Kapja e shtetit nga miliarderët anonime! | Gazeta Tema
 

Kapja e shtetit nga miliarderët anonime!

Postuar në: Editorial |

Nga Mero Baze

Privatizimi i Albpetrolit po zbulon qartazi kapjen e shtetit në Shqipëri. Fenomeni më tipik i procesit është se në garë janë miliona dhe miliarda anonime nga kompani dhe fonde investimesh, regjistruar në zona offshore në ishuj të largët të Oqeanisë, apo në free zona si ajo e Hong Kongut. Qeveria, e cila ka bërë planet e veta për ta rrëmbyer Albpetrolin me njerëzit e saj, e ka inkurajuar këtë lloj ofertuesi për shkak se ai është veprimi më i mirë anonim për të mos u marrë vesh kurrë se kush po e blen këtë pasuri.

Qeveria Berisha është qeveria e parë që futi modën e kompanive të regjistruara në Qipro, dhe tashmë në ishuj të Oqeanisë apo Hong Kong, duke zhdukur pronarin real të tyre. Kështu për konsorciumin e renditur i pari, mund të thuash që është dhe amerikan, edhe singaporas, edhe azer, edhe shqiptar, mund të thuash që ka pas njerëz të njohur të Amerikës, Rezart Taçin, Alievin apo kë të duash.

Të gjithë na kujtohet se për herë të parë këto histori në Shqipëri u shfaqën me Damir Fazlliçin, kompanitë e tij në Qipro dhe avokaten e tij Argita Berisha. Ky pushtet e solli këtë modë në këtë vend për të fshehur paret e veta dhe tashmë na ka futur në spiralen e miliarderëve anonimë, që mund t’i kemi dhe në kafen ngjitur, por duket sikur na vijnë nga Hong Kongu apo Oqeania.

Po kështu, por pak më frikshëm, po zhvillohet situata me ofertuesin e dytë dhe të tretë të mbetur në lojë. Bankers dhe Win janë thuajse i njëjti ofertues, njëri me emër real dhe tjetri me emër anonim, që vjen nga Hong Kongu. Nëse gjurmon një lidhje tjetër Bankers- LSI, adresa të çon në një ishull të largët në një zonë offshore, e cila nuk është çudi të jetë kompania e ardhur nga Hong Kongu.

Kjo listë anonimësh miliarderë mund të vazhdojë pa fund dhe është produkt i një shteti që ka në thelbin e tij mungesën e transparencës dhe kapjen e tij nga biznesi i lidhur me familjen në pushtet.

Fenomeni i dytë i frikshëm në këtë proces është kapja e shtetit si shpërblim për pushtetin. Ministria e Ekonomisë, e cila gjendet në duart e LSI, duket se po e kthen në betejë ose marrjen e Albpetrolit, ose ikjen nga koalicioni duke e detyruar Berishën të heshtë “si fija e barit”, siç ka qejf ai të thotë në këto raste. Kushtet e LSI duket se janë brutale, pasi ata kërkojnë ose pjesë pushteti në institucione të pavarura, ose pjesë nga pasuria kombëtare për të mbajtur në këmbë pushtetin, dhe e gjithë kjo po përforcon kapjen e shtetit në Shqipëri. Prokuroria e Përgjithshme, e cila sipas rekomandimeve të Bashkimit Evropian duhet të përfundojë mandatin në pranverë, atëherë kur kanë hyrë në fuqi ndryshimet kushtetuese, po bëhet një ëndërr e largët për LSI dhe ndoshta Albpetroli duket si një ëndërr më e prekshme.

Fenomeni i tretë që po e përsërisim është heshtja e Berishës dhe mungesa e thellë e transparencës për procesin. Meqë jemi në kushtet e një garë mes miliarderëve anonimë, që duket se janë të gjithë me bazë në Tiranë dhe lidhje anembanë botës, atëherë qeveria ose duhet të bëjë transparencë dhe të zbatojë ligjin, ose duhet të anulojë tenderin. Ëndrra për të marrë 1 miliard dollarë është legjitime, por diferenca mes ofertës së parë dhe të dytë është shumë dramatike. Dyshimet se ofertat mund të jenë flluska sapuni duhet të provohen pikërisht nga qeveria. Kuotimi i Albpetrolit nga një garues 1 miliard dollarë dhe nga tjetri 400 milionë dollarë, tregon ose një çmim anomalish të lartë, i cili duhet verifikuar, ose një pazar paraprak të qeverisë me ofertuesin e dytë, i cili po keqekspozohet nga diferenca e çmimit. Në këto kushte t’ia japësh anonimit të parë duhet të heqësh dyshimet duke i marrë garancinë bankare, që nuk është pak, por 85 milionë euro. Nëse ai nuk e ka, atëherë kemi të gjithë të drejtat të dyshojmë se dhe procesi është i prishur dhe qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për procesin, i cili ka legjitimuar spekulimin dhe mungesën e transparencës. Në ato kushte, alternativa më e mirë është penalizmi i komisionit të tenderit dhe rihedhja e Albpetrolit në shitje, pasi ai tashmë është një kapital i kuotuar së paku 1 miliard dollarë dhe nuk mund të shitet as për një copë bukë dhe as tek njerëz që nuk u gjejmë dot telefonin dhe adresën, por që në finale e kanë të gjithë prefiksin me +355. Prefiksi i një shteti të kapur.

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

28 Pergjigje per Kapja e shtetit nga miliarderët anonime!

  1. mirel  --  11 Shtator, 2012 në 9:58 pm

    dmth, ky eshte falimentimi faktik dhe juridik i shtetit, qe po shitet.
    Pushtetaret po e blejne privatisht dhe do jene ne pushtet ekonomik tere jeten.
    Shqiptaret rrine dhe gjuajne miza.
    Bravo.

    Përgjigjjuni

    • Gjerdan Shaçiri  --  11 Shtator, 2012 në 10:25 pm

      Ohhhh, sa keq me ken shqiptar ooooo ku ku moj nane!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/stop-vjedhjes.html

      Përgjigjjuni

      • raimondi  --  12 Shtator, 2012 në 4:45 am

        Ne fund Mero thote zgjidhjen me te mire qe duhet bere, dhe qe na ndihmoi ky lloj tenderi

        Pra te behet rishitja , dhe tani pak a shume e dime qe vlera e Albetrolit shkon tek 1 miliard dollare__

        Keshtu qe ofertusve tu behet e qarte se cmimi duhet te rotullohet ne kete shifer….

        Përgjigjjuni

        • reformer  --  12 Shtator, 2012 në 8:33 pm

          Ne shqiperi kemi nje varg deshtimesh me privatizimet e pasurive kombetare. Por me sa duket albpetroli do te jete nje super deshtim.

          Ajo qe ka ndodhur ne thelb tek ne eshte blerja e koncensioneve dhe rishitja e tyre nga klientet vendas te pushtetit per invetitoret e vertete vendas dhe te huaj. Oferta e fryre si fllucke sapuni eshte vetem nje bllof per ta fituar me cdo kusht tenderin.

          Ideja eshte ta blesh te drejten e shfyrtezimit te naftes me dy leke dhe ta shesesh me pas me dhjete leke. Nderkohe shteti te krijon kushtet qe ti te paguash pese leke, pasi te kesh marre dhjete leket. Kjo eshte e gjitha loja qe behet.

          Përgjigjjuni

          • Uarda  --  12 Shtator, 2012 në 9:58 pm

            Me ben pershtypje se si flasim ne shqiptaret gjithe kopetence per gjithcka. Marrim vesh edhe nga tenderat me 1 miliard USD!
            O Refugjate!… Shikoni hallet tuaja o te mjere…

            Përgjigjjuni

            • raimondi  --  12 Shtator, 2012 në 11:53 pm

              Po ti pse prekesh apo te duket sikur te hyjne ne pjese ?

              Përgjigjjuni

  2. fox  --  11 Shtator, 2012 në 10:00 pm

    Ne fjaline e pare eshte nje gabim qe flet per kapjen e shtetit.
    Sipas artikujve qe keni botuar deri tani kuptohet qe shteti nuk egziston sidomos pas 21 janarit qe eshte kthyer ne junte fashiste vrasese.
    Nuk shohim asnje reagim nga opozita per kete problem teper strategjik dhe ju i nderuar Mero duhet ta dini se eshte opozita po aq kriminale sa dhe pozita.
    Nqs do te analizoni gerdecin duket edhe ne kete rast lidhja:
    pozite-opozite-ambasade-lobi patton bogs.
    Besoj se do kete ndonje shperthim si ne gerdec sic duken bathet me albetrolin.le te shpresojme.

    Përgjigjjuni

  3. sindikalisti  --  11 Shtator, 2012 në 10:02 pm

    Po ky tender duhet anulluar bile nuk duhet te diskutohet me shitja e Albetrolit kesaj pasurie gjigande te shqiperise dhe duhet hetuar veprimtaria e komisionit qe ta marin vesh njehere e mira keta lloj politikanesh hajduta se genjeshtra i ka kembet e shkurtra.

    Përgjigjjuni

  4. GJAKU I TE RENEVE  --  11 Shtator, 2012 në 10:04 pm

    PO PER KOMUNIZMIN PSE NUK FLITET ME?KU VAJTEN TE VRARET E PUNES E TE LUFTES?
    Keshtu do vinin keto pune o Mero Bze,kemi 22 vjet qe themi vetem idjotesira e qelbesirlliqe e jo informacion .
    -kemi share komunizmin e Marksit,Gramshit,Migjenit,Nolit,rilindjes.revolucionit francez,gurakuqit,deshmoreve,qemalit,rustemit e tere ajkes shqipetare PSE?PER TE MBAJTUR MBI SUPE SHURRANJOZE E SHARLATANE ,ALABAKE E ANTISHQIPETARE QE PER 22 VJET NUK THANE VETEM NJE FJALE PER ekonomi e shqiperi POR VETEM PER SHKATERRIM E HAJDUTERI.
    Shkaterrimi i ketij vendi nuk ka vetem emer por dhe mbiemra.Emri dihet qe eshte SALI por po u harruan mbiemrat sdo kemi kurre SHQIPERI:NANO,METE,MEKSI,META,SUDE,ALIMUçA.POLLO,MAJKO,KACI,E TERE SIMBOLET E KRIMIT E KORRUPSIONIT.FJALA ‘OFSHORE’ NUK LINDI SOT.

    Përgjigjjuni

  5. Tepelena.  --  11 Shtator, 2012 në 10:08 pm

    Plotësisht e drejtë Mero!Compania fituese…Fantazmë….mund të jetë e ndonjë prej miljarderëve shqiptarë të pasuruar këtë 8-vjeçarin e fundit…Një nga këta mafiozë,ose grup mafiozësh,i kanë bashkuar paratë e vjedhura shtetit dhe qytetarëve shqiptarë….dhe kanë krijuar këtë fantazëm për të larë paratë e pista…Por edhe duke i shumëfishuar këto para të vjedhura,nëpërmjet kësaj pasurie kolosale…Por edhe në rast se askush nuk ja arrin që ta ndalë këtë grabitje mafjoze,duhet që partitë që do të qeverisin dikur këtë vend,me ndershmëri,të kërkojnë transparencë të plotë dhe kthim të kësaj pasurie përsëri në treg për shitje….Por,siç thotë Merua në shkrim,tanimë duke filluar kuotimi me vlerën e 1-miljardë dollarëve…!Sot për sot..duhet të pengohet shitja e kësaj pasurie përrallore…..!

    Përgjigjjuni

  6. mirel  --  11 Shtator, 2012 në 10:33 pm

    Ne kot e kemi qe presim nga opozita.
    ata jane bashke breke e bythe.
    Populli thuaj qe nuk del atje te bllokoje te gjithe aktivitetin e qeverise.
    Eshte si puna e detit, shet ne uje, shet dhe ne te thate.
    Nafte ne te dyja krahet.

    Përgjigjjuni

    • raimondi  --  12 Shtator, 2012 në 4:52 am

      Opozita jo se eshte bere bashke me pushtetin, por opzita thjesht nuk di

      Kjo eshte opozite e mbushur me kalamaj qe s’e kane haberin fare per te kuptuar keto lloj gjerash , sepse ju mungon kualifikimi si nga jeta edhe nga shkolla
      Pastaj ajo pjese tjeter e opozites qe jane moshe e pjekur, jane komplet trapa pa experience ne azgje , por jane edhe spiune te grekut, se jane shoke te Nanos

      Opozita duhej te kishte specialsite ne radhet e saj , specialsite ne moshe te pjekur, te cilet kane experience pune dhe jete
      _-Vetem keta mund te jepnin nje mendim te sakte per opoziten tone …..skorpionse

      Përgjigjjuni

  7. e pashmangshme  --  11 Shtator, 2012 në 10:34 pm

    kapja e shtetit nga miliarderet????? jane kapur pothuajse te gjitha shtetet.. e jo mos te kapin shqiperine… sa vlen shqiperia ne vlefte dollari apo euro….shqiperia jone nuk ka çmim e di — por MILIARDERET ja kane vene çmimin….jane me te fuqishem se politikanet….komandojne BOTEN

    Përgjigjjuni

  8. shigheta  --  11 Shtator, 2012 në 10:48 pm

    te dashur komentues i dhjeri berisha nuk largohet nga
    froni i tij diktator , fale pervojes komuniste , opozita pret ti hedhi
    eshte e ngaterruar ne pacavuren e tij , keshtu qe berisha
    siguron edhe 22 vjet te tjera , populli pa organizim
    eshte si peshku pa uje , mos shikoni eghyptin sirine ato
    i organizon amerika , amerika nuk merret me me ne

    Përgjigjjuni

  9. Treviso  --  11 Shtator, 2012 në 11:29 pm

    Mos afrimi i kompanive Suedeze,Norvegjeze,Hollandeze dhe te Danimarkes qe njifen per potencialin dhe seriozitetin e tyre ne mbar boten,
    ka nje domethanje te madhe. Dhe ky ankand do perfundoje si te gjithe ankandet e tjera ne duart e mafjozeve multi etnik.
    Rrofte qeveria mafjoze qe nuk la gje pa shit dhe iporton plehrat e Europes. Qeveria mafjoze po shet arin e zi dhe iporton plehra dhe me kete i tregon botes kapacitetin qe ka, por ç’kusur ka populli?
    Sali Berisha eshte njeriu me i vendosur qe kanjoftur Bota. Kur ka marre qeverine ne dore ka thene : Shqiperia shitet 1 EURO per te huajt.
    Dhe megjithmend ja arriti qellimit.

    Përgjigjjuni

  10. e verteta  --  11 Shtator, 2012 në 11:41 pm

    FRD + AK + c’jane te pa kenaqurit e c’do ngjyre = e arthmja e Shqiperise.

    Përgjigjjuni

  11. DHELPRA  --  12 Shtator, 2012 në 12:52 am

    E keni vu re qe Bamiri thot: “Nuk do bejm koalicion as me PD as me PS”.
    Qe do te thot do te bej vetem me AK.
    I uroj Rames fitoren,per te cilen po diskutonte 10 Shtator te “oborri” Klanit.

    Përgjigjjuni

  12. sofra  --  12 Shtator, 2012 në 1:04 am

    Po te shikosh tregtaret ambulante te librave,librat rusisht i shesin me shtrenjte.Kjo sepse ne shqiptaret e kemi kuptuar se tani me shume se kurre rusishtja eshte nje gjuhe e dyte.

    -Interesohuni per dajat e xhajat qe dine mire rushisht dhe pini ndonje kafe,nuk eshte kurre vone per te mesuar…

    я говорю(ja gavarju)(une flas)…!!!

    Përgjigjjuni

  13. Mentari  --  12 Shtator, 2012 në 1:45 am

    Hera e pare qe lexoj nje shkrim te mero bazes me ballancim gazetarie.Mire zoti Baze keshtu vazhdo se ndihmon lezuesit shqiptare se me urrejtje personale nuk e ndihmon thellimin e demokracise ne shqiperi.eshte nje shkrim i pjekur dhe pse ka paranteza ngerkese per LSI se gjoja ato kerkojne me shum e gjithcka nga qeveria.LSI eshte nje shpikje Skrapallinjsh ,lokaliste te semure qe me te shumten jane familje ish kaptera te ushtrise Enveriste te strehuara ne Tirane dhe Ilir Meta ka ditur shum mire ti bashkoje per interesat e tyre personale dhe asnjehere interesave te shqiptareve ne te gjith shqiperine.Berisha ??? nuk mund te bjeri greket e Serbet ne qeveri por do te bashkepunoj me keto katundaret Skrapallinj qe nuk mund ti kthesh shpinen se te marrin edhe trupin po e bere.Kurre nuk e mendoja se Druvaret e Skraparit do te vinin e nje dite ne krye te qeverise shqiptare por PS e beri ate dhe e provoj shum mire se kush ishin druvaret qe jetojne ne Tirane

    Përgjigjjuni

  14. kola  --  12 Shtator, 2012 në 2:23 am

    Jam shume i cuditur qe ne gjithe kete histori qe mund te jete sic e spjegon Merua, Edi Rama eshte fshehur. Behet fjale per me shume se gjysmen e pasurive natyrore te Shqiperise. Po ju them sinqerisht qe kam filluar te dyshoj seriozisht te sinqeriteti i ketij njeriu. Ne qofte se eshte i bindur se e gjitha kjo qe po ndodh eshte sic e spjegon Merua pse nuk del hapur dhe te deklaroj se ne qofte se vjen ne pushtet “do ta anulloje kete jo do ta rishikoj”. nga cfare trembet mos e quajn Hugo Chaves???? Sa per analogji ne shtetin me demokratik ne bote kandidati per president Mitt Romney e thote hapur ne cdo miting e takim qe ben se po erdhi ne pushtet do anulloj reformen e “health care” (ndihmen shendetsore) qe Obama e miratoi ne Congres dhe Senat vetem me votat e partis se tij dhe nuk po i thote njeri Hugo Chaves. Eshte ky Edi Rama burre apo “burracak”

    Përgjigjjuni

    • Demo  --  12 Shtator, 2012 në 5:17 pm

      Mos ja fut pordhes kot. Keto dite (te djelen e kaluar) Mitt Romney pranoj se disa pjese te Obama health care do ti ruaj sepse eshte ai qe e provoj i pari ne shtetin e Massacustes kete. Te gjithe politikanet e dredhin.

      Përgjigjjuni

  15. Fatmiri  --  12 Shtator, 2012 në 8:30 am

    Jam dakort me PD dhe PS eshte nje. Shtresat ne nevoje i kane lene ne harres, genjejne sa te zene karriget. Kryetari i PS ne Qytetin e Fierit A. Muco i cili eshte dhe deputet eshte ndertyes pallatesh, i ngjiti shkallet qe kur Kaci e beri drejtor te uzines , aty mori leke dhe filloj te ndertoj pallate. Nga do ta kete mendjen ai nga fukarenj. Keshtu jane te gjithe .

    Përgjigjjuni

  16. Shqiperia 1 euro  --  12 Shtator, 2012 në 9:08 am

    Ore njerez, 1 miliard a S’po e merrni vesh Qe jane nje grusht miza per Detin e naftes Qe kemi?
    Albpetroli Nuk duhet Te shitet per Asnji arsye e cmim dhe une besoj Qe ky Gerdec Qe tashme ka shortcut ka per Te hedh Ne ere keta Dizenjatore trushkulur & makute Rural-Mostrat sal- edvin- met- Zhelefidhe ( Nese Nuk degjohen, edhe Topet: top, kreshnik)
    Do I lutesha ekperteve Te gjeologjise Te shprehen.
    Do I lutesha atyre qe kane info mbi kompanine Qe ka marre Armon (Qe Nxjerr cdo dite pare me thes dhe I jep shtetit shqiptar 0 leke)
    Do I lutesha atyre qe Kane info mbi Grabitjen tjeter Ne miniera, per ATo Qe ben Kurumi etj.

    O shqiptare!
    Po na rjepin Te gjalle, dhe Kane fillu me Ne fund cfarimin massiv (me Plehrat me te rrezikeshme qe po na i bien si detyrim te BE!!!!dhe kur ja do qefi Shpellarit thote: UNE VENDOSA ta shkurtoj listen…!)
    Nshqiptare, ka ardhur DITA qe ket peshqesh ogurzi t’UA kthejme ketyre Rural Mostrave mafioze !!

    Shqiptare, CFARe presim, kancerin e femijve, ne gjithe brezat
    ( Sepse Toka e Ujrat, pervec ajrit, helmohen perfundimisht, pakthyeshmerisht)
    Burra, perpara se Te na vdesin femijet, le Te vdesim vete dhe t’i Shpetojme!!
    Rini, o SOT o kurre!

    Përgjigjjuni

  17. Drenica e Kuqe  --  12 Shtator, 2012 në 9:17 am

    Bravo Mero Baze! Shqiptaret duhet te dine se pas ofertuesve milionere per Albpetrolin, hiç pa dyshim qendrojne damirfazlliçet e Sali Berishes…

    Drenica e Kuqe

    Përgjigjjuni

  18. Rexhin  --  12 Shtator, 2012 në 9:37 am

    Mjere populli shqiptar nga kush drejtohet nga hajdutet ,nga mafjozet ,nga batakcinjte ,nga kriminelet ,nga tradhetaret ,nga te pa aftet ,nga injorantet ,nga llumi i shoqerise,po prape une do te thoja qe nuk na i sollen nga qielli ,vete i lejojme

    Përgjigjjuni

  19. Babai  --  12 Shtator, 2012 në 9:40 am

    O Njerez,

    Cfar prisni te ndodhe?

    Ky eshte KAPITALIZMI.Ligji themelor i tij eshte FITIMI me cdo kusht.

    Ta gezoni, se ju mendonit se genjente E.Hoxha.

    Kudo ne tere boten keshtu vepron, edhe lufterat prandaj i ben.Kjo nafta

    qe sot na duket si pasuri e madhe pak vite me vone do te kthehet ne nje

    e KEQE e pupullit dhe e natyres.

    Përgjigjjuni

  20. opozitari i cfilitur  --  12 Shtator, 2012 në 3:13 pm

    Kjo shitje do te mbaroje atje ku filloi. Pra, nuk do te kemi shitje. Me von, ose pas zgjedhjeve, flasim prape.

    Përgjigjjuni

  21. beso  --  12 Shtator, 2012 në 5:12 pm

    z.Mero,te me falesh,po ty te ka ikur mendja apo si?T thua qe Albpetroli kuotohet rreth 1 miliarde$,ndersa SHITJA duhet te te preokupoje.E njeh disi fushen e gjeologjise;pse flet me gjysem terma?Me thuaj se kush eshte ajo pasuri nentokesore shqiptare qe vlen me shume se nafta dhe gazi?Te shesim Albpetrolin eshte vetevrasje.Me çfare do mbahet shteti pastaj,me taksen e leshte?Para ca kohesh pashe nje liste te kompanive me te ardhurat me te medha ne bote.Ne 10 te parat,8 merreshin me bisnesin e hidrokarbureve.Ne vend te 1000 Hec-eve mund te bejme termocentrale me gaz(turbogaz),sepse kjo ka nje kosto ambjentale me te pranueshme se centralet me qymyr,nafte,etj.Gaz kemi.Nafta do jete akoma lenda djegese me e perdorur edhe per 50 vitet e ardhme,ndersa hipotezohet se çmimi do rritet akoma.Nuk mund t’i lihet privatit nje sektor kaq strategjik,ose se paku shteti mban kuoten e aksioneve te referimit;le te hyjne edhe privatet si aksionere,por jo t’u lihet atyre vendimmarrja.Albpetroli nuk po shitet;ai qellimisht po ofrohet nen kosto,ashtu si u be me te gjithe sektoret e privatizuar deri me sot.Por edhe ne kosto te shitet,prape me duket si ai fshatari qe shet lopen e vetme,ndersa kjo i jepte qumeshtin e perditshem.Ky”fshatari”do marre parate e do t’i pije brenda javes,por”kalamajve”do t’u thahet buza per nje pike qumesht e kesisoj varferia vjen vete.Pastaj,miqesisht,nuk me duket se shtetin e kane kapur miliarderet.E kane kapur horrat,”..te pabreke ju gjeti dita,miliardere ju zuri darka…”siç thote Ali Asllani i shkrete.

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>