Topi: Të gjendet urgjent një zgjidhje për grevistët

11 Tetor 2012, 13:36Politika TEMA
Topi: Të gjendet urgjent një zgjidhje për grevistët

Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, doli në një konferencë për të komentuar raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë.

Topi fillimisht kërkoi nga qeveria që të gjejë një zgjidhje urgjente për grevën e urisë.

“Fillimisht dëshiroj të shpreh solidaritetin njerëzor me grevistët e urisë, të shpreh keqardhjen për aktet e sakrificës dhe të uroj shërim të shpejtë e të plotë për zotin Ndreca dhe zotin Bejko. Është rasti të apeloj organet përgjegjëse, qeverinë dhe parlamentin, të ndërhyjnë pa vonesë, të ulen në dialog, të gjejnë zgjidhje, sepse kjo rrugë është detyra e tyre ligjore, është detyrim moral dhe është standard demokracie. Mjaft me etiketime e sjellje që të kujtojnë kohën e diktaturës! Një vend në NATO dhe me njërën këmbë në BE duhet të sillet si i tillë, ndaj urgjent, urgjent, urgjent të gjendet zgjidhje!” tha Topi.

Duke komentuar raportin e Komisionit Europian, Topi tha se Shqipëria i ka pasur mundësitë për të marrë një vlerësim më pozitiv.

“Siç kishte paralajmëruar edhe më parë raporti konfirmoi qëndrimin e FRD-së se qytetarët dhe shoqëria shqiptare meritojnë shumë më tepër sesa klasa politike, e cila edhe këtë herë, ua mohoi atyre plotësimin e kritereve dhe dëshmoi mungesë vullneti politik dhe aftësie për të arritur realizimin e standardeve të kërkuara,” tha Topi.

“FRD gjykon se Shqipëria politike ka pasur të gjithë mundësitë që vlerësimi i BE-së të ishte më pozitiv, që statuti i vendit kandidat të fitohej menjëherë, që Shqipëria të ndahej përfundimisht nga tranzicioni konfliktual dhe që politika vendimmarrëse të kishte një sjellje më të përgjegjshme ndaj vullnetit dhe aspiratave qytetare. Raporti i Progresit konstaton me të drejtë probleme në funksionimin e institucioneve dhe jetës politike në Shqipëri, sidomos probleme që lidhen me cilësinë e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, me rezultatet e pamjaftueshme në luftën kundër korrupsionit, në zhvillimin e dialogut institucional për reformat e rëndësishme, në mangësitë ende të mëdha në krijimin e funksionimin integral të administratës publike dhe sidomos, në çështjet e përfaqësimit politik. Fakti që BE kushtëzon vendimmarrjen, duke lënë një afat dymujor me një axhendë të përcaktuar e publike, është tregues i përgjegjësisë direkte të klasës së vjetër politike dhe i besimit të lëkundur të institucioneve evropiane ndaj premtimeve të pamjaftueshme të Tiranës politike,” vijoi ish-presidenti.

Topi tha se FRD nuk e sheh raportin si sukses të një pale ose dështim të një tjetre.

“FRD vlerëson se vendimi përcaktues për statutin lidhet me nevojën e madhe të Shqipërisë për një proces zgjedhor parlamentar të lirë, të ndershëm dhe të pranueshëm nga çdo palë konkurruese. Kjo është përgjegjësi direkte e dy partive të vjetra politike, e mazhorancës qeverisëse dhe e parlamentit, të cilët kanë tashmë të gjithë këshillën, përvojën dhe asistencën e nevojshme për të evituar praktika të gabuara zgjedhore të së kaluarës, sidomos në përgatitjen dhe administrimin zgjedhor dhe kështu për të dëshmuar publikisht se pas 20 viteve tranzicion problematik institucioni i votës dhe verdiktit popullor vepron edhe në Shqipëri”.

29 komente në “Topi: Të gjendet urgjent një zgjidhje për grevistët”

  1. Gon Dulaku says:

    Qaheshit nga Bamiri ju!!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/nastradini.html
    Me Salen ka keq e me keq, asnjehere me mire!

  2. webapp says:

    o bamir topja po ti pse nuk kerkove gje 5 vjet ne krye ?

  3. nino says:

    bravo topi pe lecke ,po pse nuk e zgjidhe ti kur ishe presidente o top leckash ,e pate ne dore zogun te ja shtypshe koken me 21 janare por nuk ta mbajti ,tani po ju a zgjidhe te drejtat .

  4. BERISHA LARGOHU, KURSE SHQIPTARET TE BASHKOHEN KUNDER LLUMIT BRISHIAN. says:

    Ke folur si president, por nuk je president. Nxirr ato perkrahesit e tuaj per te mbeshtetur greven sic po vepron AK, mjaft me deklarata kote. Nuk mund te hedhesh Berishen duke bere deklarata nul sepse nuk je president me, mjaft me deklarata kunder opozites sepse je ne opozite, dhe duhesh te besh opozite me poziten.

  5. Topi, perse nuk i terheq deputetet e FRD nga mazhoranca, keshtu evitoje dhe vetflijimin e te perndjekurve. Apo do te na mbushesh mendjen se nuk je pjestar i kesaj mazhorance ?

    1. Nadia Shabani says:

      Deputetet e Bamirit sot votuan per Lefterin e Jozefines dhe Saliut. Tani a e kuptoni o njerez qe edhe Topi edhe Saliu jane ne te njejten Parti?

  6. LILOLABJA says:

    Memecit i erdhi goja.Ai spirdhte per ty kur ishe president tani do te degjoj llafin ty ? Lereni show-n o Bamir se dhe kete ske byth ta besh dot .Futi nje fershellime pellumbave te te mblidhen, se vetem ate ke fuqi te besh.Keshtu do katandiset ky popull duke u djegur rrugeve se ju rra per fat te kishin ty President e mostren Kryeminister.Keni instaluar nje demokraci qe ju dhjefsha mu ne te .

  7. Andia says:

    Tamam “Zoteri”!

    Po ku ishe deri tani???
    E di qe nje nga kerkesat e atyre njerezve eshte te hapen dosjet???
    Pse e ktheve ligjin e lustracionit???
    Pse deshe te vesh ne krye te drejtesise sta qe i persekutuan ata per 5o vjet???
    Mbylle gojen o hipokrit!!!

  8. Ai says:

    Bamkeeee, sikur na ngjisje me teper kue “flisje me heshtje”.
    Mund t’ia beje 9-shin Saliut kur ishe president.

    Atehere s’doje. Tani s’mundesh.

  9. astrit olldashi says:

    thirr ore demostrata e tubime e mos na fol nga tribunat. ik e dilu atyre per zot. rri me ata. shtrihu nje nate me ata.

    Nuk je me president qe na flet keshtu me qetesi. shko dhe merre ne dore fatin e tyre. mos ki frike nga policet e berishes.

  10. anticensurë says:

    o topuz vazhdo e voto për berishën dhe pastaj tall bythën me miletin!tergo atë butësinë tate prej bomirsi tirone!sa vota ishin të partisë tënde për këlyshen e xhozit???
    jepi o “anti berishë”jepi!po na mashtron holë e hollë!vështirë se kuptohet!
    LILOLABJA,
    memeci e ka pasur gjithnjë gojën për të mashtruar!ai po bën punën e saliut tashti sie bëri dhe dje kur ishte president!gjatë presidencës ai mund ta kishte rrëzuar saliun me dorheqje,sot mund ta rrëzonte duke i hequr mbështetjen e deputetëve të partisë së tij!ai akoma po e mban në pushtet!

  11. leon says:

    SHYQYR QE NUK NDENJE SI QEN I LIDHUR I SALIUT .I RE KRESE KUR DUHEJ RENE PO LUAJE TANI BYTHEN FORT SE NJEREZIT DUAN RADIKALIZEM..TANI DUHET TE FILLOJE DEMOKRACIA…91 ISHTE DEMOKRACI PER NEXHMIJEN E RAMIZIN…SALA I KA DHENE FJALEN NEXHIT NE MAJE TE VARKES ,,,ENE THONI QE DI NOT SALA…AI ESHTE GATI TE HIDHET PREJ SAJ…I KUJTOJ SALIUT KUR NA KAPI ILIR META NE SHTATOR TE 98 TEK USHTARI I PANJOHUR SALA E BERI NE BREKE…SA TRIM ISHTE…HAHAHAH ENE UNE E BERA TE MOS RREJ..PRANDAJ SALA BERI KOALICION ME METEN ENE MILLOSHIN SE I THA JEMI TE NJE GJAKU..KEMI LENDUR NGA NJE MACE DHE HAJME MINJ,,,,

  12. leon says:

    O BAMIR KUJDES SE DO FUSI SALIU TEK PARIA E JUAJ GJITHE SPIUNAT E VET..
    MERR NJE SHEF KUADRI TI ZGHEDHESH..MEGJITHESE I ZGJEDH VETE SE JE PROF DOKTOR VETERINER,,,KAFSHE DO TE EKSPORTOJE SALA TEK TY…MERR CA ILACE PER DIZINFEKTIM DERRASH…ENE TREDHI PERPARA

  13. Protestanti says:

    S’DUROHET ME SALIU.
    Jepi Bamir shkrepe topin
    Kodosheve rafshoju gopin
    Tejkaluan c’do kufi
    Po varosin nje Shqiperi
    Na rofshin tullat godinat
    Kur vatani s’ka liri
    Na rofshin ruget
    Kur vatani s’ka drejtesi
    Na rofshin shkollat
    Me mizerje mesusi
    Na rofshin peqelepet
    Servilet mercenaret
    Bythelepiresit barbaret
    Na rofshin neoborgjezet
    Qe pirdhen si kendezet
    Se vjedhin sa plasin
    Ne c’do zyre na i rasin
    Na shemben me ryshfetet
    Me vonesat me shtyrjet
    Me intrigat me perlyerjet
    Jo kjo s’eshte qeveri
    Eshte me keq se kafsheri
    Edhe kafsha kur mbrohet
    Nuk ndizet o pervelohet
    Kemi aritur ne cmenduri
    C’na duhet kjo Shqiperi
    Njeriu po ha njerine
    Qelbopolitikanet rijne
    Shelleren neper vila
    Shqipot i bene debila
    Nga c’do ane te semure
    S’jane pak por jane shume
    Kur ke ne krye nje Sali
    Te semure me psikopati
    Semuren gjithe shqiptaret
    Merecenaret jan te paret
    Si te semure e degjojne
    Vrasje kur urdheron
    Merecenari e zbaton
    Jo s’durohet ky idiot
    La gjakmarjen ku ka lindur
    Erdhi zaptoi Tiranen
    Po perhapen kasapanen
    Mbolli gjakmarjen ne Shqiperi
    Tjeter metode s’di ai
    Tani mbaroi ka roitur
    Jo Evropen qe e largon
    Por intrigat c’do cast mendon
    Nuk durohet jo Saliu
    Para gjyqit sa me pare
    Ndryshe na i beri vare.

    1. gjirokastriti says:

      dakort hamdi

      1. hajriu says:

        …edhe une shume dakort jam me ty o jorgo. E ke pastru janullen keto dite protestash? Turkobyça ishte nxef shume se i kishin larguar klientelen dhe ne shenje proteste kishte heq breçkat fare.

  14. bushi says:

    C’jane keta “opinioniste” qe shkruajne keshtu? Me siguri jane zagare te ndersyer nga Stalin Berisha, qe po sheh dita-dites afrimin e pashmangshem te fundit te tij tragjik. Mjafton vetem te vesh ne peshore, ne nje ane fshatarin e pagdhendur e malinj Berishe dhe ne anen tjeter qytetarin e ndershem e te ftohte Topi, per te pare se nga anon balanca…
    Eshte FRD qe ia ka prishur gjumin stalinistit te fundit te Evropes, do te bindeni se shpejti per kete.

