Mund të vritesh edhe rrugës për në Gjirin e Lalzit! | Gazeta Tema
 

Mund të vritesh edhe rrugës për në Gjirin e Lalzit!

Postuar në: Editorial |

Nga Mero Baze

Nëse vazhdon rrugën përtej vendit të krimit, ku u vra komisari i Shijakut, rruga të çon në drejtim të bregdetit, dhe nëse dëshiron, deri tek Gjiri i Lalzit. Aty është krijuar oazi i ri i bllokut të pushtetit, të cilët më shumë se ajrit apo detit, më shumë se derdhjes së Erzenit apo Ishmit, i gëzohen njëri- tjetrit, modës së imitimit të bllokmenëve dhe njerëzve me rëndësi të këtij vendi. Rrinë aty bashkë fundjavave, argëtohen, vizitojnë njëri- tjerrin, vënë gratë në siklet për mobiliet e njëri- tjetrit, flasin për udhëtime të shtrenjta me lehtësi të madhe, takojnë aty brenda sekserë, dhe ndonjë herë kur nuk i besojnë njëri- tjetrit, bëjnë si Ilir Meta me Kastriot Islamin, që hyjnë në det lakuriq për të folur, që të jenë të sigurt se nuk përgjojnë njëri- tjetrin. Kjo mizaskenë e jetës së “bllokut” pasurohet herë nga vizitorë të tjerë, njerëz të biznesit apo nëntokës së krimit, që sjellin peshqeshe dhe ngrenë humorin e pushtetarëve me barsoleta. Herë- herë shfaqet çifti Fullani me tava peshku në duar, për të siguruar një gjyq nga Fullani grua, i cili siguron një mandat të ri për Fullanin burrë. Herë- herë shfaqen njerëz që kanë nevojë për tendera skrapi apo rrugësh, dhe kulmi i festës është kur shfaqen “fëmijët e Atij”, të cilët orientojnë gjithë bllokun me vëmendje tek ata.

Nuk di kush e ka zili këtë jetë blloku, por e besoj se ka plot vanitozë që ëndërrojnë të jenë diku aty rrotull. Ajo që dua të them është se ditën e hënë, kur këta njerëz e kryejnë ritin e gjasme bllokmenëve, u duhet tu hipin makinave dhe të shpërndahen gjysma duke dalë tek kthesa e Sukthit e gjysma tek kthesa e Maminasit. Drama e tyre fillon pikërisht këtu. Aty dhe mund të vriten apo të shkojnë për dhjamë qeni. Mund të ndodhë që të ketë pirë një bandit dhe zihet me policin, ose e kundërta, dhe të dy mund të vrasin qetësisht njëri- tjetrin, duke pasur parasysh se ata që janë atje tek blloku janë shokët e tyre. Në një farë mënyre këta “bllokmenë” të rinj e kanë qeverisur aq keq Shqipërinë, sa përveç pasigurisë që i kanë dhënë jetës së çdo qytetari, dhe përveç pafuqisë për të ndalur këtë valë pasigurie, tashmë janë të pafuqishëm të gëzojnë pushtetin dhe paratë e tyre të vjedhura pasi janë kthyer në gjah për vetë sistemin e tyre.

Ka dy elementë që duhet të bëjnë tashmë pushtetin të dridhet pas ngjarjes së hidhur të Shijakut. E para është që në historinë e tij të mëparshme, i akuzuari për vrasje ia ka dalë të lirohet nga burgu, pasi sistemi i drejtësisë është vënë në rolin e avokatit të tij, duke i gjetur vetë të gjitha boshllëqet dhe shanset që të jep sistemi të lirohesh pa u gjykuar nga burgu për një vrasje.

E dyta është që krimi është bërë aq arrogant, sa godet dhe vetë pushtetin, i cili në këtë rast ishte nën uniformën e shefit të komisariatit të Shijakut.

Pra, tashmë kur njerëzit revoltohen, kur qytetarët ulërasin për padrejtësitë, kur të pafuqishmit ndeshen me gjykatës të pamëshirë për të marrë lek, kur qytetarët humbasin besimin tek drejtësia dhe janë të pafuqishëm kundër korrupsionit, gjithmonë kihet parasysh se “ata lart”, d.m.th njerëzit e pushtetit i kanë këto privilegje. Gjithmonë nënkuptohet se gjykatësit, policët, ministrat, deputetët apo gjithkush tjetër i kanë këto privilegje.

Ngjarja e Shijakut tregon se situata në Shqipëri ka degraduar aq shumë, sa tashmë rreziku ka kaluar tek pasiguria e vetë pushtetit nga sistemi që kanë prodhuar.

Nëse doni ta verifikoni këtë, shikoni kryeministrin Berisha. Pas ngjarjes së rëndë, ai thuajse vetëm ka heshtur. Ka shkuar në Durrës, ka përuruar një shkollë dhe s’ka guxuar të ngrejë gishtin kundër sistemit që po kërcënon tashmë shtetin e tij privat. Ai që tërsëllinte ndaj çdo politikani që kishte lidhje të dyshimta, tani hesht. Është duke menduar si ta përdorë këtë vrasje të shëmtuar kundër një zyrtari të shtetit, për ndonjë revansh zaptimi pushteti. Fjala vjen, të zëvendësojë ndonjë gjyqtar që nuk i pëlqen me dikë të vetin, apo të shmangë vëmendjen nga lidhjet e partisë së tij me këtë grup njerëzish.

Është trishtimi që kap pushtetin kur shikon se nuk mund të ndërtojë dy botë, një për vete dhe një për qytetarët. Duke bërë partner krimin në vend për fitime përrallore, ata janë sot duke vuajtur dramën e të ndëshkuarit nga vetë sistemi që kanë prodhuar. Në rrugën nga zyrat e tyre në parajsat e tyre, janë të detyruar të kalojnë mes pritash që ndonjë herë mund të ngrihen dhe për ta nga njerëz të zemëruar të krimit për paburrëritë e tyre.

Mbi Sali Berishën u hodh qesja e parë me miell, si një paralajmërim për çmimin që duhet t’i paguajë gënjeshtrës me të cilën tenton të qeverisë. Është pak e shumë një gjest fyes simbolik ndaj tij, siç ishte preshi ndaj Tritan Shehut në Lushnjë në vitin 1997. Më tej po ngrihet dora ndaj shefave të komisariatit, nesër mund të ngrihet ndaj një ministri e kështu me radhë. Thelbi i asaj që po ndodh është se kur qeveris keq, dhe kur tenton të shesësh ferrin si parajsë, përballesh vetë me të.

45 Pergjigje per Mund të vritesh edhe rrugës për në Gjirin e Lalzit!

  1. H.M.  --  14 Shtator, 2012 në 7:58 pm

    Pasqyre shume e trishtuar e realitetit shqiptar pa bojrat e berishes me shoke :-(
    Berisha heshti gjithe kohes, por tha se “ky eshte vrases i perseritur” dhe bla bla … a thua i ka ardhur rradha?
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/lalzit-bay.html

    Përgjigjjuni

    • Albogentivlora  --  14 Shtator, 2012 në 9:01 pm

      Po elita ku eshte? Ku jane ata morramedhenjte qe na hiqen si elita? Ku jane ato kurva dhe rrospie qe nuk lane me pacavure pa firmosur? Ku jane ata pederastet e mutit qe gjoja kerkonin Shqiperine europiane dhe qe ishin kundra greves se socialisteve?
      Pse nuk ngrihen tani ata dhe te ngrene zerin kunder krimit qe ka marre hov si puna e gremit ne fushe?
      Te gjithe byth*** e mutit qe lyhen e ngjyhen e shikojne grate e njeri tjetrit. Shtet kurve mbushur me rop*** tej e tej.
      Me vjen ti ve dinamitin cep e me cep kur degjon keto lajme se si vriten njerezit kot se koti. Ti hane me nder mutin kohes se Enver Hoxhes se kishte rend e siguri.

      Përgjigjjuni

    • ismet kuqi  --  15 Shtator, 2012 në 11:05 am

      shume e bukur gjiri i lekesit shume domethenes ky vampir i lekut qe nuk e ndan telefonin nga dora sepse kontrollon ministrat e tij se nuk ika shume transparent dhe mund ti iki ndonje dore euro nga casti ne cast . shikojeni ne profil cfar pamje fshatari ULOG

      Përgjigjjuni

  2. LAKURIQ???? ATA shkojne pertej IMAGJINATES????  --  14 Shtator, 2012 në 8:03 pm

    e vertet qe lahen lakuriq,,,, por prape nuk i zene bese njeri — tjetrit,,,, mund ti kene futur ne BYTHE PERGJUSAT ,,,,MOS U HABISNI……QE THONI ju keta kane bythe te madhe,,, prandaj qeverisin me bythe????????????

    Përgjigjjuni

  3. vlora  --  14 Shtator, 2012 në 8:05 pm

    nuk i gjen gje o mero jo,,,se kriminelet skane interes qe ti vrasin pasi ju mbeten krahet zbuluar.

    ata i duan ne kembe dhe ne qeveri berishen me shoke, qe te jene te qete ne aktivitetin e tyre kriminal.

    kjo qeveri po e ushqen kriminalitetin dhe do te mbrohen prej tyre.

    Përgjigjjuni

  4. tourkofagos  --  14 Shtator, 2012 në 8:08 pm

    a ka xhami ne gjirin e Lalzit…!!??
    gyzeleve nuk duhet tu mungoi azgje….

    Përgjigjjuni

    • Edi.D.  --  14 Shtator, 2012 në 9:55 pm

      Akoma gjalle qenke ti o kerme greke,o cobani i Polenes,,kushedi si je katandisur nga uria,me keq se Elladha jote,,,mos u merzit se do takohemi ndonje dite,o llaci/fllaci,dhe do te te nxjerr ne foto,,,pu pu,cfare gogoli i zi qe do jesh.

      Përgjigjjuni

      • tourkofagos  --  14 Shtator, 2012 në 10:15 pm

        arapi mou,nqs se te mungon ”gogoli im” po te dergoj nje foto me ngjyra e te shmallesh sa here qe te ha marmida……oussssssttttt mounopano alvane!

        Përgjigjjuni

        • miri  --  14 Shtator, 2012 në 10:32 pm

          eeee, dava korofillaku,,e ha ne b. vete kaq here e kujton se ua ka qefi dhe te tjereve..

          Përgjigjjuni

      • sadiku  --  14 Shtator, 2012 në 11:22 pm

        te vjen keq per kryepolicin e vrare, por nje gje duhet te dine shqiptaret se ate e ka vrare sokol olldashi qe e ka mbjelle e ushqej dhe e shendoshi kaq shume krimin ne zonen e Shijak – Katundit tee Ri.kurse osman metalla deputeti i zones vetem i ben iso dhe zbaton si fakir urdhrat e sokol olldashit

        Përgjigjjuni

  5. e verteta  --  14 Shtator, 2012 në 8:14 pm

    H.M.
    Lexoi mire aktivitetin e ketij krimineli:Vrajet ay i ka bere gjate 98,99-es dhe 2003-shit,kur ne pushtet ishit ju dhe nuk e kapet…Prokurori qe e ka liruar ne 2007-n eshte kolegu i I.Rames,qe ka kryer fakultetin “juridik”ne kohen e diktatures se proletarjatit.Mos u ngut gjersa te dale e verteta..

    Përgjigjjuni

    • Disinformimi  --  14 Shtator, 2012 në 8:48 pm

      Keni 7 vjet ne pushtet dhe skeni bere asgje vecse keni kryer krime kunder popullsise shqiptare e pasurise kombetare. Per me teper nuk pranoni asnje faj dhe per cdo krim ja vini fajin Rames. Do nxirrni qe Rama ka vrare edhe Azemin ndonje dite.

      Shtet prej letre, shtet hajdutesh e provincialesh qe kontrollon vetem bulevardin para Kryeministrise. Jeni injorante nga i pari deri tek i fundit dhe cdo dite e urreheni me shume.
      Thjesht keni krijuar nje geto per Shqitaret dhe ca ishuj te lulezuar per veten tuaj me shprese qe sdo tju shpelaje cunami i keq-qeverisjes suaj.

      Përgjigjjuni

  6. I-Liri  --  14 Shtator, 2012 në 8:30 pm

    Z. Mero ! Nuk i gjen gje pushtetaret, jo se ata ecin me eskorta, por se ata jane vet kriminelet. Dhe kriminelet qe bredhin te qete rrugeve, jane shoke me ta. Sepse politikanet i kane ndihmuar, te dalin nga burgu, apo te mos denohen. Ja, per kriminelin e djeshem. A mund te qelloje ai mbi Fullanet. Fullani, femer e nxorri ate te pafajshem, per shume vrasje te tjera te kryera me pare. Por edhe per kete vrasje, mbaje mend Mero, po nuk doli i pafajshem. Fajin do ta mar polici i shkrete. Shiko D. Dajtin. Se shpejti lirohet.
    Kriminelet, jane shoke me deputete e ministra, dhe kurre nuk mund tu bejne atyre prite, ne asnje kthese. Bile as policeve nuk u bejne prite. Por policet gjenden gjithmone, ne kohen e gabuar dhe ne vendin e gabuar. Ata harrojne se psh. ne Shijak jane bazat e krimineleve, shoke te deputeteve te Pd. Psh. Edi palokes. Te shkretet police thuaj…

    Përgjigjjuni

  7. manuel vila  --  14 Shtator, 2012 në 8:33 pm

    oMero don te dalesh tek ilir emona lopa me gjijte e lalzit mos eshte loja e dash gjokes qe ka edhe dyqan armesh dhe roje private eshte ethelle kjo pune dashi ifurnizon me kurva

    Përgjigjjuni

  8. mirel  --  14 Shtator, 2012 në 8:59 pm

    Ky po qe eshte artikull, jo ai i Manes.

    Përgjigjjuni

  9. shkodrani  --  14 Shtator, 2012 në 9:44 pm

    si duket kete e ka kurdis krye-krimineli i shqiptareve,vete sali berr-isha.me sa duket lulit te sales po i jepte dhime koke sokol olldashi,e me sa po flitet ne shtypin shqiptar vrasesi qenka shok e mik i ngushte me sokolin,me kete krim ai behet sus,dhe luli lives happy ever after.te gjithe te bejne kujdes ne ate vend se kemi djadhin ne krye,largoje o zot sa ma pare,e merre o dreq na e hjek qafet.

    Përgjigjjuni

  10. ANTIKRIMI  --  14 Shtator, 2012 në 9:47 pm

    KONKLUZIONI I SHKRIMIT-per te mos thene qe ska me shtet po e zbusim e themi ka shtet paralel ose nje lloj vetegjyqesije primitive:LIGJI I XHUNGLES.Me sa jemi informuar per ngjarjen e Shijakut qe sehte as e para e as e fundit(kujtoni punonjesin e sherbimit sekret me gjuhe te prere e karbonizuar)ai qe ka tru arrin ne konkluzionin paraprak:KRYEPOLICI I SHIJAKUT EPRORET I KISH ME ZYRA NE KATUNDIN SUKTH.

    Përgjigjjuni

  11. Edor  --  14 Shtator, 2012 në 9:48 pm

    Zbulimi/ Ilir Xhakja u lirua nga gjykata pak ditë pas 21 janarit (vendimi)

    Gjykata e Durresit, ne rrethana ende misterioze, te paqarta dhe pa nje argument ligjor, kur prokuroria ka pretenduar provat, liroi Ilir Xhakjan vetem pak dite pas protestes se 21 janarit kur u vrane edhe 4 protestues te pafajshem nga Garda e Republikes, por edhe per shkak te zgjedhjeve qe ishin ne prag me 8 maj. Agjencia AMA ka zbuluar se Neritan Tabaku, gjyqtari i ceshtjes, ka marre kete vendim me 9 shkurt 2011, (vitin e kaluar),kurse prokuroria kerkoi 25 vite burgim per dy akuza, vrasje me dashje dhe armembajtje pa leje te Qerim Malokut ne Katund Sukth. Pikerisht kjo eshte data qe mban vendimi i pafajesise, ende i pazbardhur nga gjyqtari dhe gjykata vendore. Madje prokurorise i eshte dashur te beje nje apelim pa e pasur kete vendim te zbardhur duke kerkuar denimin. Por vendimi liroi menjehere Xhakjan, kurse “pas pilafit” ministri Halimi dhe kreu i KLD Cefa zotohen per drejtesi !!!. Duket se ky vendim eshte nxitur me dhune nga autoritete pushteti qendror dhe vendor, me presion dhe nen kercenim, qe mund te zbulohet se afermi. Politikane te qendres kane ndikuar ne kete vendim, duke perdorur edhe terrorin qe u be me ngjarjet e 21 janarit.

    Ilir Xhakja, një emër i njohur që prej viteve 90 për uniformat blu është arrestuar disa herë, dhe herën e fundit në korrik të vitit korrikut 2007, pas një operacioni të RENEA-s në grykëderdhjen e lumit Erzen.

    Pikërisht pas këtij arrestimi nis edhe historia tragjike e drejtësisë. Pas arrestimit prokuroria e kalon çështjen në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në Tiranë dhe u dënua me 21 vjet burg, vendim të cilin e konfirmon edhe gjykata e Apelit për Krimet e Rënda në Tiranë.

    Por gjithçka përmbyset me një vendim të Gjykatës së Lartë e cila në mënyrë të pakuptueshme akuzën e vrasjes për të cilën gjykohej Xhakja e cilëson jo kopetencë për krimet e rënda dhe e kthen në shkallën e parë në Durrës.

    Pas një procesi disamujor në Gjykatën e Durrësit prokuroria kërkon dënim maksimal prej 25 vitesh, por trupi gjykues e liron në sallën e gjyqit duke u mjaftuar më dënimin e tij vetëm për armëmbajtje pa leje.
    Në fund të vitit 2011 Ilir Xhakja kthehet në liri dhe pas afro 8 muajsh rishfaqet duke ekzekutuar kryepolicin e Shijakut. Gjatë kësaj periudhe procesi ka vijuar ende në Apel pas ankimimit të prokurorisë, proces i cili vazhdon deri ditën kur arma e tij akuzohet se ka marrë një tjetër jetë, atë të shefit të policisë së shijakut Adem Tahiri.

    Një histori tipike për drejtësinë shqiptare për të cilën ka nisur menjëherë në hetim dhe pritet që të inspetkohet dosja dhe të kërkohet procedim për gjyqtarët që firmosen lirimin e tij.

    http://www.ama-news.al/2012/09/zbulimi-ilir-xhakja-u-lirua-nga-gjykata-pak-dite-pas-21-janarit-vendimi/

    Shqipei te kam dhjer s´te kuptova asnjeher

    Përgjigjjuni

    • LORA  --  15 Shtator, 2012 në 11:07 am

      Ti Edor dhe te ngjashmit e tu qe mallkojne Shqiperine,u dhjefshi koke e kembe (del e mjafton per te tere ) ne gjiriz-hanen e dr.dhjeramanit.

      Përgjigjjuni

      • Edor  --  15 Shtator, 2012 në 1:30 pm

        Na moj “LORA”

        me fjen “shume mire” qe Ju e kuptoni ashtu si duhet ate shrehje
        po ta shkruaj edhe njehere meqenese te “pelqen shume”

        “Shqiperi te kam dhjer s´te kuptova asnjeher….”

        Përgjigjjuni

  12. Nadia Shabani  --  14 Shtator, 2012 në 10:11 pm

    Ju thoni tahiraj u vra nga Xhakaj. Une nuk do ta quaja keshtu, une mendoj se Tahiraj u vra nga Ariana Fullani qe me ndihmen e Olldashit dhe nderhyrjen e Berishes, zonja Z. Fullani e paska liruar Xhakajn. Ja pra si funksionon drejtesia ne Shqiperi; Tahiraj paska bere fushaten e Olldashit dhe qenka mik me Olldashin prandaj vret e pret se i ka krahet e ngrohta nga pushteti. Ku e dini ju se ai nuk ka vrare me te tjere per te ndihmuar mafien e shtetit? Tani ata qe jane te “lyer” me grason e tij do te nderhyjne prape qe edhe balistika te paraqese prova qe vrasja e komisarit nuk eshte vrare nga arma e Xhakajt sepse ndryshe u dalin lakrat ne shesh per bashkepunim ne krime te pushtetareve me kriminelet. Shikojeni se si po zhvillohet gjyqi i Dritan Dajtit njelloj si gjyqi i Gerdecit. Perse? Sepse Dritan Dajti i duhet kesaj qeverie prandaj, i duhet Agron Kulicit te Saliut. A e imagjinoni dot qe Dritan Dajti te vrase 4 police dhe te dalin te shetise i lire? Shyqyr qe jemi jashte shtetit se zot na ruaj te jesh aty dhe te jetosh me tmerr se mbas cdo kthese mund te shtype nje makine dhe mbas cdo kepi pallati mund te kercase automatiku dhe mund te kape nje plumb qorr dhe shkon per lesh se nuk do t’ja dije njeri per ne njerezit e thjeshte.Heshtja e Saliut dihet o Mero. Saliu ka vendosur te heshte sepse foli Edi Rama dhe e denoj vrasjen e Tahirajt, keshtu Berisha nuk ka si te jete dakord me Edi Ramen ne kete rast. Sali Berisha hesht se nuk ka fytyre te flase te denoje vrasjen e Tahirajt se eshte qeveria e tij ajo qe e ka gjalleruar krimin dhe mafien e shtetit. Jane pikerisht njerezit si Xhakaj ata qe vrane Konomin, Xhindin, kryekomunarin e Kukesit, oficerin e Shikut e tjer por qe mbrohen nga pushteti se pushteti ka nevoje per kriminelet qe te zgjate jeten e tij ne qeverisje. Mire do te ishte qe keta kriminele nje dite tu ktheheshin pikerisht atyre qe i kane perdorur per qellimet e tyre. Si thoni ju nuk ka luajtur paraja tek gruaja e Fullanit qe e nxorri nga burgu Xhakajn? Nuk e besoj cifti Fullani si gruaja si burri jane figura shume te urryera nga shqiptaret si te babezitur dhe mjaft te korruptuar per para. Ariana nxorri edhe Ilir Meten te pafajshem dhe paska nxjerre edhe Xhakajn, kjo do te thote qe edhe per Ilirin edhe per Xhakajn ajo ka marre urdher nga i njejti njeri Sali Berisha prandaj Saliu nuk flet dhe rri serioz se eshte i “lyer”, cfar ti thote tani Ariana Fullanit kur ai vete i dha urdher per ta liruar nga burgu? Se ai liroj Ilir Meten nga akuzat apo jo? Po do te thoni ju qe Ilir Meta eshte ndryshe nga Xhakaj. Une them qe fytyra e krimit eshte njelloj. Iliri vodhi por pikerisht pse ai vodhi populli protestoje dhe per shkak te tij kryeministri vrau 4 veta dhe asnje nga vrasesit e 21 janarit nuk u denua. Kur kryeministri dha urdher per te vrare 4 veta dhe nuk u denua dhe Xhakaj kishte vrare edhe 4 vete te tjere me perpara dhe prape u lirua atehere pse ai te mos vriste prape ne mes te dites me diell? Lirojeni prape dhe ai prape do te vrase se ka mbeshtetjen e krimit te shtetit. E keni degjuar gje te flase Sokol Olldashi dhe te jape ndonje sqarim per miqesine e tij me kete kriminel? Po Agron Kulicin e Saliut e keni degjuar gje te flase per miqesin e tij me Dritan Dajtin? Keni degjuar gje qe Agron Kulici i ka dhene “urdher” gjykates qe gjyqi i Dritan Dajtit te behej me dyer te mbylluara? Nuk e di se si u zhvillua gjyqi por keto gjera kane dale ne media. Shteti po korr cfar ka mbjelle o Mero, sinqerisht me vjen keq per Komisarin por mendohem dhe nuk gjej shpjegim. Si ka mundesi qe Xhakaj te marre guximin te ngreje doren mbi nje funksionar te policise se shtetit? I vetme shpjegim qe me vjen ne mendje eshte vajtja ne fund e respaktit per ligjin. Ligji eshte fshire nga gjykata e larte shqiptare prandaj kriminelet nuk duan t’ja dine me, sepse ata mendojne se duhet te jene te paprekshem se i kane “dhene” ketij pushteti dhe Tahiraj duhet ta linte te qete e te mos e shqetesonte Xhakajn sepse ai ishte me i forte se komisari, nuk ishte gje e lehte te te nxjerre te pafajshem gjykata e larte e Fullanit gruas se guvernatorit te bankes shqiptare qe i xhvat shqiptaret sa i do qefi, te dy burre e grua xhvasin sa te mundin, njera nga gjykata e korrupsionit dhe tjetri nga posti qe i ka dhene kryeministri.Prandaj o Mero ti mos u shqeteso se nuk i gjen gje ata te Lalzit se ata jane njelloj se gjarperinjte nuk e hane njeri tjetrin.

    Përgjigjjuni

  13. N.VJOSA  --  14 Shtator, 2012 në 10:12 pm

    Perseri nje teme shume e goditur!
    SHTETI I MAFJES NUK MUND TE MOS PJELLE PERDITE MAFJE!….
    Sali K O D O S H I eshte Koka e Mafjes!
    Kam ndjekur me vemendje keto dite ndodhine tragjike te Shijakut, ku Vrasesi, produkt i
    K o r r u p s i o n i t te gjyqtareve 6-mujoresh te Tano Karridit shqiptar, arrin te ngreje armen kunder vet Kryepolicit, vet
    Simbolit te forces se Shtetit!…
    Nje fakt shume domethenes: Vrasesi eshte mik i Ministrit Sokol Trudashit!
    Hajde mos thuaj qe Krimi ne Shqiperi ka nje fytyre me vet Shtetin!….
    Mos eshte Lazarati me pak i kontrolluar nga Mafja shteterore?!…
    Mos eshte me pak skandaloze vjedhja e Naftes duke u kontrolluar nga Kulishet e Berishes?
    Mos eshte me pak skandaloze vjedhja spektakolare e Ilir Lamashit?
    Mos eshte me pak skandaloze vjedhja dhe shitja e Armatimeve?!…
    Mos eshte me pak skandaloze kthimi i Shqiperise ne nje Kolumbi te dyte?!…
    Mos eshte me pak skandaloze shitja ne llokma te medha e pasurive te Shqiptareve?!….
    E te tjera, e te tjera….
    Ne Shijak kryqezohen rruget e Krimit, jo vetem nga shijaksit ordinere, por nga e gjithe Shqiperia!…
    Ne Shkoder vriten per dite!
    Ne Vlore vritet gjyqtari dhe vrasje te tjera te tipit mafjoz!…
    Ne Durres vritet oficeri i sherbimit sekret dhe plot skenare vrasjesh te Mafjes!…
    Ne gjithe Shqiperine Mafja po merr perparesi te papare!
    Arsye mbi arsyet eshte se vet Shteti i Mafjes mbeshtetet tek krimi dhe e udheheq vet Krimin!
    Nuk mund te luftoje dot Krimin nje shtet qe gatuan perdite Krimin!
    POSHTE DOKTOR KRIMI,
    KOKA E KRIMIT,
    TANO KARRIDI I VERTETE SHQIPTAR!
    Akoma duhet te sperkaten me gjak rruget e Shqiperise, pas gjithe nje ushtrie te tere njerzish te vrare, politike dhe jo politike, por qe per dite po e kthejne Shqiperine tone ne
    K O L U M B I N
    E
    E U R O P E S !?…..

    Përgjigjjuni

  14. NDESHKUESI  --  14 Shtator, 2012 në 11:10 pm

    O TEMA po si e lejoni kete fare TurkoFUCKos te beje komente raciste per shqiptaret, ndersa ne na censuroni. Ai seshte gje tjeter vetem nje Bythqim lulishtes greqie qe ja kane prere si duket pensionin. Si duket ja paska zhblloku mire oxhakun Hajriu mbreme se qeka pak i eksituar

    Përgjigjjuni

  15. LORA  --  14 Shtator, 2012 në 11:15 pm

    Patjeter.

    Përgjigjjuni

  16. LORA  --  14 Shtator, 2012 në 11:34 pm

    Vendosja e mul trapit ne krye te MB-se ka qene kalkuluar nga dr. dhjeramani si veprimi me produktiv, per stimulimin e krimit qe terrorizon njerzit;me synimin e qarte qe ata te mos kene kohe te shohin e rrevoltohen ne humneren e qeverisjes kriminale te dhjeramanit te historise.
    Nga ana tjeter ,nxjerrja ne shitje e pasurive startegjike te shqiptareve eshte treguesi me sinjifikativ per rracen bastarde te gangstereve,klienete te qeverise,se i dashuri doktor nuk ka me para per t’i paguar per “sherbimet e vyera” qe ata i bejne.Kjo dhe vetem kjo i ka nxjerre jashte kontrollit dhe do te vijoje e tille ne ditet qe vijne.
    Po na dalin tani edhe organizma europiane qe po na tregojne se me dr.dhjeramanin nuk funksionoka politika e “shkopit dhe karrotes” .Sic duket qarte edhe per ta nuk paska para,qe te birbilosin per te verteta te progresit, turpet e krimet e “burrit te shtetit”.
    Edhe e keqja ,i paska do gjera te mira.

    Përgjigjjuni

  17. shqiptari  --  15 Shtator, 2012 në 12:02 am

    Anonim
    Ahmet Prenci Adem Tahiri, 1988 ka kryesh Shkollen 2 vjecare te Policise (Cikli i Ulet). Me pas ka punuar si Polic ne Tropoje. Viti 1996 polic vezhgimi ne Repartin e Vezhgimit. Viti 2002 Punonjes Policie ne Njesine Operative te Sektorit te Operacioneve Speciale, me graden Kry-Asistent (Roli Baze). Viti 2007 merr graden e Krye-Komisarit (Roli Madhor) dmth kapercen 5 shkalle njeheresh ne grade, pa asnje lloj kualifikimi policor dhe emrohet Shef i Grupit ne Njesine Operative te Sektorit te Operacioneve Speciale.
    Përgjigju – 14 Shtator 2012 17:26
    Rezultate të tjera: 1

    Përgjigjjuni

    • Andrea CINO  --  15 Shtator, 2012 në 9:05 am

      Kjo ja ve vulen te gjithave…U kuptua….

      Përgjigjjuni

  18. R.Lumi  --  15 Shtator, 2012 në 1:03 am

    saliu sundon me inercine.

    Përgjigjjuni

  19. tufi  --  15 Shtator, 2012 në 4:23 am

    Besoj e keni pare kete video…o vellezer!!!

    http://www.youtube.com/watch?v=YC3OAMi9kjY&feature=fvwrel

    Degjojeni zerin e “Arjana Fullanit” qe i thot personit qe te heq thiken qe ka ne dore, ta hedh ate ne toke…!! Fatkeqi nuk ju bind urdherit te policise, dhe konkluzioni 46 plumba ne 5 sekonda.
    Ku eshte vendimi i gjykates ketu???? !!!!!
    Para dy muajesh, ketu ne Amerike. Bere rezistence, nuk ju binde urdherit te policise, plumbi te pret.
    Ne Shqiperi, nuk ndosh sepse kriminelet jane ne pushtet.

    Përgjigjjuni

  20. sajmir  --  15 Shtator, 2012 në 4:27 am

    o turkofagos,mos e ke merakun per xhamijat,,atyre ju mungon vetem ti lakuriq,motren ku ta kesh,mos e kruj me xhamijat,,do te vije koha shpejt edhe per ata qe shkojne ne xhamija,,se kur vjen koha per ata te xhamijave ju pederet greke ja fusni per ne kalabri dhe greqi me not,,,

    Përgjigjjuni

  21. VERONIKA  --  15 Shtator, 2012 në 4:51 am

    e pra zt.Mero nqs vazhdon dhe pak me tutje rrugen,nuk arrin vetem te GJ.I LALEZIT,por dhe tek ajo pergjigjia qe ka dhene komentusi E VERTETA ,pak me siper.por ti ndalon vetem aty te gjiri sepse te vjen keq ndoshta qe nuk je me i perkedheluri i atij gjirizi!Jeni nje njeri i zgjuar dhe dini te beni pak me shume se demagogjia.leriani K.Kokedhise demagogjine,sepse ai vetem ate mesoi,ju sforcohuni ca me teper,dhe ndoshta kjo turme e çoroditur ndergjegjesohet.

    Përgjigjjuni

  22. gjergji usa  --  15 Shtator, 2012 në 6:32 am

    Gjirizi i Lalzit ka kohe qe e ka regjistruar viktimin e tij te pare qe eshte bossi i opozites EKR.Te gjithe ata shqiptare qe e ndjejne veten akoma te ndershem e konsiderojne vajtjen e EKR tek IRM si nje vrasje prapa shpine nga dikush qe i premtoi dicka…
    Shume menduan se kjo vizite megjithese extremisht poshteruese do te na sillte debimin e berishes nga pushteti me mjete paqsore duke perdorur dhe dredhine .Pra me fuqine e kartonave me zgjedhjen e presidentit do ndodhte ajo qe nuk u realizua ne votimet e 2009 apo ne 21 janar 2011.
    Por cfare ndodhi ne realitet ? Ne vend te zgjidhej nje president me konsensus u caktua bash ai me i neverituri,me i papershtateshmi biles me i rrezikshmi duke ditur qe ai ishte Ministri i Brendshem.Por duke ditur se Nishani hyn me teper te invalidet se te njerzit e zakonshem dilet ne perfundimin se president faktik eshte berisha dora vete kurse Bujari sekretar i presidences.Te gjitha sa me siper ishin peshqeshi i lalzit ku EKR-s duhet me ja kendue kengen e romeve te Totozanit
    VARE VETEM ME NGJAL’ LALZI O RAMO..

    LALZI BEACH pervecse “vret” kryetar opozite ka dhe nje veti tjeter ate te pastrimit te njollave te gjakut te makbetheve te pornopolitikes shqiptare.
    Kujt u kujtohet vizita e SRB te “palma de monika” e IRM ku vampirit te tropojes i pelqeu vera e kuqe si gjaku i 21 janarit.Ishin ditet kur IRM ose do te shkonte ne gijotine ose do pritej me nderime ne washington ku fatkeqesisht ndodhi kjo e dyta.

    Ne gjithe historine e vrasjes se Tahirit me shume me vjen keq si njeri qe iku ne moshe te re dhe la jetime rrugeve.Por nuk me vjen keq aspak si punonjes i policise shtetit.Cfare llustrohet ne raste te tilla jane te ngjashme me ato te nje emisioni para viteve 90′ qe quhej “heroizmi i popullit tone ne shekuj” ku genjehej pa hesap.Megjithese ekspertiza zyrtare nuk ka mbaruar akoma por me ato qe thuhen sot nga deshmitaret
    fajtori kryesor eshte vetem i ndjeri Tahiri qe nuk ka zbatuar asnje rregull elementar te sherbimit te policise.
    Shprehja: karraduzi i bajram currit,nuk i hap rruge centaurit qe kendohej dikur ne kohen e xhaxhi dikatorit nuk vlen per drog-dillerat
    qe perdoren nga krimineli berisha dhe mobsteri olldashi vetem si kamikaze ne diten e votimeve duke i nxjerre dhe nga burgu.

    Njeriu me shume i siguruar me roje dhe aparatura te sofistikuara ne planet eshte engjellori SRB.Jo vetem kaq por ai ka krijuar nje
    “betonim” te disa sherbimeve qe do ja kishte zili dhe Raul Kastro.
    -komandanti gardes ….artanhoxha …….tropojan
    -ministri i brendshem ..nulnoka ……..kuksian
    -kryetari i shikut…..vishinskajazi…..kuksian
    -superpolici……….agronkulishi…….tropojan
    -komisari i shijakut…i ndjeri tahiri…tropojan
    Keshtu me kete dare te hekurt qe po ti shtohen dhe 10 mije “rezervista” qe jane ne gadishmeri nga bathorja deri ne baldushk
    me nje fershellime te shab memise mund te mbrojne apo te marrin cdo kala.

    Para 14 vjetesh me 14 shtator 1998 keto salebanet e bathores pushtuan te gjitha institucjonet e shtetit shqiptar njelloj me skenarin qe perdoren dhe islamiket e terbuar ne bengazi te libise ku vrane mizorisht dhe ambasdorin amerikan.
    Biles talebanet e bathores perdoren dhe arkivolin e hajdarit si trap druri per te shqyer dyert e k/ministrise.
    Ne kete puc shteti udheheqsi kryesor ishte SRB dhe une habitem me opoziten dhe faktorin nderkombetar qe nuk kerkojne arrestimin e SRB
    per kete krim te dokumentuar.Perse mbrohet Bin Ladeni i tropojes ?

    Mos ushqeni iluzione se dikush do dali ne ndonje kthese dhe mund marre nishan ne ndonje nga monstrat e qeverise (qe ne fakt e kane hallall) plumbin tek e tek ose ndonje bumje me grup.Dihet qe nga USA & BE qeveria kriminale dhe mafjoze e SRB eshte e pranuar dhe legalizuar si e tille.Po keshtu dhe opozita dhe shoqeria civile e njeh kete monster te felliqur per k/m duke perfshire dhe M.B.dhe perjashtohet ndonje veprim fizik. As mielli i dy fisnikeve qe po vuajne ne dy sistemet nuk kane ndonje efekt kryesor.
    Praktikisht dhe nga familjet e deshmoreve te 21 janarit,te viktimave te gerdecit apo te familjes te te ndjerit Remzi Hoxha nuk duket ndonje nerv per te marre hak direkt ne lule te ballit te SRB.
    I vetmi shans jane mbi 50 familje ne rrethin e tropojes qe kane hyre direkt ne gjak me kryegjaksorin SRB.Nga keto nipat e haklajve te vrare jane burreruar aq sa i prishin dhe gjumin e nates makbethit tone.
    Nje egzekutim i mundshem dhe spektakular i SRB para 28 nendorit 2012 do jete nje feste e vertete kombetare.Amin.

    Përgjigjjuni

  23. Andrea CINO  --  15 Shtator, 2012 në 8:49 am

    Me pelqeu se si e shtjelluat menyren e vijimit te ngjarjes…Kjo qe ju shkruajtet ben te dyshosh edhe tek vete i vrari… Vetkuptohet, ne kete rast, qe nuk do kete nje gjykim dhe denim shembullor… Edhe kjo do shkoje rrakapjekthi si te tjerat…

    Përgjigjjuni

  24. HORRI bulevardit  --  15 Shtator, 2012 në 10:58 am

    Qe mund te shkosh tek te shumtit ne salistan, nuk eshte dicka e gjetur, se sa here vjen ne krye kryetari i salinisteve, krimi merr hov, sikur dikush te kete shtypur butonin qe prodhon xhenaze.
    Por problemi eshte se jane te shumta ato raste, kur behet nje atentat dhe ne vend te personit qe duhet te jete viktima e atentatorit, vritet ndonje i pafajshem qe rasti e ka sjelle, te jete ne vendin e gabuar, ne momentin e gabuar.
    Per kete ndoshta mund te jap nje keshille.
    Jane hapur shume biznese fitimprurese me leje apo pa leje, le te hapet dhe nje biznes atentatoresh, ku ata qe duan te marrin profesionin e atentatorit, te bejne stervitje te rregullta, qe ne fund te fundit, te vrasin ate qe kane shenjestruar, jo te shkojne dhe te vrasin tjetrin qe kalon aty rastesisht. (Ironi)
    Qe mund te hash plumbin, kjo eshte e qarte, se vertet Enveri thoshte populli ushtar, por edhe ne ushtri, ne na jepnin pushke prej druri, kurse Saliu e armatosi popullin dhe kjo armatosje ka sjelle ate qe ne nje aksident rrugor, me pak gervishtje ne makine, smund ti kerkosh tjetrit demshperblimin ose karten e sigurimit, por sa hap e mbyll syte, te nxjerr ne mes te dites, ne mes te Tirane, nga dera e shoferit, nje alamet kallashnikovi dhe me zerin e tij prej te forti, te perserit togfjaleshin, ta q.. nanen mshele at hale dhe veshtrimi im shkonte tek polici qe ishte diku rreth 30-metra larg, ku me cigare ne goje, besonte se ishte sherifi i atij vendi, duke bere pershendetjet e rastit te njohurve e te panjohurve, por anash tij nuk shifte se edhe mund te ndodhte nje vrasje.
    Mund te vritesh ne salistan, ska rendesi tek Gjiri i Kurvave, ose i Lalzit sic i thone me diplomaci, por e ha plumbin atje ku ste shkon mendja, si ajo vajze e pafajshme e quajtur Megi, qe enderronte diten e dasmes.
    Vertet keta te BE-se i kane vene 12 kushte Shqiperise se Saliut, ku kushti kryesor qenka imuniteti, por a duhet dikush, qofte edhe gazetar qe ti informoje keta te BE-se, qe te heqin nje kusht e ta lene per me vone dhe ta zevendesojne me te drejten e jetes, per cdo shtetas te ketij shteti, qofte edhe duke e lene kete dreq imuniteti per me vone, se me sa dime nga bibla e Kurhani kur shkon ne ate bote, je pa imunitet.
    Rasti i mesiperm qe tregova, me ka ndodhur mua, mbas muzeut, ku ai fajtori nxjerr kallashin ne mes te dite, por shyqyr qe ca nga frika dhe ca nga ajo qe po shihja me syte e mi, e mbylla gojen dhe shpetova, ne dreq makina thash, te shpetoj koken, se ne salistan te shkon jeta si mos me qen.
    Vrasjet do te vazhdojne edhe po te vijne socialistet apo ndonje force tjeter politike, por jo me kete intensitet, se ai BUTONI magjik qe e posedon vetem talebani yne qe krekoset neper rruge katuni me tabelen qe ja kan qepur mba xhaketes, nuk do te ekzistoje me, ai buton do te shkoje bashke me Saliun atje ku e meritojne shkaktaret e tragjedise saliniane, ne FERR.

    Përgjigjjuni

  25. genti  --  15 Shtator, 2012 në 11:46 am

    O Mero.Para se te flisni per krimin qe po lulezon,dhe te na perrallisni per ‘Goditjet kunder Komisareve’pse nuk hetoni,se kush jan keta ‘Komisare’,cfar karriere kane,si e kane kete karriere,sa te ndershem jane karshi detyres ,etj.Mos fol edhe ti si Edvini-ishte zotni djal!Ku e njifte Edvini Kryekomisarin nga Tropoja,apo i thot Pjerini?!miku i Ahmet Prencit.sa socialiste kan hedhur ne mes te kater rrugeve keta ‘miqt’e edvinit te vij te na pyes ne Edvinua,ky pseudo socialist,uzurpator i PSse

    Përgjigjjuni

  26. enveri  --  15 Shtator, 2012 në 12:09 pm

    O MERO TE MUNGON SHUM TE JESH NORMAL .

    Përgjigjjuni

  27. shqiptari  --  15 Shtator, 2012 në 12:14 pm

    Ahmet Prenci Adem Tahiri, 1988 ka kryesh Shkollen 2 vjecare te Policise (Cikli i Ulet). Me pas ka punuar si Polic ne Tropoje. Viti 1996 polic vezhgimi ne Repartin e Vezhgimit. Viti 2002 Punonjes Policie ne Njesine Operative te Sektorit te Operacioneve Speciale, me graden Kry-Asistent (Roli Baze). Viti 2007 merr graden e Krye-Komisarit (Roli Madhor) dmth kapercen 5 shkalle njeheresh ne grade, pa asnje lloj kualifikimi policor dhe emrohet Shef i Grupit ne Njesine Operative te Sektorit te Operacioneve Speciale.
    Përgjigju – 14 Shtator 2012 17:26

    Përgjigjjuni

  28. Alpini  --  15 Shtator, 2012 në 1:25 pm

    Aq shume kishte pi raki ate dite kryekomisari sa edhe diten e homazhit trupi tij shperndante avujt e saj.
    me treguan se edhe ne arkivol te qelbete era rakise.

    Përgjigjjuni

  29. enveri  --  15 Shtator, 2012 në 1:30 pm

    JENI SHUM PAK ,NUK FITONI KURRE DHE KURRE . DEPUTETET (KU HYJNE KELYSHET E BLLOFKUT), MERO BAZE , EDVIN “PIKTORI”, ISH MINISTRI DIKTATURES RUCI, QIRAMARRESIT ( DHUNUESIT E TE DREJTAVE TE NJERIUT -SIGURIMSAT) ,DHE ATA QE KERKOJNE QE SHQIPERIA TE MOS MARSHOJ . JENI SHUM PAK .KOT E KINI .

    Përgjigjjuni

    • po enver trimi  --  19 Shtator, 2012 në 3:55 pm

      Ti te kenaqke shpirtin, ka shume si puna jote prandaj ben kokrren e palles Sala bir i denje i Enverin ketij pupolli i kane vendosur zgjedhe, jepi dhe ti nje dore se i plasi shume Sales o cope mishi me dy sy.

      Përgjigjjuni

    • enver topja  --  19 Shtator, 2012 në 4:00 pm

      Ne gjithe qe akne shkruar te gjeta vetem ty me saliu o qyq qenkeni mete vertet shume……o ko……e

      Përgjigjjuni

  30. kel ukaj  --  15 Shtator, 2012 në 4:13 pm

    Ju falenderoj Z. Mero e me lejoni te shtoj diçka. Une shkruajta diçka ne lidhje me dekleraten e Krytarit te Opozites Edi Rama menjehere pas vrasjes te Kryekomisarit. Tani mund te them se edhe “nxehte” e godas diçka ne shenje. Ne kete shkrim mua nuk me pelqeu fjala e shqiptuar nga Z. Edi Rama i cili e quante “zotni”, ne vend qe te thoshte “ne sherbim te ligjit”, “nje sherbetor besnik i shtetit e ligjit”, “ne krye te detyres”, etj etj. Jam kunder ketij fjalori pasi ai eshte fjalor tipik “mafioz” por besoj se Z. Edi Rama e ka perdorur kete fjale ne “kuptimin e pozitiv shqiptar”, ose i ka “rreshqitur”. Kjo nuk do te thote se nuk besojme ne Edi Ramen, por Edi Rama duhet te dije se Ne do ta shporrim Sali Qenin, dhe nuk do te kete “carta biancha” nga ne. Kur te vije ne pushtet diten e pare Ne do te jemi ne “opozite” per çdo gje qe nuk eshte ne perputhje me ligjin, e ne sherbim te qytetarit qe e paguan. Ne idealistet e 90 sikurse eshte edhe Edi Rama nuk bejme leshime asnjej qe nuk ndjek “vijat e bardha”.
    Te kalojme tani tek Kryepolici. Une vura ne theks se ky “krypolic” ishte Tropojan, atehere ky person i perkiste nje klani, ndryshe nuk do te ishte ne ate post. Une nuk paragjykoj personin ne fjale por mund te them me siguri 100% se Ai nuk ishte profesionit dhe as sherbetor i ligjit e popullit. Per kete dua te tregoj nje histori te shkurter te jetuar.
    Ne Laç te Kurbinit ishte nje cope rruge mbas Komisariatit te Policise qe me makine nuk kalohej vetem me tank. Disa here ishte filluar puna per ta sistemuar dhe nuk arrinin ta sistemonin. Pune shqiptaresh! Deri nuk arrinin te shmangnin edhe automjetet per te lene ndermarrjen ndertuese te zhvillonte punimet. Nje makine shmangej (sikur une) “te fortet” pershendetnin policin dhe vazhdonin rrugen e shkurter. Desh zoti (allahu akkberr) e erdhen trupat e NATO-s. NATO-ja e mori persiper ndertimin e ketij peci rruge. Per te devijuar trafikun ishin dy Karabiniere Italiane, i pari jepte sinjalet e drejtimit te trafikut i dyti, i dyti … Nuk dua ta them Mero! Nderrova mendje Mero e po ta them. Kishte diçka ne dore qe ne fund ishte si tub hekuri me kend 45° te drejtuar ne toke. Kete mjet e dashurojne shqiptaret e quajne “automatik” por nuk ishte kallash sepse kete e njoh, por ishte me i vogel. Ky Karabinieri ishte ne nje fare distance me karabinierin tjeter ne pozicion te favorshem per te vrare si dikush kalonte nje distance sigurie. Te gjitha makinat shkonin ne drejtimin e caktuar dhe NATO-ja punonte ne çetesi. As edhe nje shqiptari nuk i shkonte ne mendje te mos respektonte urdhrat, e kishin te qarte se jane ushtarake. Pra e njihnin “friken”, me keta nuk behej shaka, me “trimi” isha une qe me simpati thirra “grazie raggazzi”. Ndoshta ata me kane kuptuar se perse ju thashe pasi 50 m me larg ishin 250 police qe nuk ishin ne gjendje te benin punen e dy karabiniereve.
    Kjo quhet “profesionalizem” mor shqiptare kokethare. Per kete “Kryepolici” nuk eshte “profesionist” eshte e palejueshme te afrohesh ushtarakut ne distanca te aferta. Eshte e papranueshme profesionalmente te vdesesh ne kete forme. Shikoni ne dore te kujt eshte jeta e qytetarit shqiptar. Te paafte, te ideoligjizuar, qe kane pesuar “shperlarje te trurit” ja kete keni dashtur, e ta gezoni te dashur shqipetar. Na behet qejfi, Ju kemi pas paralajmruar e na keni percjelle me gure. Tani vijne “luftra” “termete” “fatkeqesi” “papunesi” duroni, nuk keni nga te shkoni tani eshte vone.

    Përgjigjjuni

  31. enveri  --  15 Shtator, 2012 në 4:49 pm

    “nuk keni nga te shkoni tani eshte vone ” PER KE E KE FJALEN SHOKU kel ukaj ??? PER SHQIPTARET !?!?!? Citoj SHOKUN kel ukaj : “PUNE SHQIPTARESH” ; “MORE SHQIPTAR KOKETHARE” ! A MENDON O kel PARA SE TE SHKRUASH !?!?!?!
    SI MUND TE KESH KAQ GUXIM ME SHARE SHQIPETARET !?!? PERSE E BEN O KEL !?!

    Përgjigjjuni

  32. qemoli  --  15 Shtator, 2012 në 6:23 pm

    po te gjithe kriminelat i ke polica bashkishe bocigarde polica qarkullimi te ndershmin nuk e do qeveria se nuk mundet ta tjtersoi dhe mer keta horra dhe tmerrojne gjithe vendin fytyra te degraduara miqte e deputeteve te ndyre te degjeneruar dhe mostrat me te poshtra te ketij kombi qe po luajne me jeten e femijeve te nje kombi o sali berisha cfare po i ben ketij kombi ti me keta horra zoti e di por o fillo dhe vepro pa meshire ose zhduku nga kjo bote se na the po u bera dhe njehere nuse do te me shihni po te shohim je bere nuse kurve e degjeneruar dhe po mer ne qafe nje popull

    Përgjigjjuni

  33. Durresi e din cfare,kush, si, ku  --  19 Shtator, 2012 në 3:44 pm

    Te nderuar Durrsake dhe Shqiptare dhe ju Z Mero.

    PD ja eshte nje kupole e krimit nje lloj si kupola e mafies funksionon por kane nje ndryshim te madh , Te mveshur me pushtet ketyre ju duket vetja trima dhe te paprekshem , Keta kojtojne se tu sherbesh atyre eshte nje detyre dhe pasi tu sherbesh te hedhin si limon te shtrydhur , shpetojne vetem ato te cilet jane treguar te zgjuar dhe ju kane mbledhur material inkriminues per ta dhe e kane fshehur diku, ju jap disa shembuj
    Azem Hajdari u vra pasi velezerve te Shkelqim Haklajt ju dha nje kasete qe inkriminonte gjoja Azemin , ta beje kete ne ate kohe me Haklajt ky i madhi qe eshte sot kryeminister e dinte se ishte denim me vdekje , dhe bodigardi i ketij mafiozit qe e dergoi Azemin ne gryke te pushkes kaseten e ka si siguracion per jeten e tije prandaj nuk e ekstradoi Erdogani i Turkies, ndersa Aldo Baren duke e pare si kundershtare e sollen menjehere ketu per ta burgosur,ne kete menyre pastroi rrugen nga i vetmi njeri qe mund ta rrezonte nga froni i PD ne 2001 shin kur hunbi zgjedhjet,
    Kthehemi tek Rrethi i Durresit Ju e dini se kush jane Llulzim Berisha, Ilir Xhakja, Gaz Gjoka, Leonard koka, etj,
    Ne 2005 Lulzim berisha takohet disa hete ne disa vende te ndryshme me Sokol Olldashin dhe ky i fundit merr persiper te bashkoje te gjithe keto kriminele te vedosin pace midis tyre dhe te ndihmojne me cdo cmim Te fitoje Sokol Olldashi si deputet dhe ja arrin , por klanet kriminale te lidhura me PD qe operonin ne tirane si Dritan Dajti, Rrahman selimllari , Mihal Delijorgji etj i vendosen kusht qe te eleminohej banda e Lulzim Berishes me cdo kusht nepermjet burgosjes ose dhe eleminimit fizik te tije per ti hapur rrugen ketyre klaneve kriminale te merrnin frenat e trafikut te droges ne Durres pasi pa shkaterruar Lulzim Berishen nuk mund te punonin lirisht dhe me dhimbje Sokol Olldashi e realizoi kete per perfitime te klaneve kriminale te Tirane te parave qe vijne nga trafiku i droges , por kur te mos kene me mbrojtjen e pushtetit kush do ti mbroje valle keta ?????? koha do ta provoje do ti vrasin sherbetoret e tyre vetem nuk dime vendin dhe kohen .

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>