Urim Gjata: Jam gati të ballafaqoj korrupsionin në drejtësi, po qe se shteti më garanton jetën | Gazeta Tema
 

Urim Gjata: Jam gati të ballafaqoj korrupsionin në drejtësi, po qe se shteti më garanton jetën

Postuar në: Aktualitet,Kronika,Kryesore |

Urim Gjata, personi që denoncoi korrupsionin e frikshëm në dogana nga njerëzit e Ridvan Bodes, thotë se është gati që të ballafaqojë korrupsionin me drejtësinë, nëse i garantohet jeta. Ai ka konfirmuar për “Telegraf” kërcënimet dhe tentativat për ekzekutim, ndërkohë që Ministria e Brendshme është shprehur për gazetën se, “i kërcënuari, duhet të denoncojë vetë në organet e policisë”. I pasigurt, qoftë edhe të shkojë deri te policia të denoncojë kërcënimet me vdekje, që i bëhen nga shumë persona, Urim Gjata u detyrua të largohet nga Shqipëria, por “Telegraf” ka mundur t’i marrë sërish një intervistë në lidhje me situatën e krijuar pas denoncimit të tij publik.

Bie zilja e telefonit në celular, në orët e para të mëngjesit. Një numër i shtetit të huaj, më habit, ngaqë nuk kam as të afërm në atë shtet.

- Mirëmëngjes! Kush jeni, ju lutem?

– Mirëmëngjës. Jam Urim Gjata. Ju flas nga….

Përse, andej?

– Mbrëmë (parmbrëmë), mbërrita këtu. Ika, sepse shumë në Shqipëri, u përpoqën edhe të më shtypnin më makinë.

- Kur? Kush?

– Isha në një lokal të qytetit ku banoj, me miqtë e mi. Kur dola, erdhi një xhip drejt meje. Po të mos isha midis shumë miqve, xhipi do të më kishte shtypur dhe sot, do të më bënin të tretat. Me ndihmën e miqve të mi, u detyrova të ikja nga Shqipëria.

- Ikët nga Shqipëria, se ju kërcënuan?

– Kanë filluar të kërkojnë vendndodhjen time, që të më vrasin.

- Ditën që u botua intervista juaj te “Telegraf”, ju mori ndokush telefon?

 Ndërpritet  telefoni. Pas disa minutash, rilidhemi.

– U pre linja, mezi kap këtu ku flas. Vazhdojmë. Më telefonuan nga DPD-ja, me telefon 0664151177. Fillimisht, më thanë të deponoja. U thashë, që faktet janë ato që botova në gazetë. Pastaj, më kërkuan të përgënjeshtroj, sikur  unë isha i pirë, kur i dhashë gazetës intervistën  dhe nuk janë të vërteta, me shpërblim  për t’u rikthyer në punë.

- Ti çfarë u the?

– Nuk kini më punë me mua. Po të doni faktet, ikni dhe i ballafaqoni në doganë. Kam kërcënimet në telefon që megjithëse jam jashtë për momentin thuaj vend tjetër, në lokal ku isha herën e fundit m’u mblodhën miqtë e miqve e kupton në trotuar po mos kishte njerëz do kisha ngelur në rrotat e makinës xhip, ofertat për të përgënjeshtruar dhe për t’u kthyer në doganë tjetër, këto edhe në  tel nga drejtuesit e lartë të DPD-së.

- Nga DPD-ja, donin që ti të paraqisje faktet që ke për kontrabandën?

– Ata më kërkojnë mua, të dinë sa di unë dhe të mundohen që të mbulojnë të tyret në doganë.

- Po ti pse nuk pranove, që të flasësh me drejtuesit e DPD-së, derisa të kërkuan?

– Të përshëndes,  vetëm duhet ta dish se këta, të doganës,  nuk të falin, por akoma nuk po mbledhin veten nga rrufeja që ju ka rënë.

- Ç’do të thuash me këto fjalë? Ata janë drejtuesit e DPD-së.

– Kush u beson që ata nuk i dinë faktet?

… Përsëri biseda me celular ndërpritet…

Pas disa minutash, rilidhemi. – Më fal, po dola pak nga vendi ku rri, se është poshtë. Më dëgjon, tani?

 

Sa të lehtë e kanë hetuesit të vërtetojnë faktet që ti ke thënë, po qoftë edhe të tjerat që më thua se i ke provë?

