Barack Obama RIZGJIDHET si president i SHBA. Rezultatet live më poshtë

Postuar në: Aktualitet,Kryesore,Politika |

(E PERDITESUAR)- Presidenti Barack Obama është rizgjedhur si president i Shteteve të Bashkuara.

Ai ka mundur sfidantin republikan, Mitt Romney duke fituar një mandat të dytë.

Sipas BBC, tani që kanë dalë rezultatet në shumicën e shteteve, Obama ka siguruar 270 votat e nevojshme në Kolegjin Elektoral për tu shpallur fitues.

Duke folur përpara mbështetësve të tij në Chicago, Obama falenderoi sfidantin e tij për fushatën e fortë.

Ai u angazhua se do të punojë me liderët repblikanë në Kongres.

Kurse Mitt Romney e pranoi humbjen.


Ndiqni rezultatet direkt në linkun e mëposhtëm

http://elections.huffingtonpost.com/2012/results


Kronika e zgjedhjes ore pas ore

07:14

Zoti Romney pranon humbjen para përkrahësve të tij në Boston

06:09
Rezultatet paraprake tregojnë se Presidenti Barak Obama ka mundur rivalin e tij republikan Mit Romney.
Sipas rezultateve të raportuara deri në mesnatë sipas orës së kryeqytetit Uashington, demokrati Barak Obama ka siguruar 290 vota elektorale dhe zoti Romney ka marrë 203 vota.

Sipas rezultateve paraprake, zoti Obama ka siguruar fitore në mbi 20 shtete si dhe në kryeqytetin e vendit Uashington. Presidenti fitoi në shtete të rëndësishme si Ajova dhe Pensilvani. Zoti Romney siguroi fitore në shtetin e lëkundur të Karolinës së Veriut dhe në Indiana. Për momentin ende nuk mund të parashikohet rezultati për shtetet Florida dhe Virxhinia.
05:56

Përkrahës të Presidentit Obama në Çikago

05:42
Rezultatet paraprake tregojnë se Presidenti Barak Obama ka mundur rivalin e tij republikan Mit Romney.
Në llogaritjet e fundit del se demokrati Barak Obama ka siguruar deri tani 275 vota elektorale dhe zoti Romney ka marrë 203 vota.
05:36
Presidenti Barack Obama fiton shtetet e Ohajos dhe Ajoas. Numri i votave elektorale është 268 për zotin Obama dhe 203 për kandidatin republikan Mitt Romney.
05:17
Sipas parashkimeve të fundit,Presidenti Obama ka fituar shtetet e Kalifornisë (55 vota elektorale), Uashingtonin (12 vota elektorale), Havain (4 vota) dhe Minesota (10 vota elektorale) dhe Uiskonsin (10 vota elektorale). Kandidati republikan Mitt Romney ka fituar në shtetin e Karolinës së Veriut (15 vota). Deri tani votat elektorale janë 193 për zotin Romney dhe 239 për zotin Obama. Shtetet e Floridës, Ohajos dhe Virxhinias janë ende të papërcaktuara.
04:52

Rep. Eric Cantor, R-Va., speaks to the crowd at the Republican Party of Virginia post-election event at the Omni Hotel in Richmond, Virginia, Nov. 6, 2012.

04:51
Presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara do të duhet të punojnë me një Dhomë të Përfaqësuesve të kontrolluar nga republikanët.

Kjo do të thotë që ligjvënësi republikan John Boehner nga shteti i Ohajos ka të ngjarë të mbajë postin e tij si kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve, ndërsa ligjvënësi Eric Cantor nga shteti i Virxhinias priet të mbetet udhëheqësi i shumicës.

Nga 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve demokratëve do t’u duhej të fitonin 25 vende për të marrë kontrollin.

Disa gara kyçe për në Senatin e SHBA ende janë pa rezultat, edhe pse demokratët korrën disa fitore kyçe në Massachusetts, Ohajo dhe Indiana.

