Tregtia e armëve prej qindra milion euro, në duar të njerëzve të Fazlliçit

29 Shtator 2012, 21:22Politika TEMA
Tregtia e armëve prej qindra milion euro, në duar të

Arben Imami-Damir Fazllic

Dy kompani serbe të lobuara nga sekseri i familjes në pushtet, Damir Fazlliç, rezultojnë se janë partnerët kryesore të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë në tregtinë e armëve, duke thyer standardet e sigurisë kombëtare. Montenegro Defence Industry dhe UNIMESCO, të dyja me përfaqësues shtetasin serb Zoran Damjanovic, kanë pasur monopolin në Ministrinë e Mbrojtjes . Të dy kompanitë janë lobuar nga sekseri i njohur i Familjes në pushtet, Damir Fazlliç, në një sërë takimesh që ai ka pasur me ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami. Fazlliç, lidhjet e të cilit shkojnë thellë tek tregtia e armëve në Bosnjë Hercegovinë, ka lidhje të forta në Serbi dhe Mal të Zi, ku është ortak me ish liderin populist Lazaraviç, në tregtinë e energjisë nga Shqipëria në rajon.

Kompania Montenegro Defence Industry është dega malazeze e të famshmes ndërmarrje të madhe serbe YGOIMPORT. Historia e saj e mëparshme shkon tek kompani of share te regjistruara në Qipro që zbulojnë dhe partneritetin e Fazllicit në to.

Siç rezulton nga dokumentat, shtetasi Zoran Damjanovic është personi që i përfaqëson të dyja kompanitë si shoqëri tregtare, por edhe në marrëdhënie me Ministrinë e Mbrojtjes dhe MEICO-n, çka tregon se ato janë realisht i njëjti biznes.
Nga një kërkim i thjeshtë rezulton se Montenegro Defence Industry ka pasuar një tjetër kompani që operonte rëndë në tregtinë e armëve e municioneve në Ballkan, TARA-n. Tek TARA i gjeje të gjithë, nga emrat më të përmendur të trafikut të armëve në botë, deri tek lidhjet mes kompanive që të sjellin në transaksionin që i parapriu e më pas u zbulua me skandalin e Gërdecit.

Këto kompani kanë operuar më parë me të famshmen “Skysec Secreatarial Limited”, një kompani e dënuar nga OKB për trafikun e armëve në Angola.

Ja si lidhen fijet e Fazllicit me “Skysec Secreatarial Limited” dhe serbët e armëve

Fazlliç është bashkëpronar së bashku me bosin e “Rudnap”, Vojin Lazareviç në Qipro në firmën “Poligraf Invests” .Firma qipriote “Poligraf Invests Limited” është e përbërë nga dy firma të ndryshme (Balmeran Limited dhe Sentono Limited) të cilat janë në pronësi përkatësisht të Fazlliç dhe Lazareviç.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit rezulton se për këtë firmë ka nënshkruar si “drejtoreshë provizore” dhe Janula Markantoni.

Ky është një emër që është gjetur dhe në firmat e tjera të Fazlliç, madje në rastin e firmës së hetuar dhe nga prokuroria (Crown Acquisitions) ajo ka nënshkruar si përfaqësuese nga Qiproja e një tjetër firme që mbante përgjegjësi për Crown Acquisitions.

Kjo firmë quhet “Skysec Secreatarial Limited” dhe përfaqësuesja e saj e paraqitur në dokument me emrin Janula Markantoni (i njëjti person) ka nënshkruar në cilësinë e “firmës sekretare”, në të majtë të dokumentit të lëshuar si prokurë për Flutura Kolën. Në të dyja rastet ishte Damir Fazlliç dhe në të dyja rastet ishte dhe zonja Markantoni. Edhe kësaj here prokura ishte për Flutura Kolën në Tiranë, ish pjestare e studios Argita Berishës.

Firma “Skysec Secretarial Limited” nga ana e saj rezulton e skeduar nga organizata e Kombeve të Bashkuara që në vitin 2001, e implikuar në trafikun ndërkombëtar të armëve. Më tej, në vitin 2004, kjo firmë u përmend edhe nga qeveria bullgare, por edhe nga “Amnesty Internacional” për trafikimin e armëve. Megjithatë, raporti i OKB-së, i bërë publik në vitin 2001, e cilësonte firmën “Skysec Secretarial Limited” si një firmë “të strukur”, e cila kontrollonte në mënyrë tërthore të tjera firma me rrënjët në Qipro, të cilat kishin çuar municione për forcat rebele të quajtura “unita” në Afrikë, në kundërshtim me udhëzimet e OKB-së. Asokohe, në vitin 2001, vetë autoritetet qipriote konfirmuan për gazetën “Cyprus Mail” implikimin e kësaj firme, pas raportit të hartuar nga OKB-ja. Një investigim i mëvonshëm, i kryer nga gazetarë francezë në Qipro, pretendoi se pas kësaj firme fshihej trafikanti i famshëm rus, Viktor Bout. Zoti Bout është arrestuar në Tailandë vetëm 11 ditë para shpërthimit të Gërdecit.

Unimesco, linja shqiptaro serbe e Familjes në pushtet

Kompania UNIMESCO është më e njohur për ju, për shkak të skandalit që shpërtheu në mënyrë sporadike muaj më parë e që tani, nën dritën e dokumenteve zyrtare, rezulton i provuar si konflikt i pastër interesi i zyrtarëve më të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, favorizim për këtë shkak në mallra e çmime në një seri kontratash, mbyllje sysh në dokumentacionin e pamjaftë në raport me kërkesat strikte të ligjit.

UNIMESCO, siç është publike tashmë, është një tjetër linjë serbo shqiptare në tregtinë e armëve e municioneve, eksplozivëve në marrëdhënie të fortë me Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë.

20 komente në “Tregtia e armëve prej qindra milion euro, në duar të njerëzve të Fazlliçit”

  1. Dean says:

    Keto jane punet e BACES se kosovareve.Beni i mamit eshte thjesht 1 debil qe i duhet me hudh firmat.
    Duke bo tregti me Fazllicin,BACA i kosovareve ka si strategji me e shkaterru shtetin serb nga brenda.Asht i squt,BACA.

      1. Dean says:

        Nuk eshte as i djallzum ai BABRBAR.Eshte thjesht i Dobet,Inferior dhe Frikacak.Me perjashtim te puneve te pista qe bo ne Shqiperi,me te huajt ai esht thjesht 1 Sherbetor i perulur.Qen i RRAHUR. Pavarsisht se ne pamje te pare duket sikur eshte ”trim” dhe ka ne kontroll cdo gje,ne te vertet,kur vje puna ke KONTRABANDA(tregtia)e armeve neper Bote,ai eshte thjesht 1 LANGARAQ.Thjesht 1 ZAGAR gjahu.Jane te tjere ata qe e kane 1 bole sa ka koken ”BACA” dhe qe e drejtojne kete ”Sport”.Ky thjesht BINDET.
        Ai eshte i ”afte” sa me sha e me ofendu,ndo1 politikan(nga i cili e din se nuk i vjen e keqja),ketu brenda Shqiperise,se neper bote ja varin kallashin ke ajo hunda e tij si kerrabe.
        Po hajd mo,shqiptaret(ne) jane mesu duke modifiku Frikat,Dobsit dhe Inferioritetin e tyre dhe duke i Prezantu keto veti si
        ”force karakteri dhe personalitet”.Komb pa dinjitet,mo…..

        1. Gani Bardha says:

          Ha ha ha! Besa koment i forte Dean, nuk po kam koment ?

        2. Fuckface Berisha says:

          Ore po ku jane keta druvaret e PD-se?Pse nuk po komentojne?Ata gjithmone e kane nje shpjegim per cdo gje.Me siguri qe kane nje shpjegim dhe per kete rast.Te merret Berisha me trafik armesh??Bahh,cne ore mos ja fusni kot.Mos kane qene çokollata dhe jo arme?Mos e ngaterroni kot Bacen,se nuk ka kohe per trafiqe ai.Eshte shume i zene duke integruar Shqiperine per ne BE.

  2. ka mundesi says:

    Sa me shume fakte dalin ne drite,aq me shume i mbyll shtigjet vucidolsi per te zgjedhur ne krye te prokurorise,njeriun e vet…

  3. alban4eva says:

    me ne kry Bacen e shpellave do behena ma tforte, duke shit arme e duke shkaterruar gjithcka..

  4. DASHAMIR says:

    Kercenimi qe po i bejne braces ministria,gazeta dhe gazetar te paturpshem duket se gjerat jane me te thella se sa ato qe fliten e shkruhen.Plackitja e keti populli te varfer nuk njeh kufi. Nga keto afera dalin miliona qe shkojne per reklam ne tv sandri dhe pastaj nje pjese e madhe tyre marrin rrugen perseri drjt deres nga kan dal ndersa populli i pervuajtur “din” te heshte sepse nuk duhet ti prishet gjumi egersires se terbuar lukunise se pa ngopur me dhembe metalik antenash e bajonetash qe vrasin drejt ne shpirt dhe godasin stomakun bosh te mijera shqiptarve.

  5. Treviso says:

    Vrasesi i popullit shqipar, sali Berisha ku eshte me irrezikuar ne Shqipri apo jasht atdheut? Kete pergjigje e pres nga gazetaret e gazetes Tema.

  6. xhorxh bushatlliu says:

    Ne nje nga biografine e Qafir Fazllicit jane disa rrjeshta qe tregojne se kush eshte ne realitet ky supermafjoz me kollare.
    Ardhja e tij me Tom Ridge ne 2007 le nje shije teper te hidhur.Perzjerja e tyre me biznesin e piste miliarda dollareshe te armatimeve me njerez ne pushtet si fuckberisha eshte ne nivele kriminale.Holokausti i gerdecit i zuri me “presh ne duar” keto monstra.

    *********While he has family members in London, he spends most of his time living near the White House in Washington, D.C. (USA) with his wife (American-Bosnian) and son.
    He currently owns multiple consulting businesses located in various countries. Their focus is primarily in the fields of politcs, real estate and energy.
    He also factors some of the beliefs of his professor, Kissinger, into his business plan when he stated that he “never gets in the dirt with a pig, because the pig always wins.”**********************

  7. flogert says:

    Vota ne 2013 i shemb kta. Ligji e shteti i se drejtes

  8. analist says:

    Qellimi strategjik primar dhe final eshte jo perfitimi banditesk material (ky eshte nje derivat),por çarmatosja e Shqiperise qe Sebia te mos e ndjej si rrezik potencial ne cfaredo situatash qe mund te lindin si rezultat i zhvillimeve politike ne Ballkan,posacerisht nje afrim deri ne bashkim Shqiperi-Kosove.

  9. voica says:

    Botoje dhe ne anglisht kete pershkrim o Mero per ta lexuar dhe Arvizu.
    Vishua tani eshte bllok i pakalueshem per amerikanet, ndaj nuk donin te nderrohej Shaqiri. Jo se nuk i di Arvizuja, por thjesht te sigurohemi ne, populli, qe ta dije. Sa te dali Wikiliksi 2….

    1. HORRI bulevardit says:

      Une do te thoja qe disa kosovareve, tja u prekthejne ne serbisht, me veshet e mi kam degjuar serbisht, tek monumenti i ushtarit te panjohur, dy bodigarde duke folur me njeri tjetrin, se aty do te kalonte Berisha qe erdhi me vone ne kembe. Dinin shqip, natyrisht dialektin kosovar, por shume te trashe, jo ate qe degjojme perdite nga kosovaret, na larguan duke folur shqip dhe ne nje moment i degjova une dhe disa qe ishim aty, duke folur me njeri tjetrin serbisht, dikush tha, sqekan shqiptare kta qenat e Saliut.
      Rasti tjeter eshte me i njohur, ne demonstratat e PS, ne Korce, kur demonstruesit u konfrontuan me police speciale, arrite te carmatosin njerin, qe donte te thoshte dicka, por se kuptonin, dikush qe e kuptoi, tha qenka polic maqedon, kjo u dha atehere edhe ne lajme.
      Fazllici nuk ka ardhur vetem!

      1. gjethi says:

        Ne demostraten e 21 janarit kane qene 5-6 speciallsa serbe ne mbrojtje te Kryeministrise bashke me trimat e “Brecani security”, por nuk ka prova qe te kene qelluar. Keto serbet i solli nga Murraqani Arqile Gorreja gjioja si bodigarde te drejtorit te pergjithshem te postave malazeze.Serbet te Kryeministria thjesht ishin vezhgues dhe nuk derdhen gjak shqiptari, kete pune e bene Llupot, Prendajt e Tan hoxhajt e mjere,
        qe vrane shqiptare per Sali e per Serbi.

  10. Cur Gjeloshi says:

    Beni eshte thjeshte “Beni ecen vete”.
    Me sa kuptoj une ai kungulli qe ishte shef i SHIU-ut, kishte sajuar ate firmen e grusa se tij, per tregetine e armeve, per llogari te “STUPID BOY” :).
    Funny!

  11. Imam-Bajalldiu says:

    KUJDES SE NXIRRNI SEKRETET E BAZES SE VLORES KU ARBENI KA QENE MARINAR SHEMBULLOR. Tani eshte minister shembullor por me komandant Fazlliçindhe komisar politik ate,,, udheheqsin e lavdishem te qeverise.
    Mos botoni me foto po deshet se nuk eshte Imami aty

  12. qivaci grek says:

    he c’po i pallojn rondshem serb shqiptaret historikisht ama.
    mretin zog serbt e sollen ne fuqi.
    gjithmon ja kan pas hyp lopthi shqiptaqiqve serbet.
    edhe tash kan kap kryministrin shqiptar “partiot” dhe gjith qeverin e tij dhe po i hyjn lopthi e popthi.
    shqiptart nuk shkojn dot as me shit petlla ne beograd kurse serbt bojn ligjin ne mes te tirones ne mes te parlamentit madje,duke drejtu lideret shqiptare,duke i mor leket shqiptarve…..
    jan bo shqiptart si dylberet e serbve.
    dhe shqiptarqiqt per nji llaf goje vrasin shqiptarin,por per gjith kto zullume te pafalshme qe i bo serbi as nuk ju skuqet cipa.
    mir thojn “palliji nonen te te thon bab”
    dhe serbi ate po bo.
    vecse po i pallo edhe kta “baballaret e kombit” shqiptarve,si gjithmon
    ne histori……..

  13. fiku says:

    pervec benit te mamit do ta haje edhe ndonje drejtor aty ne ministri burgun se per keto marifete eshte i shkathet dhe ta le dopio gjashten ne dore hundderri i vicidolit.

  14. Elvisi says:

    Shum gjera shkruan ky artikull po me duken si muhabete kafenesh dhe supozime me hamendje ose imagjinat e nje gazetari qe thjesht eshte kundra qeveris ne pushtet, Te besh lidhjen e disa njerzve ose te disa ngjarjeve me njera tjetren pa fakte konkrete besoj se nuk ka kuptim, as nuk e diskutoj qe shum nga pushtetaret tan jan te zhytur ne korrupsion,por keto lloj lajmesh qe shkruhen duhet te thuhen gjerat me emrin e vet dhe jo me supozime dhe hamendje…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje