Elseid Hysaj, talenti 18-vjeçar titullar te Empoli

Postuar në: Sport |

Elseid Hysaj është talenti më i fundit shqiptar që po shkëlqen në kampionatin italian të futbollit. Mbrojtësi shkodran, ish-futbollist i kombëtares U-17, ka debutuar vetëm dy javë më parë në Serinë B, por që atëherë nuk ka dalë me nga formacioni i skuadrës së Empolit.

I aktivizuar në minutat e fundit të ndeshjes kundër Lançiano,  kur rezultati ishte 3-0, mbrojtësi 18 vjeçar ka fituar besimin e trajnerit Mauricio Sarri, i cili e ka aktivizuar si titullar në tre ndeshjet e radhës, kundër Modena, Bari dhe Pro Verçeli. Në total kanë qenë katër fitore për skuadrën e Empolit, që është ngjitur nga vendet e fundit në klasifikim në mesin e tabelës, ndërsa lojtari shqiptar tashmë është bërë pjesë e pandashme e formacionit titullar.

Vlerësimet për futbollistin nuk kanë munguar dhe që tani Hysaj shihet si një mbrojtës me të ardhme të sigurt. Për lojtarin është interesuar shpesh Lacio, falë Igli Tares që dëshiron ta ketë afër atë, por Empoli ka refuzuar ofertën e kryeqytetasve që dy vite më parë, duke vendosur të mbajë lojtarin që e sheh si një investim të sigurt.

Për LajmeShqip, vetë futbollisti ka treguar këtë eksperiencë të këndshme që po kalon dhe debutimin në futbollin profesionist. “Kam luajtur edhe në sezonin e kaluar në Kupën e Italisë ndaj Firoentinës, por tani kam mundësinë të luaj me rregullisht me ekipin e parë. Padyshim që jam i kënaqur me mënyrën se si po shkojnë gjërat dhe shpresoj të vazhdoj në këtë rrugë. Kombëtarja? Nuk e fsheh që pres një ftesë nga përfaqësuesja, pasi fakti që aktivizohem në Serinë B në Itali do të thotë se mund të jem i vlefshëm për kombëtaren shqiptare”, u shpreh Hysaj.

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>