“Nuk dua të më vijnë për kafe, por as nuk hakmerrem ndaj tyre”

25 Tetor 2012, 11:15Sociale TEMA

“Nuk kam ndërmend të hakmerrem me familjen e Shaban Norjas. Jemi shumë të lënduar dhe të hidhëruar nga tragjedia e vajzës time 18 vjeçare. 80 vjeçari vrau dhe i preu kokën Aishes, ndaj nuk i dua në shtëpinë time të afërmit e tij. Nuk dua të më ngushëllojnë dhe të më vijnë për kafe”, kështu është shprehur babai i Aishes, Muhahamed Vata, gjatë një takimi me përfaqësuesit e Shoqatës Mbarëkombëtare për Pajtimin e Gjaqeve.

Ai ka refuzuar praninë e tyre tek varri i Aishes.

“Ju jeni të mirëpritur, por vizitat tek varri i takojnë familjes dhe jo juve”, ka pohuar Muhamedi.

Kryetari i Shoqatës Mbarëkombëtare të Pajtimit të Gjaqeve, Gjin Marku është shprehur për “GSH”-në se “Fakti që familja Vata nuk ka kryer ritet mortore ndaj vajzës së tyre sipas zakonit dhe traditës shqiptare, na detyroi të shkonim në këtë shtëpi. Shkelja e traditës në mbarë opinionin publik ka lënë vend për hipoteza të ndryshme. Ne sot shkuam për t’i respektuar, biseduam për të gjitha, pasi nuk mund të përjashtojmë mundësinë e një hakmarrjeje të mundshme nga familjarët e viktimës”.

Ata kanë kërkuar që të gjitha familjet shqiptare të jenë në mbështetje të plotë të fatkeqësisë dhe dhimbjes së tyre.

Familja Vata kanë pohuar se ato janë viktima dhe kërkojnë që të mos paragjykohen dhe të përbaltet familja e tyre.

7 komente në ““Nuk dua të më vijnë për kafe, por as nuk hakmerrem ndaj tyre””

  1. Gon Duro says:

    Bashkohemi me hidherimin tend! jetojme ne kohen e maskarenjve, te cilet lejojne krimin te lulezoje!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/sali-monstra-i-vicidolit.html

  2. patrioti says:

    respekte zotri,,mos i prano per kafe por mos bej hakmarrje se boll po vdesn perdite dhe lerja drejtesise te ndeshkoi personin qe e beri krimin,,ti themi stop gjakmarrjes !!

  3. tironci says:

    Ju jeni legenat te medhoj e jo parjtimtare!

  4. kuksjani says:

    ME CFARE ME ZENE Ky MBRAPA,me qene njeri normal nuk ishte tallur nje plake 80 vjeq me femijte e tij.

  5. Drini says:

    Po mire mo cfare faji kan te afermit qe ndjejne nje peshte fajit? Krimi eshte individual. Per hir te nje plaku te cmendur dhe prevers duhet te denohen moralisht edhe te afermit e tij pa faj. Per mendimin tim ardhja e te afermve ne varrim do te thote nje denim tjeter qe familja vet i jep ketij plaku prevers dhe per mendimin tim duhet te ishte e mirepritur.

    1. Donika says:

      Familja frigohet per hakmarje, o Drini.

  6. fatmiri says:

    ngushllime i e nderume familja vata perzemesisht ju shpreh ngushllime dhe ju pergëzoj per rrugen q keni marr jeni ni shembull n trojet shqiptare.

    fatmiri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje