Zv/ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
Letër e hapur drejtuar kryetares së Kuvendit
Pardje takova dy kolegë zv/ministra të një ministrie që është afër Bashkisë së Tiranës. Ndër të tjera më thanë se u kishte bërë shumë përshtypje negative intervista e kryetares së Kuvendit, zonjës Jozefina Topalli, në një televizion, ku ndër të tjera, e pyetur për nivelin e korrupsionit në Shqipëri, ajo ishte shprehur se ka korrupsion, porse niveli më i lartë i hierarkisë së korrupsionit është zv/ministri! Nuk e besova dhe për kuriozitet pyeta se kur ritransmetohet emisioni televiziv. E ndoqa dhe kolegët kishin të drejtë: pra, sipas zonjës Topalli, maja e nivelit të korrupsionit në vend është deri tek zv/ministri!
Më duhet të sqaroj për ata që nuk e njohin mirë administratën shtetërore, porse e shikojnë shtetin si një ndërtesë ku ka lekë me thasë e ku të gjithë vjedhin, kush e kush më shumë. Natyrisht që disa duar fusin duart në thesin e shtetit, e natyrisht duhet që drejtësia t’i penalizojë, bile vonon në shumicën e rasteve. Por në rastin konkret ndjehem edhe unë i fyer si shumica e kolegëve me të cilët u takova e fola në telefon këto dy ditë. Më duhet të sqaroj se nëse një zv/ministër vjedh apo shkel ligjin për korrupsion, ajo nuk mund të ndodhë kurrsesi pa lejen apo bashkëpunimin me ministrin përkatës. Në mënyrë kategorike e them që nuk mundet pa bashkëpunim, pasi u bënë tre vjet, pa pak ditë, që jam zv/ministër dhe besoj se e njoh mire si funksionon shteti në gjithë piramidën e tij. Mund të ndodhë, siç edhe ndodh, që vetë ministri, edhe pa zv/ministrin t’i bëjë punët siç do, edhe në sensin e korrupsionit, porse kurrë nuk ndodh e kundërta, që zv/ministri të bëjë një veprim pa lejen apo firmën e ministrit. Në çdo dikaster. Kështu ka qenë edhe në vitet e qeverisjes së PS-së, por edhe sot.
Pra të kthehemi tek thënia e zonjës Topalli, për të cilën, personalisht, ruaj respektin e një njeri politik, që të paktën në linjën e akuzave për korrupsion nuk është ngatërruar personalisht. Unë nuk jam Jozi që të them me 100 përqind; ajo mund të ketë gabime të tjera, si dhe ky nxitim që ka thënë në televizion. E nuk e them këtë se ruaj postin e zv/ministrit, pasi siç kam pohuar publikisht le ta marrin karrigen e zv/ministrit kur të duan! E që ta vazhdojmë në linjën e fillimit, thënia e kryetares së Kuvendit është krejtësisht jashtë realitetit për zv/ministrat. Ajo nëse pohon se ka fakte se ka zv/ministra të korruptuar, duhet të thotë edhe emrin e ministrit përkatës, ndryshe është një spekulim politik për të thënë se “ministrat janë të ndershëm e zv/ministrat, edhe hajdutë!”. E për ta konkretizuar më saktë për publikun po e marr edhe më afër vetes akuzën e saj, të thënë në përgjithësi; nëse unë jam i korruptuar si zv/ministër, atëherë pa asnjë dyshim është edhe ministri Aldo Bumçi! Asnjë vendim, shkresë apo çfarëdo tjetër që ka lidhje me lekun apo me hamendjet për korrupsion nuk mund të kalojë apo të quhet e ligjshme pa firmën e ministrit. Në mënyrë kategorike jo! Kështu është ligji dhe kështu do të vazhdojë, kushdo që të jetë në pushtet. Pra, ose të dy janë kokë e këmbë të përzier, nëse është zv/ministri i përlyer ose në rastin, siç ka ndodhur përditë që ministri kryen çdo veprim dhe zv/ministri është në “autobus”, pasi nuk e pyet njeri për këto veprime e firma që hidhen përditë. Është ndryshe të japësh mendime apo sugjerime, e ndryshe të keni të drejtën për firme e vulë. Ne si zv/ministra japim mendime! Meqenëse u hap kjo loja e zv/ministrave, mund të them pa droje se është gabim kjo politikë e mbushjes së ministrive me turrë zv/ministrash. E mira e punës e do që në një ministri, përjashtuar ndoshta ministrinë e Brendshme, që është sa për dy ministri së bashku, të mos ketë më shumë se dy zv/ministra. Asnjë dobi apo punë më të efektshme nuk jep kjo mënyrë e mbingarkimit të ministrive me plot zv/ministra. Përkundrazi! Unë e kuptoj se ka raporte delikate me partitë aleate, por më mirë e më shumë kompetenca ka një drejtor i përgjithshëm se sa një zv/ministër. Bile edhe për çështje zyrash për punonjësit e ministrive apo edhe për efektivitet pune nuk është se nxjerr më shumë prodhimtari një ministri nëse ka me shumicë zv/ministra. E them me bindje këtë edhe për ministrinë ku unë bëj pjesë. Kryeministri më mirë të lërë një ose dy dhe puna do të ecë më mirë. Le të më largojë dhe mua e asnjë merak nuk kam, se jeta është plot rrugë, por flas sinqerisht e me shpirt, pasi nëpër ministri më shumë kohë iu shkon specialistëve të administratës duke hyrë e dalë nëpër zyra zv/ministrash, të cilët shumëherë dublojnë njëri- tjetrin. Bile edhe për efektivitetin e ministrit është më mirë një ose dy zv/ministra. E nuk flas vetëm për ministrinë ku jam ende edhe disa kohë, por flas edhe për ministritë e tjera.
Prape po rikthehem tek shprehja apo bindja e zonjës Topalli. Nëse është lapsus, ajo të kërkojë falje publike, nëse është bindje, është edhe më keq për të e për subjektin e saj politik. E përsëris me një zemërim të ligjshëm se është një akuzë e pakuptimtë dhe fyese. Edhe nëse ka dashur të mbrojë qeverinë prapë ka gabuar se gjoja ministrat janë të drejtë e të pakorruptuar! Po ne, zv/ministrat, a nuk jemi pjese e qeverisë?! Pa diskutim që jemi se jemi propozim direkt i kryeministrit. Bile mund të ndodhë që një ministër, siç ka ndodhur në këto 22 vite demokraci, të firmosë një akt apo të kryejë një korrupsion, dhe bëhet juridikisht, e kryeministri të mos dijë gjë. Nuk po ruaj kryeministrin apo kryeministrat e këtyre viteve, porse e përdora si shembull që më jep të drejtë në reagimin tim, se ministri operon pa firmën e kryeministrit, kurse zv/ministri nuk mundet kurrsesi pa autorizimin me shkrim të ministrit. E kam fjalën për firma që sjellin lekë apo edhe euro korrupsioni!
Ju marr nje shembull:
Korrupsionin kampion per nivel zv ministrash e mban Ministria Financave, zv. Ministri Rrushaj i perlyer ne cdo afere korrruptive koncensionaree, reference apo emerim dogane, politike tatimore etj. Apo zv ministri Haldeda qe e fillon korrupsionin per 100 euro. Mos harrrojme sekretarin e pergj. Teliti qe ben korrupsion per cdo situacion thesari e te gjitha keto behen me dijenine e ministrit te financave.
Z. Lesi kot flisni kur drejtesia nuk funksionon dhe zyrataret e larte te qeverisjes perfshi zn. Topalli i dijne qarte keto po nuk duan ndryshim
duhet nikolla kunder saliut. ashtu i eger lesi. nuk e rruan kur hidhet ne sulm. urime
Boston, USA.
Nikoll lesi per mua asht trim
me falni se kaq vone jam ketu ku po shkruaj, por gazeta tema eshte me te lexuarat ketu ne Boston. Nuk dua te futem ne fjalorin e disave por une di qe nikoll lesi eshte trim e kurajoz,.ka luftuar me berishen e pare dhe e rrezoi. me fatos nanon si kryeminisetre e palosi ne vitin 2005. mos kujtoni se nikoll lesi do te rrije me shpate ne dore gjitjhe kohen se nuk eshte Skenderbeu. edhe ka nevoje te pushoje ,por ne pergjithsi lesi eshte shume pozitiv, packa sedoni me e bere me balte disa.
GJYSMA E QEVERITAREVE NUK JANE HAJDUTEEEEE!
z lesi pyetja me e sakte duhej te ishte cili nuk eshte i korruptuar
I dashur Nikoll.e ndoqa emisionin dhe lexova edhe shkrimin tend dhe mendoj se Topalli e ka patur fjalen per Beqirin ne ish Ministrine e Ekonomise dhe nuk dua te dal se mbroj Topallin,por nuk e kuptoj se perse je kaq i revoltuar??!!hajde cao!
Z.Mirash!Te lumte dora.Ajo eshte pyetja qe duhet bere per cdo politikan.
Nikolle Lesi para disa muajsh deklaroi qe po qe se Kryeministri nuk shkarkon disa ministra te korruptuar te cilet ai i di se kush jane, atehere ai do dale nga koalicioni qeveritar. E cfare ndodhi ,asgje. Mire o Nikolle, vazhdoni te luani me kete popull, beni deklarata gjoja sikur po merakoseni per korrupsionin dhe hidhini hi ne sy votuesve. Po mire thone, cdo popull ka qeverine qe meriton, sipas kokes edhe kapelja. Mire te na i bejne qeveritaret tane, vete i votojme ose me mire vete i lejojme te na vjedhin votat.
surrati yt eshte emeri dhe mbiemeri i korrupsionit more kopil!tani qe te mbaroi sahani me corbe u kujtove te kafshosh tet zot!!