100 vjet pavarësi apo 100 vjet vetmi? | Gazeta Tema
 

100 vjet pavarësi apo 100 vjet vetmi?

Postuar në: Blogu TemA |

Nga Evis Plaku

Është ofendues pompoziteti me të cilin festohet 100-vjetori i shpalljes së pavarësisë. Paradoksal gjithashtu. Të vetmit që kanë të drejtën për të festuar, janë ata që nuk e kanë mundësinë. Nga ana tjetër, ata që e gjejnë mundësinë duke boshatisur xhepat e qytetarëve, do të duhej t’i vinin fre delirit të pakuptimtë dhe të reflektonin.

Dilema e madhe që kam është kjo: 100 vjet pavarësi, apo 100 vjet vetmi?

Aspak si njohës i thellë i historisë, por si një i ri që i ndjek me interes (dhe dhimbje) fatet e këtij vendi, më duket se mënyra se si po e trajtojmë këtë ngjarje jubile është sipërfaqësore, hipokrite dhe e dëmshme. Historia jonë 100 vjeçare është një eksod i gjatë dhe i mundimtë; një kalvar i pafundmë vuajtjesh. Që nis me një shtet të brishtë, i cili ndërsa ishte vetëm një foshnje e pambrojtur 1-vjeçare, sheh t’i copëtohen trojet e veta një nga një. Ky shtet e arrin adoleshencën e vet duke ndriçuar një dritë premtuese demokracie nën drejtimin e priftit erudit Fan Noli. Por e gjithë kjo zgjat vetëm sa një impuls. Nën një mbretëri që i tradhtoi, e pastaj përmes injorancës, varfërisë së tejskajshme, nën shkatërrimin e Luftës së II Botërore, e përgjatë komunizmit më të tmerrshëm që ka njohur bota, shqiptarët, përpos gjithçkaje, dëshmuan se dinë të vuajnë gjer në amshim e të ëndërrojnë gjer në pamundësi.

Shqiptarët i pritën fillimet e “demokracisë” siç udhëtari i lodhur e uritur i mesnatës pret agimin. Por edhe të rinj si unë, që janë bashkëmoshatarë me “demokracinë” e këtij vendi, e kuptojnë qartë se i ashtuquajturi “tranzicion” është vetëm një zgjatim i eksodit tonë të pambarimtë. Jo drejt 100 viteve pavarësi, por drejt 100 viteve vetmi; të braktisur e dhunuar nga shteti ynë. Simbolika më e mirë e kësaj është pikërisht mënyra se si e festojmë këtë ngjarje. Miliarda lekë të harxhuara për të bërë show e për të hedhur në qiellin e zi të mundimeve fishekzjarre që bëjnë zhurmë, por nuk bëjnë dritë. Kur në fakt, ajo për të cilën kemi nevojë është që të ndriçohemi nga pishtari i historisë sonë 100-vjeçare, për të mos qenë të predestinuar të përsërisim gabimet e historisë, meqenëse kurrë nuk mësuam prej saj.

A nuk jemi të vetëm në këtë 100 vjetor? Përballë një shteti që vetëm emrin ka të tillë e që na vjedh e keqtrajton çdo ditë. A nuk janë të vetëm studentët në tregun që nuk ka punë, me diploma papunësie në duar? A nuk janë lënë në harresë pensionistët, me pensione qesharake, ku për çdo ditë duhet të zgjedhin nëse do blejnë bukë apo ilaçe? A nuk jemi të pambrojtur përballë kriminalitetit që rritet ditë pas dite? A nuk janë të përhumbur fshatrat e këtij vendi, të lënë në mëshirën e fatit dhe në zemërgurësinë e pushtetarëve? Kush i mban mend ende minatorët, harruar thellësive të minierave, duke nxjerrë pasuri për pushtetin e mjerim për veten e tyre? A flet kush për invalidët? Po shtresave në nevojë, kush ua qan hallin? Po për jetimët e gratë e veja, për lypësit, cili po kujdeset? Cili po ia zhvat shpresën të rinjve? Po qetësinë të moshuarve? Po rrogën punëtorëve? Po kujdesin nevojtarëve? Po të ardhmen, shqiptarëve?

Gjithnjë e më shumë bindem se këto “100 Vjet Pavarësi” janë 100 Vjet Vetmi.

Thonë që vetmia shoqërohet me një kohë reflektimi. Nuk kam shpresë se qeveria do ta bëjë këtë. Por, mund ta bëjmë ne, si një komb i farkëtuar mes mjerimit. Për shkak të dhimbjeve të djeshme, në emër të një të nesërme më të mirë.

Kjo vjeshtë e bujshme e hipokrite festimesh nuk e fsheh aspak dimrin që po na kanoset më i acartë së kurrë; dimrin e vetmisë se madhe, që mund të zgjasë edhe 1000 vjet të tjerë, nëse ne, të gjithë bashkë, nuk sjellim pranverën e shpresës.

100 Vjet në historinë e një kombi janë pak. 100 Vjet në jetën e një njeriu janë tmerrësisht shumë. Ndaj, ndërsa ecim në këtë eksod të mundimtë, e presim për një Moisi që të na drejtojë në Tokën e Premtuar, duhet që të mos harrojmë të ecim.

16 Pergjigje per 100 vjet pavarësi apo 100 vjet vetmi?

  1. krahasim brilant  --  2 Tetor, 2012 në 5:22 pm

    Bravo! Kjo e jona eshte 100 Vjet Vetmi me keq se ajo qe pershkruhet nga Markezi

    Përgjigjjuni

    • Tan Lapraksi  --  2 Tetor, 2012 në 8:39 pm

      100 vjet pavarësi apo 100 vjet vetmi?
      Gjykoni vete!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/zogu-berisha.html

      Përgjigjjuni

    • antonio  --  3 Tetor, 2012 në 3:15 pm

      Nga te 100 vjetet e shtetit shqiptar,keto 22 vjetet e fundit nen RRENOJAT E SUNDIMIT TE ANTI SHQIPTARIT Sali Berisha,SHQIPERIA PO SHKON DREJT PUSHTIMIT TOTAL NGA SERBET E GREKET!!!
      NUK E SHIHNI???
      Keshtu kane thene edhe ne kohen e satrapit Zogoll!!!
      Vetewm nen udheheqjen e Enver Hoxhes Shqiperia u be SHTET MODERN DHE DINJITOZ!!!
      ARMIQTE E TIJ LE TE PELCASIN,POR LE TE PROVOJNE ME VEPRA ME TE MIRA SE ATO TE ENVERIT,QE TE VERTETOJNE TE KUNDERTEN!!!

      Përgjigjjuni

  2. Ardi  --  2 Tetor, 2012 në 5:50 pm

    100 vjet Vetmi = 100 Vjet Sali

    Përgjigjjuni

  3. lom deliu  --  2 Tetor, 2012 në 6:13 pm

    Nje gje nuk mora vesh, ku po behen keto festime? se une ketu ne mes te Tiranes nuk po shoh gje. se pellitja e Saliut per 100 vjetorin nuk quhet feste. Asnje liber asnje film asnje propagande reale (harrova Ahmet Muftar Zogollin e vet shpallur mbret dhe Hasan Berisha-Prishtina,realisht patriot i shquar i vrare nga mbreti) .

    Përgjigjjuni

  4. Tepelena.  --  2 Tetor, 2012 në 9:18 pm

    Të lumtë mendja dhe pena,Ervis!E ke shqiptuar bukur fort…ashtu siç duhet thënë e vërteta:..!E përse duhet të fshihemi gjithë hipokrizi dhe mashtrim…?!-Në një shtet që feston gjysma e popullsisë…(ose më e pakta…)dhe pjesa tjetër…ska asnjë motivim për të festuar…nuk mund të flitet për festë.Sa do që të pompohet kjo gjë,nga segmente të caktuara pushte-tërore,apo grupe të pasurish që fitojnë nën kostumet e pushtetit…nuk ta jep ndjesinë e festës që ngjall emocion,përligj gëzimin…!Historia që ndryshon sipas fituesve…kështu ka ndodhur gjithë këtë 100 vjeçar…vetëm festë nuk të kujton….!

    Përgjigjjuni

    • AHMETI,TIRANE  --  3 Tetor, 2012 në 12:22 pm

      Njeriu feston ditelindjen e femijes,te veten,te dashamireve-eshte natyreale te festosh nje date te shenjte.!
      Por data me e shenjte per nje komb eshte pavaresia e atij kombi-qe te rrjeshtohet me kombet e shtetet e tjera,eshte pjese e historise se atij populli.
      Ndaj mendoj se 100 vjetori eshte date e shenuar e duhet festuar: Qofte me ngritje te flamurit shqiptar ne ballkonin apo dritaren e shtepise..!
      Eshte date e historise se kombit shqiptar,nder me te vjeterit ne Ballkan e Europe,me te cilin Perandoria Osmane,pr edhe Europa eshte treguar e ashper dhe e padrejte(nga 4 vilajete qe ishim nden perandorine osmane si: Shkodra,Prizreni,Shkupi dhe Janina,desh zoti por edhe mendjendriturit shqiptar te cilet derdhen gjak,e pavaresuan Shqiperine 100 vjet me pare.Pas 100 vjetesh,desh zoti,por edhe Sh.B.A Nato dhe Uck,u pavaresua edhe Kosova.! Mos harroni o shqiptare se kane mbetur ende edhe 2 vilajete te tjera.ndaj te punojme fort,e me mendje te kthjellet,per te plotesuar amanetin e gjysherve e prinderve tane.
      Lavdi e zoti i bekofte shqiptaret. Ing. Ahmeti.

