Nga Kozeta Zylo
Në datën 13 tetor, 2012 Forumi Shqiptaro Amerikan për Demokraci organizoi manifestim solidariteti në mbështetje të Grevës së Urisë të Ish të përndjekurve politikë nën diktaturë para OKB-s. Ish të përndjekurit politikë kanë 22 ditë të ngujuar për të kërkuar të drejtat e tyre të mohuara në postdiktaturë, ku dy prej tyre zotërinjtë Ndreca dhe Bejko i vunë flakën vehtes në shenjë proteste.
Manifestimi u moderua nga z.Grid Rroji një nga bashkëthemeluesit e Forumit për Demokraci. Z.Rroji e hapi manifestimin e solidaritetit me letrën e Prof.Sami Repishtit, ish i burgosur politik, aktivist i shquar në Botë për të drejtat e njeriut. Prof.Repishti iu drejtohej qeveritarëve të Shqipërisë të respektojnë jetën. Në letër midis të tjerash thuhej se heshtja e qeverisë ashtë jo vetëm skandaloze, por edhe e rrezikshme, sepse ashtu sic ngjau, grevistët u treguan ma të vendosun seç parashikohej, dhe me këtë qëndrim ata akuzojnë autoritetin për pa aftësi mbrojtjeje të jetës së qytetarëve.
Një zhvillim i këtillë, në shumë vende të botës, ka krijue situata serioze dhe me rrjedhime shpesh herë tragjike. “Kjo që ngjet këtu tha Ambasadori Sequi i Bashkimit Europian ash një tragjedi, sepse e tillë ashtë”. Në fund të letrës Prof.Repishti shkruante se: ” Jeta ashtë e shenjtë. Sepse asgja, asgja nuk ashtë më me vlerë se nji jetë njerëzore”!
Përshëndetja e profesor Sami Repishtit u mirëprit me duartrokitje nga të pranishmit.
Ndërsa z.Pellumb Lamaj ish i burgosur në burgun famëkeq të Spaçit dënoi ashpër klasën politike, qeverinë që është e mbushur nga ish persekutorët e regjimit diktatorial. Z.Lamaj e shikoi me skepticizëm zgjidhjen e kërkesave të ish bashkëvuajtesve të tij.
Dr.Ilir Hysa një nga organizatorët e këtij manifestimi në fjalën e tij midis të tjerash tha se: “Paria e Tiranës e dalë nga sistemi komunist ruan vazhdimësinë botëkuptimore dhe vepruese në regjimin e vjetër. Vjedhja e pasurisë kombëtare ëështë një akt kriminal dhe po aq kriminal është dhe moskokëçarja e kryeminstrit Berisha për të dialoguar me qeverinë… Ai u bëri thirrje gjithë shqiptarëve të ndershëm t’i bashkohen kauzës për Demokraci duke sjellë në fund të fjalës së tij interpretimin e disa vargjeve marrë nga poezitë e Nolit.
Z.Muhamet Omari i bëri thirrje qeverisë Berisha që të zgjidhe sa më parë problemet e ish të perndjekurve politike të cilet po vuajnë në grevë urie për 22 ditë me radhë dhe askush nuk është ulur me ta për t’i marrë në konsideratë këto probleme madhore që ka kjo klasë e mëpërkëmbur. Z.Omari deklaroi që në fillim të fjales së tij se këtu ai perfaqësonte vehten e tij, pavarësisht se është anëtar dhe i zgjedhur në disa forume përfeshirë këtu dhe organizatën “Vatra”, i cili është anëtar i kryesisë së saj.Z.Omari dënoi ashpër heshtjen e shtetit shqiptar.
Ish Këshilltari i Bashkisë së Nju Jorkut, miku i madh i shqiptarëve z.Seven Kaufman i shoqëruar nga z.Esad Rizai, kryetari i fondacionit “Shoqëria Shqiptaro-Amerikane” në fjalën e tij u solidarizua plotësisht me grevistët e urisë dhe iu bëri thirrje të pranishmëve të mos heshtin për kauzen e tyre. Ju jeni në vendin më demokratik në botë dhe për këtë jeni të lirë të ngrini zërin tuaj, zë që dëgjohet me respekt ndër shqiptarë vazhdoi z.Kafman.
