Debati Ruçi- Berisha
Berisha: Zoti Ruçi, për Fierin bëni mocion. Pse nuk bëni mocion? Jo, s’bëni mocion ju se e di vetë ti. Jo, duhet të bëni mocion. Bëni mocion zoti Ruçi dhe zgjidhet Fieri.
Ruci: Zoti Berisha, ti bën si budalla, por nuk na e hedh dot. Ti je një kokërr mashtruesi.
Berisha: Zoti Ruçi, e ke gabim…
Ruci: E di, e di që dëshiron të të themi budalla, po nuk e kam gabim hiç dhe po ta përsëris që je një kokërr mashtruesi.
Debati Xhaçka- Berisha
Berisha: Po ju moj zonjë, po ti moj zonjë, po dëgjo moj zonjë, se ti thue që jam bërë tmerr për gratë, por unë them që ti je bë tmerr për burrat.
Xhaçka: Unë zoti Berisha jam e lumtur të bëhem tmerr për ty, por problemi që kam është se ti nuk je burrë.
Berisha: Dëgjo ti zonjë, dëgjo moj zonjë, shiko moj zonjë, ta them unë ty kush je ti, ti je tmerri i burrave…
Xhaçka: Dakord zoti Berisha, po ti ç’punë ke me burrat, ty s’po të bie njeri në qafë.
Debati Topalli- Oketa
Oketa: Dua të nderoj sot kujtimin e Lirak Bejkos, këtij qytetari që u vetëdogj për shkak të heshtjes së qeverisë….
Topalli: Ndigjo ktu ti, të njoh unë ty, të kam një dosje unë ty për xhaxhain tand që ka qenë në komisione internimi…
Oketa: Zonja Topalli, po flas për këta që po vret ti me Berishën sot, jo për ata që keni vrarë në regjimin e kaluar.
Topalli: Jo, ta tregoj unë ty, e ke pas xhaxhain me ata që internonin. Kam me ta gjetë dosjen e kam me ta tregu.
Oketa: Zonja Topalli, po flas për këta që po merrni më qafë sot. Sa për dosjen që premton që do ta gjesh, por që nuk ekziston, jam i bindur në aftësitë e tua si dizenjatore dhe po nuk e gjete gjë, do ta vizatosh. Por para se të gjesh dosjen e xhaxhait tim, shiko pak dosjen e xhaxhait tënd si e ka shitur Shqipërinë për një karrige.
Debati mes Eduard Halimit dhe deputetëve për amnistinë
Halimi: Keni akuzuar listën e amnistisë, çfarë nuk kini thënë, keni thënë që këto që po lirohen do përdoren për zgjedhje, që këta janë vrasësit e Gërdecit, etj. Të gjitha janë shpifje që duan të errësojnë amnistinë.
Braçe: Nuk është e vërtetë që kemi thënë se po lironi vrasësit e Gërdecit. Ata nuk janë arrestuar akoma. Njërin e keni me kryeministrin çdo natë në shtëpi, tjetrin e keni me kryeministrin çdo ditë në qeveri.
Mediu: Me mua e ke zoti Braçe?
Braçe: Me ty e kam Fatmir ziu, kot nuk vajte në gjyq, do ishe dënuar dhe do ishe falur tani.
Mediu: T’iu vijë zor që shpikni krime që nuk kanë ndodhur. Jeni mësuar me falsifikime dhe shpifje, por unë jam ballëhapur me njerëzit e Vorës dhe Gërdecit. Kam bërë krushqi me ta, jo më larg se para një jave dhe jam krenar për këtë gjë.
Braçe: Krushqia tu trashëgoftë e mos pastë fatin e biznesit tënd atje. Por ta thashë për të mirën tënde, se do ishe i falur tani për atë që ke bërë me këtë amnisti.
Ndërhyn Halimi: Zoti Braçe, mos e politizoni dhe një aksident teknologjik.
Braçe: S’kam ç’i bëj, është vrarë baxhanaku i kryeministrit, e ka politizuar me gjak.
Ik mor lapangjoz, rrugac i ulet i berishe bishes. Shkoni mor shites te atdheut, as keni pasur as keni ju nder ne kete vend. Ju jeni shushunjat e ketij vendi qe ja keni pire gjakun ne te kaluaren e po ja pni akoma me keq tani qe keni kete serb te neveritshem per udheheqes.
store nga regjimi qyfyr berishian
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/the-dictator-and.html
Ben! ju te djathtet s’i keni per zakon biografite, apo jo? pse merresh me grate ti malesor trim dhe liridashes, qe shkruan nga qendra e bathores, rruga ‘britni spirs’, lagja ‘silvio berluskoni’, pallati ‘merilin monro’, shkalla ‘xhorxh bush’, apartamenti ‘mëzati i kamzes’!!!
jeni shqiptare , mos perdorni fjalor rruge..rruge…behuni me largpames se dhe femijte tuaj do ta humbasin besimin dhe respektin per ju.Eshte rastesi qe jeniju, po si ju Shqiperija ka me bollek ,po po me bollek(E THASHE TURQISHT)Ne vend te respektit Zhgenjim!