      Përgjigjjuni

  5. Liria e fjales se munguar.  --  2 Tetor, 2012 në 10:18 pm

    MEKATET E QEVERIVE TE SHQIPERISE QE NGA 8 NENORI 1941.
    **********************************************************************
    Keto mekate na mbajne te percare perseri,pa harnmoni,nevetmi,te varfer,pa shpresa.Kryesoret jane:
    1-Komunizmi s’ka ikur nga Shqiperia.
    2-S’ka Shqiperi pa drejtesi te pa varur nga politika e neokomunisteve me ne krye Saliun dhe komunistet e PS-ste.
    3-S’ka Shqiperi pa mare pronari pronen e tij.
    4-S’ka Shqiperi me spiunet neper poste kyce.
    5-S’ka Shqiperi pa hapur dosjet,qe Saliu i perdor si te doje duke frikesuar personat perkates.
    6-S’ka Shqiperi pa meritokraci ne politike,shkence,arte,drejtesi,e ne c’do fushe te jetes Shqiptare.
    7-S’ka Shqiperi me ligjin e pa deklaruar ca te nenes ca te njerkes.
    8-S’ka Shqiperi me politikane te pa afte,pa edukate,pa 2-3 gjuhe te huaja jo me diplome te plepave,por nga univesritete perendimore.
    9- S’ka Shqiperi pa bujqesi dhe blegtori te zhvilluar.
    10- S’ka Shqiperi ku kryeministri ri ne fron mbi 8 vjet dhe del permbi drejtesine biles edhe permbi Zotin.

    Përgjigjjuni

  6. VERONIKA  --  2 Tetor, 2012 në 10:46 pm

    ARTIKULL MODEL!KOMPLIMENTA!

    Përgjigjjuni

  7. i pashpresi  --  3 Tetor, 2012 në 1:13 pm

    bravooooooooooooooo

    Përgjigjjuni

  8. eno-china  --  3 Tetor, 2012 në 3:25 pm

    bravo evis per shkrimin
    mbetesh i vecante si gjithmone

    Përgjigjjuni

  9. bani  --  3 Tetor, 2012 në 4:04 pm

    per ate qe SHQIPTARET i thone e festojne pavaresine nuk ka te beje me ate qe shkruan more zoteri.kemi 100vjet pa njeri mbi koke as turk e as grek,as serb e as italian dhe do ta festojme,c’fare trungje kemi vene ne krye s’na i ka fajin njeri.

    Përgjigjjuni

  10. I.Troplini  --  3 Tetor, 2012 në 4:53 pm

    Majmunet festojne edhe kur nuk ka asgje per te festuar. Ata nuk e njohin deshperimin.Edhe nese bota perreth tyre i ngjan nje nevojtore gjigande, askush dhe asgje nuk mund ti ndale ata nga “gajasja” dhe “hareja”. 50 vjet nen diktaturen komuniste, jo vetem “zbuluam” prejardhjen e qenies njerezore nga majmunet por iu “pershtatem” edhe intelektit te tyre.
    Realitet i dhjere ky realiteti yne.
    Shkrim i perkryer.!!!

    Përgjigjjuni

  11. Gazetari Daresise  --  27 Tetor, 2012 në 11:07 pm

    Ketu ne kete gazete jane mbledhur gjithe ata qe duan te shohin Shqiperine ne flake e jashte BEse. Nuk them se jemi me mire se Europa, dihet nga vijme ne dhe çfare trasheguam. Por nuk duhet te çmendem kur pergezohet puna e bere. Megjithese keta qe shkruajne keto jane nje perqindje e pa perfilleshme gati 3% … keshtu qe nuk perbejne problem. Mburruni me Shqiperine tuaj, mjaft shame njeri tjetrin me pa te drejte, boll maskaralliqeve qe bene per 45 vjet kunder nesh. Tani bota po ndryshon shume edhe ne te bejme sa te mundemi dhe te mos ndalojme nga fjalet qe ne te shumten e tyre jane bosh. Urime.

    Përgjigjjuni

  12. edonis  --  15 Nëntor, 2012 në 11:44 pm

    une me ndon gjakova eshte ma e mira

    Përgjigjjuni

  13. xona  --  16 Nëntor, 2012 në 4:41 pm

    jam krenar qe jam shqiptar

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>