Zgjedhësit votuan për 33 vende në Senatin prej 100 vendesh të kontrolluar aktualisht nga Partia Demokratike. Republikanëve do t’u duhej të fitonin 4 vende për të marrë kontrollin e Senatit.
04:50
Kandidati republikan, Mitt Romnet fiton në shtetin e Arizonës që ka 11 vota elektorale. Rezultati i deritanishëm sipas parashikimeve është 171 vota elektorale për zotin Romney, 148 për Presidentin Barack Obama.
04:29
Sipas parashikimeve të deritanishme, kandidati republikan Mitt Romney ka fituar 160 vota elektorale, ndërsa zoti Obama 143. Zoti Romney ka fituar shtetin e Jutas (6 vota elektorale), ndërsa zoti Obama shtetet e Pensilvanisë dhe Nju Hamshër, që konsideroheshin shtete të lëkundura.
03:43
Deri tani ish-guvernatori i Masaçusetsit Mitt Romney ka një epërsi të dukshme me 153 vota elektorale, ndërsa Presidenti ka deri tani 123 vota elektorale. Deri tani rezultatet kanë qenë pak a shumë të parashikueshme. Kandidati republikan ka siguruar fitore në shtete që anojnë tradicionalisht nga e djathta republikane, Nebraska, Wyoming, Kentaki, Virxhinian Perëndimore, Indiana, Karolinën e Jugut, Oklahoma, Xhorxhia dhe Tenesi, Teksas, Misisipi e të tjerë. Po ashtu presidenti Obama ka siguruar fitore në shtete që tradicionalisht votojnë për demokratët si Nju Jorku, Nju Xhërsi, në Vermont, shtetin e tij Ilinois, Konektikat, në kryeqytetin e vendit Uashington, Delauer, Rod Ajlënd, dhe Meriland.

Gara bëhet gjithmonë interesante në shtete të pavendosura, pasi këto janë shtete që mund ta përmbysin rezultatin. Presidenti Obama siguroi një fitore të rëndësishme në shtetin e lëkundur Miçigan, që i shtoi atij 16 vota elektorale. Shtete të rëndësishme që po ndiqen me kujdes në këto minuta janë Florida, Virxhinia, dhe Ohajo. Për të siguruar Shtëpinë e Bardhë duhen gjithësej 270 vota elektorale.
03:26
Një fitore e rëndësishme për Presidentin Obama në një shtet të lëkundur në këto zgjedhje – Miçiganin. Kandidati demokrat siguroi 16 vota elektorale me fitoren në Miçigan, duke arritur një total prej 80 votash elektorale, ndërkohë që rivali i tij republikan ka aktualisht 84 vota elektorale.
03:16
Kandidati republikan Mitt Romney e ka zgjeruar epërsinë e tij të momentit, me dy fitore në shtetet Alabama dhe Arkansa. Këto dy shtete i japin zotit Romney 15 vota elektorale të tjera, duke e çuar totalin e momentit në 82 vota elektorale për kandidatin republikan dhe 64 për Presidentin Obama. Për të siguruar Shtëpinë e Bardhë duhet një minimum prej 270 votash elektorale.
02:43
Rezultatet më të fundit i japin një avantazh të vogël kandidatit republikan Mitt Romney në garën për Shtëpinë e Bardhë. Zoti Romney ka deri tani 67 vota elektorale, ndërsa Presidenti Obama ka siguruar 64. Kandidati republikan ka fituar deri tani në Kentaki, Virxhinian Perëndimore, Indiana, Karolinën e Jugut, Oklahoma, Xhorxhia dhe Tenesi.

Presidenti Obama ka fituar në Vermont, shtetin e tij Ilinois, Konektikat, në kryeqytetin e vendit Uashington, Delauer, Rod Ajlënd, dhe Meriland. Ende i pakonfirmuar rezultati në Mejn, megjithëse për momentin duket se anon nga Presidenti Obama. Për të siguruar fitoren nevojiten 270 vota elektorale.
02:18
Përveç votave për të zgjedhur Presidentin amerikan dhe anëtarë të Kongresit, amerikanët hedhin sot votat edhe për 170 nisma të ndryshme, që mbulojnë propozime që nga e drejta e abortit e deri tek e drejta për vetëvrasje me asistencë. Shumë nga këto çështje janë po aq të rëndësishme për votuesit sa edhe zgjedhjet presidenciale.

Votimet në Meriland

Nismat hidhen në votë kur plotësohet një numër i caktuar votuesish që, përmes një peticioni, kërkon zhvillimin e një referendumi.

Votuesit në tre shtete – Oregon, Kolorado dhe Uashington po votojnë në një referendum për legalizimin e marijuanës. Në Meriland, votuesit marrin pjesë në tre referendume: legalizimi i martesave mes homoseksualëve, e drejta e imigrantëve të paligjshëm për të paguar studimet e larta me çmimin e reduktuar si shtetasit e tjerë të Merilandit, si dhe propozimi për të hapur një kasino në këtë shtet. Në Kaliforni votuesit do të vendosin për të eliminuar apo jo dënimin me vdekje, ndërsa në Florida votuesit do të vendosin nëse të lejohen apo jo fondet publike për aborte.
02:05
Rezultatet e para kanë filluar të shpallen dhe deri tani ish-guvernatori i Masaçusetsit Mitt Romney ka fituar në tre shtete: Kentaki, Indiana dhe Virxhinian Perëndimore, ndërsa Presidenti Barack Obama në shtetin e Vermontit. Përsa u takon votave elektorale, gjithsej zoti Romney ka deri tani 24 vota elektorale, ndërsa zoti Obama 3.

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

33 Pergjigje per Barack Obama RIZGJIDHET si president i SHBA. Rezultatet live më poshtë

  1. BERISHA LARGOHU, DO TE VOTOJ KUNDER PS-SE, LSI-SE, PD-SE AK-SE, DHE ASAJ PDIU-SE.  --  7 Nëntor, 2012 në 2:18 am

    I would like to see Romney wining this election.

    Përgjigjjuni

    • Votren  --  7 Nëntor, 2012 në 7:41 am

      Me sa duket kesaj radhe ke mbet i zhgenjyer!

      Përgjigjjuni

    • Cakalli7  --  7 Nëntor, 2012 në 8:13 am

      pse apo qe bechtelli ta na beje edhe nja 2 rruge te tjera “patriotike” qe te zhytemi ne borxh akoma me shume tek arabet edhe ta bejme cdo rruge 1 xhami?

      Përgjigjjuni

    • coku  --  7 Nëntor, 2012 në 9:22 am

      URIME OBAMES DHE popullit amerikan! do te duhet shume kohe per mua qe amerika te harroje katrahuren qe gatoi bushi dhe republikanet, vjedhjen e votave, kolapsin ekonomik, lufterat neper bote. ata treguan se duan nje bote me te mire duan paqe! ZOTI E BEKOFTE AMERIKEN! per me sakte shikoni ketu.

      Përgjigjjuni

    • Albana Lole, USA  --  7 Nëntor, 2012 në 9:32 am

      ‘We have fought our way back’
      BARACK OBAMA RE-ELECTED
      http://fashionguests.blogspot.com/2012/10/happy-20th-anniversary-barack-and.html

      Përgjigjjuni

    • Nordi  --  7 Nëntor, 2012 në 1:58 pm

      Aman, se dhe Fatmir Mediut nuk i doli parashikimi. Do jete merzitur shume ky “republikani” yne.

      Përgjigjjuni

  2. tourkofagos  --  7 Nëntor, 2012 në 6:19 am

    Fitoren e vendosen homoseksualet, mexikanet e zezaket. Fitore e madhe per ne greket!

    Përgjigjjuni

    • Starqidhia  --  7 Nëntor, 2012 në 9:57 am

      Nuk e kuptoj si pranoi Romney humbjen?!!!! Cdo te thot kjo per nje “mik” te korrakut Sali Birishi!!!

      Përgjigjjuni

    • gladiatore  --  7 Nëntor, 2012 në 11:15 am

      Ti kokeqyp nuk punon se te paguan greku mbaje se ju ju pelqen ta merrni!!!
      injoranza jote eshte si muti ne fytyren tende!!! o ty te paguajne ne gazeten tema per te kundershtuar!!! edhe per te ditur mendiment e komentuesve!! Ne paskemi te bejme me nje grek ne forumin e tems

      Përgjigjjuni

  3. raimondi  --  7 Nëntor, 2012 në 6:20 am

    Obama fitoi ….

    Përgjigjjuni

  4. Tan_Tironci  --  7 Nëntor, 2012 në 6:56 am

    OBAMAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA YEEEEEEEEEEEEEEESSSSS.

    Përgjigjjuni

  5. Lil Toronto  --  7 Nëntor, 2012 në 7:10 am

    Suksese presidentit Obama.

    Përgjigjjuni

  6. Labi Vlore  --  7 Nëntor, 2012 në 8:22 am

    Ben Chicago dje si nje qytetar i dhjere Amerikan(me falni,qytetar i denje Amerikan)votoi ne Chicago.Per ke mund te kete votuar do thoshit ju??Vota dihet,ka votuar per Berishen,se ai eshte Demokrati me i amdh en Bote.Shikoni Demokratasit si jane kunder Obames.Dhe te mendosh qe Obama eshte pro emigranteve.Ka premtuar nje ligj te ri kete mandat te dyte,per emigrantet pa Letra ne Amerike,por Demokratasit jane me Romney-n qe donte te debonte te gjithe fatkeqet pa letra ne ate shtet,ne perputhje me filozofine e Republikanve qe jane kunder emigranteve.Dhe Shqiptaret Demokratas pa dokumenta ne Amerike ishin me Romney-n dhe ne pergjithesi tifozojne per Republikanet,te cilet masakrojne emigrantet me ligje kunder tyre.Gjithashtu edhe PD-ja e Saliqenit eshte me Republikanet anti-emigrante.Ngaqe PD-ja e Shqiperise eshte pro-Republikane edhe Shqiptaret e Amerikes qe jane me PD-ne en Shqiperi,jane me Republikanet,pavaresisht se keta te fundit,i konsiderojne jashtqitje.Ka ndonje koment se perse Shqiptaret e Salistanit vuajne nga sindroma e Stokholmit??Tifozojne per ate qe i dhunon.

    Përgjigjjuni

  7. nxenes-e  --  7 Nëntor, 2012 në 9:14 am

    -Obama ky kolos i politikes boterore qe shpreh vetem miresi ne shpirt jo vetem per popullin amerikan por edhe me gjere fitoi.Kjo eshte nje fitore
    edhe e jona, pasi merr kuptim e ardhmja 4-vjecare e politikes boterore.
    Mori vleresimin e popullit se punoi per te.
    -Sinqerisht e uroj per fitoren.
    -Uroj te vije nje dite e bardhe edhe per shqiptaret.
    Uroj qe populli yne te reflektoje ,per te zhdukur nga politika shqiptare plakun-germuq dhe zombit rreth tij(qe po e asimilojne kete popull ne c’do drejtim dhe qe duan vetem gjak).
    Me respekt.

    Përgjigjjuni

    • Cakalli7  --  7 Nëntor, 2012 në 9:27 am

      avash se po behesh si nafija e shokut sillo

      Përgjigjjuni

      • Eri  --  7 Nëntor, 2012 në 9:59 am

        Me gjithe mend shume patos ne kete koment nxenese. Obama eshte nje politikan popullor dhe me teper i dashur ne Europe e Azi, por te lexosh voten popullore, Amerika eshte pothuajse i ndare. 1.5-2 pike diference ne 140 Milion vota, do te thote nje diference maksimumi 2-3 milion vota me shume.
        Gjithesesi urime Obames per fitoren, per Shqiperine pak gjera ndryshojne.

        Përgjigjjuni

  8. elton  --  7 Nëntor, 2012 në 9:15 am

    Romney humbi, po akoma nuk eshte thene fjala e fundit. Ajo e Ristanit. Thuhet qe Ristani eshte nisur per Amerike…

    Përgjigjjuni

    • coku  --  7 Nëntor, 2012 në 9:21 am

      e forte kjo!

      Përgjigjjuni

    • fule  --  7 Nëntor, 2012 në 10:01 am

      Ka gjykate aty. Vetem po cove edhe Sashenkat pasta, keq puna

      Përgjigjjuni

      • Nordi  --  7 Nëntor, 2012 në 2:03 pm

        Sashenka eshte mire, po Toma c’i bene Obames. Ai eshte gjykates. Nje Green card per cunin e Tomes dhe e rregullon ai kete pune.

        Përgjigjjuni

  9. coku  --  7 Nëntor, 2012 në 9:21 am

    URIME OBAMES DHE popullit amerikan! do te duhet shume kohe per mua qe amerika te harroje katrahuren qe gatoi bushi dhe republikanet, vjedhjen e votave, kolapsin ekonomik, lufterat neper bote. ata treguan se duan nje bote me te mire duan paqe! ZOTI E BEKOFTE AMERIKEN! per me sakte shikoni ketu

    Përgjigjjuni

  10. Vili  --  7 Nëntor, 2012 në 9:26 am

    Amerika thot ky link ka mbajtur komunizmin dhe Enver Hoxhen ne pushtet. http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww

    Përgjigjjuni

    • Tom  --  7 Nëntor, 2012 në 10:30 am

      Nuk e kam hapur linkun por mendoj se eshte burgaxhiu Agim Hamuti!

      Përgjigjjuni

  11. Liku nga Vlora  --  7 Nëntor, 2012 në 9:31 am

    Nga Bedri ÇOKU

    Ky qe paralajmërimi i menjëhershëm i Sigurimit të Shtetit, sapo Gjykata Kushtetuese, në të cilën militojnë njerëzit e gardës së vjetër të Ligjeve të Diktaturës, pezulluan Ligjin e Lustracionit. Me këtë rast ata i treguan edhe një herë popullit shqiptar, se: Ne, demokratët e majtë, me parime komuniste, po nuk na eci politika e bindjes, përdorim edhe forcën, edhe paratë!.

    Ndaj themi:

    - Sali Berisha, hesht!

    - Edhe ti popull, që të nënshtruam 45 vjet me regjimin tonë komunist, hesht!

    - Ndërsa ju, o të munduar, të djegur e të përvëluar nga diktatura e jonë e proletariatit, kot e keni! Kurrë dhe asnjëherë nuk do të bëhet për ju deti kos, sa kohë do të jemi ne, komunistët e Perandorisë sllave e greke, me pushtet ! Ne, që ju kemi vrarë e varur me litarët e proletariatit, ne, që ju morëm pasurinë dhe ju mbyllëm burgjeve e internimeve, ju lamë pa familje, pa fëmijë, pa dritë e dituri…

    Ndërsa të Drejtat e Njeriut që i trumbetojmë me të madhe, i trumbetojmë për veten tonë, jo për ju që ua shkelëm e ua përgjakëm ato mbi telat e burgjeve e plumbat e kallashnikovit …

    Nuk ka si të ndodhte ndryshe, përderisa jemi kudo, grusht bashkuar … Përderisa jemi kuadro të aftë, komunistë që ndërtojmë kapitalizmin, sistemin e borgjezisë, dikur armiken e përjetshme të sistemit tonë të diktaturës së proletariatit…

    Prandaj bërtasim fort, së bashku me miqtë tanë:

    - Sali Berisha hesht!

    - Ti, popull shqiptar, hesht!

    RRNO PËR ME TREGUE!…është amaneti sublim për të gjithë kohën që jetuam NËN TERRORIN KOMUNIST… Dhe unë do vazhdoj të tregoj…

    Askush nuk do ta besonte atëherë, Halim Xhelon (Koçia), i burgosur politik në burgun e Burrelit, ish- korifeu i Sigurimit të Shtetit e të Ushtrisë, kur një ditë prej ditësh ai shpërtheu pa pritur ndaj bashkëvuajtësve të vet, në dhomën e izolimit, ku jetonin prej vitesh:

    - Më falni, por ju, pro- perëndimorët, antikomunistët jeni budallenj që shpresoni ende kaq shumë rrëzimin e sistemit komunist në Shqipëri, me ndihmën e Amerikës e të Evropës Perëndimore. Më vjen keq që po ua them, por më mirë ta dini nga unë këtë gjë. Sepse kush e di si vete fati im. Por, ngaqë i kam parë nga afër të dy sistemet, vazhdoi me këmbëngulje, padyshim që komunizmi është më i poshtëri që ka njohur njerëzimi. Vërtet, kapitalistët kanë parime, por ato i zbatojnë vetëm kur u intereson atyre. Mjafton tu çosh ujë në mulli dhe nuk duan tia dinë cili je, komunist, kriminel, hajdut a ku ta di unë… Por ajo që desha tju thosha nuk është e rëndësishme vetëm për ju, por për të gjithë shqiptarët. E di që nuk do të më besoni, por nuk është dhimbja ime kjo. Mua më dhimbsen fëmijët, njerëzit e mi, natyrisht edhe shqiptarët që po vuajnë sot nga mashtrimi i doktrinës komuniste. Por më e dhimbshme do të jetë, për mendimin tim, e nesërmja, kur shqiptarët do të zhgënjehen akoma më shumë nga ata, të cilët prej dekadash i quajnë miq për kokë. Unë uroj: mos ndodhtë kurrë kjo që po them! Dhe, mos qoftë e vërtetë kurrë, ajo që do të them! Por jam i detyruar të flas, sepse nuk duroj dot më, kur shoh e dëgjoj përditë të shpresoni kaq shumë nga Amerika dhe Evropa Perëndimore. Ata as na kanë dashur, as na duan, të paktën siç mendoni ju. Ndryshe nuk do ta kishin lënë kështu Shqipërinë, nën protektoratin e ortodoksisë sllave. Ose do ta kishin ndihmuar të paktën për tu ndarë një orë e më parë nga robëria e pamëshirshme komuniste. Unë jam nacionalist, por jo si babai im. Ai jeton në Amerikë, sepse është antikomunist. Dhe unë e adhuroj për këtë. Por e dua më shumë edhe për mençurinë që po tregon, kur nuk u beson amerikanëve për të ardhur me të tjerët, gjoja për të çliruar Shqipërinë nga diktatura komuniste. Dhe ta pësonte si të gjithë ata që u vranë e po vriten nga tradhtia e një farë Kim Fildi… i sajuar. Unë e di që ju nuk i besoni këto që po them, ngaqë jam komunist dhe, si i tillë, mendoni ju, i urrej amerikanët dhe anglezët, urrej perëndimorët … Nuk them se gjykoni gabim për mua. Por ama, për deri sa jemi së bashku që vuajmë këtu, në burg, vite të tëra, të paktën më besoni, në fund të fundit që jam shqiptar. Më besoni që Shqipërinë dhe shqiptarët i dua, pavarësisht nga rruga e gabuar që zgjodha për ti shërbyer vendit. Më besoni pra, pse po trembem që edhe po të përmbyset komunizmi, këta miqtë e kahershëm të Shqipërisë do të vazhdojnë të bashkëpunojnë ende më shumë me komunistët dhe sigurimsat e sotshëm dhe jo vetëm kaq, por sdo të lejojnë që këtyre tu hyjë gjemb në këmbë. Trembem sepse di diçka më tepër nga cilido prej jush. Di këtë që, sigurimi i brendshëm dhe i jashtëm shqiptar punon për interesat e Perëndimit. Ka kohë që punon për interesat e tij, por pas vitit 1967 është angazhuar tërësisht dhe poshtërsisht kundra shqiptarëve dhe Shqipërisë. Nuk ka krim më të madh që ta detyrosh një popull evropian të sillet e të mendoj si kinez, sepse është në interes të amerikanëve dhe globalizmit amerikan, nuk ka ligësi më të madhe të shkatërrosh besimin tek Zoti, sepse kështu u intereson amerikanëve, që arabët të besojnë se komunizmi është sistemi i vetëm kundra zotit. Dhe për këtë, o ju myslimanë, shikoni Shqipërinë që sundohet nga komunizmi! Nuk ka krim njerëzor më të madh që, për interesat e gjeopolitike të Perëndimit dhe Amerikës ta lësh Shqipërinë dhe shqiptarët jashtë Bashkimit dhe Bashkëpunimit Evropian!… Por, atëherë, askush nuk e besoi Halim Xhelo Koçinë…

    Ndërsa, Arshi Pipa, ky shqiptar i madh, i cili doli nga burgu i Burrelit më 1959- tën dhe vuri kokën përsëri në rrezik, për ti shpëtuar kthetrave të regjimit, u strehua politikisht në Amerikë dhe arriti të punësohej atje profesor në Universitet, nuk duroi dot më, kur në Helsinki, në vitin 1975, u firmos Bashkëpunimi Evropian me të gjitha vendet Evropës, përfshi edhe ato të kampit komunist. Ndërsa Shqipëria jo. Ai shkoi përnjëherë vetë i tretë për të kontaktuar me punonjësit e departamentit të CIA- s, për të kërkuar shpjegim pse ishte ky indiferentizëm kaq i madh për popullin shqiptar që po vuante mbi 30 vjet nën regjimin barbar të komunizmit. E priti sefte një nga drejtorët e drejtorive të departamentit. Ai e dëgjoi me vëmendje dhe i zënë ngushtë nga arsyetimi i Profesorit shqiptar, kroi kokën ngaqë sdinte të justifikohej dhe tha. Po çtë bëjmë ne… kur ju keni mbuluar kokën me batanije dhe nuk lëvizni?!!. … “Nuk është e vërtetë, ia ktheu Profesori, populli im është i vetmi që ka bërë disa kryengritje kundra regjimit komunist… E fundit ishte ajo para dy vjetësh e të burgosurve politikë në kampin shfarosës të Spaçit, të cilët nuk i ndihmoi kurrkush. Ata kërkuan bashkimin me Evropën dhe vendet demokratike. Kërkuan çlirimin nga regjimi komunist… por i vranë, i sakatuan….

