Pranga për tre kryetarë komunash, ‘i tradhton’ Yllka

Postuar në: Aktualitet,Kronika,Kryesore |

Dy kryetarë komunash në rrethin e Matit ranë në pranga, ndërkohë që një i tretë është shpallur në kërkim pasi gjykata e rrethit të Matit ka lëshuar një urdhër- arresti.

Të arrestuarit janë Hamit Xhakrosa, kryetar i komunës Rukaj dhe Lutfi Ceka, kryetar i komunës Xibër. Në kërkim është shpallur Mustafa Çelami, kryetar i komunës Gurrë.

Gjithashtu në pranga kanë rënë edhe një sërë funksionarësh të tjerë, të cilët punonin në komuna, ose në spitalin rajonal të Burrelit apo në drejtorinë shëndetësore.

Por si është historia?

Në vitin 2006, një subjekt tregtar regjistrohet me emrin Yllka Selita. Objekti do ishte tregtim artikujsh të ndryshëm me shumicë e pakicë, punime të ndryshme ndërtimi, shërbime të ndryshme transporti, këmbim valute.

Që nga kjo periudhë, Yllka merrte pjesë në shumë prokurime të ndryshme në thuajse gjithë komunat e Matit.

Nga viti 2006 e deri më tani ajo ka përfituar një shumë prej thuajse 530 milion lekë.

Por të gjitha prokurimet në fakt ishin fiktive. Plotësoheshin dokumentet false dhe paratë kalonin në llogarinë e një personi, të quajtur Dritan Farriçi, që hiqej si ekonomist i firmës.

Firma Yllka Selita nuk kryente asnjë punim, thjesht duhej për të derdhur shumat e parave. Pasi Farriçi i merrte paratë, mbante nga ato dhjetë përqind, pjesën tjetër ua jepte zyrtarëve, që e fusnin në xhep.

Farriçi ka deklaruar përpara prokurorëve se në fakt firma jo vetëm që merrte pjesë në mënyrë fiktive në tendera dhe nuk bënte asnjë punim, por gjithçka bëhej pa dijeninë e vetë Yllkës, që mesa duket kishte dhënë emrin me qera. Por dijeni kishte i shoqi i saj, Agim Selita, kryetar i komunës Lis.

Pasi ka siguruar provat e dëshmitë e nevojshme, prokuroria ka kërkuar nga gjykata të presë urdhër- arrestet për një rrjet kaq të organizuar, ku përfshiheshin thuajse gjithë kryekomunarët e një rrethi.

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

19 Pergjigje per Pranga për tre kryetarë komunash, ‘i tradhton’ Yllka

  1. flogert  --  15 Tetor, 2012 në 7:23 pm

    wooooooow..kryetari i komunes sime..hehe,salisti vogel

    Përgjigjjuni

  2. tourkofagos  --  15 Tetor, 2012 në 7:26 pm

    jo rastesi,te tre…..korrake!

    Përgjigjjuni

    • Ramy  --  15 Tetor, 2012 në 7:39 pm

      eh mor mavri me boje. ty ka vajt per lesh gjithe shteti o derdimen, ti kapesh pas tre komunareve qe sdihet nga bien.

      Përgjigjjuni

      • mirel  --  15 Tetor, 2012 në 8:05 pm

        po lere turkoleshin,.
        nuk i ndahet shpirti nga origjina.

        Përgjigjjuni

  3. Baca i gegvet  --  15 Tetor, 2012 në 7:27 pm

    tre musketieret e Matit, Lutfiu, Hamiti dhe Mustafa. Nje per te gjith e te gjithe per Saliun

    Përgjigjjuni

  4. homeri  --  15 Tetor, 2012 në 7:28 pm

    —-Per kete rast mos thoni qe eshte fai i SALIUT –eshte vete sistemi kapitalist qe krijon hapsira te tilla korruptive

    Përgjigjjuni

  5. Halim Tulla  --  15 Tetor, 2012 në 7:44 pm

    Po atij Kazdedes nuk ja kan fut akoma

    Përgjigjjuni

  6. ariu  --  15 Tetor, 2012 në 8:40 pm

    nuk shohin prokurimet ne tirane, psh ne QSUT, se po te hetojne atje i heqin nga puna pastaj.

    Përgjigjjuni

  7. bregamatsi.. !!  --  15 Tetor, 2012 në 9:18 pm

    Mire do ishte edhe andej nga komunat e lezhes te arrestoheshin nje pjese e mire duke filluar nga ai I komunes se Shenkollit.

    Përgjigjjuni

    • shenkolli  --  16 Tetor, 2012 në 1:57 am

      bregamatesi je ti?? cili??

      Përgjigjjuni

  8. Nuredini  --  15 Tetor, 2012 në 9:24 pm

    per ta ditur qe Mustafa Çelami, kryetar i komunës Gurrë. eshte dhe kunati i drejtorit juridik te Kryeministrit Berisha, eshte ai qe fut ne site si dhe Mustafa vkm qe nxjerr qeveria.

    Përgjigjjuni

  9. Treviso  --  15 Tetor, 2012 në 9:33 pm

    Jane publiçita qe ben qeveria mafjoze se asgje s’ka per te ndodhur. Nuk denohet asnje militant i P.D.se.Dhe ato qe jane ne burg per vrasje do te dalin si i duhen per votimet. Nje i burgosur = 100vota + parat qe do derdhi mafja qeveritare + mafjen europjane = me fitoren e intergritetit Mafjos shqiptar. Opozita te vazhdoje te limoje dhembet se bashku me premtimet e Europes. Mafja qeveritare kur nuk u rrezua ne muain Shtator dhe gjysmen e Tetorit nuk rrezohet me me vota. Mafja rrezohet vetem me revolucion popullor pa nderhyrje te jashtme. Tegjitha privatizimet qe ka bere Arben Gomari ne ushtri dhe shitjen e armatimit ne rruge ilegale do perdoren per fushate elektorale. Mendoni fushaten qe beri Liri Berisha per nje nate grumbulloi 2.000.000€ nga mafjozet.E per fushate sa mundet te grumbulloje? Shembja e mafjes shqiptare do sjelli ne drite jo vetem popullin tone por dhe popullin Kosovar.

    Përgjigjjuni

  10. shtet kurve  --  15 Tetor, 2012 në 10:54 pm

    Kete Mustafain qe gjasme qenka ne kerkim eshte shume e thjeshte ta gjeni, ka klinike dentale ne Durres te rruga e tregut te vogel ose me sakte afer pazarit ushqimor, keshtu qe po te doni e kapni se nuk eshte shume e veshtire, por nuk doni legena .

    Përgjigjjuni

  11. dane lemeria  --  15 Tetor, 2012 në 11:36 pm

    Ramy.Je nje k-xh,d.m.th[k..ar me xhunga,ose mos te pelqen b..yth q..ir. E ,te erdhi mire,ta gjeta mor kodosh.

    Përgjigjjuni

  12. Sot te gjithe me grevistet, ti japim fund Sali bERISHES  --  15 Tetor, 2012 në 11:44 pm

    Ne qofte se doni drejtesi, therrisni perseri Enver Hoxhen, vetem ai ja u shk…n grat e motrat ketyre hajdutve, therrisni Hysni Milloshin kryetarin e PKSH, se ai akoma jeton me te vertete me mesimet e Enver Hoxhes, nuk eshte si qeni Sali Berisha, qe vepron me keq se Enver Hoxha dhe se pranon qe ka qene komunist i qelbur, kurse Hysni Milloshi e pranon se ka qene dhe eshte komunist dhe zbaton mesimet e Enver Hoxhes.
    Komunizmi ne dac pranojeni, ne dac shajeni, ka vetem nje te mire, ste le pa buken e gojes, por hajdutet i fut te gjalle ne VARR.

    Përgjigjjuni

    • Bari  --  16 Tetor, 2012 në 7:52 am

      MOS BENI SI BEJ UNE , BENI SI THEM UNE .
      KAPEN MAFIOZET E RRETHEVE , KURSE MAFIOZET
      E QEVERISE , BOSAT E DOLLARIT DALIN PA LAG

      Përgjigjjuni

  13. davidi  --  16 Tetor, 2012 në 9:26 am

    Po keshtu eshte e gjithe shteti,ata jane pinguine te vegjel shteti e ka ditur por tani kerkon qe te genjeje boten se ne po e luftojme korrupsionin,korrupsioni i madh eshte ne tirane,Ata krytare komunash qe kane paguar per te qitur kandidaturen nga pd=parate qe kane paguar njerezit per te votuar per ta si dhe shto horat qe vjedhin votat ne nje menyre ata duhet ti fitojne parate,dhe mos ti duket askujt cudi qe edhe zyrtare te tjere do te futen ne burg,sepse partia ne pushtet e di se cili ka bere pislleqe dhe e godet kur i duhet .

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>