Znj.Mimoza Ferraj bashkëthemeluese e Partisë Demokratike solli me emocion dhe dhimbje luftën që u bë për të sjellë demokracinë në Shqipëri. Por unë dhe gjithë Shqipëria tha znj.Ferraj luftuam që klasa e persekutuar të gëzonte lirinë e fjalës, pavarësinë ekonomike të ishte e barabartë në shoqërinë shqiptare dhe jo pas 22 vjetësh të shoh ish të burgosurit të vetëflijohen. Mos impenjimi i qeverisë për këtë klasë është një turp dhe i paprecedent…
Ish deputeti i Malit te Zi z.Xheladin Zeneli u pronocua për mediat duke u solidarizuar me grevistët e urisë, me ish të përndjekurit. Unë tha ai kam ardhur këtu për të qenë pranë ish të përncjekurve politikë që sot ndodhen në grevë urie për të drejtat e tyre, ndërsa qeveria shqiptare është komplet indiferente karshi këtyre jetëve njerëzore. Z.Zeneli tha se është qeveria shqiptare po kaq indifirenete dhe me të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi që po mëpërkëmben nga qeveria diskriminuese atje.
Z.Ervin Toro bashkëthemelues i shoqatës “Rrënjët Shqiptare” dhe bashkësponsorizues i këtij aktiviteti dënoi heshtjen e qeverisë karshi ish të përndjekurve politikë që kanë plot 22 ditë në grevë urie. Jam tejet i prekur me aktin e tyre deri ne vetëflijim ndaj ne si shqiptarë duhet medoemos të solidarizohemi dhe të mbështesim pa rezerva ish të përndjekurit.
Prof.Shenasi Rama ish student i grevës së urisë në përmbysjen e diktaturës në intervistën për TV Alba Life, falënderoi Forumin për Demokraci që ishte një përpjekje shumëdinjitoze në solidarizim të ish të përndjekurve politikë, organizuar para Kombeve të Bashkuara nga Grid Rroji, Ilir Hysa, Albert Tolja, Olsi Argjendari etj…
Ai tha se e ardhmja e Shqipërisë është e kërcënuar nga Paria e Tiranës dhe mosdëshira e saj për të krijuar një model politik dhe për t’u ndarë nga e kaluara kriminale, veglat e tyre mediatike dhe klanet mafioze që i mbështesin.
Të pranishmit e përcollën me interes dhe solidarizim përshëndetjet e Këshilltarit të Bashkisë së Nju Jorkut z.Steven Kaufman, z.Pëllumb Lamaj, Dr.Ilir Hysa, z.Muhamet Omari, znj.Mimoza Ferraj, Kozeta Zylo etj…
Manifestimin e Solidaritetit para Kombeve të Bashkuara në Manhattan e mbylli z.Grid Rroji i cili falënderoi pjesëmarrësit që mbështesnin kauzën e demokracisë, për të cilët ish të perndjekurit politikë kishin luftuar tërë jetën nën kthetrat e diktaturës.
Në fund ai tha se ne jemi të gjithë GJERGJ NDRECA DHE LIRAK BEJKO!
Manifestimi u përcoll nga mediat si: TV Kultura Shqiptare me producent Adem Belliu, TV Alba Life me producent Qemal Zylo, Studio Pali me producent Skënder Pali, Shqiptarët e Amerikës me producent Qazim Doda…
TV Alba Life mori disa intervista si me: Prof.Shenasi Rama, Dr.Ilir Hysa, z.Pëllumb Lamaj, z.Grid Rroji, z.Muhamet Omari, znj.Mimoza Ferraj, z.Xheladin Zeneli, z.Ervin Toro etj…
Pjesëmarrësit u shpërndanë duke shpresuar se zëri i tyre do të dëgjohet në forume dhe organizata të tjera shqiptare në mbështetje dhe solidarizim të grevës së urisë nga ish të përndjekurit politikë.
Pervec Shenasiut, pjesa tjeter jane njerez te thjeshte. Ku ka rene komuniteti Shqiptar ne Amerike, pike e zeze. Nga pikpamja intelektuale dhe patriotike jane bloze, pa plan pa asgje. Ne krahasim me komunitetet e tjera te Ballkanit jemi te fundit fare.
Po mbase nuk e mbeshtesin kete veprimtari ata qe kane mente ne Amerike? Perse mendon se amerika ka vetem keta qe paskan shkuar aty?
Keta i bejne keto gjera me shume per tu bere protagoniste se sa per te bere dicka. Une i njoh personalisht shumicen e ketyre organizatoreve dhe ata e dine se jam perkrahes i greves. Por une e mora vesh per kete proteste nga Tema. Asnje email nuk i kane derguar askujt. Keshtu si une nuk kane marre njoftim shumica e shqiptareve te amerikes, madje as te zones se New Yorkut.
mire more vllla, po ta nisim lajmerimin per protesten tjeter! hajde heren tjeter.
Eshte e vertete. Une sapo e mora vesh tashti duke lexuar lajmin tek Tema. Si mund te merren serizisht keta nqs nuk kane pjesmarrje. Une do te kisha shkuar po ta dija paraprakisht. Jam dakort me Nikon qe keta me sa duket duan te duken se keta vetem shqetesohen per situaten e te perndjekurve. Ata mnd te kishin vene nje lajmerim tek tema te pakten sic u kujtuan te vene shrimin qe u be kjo proteste si kofini pas te vjelit.
Po hajde heren tjeter, o hithra, kush te pengon? mos ke gje orarin e pastrimeve? Apo duhet te shkosh ne kafene te marresh urdhrat si vegel qe je? hajde more, je i mireseardhur, edhe me kete emer kanalesh.
Niko, aman o burr, keta cojne ftesa vec kur ka party me pagese ne hyrje, pa per keshtu gjerash duhet me qene “i vecante”, vetem kunder “makines politike Berishiane”. Komunitetet Shqiptare ne Amerike jane brek e byth me Berishen, prandaj kot dhe ata andej ja vejne fajin Arvizuse. Ai e shef se cbejne keta kendej, ka ato urdhrat me mbajt situaten nen kontroll edhe u dogjen le te digjen. Shif sa jane atje, 10 vete. Ku ka ndonje party me gjujt per ndonje cuce, a nese vjen i madhi Doktorr te bejme ndonje fotografi, pa se u dogj nje humbameno na plasi koka. Komunitet leshi, qe nuk ndihmon askend por vec mburret si gjel qe kam bere kete e ate, njof kete e ate, shpenzova aq e piva kaq.
Mire Rroji qe eshte karrike e thyme, por edhe Repishti eshte person i dyshimte nga e kaluara e tij se si i “shpetoi” komunizmit. Te gjithe keta “eksponentet” e komunitetit jane te lidhur me 1000 fije me sistemin dhe aparatin politik ne Tirane.
Nje dore i ka katandisur berisha keta.
Edhe grid Roj eshte nje karrike thyer. Ishte me salen deri dje po humbi si “sopata pa bisht”
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/the-dictator-and.html
Sakte Erion, sic e shef edhe ketu ka krize kredibiliteti. Nese nje si Grid Roj del e flet kundra Sales e deri dje qe zedhenesi i tij. Car lesh vlerash jane keto. Nuk leviz njeri aspak se ka krize kredibiliteti, askush nuk eshte i besueshem ne politiken Shqiptare. Ndoshta me shume rezerve se nuk di cdo gje do vecoja Majkon dhe padyshim Ina Ramen si njerez te vetem qe mund te bejne dicka per progresin e vendit. Te tjeret jane te perlyer e kane ndryshuar kampe e idera 20000 here.
kush tha qe s’kemi plan? ik e shih faqen tone. aty e ke planin dhe prjektin. po do te jesh ndonje nga paria e Tiarnes, nga keto plehrat e rreshtuar ne partite politike, me siguri.
Nje pjesmarrje e llahtashme vehtem organizatoret me duket ishin 10 vet
Zotrinj shqipetere ju falenderojme shme qe mbeshtesni greven e urise http://www.scribd.com/doc/60669837/Open-Letter-To-the-political-class-of-Albania-and-Kosova-American-Ambassador-in-Tirana
Zoterinj u lodhet kot ! Ne si qeveri nuk e cajme koken fare per ju
Le te marim shembulll,dhe te gjithe shqiptaret te oganizojne protesta perpara Ambasadave shqiptare ne Evrope.
Bashkohuni te gjithe.Vetem kalin te ngordhi,se hera i vjen kudo.
Lexojme me vemendje protestat e nisura prane selise se OKB-dhe perseri i njejti fyell nga Berisher e pertejme Atlantikut!Te nderuar demonstruese beni mire qe protestoni por kurr mos haroni se Sali Berisha eshte i dale nga sistemi komunist!Gjejani atje ku jeni rrenjet qe nuk ia shkulin dot sot e kesaj dite!Komunistet e dorrezuan ne paqe or mjerane e ky perbindesh i perkeledhur i perandorise qe sot Ju protestoni duke i bere hije, nuk e leshon e nuk ka per ta leshue kurr pushtetin pa e asgjesue qendra nga varet ky monstruoz i zi .Ky eshte Sali Ram Berisha e mos na e ngateroni me me komunistet qe kane vdekur qysh me 1986 kohe kur pushtetin e drejtonte pinjolli tjeter i demokracise Ramiz Alia mik e sherbyes i po kesaj perandorie.Poshte diktatura e budallenjeve e stisur nga zanatçinje qe edhe pse kane kaluar per mese 22 vjete na çajne menderen ashtu si Saliu me komunizmin .Se fundemi gjejani rrenjet gjetke aty prane e keni per te pa çfarre “Burre shteti” ashte!Nuk eshte ndonje perfaqesues apo diplomat e Rusise apo i Kines qe e etiketon kriminelin si burre te tille edhe pse vret ne mes te dites por perkundrazi jane ata qe e sot e mbajne ne pushtet per interesat e tyre te ngushta paçka se nje popull vritet,vidhet e digjet persegjalli!
Car Berishe, ata sa here vjen Berisha, PERVEC Shenasiut, te gjithe duke i dhene doren, edhe atit edhe Jarit edhe kedo qe dergon i madhi doktorr ne SHBA per te treguar prrallat me mbret mbi mrekulline ekonomike Shqiptare.
Artikull I mbrekullueshem Znj. Zylo. Te famenderoj per dedikimin tuaj ndaj komunitetit tone.
Vdekje per Sali Serbin, po te afrohet mas qafe mor qelbesire.
Shume mire ky Shinasi Rama qe proteston.Ne fakt ne Nju York eshte nje ish i burgosur qe ky Shinasi Rama e ka futur ne burg kur Shinasi si djale oficeri bente spiunin ne kohen e Enverit.Ky i burgosuri ja ka thene troc Shinasit se :Ti Shinasi Rama ishe deshmimtar kunder meje per axhitacion e propogande ne gjygj kur u denova.Prandaj iku Shinasi ne Amerike se ne Shqiperi kishte te tjere qe Shinsi i kishte paditur.Ky i burgosuri shkoji tek djali qe emigroji me 1991 ne Amerike.Me vone edhe Shinasi iku atje.
drejt e ke, po ka qene kuader i larte i sigurimit, more burre. e di mire. ky hynte se bashku me FAhri Balliun perdite tek Klubi i Ministrise se Brendshme. Me pasu shoqerua edhe me Saliun se ia dhane detyre. po ketij nuk i gjenden kembet. sa per ate rastin, aty ia fusin kot se nuk ka thene gje te keqe, dhe ate e futen ne burg ata te grupit te vet, por keto te tjerat te ngrejne qimet e kokes perpjete e qe nuk guzon njeri te flase. thuhet se ka pasur shume lidhje me agjenturat e huaja po si e qysh nuk flet njeri. di gje ti vellacko pse?
zoti Keli po patet mundesi na i thoni emerin e vktimes.
Emri I viktimes eshte Luke Velaj
ANALIZE : Ju lumte. Gjithseicili ben ate cfare mundet. Ky eshte nje shenje respekti per jeten si dhe tregon se keta njerez ndjekin ate cfare ndodh ne Shqiperi !!! Nie proteste para OKB ka d.m.th. e saje !!!
Bravo i qofte ketij grupi te “vogel” sipas disa pjatalersve te amerikes ketu. Rendesi nuk ka numri persa i perket protestes ne fjale, por thelbi i saj.Por ju nuk e kuptoni dot ose nuk doni, pasi keshtu jeni keq formuar qe ne vegjeli, ju kane perdhunuar menderisht.Ne vend qe te solidarizoheni me kete proteste merreni me mustaqet e Celos. Ju mbajte shendeti se mendja ju paska lene me duket.
Amerika e mbajti ne pushtet per 45 vjet Enverin dhe komunizmin sot po mban Sali Berishen .
Nuk po e mban Amerika se PK-ne e krijuan sllavet i dashur vilo. Lexo dhe nje here historine e partise famekeqe komuniste nen lidershipin e Enver Hoxhes, ose pyet WTF aty siper se ai duhet te kete qene pjese e nomenklatures.
Natyrisht qe shtresa e te persekutuareve ka te dreje dhe duhet respektuar. Ajo eshte me e perdoruara nga klasa politika, por me e perbuzura ne realizimin e kerkesave.Cfare nuk shkon ne trajtimin e kesaj greve, eshte kembengulja e Qeverise per te mos dialoguar. Kjo eshte absurde;edhe me armikun dialogohet, ndrushe nuk vjen zgjidhja.Qeveria po mban qendrim absurd, pavaresisht se kush jane ata qe qendrojne ne ngujim, pavaresisht biografise qe ka filluar t’u beje atyre gazeta 55. Mjafton qe ata kane statusin e te perndjekurit politik, u takon e drejta e demshperblimit. Rruget t’i gjeje Qeveria. Cfare nuk shkon ne manifestimin para OKB? Aty nuk perfaqesohen te perndjekurit politik. Sic duket nga fotografia ehste vetem njeri prej tyre, qe ka bere 20 vjet; te tjeret nuk kane mbi vete as vite burgu, as vite internimi. Ne kete kend as, Kezja dhe as kezja-mesuese pa nivel ne Tirane en kohen e enverit, as i shoqi i saj, Qemali-oficer i Ushtrise se diktatures, as Shinasu, qe nderroi dy fakultete, as Ilir Hysa, qe ka vendosur te merret me politike duke share qeverine, nuk perfaqesojne et perndjekurit!
Gjithesesi kauza e ish te perndjekureve eshte e drejte dhje qeveria te dialogoje me ata qe po rrezikojne jeten.
Ilir, duket se ju ose jeni i keqinformuar ose qellimkeq sepse jeni kontradiktor ne ato qe thoni. Nga njera ane, ju jeni per te drejtat e te perndjekurve politike; nga ana tjeter nuk doni qe te perndjekurit te dalin e te kerkojne te drejtat e tyre.Ne tubimet e mbajtura ne Nju Jork ka patur ish-te perndjekur dhe shqiptare te tjere te ndershem qe fajesojne klasen e papergjegjshme politike per ate qe ka ndodhur me te perndjekurit politike por edhe per te gjithe deshtimin e tranzicionit ne Shqiperi. Nese nuk bindeni, po ju jap emra.
Ne tubimin e zhvilluar me date 3 Nentor 2012 ne nderim te Lirak Bejkos moren pjese pese bashkevuajtes te burgut famekeq te Spaҫit, zoterinjte Pellumb Lamaj, Rajmond Sejko, Musa Hoxha, Muharrem Gjydollari, dhe Aleksandёr Goro. Pervec tyre moren pjese edhe dy djemte e nje nje tjeter te burgosuri. Ata jane Prel dhe Ben Dedaj. Ndersa Ilir Hysa, te cilin ju e permendni, eshte nipi i nje tjeter te burgosuri me 30 vjet nga regjimi komunist. Keta duhet t’ju mjaftojne. Prandaj komenti juaj se keta njerez nuk kane te bejne me te perndjekurit, con uje ne mullirin e atyre qe kane qeverisur per faqe te zeze. Kur llumi ne te cilin ka rene Shqiperia do te pastrohet, keta njerez qe permenda me lart do te kene me cfare te krenohen. Po ju? Cfare do ti thoni femijeve dhe nipave dhe mbesave tuaja? Se u mora me thashetheme?
Po ti Jona qe e falenderon znj.Keze mos je gje vajza e saj?Sepse keshtu i beni punet ju te xhinsit Zylaaaaaaaa
Mire e ke thene o Niko, se keta i bejne gjerat hajdue dhe keshtu eshte kur ne keto te quajtura protesta, jane te organizuara nga vete dora e Berishes, pasi ketyre u ka dhe dosjet si puna e Qemal Zylos nje ish spiun i sigurmit ushtarak bashke me gruan e tij Zonjen e Nju Jorkut qe vete shpallet virusi KKZ pra Keze Kozeta Zylo qe kudo qe i shkele kemba e djallos fare. Kudondodhura eshte kjo me Qemalin dhe dihen mire nga komuniteti shqiptar ne USA se cfare marka jane dhe jo paqellim organozojne aktivitete qe t’i lodhin shqiptaret, se kur duhet te paguajne tek shkolla e shqipe qe kane hapur dhe deklarohen falas apo vdekje dhe festa te shqiptareve fituan aq shume sa blene dhe shtepi, se me 8 dollar ne ore qe merte qemaliu dhe kezja nuk u dilte as per caj fushe. o shokni, ne nuk kemi diaspor se eskhtu eshte kur keta realizojne manifestime vetem me vetene tyre si spiuna , pasi po te kishin bere punene tyre keto ALba Life qe ka Keze Zylo qe sokellet kur ka festa me cmime te kripura, kurse kur duhen manifestime qe ne jemi 500 mije shqipo ne nju Jork u tremben lajmerimeve se keshtu i meson Berisha.pasi do qe ta degradoj psikologjikisht nje manifestim madhehstor nese behet me organizim atdhetar. pra ky eshte nje SABOTIM. O z. Mero Baze , jeni nder te paktit qe po beni opoziten, mos shpresoni tek Vatra dhe Keze KKZ Zylo e qemua i saj qe me nje vlere 500 dollar te nje kamera quajne se kane televizion dhe pastrojne parat e atyre dhendurve te tyre. kezaj po vepron me keto qe te quhet shume shpejte per 100 vjetrorin si Zonja Albania shqiptareve neper bote. Mjerr ne me keta veqo dhe keto shoqata te themeluara nga spiune te sigurimit dhe punojne per sgefien tyre SALi Sllavodan MIloshevic Berisha.
Per te gjithe ata qe jane te interesuar te shtunen ne oren 10 PROTESTA VAZHDON. JU KERKOJME NDJESE PER MUNGESEN E LAJMERIMIT por organizimi ishte i shpejte dhe filloi te premten. Heren e pare beme sa mundem TANI NUK KA ME JUSTIFIKIME. TE GJITHE BASHKE NE SHESHIN DAG HAMMARSKJOLD TE SHTUNEN 20 TETOR , ORA 10 PARADITE. NUK KA RENDESI KE PARTI MBESHTESNI APO CILAT JANE SIMPATITE TUAJA, TE GJITHE JEMI SHQIPTARE!
TE VEPROJME TANI PER NJE FILLIM TE RI!!!!!!!!
NO SURRENDER
grid rroji, ishte drejtori I zyres per marredhenie me publikun te Sali Berishes deri ne fillim te 2012. Kur e hoqen, tashti ky del anti-berish I flaket….????
Apo erdhi koha me u Bo me socialistet qe te kapish dicka zgjedhjet e tjera?
grid rroji njihet Si oportunist dhe si I tille gjithmone ka ngrene majtas dhe djathtas.
Qente le te lehin karvani te shkoje perpara. Juve qenve ju lumte, kshtu vazhdoni, kujdes mos ju ngeli ndonje kocke ne fyt se mishin nuk keni per ta shiju noj here. Ju Ne m. mbetshi!!!Suksese ketyre djemve te protestes!!!