Shalsi: Krimi nuk mund të luftohet me një personazh skeçesh e komedish si Flamuri | Gazeta Tema
 

Shalsi: Krimi nuk mund të luftohet me një personazh skeçesh e komedish si Flamuri

Postuar në: Kryesore |

Partia Socialiste ka akuzuar sërish qeverinë si të paaftë për të siguruar rendin dhe sigurinë në vend. Deputeti Eduard Shalsi, gjatë një konference shtypi ka thënë se vdekjet e ndodhura këto muaj, janë të denja për bilance lufte.

Ai u shpreh se nga çdo cep i vendit vijnë lajme të kobshme, ku vetëm pak minuta më parë kanë humbur jetën tragjikisht nënë e bijë në Kavajë.

“Kemi folur për varfërinë, për papunësinë në rritje të shqiptarëve, për një shtet që në vend se t’i mbrojë qytetarët e tij i zhvat përditë dhe madje edhe i vret ata kur ata protestojnë dhe kërkojnë të drejtat e tyre, për korrupsionin galopant, dhe për kastën e familjes në pushtet që ka marrë dhe shfrytëzon pa u ngopur çdo pasuri të shqiptarëve. Sot rendi dhe siguria publike në Shqipëri është cenuar rëndë. Pasiguria e shqiptarëve është rritur dhe askush nuk ndjehet i qetë. Çdo ditë, nga çdo pjesë e Shqipërisë vjen një lajm i kobshëm vrasjeje, plagosjeje, grabitjeje, rrëmbimi, aksidenti në rrugë, vetëm pak më parë në Kavajë. Janë shtuar këto ngjarje aq shumë sa shifrat paraqesin një bilanc  lufte. Si kemi ardhur në këtë situatë? Pse besimi i shqiptarëve në forcat e rendit është tronditur? Shikoni se çfarë ndodh me Ministrinë e Brendshme:

Degradimi i strukturave të policisë së shtetit filloi me përzënien e profesionistëve të vërtetë për t’i zëvendësuar me militantë pa profesion dhe vazhdoi me emërime nepotike dhe klanore me njerëz krejtësisht të papërgatitur për t’u përballur me sfidat e kohës. Strukturat komanduese të ministrisë janë të zaptuara nga besnike të Sali Berishës të përzgjedhur vetëm mbi kritere të pastra politike apo partiake. Kjo është arsyeja se pse forcat e rendit nuk i besojnë titullarëve të tyre,” tha Shalsi.

Sipas deputetit socialist, emërimi i Flamur Nokës në postin e ministrit të Brendshëm është tallja e fundit dhe shkelja më e paskrupullt që Sali Berisha bën me shqiptarët. Sipas Shalsit, Flamuri është i denjë vetëm si personazh skeçesh apo komedish

Shalsi deklaroi se beteja e rendit do të fitohet vetëm atëherë kur Berisha do të largohet nga pushteti dhe se ai dhe qeveria e tij do të duhet të japin llogari për gjithçka.

“Dhe për të kompletuar degradimin shefi i kuadrit të PD emërohet Ministër i Brendshëm. Një individ që jo vetëm nuk ka asnjë lidhje me funksionin, por është krejtësisht i paaftë të ushtrojë detyrën dhe përgjegjësitë që i përcakton ligji.

E dëgjuat të raportonte disa ditë më parë sukseset e ministrisë së tij? Kemi zbuluar gjithçka thoshte duke mos e kuptuar dallimin thelbësor që forcat e rendit janë në radhë të parë për të parandaluar dhe jo për të reaguar pasi ato kanë ndodhur. Pra, për ta nuk ka rëndësi se sa vriten dhe aksidentohen mjafton që të zbulohen.

Forcat e rendit nuk e meritojnë të kenë në krye një personazh, që mund të jetë i denjë për libra apo shfaqe komike, por kurrsesi për të ruajtur rendin dhe sigurinë publike. Emërimi i Flamur Nokës në postin e lartë të Ministrit të Brendshëm është fyerja dhe tallja më e fundit dhe e paskrupullt e Sali Berishës me shqiptarët.

E për të gjitha këto arsye forcat e rendit sot janë më të demoralizuara dhe sepse krimi është më i inkurajuar. E për të gjitha këto arsye Sali Berisha dhe qeveria e tij duhet të japin llogari.

Por, ne e dimë mirë se beteja për rend dhe siguri publike mund të fitohet vetëm kur Sali Berisha të largohet nga pushteti dhe policia të çlirohet dhe të mos jetë një zgjatim i partisë në pushtet, por të rikthehet në një forcë të depolitizuar dhe profesionistë, në shërbim të qytetarëve,” deklaroi Shalsi.

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

13 Pergjigje per Shalsi: Krimi nuk mund të luftohet me një personazh skeçesh e komedish si Flamuri

  1. Ilir  --  6 Shtator, 2012 në 2:12 pm

    Ja dhe rilindasi me i ri Shala e palare. O kandar ne mes te frances u vrane diten per diell 5 turiste, marseja eshte e pushtuar nga ushtria per te vendosur rendin, periferite e parisit digjen me dhjetra makina. Delikuente, njeres te papaergjegjshem, pijanece ka pasur ka dhe do te kete ne cdo kohe, parashikueshmerie e veprimeve te tyre ska fallxhor qe e gjen, aq me teper kur u kemi ju perballe qe cfare thoni sot nuk e thoni neser. Kur permend largimet na jep nje liste o rilindas te ketyre profesionisteve, largimi i te cileve po ben gjemen. Ju keta profesioniste dhe te pa anshem i keni bere kryetare partie, byrde.

    Përgjigjjuni

    • vetetima  --  6 Shtator, 2012 në 2:52 pm

      Ilir.O jashqitje e berishes po si te duken ty gjithe ato vrasje per hasmeri ,per toka,per drode,per femra? Apo per ato nuk ka faj qeveria. Po gjithe ata qe vriten neper rruget qe inaguron babai yt shpellari qe nuk kane asnje standart Ju bashke me shpellarin tuaj vafshi ne djall nje ore e me pare.Tffffuuuuuuu, fare e keqe qe vjen era mut

      Përgjigjjuni

    • albania90  --  6 Shtator, 2012 në 3:41 pm

      injoranca nuk ka fund? po na sjell shembuj c’ndodh ne Europe!!?? dhe keshtu justifikon ministrin i cili nuk di te beje punen e tij per te cilen paguhet me parate tona e mbledhur nga taksat qe ne i paguajme ketij shteti qesharak…ajo qe ndodh ne Shqiperi eshte me te vertete tragjike dhe jeta eshte vetem nje option qe cdo kriminel ordiner ka te drejte te luaj me te…harruat 21 Janarin? por ndoshta ky eshte “incipit” (fillimi) i ketij escalation (rritje) te krimit ne Shqiperi, kryekrimineli nuk denohet dhe cdo kriminel ordiner merr te drejten per te luajtur me jeten e tjetrit…”JETA ESHTE E SHTRENJTE” dhe i perket vetem atij qe e ka krijuar, i perket vetem ZOTIT…
      nuk kane kohe te luftoje krimin, zjarret dhe shakterrimin e plote te ketij vendi ku jeta nuk ka vleren qe duhet te kete, ku qytetari qe zere ate vend qe i perket, ku qeveritari ndjehet i paprekshem, ku korrupsioni ulet kembekryq cdo mbremje ne sofren e kryeministrit…

      Përgjigjjuni

    • Tarrasi  --  6 Shtator, 2012 në 4:20 pm

      Kandar je ti dhe ish-bodigardat e Sali Bishes qe tani jane ne pushtete zyrtare te larta dhe neper ministri.

      Maloket si ti dhe Kulici jane arsyja qe kriminelet bejne palle ne Shqiperi. Cfar po nododh me Dritan Dajtin pse spo denohet apo se e nxjerr Kulicin ne shesh…

      Poshte fashisti/diktatori Berisha dhe lapangjozet e tij me diplloma fallco.

