Gjatë një takimi të socialistëve me biznesmenë në njësinë nr.4, u pa një djalë që u bënte fotografi biznesmenëve që merrnin pjesë në takim. Biznesmenët e shqetësuar iu ankuan drejtuesve socialistë dhe më në fund ata e zbuan spiunin që ishte dërguar për foto.
Sapo e mori vesh Flamuri, i raportoi menjëherë Doktorit.
-Sot ka qenë ditë e mirë Doktor, nuk ka pasur shumë vrasje. Kanë aksidentuar një familje në Elbasan duke ecur në trotuar, dhe kanë kërcënuar një polic në Shijak. Ka dhe nja dy vrasje, por pa rëndësi. Ajo që ka rëndësi është se kemi filmuar një takim të socialistëve me biznesmenë të vegjël. Dërgova njeriun tim aty, u bëri fotografi dhe tani i kemi gjithë fotografitë e biznesmenëve që janë të pakënaqur me ne. Nesër duhet me u çu tatimet dhe me u mbyllë dyqanet.
-Ashtu, mirë! Dakord, të pakënaqur ë…, hë çfarë pisash. Mirë, mirë, dakord. Falënderoje atë djalin.
Flamuri mbylli i kënaqur telefonin.
Pas pak Doktorin e mori Visho. Pasi u përshëndetën, Vishoja hyri drejt e në temë.
-Sot nuk ka pasur ndonjë gjë me rëndësi Doktor. Ka pasur ca shkrime që dy agjentë grek kanë qenë pjesë e negociatave për detin, po ata janë kot, se i shpikin këta të opozitës. Ka pasur dhe ca përpjekje për të bërë protesta antiamerikane nga këta myslimanët, por ata janë kot se nuk kanë rëndësi. E vetmja gjë e mirë që kemi bërë sot është se dërguam një njeri tek ky mitingu i socialistëve me tregtar, u bëri foto atyre dhe tani po u kontrollojmë skedat. Një prej tyre na rezulton se ka qenë komunist në kohë të Partisë së Punës.
-Ashtu, mirë. Dakord…
Visho e kuptoi që e teproi dhe nxitoi ta korrigjonte.
-Ishin shumë agresivë Doktor dhe shanin qeverinë. Njëri bile arriti të shajë nga nëna dhe Ridvan Boden dhe Gimen e Redbullit dhe të gjithë deri tek Zeni. E kemi në dy foto këtë tipin.
-Ashtu ë, të pakënaqur. Mirë, dakord, faleminders shumë.
Sapo uli telefonin, Doktorin e merr Lulëzim Basha.
-Po të marr nga transiti në Vjenë Doktor se po ik për fundjavë në shtëpi në Hollandë. U vonova ca sot se kishin një takim këta socialistët dhe i çuam një nga minibashkia t’i filmonte. Janë ca tregtarë të rrezikshëm socialistë aty tek Njësia 4 dhe na duheshin fotografitë e tyre. Nesër u çoj Petrit Vasilin t’u kontrollojë cilësinë e mallrave dhe ua mbyll krejt.
-Ashtu ë, tha Doktori. Ku je ti, ku je?
-Unë po ik për shtëpi Doktor, për Hollandë për fundjave se kam një javë pa pa gocat, por të thashë se u vonova ngaqë kishin takim këta socialistët dhe u dërguam një njeri t’i filmonte.
-Aha, mirë, dakord. Mirë, mirupafshim.
Pas Lul Bashës mori Sandri.
-E pe ça u bëmë sot Doktor, ua q… robt këtyre socialistëve, ua prishëm takimin. I çova unë një njeri aty t’i filmonte, u dhjenë në brekë, ikën të gjithë nga frika. Po e kishin pas filmu dhe ata dreqin dhe na e dogjën si agjent.
-Ashtu…, mirë Sandër, shiko, ato reklamat, nejse, do flasim kur të vij, mirë, mirë, dakord, më thanë për këtë tipin. E mbylli telefonin.
Pas tij në telefon mori Qukapi.
-Doktor, këta socialistët kanë dhunuar një qytetar të Tiranës vetëm se i ka fotografuar në një takim. A të dalim në një konferencë për shtyp, apo ta lëmë kur të vish ti t’i bësh një vizitë në shtëpi?
-Dëgjo, meqë more, a ma gjen kush e ka çuar atë njeri aty se policia thotë unë, SHISH thotë unë, Basha thotë unë, Sandri thotë unë…
-Ta gjej unë Doktor. Ja të shkoj të pyes ata tregtarët se ata e njohin.
Shoke, spiunin e vrau Milua…
Po shoke, une e vrava!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/visho-canadian-reborn.html
MERO mire e ke qendisur shkrimin si di ti te qendisesh.Por nje gje ke harruar te shtosh.Lista duhet te vazhdonte me te tjere llumra sic jane enri qilli i universitetit europjan,fevzo toptani i klanit vc,ypi edison qe nuk po i del shpirti akoma,cupi qe ka harruar te vdese.Per sot mjafton lista ndersa neser do kete edhe te tjere vemje si artani i hoxhes apo fahriu i ballijes.TUNG.
Me love MERO!
Shikoni, mos i vrasin naten dhe i qajne diten ata tregtaret, se Vishua dhe Basha kane dhene prova.
Populli opozitar i njeh mire tani. E keni pare se Ed Rama nuk shkoi tek tregjet e shumices, pasi do e zinin me dru, per mashtrimet qe u ka bere sikur do te ulte taksat dhe ne fakt ja u rendoi ku s’mban me. Edhe ne zgjedhjet lokale 2011 nuk shkoi, se s’kishte fytyre tu dilte para per mashtrimet qe u kishte bere.
Sa per “fotografin” mund te themi se partia ne pushtet po kopjon veprimet qe ka bere ne 96-ten. Por po vazhdoi keshtu s’duhet te harroje se 96-ta polli 97-ten. Mund te thuhet se nje perseritje e 96-97 eshte mjaft e rrezikshme ne radhe te pare per fatet e ketij kombi, mund te sjelle zhdukjen e 2 shteteve shqiptare nga harta e Europes.
Opozita shekon spiunet me aparat ne rruge dhe shqetsohet dhe nuk shekon spiunet me laptop brenda saj qe ja dergojne te fresketa levizjet e vendimet e saj Berishes e mafjes ne pushtet.Ruhet nga dhelpra kur qelbsi ben namin brenda kotecit.