CEZ është zhvlerësuar artificialisht, nga 187 milion dollarë në 80 milion dollarë

5 Nëntor 2012, 17:36Politika TEMA
CEZ është zhvlerësuar artificialisht, nga 187 milion dollarë

Ministria e Ekonomisë ka filluar zyrtarisht negociatat me kompaninë CEZ, të cilat do të vendosin fatin e një prej sektorëve me të rëndësishëm të ekonomisë, atë të shpërndarjes së energjisë.

Por cilat janë skenarët e pritshëm të këtyre negociatave?

“Ka disa opsione, ka kalimin me administrator, ka dhënie të një kompanie të tretë, ka edhe opsion të dhënies vetë nga paketa kontrolluese të një kompanie tjetër, që mund të jenë ose shitjes, ose blerjet e kompanisë. Praktikisht nëse kalon në kompetencat e ERE-s, për mua do të ishte më e mirë vendosja e një administratori,” thotë Sokol Ramadani, kryetar i Entit Rregullator për Top Channel.

Vendosja e një administratori nga Enti, nënkupton rikthimin e kompanisë së privatizuar tre vjet më parë në pronësi dhe menaxhim tërësisht shtetëror.

“Administratori ka fuqinë e plotë dhe krijon një administratë dhe krijon mundësinë që kompania të bëhet më e zhdërvjellët në lidhje me menaxhimin. Për mua problematika më e rëndësishme për situatën është menaxhimi i mire. Duhet që të veprosh dhe të veprosh si në drejtim të arkëtimeve, ashtu edhe në drejtim të zvogëlimit të humbjeve,” thotë Ramadani.

Por ekspertët tremben se dështimi zyrtar i privatizimit mund të inkurajonte krijimin e një situate kaotike në treg, që do të përkeqësonte më shumë treguesit sakaq të shthurur të humbjeve dhe mosarkëtimeve të energjisë.

“Unë nuk e shoh të frikshme këtë, sepse ne i kemi provuar që mundësirat e administrimit nuk kanë qenë të këqija. Kemi mbërritur në një pozicion që ato kanë dështuar në mundësinë për realizimin e gjithë detyrave dhe targeteve, që janë vendosur në kontratën e privatizimit. Kjo bën që në një mënyrë apo në një tjetër të gjendet mundësia e zgjidhjes së situatës, nuk mund të rrihet në infinit,” tha Ramadani.

 

CEZ është zhvlerësuar artificialisht, nga 187 milion dollarë në 80 milion dollarë

Vlera e privatizimit të OSSH, ka qenë më e lartë dhe është zhvlerësuar qëllimisht nga qeveria. Akuzën ndaj qeverisë e bën deputeti socialist Arben Ahmetaj, i cili tregoi para mediave se çfarë ka ndodhur me këtë kompani para privatizimit me vlerën e saj dhe çfarë ka ndodhur më tej me pasurinë e kësaj kompanie dhe me borxhet e kësaj kompanie, të cilat janë në themel të dështimit të sistemit, por mbi të gjitha të ngarkesës të faturës së energjisë elektrike.

“Në vitin 2007 vlera e kompanisë ka qenë 187.5 milion dollarë afërsisht. Dhe ndërkohë po brenda vitit 2007 i është bërë një vlerësim kompanisë nga një kompani e kontraktuar nga qeveria shqiptare, e cila po ta shikoni këtu qartë e ka ulur vlerën e kompanisë gati 2 herë e gjysmë.

Pra, ka shkuar nga 187 milion dollarë në 80 milion dollarë. Ky është momenti i vlerësimit ose më mirë i zhvlerësimit në fakt i pasurisë së kompanisë OSSH. Grafiku, tregon se është ulur vlera OSSH me qëllim për ta shitur, për ta falur ashtu siç rezultoi me 102 milion euro. Në grafik tregohet si ka vijuar kapitali i CEZ në vite për shkak të transferimeve dhe jo investimeve, kapitali në vite ka shkuar 132 milion dollarë, ka shkuar në vitin 2009 264 milionë dollarë. Por çfarë ka ndodhur, për shkak të keqmenaxhimit dhe për shkak të humbjeve, me pasurinë më të madhe të shqiptarëve në këto vite. Ajo është zvogëluar 10 herë.

