Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut u mblodh për të filluar shqyrtimin e paketës së ndryshimeve kushtetuese të paraqitura nga Partia Socialiste. Por pas një debati të shkurtër, u vendos që të shtyhej për dy javë shqyrtimi i këtyre propozimeve. Sipas njoftimit zyrtar, shtyrja u bë në mënyrë që deputetëve t’i jepet koha racionale për t’u njohur me këtë iniciativë.
Relatori i paketës së propozimeve për ndryshimet kushtetuese, Pandeli Majko, ka reaguar menjëherë pasi Këshilli i Legjislacionit vetëm me votën e mazhorancës vendosi që të shtyhet për dy javë diskutimi i propozimeve për ndryshimet kushtetuese të paraqitura nga PS. Majko në komunikimin e tij me gazetarët tha se propaganda shurdhuese e qeverisë dhe posaçërisht e vetë Kryeministrit e ka paraqitur këtë çështje si një urgjencë që duhet të realizohej sa më parë, ndërsa sot PD nuk i qëndron deklaratave të veta.
Deputeti socialist Majko tha se prezantimi në detaje i paketës së propozimeve për amendimet kushtetuese është bërë më herët nga kryetari socialist i komisionit të ligjeve Fatmir Xhafaj.
“Sot ne u përpoqëm të bënim një paraqitje sa më të shkurtër. Ideja kryesore ishte se ky është një diskutim i cili nuk ka të bëjë thjesht dhe vetëm midis politikanëve, po është një diskutim publik dhe mbi të gjitha më shumë sesa politikanët duhet të flasin ekspertët. Në këtë këndvështrim ne u përpoqëm në mënyrë të shkurtuar të shprehemi në lidhje me kërkesat që ne depozituam pranë Këshillit të Legjislacionit. Kërkuam që të vinin të shprehnin opinionet e tyre Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, misionet ndërkombëtare në Shqipëri që na asistojnë për këtë çështje dhe që ishin prezentë dhe në seancën dëgjimore të kaluar. Pra, sa më pak politikë dhe sa më shumë profesionalizëm. Kjo ishte ajo që ne ofruam si opsion në diskutimin e sotëm. Çudia na erdhi më pas. Pasi gjithë këta muaj, korrik dhe gusht, kanë qenë një varg deklaratash pafund për shtyp qoftë të kryeministrit, qoftë të zëdhënëses së PD, lidhur me propozimet e Partisë Socialiste për ndryshimet kushtetuese, ndërkohë që sot PD kërkoi dy javë kohë për t`u menduar. Dy javë kohë për t`u menduar pikërisht kur të gjithë po vrapojmë. Po e kërkojnë të vrapojmë edhe miqtë tanë në Bruksel, kam parasysh deklarimet e fundit që brenda shtatorit dhe mundësisht para tetorit të ndryshohet Kushtetuta lidhur me kapitullin apo çështjen e imuniteteve dhe ndryshimet që do të diskutohen në vazhdim nëse do të biem dakord,” tha Majko.
“Ka një deklaratë të përsëritur të kryetarit të Partisë Socialiste dhe kryetarit të grupit parlamentar në vazhdim të asaj që ne kemi deklaruar edhe në seancën parlamentare më të fundit, me të cilën u mbyll sezoni i kaluar parlamentar, që ne nuk do të nxjerrim asnjë problem si opozitë edhe nëse propozimet tona shtesë lidhur me ndryshimet kushtetuese, që kanë të bëjnë me zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, Këshillit të Lartë të Drejtësisë, edhe sikur mos të kishte kompromis, ne përsëri do të votonim duke patur parasysh, atë fakt të rëndësishëm që Shqipëria në këto momente duhet të jepte mesazhe të qenësishme, thelbësore që kanë të bëjnë me procesin e integrimin europian. Mesazhe që po i pret Brukseli dhe që siç u shprehën deri më sot qeveritarët, janë të nevojshme që Shqipëria të hedhë atë hap të rëndësishëm. Çudia ishte, unë dëshiroj ta nënvizoj dhe përsëris fjalën, çudia ishte që Partia Demokratike kërkoi dy javë kohë. Dy javë kohë për të menduar për një varg propozimesh për të cilat ka rreth të paktën dy muaj, të paktën nga pikëpamja e Rregullores së Parlamentit, që diskutohet,” vijoi Majko.
Sipas deputetit socialist Pandeli Majko edhe pse opozita nuk vuri kushte për votën e saj PRO, edhe pse përballë ka një shtet njëpartiak, PD tregoi se është ajo që nuk do heqjen e imuniteteve. Majko madje duke iu përgjigjur Berishës dhe deklaratave për gjoja pengesën që i ka sjellë opozita heqjes së imunitetit iu drejtua kryeministrit me shprehjen “Muço të hëngër tënja e ke të keqen brenda”. Duke lënë të kuptohet se mosdarkodësia për heqjen e imuniteteve nuk vjen nga opozita po e keqja është vetë mazhoranca dhe vetë kryeministri.
O Majko vazhdoni stilin tuja te nenshtrimit para maxhorances.Beni ca seanca gjithemon me para dhe pastaj…….
Majko edhe pse kam respekt per ty dhe te kam patriot po te keshilloj se keshtu si e keni nisur ndonje dite do tju kerkoje te ulni mbathjet dhe besoj se do ezitoni per nje moment po prape do e realizoni deshiren e tij se keshtu po vete dhe puna e imunitetit si do Berisha po behet e ju vetem flisni e asgje se bitisni.Kini frike nga hija juaj e pasaj mos logarit presionet e Berishes.
Tamam si ty, i PAPERGJEGJSHEM
Kerkoj falje ndaj lexuesve:-VAMPIRI Bisha po tall BYTHEN me Ju prej 7 vjetesh! Po na zhgenjeni. Me kete “Opozite” Ai do te vet-shpallet MBRET!
Mos e votoni imunitetin pse budallenj jeni ju? Sic e dredh Sali Berisha ashtu dridheni edhe ju fjalen. Edhe juve kerkoni dy jave kohe per heqjen e imunitetit sic kerkon Jozi zhelja.