“Shkolla e Kurbinit është shkolla e parë shqipe”

Postuar në: Aktualitet,Kryesore,Sociale |

Prof. dr. David Luka pohon se shkolla e Kurbinit është shkolla e parë shqipe. “Shkolla e Kurbinit zë fill më 1632, vazhdon më 1641 dhe mbyllet më 1650. Mbylljen e shkollës e sqaron dokumenti i këtij viti. Kemi një letër që Mark Skurra i drejton një kardinali, ku i shpjegon se meqë ai ka arritur moshën e pleqërisë, nuk mund të qëndrojë më gjatë në ato vende me ruajtë kishën nga persekutimet e barbaritë dhe me mbajtë shkollën e 12 xhakojve për t’i shuguruar pastaj meshtarë për të mirën e popujve të krishterë. Në këtë shkollë mësimi është bërë shqip. Për programin që është zbatuar aty citoj atë që thotë prof. Shefik Osmani në enciklopedinë  e vitit 1985: “Shkolla e Kurbinit, një nga shkollat e para shqipe, e themeluar më 1632, në afërsi të Krujës, që i përkiste  vilajetit të Shkodrës. Përveç leximit e shkrimit aty jepej edhe mësimi i gramatikës. Përdoreshin si tekste mësimore edhe veprat e Frang Bardhit, Pjetër Budit, Pjetër Bogdanit në gjuhën shqipe. Pushtuesit osmanë e penguan deri sa e mbyllën”, shprehet Luka në intervistë për “Shekullin”.

Sipas profesorit, enciklopedia e vitit 2008 është më e keqe se ajo e vitit 1985.

“Është hera e parë që në mënyrë institucionale flitej në mënyrë  të saktë për ato të vërteta që në kohën e komunizmit janë lënë në harresë. E keqja është diku tjetër. Megjithëse kanë kaluar 20 vjet demokraci, vazhdon tradita komuniste, sepse enciklopedia e vitit 2008 është më e keqe sesa ajo e vitit 1985. Te njëra pranohet shkolla shqipe e Kurbinit, te tjetra hiqet krejt. Pra sot këtu institucionet po pranojnë  disa të vërteta, të cilat në të ardhmen duhet të zënë vendin e vet ashtu siç iu takon”, thekson zoti Luka.

Ai deklaron se gjuha letrare e ka fituar autoritetin e vet dhe se duhet të studiohet gegërishtja, e cila ka mbetur tërësisht e pa studiuar.

“Për shembull mund të kryhen studime për fjalorin që gegërishtja e ka shumë të pasur, për Eposin e Kreshnikëve, për autorët e vjetër dhe të rinj gegë, Fishta, Mjeda, Koliqi, Camaj, që kanë hedhur bazat e letërsisë shqipe, të cilët po harrohen shkallë–shkallë sepse nuk lexohen më dhe vjetrohen vetiu, megjithëse kanë fjalor shumë të pasur siç është rasti i Fishtës. Për shembull mbesa ime prej 2500 fjalëve të Fishtës nuk di as 20. Ato fjalë shqipe janë. Siç ka thënë Gjon Shllaku për toskërishten: me të vërtetë është e harmonishme, më e rrallë, por njëkohësisht kjo rrallësi i ka kaluar më tepër gjuhës së gazetave duke e varfëruar leksikun e saj. Ndërsa gegërishtja është shumë më e pasur”, përfundon prof. dr. David Luka.

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

49 Pergjigje per “Shkolla e Kurbinit është shkolla e parë shqipe”

  1. daku  --  27 Tetor, 2012 në 11:24 am

    Prandej baca na ka ba abetaren mbarkomtare qy asht shqipe e kullueme Vicidoli.
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/abetare-shqip-pacavure-patriotizmi.html

    Përgjigjjuni

    • armand  --  27 Tetor, 2012 në 1:51 pm

      Prof.dr. David Luka duhet te na shprehesh ne gegerisht qe te na pasurosh fjalorin.Truri i qenieve njerezore kur lindin permban rreth 90.000 neurone.Me kalimin e viteve ky numer reduktohet dhe ne nje person te rritur normal arrin deri ne 30.000.Kjo i nderuar prof.dr. David Luka tregon se krasitja qe truri i ben vetvetes eshte ne te miren e tij.Ne menyre automatike eliminohen neuronet e “panevojshme” dhe perfeksionohen vetem ato qe na ndihmojne ne jeten tone te perditshme.Le te shkruhen fjalet e Fishtes dhe te studiohen nga ata qe e kane per detyre ate pune.
      Kthimi i gjuhes se Fishtes ne jeten e perditshme(ku hyn edhe leximi i gazetave)do na ktheje ne kohen e “foshnjerise” dhe do humbasim ne kete menyre komunikimin brenda familjes tone.

      Përgjigjjuni

      • ar  --  27 Tetor, 2012 në 5:01 pm

        Cuna,se eshte Sal budalla nga zonat gege,kjo s’do te thote gje! Per nje dru te shtrember s’do djegim gjithe tufen!Sa budallenj ke ne gjithe zonat shqiptare,ehuu…Shqipja e dialekti geg eshte me te vertete e kendshme.Per mua Migjeni psh eshte i paarritshem! Sot nuk flasim as gjuhen e Mjedes e as te Naimit! Ajo qe thuhet eshte pasurimi i shqipes nga dialektet,ne leksikologji(ne fjalor,ne shumllojshmerine e fjaleve) dhe jo ne morfologji(menyren e ndertinmit te te shprehurit).Dialekti geg eshte me te vertet i pasur,po ashtu edhe tosku apo nendialektet. Kush kerkon te beje ndryshime thelbesore ne morfologji ja fut kot lale (se ndryshime te vecanta natyrisht qe mund te behen,s’ka asgje te keqe).
        Nuk ka si kjo shqipja lale,
        nuk ka si kjo shqipja! :)

        Përgjigjjuni

        • anticensurë  --  27 Tetor, 2012 në 10:39 pm

          gjuha letrare është pjellë e dialekteve dhe pasurohet nga dialektet!të pasurosh gjuhën letrare nuk do të thotë ta shpërbësh dhe njëherë në dialekte,por ta pasurosh me fjalë të reja të dialekteve!të përshtatura për gjuhën letrare!!!
          ajo që thotë profesor luka se gegërishtja duhet studjuar nuk do të thotë të ndryshojë gjuha letrare!me studimin e gegrishtes plus dhe të të gjitha dialekteve,brënda dhe jashtë kufijve të shteteve shqiptarë nuk mund të ketë asgjë të keqe!vetëm se mund të pasurohet letrarja!

          Përgjigjjuni

      • A  --  27 Tetor, 2012 në 6:54 pm

        Po mor zotni ! A asht ma mire me prdor fjalet e fishtes apo fjale anglisht apo italisht?? Babai im asht 70 vjec dhe po ti them mi perkthe fjale per fjale lajmet nuk din sepse gjysma jane ne gjuhe te huaj

        Përgjigjjuni

    • ar  --  27 Tetor, 2012 në 4:23 pm

      Ne Kurbin(dhe ne vende te tjera ne veri,por edhe ne Himare ne jug) ka pasur ne ato vite shkolle fetare kristiane ku mesohej edhe shqip(pervec latinishtes e njohurive te tjera). Shkolla e pare laike eshte Mesonjetorja e Korces,e hapur PLOTESISHT dhe me te vetmin qellim mesimin e gjuhes shqipe! Qellimi i shkollave fetare ishte mesimi dhe perhapja e fese. Mesimi i shqipes ne to ishte si nevoje dhe mjet per t’a percjelle kristianizmin te njerezit!Qellimi i shkolles katolike dhe shkolles shqipe ishte i ndryshem,por sidoqofte ajo qe perfitonte ishte gjuha shqipe dhe kultivimi i saj!Dokumenti me i vjeter i shkruar i shqipes,i gjetur deri me sot,eshte nje shkrim fetar kristian apo jo!Keto na jane thene…

      Përgjigjjuni

  2. ,,,,,,,,,,,,,  --  27 Tetor, 2012 në 11:27 am

    Po ik mor INJORANT me titull pa qenka shkolla e pare
    ne kurbin, jo po mos qenka ne has………hahahaha
    POSHTE BUDALLENJTE.

    Përgjigjjuni

    • Burgaxhiu UK  --  27 Tetor, 2012 në 11:41 am

      Po nuk ke faj ti qe vazhdon me idete komuniste dhe berishiane, ka prova te shumta per kete, edhe pse te gjithe e dime qe pervec klerit katolik asnje tjeter nuk shkruante gjuhen shqipe______________________________

      View Inventory
      Send Money to J@mes

      Shiko Profilin WWW

      Shkolla e parë Shqipe
      « : Janar 18, 2010, 03:31:12 MD »

      Shkolla e pare Shqipe eshte hapur 400 vjet me pare

      Faktet tregojne se shkolla shqipe jane hapur ne viset e veriut rreth 400 vjet me pare
      At Donat Kurti ne nje studim te botuar ne revisten Hylli i Drites me 1935 flet per te paren shkolle shqipe te hapur me 1638. Si te parat shkolla ‘’per sa dijm na’’ ai permend shkollat e Pdhanes (lexo:Pllanes) ,e Blinishtit dhe e Shkodres. Per te paren ai thote se eshte hapur me 1638.Ndersa studiusi amerikan Edwin Jacques ne librin e tij te njohun ‘’Histroria e Popullit Shqiptar nga lashtesia deri ne ditet e sotme’’ (The Albanians:An Ethnic history from Pre-Historic Times to dhe present ) i con shkollat e para shqipe pak me perpara ne kohe ne vitin 1632. Shkolla e pare e dokumentuar ne gjuhen shqipe u hap ne Velje (Vele) te Mirdites me 1632.Po nje tjeter shkolle e hershme eshte edhe ajo ne Kurbin e vitit 1632. Ne keto shkolla pervec shkrimit e leximit aty mesohej edhe gramatika shqipe e perdoreshin librat e Bardhit,Bogdanit e Budit. E.Jacques shton se nje tjeter shkolle u hap ne Pllane nje fshat afer lumit Mat me 1638, ne Troshan me 1639 dhe ne vete qytetin e Shkodres me 1698. Ne keto shkolla terhjekun vemendjen emrat e mesuesve su :Shqiptari (Gjon) Shkodrani (Filip) e Dhermiu me prejardhje nga jugu i Shqiperise nga Dhermiu.
      Deri me 1878 u hapen shkolla ne gjithe veriun e deri ne Durres.Kishte 21 shkolla fillore qe zhvillonin veprimtarine e tyre me nga 30 nxenes secila duke perjashtuar ate te Prishtines qe kishte mese 80 nxenes
      Te gjtha keto shkolla ishin fetare katolike gje e kuptushme per kohen dhe nuk kishte si te ishte ndryshe. Katolicismi perfaqesonte fene e pare te shqiptarve. E.Jacques citon nji klerik franceskan me emrin Leonardo i cili lidhur me thelbin e shkollave pohon: Ne Jemi me shume misionare te qytetnimit se sa te fese.
      Me kete fryme mbahet edhe Kuvendi i Arberit me 14-15 janar 1703 te dielen e dyte te Epifanise ne Kishen e Shen Kollit ne Mirkinje te Lezhes.
      Kuvend i organizum nen drejtim e nji Pape te madh Klementi XI pape me gjak shqiptari i cili sunonte te mbante gjalle shqiptarizmin e kombin shqiptar nga asimilimi i perandorise Osmane. Sic dihet historikisht dokumentet u botun si ne latinisht si ne shqip 300 vjet me pare gja qe deshmon se ishin te shumte ata njerez qe dinin te shkuanin e lexonin shqipen pra as shkollat ku ata ishin shkolluar.

      Keto dihen me kohe por asnje nuk flet.

      Përgjigjjuni

      • ar  --  27 Tetor, 2012 në 4:44 pm

        Drejt Xhio :)
        Vetem mos ngaterro nje dicka te vogel: do ndash komunistet nga berishistet. Nuk jane “idete komuniste” qe kane fshehur keto te dhena,madje gjate periudhes komuniste ato jane studiuar me se shumti dhe botimet me te shumta rreth tyre jane pikerisht te asaj kohe!Te gjithe akademiket shqiptare dhe institucionet shkencore jane formuar dhe kane vepruar ne ate kohe.Sot kryetar real i akademise eshte Sal Katnari! Periudha komuniste nga shovinistet greke dhe serbe quhet NACIONAL-KOMUNISTE!Ata qe kerkojne jo ti fshehin,madje ti fshijne keto te dhena historike,jane TURKOSHAKET e Sal funderrines,i cili eshte nje ish-pseudokomunist! Per turkoshaket c’do gje e vjeter shqiptaro-kristiane u kujton atyre prejardhjen jo-islame dhe kjo i terbon,ndoshta pa arsye! Turkoshaket jane shqip-foles me identitet turko-arab dhe Sala eshte nje nder ta!

        Përgjigjjuni

    • albana  --  27 Tetor, 2012 në 1:16 pm

      Nuk eshte normale te besh koment pa lexuar shkrimin. Aty thuhet se pikerisht Enciklobedia e “komunizmiteve” (1985) i permban te dhenat per shkollen shqipe te Kurbinit. Ka edhe shkolle shqipe te Himares, qe eshte afersisht e asaj kohe (lexo prof. Shyteriqin). Ka pasur edhe shkolla te tjera shqipe ne kohe te mevonshme, por ato nuk arriten te kene vazhdimsi dhe as mesuesit, as nxenesit e tyre nuk na lane asgje te shkruar ne gjuhen shqipe. Ky eshte problemi. Prandaj ne sot e kesaj dite mburremi me mesharin e Gjon Buzukut.

      Përgjigjjuni

  3. Burgaxhiu UK  --  27 Tetor, 2012 në 11:35 am

    Kleriket katolike dihet qe kane shkruajtur dhe mesuar gjuhen shqipe shekuj me pare, por gjuha letrare eshte kjo qe eshte edhe pse dialekti gege flitet nga rreth 70% e popullsise shqipfolese

    Përgjigjjuni

  4. Bekimi  --  27 Tetor, 2012 në 11:45 am

    Të kesh kompjuter nuk dmth se di shqip (apo çdo gjuhë). As se po të kesh mjete shtypi dhe shtyp letra apo libra nuk do të thotë se gjuha që përdor në to duhet të përdoret edhe nga ata që i lexojnë.
    Janë të tjera gjëra që përacktojnë cilësitë e një gjuhe. Të flasësh me të huajt që mësojnë shqipen, do të mësosh se përse ata parapëlqejnë dialektin geg: Sepse ky dialekt nuk ka zgjdhim foljeje, psh: Unë me punue, ti me punue ai me punue, ne me punue, ju me punue, ata me punue.
    Duhet nja dy gramë më tepër tru që të bëhet dallimi në fjalitë lejore:unë të punoj, ti të punosh ai/ajo të punojë , Ne të punojmë, ju të punoni, ata të punojnë….e kështu me radhë. Pranojeni o trutharë se gegnishtja nuk është gjë tjetër pos një të folmeje prej njerëz me aftësi
    të kufizuara mendore. Kjo nuk dmth se njerëzit që banojnë në zonat ku historikisht është përdorur ky dialket kanë aftësi të kufizuara gjenetikisht, por gjithësesi, u pëlqen të jenë dembela dhe nuk mësojnë gjuhën tonë letrare.t Mësojnë gjuhë të huaja, ndërsa shqipen e lënë pasdore. Mos ju kujton gjë ky varg?

    Përgjigjjuni

  5. goni  --  27 Tetor, 2012 në 11:53 am

    Mos nxirrni aman te verteta te tilla se bien ndesh me ato qe na ka mesuar.xhaxhi enver. Mesonjtorja e korces eshte shkolla e pare shqipe…

    Përgjigjjuni

    • ar  --  27 Tetor, 2012 në 4:11 pm

      Gon,ne 1985 enciklopedia shkruante se ne Kurbin ka pasur shkolle fetare katolike ku mesohej edhe shqip(pervec latinishtes e gjerave te tjera)!Keto jane thene ne kohen e xhaxhit. KUPTON? Shkolla e pare laike eshte Mesonjetorja e Korces,e hapur PLOTESISHT dhe me te vetmin qellim mesimin e gjuhes shqipe! Qellimi i shkollave fetare ishte mesimi dhe perhapja e fese,ndersa mesimi i shqipes si nevoje dhe mjet per t’a percjelle te njerezit!Qellimi i shkolles katolike dhe shkolles shqipe ishin i ndryshem,por sidoqofte ajo qe perfitonte ishte gjuha shqipe dhe kultivimi i saj!Keto na jane thene atehere!Si thua ti,gabim?

      Përgjigjjuni

  6. Fatja i Mjedisit  --  27 Tetor, 2012 në 12:00 pm

    T`i veme flaken Shqiperise !

    Përgjigjjuni

  7. """""""  --  27 Tetor, 2012 në 12:11 pm

    Shkollat kanè qenè me shekuj por u mbyllen nga çadrat e turqeve te nderuar komentues,dhe kur te shkruani ndonje koment mundohuni te shkruani ma shumè mbi te verteten e kombit dhe lereni injorancen nè njèrèn anè se nuk u hynè nè punè nè asnjè rrugè te jetes.

    Përgjigjjuni

  8. Stef Staku  --  27 Tetor, 2012 në 12:12 pm

    ANALIZE : Quhet shkolla e Pare Shqipe ajo shkolle qe hapet e nuk mbyllet!!! Perkundrazi shembullin e saj e ndjek tane Shqiperia.
    Pa asnje diskutim qe ka nje vazhdimsi te kultures e te shkruarit shqip nga periudha e Skenderbeut e deri ne Pamvarsine e Shqiperise. E kjo eshte puna shkencore per ti zbuluar e vene ne dukje ato raste.
    Ne e dime i nderuar prof. David se jeni mbeshtetes te PD e te krim Berishes, por nuk eshte mire qe ta furnizoni me karburant te te keq mendjen e krim Berishes sepse pastaj edhe motorri i tij ban shume zhurme e marrina pafund …
    Do ishte me mire te benit nje studim per depolitizimin e Univ. te Shkodres ku drejtues te larte te PD dhe te PPSH jane ulur kembekryq atje …
    Ishin pikrisht spijujt e funksionaret e PPSH dhe te PD ato qe refuzuan trajtimin institucional te studidimeve te mia pikrisht ne Shkoder ne vendlindjen time !!!

    Përgjigjjuni

  9. James Bond  --  27 Tetor, 2012 në 12:19 pm

    Ju lutem mos prekni te vertetat e historise se xhaxhit Ever, mos na lendoni miqesine me popullin turk dhe me osmanet, ata na sollen driten e qyteterimit dhe te dijes… jo me kot femijet e xhaxhi Saliut shkojne te falen tek xhamia me fondamentaliste e Tiranes

    Përgjigjjuni

  10. Enver Hoxha  --  27 Tetor, 2012 në 12:22 pm

    Shekoni njehere andej nga vucidoli, se do te kete ndonje gje qe ne se kemi gjetur, se nuk ka mundesi qe nje vend si vucidoli te nxjerre udheheqes pa patur ndonje gje qe e ka frymezuar.
    Ndoshta xhejms Watti, ose Koperniku mos kane qene nga vucidoli dhe ne se kemi zbuluar, shekoni dhe origjinen e Skenderbeut, se vucidoli po na cudit me saliun, ska mundesi te lindi nje sali pa patur ndonje rrenje me keta stratege.

    Përgjigjjuni

  11. historia e shqiptareve  --  27 Tetor, 2012 në 12:32 pm

    Plasen keqdashesit ti marin Korces edhe lavdine e shkolles se pare shqipe,e cila njihet historikisht me dokumenta zyrtare jo si ajo e kurbinit qe s’ka fakte te tilla zyrtare.
    I tha sakte Princ Vidi,pasi te me prisni lafshen,ke do prisni krahet,me tej koken? si e kuptoi qe ky vende s’behej normal u largua, dhe prej atehere turqit e konventuar shesin dengla shqiptareve te ndershem autoktone me nje Shqiperi pa shtet derisa s’kemi drejtesi.

    Testamenti i Shkolles se pare.

    Lumja ti moj Korca lule
    Qe le pas shoqete e tua
    Si trimi ne balle u sule
    Ta pacim per jete hua.

    Përgjigjjuni

    • ar  --  27 Tetor, 2012 në 5:33 pm

      Llazi,nuku ja merr njeri meritat Korces o tu mbyllte!Pse merzitesh bre lalke? Korca e ka shkruar me gjak shqiptarizmen e saj,qe nga Petro Nini Luarasi e te tjere pa fund!Mesonjetorja e Pare Shqipe eshte hapur ne Korce,keto jane shkolla fetare ku mesohej edhe shqipja bre! Si thua tine,nuku kane merita edhe andezaj? Po kane bre,kane! Sa me shume te jemi aq me mire bre :)

      Përgjigjjuni

  12. Albanian Forever  --  27 Tetor, 2012 në 12:40 pm

    E verteta vonon por, del.Urime Tema per sjelljen e te vertetave ne drite. http://gazetavotra.blogspot.it/2012/10/qeveria-berisha-sulm-ne-facebook-kunder.html

    Përgjigjjuni

  13. tironci  --  27 Tetor, 2012 në 1:24 pm

    Çar studimesh bo ti moreStef Staku? Je bo krejt koqe kanari!
    Talli tajaren me ty Arjon Çani kur te pyeti per kuantizmin e shikimit. Shko mer budalle se je pjerdh krejt!!!!!!

    Përgjigjjuni

  14. Arjoni  --  27 Tetor, 2012 në 1:39 pm

    Te rrime shtrember e te flasim drejt! Kjo gje dihej qe prej tridhjet vuitesh por propaganda e Enver Hoxhes nuk lejonte te pranohej se shkolla e pare shqipe eshte hapur nga Kleri, e aq me teper nga Kisha katolike. Studiuesi David Lukaj nuk ka bere asgje tjeter pervecse ka ripermendur ate qe kane shkruar studiues te tjere me pare.

    Përgjigjjuni

    • ar  --  27 Tetor, 2012 në 5:10 pm

      Enciklopedia e Enverit ne 1985,para 30 vitesh shkruan pikerisht qe kolegjet katolike mesonin edhe shqipen! I ke pi ilacet ti!! :(

      Përgjigjjuni

  15. GjiniGjini  --  27 Tetor, 2012 në 1:53 pm

    Nji pyetje i baj atyne qi e kundershtojne nji fakt te tille. Qe prej Pal Engjellit me 1462,Gjon Buzuku,Pjeter Budi,Pjeter Bogdani,etj.etj. dhe per gjate kater shekujve u shkrue gjuha shqipe nga priftnijte katolike.Ku mesuen ato te shkruenin shqipen pervecse ne Shkolla shqipe?

    Përgjigjjuni

    • ar  --  27 Tetor, 2012 në 5:13 pm

      Ishin shkolla fetare,ku mesohej edhe shqipja.Ata qe kundershtojne jane turkoshaket! :(

      Përgjigjjuni

  16. Landi- Sverige  --  27 Tetor, 2012 në 2:23 pm

    Po dale more “prof.dr.” se na nxorret trurin nga vendi! Qe ka egzistuar ajo shkolle ne Kurbin nuk e mohon njeri. Bile ajo nuk ishte e vetmja, kishte ne veri dhe ne jug. Problemi eshte se ne ato shkolla nuk jepesh mesime shqip dhe nuk kishte alfabet shqip, por latinisht (dhe greqisht ne zonat e jugut) dhe ishin krijuar per te pergatitur klerik nga ana e Vatikanit (dhe Konstandinopulit). Mos harojme se nga ato zona ishin larguar ne drejtim te Italise, dhe jo vetem, mijra arberesh rreth 150 vjet me pare mbas vdekjes se Gjergj Kastriotit. Mos u ngaterroni me ngjashmerine e alfabetit latin me ate te shqipes se sotme, por megjithate, ne qoftese keni nje dokument te kohes te vertetuar shkencerisht mund ta publikoni. Pozitivja eshte se keto shkolla ndihmuan sado pak vazhdimin e tradites, te kultures e te besimit te te pareve te tyre duke u bere pengese per futjen e kultures dhe besimit islamik si dhe te fjalorit arab me te shkruajturin e leximin nga e djathta ne te majte nga ana e perandorise turke. Pra qe nuk perdorej arabishtja nuk do te thot qe perdorej “fjalori” shqip.
    Ndersa gjuha letrare, dhe jo gjuha e varfer gazetareske sic shkruani ju, eshte e argumentuar nga shkenca gjuhesore si gjuha me moderne dhe e sakte ne nderthurjet e dy dialekteve kryesore, ate gege dhe toske. Sipas jush meqe paska krijuar “autoritet” gjuha letrare, duke e politizuar ne gjuhe komuniste (!!!), kur ne ate periudhe ne shkolla studjohej Gjon Buzuku, si shqiperuesi i nje libri kishtar, “Meshari” ne vitin 1555, duhet lene pas dore dhe ti futemi studimit te dialektit gegerisht pa asnje llogjik gramatikore??!! Si latinishtja dhe greqishtja e vjeter qe studjohen ne shkolla e universitete te botes, studjohen mbi te gjitha sepse kan qene gjuhe te shkruajtura dhe te folura dhe jo dialekte, pa diskutuar anen tjeter se cfar pasurie i kan dhene botes. Askush nuk pretendon sot qe te zevendesoj fjale nga fjalori i gjuhes moderne italiane apo greke me fjale nga latinishtja apo greqishtja e vjeter. Se si e komunikoni ju gjuhen dhe cfar i mesoni mbeses suaj eshte dicka juaja personale, ashtu si dhe cdo person tjeter, ashtu si dhe cdo skocez, napolitan, qipriot, etj, por te gjithe ata shkruajne ne gjuhen letrare te vendit te tyre. Vetem te mendosh se sa “anglishte” do te kishte, po te shkruhej ne dialektet e gjithe anglofoneve te botes??!!

    Përgjigjjuni

  17. SKENDER BEU I VJETER  --  27 Tetor, 2012 në 3:10 pm

    PUNE PROFESORESH TE PAGUAR.PO KOT JA FUTIN SE SHKOLLA E PARE KA QENE AJO NE SHPELLEN E VICIDOLIT KU PER ME TEPER ZBUTESHIN QENTE DHE BEHESHIN UJQER.TE FUNDIT QE NXORI KJO SHKOLLE SEPSE HOXHA U MPLAK DHE NUK I PAGUANIN ROGEN ISHTE SALI BERISHA .E CTE KEQE KA KETU.SHKOLLE SHQIPE ISHTE ,PA CKA QE MESONIN ULURIMA.

    Përgjigjjuni

  18. gjoni prej shkodre  --  27 Tetor, 2012 në 3:43 pm

    Ne biblioteken e Franceskaneve deri ne grabitjen e saj ,ka pase ekzistue nji fletore E SHKRUEME SHQIP,e nji prej nxanesve te shkolles se Blinishtit e vitit 1638.
    A mund te jete ne Arkivin e Shtetit kjo fletore- deshmi e shkollave shqipe- apo ka shkue per karton kjo nuk dihet.
    Kjo duhet te hetohet.
    Ky fakt asht ba i dijtun ne vitin 1941 ne librin e botuem(shtypun ne Tirane) me rastin e nji vjetorit te vdekjes se Poetit Nacional Shqiptar At Gjergj Fishta.

    Përgjigjjuni

  19. Per Landin ne Sverrige  --  27 Tetor, 2012 në 3:58 pm

    Ore Landi, po ike dhene uje gomarit sverrigez mo? Ka ndonje ndryshim mes alfabetit tone dhe atij latin? Mire jeni injorante, po pse flisni more aman?

    Përgjigjjuni

  20. Teuta  --  27 Tetor, 2012 në 4:32 pm

    Çdo dokument i ri, me siguri, jep fakte e dëshmi të reja. Sipas historikut të arsimit shkolla apo qendra ku mësohej shkrimi e këndimi në gjuhën shqipe me afate mujore, një vjeçare etj.dhe me alfabete të ndryshme, ka patur ndër shekuj. Por mësonjtorja e parë shqipe mendohet se qe një shkollë e kompletuar katërvjeçare fillore që u njësua me shkollat europiane të kohës.Teuta

    Përgjigjjuni

  21. dritani  --  27 Tetor, 2012 në 5:21 pm

    Ndjekja e rrjedhes logjike dhe vleresimi i kontekstit te kohes jane pak te veshtira per shqiptaret!

    Mark Skurrra i shkruan kardinalit ne 1650:
    “nuk mund të qëndrojë më gjatë në ato vende me ruajtë KISHEN nga persekutimet e barbaritë dhe me mbajtë shkollën e 12 xhakojve (Minister – ai qe ndihmon meshen) për t’i shuguruar pastaj MESHTARE për të mirën e popujve të krishterë.”
    pastaj kopetenti i fut nje fjali te thate:
    “Në këtë shkollë mësimi është bërë shqip”
    me argumenta te vitit 1985 (!!!) si: “aty jepej mesimi i gramatikes” apo “Përdoreshin si tekste mësimore edhe veprat e Frang Bardhit, Pjetër Budit, Pjetër Bogdanit në gjuhën shqipe”
    Hajde historiane hajde!!!

    Lexoni pak se c’behej ne ate kohe ne Europe dhe sa te mesonin shqip prifterinjte katolike ne trevat shqiptare nderkohe qe pjesa tjeter digjej dhe shkrumbosej midis te tjerash edhe per ate “gjuhe te kishes” qe ishte latinishtja:

    http://en.wikipedia.org/wiki/Protestant_Reformation
    dhe
    http://en.wikipedia.org/wiki/European_wars_of_religion

    Mund te thuhet qe mesohej EDHE shqip, ndonese nuk ka ndonje fakt historik nga c’po lexoj me lart, por te arrish ne konkluzion se ishte SHKOLLE SHQIP ne shekullin 17-te vecse deshires se mire nuk ka asnje argument tjeter.

    Përgjigjjuni

  22. Milazimi  --  27 Tetor, 2012 në 5:50 pm

    keto me duken perralla… tash ckado mund te cesim, por deri sa keto nuk jane te mbeshtetura me fakte jane gjitha perralla. ne keto shkolla eshte mesuar ne latinisht, se deri atehere nuk ka pasur shkolle ne gjuhe tjera as ne evrope as gjetiu.

    Përgjigjjuni

  23. FAIK KONICA  --  27 Tetor, 2012 në 6:32 pm

    O Dritan Milazimi mytesarif ne Seref!A je protestan?Ke njAndej digjeshin e prosperonin,por ktu nuk e dinin qi ishin ne Evrope!Kurgja nuk ka kundra shkolles ne Korce,aq ma pak Davidi.Mos co uje me dashje te Saliu.A nuk ju asht trete bakllava,tespixhja,hallva,jahnija qysh parmbram?

    Përgjigjjuni

  24. Ermal  --  27 Tetor, 2012 në 6:46 pm

    E shihni ju maloket e jugut? Xini mend e mesoni historine siç duhet, jo si jua ka treguar xhaxhi.

    Përgjigjjuni

    • ar  --  27 Tetor, 2012 në 11:49 pm

      Kush xhaxh i ka shkruar keto ne 1985? Xhaxh Sala!!!

      Përgjigjjuni

  25. tefta  --  27 Tetor, 2012 në 7:02 pm

    SHKOLLA EKURBINIT ESHTE E NGRITUR NGA TE HUAJT DHE SHKOLLA E KORCES U NGRIT NGA SHQIPETARET DHE KETU QENDRON RENDESIAE KESAJ SHKOLLE KU MESOHEJ SHQIPJA E PASTER DHE E NDARE NGA KISHA DHE XHOMIJA

    Përgjigjjuni

  26. Arberor  --  27 Tetor, 2012 në 7:26 pm

    Shkolla e pare shqipe eshte hapur nga prifterinjte katolik ne Dhermi ne vitin 1630 dhe me pas ne Kurbin.

    http://gazetac.com/index.php/enciklopedi/dosjer-histori/6309-shkolla-e-pare-shqipe-dhe-7-marsi.html

    Përgjigjjuni

  27. """""""  --  27 Tetor, 2012 në 8:03 pm

    Te gjitha shkrimet e asaj kohe te gjuhes shqipe janè shkruar me alfabetin e latinishtes se vjeter deri mbas viteve 1800,masanej ashtè futur alfabeti i ri qe perdoret edhe sot,me kalimin e kohes dalngadalè do te dalin te gjitha te vertetat qe janè fshehur e shkatrruar nga pushtimi turk i asaj kohe.

    Përgjigjjuni

  28. odin mondvalsen  --  27 Tetor, 2012 në 8:58 pm

    Po lexojeni pak më vëmendje se në ç’argumente mbështetet David Luka: në një relacion të Mark Skurrës, ku në të vërtetë bëhet fjalë për mësimet në një shkollë të klerit katolik – latinishte – por jo për ndonjë “gjuhë shqipe”. Jo më kot Davidi i stërholluar citatin e relacionit nuk e ka vënë në thonjëza. Kjo hamendje, që në shkollat e klerit katolik në ato shekuj të jetë mësuar edhe gjuha shqipe, ka lindur nga një artikull i At Donat Kurtit i viteve ’30 të shekullit të kaluar, që e përmend edhe dikush këtu më sipër. Kush ka mundësi ta lexojë, do të vërë se as aty nuk jepet ndonjë dëshmi faktike, por është fjala për një deduktim: meqë nxënësi ishin shqiptarë, me siguri që aty mësohej edhe shqipja. Ky deduktim është simetrik edhe për shkollat e të krishterëve të Jugut, shkolla fetare në greqishte, për të cilat në Konferencën e para pak ditëve solli disa “argumente” histioriani Pëllumb Xhufi. Edhe në paçin qenë kështu punët, nuk është fjala aspak për “SHKOLLA SHQIPE”. Koncepti “SHKOLLË SHQIPE” është dika krejt tjetër, të mos i ngatërrojmë. Nëse sot në një shkollë fillore mësohet edhe frëngjishtja kjo nuk e bën atë “SHKOLLË FRANCEZE”, nëse në një tjetër shkollë fillore mësohet mes lëndësh të tjera edhe gjermanishtja, ajo nuk mund të quhet “SHKOLLË GJERMANE” etj. Mësonjëtorja e Korçës u themelua për t’u mësuar shqiptarëve gjuhën amtare, gjuhën shqipe, si dhe lëndët e tjera fillestare po në gjuhën shqipe. Për këtë baza ishin abetarja e Veqilharxhit (1844), abetaret e tjera pas saj, si dhe librat e Naimit për mësonjëtoret etj. Për mësimin e hamenduar të shqipes në shkollat në fjalë ç’abetare përdorej?! Asnjë. Ç’tekste mësimi?! Asgjë. Thuhet: librat e Budit, Bogdanit etj. Kjo është idiotësi, sepse ata nuk janë libra mësimi gjuhe, janë libra liturgjie dhe mësimi feje. Kleri mësimdhënës nuk mund të ketë qenë, qoftë edhe në ata shekuj, aq i padijshëm sa të mos e dinte se me ç’mjete mësohet një gjuhë amtare. Ato mjete nuk u prodhuan, ndërkohë që u prodhuan plot tekste të tjera fetare: me gjasë ose rrethanat nuk i favorizonin ose ende nuk patën qenë të nevojshme. Ky është ndryshimi i madh mes mësimit të hamenduar edhe të shqipes si një nga lëndët në shkollat fetare latinishte, greqishte etj, dhe “SHKOLLËS SË PARË SHQIPE, që u realizua në Korçë. Nacionalizmat me trillime vetëm dëm i bëjnë një kombi. Siç thoshte dikur Selman Riza: trillimet nacionaliste në shkencë i bëjnë të tjerët të mos na besojnë as faktet e vërteta.

    Përgjigjjuni

  29. Bujari ju degjon  --  27 Tetor, 2012 në 9:23 pm

    Vucidoli,edhe pak do na dali qendra e botes,.Maloket,qe nuk kane pa shkolla gjithe jeten,do na dalin me universitet te vitit 1567,te hapur ne Puke,p.sh.Futja pordhes me keto lajme si kjo shkolla Kurbinit.

    Përgjigjjuni

  30. Gjosho Kujxhija  --  27 Tetor, 2012 në 9:50 pm

    Po pse Meshari,nuk asht shkrimi i pare shqip i dokumentum?!Edhe ky dok fetare asht.Cfare randesie ka.Atyne qe i djegun fakte te tilla,jane o islamista,o komunista ne pushtet apo ne opozite,ose provokusa qe don me i nxjerre shqiptaret me bisht

    Përgjigjjuni

  31. Guri Bardhi  --  9 Dhjetor, 2012 në 6:18 pm

    Shkolla me e hershme shqipe e faktuar deri me sot, sic rezultoi nga konferenca shkencore mbi shkollat shqipe, qe u mbajt ne Tirane, me 26 tetor 2012, eshte Kolegji i Shen Lukes, i vitit 1584, Stubell e Eperme, Kosove.

    Përgjigjjuni

  32. Kastrioti  --  8 Janar, 2013 në 12:32 pm

    Nese vertetohet se kemi arsim me te hershem ne shqip (dhe jo pak po perafersisht 300 vjet me pare) a asht me mire apo me keq O SHQIIIPTAAAAAARE !!!!!! Cfare rendesie ka se cfare asht msu tjeter ne ato shkolla, normal qe ne ate periudhe ne gjith boten behej shum mesim feje neper shkolla. Po ne fund te fundit asht mesu SHQIP …. mos harroni qe prifterinjte ortodokse greke benin mallkime ceremoniale te gjuhes tone kudo qe mundin … o njerez 300 vjet histori shkolle shqipe nuk jane pak… laicizmi dhe ateizmi erdhen me vone jo vetem ne shqiperi por edhe ne shume vende te tjera te botes…. bahuni shqiptare te vertet ashtu sic keni prejardhjen dhe gjakun!!!!!!!

    Përgjigjjuni

  33. Kastrioti  --  10 Janar, 2013 në 9:50 am

    Kisha katolike dhe shkolla e parë shqipe
    Nga Amik Kasoruho
    Kur në Mesjetën e vonë Europa rizbuloi klasikët e Greqisë dhe të Romës, Shqipëria ishte një vend i pushtuar, ku vihej në rrezik jo vetëm vijimi dhe i kulturës autoktone, por vetë jeta e kombit. Rrezikoheshin vlerat historike të një populli, i cili, deri pak kohë më parë, kishte qenë pjesë organike e qytetërimit europian. Pushtimi turk, jo vetëm që e mbajti këtë popull larg zhvillimit të pjesës tjetër të Europës, por këmbënguli me keqdashje në qëllimin e vet për ta detyruar të humbiste origjinalitet dhe origjinë, mbi të gjitha duke favorizuar kthimin e pjesës më të madhe të popullit në fenë islamike. Periudha e gjatë e pushtimit turk (rreth 450 vjet), në mos tjetër, bëri që të humbitnin gjurmët e vazhdimësisë historike të një populli dhe të një qytetërimi të lashtë, po të përjashtohet ajo pjesë e kulturës vendase që gjeti strehë në pasurinë gojore të një folklori origjinal dhe tejet të pasur. Prandaj, për të rindërtuar të kaluarën historike të Shqipërisë, në shumicën e rasteve, duhet t’u drejtohemi burimeve arkivore të vendeve të tjera (të Stambollit, të Vatikanit, të Venedikut, të Vjenës etj.). Nga Arkivi i Shtetit i Tiranës mund të nxirren gjëra të pakta, meqë mbi të rëndon dyshimi që të jetë vënë dorë në pesëdhjetë vitet e fundit të diktaturës komuniste.
    Vitet e fundit është bërë diçka për t’ia nisur një rindërtimi historik, edhe pse ka munguar një kërkim sistematik dhe rrënjësor ndër arkivat e ndryshëm (dihet se, për të bërë këtë, duhen shumë të holla, kohë të gjata dhe shumë vullnet i mirë …).
    Një gjë del krejt e qartë: për zhvillimin e kulturës, të arsimit dhe të shkollës në Shqipëri, ka pasur rëndësi themelore kontributi i dhënë nga kleri i besimeve të ndryshme fetare, por mbi të gjitha ai i Kishës Katolike.
    Një gjë e tillë vihet re haptazi qysh në fillimet e historisë së letërsisë shqiptare. Pohimi i parë për të folurit shqip (dhe me gjasë edhe gjuhës së shkruar) i përket një shënimi (1332) të një domenikani, Gulielmo Adae, nga i cili veç është vështirë të hipotizohet, siç kanë bërë disa, për ekzistencën e një letërsie të shkruar në shqip qysh në shekullin XIV. Në të vërtetë i pari dokument i shqipes së shkruar (i zbuluar deri sot) i përket vitit 1462 dhe është Formula e Pagëzimit në shqip, e shkruar nga Arqipeshkvi i Durrësit, Pal Engjëlli. Për botimin e librit të parë në shqip, Mesharin e Gjon Buzukut, i cili u shtyp jashtë vendit, duhet pritur viti 1555: që të dy këto fakte vërtetojnë se, veçanërisht për tekstet liturgjike, gjuha e vendit përpiqej të zëvendësonte latinishten. Ndonjë studiues është i mendimit se edhe më përpara, qysh në kohë të Skënderbeut, kronikat shkruheshin “në gjuhën e popullit”, por mjerisht kjo gjë nuk është vërtetuar nga dokumentet.
    Sidoqoftë, del në shesh një fakt: të parët që e shkruan shqipen kanë qenë priftërinjtë katolikë. Dhe nuk mund të ishte ndryshe, meqë këta klerikë kishin një kulturë të madhe, të cilën donin ta vinin në dispozicion të vendit.
    Tërësia e veprave të Buzukut, Budit, Bogdanit, Bardhit, Palit nga Hasi, Gjon Nikollë Kazazit, Lekë Matrangës, Nikollë Ketas dhe të tjerëve që i ndoqën, tregon dukshëm lidhjen me vlerat e kombit të këtyre të mëdhenjve të kulturës shqiptare. Vlen për të gjithë pohimi i Buzukut që, në parathënien e “Mesharit” të tij thotë se e ka shkruar këtë vepër në shqip “nga dashuria për gjuhën tonë”.
    Me shumë gjasë (duke gjykuar nga të dhënat që disponohen deri më sot) shkolla e parë shqiptare ka qenë ajo e Stubllës në Kosovë, themeluar më 1584; ka të ngjarë që në atë shkollë të jetë përdorur gjuha shqipe, të paktën për një pjesë të mësimeve. Në studimin e shkurtër të Sarë Gjergjit lexojmë: “Qysh në shekullin XVI misionarët katolikë provuan të themelojnë një shkollë të lartë në territorin e famullisë katolike të Karadakut të Shkupit, meqë aty nuk banojnë dhe nuk vijnë turqit … Sidomos Stublla (afër Gjilanit), fshat që flet gjuhën shqipe, ka qenë i përshtatshëm për hapjen e një kolegji të tillë katolik”.
    Zgjedhja e një fshati albanofon vlerëson tezën se në atë shkollë mësimet duhej të zhvilloheshin edhe në shqip. Natyrisht, si kusht i nevojshëm për hapjen e shkollës ishte njohja dhe përdorimi i mirëfilltë i shqipes. Pak më vonë së tridhjetë vjet mbasi botimit të librit të parë shqip hasemi, pra, në të parën shkollë shqiptare; një fakt simbolik ky, që tregon lidhjen e ngushtë mes gjuhës, fesë, kulturës dhe shkollës në Shqipëri.
    Është shumë e vështirë të depërtosh në errësirën e një epoke që s’ka lënë dëshmi. Kostantin Jireçek ka pasë thënë se “as ndërmjet Galipolit dhe Adrianopolit nuk ishin rrënuar aq shumë qytete mesjetare sa ç’u shkatërruan vetëm në rrethet e Durrësit dhe të Shkodrës”.
    Duhet mbushur një zbrazëti prej gati pesëdhjetë vjetësh para së të hasemi në themelimin, nga ana e priftërinjve katolikë, të shkollës së Kurbinit në vitin 1632, një shkollë që, sipas studiuesit Shefik Osmani, në programin e vet mësimor përfshinte edhe studimin e shkrimtarëve shqiptarë Bardhi, Budi e Bogdani. Në vitin 1638 Etërit Françeskanë hapën një shkollë në Shkodër dhe, në të njëjtin vit, një tjetër në Pllanë. Në vitin 1639 Fretërit e Troshanit hapën shkolla në Blinisht dhe në Zadrimë. Krijimi i këtyre shkollave në gjysmën e parë të 600-ës rrjedh nga një interes i ndjeshëm për zhvillimin e arsimit. Arqipeshkvi Pjetër Mazreku nga Prizreni në raportet e tij (të shkruar në vitet 1632-1633) (thekson) rolin e shkollës dhe nevojën e shkollimit të shqiptarëve.
    Në shekullin XVI Ndre Bogdani kishte shkruar një gramatikë latinisht- shqip që, me sa dihet, qe përdorur në shkollën e javës.
    Por për të arritur në themelimin e të parës shkollë shqip në plot kuptimin e fjalës, duhet pritur gjysma e shekullit XIX. Në studimin e saj mbi historinë e shkollës shqiptare, Fehime Pipa niset pikërisht nga viti 1861, vit në të cilin u themelua shkolla françeskane e Shkodrës (e thirrur zakonisht shkolla e Fretënve), duke lënë jashtë periudhën para atij viti, sepse studimi i saj përfshin vetëm njëqind vjetët e fundit. Në shkollën e Shkodrës, për herë të parë në histori, gjuha bazë është shqipja, sepse ajo ishte një shkollë e hapur dhe jo ngushtësisht fetare: ajo hodhi themelet e shkollës publike në Shqipëri. Ky primat, në një farë kuptimi, është pika e mbërritjes ku çuan përpjekjet e bëra nga klerikët katolikë në këtë drejtim, pa i hequr asgjë kontributit të dhënë nga laikët apo nga eksponentët e besimeve të tjera fetare (dhe duhen marrë në konsideratë edhe përpjekjet e diasporës shqiptare, në radhë të parë të arbëreshëve të Italisë). Dy vjet para hapjes së “shkollës së Fretënve” në Shkodër, po në atë qytet, jezuitët kishin themeluar Kolegjin Pontifikal (1859) dhe, më 17 tetor 1877, me kërkesën këmbëngulëse të banorëve të Shkodrës, hapën Kolegjën Saveriane. Më 14 nëntor 1882, në Tirana e lart (ku kishte një përqendrim më të madh të katolikëve) shkollat e para (dhe nuk bëhet gabim të thuhet më të kualifikuarat) qenë themeluar nga meshtarët, nga rregulltarët dhe nga rregulltarët e Kishës Katolike.
    Ndërsa në Shqipërinë e Mesme dhe të Jugut qe kleri ortodoks dhe ai mysliman, bashkë me shumë laikë që iu përveshën punës për shkollimin e Shqipërisë. Në Voskopojë (në rrethin e Korçës) më 1720 pat qenë themeluar Akademia e Re; dhe në Korçë, më vonë, (më 7 mars 1887) u hap e para shkollë shqipe e Jugut dhe (më 1891) e para shkollë shqiptare për vajza; pastaj i erdhi radha themelimit të Normales së Elbasanit (1909) dhe gjimnazeve, laike dhe shtetërore të Tiranës, Korçës dhe Shkodrës. Ndër shkollat katolike mbizotëroi parapëlqimi për disiplinat klasike, ndër shkollat e tjera për ato shkencore. Gjithsesi këto shkolla ishin realizimi i ëndrrës së burrave të mëdhenj të kombit shqiptar dhe trupëzimi i përpjekjeve të njerëzve të ndritur të vendit. Ato shkolla ishin shkallaret nëpër të cilat do të ngjitej drejt përparimit shoqëria shqiptare.
    Në shkollat e Shkodrës dhe të Tiranës, të hapura nga priftërinj katolikë, dhanë mësim personalitete ndër më të njohurat e botës intelektuale shqiptare të asaj kohe dhe, i pari ndër të gjithë ishte Fishta, gjë që provon qartë dhe në mënyrë elokuente: ç’rëndësi i jepnin këto personalitete arsimit dhe shkollës. Ja një listë e emrave gjithë prestigj që nuk mund të mos bëjë përshtypje:
    At Leonardo De Martino (arbëresh) (1830-1923), poet;
    At Ndue Bytyçi (1847-1917) poet, studiues i pedagogjisë:
    At Anton Xanoni (1863-1915) shkrimtar, autor tekstesh shkollore dhe përpilues antologjish letrare;
    Dom Ndre Mjeda (1866-1937), poet dhe filolog;
    At Pashk Bardhi (1870-1948), shkrimtar;
    At Shtjefen Gjeçovi (1874-1948), etnolog, studiues i të drejtës zakonore:
    At Gjergj Fishta, (1871-1940), poet;
    At Anton Harapi (1888-1946), orator, publicist;
    At Justin Rrota (1889-1964), linguist;
    At Marin Sirdani (1885-1962), shkrimtar dhe historian;
    At Bernardin Palaj (1894-1949), etnolog dhe poet;
    At Pal Dodaj (1880-1951) publicist;
    At Donat Kurti (1903-1983), etnolog dhe pedagogjist;
    At Benedikt Dema (1904-1960), shkrimtar dhe publicist;
    At Gjon Shllaku (1907-1946), filozof dhe pedagogjist;
    At Daniel Dajani (1916-1947), publicist.
    Këto dhe personalitete të tjera fetare, që janë pjesë përbërëse e botës së kulturës shqiptare dhe që ngjallin respekt për veprën e tyre fetare dhe për impenjimin e tyre të ndritur në lëmin e artit dhe të kulturës, nga ana tjetër kanë kontribuar, dhe jo pak, për të përvijuar dimensionin patriotik dhe shoqëror të institucioneve shkollore; ata e kishin bërë të vetën thënien e Kantit “arsimi është pesha më e madhe që mund të vendohet mbi supet e një njeriu”. Dhe këtë detyrë të rëndë, të vështirë por fisnike ata e kryen deri në fund me dinjitet e seriozitet.
    Dhe ç’është e vërtetë, që angazhimi i tyre konsekuent dhe fort i kualifikuar që dha dorë të formohej ajo gjeneratë intelektualësh e asaj Shqipërie që, më 1912, nisi të ecte me këmbët e veta. Por kjo përpjekje nuk u vu në jetë pa pengesa.
    Mbas pengesave të nxjerra nga pushtimi turk, kjo vepër, me kalimin e kohës, u desh të përballonte edhe sulmet e një materializmi të anshëm dhe të një laicizmi kontingjent. Kësisoj, duke filluar nga viti 1932, kishte nisur fushata për shtetëzimin e shkollave private dhe fetare. Në prill 1933 u modifikua Kushtetuta dhe, si rrjedhojë, më 1934 u shtetëzuan dhe deri u mbyllën 23 shkolla private dhe fetare (nga të cilat 17, apo 74%, ishin shkolla të katolikëve), 57 shkolla të pakicave greke në jug të vendit, seminari i Kishës Ortodokse në Tiranë, Medreseja (shkolla e mesme fetare myslimane) e edhe të tjera.
    Qysh nga ajo kohë deri në mbylljen përfundimtare të të gjitha shkollave jo shtetërore kaluan fare pak vjet. Më 1945, në kuadrin e reformës shkollore që u bë me dashjen e diktaturës komuniste, u pre përfundimisht mundësia që të rihapeshin shkollat fetare dhe private. Kjo periudhë e dytë dhune zgjati gati gjysmë shekulli, gjatë së cilës u bë çmos për të heshtur faktet, të cilat tashmë janë pjesë e vetë historisë kombëtare shqiptare. Një fakt për të gjithë: si datë e themelimit të shkollës së parë shqiptare u shpall 7 Marsi 1887, dita kur u hap shkolla e Korçës. Viti 1861 u la me dashje në një harresë të padrejtë. Por kjo, falë Zotit, bën pjesë në një të kaluar tashmë të varrosur.
    http://www.zemrashqiptare.net/news/id-30543/Amik_Kasoruho:_Kisha_katolike_dhe_shkolla_shqipe.html

    Përgjigjjuni

  34. Kastrioti  --  10 Janar, 2013 në 9:54 am

  35. kristina  --  22 Shkurt, 2013 në 11:23 pm

    nese kjo eshte e vertete atehere eshte nje gje shume e mire dhe pak rendesi ka nese ne ate shkolle eshte mesuar per xfe apo nje tjeter. ketu po lobohet per vlerat e gjuhes shqipe dhe 300 vjet histori jane goxha. ne e dime mjaft mire, me pak logjike se gjuha jone per te mbijetuar ka bere shume rruge. nuk mund te thuhet se atje eshte mesuar gjuhe shqipe e mirefillte, por dicka sigurisht ka patur.

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>