Kryeinspektori i Kontrollit të Pasurive në Shqipëri, Adriatik Llalla, deklaroi sot në Tiranë se lufta kundër korrupsionit duhet të fillojë nga pastrimi i organeve të drejtesisë. Zoti Llalla tha në një intervistë për Zërin e Amerikës, se ILDKP e sheh me shqetësim mënyrën se si organet e drejtësisë veprojnë me denoncimet e këtij institucioni mbi pasuritë e dyshuara si të parregullta të zyrtarëve dhe politikanëve. Ai tha se dyshonte se prapa çdo denoncimi të rrëzuar mund të qëndrojnë favore që zyrtarët u bejnë njerëzve të drejtësisë. Në intervistën me Zërin e Amerikës, zoti Llalla foli edhe për nismën e fundit që të hetohen edhe pasuritë e personave që u bëjnë dhurata zyrtarëve deri në dhjetra mijëra euro.
Zoti kryeinspektor, çfarë keni konstatuar në këto 4700 deklarata pasurie që kanë sjellë zyrtarët deri tani apo në verifikimin e rreth 190 deklarata pasurie veçan tyre nga shorti?
Këto deklarata vijojnë ende të jenë në procesin e kontrollit. Institucioni ynë po mbledh të dhëna në të gjitha institucionet publike dhe jopublike në funksion të kontrollit që kryen për hetimin e këtyre rasteve. Besojmë se fundi i muajit shtator dhe tetori do të jetë afati kur ne do të bëjmë publike deklaratat, rezultatet e këtij kontrolli.
Zoti Llalla! Ju keni thënë shpesh që shumë nga denoncimet e zyrtarëve me shkeljet që ju keni gjetur në deklaratat e pasurisë i çoni në prokurori apo insitucione të tjera, por ato pezullohen nga organet e drejtësisë, hidhen poshtë dhe kthehen përsëri në hetime te mëtejshme. Çfarë nuk shkon në bashkëpunimin midis institucioneve të drejtësisë, pra për të luftuar më mirë korrupsionin në radhët e administratës shtetërore?
Ajo çka nuk shkon është mosfunksionimi në mënyrën e duhur e institucioneve të drejtësisë. Ne gjykojmë se mjaft raste të kallëzuara ose të dërguara në rajon për gjykim nuk hetohen ose nuk jepen zgjidhjet e duhura ligjore. Kjo mendojmë se ndodh për shkak se vendimet jepen në shkëmbim të favoreve të ndryshme për zyrtarët e kallëzuar prej nesh. Ne kemi denoncuar publikisht, kemi ankimuar këto raste, më pas si në gjykatë kemi vënë në dijeni kuvendin apo institucione të tjera kushtetuese, nga të cilat ne varemi. Gjykojmë sërish se institucionet e drejtësisë kanë nevojë që të jenë më transparente dhe pikërisht janë institucionet ku duhet të fillojë lufta ndaj korrupsionit.
Zoti Llalla! Bashkimi Europian pritet që mbas disa javësh të nxjerrë raportin vjetor të progresit lidhur me ecurinë e Shqipërisë. Midis 12 rekomandimeve është edhe lufta ndaj krimit dhe korrupsionit. A keni ndonjë vlerësim ju si drejtues i institucionit të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit lidhur me përpjekjet që bën Shqipëria për ta luftuar korrupsionin?
Ne e shohim me shqetësim mënyrën se si drejtësia lufton për të reflektuar ndaj korrupsionit. Kjo më tepër lidhet me rastet kur ne kallëzojmë apo ankimojmë në gjykatë rastet e zyrtarëve që konstatohen se janë shkelje të ligjit. Zyrtarët që janë gjetur në shkelje të ligjit kanë qenë të të gjitha kategorive, duke filluar nga tatimorë, doganierë, gjyqtarë, prokurorë, ministra, zëvendës-ministra, deputetë, të zgjedhur lokalë etj. Për ne zyrtarët nuk ka rëndësi se janë në periferi apo në qendër. Ne kemi kallëzuar në të gjitha rastet zyrtarët që janë gjetur në shkelje të ligjit.
Zoti kryeinspektor, ju i keni kërkuar parlamentit, dhe qeveria i ka kaluar ato në parlament disa amendamente për të forcuar ligjin e institucionit tuaj, pra për të hetuar edhe persona të tretë që u bëjnë dhurata zyrtarëve shqiptarë. Çfarë konkretisht doni të hetoni tek dhuruesit e këtyre pasurive?
Hetimi i personave të tretë eshtë një domosdoshmëri që na e ka diktuar puna jonë e përditshme. Në mjaft raste krijohen dyshime të arsyeshme se zyrtarë të ndryshëm, pasurinë e krijuar në mënyrë jo të ligjshme, pra në këmbim të favoreve të ndryshme e qytetarët e fshehin në emër të personave të tretë që janë lidhje familjare apo shoqërore. Mjaft zyrtarë krijojnë dyshime se pasurinë e krijuar në mënyrë jo të ligjshme e kanë fshehur në lidhje familjare ose shoqërore në forma të ndryshme duke regjistruar në emër të personave të ndryshëm të lidhur me ta apo duke hapur llogari bankare në emër të tyre. Po kështu janë edhe rastet e dhuratave, një tjetër problem shqetësues që ne hasim ne punën tonë të përditshme. Pengesa ligjore që ne kemi deri tani pra që ligji parashikon që ne kemi të drejtën për të kërkuar deklarimin e pasurisë nga personat e tretë, por nuk parashikon sanksionet ndaj tyre nëse ata nuk e përmbushin këtë detyrim. Kjo ka bërë që shumë qytetarë të kësaj kategorie, mos t’i pergjigjen kërkesës tonë për të deklaruar interesat e tyre private. Besojmë se me miratimin e amendimeve ligjore që ne kemi kërkuar kjo pengesë do të hiqet dhe ne do të kemi mundësinë tashmë të hetojmë personat e tretë për të provuar pasurinë që ata kanë. Ata do të kenë detyrimin ligjor të deklarojnë pasurinë brenda institucionit tonë dhe njëherazi ligjshmërinë e burimeve e krijuara prej tyre. Ky do të jetë një hap i rendësishëm në drejtim të hetimeve që ne kryejmë, gjithashtu për të nxjerrë para ligjit zyrtarët që dyshohen se fshehin pasurinë në mënyrë jo të ligjshme po ashtu edhe qytetarët që na fshehin pasurinë e zyrtarëve në këto raste.
Zoti Llalla! Cilat janë dhuratat më paradoksale dhe më të mëdha që u janë bërë zyrtarëve shqiptarë dhe ku bazohen, çfarë janë këto dhurata kaq të mëdha për zyrtarët shqiptarë?
Në vlerësimin tonë, në mjaft raste kjo është mënyra e ndjekur nga mjaft zyrtarë për të fshehur pasurinë e krijuar në mënyrë jo të ligjshme. Këto dhurata janë shuma të mëdha të hollash, objekte, zyra, shtëpi banimi, toka etj. këta zyrtarë deklarojnë se marrin dhuarata, huamarrje në forma të ndryshme nga lidhjet e tyre familjare dhe shoqërore, të cilat shërbejnë si një mënyrë për të fshehur në mjaft raste pasurinë e krijuar në mënyrë jo të ligjshme. Ata i deklarojnë këto dhurata, por dhuruesit e tyre nuk deklarojnë pranë nesh arsyet e këtyre dhurimeve në shuma të mëdha dhe burimin e krijimit të këtyre pasurive që i dhurojnë. Janë shuma që fillojnë nga 10 mijë euro dhe kalojnë deri në 100 mijë euro.
a e pive llallen ti,ore?kur ta pish,na lajmero,se do te te japim dhe nje gote boze.klysh kurve,edhe ti ne burg e ke vendin.
Hetimi i personave të tretë eshtë një domosdoshmëri … dmth akoma nuk kontrollohen pasurite ne emer te familjarve te Zyrtarit. Mendoni se sa i vlefshem ka qene ky institucion deri tani
SHKAKU:Politikani-hajdut,kontrollori-hajdut,prokurori-hajdut,gjyqtari(shkalla 1,2,L-hajdut),polici(shef ose rrugor)-hajdut
PASOJA: hajduti(i vareses)-VRASES
Dhurata me e madhe dhe me e cmuar per qeveritaret eshte dhurata qe i ka dhene zoti nje tuf dhe nje popull idiot qe po e shfrytezojne deri ne palcet po ija marrin dhe shpirtin,turp qenat duhen djegur me benxine te gjithe ne qeveri pa bere dallim i majte apo i djathte !
Bashke me zullumqaret e pushtetit, duhet domosdoshmerisht te gjykohen dhe ata qe kane dhene ryshfete (dhurata). Dihet se ata nuk i kane dhene kot pa patur perfitime. Ketu duhet te ndalet e te thote fort fjalen e saj drejtesia (jo kjo qe eshte sot, sigurisht).
Jo ,ata nuk duhet te denohen per qellimin pse i kane dhene dhuratat.Eshte marrezi.Kane deshire dhe i bejne.Duhet te hetohen ku i gjeten keto para.Nqs jane biznesmene,ka bilance ka te dhena a jane pasqyruar apo jo.Ah,vetem per kata te ngrihej Enveri nje vit,sa ti vinte ne zap ti hetonte e tu nxirte dhe qumshtin e nenes.Ti vinte ne rresht e ti vriste me nje plumb.Vetem hajdutet,te kuptohemi.
Per dhuratat mbi 500$ American duhet te taxohen te dy palet (dhensi dhe maresi I dhurates).Masa e % se te jet Jo me pak se 55 %.Se behet per te fahehur korupsjonin as vllai nuk te fal 800 mij €. Kjo nuk do mend shume zoti llalla.
ti boll me deklarata ne parim, nxirr emra konkrete ose ik pirdhu
Po çfare emrash do nxjerre ky spurdhjak ?! Ky u ngrit ne detyre nga zv.prokuror i Tiranes ne kryeinspektor te ILDKP pikerisht pasi ishte akuzuar penalisht bashke me ca prokurore te tjere sepse ne menyren me skandaloze dhe me ashiqare te paligjshme pushonin kallezimet penale ndaj mafies se tokave te Paskuqanit. Kuptohet qe edhe çeshtja penale ndaj Llalles etj. u pushua nga prokurore po aq skandaloze sa edhe Llalla. Korbi korbit nuk ja nxjerr syte. Kurse Korbi i Madh, Kreshnik Spahiu e gradoi pikerisht kete specie korruptive me rrezikshmeri te larte shoqerore ne kryeinspektor te ILDKP. Pika qe nuk bie edhe Zerit te Amerikes, madje edhe gazetes super te nderuar TEMA, qe merren me broçkullat e ketij kllouni.
Tashti qe po te mbaron mandati po FLET shoku LLALLA.Ku ishe keto 5 vjet qe nuk fole? keta hajduta kane qene ne pushtet. Si TI edhe presidenti TOPI e ngriti zerin vitin e fundit. Edhe TI je nji kukull pa moral dhe pa dinjitet.Mos e quaj vehten burre te mire.
ti je nje burre kelysh i sales o llalle shih cfar mbiemri katundar qe ke …dmth kush do prese kurajo nga nje katundar llalle. kush te beson ty ore.ke fuqi e koqe te nxjerresh emra??/jo,Ik pirdhu se as te ka njeri ne liste …na plasi ne se cfare pasurish kane atat horrat…sikur jane tonat…ik o mbushu
Pergjigjet e ketij njeriu ne kete interviste jane justifikimet qe Sali Berisha do te perdore per te zhdukur Ina Ramen nga vendi I Kryeprokurorit.