Bamir Topi: “Spiunët janë në Kuvend dhe qeveri”. Duket se e ka dhe me Frrok Çupin | Gazeta Tema
 

Bamir Topi: “Spiunët janë në Kuvend dhe qeveri”. Duket se e ka dhe me Frrok Çupin

Postuar në: Aktualitet,Kryesore,Politika |

Ish-Presidenti i Republikës Bamir Topi denoncon: “Njerëz me dosje ka dhe në parlamentin shqiptar”. Nën akuzë edhe një gazetar, që i vënë në shërbim të një fuqie të huaj, kishte tentuar të prishte vizitën e tij në Kosovë në vitin 2008. Sot, ai gazetar, me firmën e kryeministrit, është pjesë e rëndësishme e strukturave të shtetit. Aleksandër Biberaj: “Berisha ishte kundër ndëshkimit me ligj të agjentëve shqiptarë të fuqive të huaja”. Dy nga ta, anëtarë të komisionit për ndarjen e detit me Greqinë, sot, pjesë të strukturës diplomatike

Nga Lorenc Vangjeli, MAPO

Katër vjet më parë, ish-Presidenti i Republikës Bamir Topi dha një deklaratë të jashtëzakonshme: një gazetar i njohur shqiptar, nën urdhrat e shërbimit të fshehtë serb, kishte tentuar të dëmtonte vizitën e Kryetarit të Shtetit në Kosovë. Nuk tha emra, por ishte e lehtë për këdo që kishte sado pak informacion që të krijonte identikitin e gazetarit kontravers që i ngjan një penduli që shkon nga e majta ekstreme tek e djathta ekstreme, ku ndodhet tani së fundi. Madje edhe i shpërblyer me një funksion të rëndësishëm në strukturat shtetërore. Por sa më e madhe zhurma që ngre akuza, aq më e thellë është heshtja që e pason atë. Dhe më e tmerrshme se akuza e zotit Topi, ishte mosreagimi total i vetë organizmave të shtetit. Në të gjitha hallkat e interesuara të shtetit duke nisur nga Prokuroria e duke përfunduar tek kryeministri i vendit. Që për më shumë, në shkurt të këtij viti hodhi firmën e tij për ripunësim mbi emrin që ndodhet në dosjet e agjentëve shqiptarë që punojnë për llogari të Beogradit.

Katër vjet më pas, Bamir Topi e mban mend mjaft mirë deklaratën e tij të dikurshme: “Po, është e vërtetë çfarë kam thënë atëherë dhe është e vërtetë që ai individ – mos ma kërkoni mua emrin e tij – ka disa muaj që është shpërblyer me një post të lartë dhe paguhet si funksionar i shtetit shqiptar”, thotë Topi. Në rrugëtimin e tij nëpër Shqipëri që po kryen për llogari të forcës së tij politike, zoti Topi rikujton një tjetër deklaratë të fortë të hershme, të cilën e ripërsërit me të njëjtin pezm: “Njerëz me dosje ka dhe në parlamentin shqiptar, janë mes atyre që ngrenë kartonat, që prodhojnë ligje dhe ekuilibrojnë balancat politike”.

Çfarë mund të ndodhë tjetër përtej këtij paralajmërimi që të shkundë pluhurin e heshtjes që bie në mënyrë të çuditshme sa herë që media dhe vetë politika tentojnë të hedhin dritë mbi këtë çështje? Asgjë! Edhe pse historitë me spiunë janë një nga çelësat e ndryshkur që mund të shpjegojnë shumë mistere të historisë së shkuar dhe sidomos, të historisë moderne të Shqipërisë në këto dy dekadat e fundit të pluralizmit. Kësaj ane të kufirit dhe asaj ane të kufirit të banuar po nga shqiptarë.

Me një mision të ri politik, Bamir Topi, edhe pse nuk e thotë shprehimisht, le të kuptohet se spastrimi i vendimmarrjes politike dhe publike nga njerëz me hije të së kaluarës, është pjesë e ambicies së tij. Si një nismë që nuk nis tani, por e ka një nga fillesat që në vitin tashmë të largët 2006. Në atë vit, nga pozita e kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Topi përgatiti një projektligj për hapjen e dosjeve. “Ishte një projekt i përbashkët me homologun tim socialist të kohës, Pandeli Majko, por që nuk mundi të shndërrohet në ligj. Tre vjet më pas, një tjetër projekt që dukej se në formë synonte të njëjtën gjë, por në thelb nuk zgjidhte asgjë, u konsiderua si i papajtueshëm me Kushtetutën dhe u hodh poshtë. Më parë, lustracioni kishte marrë kritika të forta nga gjithë aktorët ndërkombëtarë që mbikëqyrin reformat në Shqipëri dhe shoqëria civile”, thotë Bamir Topi. Që në bisedën e tij të gjatë me JAVA le të kuptohet se një nga premtimet e forcës së tij politike është shmangia përfundimisht e këtij ankthi dhe makthi që ka zënë politikën. Me histori të vjetra dhe të reja dosjesh, me ustallarë të regjimit të vjetër komunist apo homologë të kundërzbulimeve të huaja. “Ka ardhur koha e madje është shumë vonë për të bërë transparencë, për të nisur një fillim të ri në këtë drejtim”, premton Bamir Topi, që në këtë veprim sheh edhe një vokacion të së djathtës që ai tenton ta përfaqësojë.

Informacioni

Në postin e kreut të shtetit, informacioni që merr për shkak të detyrës, është një nga shenjat më të dukshme të pushtetit. Dhe në pesë vjet, Presidenti i Republikës ka marrë për shkak të detyrës një lumë informacioni që në pozitën e tij të re në krye të një partie të sapokrijuar, merr një rëndësi të posaçme.

Sipas kushtetutës, Presidenti i Republikës jep gradat ushtarake më të larta, emëron ambasadorët e Republikës së Shqipërisë, emëron drejtorin e SHISH, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë. Në të gjitha këto pozita kyçe, figura morale e njeriut mbi emrin e të cilit Presidenti vë firmën në dekret, është mjaft e rëndësishme. Edhe e shkuara. “Në këtë vendimmarrje mjaft delikate, Presidenti e ka për detyrë dhe detyrim që të konsultohet me institucionin që mban arkivin e të dhënave për personin që do të promovohet. Ky arkiv, kjo bazë të dhënash, ndodhet në SHISH. Dhe SHISH ka për detyrë dhe detyrim që ta japë këtë informacion. Ai është informacion i klasifikuar. Pra, nëse personi del i pastër, procedura vijon normalisht, në të kundërt, ajo duhet të ndërpritet. Rasti kur kandidati ka probleme, pra, kur në të shkuarën apo në të tashmen e tij rezultojnë implikime agjenturore, nuk është e thënë që të bëhet publik. Të paktën këtë parasheh ligji”, thotë Bamir Topi.

“Eshtë bërë një gjë e tillë rast pas rasti në këto 20 vjet të politikës pluraliste në vend”? Bamir Topi, vetëm pak muaj mbasi u largua nga karrigia presidenciale, refuzon me mirësjellje të japë një përgjigje direkte. Pohuese apo mohuese. Por deklarimet e tij se “Edhe në Kuvend ka njerëz me dosje”, nuk le asnjë shteg për hamendësim. Në rastin më të mirë, një kontroll i tillë është bërë në mënyrë selektive dhe vullnete më të forta se morali, dikë e kanë lejuar të kalojë gardhin, dikë tjetër jo!

Edhe për motivet se pse ka ndodhur kështu, Topi ka një përgjigje të gjatë, e cila fillon në pikën më të mirë me naivitetin e mungesën e vullnetit dhe shkon deri tek kryerja me dashje dhe vullnet i akteve të tilla.

Po kryeministrin kush e kontrollon?

Neni 96 i Kushtetutës përcakton se: “Presidenti i Republikës, në fillim të legjislaturës, si dhe kur vendi i Kryeministrit mbetet vakant, emëron Kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive që ka shumicën e vendeve në Kuvend”. Këtë thotë Kushtetuta. Por dhe këtu ka një “të çarë në gardh”. Në kushte teorike, mjafton propozimi i një partie apo koalicioni partish që ka shumicën në Kuvend që një individ të bëhet kryeministër. Sërish në kushte teorike, ky individ mund të ketë probleme serioze në të shkuarën e tij. Mund të ketë probleme të të njëjtës natyrë edhe në të tashmen e tij dhe të mbetet peng i tyre. Historia shqiptare, në një mënyrë apo një tjetër, raste të tilla nuk i ka konsideruar përjashtim. Ndoshta po aq sa Kastriotët, ky vend ka njohur edhe Hamzatë. Të paktën tek ata që e kanë drejtuar dhe në emër të pushtetit të tyre, kanë bërë çdo lëshim tek të tretë. Sidomos nga ato lëshime që binin në kurriz të vendit.

Nga kjo pikëpamje, Kushtetuta ngjan e mangët dhe në mos pengon Hamzain të ngjitet “në fron”, nuk është se i jep ndonjë avantazh Kastriotëve. E njëjta situatë është dhe me gjithë kabinetin e kryeministrit, pavarësisht se filtri për ta, është më i imët se ai për shefin e tyre. Dhe nis që në momentin e kandidimit për deputet. Të paktën kështu ka qenë. Të paktën kështu shpresohet të jetë.

Ajo çfarë ndodhi në qershor të këtij viti, me kandidatin e maxhorancës për President, zotin Artan Hoxha, në fakt është më shumë se një dramë personale dhe një zhgënjim apo betejë personale. Zoti Hoxha u ndesh me akuzën për përfshirje të tij në strukturat e ish-sigurimit të shtetit në moshën e adoleshencës dhe kaq mjaftoi që ai të japë dorëheqje nga kandidimi për të tentuar të marrë dhe njëherë në dorë fatin e tij: pastërtinë e të shkuarës së tij. Por me legjislacionin aktual, Hoxha nuk mund të sigurojë legalisht asnjë fije letër për të vërtetën e tij.

Dekreti për kreun e SHISH

Ndër shumë debate të nxehta për shkarkimin nga detyra të drejtorit të SHISH Bahri Shaqiri dhe emërimin e pasardhësit të tij Visho Ajazi Lika, një prej tyre ishte dhe ai që kishte të bënte me vetë Likën.

Kush ishte ky njeri? Cila ishte e shkuara e tij përtej CV-së mbresëlënëse si njeri i shkencës, por dhe si zyrtar i lartë i shtetit shqiptar? Fillimisht si pjesëtar i SHIK-ut famëkeq të gjysmës së parë të viteve 90’? Dhe mbi të gjitha, çfarë kishte ndodhur me të në një frakturë të errët të jetës së tij, për plot dhjetë vjet që ai ndodhej në Kanada në emigracion?

Në propozimin e kryeministrit dhe dekretimin e Presidentit nuk mund të ketë asnjë të dhënë të tillë. Por në të njëjtën kohë, nuk ka asnjë të dhënë që edhe kryeministri, edhe presidenti të kenë kontrolluar mbi pjesën “sekrete” të jetës së njeriut që po i besonin sekretet e shtetit. As kryeministri dhe as presidenti nuk mund të japin një përgjigje nëse dinë se çfarë ka bërë zoti Lika në këto dhjetë vjet të jetës së tij larg Shqipërisë. E saktë është vetëm që ai gëzon shtetësi të dyfishtë, shqiptare dhe kanadeze dhe se për të marrë pasaportën e vendit të madh të Amerikës së Veriut, atij i është dashur të betohet për besnikëri ndaj Mbretëreshës Elisabetë e Anglisë. Deri këtu, nuk ka asnjë të keqe, fundja britanikët janë në mes të aleatëve më dashamirës së vendit dhe kanadezët edhe pse larg, numërohen tek miqtë e sinqertë të Shqipërisë. Problemi është se spekulimet që mund të ngrihen përtej këtij caku, mund të jetë të pafundme. Spekulime që nisin që me gjobat për parking të gabuar të zotit Lika në Kanada e deri tek punë të tjera të liga në ekstrem. “Më së paku naivitet”, këtë emër meriton nguti i kryeministro-presidencial për të pushtuar edhe SHISH-in dhe për ta lënë atë nën kontroll të një dore të pakontrolluar. Ose të kontrolluar vetëm politikisht.

Ligji për pastërtinë e figurave

Viti 2008 do të kujtohet veç të tjerash edhe për tentativën për të miratuar një ligj për “Pastërtinë e figurave të funksionarëve të lartë të administratës publike dhe të zgjedhurve”. Versioni i fundit i tij i miratuar në Kuvend, sipas vendimit të gjykatës Kushtetuese dhe kritikave të forta të ndërkombëtarëve, rezultoi të ishte i papajtueshëm me Kushtetutën. “Nisi mirë, por u prish rrugës”, kujton Aleksandër Biberaj, ish-deputet i PD-së dhe një nga autorët e ligjit. “Në fund, qëllimi i ligjit pothuaj u reduktua në krijimin e hapësirave për largimin disa gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk i pëlqenin kryeministrit”, thotë Biberaj. Ai kujton edhe debatet e nxehta që e kanë shoqëruar shkrimin e projektligjit, një nga versionet e të cilit ndëshkonte vetëm “…funksionarët publikë të zgjedhur e të emëruar për periudhën 24 tetor 1944 deri në 31 mars 1991 që kishin  marrë pjesë në strukturat politikbërëse dhe zbatuese të diktaturës së proletariatit si dhe drejtues apo punonjës operativ, legal e ilegal apo bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit…”.

Biberaj kujton se ka pasur përplasje të forta sidomos për një kategori tjetër, atë të bashkëpunëtorëve të shërbimeve të huaja sekrete. Sipas tij, eksperienca e vendeve lindore, sidomos atyre baltike dhe Polonisë, e orientonte një ligj të natyrës së tillë më së shumti tek agjentët e huaj. Në Shqipëri një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur. “Agjentët shqiptarë të shërbimeve të huaja kanë një specifikë të veçantë në krahasim me ata që ish-Sigurimi i ka përdorur brenda për brenda vendit. Ata kanë punuar kundër interesave kombëtare të vendit dhe për këtë duhet të ishin e të jenë edhe më të ndëshkueshëm. Por e gjeni kush ishte kundër vendosjes së tyre në ligj? Kush tjetër përveç Sali Berishës”, thotë Biberaj.

Tre spiunë

Të shtunën e shkuar, JAVA publikoi identikitet e tre agjentëve të fuqive të huaja, dy nga të cilët kishin qenë anëtarë të komisionit për ndarjen e detit me Greqinë. Nuk u dhanë emrat e tyre sepse në mungesë të ligjit, çdo përmendje mund të konsiderohej si nxjerrje e të dhënave personale. Por këtu nuk ka asnjë sekret. Shumëkush i di emrat e tyre, duke nisur që me krerët më të lartë të shtetit shqiptar. I cili edhe në këtë rast, si në shumë raste të tjera, zgjodhi heshtjen për t’ju përgjigjur këtij skandali ulëritës.

52 Pergjigje per Bamir Topi: “Spiunët janë në Kuvend dhe qeveri”. Duket se e ka dhe me Frrok Çupin

  1. DaDy  --  1 Tetor, 2012 në 8:02 pm

    nxirr emrat bomir,,,,,kshu edhe ne fakirat,,,,e dime ca te ulerasim

    Përgjigjjuni

    • raimondi  --  1 Tetor, 2012 në 8:46 pm

      Ky Bamiri tregohet shume i papergjegjeshem

      Nqs ka spiune dhe ky i dikerka , atehere prokuroria duhet ta mari ne pyetje Bamirin , patjeter .

      Bamiri ketu tregohet bashkefajtor me spiunet, se ky e paska ditur qe ka spiune dhe i ka lejuar ata te punojne, nuk i ka denoncuar ata ne organet e prokurorise

      Përgjigjjuni

      • burreli  --  1 Tetor, 2012 në 9:08 pm

        O rajmond spiunat dihen ska nevoj ti deklaroj zoti Bamir.Numer 1 sali ram berisha numer 2 zhozefina topalli i pari “aspirina” e dyta “dizenjatorja”.

        Përgjigjjuni

        • Ramy  --  1 Tetor, 2012 në 9:18 pm

          I treti Edi ram nudisti

          Përgjigjjuni

          • Pena  --  1 Tetor, 2012 në 10:13 pm

            Shume me mire “nudist”,se sa spiun i Serbit dhe grekut si S.Berisha dhe ti zoti idjot “Rami”.Sa njerez te trashe mban ky vend.sa s`te ben zemra as te lexosh artikuj a as komentet ! Ketu sqarohet plotesisht se “…B.Topi,per shkak te detyres se larte shteterore ne ato 5 vjet mundi te mesonte shume sekrete,qe vetem pak njeres i dine,por ne se ai do t`i bente publike keto sekrete tani qe nuk eshte me ne ate detyre,do te shkelte ligjin…”Me gjithate,burra si ‘DaDy’ i bejne thirrje te nxjerre emrat e budallalleqe te tjera.

            Përgjigjjuni

            • EdiRuci  --  2 Tetor, 2012 në 3:41 am

              Pena apo Pela, se nuk e lexova mire. Toka mban gjithcka, edhe plehra si pena…

              Përgjigjjuni

          • Albogentivlora  --  1 Tetor, 2012 në 11:00 pm

            O Ramiz o gje e trashe. Dukesh qe edhe emrin e ke vene si babai yt shpirteror. Paskeni qene qorra dhe shurdhe. Mortja pse nuk mbyteni me mire o copa mishi me dy sy.

            Përgjigjjuni

          • Hetusi .M  --  1 Tetor, 2012 në 11:50 pm

            Ramy i katri Bamir Topi

            Përgjigjjuni

        • Mark  --  1 Tetor, 2012 në 10:16 pm

          Berisha eshte agjenti “Penicilina” i UDB-se.

          Përgjigjjuni

        • EdiRuci  --  2 Tetor, 2012 në 3:39 am

          Ene brreli i din? Vaj halli ku kemi rene…

          Përgjigjjuni

      • Mallakastrioti  --  2 Tetor, 2012 në 11:34 am

        @reimondi…i nderuar komenti juaj eshte me se i sakte…por ne Shqiperi nuk ka vende per Qeveritare dhe Pushtetare te Ndershem.
        Ne Shqiperi Qeverisin Spiunet e Serbit dhe Grekut…
        1-Nexhmije Hoxha ish e veja e Diktatorit Deklaron:Kur vinte Sali Berisha qe te vizitonte Enverin ne e fusnim nga Dera e Mbrapme,sepse e dinim dhe e kishim verifikuar se Vjehrra e tije Milica ishte Agjente e UDB-SE JUGOSLLAVE.
        2-Hysni Kapo, i cili Mjekohej ne Paris ishte ne gjendje te mire Shendetsore dhe kishte permiresime:Shkoj Ramiz Alia, dhe pas dy-ditesh Vdiq..Doktori qe ndiqte shendetin e Hysni Kapos ishte Sali Berisha…
        3-Agjenturat e huaja ne Kohet Moderrne qe jetojme dhe ne te ashtuquajtur demokraci, nuk rekrutojne “Diversant” por Politikane
        dhe Bisnesmen..njerez te Letrave dhe Artit si dhe te forcave te Armatosura….
        P.sh..ne Shqiperi Operojne Firmat Serbe, te cilat Lulezuan me ardhjen ne Pushtet te Berishes…Femijet e Berishes Flasin Gjuhen e Nenes-Serbisht…qe bene me te lehte Komunikimin..eshte Rastesi ardhja e Damir Fallicit ne Shqiperi???Jo eshte miku i Berishes…eshte rastesi qe firmat Serbe operojne me Ministrin tone te “Mbrojtes” Arben Imami???jo…Agjentura Serbe eshte shtuar Kembe-kryq ne Shqiperi, prandaj dhe Spiunet kane me shume Force se Pushtetaret ..sepse ato kane ne Dore Pushtetin e Dosjeve te zeza…Dosje te cilat nuk te lene te ngreshe Koke…

        Përgjigjjuni

    • Pena  --  1 Tetor, 2012 në 10:08 pm

      Sa njerez te trashe mban ky vend.sa s`te ben zemra as te lexosh artikuj a as komentet ! Ketu sqarohet plotesisht se “…B.Topi,per shkak te detyres se larte shteterore ne ato 5 vjet mundi te mesonte shume sekrete,qe vetem pak njeres i dine,por ne se ai do t`i bente publike keto sekrete tani qe nuk eshte me ne ate detyre,do te shkelte ligjin…”Me gjithate,burra si ‘DaDy’ i bejne thirrje te nxjerre emrat e budallalleqe te tjera.

      Përgjigjjuni

      • EdiRuci  --  2 Tetor, 2012 në 3:43 am

        Kur ishte palo president ne detyre pse nuk veproi? Mos genjeni vehten o sallake se Bakeqi eshte vegel e Saliut…

        Përgjigjjuni

  2. Shpata e Damokleut  --  1 Tetor, 2012 në 8:02 pm

    Kush eshte ky gazetar? Per cilin e kane fjalen?

    Përgjigjjuni

  3. Gjin Gjon Gjini  --  1 Tetor, 2012 në 8:02 pm

    Po thuaje o Bamir! Kush eshte ai gazetar, qe sot qenka shperblyer ne administraten shteterore!!!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/visho-canadian-reborn.html

    Përgjigjjuni

    • arrori  --  1 Tetor, 2012 në 9:32 pm

      kush eshte ky gazetari.po nikolle lesi eshte,ore,nuk po e merrni vesh?

      Përgjigjjuni

  4. mergim tari  --  1 Tetor, 2012 në 8:07 pm

    O Lorenco,
    Po mire o te uruar, nxirrini keta dy emra spiunesh qe ti dime edhe ne. Keto fytyra te ndyra qe kane tradhetuar atdheun duhet te demaskohen dhe demaskimi behet me emer. Perse valle duhet te na vije keq neve dhe tu ruajme identitetin.

    Nese eshte e vertete jepni emrat, nese e keni me hamendje hetoni me tej mos hamendesoni por kur te jeni te sugurt dilni me emrat konkrete.

    Përgjigjjuni

    • EdiRuci  --  2 Tetor, 2012 në 3:44 am

      Ai qe ishte president dhe nuk veproi eshte me armik se ata…

      Përgjigjjuni

      • mergim tari  --  2 Tetor, 2012 në 6:04 pm

        Nuk jam i qarte nese me ligj (kushtetute) a eshte detyre e Presidentit nje gje e tille apo jo. Ne fund berja nul e marrveshjes per detin nuk ju kerkua presidentit, por Gjykates Kushtetuese. Kjo tregon se Presidenti i atehershem nuk pa patur fuqi te ndalonte ate Tradheti qe ju be Atdheut.

        Gjithsesi duhet nje interpretim juridik per te percaktuar pergjegjesine dhe te drejtat e Presidentit mbi kete ceshtje.

        Duhet te kemi gjithashtu parasysh qe Presidenti tek ne ka me teper nje rol Honorifik. Eshte Kryeministri ai qe ka fuqi zbatuese dhe me te drejtat qe i jane dhene eshte i plotfuqishem.

        Kjo me con ne perfundimin qe Krimin e Tradhetise ndaj Atdheut ne kete rast nuk ka si ta kete Presidenti, kur fuqine per te bere marrveshje dhe per ta zbatuar ate e ka Kryeministri dhe misistrat perkates. Ne kere rast misnister perkates i asaj kohe ka qene LULEZIM BASHA.

        Ky individ eshte i perfshire ne shume veprimtari te dyshimta antishqiptare.
        *Fillimisht ne Kosove si perkthyes kunder luftetareve te UCK. *Me pas si Minister i Transporteve u perfshi ne nje vjedhje marramendese ne rrugen qe u quajt “Rruga e Kombit” (e Leshit). *Si Minister i Jashtem perfshihet dhe firmos ne nje marrveshje qe i falte Grekeve pjese te Atdheut tone Shqiperise.
        Kur ishte Minister i Brendeshem Garda e Republikes, te cilen ai e drejtonte, vret 4 qytetare te pafajshem ne qender te Tiranes.
        *Behet Kryetar Bashkie ne Tirane duke vjedhur votat ne menyren me te turpshme ne Historine e votimeve ne Shqiperi, duke shkaterruar reputacionin e Shqiperise dhe duke ngadalesuar afrimin e saj me bashklesine Evropiane.

        Eshte e cuditshme se si njerez te tille, duke perfshire ketu Fasllicet, Milloshevicet, tregtare bandite armesh, vrases e kriminele, jane njerezit qe Sali Berisha i mban me prane dhe i gradon pikerisht kur keta bejne me shume krime ndaj popullit dhe atdheut.

        Përgjigjjuni

  5. Tironsi  --  1 Tetor, 2012 në 8:09 pm

    “pirdh, pirdh se lirohesh”-kjo eshte nje shprehje qe i shkon shume ketij shkrimi.
    Gazetare spurdhjake, dhe kurva qe perdridhen.
    Topi nuk e thote emrin se ishte president, dhe tani eshte politikan. Nuk justifikohet, por edhe nuk i kerkon shume llogari se e ka fut veten te politikanet, qe ne fund te funditdihet, e perdredhin..

    Po gazetari pse i sillet anash dhe nuk publikon emrin? A eshte gazetar a c’fare dreqin eshte? Pse merr persiper nje profesion dhe i perdridhet pastaj? Kur ishte puna per 18 vjecaren qe vrau dhunuesin, s’lane emer dhe moter, baba e kunat pa ja permendur. Po keshtu per shume, e shume qytetare pa mbrojtje.
    Kur vjen puna per nivele politike, dhjesin dhe perdridhen.

    TURP! Ju dhjefsha mu ne gazetare, dhe gazetari.

    Merrni pak shembull nga Mero Baze, o Spurdhjake gazetaruce!!

    Përgjigjjuni

    • vloraku  --  1 Tetor, 2012 në 8:17 pm

      Rrofsh Tironso,keshtu flitet.

      Përgjigjjuni

    • xha Kasua  --  1 Tetor, 2012 në 9:26 pm

      Tironsi i ke thene te gjitha. Bravo. Bamir Topja ku punonte kur ishte prosidont, i mungonte pozita per te marr masa ndaj ketyre spiuneve???? Ik o Bamir Topja se je nje legen pervec qe je cop mishi me dy sy.

      Përgjigjjuni

  6. vloraku  --  1 Tetor, 2012 në 8:12 pm

    Politike leshi nga te gjithe.E çmund te presesh nga keta politikane qe nuk kane guxim te thone troç emrat e spiuneve.I bien anes e anes dhe kaq.Ska me burra ne politike.Ka veç BURRECA.

    Përgjigjjuni

  7. Fatja i Mjedisit  --  1 Tetor, 2012 në 8:18 pm

    Nuk eshte sekret fare : Frok Cupi
    E di i madh e i vogel

    Përgjigjjuni

  8. mirel  --  1 Tetor, 2012 në 8:20 pm

    Ndaj ka terren te behen trima tradhetaret, se ka gjysma burra ketu, dhe jo burra.

    Përgjigjjuni

  9. MATO GRUDA  --  1 Tetor, 2012 në 8:28 pm

    Po hape Gryken o TOPI, boll na lodhe me hamendesime, apo sta mban bytha, e ke thjesht per ti bere presion ne distance Sales

    Përgjigjjuni

  10. francial  --  1 Tetor, 2012 në 8:30 pm

    Kush jane keto spiune? Te pakten neper forume mund te thuhen emrat e tyre, kush i di ti thote…

    Përgjigjjuni

  11. ec perpara  --  1 Tetor, 2012 në 8:31 pm

    Mos u boni budallej mer jahu. Emri o Frrok Qupi, e di ene lopa.

    E mani men si pelliste kunder bombardimeve te NATO-s m’99?

    O emru drejtor ke Qendra Komtare e Kultures.

    Shnet e t’mira.

    Përgjigjjuni

  12. interpoli  --  1 Tetor, 2012 në 8:32 pm

    S’kane faj gazetaret, por sistemi qe ua ka mbyllur gojen… kush guxon te nxjerre emrat e qeveritareve perfundon ne gjykate dhe me pas gjykata dihet qe eshte ne funksion te pushtetit… gjobat ndaj gazetareve ua kane mbyllur gojet… por do te thuash jane pa karakter…. por kush eshte ai burre qe sot po thot te verteten? kur e kane thene? te gjithe fshihen pas pseudonimeve…perse diktatura ka lulezuar gjithmone tek ne? sepse e ushqen injoranca dhe pavetedija sociale… dhe shkrimet pastaj mbeten bajate, pasi persirtin te njejtat gjera qe jane thene e sterthene…kur nuk ka asnje veprim per te denuar spiunet me denimin e thjeshte: te mos kene te drejte te vene kembe ne administraten publike / shteterore! kur nuk ka asnje denim per vjedhjet makabre!

    Përgjigjjuni

  13. Nadia Shabani  --  1 Tetor, 2012 në 8:43 pm

    Gazetari eshte Frrok Cupi kurse ne parlament ka shume dhe njeri nga ata eshte edhe kryeministri pa le Arben Imami qe po le nam me trafikun e armeve. Deputete ka shume qe jane ne sherbim te te huajve, e mabni mend kur ngriti Saliu ate komisionin hetimor per te hetuar presidentin, Shikun dhe prokurorine e pergjitheshme? Shiku nuk e pranoj hetimin sepse dyshohej qe ne ate komision kishte agjent dhe nuk e lejonte Nato ate kontroll prandaj me pare duhej marre certifikata qe ne ate komision nuk kishte agjent qe i sherbenin te huajve.Mire thote Topi spiunet jane kudo.

    Përgjigjjuni

  14. Shpata e Damokleut  --  1 Tetor, 2012 në 8:45 pm

    2000 euro ke per ta ble vrimen e mutit o Frrok Cupi

    Përgjigjjuni

  15. James Bond  --  1 Tetor, 2012 në 8:46 pm

    Kristaq Gerveni
    Ferid Hoxha
    Frrok Cupi

    Përgjigjjuni

  16. D.Fazlliu  --  1 Tetor, 2012 në 8:47 pm

    Spiunet jane ata qe saliu ka ulur ne kariget kyce,jane ata qe kane pasuri ne tranzicion.Ka nje rruge, zjarin,shkrump e hi pasurive mbi roge te kolltugofageve,pa perjashtuar askent.

    Përgjigjjuni

  17. Din Kruja  --  1 Tetor, 2012 në 8:50 pm

    Qe te hamendesohet se kush eshte gazetari duhet analizuar shkrimi i L.Vangjelit. Aty flitet se gazetari pervec njohjeve ne Serbi ka akces edhe ne Kosove. Pra mundet te kete punuar ne kete shtet. Aty permendet qe eshte shperblyer nga qeveria me funksion te larte. Institucione mediatike ne vartesi te Qeverise jane RTSH- dhe ATSH-ja. Pra eshte shume e mundur qe ky gazetar te punoje ne keto dy institucione. Ata qe kane njohje ne media mund ta gjejne kollaj kush eshte spiuni serb.

    Përgjigjjuni

  18. fox  --  1 Tetor, 2012 në 8:55 pm

    pershendetje zoti Topi.
    Keto akuza dhe interpretime jane rraketa me mbushje berthamore.
    Duket se kryemonstra berisa ka shkelur vijen e kuqe per te cilet
    USA nuk te fal.
    Dalja e Topit bashke me Arvizune te greva urise ka dicka te cuditeshme.

    Përgjigjjuni

  19. Geg Toskani  --  1 Tetor, 2012 në 8:56 pm

    Armiqtè e Shqipèrisè dhe tè shqipètarève janè tè shumtè dhe kanè arritur tè na mundin vetèm me tradhèti. Tradhètia nè mes tè shqipètarève èshtè njè fenomen sa i vjetèr e aq modern. Vetè kryeministri Sali Berisha èshtè tradhètia mè e madhe, èshtè fatkeqèsia e shqipètarève, èshtè dèshmia mè e madhe qè atdheu ynè ka rènè nèn sundimin e pushtuesve tè ndryshèm.
    Shqipètari i vèrtetè nuk tè pret nè besè, nuk tè vret pas shpine, nuk vjedh, nuk e shet nderin e families dhe tokèn e tè parève e ka si amanetin mè tè shtrenjtè.
    Kemi qindra vjetè qè luftojmè me kètè racè BASTARDESH pa s’na lènè tè ngrejmè as kokèn,qè na morèn nderin, emrin e krenarinè e bijve tè shqipes.
    Shqipètarèt i njohin shumè mirè se kush janè por janè tè pa zotè ti mundin sot. Ndaj na duhen ato burrrrat e shtetit qè tè dalin hapur me guxin e tè na nxjerin njèherè e pèrgjithmonè nga vorbulla e tradhètisè, ashtu siç bèri Avni Rustemi, Vasil Laçi, debatikasit e Enver Hoxha.
    Se tradhètia lahet vetèm me gjak.

    Përgjigjjuni

  20. orli  --  1 Tetor, 2012 në 9:03 pm

    Dhe ti bamke erdhe(apo shkove)tek posti i presidentit nga keto”ekulibra”..

    Përgjigjjuni

  21. Antikatovica  --  1 Tetor, 2012 në 9:08 pm

    FRROK CUPI….KA LIDHJE GJITHASHTU EDHE ME NJE NGA KAPOT E MAFIAS ITALIANE (NE ITALI KY KAPO PERFLITET SI NJE NGA KREHET E COSA NOSTRAS), AI QUHET: FREDERICO BECHETTI….DO TE KENI PARE REKLAMA TE BECHETTI ENERGY GROUP NE MEDIAT SHQIPTARE.

    Përgjigjjuni

  22. lesoto  --  1 Tetor, 2012 në 9:14 pm

    Po ti ku ishe deri tashti bej efendi??? Apo do votat si gjithnji?

    Përgjigjjuni

  23. Treviso  --  1 Tetor, 2012 në 9:15 pm

    I nderuari Bamir, Dashje pa dashje e gjithe qeveria e sali Berishes eshte kundra popullit shqiptar. Duke qene kryeministri punonjes i sherbimeve te huja dhe ministrat do ti zgjedhi qe te bashkpunojne per te. Kjo eshte kuptuar qe ne vitin 97-98 per ne qe jemi populli i thjeshte jo per ju qe jeni politikane. Pergjegjsia per kete qeveri mafjoze bien mbi ju si ish drejtues ne P.D. dhe mbi te gjitha partite politike.Spijuna qe punojne kunder shtetit nu ka vetem ne P.D. por dhe ne parti te tjera.Keto duhen demaskuar qe dhe populli ti njohe dhe te mos ja japi voten spijunit qe punon per te huajt.Tani eshte koha dhe momenti ti tregohet popullit per çfar keni votuar qe te mos marrin me poste drejtuese.
    Arben Imami ben zhurme te madhe se e majta ka nxjer sekretin shtetror per shitjen e armatimit tek miku i Berishes, Faslliçi.Kush eshte Arben Imami? Agjend i U.D.B. Cfar i kerkon te majtes nje spiun i regjur.
    Nxjerin teorine se kryespiuni sali ka dyshime tek spiuni Arben.
    Populli te ruhet nga nje 97 e dyte, se per ndryshe ato nuk kan shpetim.

    Përgjigjjuni

  24. krosi  --  1 Tetor, 2012 në 9:16 pm

    Z. Topi,

    edhe sa vjet duhen te kalojne qe ti di poplli keta plehra – Qiti Z. Topi se ke per te fituar shume pike dhe me ja “cjerre masken” atij Dulles se II qe mbijeton me keta plehra rrotull.

    Sot nxirri Emrat Z. Topi neser do te jete vone. Mero i di por kur i deklaron ti kane vlere se ish-president.

    Përgjigjjuni

  25. xhnrgh  --  1 Tetor, 2012 në 9:53 pm

    pershendetje te gjitheve juve qe komentoni,pershendes edhe z,topi, kisha me pershendet edhe ma shum ti tregoj ata emra qe vlejn edhe per ne kosovaret se ketu esht nje trup zingjiror, prandaj presim andej e kendej me pa durim kush po e tradheton ne ket koh qeshtjen shqiptare me nderime.

    Përgjigjjuni

  26. H. Malo  --  1 Tetor, 2012 në 9:53 pm

    Zoti Topi, ju veté keni deklaruar tashmé do té qéndroni né politiké
    si misionar. Si bashkéqytetar i juaji ju besoj. Por, (gjithnjé ka njé
    por), ju hyté né politiké dhe po qéndroni né politiké né radhé té paré
    pér t’i shérbyer vendit tuaj, popullit tuaj. Né djall té vené partité
    ku vegjetojné spiunét, parlamenti ku spiunét béjné ligjin. Né djall té
    gjitha. Sepse spiunét pér té cilét ju po kujdeseni, zoti Topi, po e
    çojné né djall Shqipériné, siç e kané çuar né buzé té greminés kombin
    shqiptar. Mé shumé respekt e pse jo méshiré pér popullin tuaj e jo pér
    bastardét e tij, zoti Topi.

    Përgjigjjuni

  27. fl  --  1 Tetor, 2012 në 11:17 pm

    Z. Vangjeli – S’ka fare lidhje me nxjerrje te dhenash personale , nxjerrja e emrave te ketyre spiunve, mos u beni qesharak me keto gjera.

    Cdo gazete normale perendimore do i kishte permendur sa hap e mbyll syte tani. Eshte ceshtje me interes te gjere publik

    Përgjigjjuni

  28. shqiptari  --  2 Tetor, 2012 në 1:50 am

    Nuk e ndegjuat ne Interviste Ministrin e Mbrotjes,kishte blere arme me Malin e Zi,dhe ja kishte shitur Serbise.
    Doni akoma me per belulin,se ke kane ndimuar dhe ndimojne.

    Përgjigjjuni

  29. albani  --  2 Tetor, 2012 në 6:35 am

    Po cfare ju dduhen spiunet e vegjel, qeveritaret apo parlamentaret, kur kryespiuni (spiuni i serbit dhe i amerikes, jo i CIA-s), por i ndonje agjensie islamiste ne Amerike) eshte edhe kryeminister i Shqiperise. Dhe ky kryeminister kryespiun, pushtetin e tij e ka mbeshtetur vetem tek ish spiunet e djeshem dhe te sotem. Kur ky eshte vet spiun, te tjeret i ka nen vete, i komandon, i shnderon, i vret, i korrupton, u bene nenat dhe grate dhe motrat, dhe nese nuk i binden, ia ben sikurse ia beri spiunit te beveritshem, gjarperit Artan Hoxha. Pastaj Frrok Qupin e ka amanet nga emisret serbe qe kane ne lidhje vet Saliun. Detyra eshte qe te aktivizoje te gjithe rrjetin e spiunazhit serb ne Shqiperi dhe te drejthet prej tij, prej kryeminstrit kryespiun.

    Përgjigjjuni

  30. Oroshi  --  2 Tetor, 2012 në 7:11 am

    Eshte hipokrizi kur bejme gjoja se duam te dime emrat.Ne nje kohe qe e dime shum mire qe shqiptari mbi te gjitha esht spiun i nje agenture te vendeve tona shekullore armike.I ke me mijera,ne te gjitha instancat,qe nga gazetaret e thjeshte e deri tek Presidenti.Kot nuk e kane thene gjermanet qe veç ne Shqiperi gjeta spiune pa lek.Cdonjeri nga ne le te shikohen ne pasqyre dhe do e gjeje afersisht origjinen nga ka ardhur.Shqiptaret e vertete,ata burra qe luftuan osmanet,nuk jane me ne Shqiperi,jane ne Itali e Greqi,te gjith e dime kete.Pyetja eshte se sa perqind race e perzier jemi?Nuk ka mundesi qe nga raca arbnore e njoftur ne te gjithe boten per mikpritje,bese,trimeri,tradita,zgjuarsi,,,,te jemi ne pasardhesit e tyre,ne,qe te prejme ne bese ne mes te dites,te vjedhim ne mes te dites,te spiunojme ne mes te dites,te vrasim ne mes te dites,te perdhunojne ne mes te dites. Kudo ne Shqiperi sheh njerez me floke te rene qe 20 vjeç,te shtrember,sakate,te shemtuar,dembele,lypesa,kurva me shumice,njerez pa karakter,injorante,budallenj,mendjemedhenj,barkmedhenj tuj hanger grosh gjith diten,pordhace,frikacake,amorale,,,,,,.A thu keta te jene ata “trimat e bukur” qe permende Lord Bayroni?Kurren e kurres.

    Përgjigjjuni

  31. luan  --  2 Tetor, 2012 në 9:33 am

    Jam plotesishte dakord orosh.Ne partit politike shqipetare gjene vetem kurva qe per interes personal humbasin cdo dinjitet njerzor,sepse nuk dine te bejne gje tjeter vetem tia fusin njeri- tjeterit.

    Përgjigjjuni

  32. k  --  2 Tetor, 2012 në 9:42 am

    per shqiptaret jeni te gjithe me dosje perderisa ne 20 vjet ato nuk hapen jemi i vetmi vend i lindjes qe si kemi hapur edhe ato qe sjane ishspiune jane pergjegjes po aq sa ato ((kush hesht pranon))

    Përgjigjjuni

  33. malcori  --  2 Tetor, 2012 në 10:04 am

    spiuni nuk e qet spiunin,te dy per te miren e perbashket,e cila me vone ndahet sipas meritave,

    Përgjigjjuni

  34. Ballukja  --  21 Janar, 2013 në 2:33 am

    hahaaaaa! une tani po i lexoj keto, me falni per vonesen!
    po si ka mundesi, aman?! Mire keta se ky Vangjeli ha buke me keto shkrimet,edhe ai Topi do vota pas ca muajsh…. po ju te gjithe si bini ne carkun e tyre dhe i hani te gjitha!!!
    Topi, me balluke, foli me ne fund…. se nuk e ka kaperdire dot cfare i ka thene Frroku ne Tv, kurse ky Vangjeli, e mbylli gojen kur po ky Frroku i tha nje nate ne Tv se i biri i kujt eshte!
    Pu pu pu c’ju ka bere Enveri te gjitheve!!! Vec spiuna dhe agjente shihni gjithandej!!!! hallall!

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>