“Ish- të burgosurit po kërkojnë minimumin nga një qeveri që harxhon para për tualet elektoral” | Gazeta Tema
 

“Ish- të burgosurit po kërkojnë minimumin nga një qeveri që harxhon para për tualet elektoral”

Postuar në: Aktualitet,Kronika,Kryesore |

Fryma e Re Demokratike reagoi sot ndaj grevës së urisë së një grupi ish- të përndjekurish politikë. Në një deklaratë për shtyp në emër të FRD, Bedri Blloshmi tha “se si njeri që kam provuar mbi veten dhe familjen time persekutimin më të egër komunist, jam këtu për të shprehur solidaritetin e plotë me grevistët e urisë, ish të përndjekur politikë”.

“Ata burra kurajozë që vendosën të kalojnë në sakrificën më sublime, rrezikimin e jetës së tyre në mbrojtje të drejtave tona të mohuara, janë sot akuza më e madhe ndaj sundimtareve qeveritare, ndaj premtimeve të pambajtura, ndaj parlamentit që tallet me ish të përndjekurit, dhe ndaj shoqërisë shqiptare, e cila ende nuk ka gjetur forcë të krijojë klimë integrimi dhe drejtësie për shtresën më fisnike e më heroike të saj. Greva e urisë është një akt publik denoncues për ata që erdhën në pushtet me votën tonë dhe sot sundojne me persekutorët tanë, që na premtuan drejtësi e mbështetje dhe na braktisën ditën e parë të pushtetit të tyre, që tallen me ne, me kërkesat tona, me shtresën e te përndjekurve, me vuajtjet dhe plagët tona,” tha Blloshmi.

Sipas tij, Fryma e Re Demokratike deklaron se tetë kërkesat e parashkruara në deklaratën e grevistëve të urisë përbëjnë tetë të vërteta të mëdha dhe janë tërësisht kërkesa të realizueshme.

“Ne e dimë se qeveria nuk ka para pa kufi, por ne shohim përditë sesi qeveria harxhon miliona euro për të zbukuruar fytyrën e saj të rrudhur në media, për propagandë e koncerte festive, për të blerë politikanë dhe për të organizuar udhëtime e pritje luksoze në kancelaritë e huaja. Ajo ka para për të kompensuar Fatos Nanon dhe Ramiz Alinë, për të blerë vila luksoze dhe jelekë antiplumb për qeveritarët, për makina luksoze dhe avokatë që mbrojnë dosjet e korrupsionit qeveritarë, por nuk ka para për ne, që mbajmë mbi supet e tona dekada e dekada vite burg politik,” theksoi Blloshmi.

“Në vendet e tjera ish komuniste kemi presidentë e kryeministra që vijnë nga të burgosurit politikë, por këtu, në vendin me diktaturën më të ashpër komuniste, persekutimi vazhdon. Sot Shqipëria ka 140 deputetë dhe 14 ministra, 38 zv/ministra dhe qindra zyrtarë të tjerë të lartë, nga të cilët asnjë nuk ka qenë i burgosur e vuajtës direkt politik gjatë diktaturës. Shumica e tyre vijne nga rradhet e komunisteve, sigurimit te shtetit, bashkepunetore te fshehte te sigurimit, informatore, deshmitare dhe madje edhe persona te perfshire ne vrasje politike, sic eshte rasti i Librazhdit. Kjo mazhorancë duhet të ndjehet e turpëruar që braktisi, mashtroi dhe po ushtron dhunë periodike ndaj martirëve të gjallë të demokracisë, atyre që në diktaturë nuk zgjodhën karrierën besnike, nuk u bënë komunistë dhe as sekretarë partie, por refuzuan të keqen, sakrifikuan për lirinë, duke mbajtur gjallë idealet e demokracisë dhe Shqipërisë evropiane,” vijoi Blloshmi.

17 Pergjigje per “Ish- të burgosurit po kërkojnë minimumin nga një qeveri që harxhon para për tualet elektoral”

  1. AKUZA  --  25 Shtator, 2012 në 2:31 pm

    Në vendet e tjera ish komuniste kemi presidentë e kryeministra që vijnë nga të burgosurit politikë, por këtu, në vendin me diktaturën më të ashpër komuniste, persekutimi vazhdon. Sot Shqipëria ka 140 deputetë dhe 14 ministra, 38 zv/ministra dhe qindra zyrtarë të tjerë të lartë …
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/kush-do-te-behet-milioner-ose-kabineti.html

    Përgjigjjuni

    • Atdheu ne Rrezik-  --  25 Shtator, 2012 në 3:00 pm

      A ka ardh koha ti ndajm te burgosurit e vertet politik,nga te burgosurit ordiner.
      Kur dikush kerkonte te arratise ne drejtim te Jugosllavise dhe Greqise,ne fillim i nenshtrohej nje interviste te hollsishme,duke then te gjitha ato gjera qe ai dinte,pra automatikisht kthehej ne AGJENT i sherbimeve te huaja,kundra tokes qe e lindi dhe e rriti.
      Pra duhet ti ndajme nga njera ane tradhtaret ose te pakenaqurit nga sistemi komunist,dhe te burgosurit e vertet politik te tipit Pjeter Arbnori,femijve te Mehmet Shehut,Todi Lubonjes dhe shume e shume nenpunsave dhe inxhinjerave qe u akuzuan padrejtsisht si sabotator.
      Nuk ka pse te quhet nje djalosh 18 vjecar qe kerkonte te arratisej nga Shqipnia,dhe kthehej ne diversant kundra popullit te vet,si ish i burgosur politik.
      Duhet ndare mielli nga krundet.
      Ata qe tradhtonin atdheun ishin te pakenaqur me sistemin,por jo te perndjekur politik.
      Qofsha une i gabuar, qe i shikoj keto dy grupe te burgosurisht vec e vec.

      Përgjigjjuni

  2. I Persekutuari Anti-Komunist  --  25 Shtator, 2012 në 2:41 pm

    Pergezime Frymes se Re Demokratike.
    Cdo dite e me shume po i tregoni shqiptareve qe jeni nje force serioze e qendres se djathte. Edhe perfaqesuesi juaj z. Blloshmi eshte nje perfaqesues dinjitoz i kesaj shtrese te shume-vuajtur. Jam nga Librazhdi dhe e njoh familjen e nderuar te Blloshmeve. Sa per kuriozitet per te gjithe ata qe s’e dine, FRD po ofron z. Blloshmi, kete simbol te qytetarise dhe rezistences anti-komuniste, kurse PD ka zgjedhur ne krye te deges se saj ne Librazhd persekutorin e familjes Blloshmi, ata qe spiunuan, akuzuan dhe denuan me vdekje poetet Blloshmi dhe Leka. Konkluzionet i beni vete. Suksese te metejshme FRD-se.

    Përgjigjjuni

    • anticensurë  --  25 Shtator, 2012 në 4:22 pm

      po mor po
      “Cdo dite e me shume po i tregoni shqiptareve qe jeni nje force serioze e qendres se djathte”,
      POR harron, mor i persekutuar, se votojnë akoma për sali berishën!se janë në grupin parlamentar të berishës AKOOOMAAAA!!!
      flisni njëherë me mënd o njerëz e jo vetëm me gojë!!!!!

      Përgjigjjuni

  3. NISTJO  --  25 Shtator, 2012 në 2:46 pm

    VELLEZER SHQIPETAR DUHET TA KERKOJME TEK VETJA DUHET TE MBESHTESIM KAUZAT E DREJTA TE NJERI TJETRIT DHE JO TE RRIME SEHIRXHI KUR KA HALLE TJETRI SE KESHTU DO NA SHKELIN ENVERI ,NANO ,BERISHA EME VONE RAMA.

    Përgjigjjuni

  4. Arberor  --  25 Shtator, 2012 në 2:52 pm

    elektoral jo elektral… nuk ka nevoje te postoni kete koment, vec rregulloni titullin.

    Përgjigjjuni

  5. HORRI bulevardit  --  25 Shtator, 2012 në 2:57 pm

    Po kjo eshte e keqja se ju kerkoni gjithmone minimumin dhe nuk kerkoni ate qe eshte me e drejte, maksimumin, qe sduhet ti jepet vota nje ish komunisti stalinist, qe karieren e tij e ngriti me spiunime dhe futjen ne burg, te asaj pjese qe ju perfaqesoni.
    Me thoni ju o te shkrete ne ate kohe dhe me te shkrete ne kete kohe, kur erdhi shteti komunist ne fuqi mbas luftes se dyte boterore, a vune ata nje kryeminister apo president, nga kasta e vjeter e qe kishin luftuar komunizmin, jo, po ju pse i jepni voten jo nje komunisti dosido, se sdua ti fus te gjithe ata qe u rrjeshtuan ne ate parti ne nje thes, por komunisti Sali dha prova te pakundershtueshme qe ne i kemi pare me syte tane se ai ishte nje enverist i pandreqshem dhe si i tille, i dha te gjitha asetet e ketij vendi, po atyre qe mbreteruan ne komunizem.
    Ish sigurimsat dhe spiunet qe ju futen juve ne burgjet komuniste, sot Saliu i ka bere biznesmene te nderuar, qe bejne ligje, qe flasin ne emrin tuaj, por ligjet i bejne ne demin tuaj.
    Nje gje keni mundesi, te kerkoni me ate greve urije, vetem largimin dhe denimin sic e meriton, te komunistit te fundit ne pushtet, Sali Berishes, atehere edhe ju do te keni mbeshtetjen popullore, se Sali Berisha i ka hequr mundesine per te jetuar, jo vetem shtreses se ish te perndjekur, por me shume se gjysmes se popullit.
    Mos kerkoni minimumin, duhet kerkuar vetem maksimumi dhe ajo duhet kerkuar me force.

    Përgjigjjuni

  6. Fetmir  --  25 Shtator, 2012 në 3:03 pm

    Bedri deri dje ishe me Berishën sot me Topin Bravo.http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww

    Përgjigjjuni

  7. landi  --  25 Shtator, 2012 në 3:21 pm

    ikni ju mer qe po i dilni per krah i gjith populli shqiptar oshte per demshperblim nga regjimi komunist

    Përgjigjjuni

    • Andon  --  25 Shtator, 2012 në 4:21 pm

      Landi, eshte e vertete qe i gjithe populli shqiptar ishte nen regjimin diktatorial komunist, por jo te gjithe u burgosen, vrane, internuan. Besoj se kaq duhet ta dish. Pra, qe disa u perkedhelen (ata qe e kane dashur dhe e duan Enver Hoxhen, dhe regjimin e tij) dhe disa u vrane, burgosen, internuan.

      Ndoshta familja jote i perket pjeses se pare.

      Përgjigjjuni

  8. SHQIPERIA VEND I "MALLKUAR"  --  25 Shtator, 2012 në 3:32 pm

    SHQIPERIA VEND “RRUMPALLE” KU TE GJITHE
    NUK PYESIN PER LIGJET DHE KU TE FORTET
    SHOKE ME POLITIKEN, PASUROHEN DUKE VJEDHUR
    DHE KERCENUAR KEDO.

    Përgjigjjuni

  9. Arbeni  --  25 Shtator, 2012 në 3:34 pm

    Po citoj nje qytetar te nderuar, prononcim qe ekam marre nga Face Book:
    “Ata qe s’kane guximin te lexojne dhe te njihen me te vertetat historike,duhet ta dijne, se ky Bedri Blloshmi e ka paguar me lirine e tij papajtueshmerine me regjimin e antivlerave dhe se i vellai i tij Vilson Blloshmi e ka paguar me jete, ne moshen e tij me te bukur”

    Përgjigjjuni

  10. viktor  --  25 Shtator, 2012 në 4:20 pm

    zoti bloshmi kush te persekutoi ty dhe gjithe kete shtrese nuk e dime akoma . Po pse se dime kush na ka penguar per ta mesuar . besoj se po e marim vesh mbas 70 vjetesh keta bije bushtrash qe e drejtuan kete vend vetem per vete na moren gjithcka na degdisen na rraskapiten gjithca qe dine te bejne keta kriminele na bene . Ketyre me te lutur nuk mund ti maresh gje friken se kane fare se kane makinerine per te na bere shkrumb por i duhemi per fushata se i kane mare doren mashtrimit dhe na blejne ca burreca me ca para te qelbura dhe na mashtrojne . detyra jone eshte te bashkohemi dhe te krijojme grupimin tone politik dhe atehere mund ti tregojme vendin ne atyre

    Përgjigjjuni

  11. adi  --  25 Shtator, 2012 në 4:37 pm

    Rrofte Edi Rama, rrofshin të burgosurit politikë.

    Përgjigjjuni

  12. bushi  --  25 Shtator, 2012 në 5:21 pm

    Gjithcka thote zoti Blloshmi, si pinoll i nje prej familjeve me te persekutuara nga rregjimi kriminal komunist, eshte e vertete. Dhe tani, duket se kjo shtrese jo e vogel, se bashku me pronaret e ligjshem te mbetur te rruge e te vjedhur nga “demo-berishet”, tashme e kane gjetur “shtepine” e vertete te tyre, FRD, e cila do t’i perfaqesoje e do t’ua zgjidhe problemet, edhe pse jo te lehta. Do te bindemi per kete…

    Përgjigjjuni

  13. kel ukaj  --  25 Shtator, 2012 në 10:42 pm

    Keta zoterinj pretendojne diçka por nuk dine ta marrin. Edhe une pretendoj se jam i persekutuar nga shteti shqiptar tash e njeqind vjet por nuk mund ta provoj. Zoteria permend R. Aline e F: Nanon e pikerisht ketu qendron çelsi. Une e kam thene edhe here te tjera, rruga e ndjekur nga qytetaret ne fjale eshte e vetmja rruge qe zgjidh problemin dhe konfliktin. Cfare kane bere zoterinjt ne fjale! Kane padit shtetin per demin e shkaktuar, gjykata e ka gjet te drejte, vendimi i gjykates ka marre forme te prere, ata kane shkuar ne zyren e permbarimit ne rast se shteti nuk pergjigjet dhe Zyra e Permbarimit ben bllokimin e llogarive bankare. I dine keto gjera ish te persekutuarit! Kjo duhej te kishte qene rruga e vetme per zgjidhjen e problemit te burgoseve politike. Por ndonje krimineli nuk i ka interesuar kjo rruge pasi do te dilnin bathet e nuk mund te rrehet. Sepse shume ish te persekutuar nuk kane qene te tille. 40 vjet sekretar partie PPSH kushriri im ka marre pare si i persekutuar. Po kjo eshte absurditet, e kete duhet ta dine keta zoterinj. Kam mendimin se shume nga ish te persekutuar jane dembela qe duan te jetojne ne kurriz te shoqerise. Sali Qeni nuk ju jep asgje paret qe ju jep shteti jane paret e te tjereve dhe jo te Sali Kriminelit. Shteti ben rishperndarje por nuk krijon asgje perkundrazi eshte konsumator parazit.

    Përgjigjjuni

  14. Ituida  --  4 Tetor, 2012 në 6:25 pm

    I DREJTOHEM PERSONALISHT Z.BLLOSHMIT NGA LIBRASHDI [TE ME FALIN KOMENTUESIT QE SKAN PSUAR FERR NE KEB GJATE DIKTATURES KRIMINALE ]VTEM LUGA MUNDE TA DI SE QFAR KA VORBA, ESHTE FJALA SE NE VUAJTE E SIPER NJIHESH ME SE MIRI.Kemi pas rast fatkesisht te shohim piken me te ulet te mjaft bashkevuajtesve te koprementuare,perveqse hec e jave me vite neper Qilibiruca si e si per te siguruar pervilegje ne brapa vije te kapeve dhe per ti shpetuar punve te renda te nentokes .kemi par dhe kemi jetuar me te denuar qe ka shkelur gjakun e Babait ,vllaut,gjagjait ,dajos, kushurive qe jan po prap vllezer,te farefisit te gjith te pushkatuarve dhe mbi te gjitha ka shkelur dhe vetveten i koprementuar SPIUN.DUA TE THEM SE ME KETO TIPA SI TE RRETHIMIT TE VOGEL E TE RRETHIMIT TE MADH U PERFAQESUA PD E Sali protopapes te Tropojes qe eshte vet dishmitar e vet spiun.JU BEDRI BLLOSHMI mbas hardhes nga aksoni i birucave 1983,u priviligjuat ne zyren teknike zbashku me Teki biqokun si kryetar i rabilitimi te kampit SHenkoll zejmen LEZH ,KU ATY E NDIMONIT MJAFT MIRE KOMANDEN DHE OPERATIVIN KUNDER TE DENUARVE DUA TE THEM QFARDO TE BESH ,KUSH TE NJE JE I PA VLER 4/10/2012 ORA 10;30 PM Intuida AUS.SHTES TEKI BIQOKU ISH DREJTORI I GRUPIT TE NAFTES ,MBAS QE U DENUAN TE GJITH DHE I SHPERDAN NDER KAMPE ,AI VAZHDONTE TE QENDRPJ ME MUAJ TE TER NDER BIRUCA .NJE DIT GRUAJA I THA O BURRE UNE TAKOHEM ME FAMILJET ETE DENUARVE TE TJERE QE KANE VAJTUR NEPER KAMPE TI CFAR BEN ME KETU, DEGJOM GRUA UNE MIRREM ME CA ZBRTHIME SPIUNAZHI KETU BRENDA PER BRENDA BIRUCAVE DHE ME SIGURI DO ME PREVILIGJOJNE NE TE HARTHMEN.GRUAJA I PERGJIGJET SI SI, SI EDHE NJE HERE,POR SKE TURP NE FAMILJARISHT PO VUAJME DUKE TE REN MBRAPA PER KETE PADRETESI DHE TI NA MIRESH ME POSHTESIRA TURP TURP TE KESH DHE TE KAM NDARE QE TANI DHE DIHET SE NDIMA SKA PATR NGA FAMILA POR QFAR FITONTE VETEM NGA SPIJUNLLEKU GJATE KOHES TE DENIMIT NDER BURGJE .NE VITN 1985 DITET QE U BE RREVOLTA E QAFES BARIT,MBASI KISHIN VRARE E BER TEROR ATJE ,SOLLEN 2 MAKINA ME TE RRAHUR PER VDEKJE ME FRAKTURA TE NDRYSHME NE PJEST E TRUPIT DHE ISHIN TE NXIR KOMPLET DHE SFLISNIN FARE ,ATO FILLUAN TI FUSNIN NE OBORIN KAMPIT TE SHENKOLL ZEJMEN LEZH IMAGJINONI QFAR TERORI ISHTE USHTRUAR NE TO SA ME FRAKTUA NE TRP DHE NUK U ANKOTE AS DHE NJE PER BE O ZOT .TE DENUARIT E KAMPIT TE SHENKOLLIT ISHIN AFERSISHT 500 TE DENUAR POLITIK TE RINJE TE SEMURE INVALIT DHE SI ASHTU SHUMICA DERMUESE PLEQ TE VJETER.KUSH DO QE U FOLI MYSAFIRVE TE ARDHUR NGA QAFA E BARIT, PER GJENDJEN E TYRE SIQ JU THASH ME LART ,SEPSE NJE HER I LANE QELLIMISHT SA TE NDRONIN NDONJE FJALE DHE PASTAJ TE TERORIZONIN EDHE KAPIN E SHENKOLLIT ZEJMEN LEZH QE TE MOS NDODHE RREVOLT EDHE NE KTE KAMP SI NE QAFE TE BARIT.FILLUAN ME SEBEPE PERSE I FOLE QFAR TE THA DHE TE GJITH DJEMT ME TE MIRE E ME TE NDERSHMIT ME TE NJETIN PRETEKS DUKE I RAHUR ULURIMA PER VDEKJE ,4 -5 POLIC ME PENDREK EDHE ME DRUJE GJAKU VAXHDE.TE NERUAR KOMENTUES ME FALNI PER ZGJATJEN E KOMENTIT TE INTUIDES.KJO VAZHDE VAZHDOJ AFERSISH 2 MUAJE POR ME TMERUSJA ISHTE 1 MUAJ 17 BIRUCAT E SHENKOLLIT ISHIN TE MBI BUSHURA MBI 70 TE DENUAR TE RAHUR PER VDEKJE,SA HER DO HAPESH DERA E BIRUCAVE GODITJE PA PIK PERGJEGJSIJE ,KORIZI TANI ME JO BLU AS NGJYRE TE ZEZE POR QELB QE SI BINTE KO PER TU SHIRUAR NGA GODITJE GODITJE TE PERDITESHME .TETROCIKLINAT ME GRUSHTA DUHESH KAPERDIR PER FORMALISHT DHE PER PA EFEKT.NE KOHEN E ULURIMAVE TE TE RAURVE DERI NE TE FIKT .KOMANDA MARVESHJE ME ZYREN TEKNIKE TE RABILITIMIT TE CILEN DREJTOHESH NGA 2 TE BESUAR TE KOMANDES TE DENUARIT TEKI BIQOKU DHE BEDRI BLLOSHMI KTA TE DY ZBASHKU ORGANIZONIN TER SPIJUNAT E KAMPIT QE TE LOZNIN VOLIBOLL NE MES TE OBORIT TE KAMPIT QE ISHTE FUSHA E VOLIBOLLIT ME QELLIM QE TE MOS NDIGJOHEN ULURIMAT E TE RAHURVE ME NJE FJALE PER TE JU PERSHTATUR THENJES STABOLLI DIGJET KURVA KRIHET INTUIDA 5/10/2012 ORA 1;55AM AUS.

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>