TEC- i Vlorës çon shtetin në Gjykatën e Arbitrazhit | Gazeta Tema
 

TEC- i Vlorës çon shtetin në Gjykatën e Arbitrazhit

Postuar në: Aktualitet,Ekonomia,Kryesore |

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare dhe shoqëria italiane që ndërtoi termocentralin e Vlorës do të përplasen në Gjykatën e Arbitrazhit për çështjen e TEC-it.

Top Channel disponon shkresën zyrtare ku avokatura e shtetit mobilizohet për të mbrojtur KESH-in dhe qeverinë shqiptare në proçesin gjyqësor që do të mbahet në Paris.

Kompania ndërtuese e termocentralit, i financuar përmes një kredie nga Banka Botërore, është italiania “Mare Inginiering Teknimont”. Mosmarrëveshjet mes saj dhe autoriteteve shqiptare kanë lindur që në vitin 2009.

Sipas kontratës, kompania italiane duhet ta kishte përfunduar veprën në maj të atij viti, por pak para këtij afati, para se të vihej në prodhim termocentrali, pësoi një avari të rëndë në sistemin ftohës.

Pas këtij problemi KESH nuk pranoi të merrte në dorëzim veprën dhe i kërkoi Bankës Botërore të pezullojë pagesën e mbetur për kompaninë italiane prej 10 milionë eurosh.

Paralelisht më këtë Korporata i kërkoi bankës që të ekzekutonte dhe garancinë prej 5 milionë euro të projektit për llogari të saj.

Në atë kohë Banka Botërore u rreshtua me KESH-in duke pranuar të dyja kërkesat, si mospagesën e mbetur ashtu dhe ekzekutimin e garancisë në favor të palës shqiptare, çka përbën dhe rastin e parë kur një institucion publik shqiptar ekzekuton garancinë ndaj një kompanie të huaj private.

Por pas asaj kohe mosmarrëveshjet mes autoriteteve shqiptare dhe kompanisë italiane janë thelluar duke kulmuar me gjyqin e fundit në Arbitrazh.

KESH kërkon nga kompania italiane 11 milionë euro si dëmshpërblim për vonesat nga mosrespektimi i kontratës, ndërsa edhe italianët kanë pretendimet e tyre që shkojnë në disa milionë euro.

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

12 Pergjigje per TEC- i Vlorës çon shtetin në Gjykatën e Arbitrazhit

  1. du  --  7 Nëntor, 2012 në 7:46 pm

    100 milion euro ti merren Saiut qe e ndertoi TECin edhe pe vlonjatet i thane JO.

    Përgjigjjuni

    • sdu  --  7 Nëntor, 2012 në 10:39 pm

      dava pallash komentojne ktu,sa na e veshtirosen,,,,,,,,ohu

      Përgjigjjuni

      • fule  --  7 Nëntor, 2012 në 11:58 pm

        doli dhe nje salixhi nga mulliu katunit :) paska energji te reja djali

        Përgjigjjuni

  2. sdu  --  7 Nëntor, 2012 në 8:20 pm

    idiot,po Teci per vloren ishte,qe mos ti vinte nga kuksi energjia,por fshataret vlonjate sic ty,bejne tifo ne tym,,,,,,,per inatin e mullixhiut,,,,,,,,,fjeta me vjerrin,,OOPS eshte ndryshe kjo,,po ku kupton fshati

    Përgjigjjuni

    • fatmir  --  7 Nëntor, 2012 në 9:25 pm

      Cfare energjie mer trap. Kur ben nje ndertim te tille duhet te marresh parasysh koston e shpenzimit me ate te fitimit, dhe kjo fut brenda edhe ate mjedisor. Po keshtu eshte kur vjen nga shpellat, dhe ndot nje vend si Vlora qe duhet te jete 100% turistik. A e ke pare sa energji ka prodhuar deri me sot, nuk eshte vene ne pune, vec rri atje si fantazme.

      Përgjigjjuni

      • mirel  --  7 Nëntor, 2012 në 9:55 pm

        Po fatmiro, e ka fjalen per koston e fitimit te berishes ky hajvani i sdu-se

        Përgjigjjuni

    • du  --  7 Nëntor, 2012 në 9:40 pm

      “ishte” po e gjen dot pse nuk “eshte” o i mencmi i Saliut?

      Përgjigjjuni

  3. shvejk  --  7 Nëntor, 2012 në 10:35 pm

    SDU , do apo sdo ti Vlora nuk vuan per energji , vuan nga pushtimi i sllavofilit mafjoz qe ka zbritur nga shpellat e mesjetes. Dhe mos u mundo te na mbushesh mendjen se tecin Saliu e ndertoi se i dhimbsej Vlora. Per Vloren Saliu ka vetem urrejtje. Por te mos kete merak se dhe Vlora me urrejtje te perjeteshme do tja shperbleje.

    Përgjigjjuni

  4. Xen Berish Deledashi  --  7 Nëntor, 2012 në 10:51 pm

    po doemos, pepinot jane me keq se politikanet shqiptare per xhvatje. Te gjithe firmat italiane qe jane ne Shqiperi, bejne 50 % pune dhe reston vetem dallavere me parate qe marin nga BB ose shteti.

    Përgjigjjuni

  5. e verteta  --  8 Nëntor, 2012 në 4:55 am

    Vetem ketu gjenden njerez qe urrejne edhe veprat energike,qe jane motorri dhe drita e nje shteti.Sic ka thene sh.Enver:Sa me shum suksese te arrijme ne aq me teper terbohen armiqt tane.

    Përgjigjjuni

  6. Landi  --  8 Nëntor, 2012 në 8:50 am

    A ka shkuar njeri ne burg nga ata qe na bejne te humbim miliona euro si me trenin elektrik????????????
    Atehere dhe vetem atehere do jene me te kujdesshem ata qe bejne dhe prishin kontrata shteterore

    Përgjigjjuni

  7. shpatar  --  8 Nëntor, 2012 në 10:28 am

    Ndertimi i TEC ne Vlore u be se nuk kishin ku ti ivestonin hajdutet parate.Nisi me sherr dhe do perfundoje ne ferr.Cdo gje qe ka vulen e Saliut eshte harram per kete popull.

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>