    Profesori mori vetëm përgjigjen e dy supeve që u ngritën padjallëzish dhe futën kokën e drejtorit midis tyre. Dhe iku nga ai. Kërkoi takim me shefin e madh të CIA- s… Edhe ai e priti me kënaqësi, por jo aq i padjallëzuar sa varësi i tij. E dëgjoi me vëmendje të madhe dhe në fund i buzëqeshi si njeriu më i ditur i botës.

    - Dëgjomë me vëmendje, more Profesor i nderuar, sepse vartësi im nuk ju ka thënë të vërtetën. Atë do të them unë. Por më parë më thuaj, ngaqë nuk jam fort i sigurt se sa popull jeni ju që jetoni në tokën, që quhet Shqipëri?

    - Jemi afërsisht 2 milion e gjysmë, gati 3 milion…

    - E, pra, dëgjomë mua, vërma veshin mirë, o Profesor i madh!… Sikur të ndodhë që ju shqiptarët, të shfaroseni të tërë sa jeni atje ku populloni atë tokë, kufi me Greqinë e Jugosllavinë, ne prapë do ta popullojmë atë me njerëz dhe prapë komunizëm do ta lëmë. Të këshilloj të rrish i qetë se do ti vijë koha Shqipërisë të ndryshojë si të tjerët, por ama vetëm kur të na interesojë neve dhe fqinjëve tuaj nderuar. Faleminderit për mirëkuptimin!

    Përgjigjjuni

    • babai  --  7 Nëntor, 2012 në 10:49 am

      O Liku nga Vlora,

      je stergjatur dhe je stergjatur shume ne kete koment duke share

      rregjimin komunist, E.hoxhen e popullin shqiptar qe e pranoi ate regjim.

      Akoma nuk e kuptoni se,

      1-E.Hoxhen e deshte 96% e popullit shqiptar dhe sot e do 70% e popullit.

      2-E.Hoxha nuk rezohej me fendat e pordhet e Arshi Pipes e te ndonje tjetri, sepse ne ate kohe vendin e ruante i gjithe populli i armatosur.

      Ato qe beri E.Hoxha per kete vend e kete popull nuk e ka bere asnje

      shqiptar deri tani,do apo sdo ti e te tjere. qe mbetet te futur ne

      shalet e Amerikes apo te ndonje shteti tjeter si agjente qe luftoni

      kunder interesave te Shqiperise,packa qe reklamoheni si patriote te

      medhenj.

      Përgjigjjuni

  12. dantes  --  7 Nëntor, 2012 në 9:58 am

    Z baze ajo qe parashikohej doli Barak Obama president sigurisht jemi te gezuar jo sepse doli ajo qe donim por sepse shqiperia ka nje shprese tjeter ate qe administrata e Obames ka kerkuar zgjedhje te lira te lira pra fundin e berishes besoj se vetem saliu nuk ka dashur te fitoje Obama harrova dhe flamuri te tjeret jane te gezuar . do te shikojme ne mbledhjen e qeverise qe saliu do te flase per aleance me shba bla bla bla. fitorja e Obames fundi i saliut

    Përgjigjjuni

  13. xhino  --  7 Nëntor, 2012 në 10:02 am

    Nese do isha qytetar dhe votues Amerikan,do votoja Obamen.Shume arsye,jam student vete,ne Europe,dhe e di sa eshte e veshtire eshte te perballosh taksat e Universitetit,Obama ka bere te mundur qe edhe shtresa me te ardhura modeste te kene shansin e arsimimit ne Universitete.Projektligji i Obama Care,i sulmuar nga republikanet,i cili reformon sistemin shendetsor Amerikan.Me kujtohet qe Obama ishte nje nga ata i cili kundershtoi projektligjet PIPA dhe SOPA,te cilet do vinin ne rrezik lirine e Internetit.

    Përgjigjjuni

  14. Ligor Luarasi  --  7 Nëntor, 2012 në 10:25 am

    DERI KUR?
    Tani te gjithe shqiptaret e kudondodhur kane kuptuar qarte se sa lark jemi ne shqipot nga nje proces zgjedhor si ky ku fitoi Z.Obama.
    Deri kur do vazhdojne katraurat tona per procesin e votimeve ne atdheun tone Shqiperi?
    Mbaresi Z.Obama per nje shtet me aq peshe, ne kete bote ku jetojme te gjithe njerzit e saj.

    Përgjigjjuni

    • Gigo  --  7 Nëntor, 2012 në 11:46 am

      Ke te drejte profesor. Ne jemi vite drite larg kesaj pervoje dhe nuk kam shpresa se mund te arrijme keto standarde demokracie.

      Shoh ne linkun http://elections.huffingtonpost.com/2012/results

      O zot cfare perfeksioni, up-date-im i persosur me sekonda dhe informacion super i plote per cdo vote.

      Dhe mendja me shkon tek ky vend i mallkuar qe nuk ben dot zgjedhje. Me kujtohen qendrat tona te votimit ku militantet e partive neper komisione perpiqen vetem tja fusin pales kundershtare, me te gjitha perversitetet e njohura, nje pjese prej tyre per tu futur ne nji pune shteti, nje pjese tjeter per te ruajtur punen qe kane.

      Pastaj shoqerimi i kutive te votimit me grupe te armatosura militantesh me kallash, manipulimi i kutive ne furgon dhe vonesat e qellimshme ne numurim.

      Shkurt i dashur, vend muti me njerez qe veshtire se do te qyteterohen edhe per dekada te tjera.

      Përgjigjjuni

  15. eri  --  7 Nëntor, 2012 në 11:14 am

    atje ku jetojne katundaret paska fituar romney, atje ku njerez te civilizuar ka fituar obama

    Përgjigjjuni

  16. nxenes-e  --  7 Nëntor, 2012 në 11:58 am

    -Nuk edi nese cakejte hyjne te zombiet,por sinqerisht as tagent nuk te kam prekur z;cakall.NAFIJET tregojne nivelin ku ke ngel.

    Përgjigjjuni

  17. Horri i Bulevardit  --  7 Nëntor, 2012 në 3:38 pm

    Juve qe jeni gezuar per fitoren e Obames, ju pergezoj, por Obama duhet te shifet, vfare ben ai per ne shqiptaret dhe duke pare se ne kater vjet as nuk i ra ndermend se ekziston Shqiperia, per mua ai nuk vlen fare, qe do te thote qe une jam i merzitur qe fitoi Obama.
    Une nuk jam i majte, por jam me AKZ dhe ne politiken e Edi Rames, por e djathta e vertete, jo kjo e Saliut se ai eshte ekstremisht i majte, ose komunist stalinist, e djathta te jep shancin per te rritur nivelin e jeteses, se ti besh te gjithe njesoj, kur dihet qe te gjithe e duan pare dhe korruptohen, kjo besoj se ekziston vetem atje ne parajsen qe ka pregatit Zoti, prandaj ai kur te merr, te merr lakuriq, pa xhepa, kurse ne kete bote, jane te gjithe hajdute dhe te korruptuar.
    Keshtu qe kur skemi se cfare ti bejme, te pakten ti leme te na hapin vende pune. Flas gjithmone per te djathten e vertete, jo te komunisteve staliniste qe na u bene te djathte, kur pane se mund te vidhnin pa hesap, si Sali Berisha dhe kelyshet e tij.

    Përgjigjjuni

  18. Sokol  --  7 Nëntor, 2012 në 4:04 pm

    Te dashur bashatdhetare, a e kuptoni gabimin e madh te Mitt Romney??? Stafi i tij i numerimit te votave eshte nje staf diletant, i papervoje, qe ja vjedhin votat sy per sy diten me diell. Ai duhet te kishte vene ne krye te stafit per te numeruar votat Sali Berishen dhe ta shikonte Obama se kush do ishte fituesi i vertete,,,,,,,,,,,,,,

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>