Është zvogëluar në vitin 2010 në vetëm 26 milionë dollarë dhe ka vazhduar në vitin 2011 të reduktohet në 13.4 milionë dollarë dhe nga të dhënat operative që kemi për vitin 2012 kompania po kalon në pasuri negative, në kapital negativ. Që do të thotë pasuria e shqiptarëve për shkak të keqmenaxhimit dhe për shkak të një privatizimi të dështuar ka përfunduar negative.

Kjo është një nga arsyet themelore pse faturat e tyre të energjisë elektrike janë aq të larta, 200% më të larta se në vitin 2005. Ky grafik tregon qartë çfarë ka ndodhur me këtë pasuri të shqiptarëve,” tha Ahmetaj.

“Një grafik i dytë shumë i rëndësishëm, gjithashtu, për të treguar se çfarë ka ndodhur me keqmenaxhimin, çfarë ka ndodhur me papërgjegjshmërinë dhe mosmonitorimin. Çfarë ka ndodhur me kompaninë CEZ ndër vite?! Janë borxhet, detyrimet e kompanisë ndaj të tretëve. Ndërkohë që pasuria, kapitali, ka kaluar në negative, shikoni në grafik çfarë ka ndodhur me borxhet, shikoni se çfarë ka ndodhur me detyrimet e kësaj kompanie. Detyrimet e kësaj kompanie sot janë 443 milionë dollarë. Në vitin 2007 kanë qenë vetëm 179milionë dollarë. Pra, detyrimet janë trefishuar. Kjo gjithashtu është një nga arsyet pse faturat e shqiptarëve janë shumë të ngarkuara dhe të larta. Sot shqiptarët paguajnë 200% më tepër për shkak të asaj që ju shikohet në grafikun e detyrimeve, të borxheve të kësaj kompanie dhe të pasurisë së kësaj kompanie që ka përfunduar negative dhe që një vit përpara privatizimit është zhvlerësuar me qëllim për ta falur këtë kompani tek CEZ Shpërndarje.

Zhvlerësimi i kompanisë është bërë i qëllimtë për ta shitur me një vlerë tejet të ulët, ashtu siç rezultoi kompania u shit 102 milion euro, ndërkohë që kishte 800 mijë abonentë. Sot kompania e ka vlerën e kapitalit të pasurisë së vet negative.

Një pasuri e shqiptarëve e shkrirë ndër vite për shkak të keqmenaxhimit dhe të papërgjegjshmërisë të së qeverisë. Në një vendim të saj Ministria e Ekonomisë aprovon uljen e vlerës përpara privatizimit për shkak të raportit të kompanisë së kontraktuar nga qeveria shqiptare. Pra, shqiptarët e kuptojnë shumë mirë se privatizimi i dështuar ka pasur edhe një paralajmërim, uljen e vlerës reale të kompanisë. Ulje e qëllimtë e vlerës reale e kompanisë për ta shitur atë me një çmim sa më të ulët. Sot rezultantja është dështimi i privatizimit, kolapsi i sektorit dhe një faturë 200% më e shtrenjtë se ajo e vitit 2005”.

8 komente në “CEZ është zhvlerësuar artificialisht, nga 187 milion dollarë në 80 milion dollarë”

  1. Agroni says:

    SALI SERB QELBESIRA 1992-2013. RIH – REST IN HELL SALI QELBESIRA.
    NE 2013 DO TE KETE LUFTE CIVILE SI NE 1997.

      1. Agroni says:

        Si gjithenje klanistet e Sali Serb Lavires nuk kane as ide, ideale apo qendrime te arsyetuara argumentesh por mbeshteten tek injoranca e shpelles se Vicidolit. DC eshte nje nga k’to blogerat e administrates qe do ti vjere fundi ne 2013. Dhe kjo nuk eshte hamendje por nje fakt qe do te ndodhe. Per kete dc te jeni te sigurte.

        1. Argita_B says:

          Agroni,
          nuk jam dakort me parashkruajtesin, po nje gje eshte e sigurte, Ahmetaj me pershkrimin qe i ka bere situates se CEZ, duket qe ka mbaruar shkollen e Partise, pasi vetem per ekonomi nuk mund te flasi.
          Kjo qe shkruhet me siper eshte thjeshte propogande partish e asgje me shume e nuk duhet folur me sy mbyllur.
          Ahmetaj harron (me dashje apo jo kete se di) kur pasqyron vleren e kesaj kompanie te permendi perqindjen e humbjeve ne shperndarje nga viti 1998-2005 kur ne qeveri nuk ishte Berisha.
          Te siguroj se kush mer sadopak mundimin te lexoje e te investigoje vet, konstaton se kane qene katastrofike, e qeverite socialiste me Engjell Cuçin, Dritan Priftin, Andis Harasanin ne krye te Keshit nuk arriten kurre te ulin humbjet ne shperndarje.
          Kesh ka mbi 22 vite qe keqmanaxhohet e nuk eshte vetem qeveria e Berishes fajtore per kete, dhe pse ajo eshte pjese e korrupsionit 22 vjeçar.
          Ahmetaj flet pasi ben vetem monologje, pasi nese ka nje specialist te vertete perpara tij, nuk mund te flasi me ate papergjegjeshmeri qe ben, pasi kjo quhet mashtrim.

          1. Agroni says:

            Argita,

            2013-ta. Tik tak, tik tak, tik tak…Sali Serbin me shoke. Bam bam bam bam bam bam bam…

        2. bamba says:

          Agron , mos i trazo plehrat , se na mbyti era ….

  2. agustin says:

    duket se po punojne per ps keta te cez .Se po ndershkojne kliente qe po paguajne rregullisht nen preteksin e atyre qe nuk paguajne .Dhe me e keqja se nuk kane bere investime ne rrjetin shperndares te energjise .Po jane mesuar duke fituar pa bere investime .Kemi shume per te thene per cez se pretendon per humbjet ,qe e demtoka ate ekominikisht .Po demtimet ekonomike te klientave qe paguajne e qe jane pa energji kush ua paguan ?Kujtojne se klientet jane injorante se si funskionon sistemi i shperndarjes e plotesimit te kushteve kontratuale mes klientit e cez .Se ne vendet e tjera nese ngelen pa energji kompania shitese e energjise elektrike i ben rimbursimin e demit ekonomik.Keta po lene pa uje e pa buke klientet e rregullt qe paguajne .Po edhe pushtetet lokale prefekte e nenprefektet nuk ndjehen askun pa le me deputet qe sduken me prane elektoratit .

  3. Anti talebani says:

    Faji eshte i te gjitheve.

    Shteti ka fajin qe nuk mbeshteti CEZ ne mbledhjen e arketimeve dhe duke ditur problemet e arketimeve, shkon dhe i ve nje gjobe stratosferike qe vetem sa e perkeqeson situaten. CEZ eshte nje konglomerate e suksesshme ne te tera vendet ku ushtron aktivitet, pervec Shqiperise. Kjo do te thote se ketu ska gjetur frymen e duhur per te bere biznes.

    CEZ bleu tregun lire por mori gjithashtu dhe gjynahet e shtetit, pasi mendoj se ketu eshte si ne te tera tregjet, por i beri kalkulimet gabim.

    Tani do vuaje dhe ajo pjesen e vete ne kete katrahure. Por me te humburit do dalin vete populli. Sali Berisha sdo tja dije se si i ecen biznesi CEZ, por do votat, dhe votat merren nga ajo popullate qe spaguan. Por nuk merr parasysh pasojat nese CEZ iken nga tregu. Nuk merr parasysh pasojat e votes se shtetit Cek, kur te vije puna per ta votuar. Nuk merr parasyush shtrenjtimin qe do vije ne faturat e popullit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje