Vritet një i sëmurë në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit

16 Tetor 2012, 12:20Sociale TEMA
Vritet një i sëmurë në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit

Paralajmërohen për shkarkim nga puna mjekët dhe infermieret që kanë qenë në turn mbrëmjen kur ka ndodhur vdekja e 40- vjeçarit Arjan Laska, i shtruar në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit.

Laska humbi jetën në spital pas një konfrontimi fizik me një tjetër të sëmurë të këtij spitali, 25- vjeçarin me inicialet M.G, raporton Ora News.

Sipas drejtorit të këtij spitali, Kamber Balla, kjo masë është marrë për katër punonjës të personelit të këtij spitali.

Ndërkohë që lidhur me ngjarjen, Balla shpjegon se viktima pasi ka marrë mjekimet e duhura, ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe më pas në orën 19:00 kanë filluar dhe komplikimet, arsye për të cilën viktima nga Spitali i Elbasanit është dërguar për në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku nuk ka mundur të arrijë pasi ka humbur jetën rrugës.

Ndërkohë që për të mësuar nëse vdekja është shkaktuar si pasojë e rrahjes apo për shkaqe natyrale, pritet ekspertiza mjekoligjore.

Gjithashtu policia ka nisur hetimet për ngjarjen, pasi dhuna ka ndodhur në një spital ku masat e sigurisë janë të lartë për shkak edhe të sëmundjeve që kanë pacientët.

2 komente në “Vritet një i sëmurë në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit”

  1. Papa Jani says:

    Iku dhe mavri tourkofagos farfalla ! Aristo! Gjyna ati i qofte atij i mbette.

  2. dhurata qehajaj says:

    megjithate si spital ka shum perparime me sa shikoj ne krahasim me vitet 93-94 kur un punoja infermiere me dr RAMAZAN HOXHA qe i pa harruar mbet kujtimi i tij dhe bravo dr KAMBER BALLA ka qen dhe esht mjek ultra urime per karrieren dr KAMBERI ju uroj suksese ne detyren tuaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje