HISTORIA/ Prokuroria: Shaban Norja e planifikoi vrasjen e Aishes | Gazeta Tema
 

HISTORIA/ Prokuroria: Shaban Norja e planifikoi vrasjen e Aishes

Postuar në: Aktualitet,Kronika,Kryesore |

Shaban Norja mbërriti dje në Gjykatën e Durrësit nën masa të rrepta sigurie. Prokuroria kërkoi masën e arrestit me burg për të, ndërkohë që deklaroi përpara gjykatës se Norja e kishte organizuar dhe kryer krimin me gjakftohtësi.

“Viktima dhe i dyshuari si autor i vrasjes, Shaban Norja, është vërtetuar se kanë pasur një lidhje intime prej më shumë se tre vjetësh. Ai ka rrëfyer pa presion se ditën që ka ndodhur ngjarja, është takuar me Aishen, mesditën e 10 tetorit dhe se kishte vazhduar me kërkesën që duhej t’i jepte fund jetës së saj, duke i thënë se ka ardhur koha që ajo të vdiste.

Ai ka pohuar se ia ka plotësuar kërkesën, duke e vrarë.

I dyshuari si vrasës i 18 vjeçares, ka lënë takim me këtë të fundit në orën 23:00 të datës 10 tetor, në vendin e përhershëm ku takoheshin kohët e fundit.

Sipas provave të mbledhura në vendin e ngjarjes, por edhe bazuar në dëshminë e autorit, kemi ngritur këtë mekanizëm të ngjarjes.

Shaban Norja ka dalë nga shtëpia e tij rreth orës 23:00 pa e kuptuar djali dhe nusja, që sapo ishin kthyer nga Italia. Ai ka marrë me vete pistoletën dhe një sëpatë dhe me motorin e tij është nisur drejt vendit të ngjarjes, ku dhe kishte lënë të takohej me Aishen. Ajo nuk vonoi shumë të vinte, rreth orës 23:15 ajo mbërriti aty. Pasi kanë qëndruar disa minuta duke biseduar, shtetasi Shaban Norja e ka qëlluar me pistoletë mbrapa kokës Aishe Vatën, duke e lënë të vdekur në vend. Me një mjet prerës, ai më pas i ka prerë kokën, duke e goditur disa herë me tehun e sëpatës. Më pas ia ka mbështjellë kokën me tri qese që të mos i rridhte gjaku, për ta flakur në kanalin mes shkurreve, së bashku me sëpatën. Pas kësaj, shtetasi Shaban Norja është larguar nga vendi i ngjarjes. Mjetet e tjera dhe rrobat që autori kishte veshur natën e krimit janë gjetur dhe janë dërguar për ekzaminim në Laboratorin e Kriminalistikës. Madje ka qenë vetë Shaban Norja, i cili na ka shoqëruar për të gjetur kokën e viktimës dhe armët që kishte përdorur në krim,” thekson prokuroria.

21 Pergjigje per HISTORIA/ Prokuroria: Shaban Norja e planifikoi vrasjen e Aishes

  1. Rexhin  --  18 Tetor, 2012 në 10:17 am

    Ky shtaze duhet varur

    Përgjigjjuni

  2. Ben Chicago  --  18 Tetor, 2012 në 10:18 am

    saliu eshte me i keq se shabani

    Përgjigjjuni

    • Naser  --  18 Tetor, 2012 në 12:45 pm

      Ti shum ma i keq qe bene krahasime sigurisht qew edhe ti je ne gjendje qe te presesh koka…

      Përgjigjjuni

  3. Albanian Forever  --  18 Tetor, 2012 në 10:25 am

    E vetmja mundesi per te rivendosur rendin dhe qetesine publike ne Shqiperi eshte rivendosja e denimit me vdekje. Ky monster nuk duhei te kishte jetuar me. http://gazetavotra.blogspot.it/2012/10/vazhdojme-te-kerkojme-rikthimin-e.html

    Përgjigjjuni

  4. Genta  --  18 Tetor, 2012 në 10:56 am

    SHqiperia po gjeneron gjithmone e me shume personazhe e histori te tilla, ku dhunohet e vritet gjithcka e cdo gje e mundshme, cdokush, me arsyjen me te vogel! Une e dua shume Shqiperine,po ketu nuk mund te jetohet me keshtu…shoqeria eshte bere apatike, duke pranuar anormalitete ekstreme! Nuk eshte faji i politikes, po ne jemi vend i vogel me padeshire per te ndryshuar mentalitetin tone, se na pelqen llumi e injoranca ne te cilen jetojme, se keshtu na leverdis per te justifikuar veten!

    Përgjigjjuni

  5. ardi  --  18 Tetor, 2012 në 10:56 am

    vetem te cohet enveri nga varri behet ky popull,,,,sh shpejt kane per ti ngritur permendore ne mes te tiranes…

    Përgjigjjuni

    • besimtari  --  18 Tetor, 2012 në 12:10 pm

      RRene ku qafir plaku
      Thot qe ka patur mardhenje intime qe 4 vite me viktimene.
      Ju luta qe te abortonte femiun por si besimtare qe ishte nuk ja lejonte feja.
      Ndersa mardhejnet intime ja lejonte feja!!!!!!!
      Ketu ky pa vetdije bjen ne grope.
      Po te ishte ashtu si thot ky qafir me vete deshire ajo shume lehte do abortonte.
      E verteta eshte se e ka perdhunu para 3muajve dhe jo siç thot 4 vite lidhje intime.

      Përgjigjjuni

  6. Hello  --  18 Tetor, 2012 në 11:56 am

    Jetojme in US and nuk po na ze gjumi nga keto tmerre qe po degjojme ne Shqiperi. Ai popull jeton i tere ne depresion. Ai popull po ha mberurinat e botes dhe po mere fryme ne nje ambient pa oksigjen per shkak to plehrave. O Zot ku je per ate Atdhe dhe ate Kombe.

    Përgjigjjuni

    • mirel drejtesia  --  18 Tetor, 2012 në 4:29 pm

      O ZOT MBROJE SHQIPERINE DHE ATE KOMB NGA flliqesirat !

      Përgjigjjuni

  7. ajdin  --  18 Tetor, 2012 në 12:00 pm

    Enver Hoxha;Pse nuk more me vete,SALI SEBIN SI PEDOFIL,Shabanin si monjak,pedofil,kriminel.?Saliu me Shabanin nje figure,vecese nuk i ka bere nje nene.Mire ky qe ishte roje kooperative,as mend, as kalem,po Saliu qfare do te femijte e shkollave.SHQIPETAR KUJDES FEMIJTE NGA PEDOFILAT,femijte ti dergoni ne shkolle qe te marrin pak dituri e jo te presin Sali Pedofilin.Te beje politik kundra opzites te femijte, e pa besuar,mos ta kisha pare vete.Mesim femijve te kene urretje per njeri tjetrin, te beje prapagande kryeministri,kushe e ndigjon e shikon qeshe me vete.KUJDES NGA SALA E SHABANANAT.

    Përgjigjjuni

  8. Naim Tirona  --  18 Tetor, 2012 në 1:51 pm

    Edhe ketj krimineli ti pritet koka ashtu si ja preu ai Vajzes se re ky denim eshte me e pakta per kete monster.

    Përgjigjjuni

  9. Emigranti_UK  --  18 Tetor, 2012 në 2:27 pm

    Qohu Enver se shqiperine e kane pushtuar. Ligjin po e bejne hajdutit dhe kriminelat. Me vte nderuarit jane pedofilat te udhehequr nga Sali Berisha, Lezbiket nga Monika Kryemadhi dhe Liri Berisha pederastat me Ilir Meten dhe kete moster kriminele.
    Si mund te perdhunohet, vritet e masakrohet nje 18 vjecare???
    Denim ne varje para kryeministrise

    Përgjigjjuni

  10. NUKI  --  18 Tetor, 2012 në 4:45 pm

    Ne lidhje me kategorine e pare ne te cilen futet Shaban Norja; ndeshkim mbi kete kategori njerezish ndodh per arsyje se ata e kryen kete mekat pa asnjelloj justifikimi. Kuroreshkelesi(kurvari) plak, vazhdon te kryeje kete mekat pavaresisht moshes se avancuar e cila ka si konsekuence uljen e deshirave seksuale, si dhe te qenit koshient se fundi I jetes se tyre eshte tashme afer pasi jane pleq. Pra duke ditur se vdekja po afron, normalisht per njeriun duhet te rritet sasia e perpjekjes per tu pergatitur per cfare mund ta prese ne “anen tjeter”. E kunderta ndodh me kete kategori. Ata jane aq devijant saqe edhe ne fund te jetes se tyre persistojne ne mekatet me te ndyra. Gjithashtu ky njeri ka kryer edhe mekatin e vrasjes se nje njeriu te pafajshem. Mjere ai se cfare e pret!
    Per ju qe nuk besoni mundohuni te reflektoni pikerish mbi kete ndodhi. Si mund te marre Aishja dhe familja e saj drejtesine e duhur ne kete bote! Shohim shume propozime ne forum per ndeshkime te ndryshme dhe te gjithe perfundojne me vrasje te kriminelit. Ok e vrasim! A eshte e mjaftueshme kjo per tu bindur se drejtesia u vu ne vend? Natyrisht qe jo! Ky eshte nje njeri mbi te 80at, “e ka ngrene lendinen e tij”! Edhe po nuk u vra si ndeshkim, ai dosido me probabilitet shume te madh do te vdese shume shpejt! Ku eshte drejtesia ketu!
    Duke reflektuar ne faktin qe I gjithe universi eshte ne balance te plote, eshte shume e lehte te arrish ne konkluzionin qe I plotefuqishmi eshte krijuesi dhe se Ai do te jete “Gjykuesi” dhe Drejtesi-dhenesi I vertete! Balanca e krimit te ketij njeriu do te arrihet pa asnje dyshim ne diten e gjykimit, sic do te vihet ne vend balanca e te gjithe ne te tjereve per ate qe kemi bere ne periudhen tranzicionale, testuese te kesaj jete!!!

    Përgjigjjuni

    • NUKI  --  18 Tetor, 2012 në 5:09 pm

      Ky eshte Hadithi qe harrova ta ve ne fillim te komentit:

      Salman(r.a) narron se profeti s.a.a.s ka thene: “Jane tre lloje njerezish te cileve Allahu nuk do t’ju flase ne diten e gjykimit dhe do ti ndeshkoje me nje torment teper te ashper! Keta jane: (i) Kuroreshkelesi Plak, Lypesi Arrogant dhe ai qe e perdor emrin e Allahut ne bete e tij vend e pa vend.

      Përgjigjjuni

      • ar  --  19 Tetor, 2012 në 3:49 am

        Te dhjefsha “balancen e plote”! Injorant! Kokshpulle! Madje mundet qe kriminelit ti thuhet : bravo te qofte,me veprimin qe bere e mbajte balancen te paprishur,sepse vete zoti te urdheroi ta ruaje ate balance duke kryer kete vrasje! Tani rri i qete,askush nuk te prek,ti e bere punen tende qe zoti te urdheroi! E eshte vete zoti qe do vendose se kur ta marre jeten,ti prit! Po ne “jeten e pertejme” ky do denohet per perdhunim,”shkelje kurore” dhe do vleresohet per vrasjen e porositur nga zoti vet?! Pthuu
        Ky eshte percudnimi i personalitetit qe ben feja!

        Përgjigjjuni

  11. Edlira  --  18 Tetor, 2012 në 7:41 pm

    Prokurori i ceshtjes z.Nishani pohonte ne intervisten e dhene nje gazete, qe gjurmet e gjetura tek trupi i viktimes evidentonin qarte qe perbindeshi Vata kishte pasur ate nate marrdhenie seksuale me vajzen,pra pak perpara se ta vriste(ose ndoshta edhe pasi e ka vrare).

    Nndersa ne deklaraten e mesiperme te prokurorise persa i perket skenarit faktik,nuk figuron fare ky segment kohor i aktit sekual,qe eshte i bazuar ne fakte(gjurme sperme,peshtyme,etc)!!!

    Mediokritet i papare!

    njehere shkruhet: policia/prokuroria arriti ne perfundimin qe autori perdori thiken, perdori sepaten,perdori kosen per ti prere koken….medet o Zot!!

    Përgjigjjuni

    • gladiatore  --  18 Tetor, 2012 në 11:31 pm

      Jam shume dakort me mendimin tend Edlira!!!
      Nuk dua te shtoje asgje me teper… !!!

      Përgjigjjuni

  12. Maloke te te gjitha vendeve,bashkohuni !!!!  --  18 Tetor, 2012 në 8:00 pm

    “Do not rejoice in his defeat, you men. For though the world has stood up and stopped the bastard, the bitch, that bore him, is in heat again…”.

    Përgjigjjuni

  13. senka  --  18 Tetor, 2012 në 11:44 pm

    Ta marrim veshe njehere, sa kohe ka djali i Shaban Nores qe jeton ne Shqiperi? Mos valle vajza eshte abuzuar nga djali i Nores. Ajo mund te kete qene shtatezane me te, e jo me plakun 81 vjecare. Mbase Shabani plake behet kurban per djalin e tije.Prokuroria ta shofi mire kete ceshtje, ti behet ADN edhe djalit te tije. Me vjen keq per vajzen, por ajo thoshte qe sdonte te hiqte femine se ishte besimtare, por si ka mundesi qe ajo ti paska thene kriminelit Norja me vrite edhe ma pre koken.. Por nuk eshte ceshtje besimi kjo? te vrasesh veten edhe femine? Kjo eshte dy here krime per te.
    Bota po shkaterohet gjithe andej, prandej o njerez kthehuni nga zoti, se nje dite ai do te vij perseri, dhe te gjithe do gjykohemi.

    Përgjigjjuni

  14. Toni -USA  --  18 Tetor, 2012 në 11:48 pm

    Ta marrim veshe njehere, sa kohe ka djali i Shaban Nores qe jeton ne Shqiperi? Mos valle vajza eshte abuzuar nga djali i Nores. Ajo mund te kete qene shtatezane me te, e jo me plakun 81 vjecare. Mbase Shabani plake behet kurban per djalin e tije.Prokuroria ta shofi mire kete ceshtje, ti behet ADN edhe djalit te tije. Me vjen keq per vajzen, por ajo thoshte qe sdonte te hiqte femine se ishte besimtare, por si ka mundesi qe ajo ti paska thene kriminelit Norja me vrite edhe ma pre koken.. Por nuk eshte ceshtje besimi kjo? te vrasesh veten edhe femine? Kjo eshte dy here krime per te.
    Bota po shkaterohet gjithe andej, prandej o njerez kthehuni nga zoti, se nje dite ai do te vij perseri, dhe te gjithe do gjykohemi.

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>