– Nafta, apo diçka tjetër niset p.sh,  nga Egjipti me destinacion Shqipërinë, Tiranën, mbasi futet në Greqi me dokumente, merr tranzitin për në Shqipëri Tiranë, duke i shtuar një plumb sigurimi nga doganë greke, kontrollohet në dalje të Greqisë dhe futet në tokën shqiptare, në atë kohë dokumentet janë ndërruar tërësisht për mallin dhe merr përsëri një plumb sigurimi në doganën e  Kapshticës, i mbahen dhe fotokopjet e dokumenteve dhe hajde rruga e mbarë.

–  Ndërrohen dokumentet? Si ka mundësi që dokumentet e bazuara në Doganën Greke nuk ballafaqohen nga pala shqiptare?

– Dokumentet janë gati në tokë të ndërmjetme, i merren shoferit origjinalet dhe i jepen të tjerat me të gjitha vulat e doganave nga vjen. Nuk duan, se me ligj, shefi i doganës ka të drejtë të verifikojë të paktën Triaret e gjithë mjeteve apo atje ku dyshon.

- Juve , si doganierë, për këto maune me nafte, nuk ju lejohet fare t’i kontrolloni, qoftë për përmbajtjen qoftë për sasinë?

– Vetëm dokumentet që rrallë përputhen me të vërtetën tranzitit i merret vetëm një kopje dokumentesh. Këta u tmerruan kur e morën vesh çfarë kishte ndodhur.

Kur dokumentet e një mauneje, ndërrohen,dhe ju e shikoni që janë të falsifikuara, doganieri merr ryshfet? Apo ka urdhër që ta lerë maunën të iki?

– Kush të lë pa paguar gjë.

- P.sh, vjen një maune i ndërrohen dokumentet. Sa është tarifa që paguan doganierin, që të pranojë dokumentet e falsifikuara?

– Por nuk ka doganier mos njohë faturën e mallit Triarin certifikatën origjinale me ato fallco.  Kështu, doganieri do marrë “kafen” e tij se do marrin dhe të tjerët dhe bosi i maunës dhe miqtë e tij,  të gjithë.

- Këto si mund të provohen se janë kështu siç i thoni ju?

– Të gjithë e dinë që dokumentet nuk janë origjinale, por kujt ja mban të kërkojë të paktën TRIARIN, dokumenti bazë që tregon gjatësinë, gjerësinë dhe peshën e makinës bosh, dokument i mbushur në shtetet europiane. Pse nuk janë vërtetuar në doganën greke dokumentet origjinale të mauneve për t’u ballafaquar me ato që ndërrohen nga sekseret, sapo vinë në doganë. Pse dokumentet kalojnë në sistem, ndërkohë që subjekti akoma nuk ka ardhur, a është pesha e deklaruar e mauneve me dru që shkojnë jashtë me atë origjinale? Pastaj, janë edhe kamerat 24 orë, që regjistrojnë çdo gjë. Edhe kur vjen një maune bosh, kontrollohet nga dy doganierë, në prezencë të kamerave.

- Po mund të ndodhë, që filmimet e kamerave të fshihen, tani?

– Nuk fshihen dot këtu në Kapshticë. A nuk u kap në doganën e Gorricës Kontenieri me sheqer nga dy oficerët e SH K B Korçë Vangjushi dhe Serjani dhe u mbyll shpejt e shpejt?  Me çfarë ligj zhdoganohen rrobat e përdorura të emigranteve kur largohen nga Greqia dhe sa paguajnë 300 euro doganierëve ryshfet që t’i lejojnë të ikin nga dogana?

-Po për kontrabandën e cigareve?

– Ok, cigaret kontrabandë vërtetohen vetëm në doganën greke, ku janë dokumentet origjinale. Tek ne nuk vërteton dot asgjë sepse, të thashë, janë të tjera dokumente me tjetër mall, por dhe sikur ta dijë kush, kujt ja mban të hapë gojë.

- A rregjistrohen makinat që transportojnë dru për përpunim dhe i ccojnë në fabrika greke?

– Shikoni kamerat, se atje duken edhe ngarkesa që janë trupa dhe jo dru për zjarr.

- Mund të thoni ku jeni tani?

– Kurrsesi. Nuk kam më asnjë garanci për jetën time, por edhe të familjes time.

- Çfarë kërkoni ju dhe nga kush?

– Nga Kryeministri Berisha, të më besojë, sepse më njeh shumë mirë. Jam gati që të ballafaqoj të gjitha faktet e korrupsionit që ndodhen në Kapshticë në drejtësinë shqiptare, po të më garantohet jeta. Dua që shteti shqiptar të mbrojë familjen time, tani që mua duan të më vrasin, ata që akuzoj unë për kontrabandë ndaj shtetit. Po e shikoj që shteti im nuk tregon asnjë kujdes për jetën time dhe të familjes time, unë do të kërkoj strehim politik në Ambasadën Amerikane ose të ndonjë shteti të BE-së.

 

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

36 Pergjigje per Urim Gjata: Jam gati të ballafaqoj korrupsionin në drejtësi, po qe se shteti më garanton jetën

  1. Drini  --  25 Gusht, 2012 në 7:41 pm

    Urim me fal qe po te them po qenke nje koqe kandari qe shume shpejt do ta hash si xhaxhi Kosta Trebicka.
    Po si more qorr, paske besim te salushi ne nje kohe qe ai eshte dirigjenti i ketyre matrapazleqeve.
    Shko me mendje se salushi esht i paster edhe sa krahu do ta hash o rime.
    Tamam si ata te denuarit politike qe thoshin: ska faj Enveri se nuk di gje i bejne keta poshte.

    Përgjigjjuni

    • Genci  --  26 Gusht, 2012 në 4:03 pm

      Shume i cuditshem ky tipi, megjithese ishte vetem doganier i thjeshte kishte numrat e kryeministrit dhe te disa ministrave…..varja sa ai ka vjedhe gjithe kohen, kushedi ku i ka ngele sharra ne gozhde….po me e bukra ne gjithe kete histori eshte se edhe nje doganier i thjeshte ka lidhje me kryeminister dhe ministra…. te na rroje SALIGRADI

      Përgjigjjuni

  2. Genci Vlore  --  25 Gusht, 2012 në 7:46 pm

    Ridvan, jep doreheqjen, lesho imunitetin dhe hapi rruge hetimit!
    Jo per gje, po na keni care by… me kerkesat per heqje imuniteti si kor korbash!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/karnavalet-e-shqiperise-3.html

    Përgjigjjuni

  3. Bogdani E.  --  25 Gusht, 2012 në 8:01 pm

    e gjithe kjo histori me duket shume e bukur per te qene e vertete; nuk e kam fjalen per vertetesine e korrupsionit, nje hamendje me thote se ngjarjet qe do te pasojne do te çojne uje ne mullirin e Sales! Se Sala mund te sakrifikoje disa ushtare per tu bere lideri i antikorrupsionit!!

    Përgjigjjuni

    • fl  --  25 Gusht, 2012 në 8:35 pm

      S’ka asgje per tu cuditur. Cfare ndodhi me Bulqizen , nga denoncimet e Premcit? Asgje.
      Max. qe mund te beje Sala ketu eshte te largoje ndonje qe eshte i bandes tjeter, dmth. LSI-se. Te vetet i heq e i ve ne pozicione te tjera, si shefin e SHIU.

      Ky ben mire te fshihet. Premci ka fis te madh dhe nuk ja mbajn ta prekin.

      Përgjigjjuni

  4. geno  --  25 Gusht, 2012 në 8:07 pm

    - Çfarë kërkoni ju dhe nga kush?

    – Nga Kryeministri Berisha, të më besojë, sepse më njeh shumë mirë. Jam gati që të ballafaqoj të gjitha faktet e korrupsionit që ndodhen në Kapshticë në drejtësinë shqiptare, po të më garantohet jeta.

    Ti kerkon kreut te mafies sali Kermes drejtesi? Ik ore mos e publiko me ate fotografi me kete qen e anti-shqiptar, ao me ate fotografi je futur ne dogane kur erdhe nga emigrimi si ish sekser i Vili-Vili ne Greqiqe zhvasnit emigrantet me letra koti

    Përgjigjjuni

  5. I-liri  --  25 Gusht, 2012 në 8:18 pm

    Ky genjen. Po te ishin te verteta keto skandale, Edi Rama do te kish ngritur popullin ne kembe dhe do ta kishte fshire qeverine. Bile Edi as e ka zene ne goje kete korrupsion marramendes, qe nuk eshte e vertete te ndodhe me kete qeveri me ZERO TOLERANCE NDAJ KORRUPSIONIT.

    Përgjigjjuni

  6. Donjet Liridoni  --  25 Gusht, 2012 në 8:22 pm

    Nuk e di me saktesi, se kur mund te hapet ligjerisht nje proces hetimor nga Prokuroria e rrethit apo e pergjithshme, por instiktivisht (gazetaret e vjeter te qendroreve duhet ta mbajne mend, qe kur nje ceshtje nuk mund te dilte ne media, per arsyet e njohura tashme, ishin te detyruar te informonin strukturat partiake e shteterore. Per saktesi pyesni z. Qemal Sakajeva, se ai ka pervojen e duhur)mendoj se rast me flagrant, me te qeruar, me te rrezikshem (edhe sot ne perurimet rreth e rreth Dajtit Salibegu i Pare u kreshperua per “korrupsionin zero” te qeverise se tij)nuk mund te gjendet gjekundi. Gjemuan mediat per nje punishte detergjentesh andej nga Don Boskoja (arritje e madhe e policise), gazeta “Telegraf” dhe vete Urim Gjata (urojme qe te mos kete fatin e te ndjerit Kosta Trebicka, qe e vrane ata qe cuditerisht shpetojne nga procedurat dhe jane me pushime sheikesh) trimerisht me nje kurajo per t’u admiruar ta nxjerrin ne shteg gjahun, dmth nxjerrin (per here te dyte) “kampionin” se si funksionon kontrabanda, rrjeti, protagonistet poshte e LART dhe prokuroria HESHT! (ose nuk ka lajm)Ata (mos) QOFSHIN!
    Ne nje shtet normal, konferenca e djeshme e shtypit e Sali Berishes, ne krah me Prokuroren e Pergjithshme, duhet te niste keshtu: E bejme kete konf. per te njoftuar mbare publikun (edhe ata qe presin perurime rrugesh)se ka nisur hetimi per ceshtjen e ngritur nga Urim Gjata etj.
    Po ai ben te kunderten. Vetem QORRAT, SHURDHET dhe KRIMINELET nuk mund te shohin, degjojne dhe t’i kthejne fjale USTAIT te tyre!

    Përgjigjjuni

  7. Agroni, Detroit, Michiga,USA.  --  25 Gusht, 2012 në 8:27 pm

    Gaezetari pyet Urimin:

    – Çfarë kërkoni ju dhe nga kush?

    – Nga Kryeministri Berisha, të më besojë, sepse më njeh shumë mirë.

    O Urim, qenke komplet koqe kanari.

    Përgjigjjuni

    • ervis  --  25 Gusht, 2012 në 11:59 pm

      ore trap mos bo gabim de negociosh me berishen se e hange plumbin shduko nga keto kriminela . bravo per ate qe bere por tani mos u afro me se po shkon per lesh . o shoku

      Përgjigjjuni

  8. FAT I KEQ I SHQIPERISE  --  25 Gusht, 2012 në 8:33 pm

    Ti e kupton cdo te thote MALOK.
    Race shpellash qe nuk njohin kulturen qytetare,
    por vetem ARMEN te mbrojne shpellat.

    Përgjigjjuni

  9. xhozi vete  --  25 Gusht, 2012 në 8:38 pm

    URIM VELLAI I PASKE HYRE DETIT ME KEMBE,PO ME KETE FOTO DHE ATE TE DY DITVE TE PARA TANI ,E KUPTVE QE UJI KU NOTOJE ZOTROTE ISHTE I QELBUR NEJSE ME MIRE VONE,SE KURRE THOTE POPULLI,TANI KUJDESU PER VETE SE TY TA JAPIN STREHIMIN PER VETE DHE PER FAMILJEN DHE MOS KERKO NDIHME NGA SHTETI MAFJOZ SHQIPTAR,KERKO STREHIM POLITIK NE TE GJITHA VENDET E BOTESSA ME PARE ,PO MIREMO VELLAI NUK E SHIKON TI SE KUSH ESHTE NE KRYE TE SHTETIT PER T’JU BESUAR JETEN TENDE DHE TE FAMILJES ,PO PSE MOR BURRI DHEUT NUK JA QAVE HALLIN XHOZIT ASJ TE BIRISHES JO MUA SE AJO PATJETER DO TE TE KISHTE NDIHMUAR ASHTU HIPUR E KALERUAR SIC KA KALERUAR DHE PARLAMENTIN SHQIPETAR TANI TREGOHU I ZGJUAR DHE SHPETO KOKEN TENDE DHE TE FAMILJES TENDE ,PO PSE NUK MESOVE TI TE DENONCOJE ME FAKTET DHE PA BERE PUBLK EMRIN DHE FOTON E KETIJ GOMARIT KETU QE KA 20 VJET QE KA MARE PENG NJE POPULL DHE NJE VEND TE TERE MEGJITHATE TE UROJ GJITHE TE MIRAT TY DHE FAMILJES TENDE ZOTI I SHPETOFTE SHQIPTARET NGA BAJLOZI I 2 PAS ATIJ TE PARIT TE GJERGJ ELEZ ALISE.

    Përgjigjjuni

  10. kev  --  25 Gusht, 2012 në 8:53 pm

    o urim mashtruesi po ti mi ke marre 50 evro dhe mua ne kapshtice.Si thua ja vlen te bej denoncim…si une jane me qindra viktima te tua.Po ishalla te ndihmon Baba Kalanderi te marrc azilin se per kete po e ben gjith zhurmen.Po kur te te vij dhe Kujtimi ne bruksel apo ke ate mikun e pordh….me fal ,interpolit

    Përgjigjjuni

  11. Ne shqipetaret vetem llafe kemi  --  25 Gusht, 2012 në 9:05 pm

    Vazhdoni e miruni me llafe o shqipetare qe 22 vjet po ju mbyt pluhuri dhe injoranca veriore, ne vend qe te zhvilloheni dhe zhdukni maloket qe vazhdojne te ndyjne e djegin qytetet si kucedra mali.

    Përgjigjjuni

  12. xha sulua  --  25 Gusht, 2012 në 9:11 pm

    urim, shoqeri e keqe te prish te merr me qaf te merr po mos rri me beqoberishen o mavri se nxiesh dhe ti….

    Përgjigjjuni

  13. NINO  --  25 Gusht, 2012 në 9:41 pm

    urim sezioni i gjuetise eshte hapur ,dhe po nuk eshte hapur ti me ate fotografi nuk te ndalon policia pujore munde te gjuajsh ,nuk eshte e thene te dalesh nga korca ,munde te dalish dhe nga tropoja ,por mos harro mbaje me vete fotografine se ke mbaresi ,te prish synyn e keqe .
    ti kerkon mbrojtje nga shteti ,te jesh i sigurte qe mbrojtja nuk te mungon ,po duhet kujdes se ti munde te rrezohesh ne gjueti,per kete nuk te ka faj shteti,urim te urojme mos te te gjejne atje ku je .

    Përgjigjjuni

  14. urime  --  25 Gusht, 2012 në 9:42 pm

    urinimit sa vjet ju deshen te rinte ne dogane
    per te kuptuar korupsionin?
    i mbushi xhepat urinimi dhe i fut nje strehim
    politik se nuk i dihet ne zgjedhjet e 2013.

    perdora fjalen korupsion? ne keto kohe
    qe jetojme eshte krenari.

    fjala e duhur eshte i papari mos pafte.

    Përgjigjjuni

  15. tonini  --  25 Gusht, 2012 në 9:44 pm

    Urim Gjata: Jam gati të ballafaqoj korrupsionin në drejtësi, po qe se shteti më garanton jetën

    Pergjigja me dy fjale: Kosta Trebicka.

    A mund t’i kerkosh kryekriminelit te behet i ndershem dhe mos te vrase? Ver logjiken ne pune. Ky keshtu i permtoi edhe Kostes te vinte…

    Përgjigjjuni

  16. Nadia Shabani  --  25 Gusht, 2012 në 10:02 pm

    Urim nuk e besoj qe ti genjen por po me duket shume e cutitshme heshtja e opozites sa po me duket se dicka nuk shkon ne kete mes. Qofsha e gabuar por ta merre mendja ty qe te mos dije gje Saliu per gjithe kete korrupsion ne doganat tona? Une nuk e besoj per veten time se ai ashtu beri edhe me Dritan Priftin kur e njoftoj per korrupsionin e naftes virgin shko ne prokurori i tha dhe shume vone plasi korrupsioni i naftes qe vidhnin shqiptaret duke shitur naften e piste per te paster. Tani ose ti po perdoresh nga Saliu per te goditur ndonje klan tjeter brenda vet PD-se (lufte brenda llojit) ose ti je shume budalla qe beson se Saliu eshte i paster.Sido qe te jete puna nje gje eshte e sigurte per ato qe thua une te besoj plotesisht se kam degjuar njerez plot qe ankohen duke mallkuar qe i befshin qefin leket e femijeve tone, e kam fjalen per emigrantet,ne nuk presim ndonje drejtesi nga organet e padrejtesise por ti ben mire te shkelesh ne toke dhe mos bej sikur nuk e di qe Saliu eshte vet dirigjenti kryesor i vjedhjeve ne Shqiperi sepse ai per te vjedhur vodhi edhe votat. Ki kujdes se me keta nuk behet shaka dhe mos i trego njeriu se ku jeton se nuk i besohet as rrobave te trupit sot.

    Përgjigjjuni

  17. MARKO  --  25 Gusht, 2012 në 10:17 pm

    Zoti Urim te njoh nga afer dhe te njoh mire. Te pergezoj per kurajen e madhe qe ke mare. Nje keshille shoqerore. Kerkon qe “melçite” tja varesh U J K U T Sali BERISHA, ne qafe per te ruajtur Ty dhe familjen tende.Kjo ose eshte nje lajthitje e jotja ose te kane keshilluar gabim.Sali Berisha eshte nje cub dhe nje n”mirditor” i keq. Te vret naten dhe te qan diten. Te ben qejfin sikur te perkrah dhe te fut gishtin ne B*** Ka nen urdhera persona te inkuadruar ne celula mafioze,te pergatitur dhe te instruktuar nga mafioze Kroate e Boshnjake. I ke aty ne mes te Tiranes “ulur” kembekryq. Kafen te 15-te katshi e pine e hapen bythesh. Ata presin vetem çakerritjen e syrit te Don Saliut dhe ti shkon per dhjam qeni.Ne perberje te ketij grupi jane kriminele te sprovuar nderkombetarisht, si pjese e Mafies se Ballkanit dhe te pa denuar,atentatore,xhenjere,ish ushtarake,zaptues trojesh, posedues diskosh, e lokale nga me luksozet, pasuri te patundeshme ne mes te Tiranes dhe ne bregdet te perfituar ne rruge krimnale, e si honorar, per sherbimet qe i kryejne Don Saliut. Ata jane nje shtet brenda shtetit.Cdo fjale tjeter te shpreh, eshte e tepert.Ndaj me shpirt te uroj fat Ty dhe familjes Tuaj.

    Përgjigjjuni

  18. fane mirdite  --  25 Gusht, 2012 në 11:27 pm

    oooooooooooooooooooo marko ky emer nuk eshte i joti dhe sa per dieni mirditoret dhe dhe verioret nuk te vrasin naten dhe te qajne diten kete shprehje e ke te rraces tende se kure eshte puna per me vra ta numrojme ne lulut te ballit ne pik te mjesdites, kupton pershendes kurajon e ketij doganjerit ,mos eshte kjo banda e atij ish shefit te shikut prandaj nuk flet ky edi ,apo kush e di do e vras diku atje ku eshte dhe te dale e te thot shikoni qfar behet ka sakrifiku shum ky ……………………..

    Përgjigjjuni

  19. oriku  --  25 Gusht, 2012 në 11:34 pm

    Zoti Gjata ke bere mire qe ke ikur te vafte mbare nga te vesh.

    Përgjigjjuni

  20. tonini  --  26 Gusht, 2012 në 1:23 am

    Habitem me disa ketu qe cuditen pse Edi dhe opozita s’po ndihen. Po c’a thoni aman, ai eshte kot fare se po te ishte per te qene atij i jep sal mortje krimineli material perdite dhe cdo lider tjeter do e kish hedhur kete kermen qe kemi ne nja 100 here. Ky e ka mendjen me honger ngjala e te beje tweet tweet. Cdo opozite po t’i ishin vrare popull si ne 21 Janar apo Gerdec do shkallezonte protestat perdite derisa t’a hidhte mortjen qe i hyri frika ne palce athere dhe s’dinte c’thoshte.

    Keshtu qe mos u ciditni, prandaj rri dr. mortja ne fuqi se s’kemi opozite dhe nuk e ka fajin populli sepse duhet drejtim

    Përgjigjjuni

  21. Ben Chicago  --  26 Gusht, 2012 në 9:21 am

    ti do garanci nga saliu
    saliu te garanton vdekjen,thuaji atij po deshe.

    Përgjigjjuni

  22. berti  --  26 Gusht, 2012 në 9:37 am

    Urim dhe une te njof mire ty te lumte pushka por besoj se u nxitove,1-nuk matet njeriu me malin,2-kujton se shoket e tu apo DPD Policia do te te mbrojne ty? 3-u largove me vonese nga shqiperia -4- dite mbasi kishin dale dy artikuj e tu dhe mbas takimit ne Pogradec me perfaqesuesit e antikorrupsionit te DPD ne nje kafe buze liqenit,ti ke qene ne emigracion plot 15 vjet cfare pate qe u ketheve,eshte e vertete ke mbrojtur dhe ndimuar emigrantet per kete flasim Mimoza Dako kryet Shoqata shqiptaret e Selanikut,Ramiz Datja N/Kryetar dega e PD Selanik,Spiro Janaqi dega e Ps Selanik,Thodhori Mio,Kryet shoqata Progresi selanik ju kini qene shoke te mire te majte dhe te djathte ne Greqi kini ndimuar emigrantet,ju kini dokumenta te rregullta nuk besoj cfare shkruajne,cdo kush ka gojen e vet por nje fjale e urte thote:Mos telente zoti pa hasem.)Mos u merzit se dikush ka dhe duf inate personale ose nuk te njeh,dikush shpreh zemerimin ndaj sistemit ndaj teje.Juve ju vafte mbare,ne miqve mos na harro na ke prane kurdohere sic na ke patur,Pershendetje nga te gjithe ne.

    Përgjigjjuni

  23. beni  --  26 Gusht, 2012 në 10:03 am

    Urim je dhe ti pjese e korrupsionit ti mund te merresh si i penduar dhe mund te kesh ndonje privilesg ne masen e denimit ,por korrupsionin ti dhe shoket e tu nuk mund ta luftosh ti di shum pak gjera qe i ke bere vete se per te tjerat nuk di gje ti, ai eshte nje korrupsion i rendomte qe sot ne administrate eshte i zakonshem,por kete vend e ka mbuluar korrupsioni dhe nuk ka kush te luftoje se ata qe e kane per ta luftuar e bejne vete,vetveten nuk ke si ta luftosh.

    Përgjigjjuni

  24. Treviso  --  26 Gusht, 2012 në 10:43 am

    çfar i bere vetes o,
    o Urimooo
    sa i papjekur paske qene o
    o Urimooo
    si i besoke saliut o, o Besimo.
    O Urim Gjata, paç fat ne jete dhe te keshilloj qe morali te mos bije poshte atje ku je.Ne qofte se kerkon shpartallimin e grupit mafjos ne dogana vazhdo e puno me gazetaret e atij vendi ku je.Nderprej telefonatat me Shqiprine deri sa te sigurohet jeta.

    Përgjigjjuni

  25. orli  --  26 Gusht, 2012 në 11:30 am

    Ky si gjithe kelyshet e sales ka vjedhur pa dogane dhe tani kerkon te fitoje azil per ti ngrene i qete parate e vjedhura.Kush eshte ai qe nuk e di si behen vjedhjet neper dogana e kudo,ky birboja i sales nuk na ka thene ndonje gje te re vetem se po i ben reklame vetes neper gazeta qe te fitoje azilin!!

    Përgjigjjuni

  26. Edvini Bon Ciuciu o puna!  --  26 Gusht, 2012 në 11:46 am

    Qytetari i thjeshte UrimGjata e beri te veten, Akuzen e rradhes, me rrezik koke,
    po Opozita ku o?
    Po TOPI, KuqeZiu…e Dalezotsat…
    e Shoqni Civile e intellectual(eshte)rit ku jane?!
    Sa per KryeOpozitar RilindasVizionarin edvin, doemos e ke tu bo Ciuciun e rradhes (= I rreh shpatullat, i gjendet prane Shpellarit Te Gerdeceve te pafundme)!…
    Fshati digjet- Kurvat lyhen, krihen dhe ‘dizenjojne’ Bordello Te Re!
    Me thoni or’ edviniste,
    -ta marr ene un’
    marifetin, qe ky Sharlatan
    j’u hudh Trute e Gomarit,
    or Te Mjere ?!

    E letyrshme po,
    nano met, edvin… ceke, e tope … fevzinj, çiler, çuper… ZhejMjera,
    Te TERE Kerma-Xhuvelerinj Godo-she,
    qe mbajne Shpellarin per me I qite Ujin e Zi ktij vend!
    E, shume ende S’bine n’ mend, delet qorre, qe na marrin me qafe (se Jane shumica)!!

    Ah, per hesap Te Kurvave Te MOTIT, ka thane Fishta I madh.

    Përgjigjjuni

  27. spartak dija  --  26 Gusht, 2012 në 11:56 am

    Ky Gjata eshte ne kete rast thjesht pjese e nje plani te gatuar ne guzhinen vucitolase.Shume shpejt do marre garanci nga vucitolasi dhe me deshmite e tij do bej ca koka turku…Do behet zhurme edhe me e madhe se tashti thjesht per te terhequr vemendjen e njekohesisht qe vucitolasi te rimarre stafeten e luftes kunder korrupsionet..edhe ca muaj vine zgjedhjet…Eshte per te ardhur keq qe opozita thjesht vazhdon te shullohet ne diell…Pikerisht armen qe opozita ka ne zgjedhjet e ardhshme ,korupsionin..po e le ne mos e ka lene ne dore te te Keqes sone nacionale..ne dore te legeGazetare hulumtoni karieren e gjates dhe do zbuloni cudi qe sdo ishte keq te beheshin te njohura per publikun…

    Përgjigjjuni

  28. Opozita a do I kerkoje gjo saliut e bodes, Te shohim  --  26 Gusht, 2012 në 12:00 pm

    Te shohim a do Luje nga veni para twiterit edvini per te vu me shpatulla per mur sali e bode,
    se ja Korrupsioni n’kom !
    E ja tradhetia per detin, me dokument, qe Shpellari i Gerdecve pafund e bon te paqenme…
    Mire na e bon,
    I thon Demokraci Shpellare, ket ka Bo e ket ka me bo!
    Derisa Te kemi per opozite gjysmen tjeter te Bajges ( e ka lan ket llaf dritero babaxhani)
    Dhe Ne delet Qe bojm tifozllik per njonen gjys!

    Eh, un’ I mjeri
    qe plas e nuk plas dot!

    Përgjigjjuni

  29. Qo silvaKonti jon o kryezoti yne Arvizue, a din gjo ku o,
    A I keni dhon krohnin n ‘ dor’ per me u kreh, burrnesha?!…
    E dina qe ksaj i thon demonkraci, po presim i nderum avizue me na dal me pervesh mNget e me na urdhnue:- ‘ niw, act, dele!’
    Ket po presim ne fakt, 0 a s’o Demonkraci!
    Po presim zgjedhje te lira & arvizunin Te per’brsha longer,
    Kaq presim na delet …
    Cuditet ene bugajski (qe ne presim vec integrim ….me KryeIntegruesin e Ngjalave me bllok ne dore dhe Shpellarin e Pakorruptueshmin me bande mafioze…)
    Mire na e boni!

    Eh, mos na lante zoti pa demonkraci e TUTORE !

    Përgjigjjuni

  30. Jam nga Fieri  --  26 Gusht, 2012 në 3:26 pm

    Zoti Ridvan (Bode) Baçi ka privatizuar Leshpunuesen e Fierit ne vitin 1994 per nje cop buke nepermjet zotit Shpetim Baçit që ishte perfaqesues i te perndjekurve politik per rrethin e Fierit,që sot eshte Drejtor i policis se Burgjeve te Republikes.

    Përgjigjjuni

  31. Genti35  --  26 Gusht, 2012 në 9:27 pm

    Sigurisht qe shteti te garanton token per varr. Rri urte me mire.

    Përgjigjjuni

  32. inf  --  27 Gusht, 2012 në 6:05 pm

    o urim o rroçke po dhe azem hajdarin mire e njifte saliu me rrac e me fis dhe ja hangrri kaptinen ke çke ik denonco aty ku do marresh azilin dhe mos u duk per ca kohe se do hash barin e minit.
    Po si nuk mbushesh me mend qe saliu eshte nji drogaxhi qe saliu yt eshte nji horr e edepzes qe saliu eshte nji tradhtar dhe nji rrugaç tropojet qe saliu vret dhe bijen dhe mbesen e vet per kolltuk qe saliku shkatarron gjithe ALBANINE per karrige.
    Urim o ish trimi i saliut o spurrdhjak mos jep intervista se populli i di kto pak xhevahire qe jep ti te gjithe e dim qe berisha vjedh qe berisha shan me liber shpijet gjithe miletin.
    Ik urim futu ne ndonji strrofkull ha ato qe ke vjedhur si doganier qe ke qene dhe si njeri i dekoruar nga berish horri dhe mos ha mut neper gazeta se kto qe llomotit ti i di jo vetem albania por i gjithe Planeti
    lum miku
    bej si te duash por ti je i vdekur nga grupi lemeria qe ka sali zeza nen hyqem
    poshte ky njeri qe e beri njerzimin Shqiptar me turp e me Damke POSHT KY ZUZAR E BIR LOPCAREJE QE PO SHKATRRON NJI KOMB NE KET PLANET.

    Përgjigjjuni

  33. diell  --  30 Tetor, 2013 në 8:10 am

    -Mendoj se duke marre doganat anglezet, rezultatet do te jene nje argument per te vene pikat mbi [i].Prandaj e shkuara kundersulmon,..por pa top,pa porte.
    -Laku imagjinar{por real} po shterngohet..

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>