  15. Delli USA says:

    O i nderuari Bamir Topi,nuk rrezohet Sali Krimineli me urtesi e butesi,keshtu si e ke nisur zotnia e juaj ai rron njemij vjet.Ti o z. Topi ke frik se te akuzon se je me Ramen,po qe se ke keto komplekse me mire rri ne shtepi dhe pi ndonje kafe me Moisiun dhe Meidanin.

  16. OPOZITARI says:

    Ne nuk jemi kunder Bamirit tend te dashur o Burbuqe aka bushi, por veprimeve te tij. Ai nese do vertet ta rrezoje Saliun duhet te bashkoje deputetet me PS dhe te beje mocion mosbesimi ndaj Saliut. Vetem atehere do bindemi pa me llafe qe i merr era nuk ka gje ne vije. Ata qe jane ne greve urie dhe Bamiri kane vetem nje diference te vogel, ata quhet ish te perndjekur polotike, ndersa ai eshte ish i perdhunuar politik i Sales.Bamiri sduhet te harroje karshillikun qe i beriSales dhe presionin qe po sme bere president do ta conte ne zgjedhje te parakohshme, gje qe e detyroi Salen te “blinte” 6 deputete te PS qe te bente numrin e kerkuar te votave.Te them te drejten nje pjese e njerezve apo ku ta dine une qe fillojne me B si psh bytha, baxhelle,bole,bordello,bandit, bukeshkelur, Bamir, Bujar (mehmeti) etj jane pak te diskutueshem

    1. arber says:

      Ty me siguri emri duhet te filloje me K (te madhe) dhe duhet te kete brenda edhe dy B (te medha edhe keto) pranaj shkruan me pseudonim. Hallall

    2. liria says:

      Z. TOPIN Eshte plotesisht i justifokuar , me Berish diktatorin
      nuk punohet .Ai ka qene nje president kukull , te njejtin rol
      po luan dhe ky i damllosuri , Berisha jep urdhera ai i zbaton.
      une mendoj per te miren e shqiperise populli duhet te bashkohet
      Ne jemi te gjithe shqipetar duhet te luftojme per nje qellim
      te perbashket. TE CLIROJME SHQIPERINE NGA DUART E DIKTATORIT
      AI NUK HIKEN NDRYSHE . AI NUK MUND TE MUNDI GJITHE SHQIPERINE..
      LIRIA KERKON INISIATIVE DHE KURAJO.

      1. FLORIDA says:

        TE GJITHA PARTITE TE MEDHA DHE TE VOGLA DUKF PERASHTUAR PARTINE
        E ILIRIT MEQENES ESHTE PJELLE E BERISHES. TE BASHKOHEN PER TE
        VETMIN QELLIM TE MPOSHTIM DIKTATUREN 22 VJECARE TE BERISHES
        KA ARDHUR KOHA PER TU NGRITUR , PER TA MPOSHZUR , PER TE FITUAR.

  17. ALBAN DEGA says:

    PRESIDENT SOLDIERI
    E SALI … ENVERI !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Cfare urdheron tirani
    E vendos Salia
    Me vrap e firmos
    Bujar Soldier Mavria
    Ushtar ishte dje
    Soldier eshte dhe sot
    Lum per President
    Qe e kemi kot!
    Dje ushtar i Enverit
    Sot i Salise
    Mjere o shqiptare
    Kush i prin Shqiperise!
    Despote kishim dje
    Sot kemi tirane
    Barbare prinin dje
    Sot despote hajvane!
    Per nje cope karrike
    Flake i vene Shqiperise
    Ciflik e kane kthyer
    Gjakun e vegjelise!
    Kalbur eshte gjithcka
    Nga korrupsioni
    Padrinot bejne ligjin
    Krejt kot ju votoni
    Sa prin Dallkauku
    Ua plackit votat
    Per nje bythe kolltuku
    Per te Shqiperia
    Eshte vetem poltroni
    Ligjin e ben Mafia
    Mbreteron korrupsioni
    Heqim imunitetin
    E genjejme miletin
    Mbret per mbi mbret
    Kem impunitetin
    Qe mbron kusaret
    Perjeteson pushtetin
    Virgjeron prostitutat
    Ne piedestal hajdutat
    Sheik e bejne vetin!
    Ligj permbi cdo ligj
    Kemi Sali Luigjin !
    Sa per President
    Kemi nje soldier
    Sot ushtar i Sales
    Dje i shokut Enver!
    Prijesa firaune
    Ministra kusare
    Ambasadore spiune
    Mbrojtjen Asfalia
    Ekonomine BIA
    Duam Perendim
    Na cojne nga Rusia
    Aspirojme Evrope
    Prijne sic do Serbia
    Otranton Athines
    Romanon Fazlicit
    Keta bastarde te shkines
    Pjelle e Zerve Pashiqit
    Kembet ne Tirane
    Koken ne Athine
    Nene permbi cdo nene
    Kane bushter Serbine !
    Qaj e mos pusho
    Shqiperi e mjere!
    E permjera ti
    Sa keq te kane dhjere
    Keta faqezi
    Pa fytyre e pa nder!
    Vajto mos pusho
    E gjora Shqiperi !
    O ngrihu ne kembe
    S’eshte kohe per vajtim
    Thirrja e Tahririt
    Kushtrim per veprim !
    Ngrihu ne kembe
    E vendos drejtesi
    Nuk ka kohe me prite
    Vdekje o liri!

  18. adi says:

    ju qe perkrahni bamirin apo ramen jeni blind apo doni te beni propagande kunder sali berishes.mos u lodhni kot.edi juaj me ngjan me vanin qe vdiq sa te behej magazinier,edhe rama po vdes qe te behet kryeminister,por ska per te ndodhe se populli nuk i harron keto 3 vjet prapesirat e tij per kete popull.ok vazhdoni shkruani bashke me meron.

  19. elda says:

    Zgjidhja zoti Bamir ngrini popullin kundra tiranis dhe kurr mos u ulni me deri ne zdukje te barbareve

  20. Devolliu says:

    O Bamkë Qyli; leri lutjet e apelet për qeverinë e parlamentin e Salih Sadamit se nuk pjerdh Saliu nga deklaratat por dil nga qypi e shfaqu në fushën e betejës për ta shpëtuar Shqipërinë nga ky tradhtar kriminel vrasës.

  21. shqiptari says:

    Kush e kritikon dhe kete Zoteri,si Z.Topi apo Z.Beberaj,apo Z.Mustafaj,apo Z….
    Jane kriminele te vetevetes,jane kriminele te Familjeve te tyre,jane kriminele te ecjes perpara te cdo Familje shqiptare.
    Me njerez(edhe simpatizanteve) qe dine vetem gjuhne e dhunes dhe te derrkucit,smund te komunikoje dote.
    Nese doni te mesoni Qytetarine,ndigjoni Zotin Topi,nese doni te mesoni dhe te rriktheheni zakoneve te beses se malesoreve,ndigjoni Z.Beberaj dhe Zotin Mustafaj.Nese doni djallin ta ndegjoni,degjoni se djalli ate pelqen.

  22. ajdin says:

    Hiqe koken e Saliut e vendose te BAMIR Tobjas,njelloj jane.Vdiqe Hysni Milloshi iku per leshe(as parat e Berishes qe ja dha per te dole ne zgjedhjet lokale ne Tirane si hengri)tani doli Kreshnik Spahiu.KETA TE DY PUNOJNE PER SALI SERBIN.Me vjen keqe qe u zbuluan breda muajit si bashke puntor te Saliut.Duan ti shesin popullit sapun per djathe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje