe ashtu gjysem e vdekur i ka futur duart ne fyt berishes per detin.
Kaq te fuqishem paskan qehe ne Amerke damir fazllici me nikolla gaxojanin dhe lobi i berishes qe po i vene fitilat shqiperise ?
I PAHARRUAR GJAKU I DERDHUR NE BULEVARD!
NUK MUND TE SHPETOJE BINLADENI I TROPOJES PER KRIMET E TIJ
SHENIM: KY KOMENT BEHET NE RESPEKT TE AVOKATIT FISNIK MARK NIKA
Pergjigje e merituar per L. Kolonjen …shtoj se fraza malinje ” …pavaresisht nga motivet personale … ” i ve vulen frymes se tij pseudo opozitare !
gjergji usa,ke folur edhe per mua,se do shkruaja gjate,por nuk kam kohe.Nese satrapi do ndeshkonte puçistet,me siguri puçiste nuk qene ata kater protestuesit e gjore,qe kishin ardhur njesoj si 100 mije te tjere per ti kerkuar llogari shtetit vjedharak,si behet ne tere boten.Per rrethanat e marrjes ne pyetje te berishes brenda mureve te ambasades amerikane,me vjen turp qe kemi rene ne nivele te tilla,por duket qer shtetaret tane s’kane cipe dhe mburren kur shterdhiten si lemshi atje ne zyrat e ambasades.Qofsh shendoshe!
Replike me Z.Gjergji USA
Duke ju falenderuar per repliken ndaj komentit tim, ju lutem me lejoni te shpreh disa komente rreth replikes tuaj.
Se pari, une nuk ju klasifikoj si “Alias” packa se i gjithe komenti juaj eshte “Bias-Prejudiced” dhe i pargjykuar ne opinionin tuaj rreth vleresimit te Berishes, rreth politikes Amerikane ndaj Shqiperise si dhe rreth Bugaiskit e Dioguardit.
Se dyti, me vjen mire qe e keni vene re mungesen time disa mujore ne komentuesit e Tema, ku me percaktoni si komentues me komente te “embla”. Por cuditem se perse me cilesoni reptil apo gjarper qe i afrohet prese!!! Une jam thjeshte nje lexues i rregullt i medias dhe sipas rastit hedh opinionin tim ashtu sic e kuptoj dhe mendoj une vete.
Se dyti, ne komentin tim une i jam permbajtur krejtesisht subjektit qe trajton Z.Baze ne shkrimin e tij, ate te “Mbipushtetit te Berishes” duke shprehur nje kendveshtrim real dhe te perceptuar thjeshte.
Nderkohe qe ju keni bere vetem pergjithesime abstrakte dhe subjektive.
Se katerti, me krjoni pershtypjen se vuani nga komplekse jo vetem ne paragjykimin e opinioneve por shkoni me tej edhe ne keq-vleresimet e te tjereve.
Se pesti, duke besuar qe jeni emigrant ne Amerike, ku keni mundesine te kuptoni mire nga brenda Ameriken e filozofine e saj, me vjen keq qe keni prirje per te paragjykuar politiken Amerikane ne pergjithesi dhe vecanerisht politiken e tyre ndaj vendit tone. Mesa duket akoma nuk jeni cliruar nga kompleksi i propagandes se kohes shkuar.
Se gjashti, ju beni paralelizma midis ngjarjeve te vitit 1998 dhe 21 janarit 2011 duke harruar qe perpiqeni te motivoni dhunen dhe rrezim the pushtetit me dhune si mjete normale te marrjes se pushtetit. Keto ngjarje nuk kane asgje te krahasueshme jo vetem ne kohe por edhe ne permbajtje dhe motivet per te cilat jane kryer, apo mbeshtetur nga Amerika.
Se shtati, ju dhe komentues te tjere duhet te pranoni se Amerika vlereson e mbeshtet ate force politike e lidership qe besojne se jane ne gjendje te qeverisin dhe nuk shkelin parimet e principet strategjike te strukturave Euro-Atlantike. Duam apo nuk duam, deri me sot ata kane besuar e besojne Berishen dhe lidershipin e djathte. Neser ndoshta qendrimi i tyre ndryshon. Koha do te tregoje.
Se fundi, percaktimin e situates ne Shqiperi me ate te viteve 96-97, tregon nje egzagjerim absurd ose te pakten mos njohje reale te gjendjes ketu.
Keni nje prirje per te besuar dhe interpretuar sipas interesit apo botkuptimit tuaj teorite konspirative qofte lidhur me Ameriken qofte me percaktimet e forcave politike dhe lidershipin e saj ne vend.
Ju falemnderit per mirekuptimin.
aspak i nderuar L.K
Nuk e di pse kembegulni aq shume perseri me keto sofizma tuaja ne forme serpentinash.
Jam gati te debatoj me ju duke hequr maskat nqs nuk keni frike nga identiteti juaj.
Cili jeni zoti LU.KO.?
Eshte imorale qe ne kete kohe te demokracise te debatosh neper forume me nick-name kur me sa po shikohet keni nje pregatitje intelektuale te nje grade te lavderueshme.
Perse nuk debatoni lirshem me emrin orgjinal por gjuan si i “pabese” prapa ferres.Si mund te ma argumentoni qe nuk jeni ndonje sumelepires i pusht-tetareve si fejziu,cili,islami etj qe per fat te keq jane relativisht shume.
Perse mundohesh te atakosh dhe te provokosh me shume djallezi
qofte Meron po ashtu dhe njerzit qe e mbeshtesin ate sidomos me ate shprehjen qe te ka tradhtuar:
“”faktet e reja qe mund te hidhen ne drite
do te na sqarojne ne ”
Kush jeni ju qe do ju sqarojne keto fakte ?
Eshte egzaktesisht ajo qe thote serberisha se do “ti tregoje vendin Shaqirit,Rames 1,Rames 2,cakallit,meros,bejtes etj etj.
Nje sugjerim per shprehjen tuaj:
“”Duam apo nuk duam, deri me sot ata kane besuar e besojne Berishen dhe lidershipin e djathte. Neser ndoshta qendrimi i tyre ndryshon. “”
Sipas kesaj shprehje tuaj del se: DUAM APO NUK DUAM NE JANE AMERIKANET QE VENDOSIN LIDERSHIPIN ?????
JAM ABSOLUTISHT DAKORT.
PO PSE E LODHNI O LONI JU ME ARVIZUTE ATE POPULL ME GJITHE ATO VOTIME CDO DY VJET.??
THJESHT TE BEHEN NDRYSHIMET NE KUSHTETUTE DHE TE VOTOHET NJERI NGA VARIANTET:
a-ambasadori amerikan vendos per k/m,presidentin,lulen e bashkise etj
b-ambasadori amerikan shpallet perandor i shqiptareve.
Duke pare qe nuk do jene te nevojshme votimet ne shqiperi fondet e caktuara per kete qellim do tu jepen:
…..jetimeve te 21 janarit
…..te masakruarve nga gerdeci
…..familjes se remzi hoxhes
…..familjes oficerit te djegur te shikut
…..familjes gjyqtarit te vlores
…..familjes deputetit xhindi
…..familjes se kosta trebickes
…..familjes se biznesmenit cimentos
…..familjes se baxhanakut berishes…etj
Mbasi qenke kaq “powerfull” sa qe dukesh sikur Obama i nderuar
nuk ben asnje hap pa miratimin tuaj po pati mundesi vereni doren ne zemer dhe te anulloni votimet ne Shqiperi se ata i vendoska tjeter kush DUAM APO NUK DUAM NE..
HAVE NICE WEEKEND !
E vertete qe ky gjakatar po mer te gjitha pushtetet per te kontrolluar e fshire cdo gjurme krimi.
Mirepo ai duhet te kuptoje mire, se nuk eshte ne gjendje te fshije regjistrimet e bera ne memorien e popullit shqiptar.
Ai mund te asfiksoje drejtesine, por nuk mund te vere ne gjum trurin e atyre qe ju ka borxh gjakun.
Dhe ai duhet ta dije mire se cfare eshte instikti i gjakut. Prandaj, shpesh naten i dalin ne enderr te vraret dhe krimet e tjera qe ka bere.
Ai duhet ta dije mire, se nje dite, vellai, djali, nipi, kushrini, por edhe vajza e dikujt prej te vrareve te 21 janarit, do te gjenden rastesisht ose qellimisht perballe me te.
Por ata mund te gjenden perballe edhe me djalin e tij apo nipin e tij. Dhe instikti i gjakut do te nise te veproje. Armet dalin nga brezi dhe….
Prandaj Sali Berisha. Ti nuk ke lindur kryminister. Edhe ti pa breke ke lindur.
Dorezoju gjykates, dhe mireprit denimin ndershmerisht. Mos e lere instiktin e gjakut te veproje edhe pas vdekjes tende natyrale. Sepse pastaj do te mallkojne te gjithe niper e mbesa, qe i le ne gjak….
Me me vjen keq qe i turreni vetem Saliut , ai dihet se eshte kriminelpor dhe te majtet te vijne ne pushtet nuk do ndrushojne asgje, shoqeria shqipetare eshte inkriminuar e gjitha. Shikoni se cfare behet ne Fier ku pushtetin e kane te majtet.Bashkia socialiste eshte bashkpronare me nje shume te kerkuar ne parkimin privat, shikoni, filmoni kur njerzit e krimit burgaxhinjte heqin zvarr qytetaret, emigrantet per parkimin privat ne te gjithe rrugtet e fierit.A e dini sa arketon F. Kajolli, shikoni PDF, i jep vetem nje kacidhe Baftjarit. A e dini cfare behet ne Ujsjellesin e Fierit, shikoni , u punesuan menjehere ata qe dolen nga burgu per droge e arme, kumaraket vetem se kane ndihmuar Arjonin te behet deputet, ja pra se nuk shikohet asnje drite jeshile ne kete vend.
Sado qe te perpiqet i nderuar Mero ne g te ses do te shkoje.Mos harro se te gjitha dokumentat ska me inspektor,gjykates apo drejtues qe te mos i fotokopjoje e dicitalizoje ne dhjetra e mijra kopje.Ca nga keta bira kesh,punojne dhe per te bere presion e bere ndonje pare, ca te tjere per ti paraqitur ne drejtesi kur te vije momentin.Nuk ka nga e luan sumen,do jape llogari familjarisht.
demi me i madh opozites i vjen nga analistet e saj.
Z Mero je shume i saket por ai lexon Rama dhe keshilltaret e tij.Berisha pa moi patur keto pushtete ivodhi votat potani qe po i merte gjitha ai eka shume te leht te qendroj ne pushtet.Vetem revota popullore e largon ate dhe as nje forme tieter nuk ka.
Sali gomari mund te marr gjithe institucionet ne dore dhe mund te fshije cdo gje qe e inkriminon,por nuk besoj se opozitaret jane kaq naive dhe te mos i marrin qofte dhe ilegalish dokumentet qe inkriminojne te gjithe keta plehra dhe ti ruajne qe pastaj kur te vihet ligji ne kete shtet rrumpalle ti perdorin per ti plasur brenda te gjithe.
berisha Z baze e do gjithe pushtetin jo vetem per te fshire gjurmet e gishterinjeve .po te shikosh me kujdes deklarimet e fundit te berishes vihet re nje rritje e akuzave dhe agresivitetit ndaj kundershtareve .barisha ka treguar se kalon cdo cak kufi nuk pyet per ligj dhe asgje per te realizuar qellimet e tije .i duhet gjithe pushteti per te vjedhur zgjedhjet i duhet gjith pushtei per te grabitur cdo pasuri , per te kercenuar te tijet dhe opoziten .kohet po perseriten shume shpejt me 96 ai kishte pushtet dhe vodhi haptas zgjedhjet tani ka shume pasuri jo vetem ai por te gjithe te zgjedhurit e tije dhe ky moment eshte shume i frikshem . kur nje kryeminister akuzon per korrupsion opoziten qe nuk ka pushtet dihet qe korrupsioni behet me fondet publike qe i administron qeveria , e ben per te maskuar vjedhjet e saje kur nje kryeminister e quan opziten kriminale antishqiptare etj per te cilen ka votuar me shume se 50% e votuesve kjo tregon se shteti po reshqet ne ulli te ererta me sakte po kthehet nje sistem diktatorial tipike staliniste enveriste , por kohet kane ndryshuar enveri vriste kedo se kishte ligjin te vetin gjithe sistemin nje pjese shume e madhe e popullsise nuk kishin asnje informacion dhe shume gjera ngelen enigme per shume vite , tani medjat jane te shumta por berisha nje pjese te tyre e ka blere nje pjese i quan cakalle ai po ben nje manipulim gjigant po pregatit ne rruge institucionale fale ndryshimeve te bekuara nga opozita sundimin e familjes se tije , ne sy te botes qe e quajme demokratike qe nuk po e ndihmon shqiperine te dale ne drite ne demokraci por po e lene ne dore te nje komunisti fanatik . do vjedhe zgjedhjet , do padise opozitaret kundershtaret ,dhe do lere levat etije te bejne avokatin mbrojtes te krimeve te tije qe jane presidenti i pari qe do te manipiuloje me vendime gjykate e me procese fallso , duke denuar opozitaret kundershtaret e berishes ne emer te ligjit . do sajoje montimin e pucit te shteti me 21 janare me ane te shikut dhe kryeprokurorit te ri duke keriminalizuar opoziten dhe denuar ate , kryeprokuroren topin shaqirin edhe pse jo me burg ndoshta sepse ai do te tregoje se eshte i meshirshem pra do te jemi nje vend pa opozite pa demokraci do te kthehemi ne kohen e diktatures po ne ket rast kemi te pranishe ambasadat e nderuara te huaja jemi dhe antare i natos , eshte pikerisht rruga qe ndoqi enveri per marrjen e pushteti absolut , ku fuste arme ne kisha dhe denonte prifterinje , ku bente gjyqe per armiqte qe vetem ai i dinte se cfar kishin bere i quante agjente armiq kriminele te gjithe qe e kundershtonin , por enveri nuk kishte shtyp te lire ambasadoret i kishte perzene berisha i ka te gjithe disa ambasadore jane te blere nga berisha mos kujtoni se te huajt nuk korruptohen ne vendet e tyre sikur nje i tille te sillesh me ngjarjet qe kane ndodhur si gerdeci apo 21 janri jo vetem qe nuk do te ishte perfaqesues i shteti por do te kishte dhe penalitete.duke kriminalizuar te gjithe duke krijuar nje shoqeri qe mendon se vetem po te jeshe me berishen ke favore duke e kthyer korupsionin ne sistem berisha ka ndyshur mentalitetin e shoqerise e ka deformuar ate fatkeqesisht nje ndihme shume te madhe per ket po jep medja duke informuar ne menyre te deformuar sistemin ekonomine duke promovuar berishen ne nje kohe qe duhet te ishte ne anen e qytetareve. ky sistem qe po nderton berisha po e largon qytetarin nga misioni i tije po e ben te pa pergjegjshem dhe nuk po i jep forcen e vertete qe ka zeri qytetare . po lind nje klase e pasuruar me krime dhe vjedhje dhe po krijon nje model shume te demshem per rinine , qe shikon rrugen me te shkurtet per tu pasuruar rrugen e padrejtesise qe ne arsimin kur dipllomohen pa shkuar ne sholle qe kur futen ne pune duke u bere servila te ndonje partie po shderrohemi ne nje shoqeri parazite sepse nga puna e ndershme po shihet qe nuk po i dilet jetes. kjo kasta e pasurur po behet zoteruse e gjithe pasurise kometare kjo do te beje qe pushtei politik te trashegohet familjarisht prafemijet e atyre qe vrane grabiten vodhen do te jen politikanet e ardhshem . . si mundet te dilet nga kjo situate . shqiptarte duhet te mesojne fort se kush jane shkaktaret e kesaj gjendje klasa politik e koruptuar dhe ato nuk duhet ta votojne me ket klase qe ne krye te saje padyshim kane berishen kamjonin olipmik te krimeve dhe korrupsionit moral politik dhe ekonomik . ngaana tjeter shoqereia duhet te behet me shume siolidare ndaj problemev qe kane grupe shoqerore duke i mbeshtetur ato ne cdo proteste kunder regjimit dhe padrejtesive . nuk eshte vetem opozita qe duhet te drejtojeprotestat se edhe ajo ka planet e veta per pushtet por duhet qe qytetaret e ndergjegjshem pet rolin e tyre duhet te jene ato qe te protestojne si ne cdo vend te botes pa u be shoqeria solidare dhe e ndergjegjshme qe inisiativa qe kane ne themel permiresimin e jetes se komuniteti apo cdo padrejtesi qe ju behet komunitetit ato duhet te ngrihen te gjithe pa dallime politike duke treguar se pushteti i vertete jane ato komuniteti dhe se qeveria eshte nje administruese e pasurise per te cilen duhet te jape llogari per cdo lek te shperdoruar pa bere ket ne do te vazdhdojme te kemi ne krye diktatore edhe me te keq si enveri si puna e berishes
ky eshte fillimi i nje regjimi shume te eger qe po instalon berisha do shikojme makabritete . do shikojme se si krimineli do te denoje viktimen se si perdhunusi di te behet gjykates . se si krimineli do te behet gardjan se si mafja do te zoteroje gjithshka . se si qeveritaret do bejne jete lluksi dhe qytetaret do jene skllever dhe jeta e tyre nuk do te vleje asnje grosh
kur opozita nuk di me misionin e saje dhe largohet nga problemet qe trondisin vendit ajo humbet mbeshtetejen e popullit dhe ben qe pushteti te ngele ne duart e atyre qe shkaktuen kete gjendje te mjerushme .duke harxhuar energji per perrallat pa fund te berishes qe kene si qellim largimin e vemendjes se qytetareve nga hallet dhe problemet e dites si procesi i imuniteti apo integrimi pavaresia e pushteteve etj opzita po hyne ne nje rruge pa krye . opozita flet me terma qe nuk kuptohet .ajo duhet te dale me nje program te pare largimin e kesaj qeverie . ta dine mire shqiptaret dhe kete duhet tja thote opozita se nuk kemi per te shkuar ne europe me sali berishen le te mos realizohen as planet e nderkombeterve ne afate dhe shqiperise nuk i prish shume pune se do te hyje ne Be me ndonje vit vonese urgjenete per shqiptaret eshte largimi i sali berishes .shqiptaret fitojn duke larguar dhe duke marre ate qe ju ka marre sali berisha pasurine e kombit per familjen e tije sa per ne BE nuk e dime se cfar fitojme kemi nje levizje te lire pa vizaper shkollim per tregti etj kur vendet po duan te largohen nga unioni europjan tek ne flite sikur futja ne BE do jete mrekullia e shqiperise kjo ne fakt nuk eshte aspak e tille . vendi yne nuk ka asnje standart per tu perballuyr meBE as arsimin as shendetsise as ndeshikimin e korupsioni as denimin e krimeve te komunizmit as lirine e individit dhe te medjeve . as mallra konkuruse per tregun e perendimit as nivelin e pagave dhe pensioneve pra asgje si europa . ahere cfar fitojne shqiptaret me kete BE . humbin pavaresine identittin kulturen rrezikojne te asimilohen kjo ne fakt eshteverte Be me i forti behet zoterusi kamandusi kulturat ekonomite vendt e vogla rrezikojne zhdukjen . po pse vendte e medha e propagandojne si arritje . dihet se ekonomite emdha jane dhe zoteruse me te medhe te financave boterore parate ne menyre ciklike kane filluar te akumulohen ne pak duar duke e bere te vshtire qarkullimin normal te