Drejtoresha e BB: Rritja ekonomike në Shqipëri, jashtëzakonisht e ulët. Po rritet varfëria e papunësia

Postuar në: Aktualitet,Ekonomia,Kryesore |

Drejtoresha rajonale e Bankës Botërore për Europën Juglindore, Jane Armitage, thotë se Shqipëria dhe vende të tjera të Ballkanit perëndimor janë shumë të prekura nga kriza ekonomike që vazhdon në Europë. Për shkak të kësaj rritja ekonomike është shumë shumë e ulët në Shqipëri, ndërsa disa vende janë në recesion.

“Rritja ekonomike e Shqipërisë pritet të jetë midis 0,5 deri në 1 për qind, çka është jashtëzakonisht e ulët. Ulja e varfërisë ndaloi dhe ajo po rritet në disa zona, po ashtu po rritet edhe papunësia. Këto nuk po ndodhin vetëm në Shqipëri, por edhe në të gjithë rajonin”, thotë zonja Armitage.

Ajo i bëri këto komente për “Zërin e Amerikës” pas një konference për 20 vjetorin e bashkëpunimit mes ËB dhe Shqipërisë. “Tashmë ka edhe probleme fiskale kur rritja ekonomike shkon poshtë, ulet mbledhja e taksave. Të gjithë vendet, përfshirë edhe Shqipërinë, kanë një nivel të lartë deficiti. Shqipëria e ka nivelin e deficitit në masën 60 për qind, i cili është edhe kufiri ligjor. Kjo duhet përmirësuar dhe deficiti duhet ulur. Nuk është e lehtë të arrihet në një kohë me rritje të vogël ekonomike”, tha drejtorja rajonale e Bankës Botërore.

Ajo këshilloi Shqipërinë që një pjesë të paratë e privatizimit të Albpetrolit të përdoren për uljen e borxheve dhe deficitit.

“Ne besojmë se privatizimi i Albpetrolit, i cili sapo u njoftua, i ofroi vendit një mundësi të artë për të përdorur këto fonde, së pari dhe mbi të gjitha për të paguar disa detyrime të grumbulluara me kalimin e kohës. Kjo është e vërtetë për Shqipërinë dhe për shumë vende të tjera. Është shumë e rëndësishme për sektorin privat që të paguhen detyrimet e mbledhura gjatë dy vjetëve të fundit në mënyrë që të rifinancohen dhe të shpërblehen për shërbimet e kërkuara nga qeveria. Së dyti, ky privatizim i Albpetrolit është një rast unik që duhet përdorur për të ulur deficitin dhe stokun e borxheve”, tha zonja Armitage.

Drejtorja rajonale e Bankës Botërore shtoi se investimet e huaja janë të rëndësishme për Shqipërinë në një numër fushash si turizmi, bujqësia, miniera, manifaktura. Por, Sipas saj, vite më parë Shqipëria ka ecur mirë por tani po bëhet gjithçka më e vështirë për shkak të krizës në eurozonë, sepse shumica e investitorëve janë europianë dhe kanë kaq shumë pasiguri dhe rreziqe. Zonja Armitage tha se investitorët po diskriminohen kudo dhe është shumë e vështirë në këto kushte që një vend të bëhet tërheqës për investime dhe të konkurrojë me fqinjët, sepse të gjithë duan t’i tërheqin këta investues.

“Përmirësimi i klimës së biznesit, forcimi i menaxhimit makro-ekonomik, duke nisur me reduktimin e deficitit, përmirësimi i qeverisjes; të gjitha këto janë kushtet për investime të huaja, sepse investitorët janë shumë nervozë nga diskriminimi dhe nga përballja me rreziqet kritike. Ja pse reformat janë të rëndësishme për Shqipërinë më shumë se kurrë”, tha drejtorja rajonale e Bankës Botërore, Armitage.

Sipas drejtores rajonale e Bankës Botërore, ky përvjetor bashkëpunimi është një rast për të vlerësuar se Shqipëria është një histori e jashtëzakonshme suksesi nga varfëria tek zhvillimi; ajo ka arritur vitet e fundit të reduktojë ndjeshëm varfërinë, ka përmirësuar jetën e njerëzve përmes shërbimeve.

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

11 Pergjigje per Drejtoresha e BB: Rritja ekonomike në Shqipëri, jashtëzakonisht e ulët. Po rritet varfëria e papunësia

  1. kapo  --  5 Tetor, 2012 në 6:26 pm

    Mos !!!!!!! po te jemi ne ne keto shifra po gjermania qe nuk ka nivelin e rritjes tone ekonomike kushedi cpo heq per buke.se ne jemi pas gjermanise.keshtu thone nga zyra e ati burrit!!!!!!!!!

    Përgjigjjuni

  2. BERISHA LARGOHU, KURSE SHQIPTARET TE BASHKOHEN KUNDER LLUMIT BRISHIAN.  --  5 Tetor, 2012 në 6:29 pm

    Kjo vjen se pse populli voton pa interres, interresi i popullit shqiptar eshte militantizmi partiak. Edhe sikur shqiptaret te kishin nje bum ekonomik, ato nuk dijne ta trajtojne sepse blloket e Metes dhe te Berishianeve po e vjedhin Shqiperine, kurse populli lavir voton Berishen.

    Përgjigjjuni

  3. liri a vdekje  --  5 Tetor, 2012 në 6:32 pm

    po a jemi mbas gjermanis e para norvegjis se kshu e dime …

    Përgjigjjuni

    • raimondi  --  5 Tetor, 2012 në 9:48 pm

      Ama nje gje eshte _-Te pakten Shqiperia paska ritje ekonomike, sado e vogel
      Asnje vend ne rajonin tone nuk ka ritje ekonomike, te gjithe jane ne reccesion

      Ndersa per ate qe thote kjo per parate e mara nga shitja e Albpetrolit te paguhen per borxhin eshte komplet gabim

      Por Sala eshte i zgjuar vete , nuk i degjon me keto pislleqet qe thone keta hileqaret e Bankes Boterore,

      Përgjigjjuni

  4. demi_terbuar  --  5 Tetor, 2012 në 6:40 pm

    O te nderuar ane e mbane botes,duhet te kuptoni dhe te bindeni qe Shqiperia esht vendi me i pasur ne Ballkan dhe renditet ne 5 te parat ne Europe,po ai Mostra bashk me Mostrat tjer te etur per pushtet spo e lejn te bejn hajer,dhe po e shesin.
    Shqiperia sot do e shkilte me kom Greqine,Italine ku ndodhen shum shqiptar,ato do vinin te ne e jo te shkoshim ne k!e ato.
    Rritja ekonomike do ishte 100% po c’ti besh hales!

    Përgjigjjuni

  5. Ben Chicago  --  5 Tetor, 2012 në 6:40 pm

    IK MOJ ZONJE E NDERUAR
    ne jemi te dytet pas gjermanise ka thene shoku sali

    Përgjigjjuni

  6. ismeti  --  5 Tetor, 2012 në 7:02 pm

    haaaaaaahhhaaa kur degjon neri demagogun saloviqi e sekretarene thashethemeve Jozhen , quditet ,ku a gjermania puste kjo rrospi, po gjermania e mban krejt europen oj lopo , e shqipria po disa hajduteve te oborrit te sales akend

    Përgjigjjuni

    • shigjeta  --  5 Tetor, 2012 në 8:38 pm

      ZONJA DIREKTORE ESHTE MESE E VERTETE QE VARFERIA ESHTE NE RRITJE
      PAPUNESIA NE RRITJE POR KENI HARRUAR TE SHTONI
      KRIMET TONA NE RRITJE REKORD BOTEROR.
      MOS U SHQETESONI ZONJE SE SHPEJTI KOMPLOTI
      BERISHA META RAMA DO TA BDJNE SHQIPERINE LULE
      NE BALLKAN LULE NE EUROP
      KUR TE VINI HEREN TJETER DO TE CUDITENI DO TE MAHNITENI
      NGA KJO TRESHE E PAPARE .

      Përgjigjjuni

  7. MASHTRUESI  --  5 Tetor, 2012 në 8:43 pm

    Ca thu ti mi, jam i bindur qe Salqiu yne i madherishem do dali e thote qe kjo eshte komuniste.

    Përgjigjjuni

  8. majlinda  --  6 Tetor, 2012 në 12:17 pm

    ekonomia e vendit tone po shkon keq e me keq… po keto te huajt do na ndihmojne drejt ndonjer apo kur fendi ka marre fund vine e thone qe situata eshte e keqe…
    megjithese ska faj kur se duam ne veten sdo na doje njeri…
    keshtu eshte kur drejtohemi nga nje kriminel e kryehajdut…

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>