PS: Kur të vijmë në pushtet do i japim frymëmarrje biznesit të vogël

Postuar në: Aktualitet,Ekonomia,Kryesore |

Taksat jo vetëm që janë dyfishuar, por ne paguajmë taksa edhe për mallin që u japim veresie njerëzve në nevojë. Ky ishte denoncimi i radhës që tregtarët e zonës së Kinostudios në Njësinë Bashkiake nr.4 në kryeqytet kanë bërë përpara përfaqësuesve të Partisë Socialiste. Deputeti Fatmir Xhafaj dhe Sekretari për Programin ne PS, Ilir Beqaj, si dhe këshilltarë socialistë të njësisë, kanë zhvilluar sot paradite takime me tregtarë dhe përfaqësues të biznesit të vogël në zonën e Kinostudios.

“Kam nja 3-4 fletore me emra borxhlinjsh. Nga viti i kaluar jemi në rënie fare. Njerëzit s’kanë lekë të më japin mua, unë s’kam lekë të furnizohem dhe shkon rresht muhabeti. Çmimet aty ku furnizohemi ne rriten përditë, ndërsa taksat janë bërë dyfish nga ç’kanë qenë vjet”, është shprehur një mesogrua, e cila ka një dyqan ushqimor. Ajo tregon edhe për absurdin e radhës së administratës tatimore, e cila u kërkon tatim edhe për mallrat që merren me listë: “Kasa fiskale duhet paguar dy herë në vit. Dhe kur vjen puna nuk do t’ia dijë njeri nëse ke shitur apo ke dhënë veresie. Duhet ta kalosh patjetër në kasë. Edhe kur unë nuk i marr lekët e mallit duhet ta kaloj në kasë dhe të paguaj tatimin”.

Në bashkëbisedim e sipër Ilir Beqaj e ka garantuar tregtaren për ndryshimin që do të bëjë Partia Socialiste me të ardhur në pushtet: “Gjëja e parë që do bëjë qeveria socialiste, në shtatorin e viti të ardhshëm do të jetë heqja e taksës së biznesit të vogël. Janë të paktën 70 mijë familje në Shqipëri që merren me biznes të vogël. U premtua në vitin 2005 që do përgjysmohej. U përgjysmua në fillim, pastaj u futën dy taksa të tjera, u shtua dhe tatim-fitimi për biznesin e vogël, edhe u ul pragu i TVSH dhe sot ju paguani më shumë se sa paguan biznesi i madh. Por ne taksën e biznesit të vogël do ta bëjmë zero”.

Një djalë rreth të 30-ave pranë një tezge me fruta e perime vazhdon të qajë hallet e përbashkëta të kësaj shtrese. Megjithëse është larg nga dyqani i gruas së mësipërme dhe nuk njihen fare mes tyre, fjalët e tyre ngjajnë si pjesë të një tregimi në vazhdim. “Shumë keq jemi. Çmimet e tregut të shumicës ku furnizohemi ne janë rritur. Ne e shesim mallin për të fituar 100 lekë të vjetra. Shkurt muhabeti tregtia ka rënë shumë. Në krahasim me vjet xhiro ka rënë pothuajse 3-4 herë. Gjysma e njerëzve marrin me lista. Ja shikojeni fletoren. Po s’kemi ç’të bëjmë. Vjen tjetri dhe nuk i thua dot nuk të jap. Është gjynah, se ne njihemi. Jemi  këtu prej kaq vitesh. Taksat janë rritur goxha. Unë paguaj dhe qira dhe ndaj jam edhe më vështirë”, shprehet i riu që shton se ka pak vite që është kthyer nga emigracioni. Ai është duke menduar seriozisht largimin sërish nga vendi, nëse gjërat nuk ndryshojnë.

Pak metra më tej janë një çift bashkëshortësh që shesin veshje të ndryshme. Gjendja e tyre nuk është aspak më e mirë se ajo e kolegëve të tjerë, e po ashtu edhe fjalët e tyre jo më të mira për këtë gjendje që po kalojnë. “Jo sot që është e shtunë dhe nuk ka punë, por gjithë vitin nuk ka pasur punë fare. Rrimë tërë ditën në pritje, i hapim plaçkat në mëngjes e palosim prapë pasdite, nganjëherë pa shitur asnjë fare. Ka rënë fuqia blerëse, ka rënë leku, kanë rënë të gjitha. Çdo vit e më zi po bëhet, çdo vit më sterrë. Për 200 lekë shes një palë çorape, për 50 lekë një gjë tjetër, në daç ha bukë, në daç vdis. Edhe ne me lista punojmë. Krejt kjo lagja këtej vjen e kërkon me listë. Unë jam katër veta në familje dhe këtu punojmë bashkë me gruan. Me këtë punë mbahemi gjallë”.

Në mbyllje të këtyre takimeve deputeti Fatmir Xhafaj në një prononcim për mediat është shprehur: “Ajo çka ju dëgjuat vetë nga njerëzit është realisht situata dhe ajo është dhimbja e vërtetë, që flet më shumë se sa komentet që mund t’i bëjmë ne. Tregtarët folën për taksat, për litarin që po u shtrëngohet atyre çdo ditë e më shumë nga njësitë e qeverisjes vendore, nga Bashkia e Tiranës dhe nga organet qendrore. Folën për fukarallëkun dhe varfërinë e tejskajshme. E dëgjuat atë zonjën që tha se kishte jo një, por 3-4 fletore. Ato janë fletoret e varfërisë dhe nga ana tjetër janë një thirrje për gjendjen e rënduar në të cilën ndodhen njerëzit, për paaftësinë e madhe paguese, për sistemin fiskal që në vend ti lehtësojë i rëndon, por njëkohësisht janë dhe një thirrje që një orë e më parë kjo qeveri , e cila ka konsumuar çdo gjë dhe është duke bërë vetëm një punë, se si të vjedhë dhe se si ta rrjep popullin, duhet të iki një orë e më parë”.

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

15 Pergjigje per PS: Kur të vijmë në pushtet do i japim frymëmarrje biznesit të vogël

  1. Dashi  --  22 Shtator, 2012 në 5:26 pm

    Heqje e taksave per bisnesin e vogel? Nji rren me bisht .Nji turp paraelektoral i Rames .Nuk fitohen zgjedhjet me te tilla mashtrime.

    Përgjigjjuni

    • Aishja prej Sauku  --  22 Shtator, 2012 në 9:17 pm

      1-Kur te vij un ne pushtet,….Me miel Lazarati,bakllava kom me ju bo,me sherbet t’omel ene petlla me mjalt.
      2-Kur te kyp un ne Kari-gen,..pritni mre mistreca,desha me thon ne kalltukun qi ala man eren e bythve te Sal Berishes,keni me u knaq se do ju pikturoj femna nudo,ka para ene ka mrapa.
      Skeni ma nevoj me pa You.porno ma,se do prisheni ma shpejt se Lulja e B(V)ashes se Amsterdamit,kur kalon para pemve te mjellme para Bankes ne qender te Tirones.
      3-Kur te bohem un Kryeminsiter do jua ul tan burrave testosteronin ene tan grave do jua ngre fustonin…
      4-kur te bohem un mret,do ju le te tanve pa brek,ene do jetojm ne shoqni nudistash.
      Prandaj veç duroni ene mos vdisni per buken e gojes derisa te bohen zgjedhjet vitin tjeter,…ma jepni “voen” desha me than voten mue, se do ju jap t’hani pula te pjekme ne prrush.
      Me besoni Ju dua shum.
      Juaji.
      Edi Bojaxhiu,
      ish PD-ist si Tradhtari Sal Ram Berisha,ish Krye-bashkiak,ish perdorues mielli,ish nudist,ish qefli ngjale,…
      Ju dua shum,….veç pak ma shum dua Twitteri..
      ,aty e ndjej veten Krye-minister i plotfuqishem

      Përgjigjjuni

    • Vjosa  --  23 Shtator, 2012 në 10:12 am

      Kur ti veme halles koqe …
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/act-now-flamur.html

      Përgjigjjuni

  2. DaDy  --  22 Shtator, 2012 në 5:28 pm

    a fluturon gomari????? duhen ca shqiptare qe ta besojne,,dhe pastaj fluturon qe cke me te.

    Përgjigjjuni

    • kiki  --  22 Shtator, 2012 në 6:01 pm

      Rama eshte pref keq per tu bere kryeministri i shqiperise . Ka filluar ti premtoj boten popullit , por populli nuk eshte duke ja dhene voten atij dhjeramani,qe ka filluar ti lepihet beridhes
      , se e rren qulli, qe duke ja mbajtur krahun atij ,mund te kete ndonje shanc . Berisha eshte nje skile qe e shfrytezon per qellimin e tij. dhe Rama do te dali me gisht ne goje.

      Përgjigjjuni

      • Albani  --  23 Shtator, 2012 në 12:41 pm

        …me gisht ne goje the ti…
        me gisht ne byth lali….!!!!

        Përgjigjjuni

  3. Argita_B  --  22 Shtator, 2012 në 5:45 pm

    Po mirë, kur ishin ne pushtet kush e pengoj PS-në të ndihmonte biznesin e vogel?!!!

    Përgjigjjuni

    • DaDy  --  22 Shtator, 2012 në 7:26 pm

      po kush te flase????edi. Po kjo eshte perralle moj Argita. Kush e vuri edin kapo????????????????????

      Përgjigjjuni

  4. marsi  --  22 Shtator, 2012 në 5:50 pm

    keshtu tha dhe Saliu ne 2005… dhe Ilir Beqja qe iu hoq imuniteti per konflikt interesi… te lutem… ke tallin keto… ilir beqja bir komunisti bashke me pionerin fatmir xhafa

    Përgjigjjuni

  5. prilli  --  22 Shtator, 2012 në 5:58 pm

    O Marsi ,na u bete me keq se ne kohen e Hoxhes,kur slejoheshin te perndjekurit te flisnin.Qenkeni te semure per nje lufte te re klasash.Shiko a derebardhe te ngrohin apo jo idete e politikaneve ,leri biografite.Te gjithwe njeri mut e tjetri kak jane.

    Përgjigjjuni

  6. Ilir  --  22 Shtator, 2012 në 6:01 pm

    Ky pioneri i Enverit Fat Xhafa e ndriti me drejtesine se ka qene edhe minister, dhe po i jep nje dore ndihme edhe pallaveshit Like Beqja. A e kane idene keta mashtrues se kush eshte biznesi i vogel? Ata qe ankoheshin a tregoi ndonjeri se sa e ka pasur xhiron ne 2005, 2006, 2007, 2008, 2009,2010,2011, dhe tani ne 2012, sa taksa ka ka paguar ne 2005, 2006, 2007, 2008, 2009,2010,2011, dhe tani ne 2012? Ne jemi populli me i cuditshem ne bote per kujtesen ne e kemi trurin sa nje kokerr hudher, tani themi rrofte pak me vone poshte. I hame ngjalat e momentit me keq se ci hengri Rama per tere naten ne gji te Lalzit.

    Përgjigjjuni

  7. emy  --  22 Shtator, 2012 në 6:31 pm

    Me FATMIR XHAFEN mos ardhsh kurre ne pushtet o Ed Rama, ke plot njerez te pa konsumuar nga korrupsioni dhe servilizmi, NDRYSHO o burre se na plase.

    Përgjigjjuni

  8. Shtegtari  --  22 Shtator, 2012 në 7:36 pm

    “PS: Kur të vijmë në pushtet…”
    Me 36 gusht 2013, kur te fluturoje pata e pjekur…
    Nga opozitare si ju Berisha rri edhe 100 vjet ne pushtet. I vetmi qe mund ta lagoje eshte i Ndrituri Jezu kur te vendose ta therrese atje lart. Ndaj dhe shoku Mao Ce Dun (me falni: Berisha) ka filluar notin dhe alpinizmin tani ne pleqeri. Qe ta largoje sa me shume ate dite te zeze per të … (po te bardhe per shume te tjere)

    Përgjigjjuni

  9. Loku  --  22 Shtator, 2012 në 11:13 pm

    Alarmm..perseri fatmir xhafa ne treg. Personifikimi i te keqes ne partine socialiste, hajduti dhe pioneri i luleve te enverit u qan hallin biznesit te vogel. Hapu dhe te futemi nese fatmir xhafa do jete ai qe do rregulloje hallet e popullit. Om more deshtak juridik, ti smerr vesh nga ajo qe pretendon te besh e tani do te zgjidhesh dhe hallet e ekonomise. Vellain e ke me droge, vete je bere milioner..zhduku nga skena tani, ate bej se nuk ka nevoje populli per kraktere te zeza si ty

    Përgjigjjuni

  10. e verteta  --  23 Shtator, 2012 në 12:33 am

    Po, sikur E.Rama deklaroi ne Durres se do ia hiqte fare taksat bisnesit te vogel! Si keshtu po i dilni kunder kryetarit tuaj ?Apo i hyte lapsit dhe hesapi nuk u dolli?Premtoni,o burra,sa te doni e cfar te doni,se askush s’ka per t’jua besuar dhe ju asgje nje premtim nuk do te mbani…

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>