tyre ,duhet nje nxitje dhe per ket behen unionet qe japin asistence para ne interesa te medha komandojne tregje dhe zoterojne boten ky eshte qellimi i forminit te nje qeverie boterore . ne te vertete nuk ndihmohen popujt per te mekembur ekonomite se parate perfundojne ne duar te qeveritareve te korruptuar qe i shperdorojne dhe huadhenesit nuk i interesojne se ku shkuan parate per ta ka rendesi qe te meren hua se mos sot nser do te paguhen sa me shume te kalojne aq me shume do te paguhe popujt varferohen qeveritaret pasurohen BE kthehet ne nje union finaciar fajdesh . si mundet te hysh ne nje bashkim ku nuk ke se cfar te japesh ku kulturat jane te ndryshme kur qyttaret nuk respktehen si te barabarte kur qeveriet shpenzojne taksat si tu a doje qejfi . ku jeta e njeriut nuk eshte e garantuar kur kriminelet qe vrasin 10 ,20 apo 70 vet denohen me nga 10 vjet burg dhe jetojne ne qeli qe jan eme te mira se shtepite e qytetareve sepse mbohen ne emer te te drejtave te njeriut ku ai qe ka vdekur nga krimi nuk ka me te drejte por krimineli trajtohet me miresjellje . ku deformimet seksuale shihen si risi dhe promovohen si vlera kur drejtusin e bankave dhe institucioneve financira jkapin milona nga parate e bankave per dashnoret e tyre dhe jane kthyer ne perverse kur milioneret bejen krime dhe nuk denohen kur njerzit respektohen jo per ata qe kene apo i japin shoqerise por per sa para kane ne bakna .ky eshte sistemi polik ekonomik qe sot perballet bota nje sisytem e po tregon se ka shume e shume difekte nuk jam kurre per asnje sistem komunist apo fashist qe fle mbi krime por duhet qe te shohim se cfar ka sot qe shoqeria po tronditet dhe jeta nuk eshte me esigurtecfar duhet te bejne popujt qe te dryshojne ne te mire te te gjithve kete qe po ndodh. flasim per be kur nuk kemi breke vesh kur vret kryeministri ne sy te botes kur vidhen votat kur del i pafajshem se nuk pranohet hetimi i FBI nje qeveritare i sili del cdo ditedhe thote se shqiptarte duhet te shkojne ne BE kur ai vete me parate e vjedhura ka siguar jete prrallore per 100breza kur djali i kryeministrit eshte sekseri i cdo gjje ku del paraja kur vajza e kryeministrit eshte lidhur me mafjen . kto jene ato qe bertasin per Be ja prandaj une mendoj se shqiperisenuk i hyne shume ne pune BE se kete po e kerkojne pikerisht ata qe po e grabisin dhe vrare kete popull ata qe nuk mendojne per popullin . ja pse BE eshte nje farse
E ka nga semundja ; ai kenaqet vetem kur shan kundershtaret por bashke me shpellaret e tjere do marin çmimin e merituar. O shpellar ; Degjoni degjoni, nga deti shikoni; si ngrihet zgjerohet, si fryehet terbohet, ne qiell mbi dhe, ngarkuar me re , te zeza si nata shtrengata.
rrofsh o Mero se na jep te lexojme ndonje shkrim me nivel here pas here.
E sakt z. Baze, mbipushteti dhe qëllimi i tijë, kanë precedent në 1997ten.
ku per te fshirë gjurmët e gjakut dhe shenjat e daqktiloskopike procesverbalet e vjedhjeve, falsifikimin e pronave dhe bjografive, kurrizi i qytetarëve shqiptarë provojë 5000 të vdekur, dhe akoma sot nuk dihen të dhënat pos traumatike. Duhet kujdes i tëmburi të djeg, të shkatërron e të vret, e me e frikshmja eshte nryshimi i sistemit. Tashmë që nga 97ta ka disa precedent.
Mero,nje tjeter analize shume e sakte e situates ,edhe nje here ke vleresimin tone ,duhet megjithate mendoj me dhimbje te konsiderohet gjendje lufte e te shpallet armiku qe e ka pushtuar SHqiperine ;Saliu,ne menyre qe te gjitha forcat politike te perfshihen ne nje fushate te perbashket ku pika e pare e programit te seciles te jete shporrja e ketij pushteti diktatorial e pastaj cdo gje tjeter!
kush na jep ndonje info cfare u be me shtateqindshen e gimit
Seneka thote : Nuk kane faj diktatoret por lakejte e tyre si njefare LONI KOLONJA . Po c’fare prove dashke !!!Mos je gje qorr ?????