      Përgjigjjuni

  2. willson  --  6 Shtator, 2012 në 2:48 pm

    Te dy jeni sinonim i njeri tjetrit dmth ti je Flamuri i Ps pa kapacitete
    i perkisni partitokacise me te pa afte ne Europe Shqipetaret duhet te zgjedhin nje grupim te ri politik ne qoftese duan progres,mireqenie,ligj,
    prone, pune etj.

    Përgjigjjuni

    • homeri  --  6 Shtator, 2012 në 6:01 pm

      — Ky SHALESI me duket shume i vleresuar nga ps. Per mua me duket nje DRITAN SHEHU ne ps,, ne pamje dhe menyra e te shprehurit. Fjalori i tij nuk i kalon 100 fjalet

      Përgjigjjuni

  3. george  --  6 Shtator, 2012 në 3:13 pm

    bravo i roberuari i salehbanit,,,kur permend Francen mendoj se jeton ne fr.bukur deri ketu.por nuk behen krahasime te tilla more i ardhur nga amerika e veriut.

    Përgjigjjuni

  4. Ali Beja  --  6 Shtator, 2012 në 3:48 pm

    Shalsi ka te drejte dhe jan pak ato qe thote per Flamur kmikun dhe injorantin dhe per Qeverine sharlatane te Berishes qe po e con vendin ne zgrip!!!!!!!!

    Përgjigjjuni

  5. davidi  --  6 Shtator, 2012 në 6:14 pm

    fakti qe mero baze e ka personazh humori flamurin kjo nuk do te thote qe shalesi ta permendi per argument.
    kjo eshte njesoj sikur shalesin ta genjente mendja se ai realisht do ta meritonte te ishte kandidat per kryetar bashkie ne tirane. te jesh dikush per dike nuk do te thote qe je me te vertete i tille. shalesi eshte i vetekenaqur, por vlera e tij e vertete nuk i korrespondon figures se nje kryetari bashkie ashtu si ajo shpotitese e flamurit nuk i korrespondon asaj te ministrit. ne duam qe ps te luftoje informalitetin dhe mungesen e pergjegjesise ne pushtet me argumenta e jo me budallalleqe.

    Përgjigjjuni

  6. E.Vlora  --  6 Shtator, 2012 në 6:35 pm

    158 njeres qe humben jeten ne tre muajt e fundit nuk jane argument.

    Përgjigjjuni

  7. Gezimi  --  6 Shtator, 2012 në 6:48 pm

    Mendoj se Shalsi per keto ka te drejte, por problemi eshte se sa e besueshme eshte PS. Mos te harrojme se ka qene 8 vjet ne pushtet, dhe ne optiken e mijra njerezve, ajo periudhe konsiderohet si qeverisja me e keqe qe ka patur ndonjehere ky vend. Jam dakord qe kryeminister ishte nje njeri parazit dhe i papergjegjshem, por ju duhet te jepni shembuj qe ate kohe te paimagjinueshme ta keni hedhur pas, ne te kundert, jeni me te paskrupullt se keto qe kemi ne krye.

    Përgjigjjuni

  8. Ndoc sukaj  --  6 Shtator, 2012 në 9:07 pm

    Me vjen keq qe z.Shalesi ,,nuk eshte aspak realist,,pasi ,,Burri,, qe drejton praktikisht ministrine e Brendeshme eshte nje tjeter edhe me tragji-komik se i pari.

    Përgjigjjuni

  9. duro  --  6 Shtator, 2012 në 9:58 pm

    Nuk ka shtet dhe nuk funksionojne ligjet si duhet dhe cfar pret me per sigurine e qytetareve qe sllogariten fare ..prandaj zoti Shalsi kur te vini ju ne pushtet nese ju lene do keni shume pune per te bere fjalet e shumta i mer era duhet ligj dhe shtet

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>