Një histori personale: Si i rivitalizova disa kostume popullore shqiptare | Gazeta Tema
 

Një histori personale: Si i rivitalizova disa kostume popullore shqiptare

Postuar në: Opinion |

Nga Andi Shehu

Rrugetimi i pasionit, endrres dhe deshires time per te konkretizuar ate me tej ka nisur tashme. Duke njohur, dashuruar dhe deshira ta coj me tej kete njohje per kostumet ne kete udhetim te bukur mora inisiativen te krijoja vet nje model te shkurter te nje projekti me permasa mbare shqiptare! Shqiperia dhe shqiptaret mbartin ne shtresa te kohes mjaft kulture e tradite. Per kete tradite te bukur une do eci ne hapat e akademikeve per te vendosur dhe une nje gjurme ne studimet rreth fushes se Etnografise. Etnografia shqiptare, kostumet tradicionale te te gjitha trevave jane mjaft te larmishme dhe plot ornamentika. Kjo e ben kostumografin tone popullore nje nder me te bukurat ne Ballkan dhe Europe. Pikerisht se une po njoh me thell, po dashurohem me tej dhe po deshiroj tu jap jet ketyre vlerave nis te shkruaj..


Ishte enderr e parealizueshme per shume qe e shofin si fushe kete profesionin tone por shume pak e njohin. Sepse perpos prezantimit te vlerave keto vlera restaurohen dhe konservohen ne kushte te pershtatshme. Pikerisht kete gje pjesa e madhe e popullsise nuk e njeh. Ky problem u vu re ne shume kontakte qe une pata me njerez qe kishin kostume apo elemente te kostumeve popullore. Ata i mbanin neper dollape plot lageshtire dhe pa me te voglin interes i shperfillnin keto mrekulli.

Rrugetimi im nis dhe eshte udhetim plot surpriza. Qellimi i ketij rrugetimi qe une po iu tregoj miq eshte rijetesimi, rivitalizimi i kostumeve popullore shqiptare. Hapat e ketij rrugetimi apo projekti le te themi, eshte gjurmimi i kostumeve, restaurimi dhe konservimi i tyre ne kushtet e duhura dhe prezantimi i tyre ne ambjente private si muze private, lokale tradicionale etj.
Sapo konsolidova ne mendje pikat e projektit nisa te kerkoj elemente apo kostume popullore! Nje mik i imi sapo i shpreha deshiren pe kete iniciativ timen direkt me besoi nje jelek te Dhemblanit te Tepelenes. Sic e shihni jeleku veror i burrave eshte ne gjendje te mirmbajtur.

Une sapo e mora vlersova dhe i bera nje histori te shkurter ketij jeleku. Ishte i vjeter por mjaft i mirmbajtur. Vlen ta theksoj pasi i vetmi rast qe une pash nje vlersim te kesaj vlere. Sapo e mora i bera nje pastrim me detergent per ruajtjen e vlerave. Me pas e thava dhe po aq i mirmbajtur e prezantova ne lokalin e mikut tim Pavli Shkarpa, Kodik! Aty e prezantova per gati 2 jave. Ne lokal vinin te huaj te cileve une iu flisja per punen dhe pasionin tim si dhe per jelekun qe prezantoja. Ata i benin foto dhe shprehnin interes per ate vlere. Kishte qe edhe e kerkonin krahas vlerave monetare.
Pasi e prezantova kete jelek te bukur, ne lokal Kodik, ku un kisha vemd prezantimin e projektit tim, me erdhi aty ne zonje nga Kukesi e cila tregtonte kostume popullore. Me ndihmen mjaft te madhe te mikut tim Pavli, une munda ti merrja nje jelek grash te Kuksit dhe nje xhublet te gruas Krutane. Jeleku ne vecanti kishte nje shkall me te madhe veshtirsie.

Paraqitej vjellje e te kuqe dhe demtime apo xhep anderr ne pjesen e brendshme te saj. Sapo e mora direkt arsyetova sesi do nderhyja ne kete jelek. Se pari shkepa xhepin pasi ai demtonte nga perpara ornamentiken.

Me kujdes hoqa ate dhe me pas hoqa astarin e jelekut. Kete moment vura re qe jeleku ne disa vende ishte qepur ne menyre amatoreske..pasi ishte mbledhur. Tashme ai erdhi ne permasat identifikuese! Pasi bera kete proces lava astarin i cili ishte shkaktar i vjelljes se bojes pasi ishte i kuq dhe villte boje edhe gjate larjes. Pasi lava disa her astarin, jelekun fillova ta pastroj me kunjat e pastrimit te vesheve formacione ku njolla te se kuqes dukeshin me keq.

Tashme te shqepur nga astari pasi nuk pata rezultat te duhur me pastrueset e vesheve e me uj te ngrohte me pastrim piksor, e futa te terin ne banjomari duke e lare me detergent disa here. Dhe ai paraqiste ndotje te madhe ne fiber e cila kishte demtuar madje diku diku edhe jelekun. Pasi i lava i lash te thaheshin mjaftueshem dhe i qepa astarin me shume kujdes dhe jelekun duke e len ne permasat e saj identifikuese. Xhepin nuk e vura pasi ai i jepte nje minus te madh ne vlerat e medha te ketij jeleku. Jelekun e prezantova serisht ne lokal ku si me jelekun e burrave e Dhemblanit dhe me kete jelek prezantoja vlerat dhe punen e ketij jeleku ku perngjason edhe me jelekun e grave te Prizrenit. Mjaft turist si edhe femije kane bere foto me kete jelek.

Ai mori vlera te pallogaritshme dhe i dha dimensione mbarshqiptare lokalit i cili prezantonte kryesisht vlera te zones se Beratit. Turistet filluan te vinin edhe here te tjera ne lokal, vetem te shijonin keto vlera te prezantuara. Xhubleta e grave krutane kishte nje vjellje te bojes se kuqe e cila demtonte pjesen tjeter te xhubletes e cila eshte e punuar me shajak te bardh ne derstil dhe me gajtan te zi.

Zbukurimet kryesisht ne ngjyre te kuqe kishin demtuar. Kjo si pasoje e mosdijes se metodes se mirmbajtjes se kesaj veshjeje. Une kam hasur mjaft veshtiresi pasi e lava vet ajo ende nuk kishte arritur ne qellimet e mia maksimale per eleminimin e nje % te madhe ne pasterti. Jam detyruar ta laja serisht pas nje jave dhe prap vjellja e bojes nuk ishte hequr plotsisht! Kete moment mora solucione pastrimi profesional tek nje miku im qe ka pastrim kimik dhe arrita diku tek 40% eleminimin e njolles. Pasi xhubleta arriti aty ku un doja te ishte pastertia e mora dhe prezantova ne lokal.

Turist dhe klient te lokalit u mahniten nga panorama qe i dhane keto kostume lokalit. I shtuan vlera te medha dhe interes te vecant lokalit pikerisht keto elemente te kostumeve te ndryshme shqiptare.
Permbyllse e projektit tim ishte realizimi prej meje i nje kostumi me elemente te zonave te ndryshme te Beratit. Kostumin e ndertova si pasion i deges per te cilen une kam studiuar (skenografi-kostumografi) si edhe per prezantimin sa me brilant te tradites dhe vlerave kulturore te qytetit te Beratit. Qe nje pune mjaft e madhe por shume e bukur ndertimi i ketij kostumi.
Une e njojta me shume Beratin, e dashurova ate dhe deshirova ta prezantoj shkelqyeshem ne lokal Kodik. Studiova thell kostumet e bukura te zonave dhe rrethinave te Beratit e Skraparit. Pasi i njoha mir ato mora prerjen teknike te fustanelles e cila mesatarisht ka nga 30 – 300 kinda, dhe une zgjodha nje nr diku 130 kinda. Pastaj studiova jeleket e burrave te disa zonave dhe morra dhe nga ato elemente te prerjes teknike dhe ornamente. Madje dua te theksoj se ne jelek kam huazuar edhe lule nga jeleku i grave qellimisht per te mos qen vetem prezantim i burrave por i te dyja gjinive. Kemishen e mora te gatshme vetem i qendisa nje shirit ornamental perreth qafes pasi nuk munda te siguroja moline per nje qendisje me fine rreth qafes. Jelekun e realizova me nje cope kadife si per te sjell ne vemendje jeleket kadife te Beratit si edhe takijen ne pamundesi te copes origjinale e imitova me kadifen e jelekut te fortezuar me karton. Kofsharet i realizova te bardha pa ornamente. Kostumin kryesisht e lash ne ngjyrat e bardha. Spikat bukur jeleku dhe brezi i cili vlen ta theksoj nuk eshte autentik beratas por sjell ndermend zonen e Tomorrices rrethin afer Gramshit ne kufij me Skraparin. Gjithashtu dhe takijen e kam huazuar nga Skrapari. Pra ky kostum ne iden time percjell mjaft mire frymen e ketij qyteti bashk me rrethinat e tij. Ky kostum e ngriti lokalin ne piedestal.

Klient iknin e vinin, shijonin, benin foto dhe madje dhe kendonin me muziken beratase ne sfond. Atmosfer e jashtzakonshme per gati nje muaj e ca. Madje kishte edhe kalimtar qe tangent me kishin pare te veshur me ate kostum dhe identifikuan lokalin me kostumin. Shume turist e te huaj madje edhe e kerkuan por une nuk pranova por ata menjeher pranonin oferta e ftesa per here te tjera me miq te tyre prane lokalit Kodik. Nuk perjashtoj edhe raste konfuzioni apo sikleti duke me pare mua me fustanell por keto ishin qershia mbi tort e ketij projekti qe qellimin qe une doja e realizova. Pra qellimi im ishte rijetesimi i vlerave te nje kostumi ne te mire te vet kostumit dhe ne sherbim te turizmit dhe sipermarrjeve apo bizneseve private. Ky eshte nje sinjal qe une u jap te gjithe dashamiresve dhe vlersuesve te vlerave tona popullore… nxirrini nga skutat mbytese vlerat e tradites tone dhe jepuni vler atyre dhe ambjentit ku prezantohen!

Nje Pergjigje per Një histori personale: Si i rivitalizova disa kostume popullore shqiptare

  1. Neorealizmi  --  24 Tetor, 2012 në 3:32 pm

    Mos u demoralizo nga numri i pakte i komentuesve. Ata japin mend per te gjitha ceshtjet, por si duket nga kultura dhe ruajtja e tradites lene per te deshiruar. Ketu bejne snobistin sepse sipas arsyetimit te tyre eshte ceshtje pa vlere. Nje dite puna juaj do te shperblehet dhe kujtohet. Nuk e di ne c`gjendje eshte Muzeu Etnografik ne Berat por ketij qyteti i duhet nje Muze i mirekompletur. Ne kete periudhe kalimtare duhen shpetuar sa me shume, sepse nje dite do te kene vlere te pallogaritshme. Pershendetje mikut Vasil Shkarpa, te dashuruarit e apasionuarit te keshtjelles se Beratit i cili nuk perton tu tregoje vizitoreve te fshehtat e saj.

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>