Edi Rama: Vizioni ynë për arsimin garanton punësim. Ky sistem është më i keq se piramidat e ’97-ës | Gazeta Tema
 

Edi Rama: Vizioni ynë për arsimin garanton punësim. Ky sistem është më i keq se piramidat e ’97-ës

Postuar në: Aktualitet,Kryesore,Politika |

Socialistët janë shumë të vendosur që të bëjnë një reformë të thellë të sistemit arsimor. Kështu ka deklaruar kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë një takimi të zgjeruar me studentë. Takimi është hapur nga Sekretari për Rininë në PS, Erion Veliaj, i cili ka theksuar se punësimi për Shqipërinë është një problem, por është dy herë problem për vetë të rinjtë.

Edi Rama e ka nisur fjalën e vet duke sjellë përpara të rinjve realitetin e dhimbshëm të një zone jo më larg se 20 kilometra nga Tirana ku të rinjtë dhe të rejat duhet të kalojnë më këmbë përmes lumit, në një rrugë që zgjat gati 2 orë, për të shkuar në shkollë.

Në fjalën e tij Kryetari Rama u shpreh se ajo që i kishte lënë më shumë mbresa ishte fakti se të rinjtë dhe prindërit e tyre gjatë takimit me kryesocialistin nuk kishin kërkuar asgjë për një mijë e një hallet e tjera që kanë në jetën e tyre të vështirë, por kishin kërkuar mësuese anglishteje.

Më tej kryesocialisti është ndalur në çështjen e shumë diskutuar të diplomave false apo diplomave pa vlerë që shpërndahen me shumicë në Shqipëri, duke krijuar një gënjeshtër po aq e madhe sa ajo e piramidave të vitit ‘97.

“Sot ju jeni të vetëdijshëm për sasinë e pamatshme të diplomave fallco ose të diplomave pa vlerë. Sot ju jeni të vetëdijshëm se investimet e prindërve shqiptarë nuk kthehen në formën e një diplome, e cila të materializojë dije reale dhe të jetë një instrument për tregun e punës. Sot ju jeni të vetëdijshëm se deformimi i rëndë i sistemit universitar ka krijuar kushtet ku rëndom studenti është klient dhe përkundër asaj që paguan merr diplomën. Kjo do të thotë që sot në Shqipëri po jepen diploma për shumë e shumë profesione që diplomëmarrësit nuk janë në gjendje t’i ushtrojnë, duke hedhur në lumë një investim jetik të prindërve të tyre dhe duke ua bërë të pamundur atyre që marrin diplomën që nesër të mund të kërkojnë punë dhe të gjejnë punë falë aftësive të tyre. Është një deformim që lidhet me një vizion shumë djallëzor dhe shumë të pabesë që është; Në vend se të përballojmë papunësinë rinore pas përfundimit të shkollës së mesme, le t’i japim vetes kohë që të rrimë rehat në pushtet duke shqyer dyert e universiteteve, duke shtuar pa asnjë kriter dhe karar universitete private dhe duke u thënë prindërve dhe nxënësve se ja ku janë mundësitë e pakufishme për t’u bërë studentë dhe për të marrë një diplomë dhe për të qenë nesër pjesë e elitës së këtij vendi. Kjo është një gënjeshtër po aq e madhe sa gënjeshtra e piramidave e vitit ‘97. Pasoja e kësaj gënjeshtre është ende më e madhe në kohë se sa pasoja e piramidave të vitit ’97,” tha Rama.

“Duke monitoruar e duke rankuar të gjitha universitetet, jo nga një agjenci kushërinjsh, apo nga një agjenci e partisë, por nga një agjenci ndërkombëtare, ne do të krijojmë kushtet që  arsimi ynë të ketë cilësi. Ambicia jonë është që rankimin ta zbresim pastaj edhe në nivelin e shkollave të mesme. Për t’i dhënë qysh në fillim çdo individi dhe çdo familjeje, mundësinë që ta dijë se çfarë po zgjedh dhe se çfarë do marrë në fund nga investimi i vet”.

Arsimi profesional si zgjidhja më e mirë e problemit të krahut të pakualifikuar të punës. Rama e ka mbyllur fjalën e tij duke u kërkuar të gjithë të rinjve dhe te rejave që bëhen pjesë e realizimit të këtij programi, të bëhen zëdhënës të tij, duke ju thënë të gjithëve se ka vetëm një rrugë për të realizuar një ëndërr që secili e ka për Shqipërinë e nesërme. “Kjo është rruga e pjesëmarrjes, kjo është rruga e përfshirjes në Rilindjen që po vjen,” tha Rama.

16 Pergjigje per Edi Rama: Vizioni ynë për arsimin garanton punësim. Ky sistem është më i keq se piramidat e ’97-ës

  1. xhatemja  --  8 Nëntor, 2012 në 9:31 pm

    More Edi je bere si Ben Blushi mo.Saliu gjuan me top kurse ti flet per dallendyshet kur te vije pranvera. Kaq frike e ke more xhan Saliun qe ste ndihet zeri. Po ju degjenori fare mo lumadh nuk ju la moter pa share ne parlament jeni bere sikur ju ka pjelle lopa gjithe deputetat e ps. Care burrash jeni juve kshu mo se opozite u muorr vesh qe sjeni.

    Përgjigjjuni

    • bravo rama  --  8 Nëntor, 2012 në 10:58 pm

      Sot u dha shprese per nje arsim real..U dha shprese se endrra per shkollim seshte utopi por, realitet i se nesermes. Sot PS me prezantimin e programit per arsimin tregoi gatishmerine dhe njohje te thelle te problemit e sigurisht, dha dhe rrugen e vetme si mund te dalim nga kjo kllapi injorance

      Përgjigjjuni

      • flo  --  8 Nëntor, 2012 në 11:27 pm

        Ato qe rama thote jane imediate..kam pare qe PS po leviz ngado..jane prezente ngado..me vjen mire qe po kapet problemi ne thelb

        Përgjigjjuni

        • yllka  --  9 Nëntor, 2012 në 9:30 am

          arsimi eshte instrumenti me i mire per zhvillim.saliu na ka vaferuar si nga dija dhe nga parate..duhet changeeeeeeeeeee

          Përgjigjjuni

        • Lym Demokrati  --  9 Nëntor, 2012 në 10:08 am

          A doni me na lan edhe pa mastera a? Po kaq komunista t’kqinj jeni?

          Po ca kujtoni se nuk i ka mor Lymi 2 mastera deri m’sot?

          Përgjigjjuni

      • imam arratisu  --  9 Nëntor, 2012 në 9:28 am

        Si cdo pis i kesaj qeverie hajdute dhe imami ka damken e vet.ik o imam i zi ik se do kalbesh nga saliu ne burg..ai eshte vrases ti hajdut

        Përgjigjjuni

  2. arifi  --  8 Nëntor, 2012 në 10:59 pm

    epoka e zise arsimore .. duhet medoemos Rilindje

    Përgjigjjuni

    • emigranti  --  9 Nëntor, 2012 në 9:31 am

      Te kishin mundesi te gjithe jashte i conin femijet per te studiuar..

      Përgjigjjuni

  3. eltoni g  --  8 Nëntor, 2012 në 11:00 pm

    mesa degjova sot cdo gje eshte rrenuar ne te varfren shqiperi.. se di si do veje halli por, na duhet shprese, na duhen ide dhe njerez te rinj..

    Përgjigjjuni

  4. kladi  --  8 Nëntor, 2012 në 11:01 pm

    Kushtet ne shkolla jane mizerrabel, mesimi medoemos eshte per te qare, intelektualet shporren e kollariset injoranti..militanti jep dije

    Përgjigjjuni

    • ekspektize flogert  --  9 Nëntor, 2012 në 9:35 am

      me nje buxhet nga 7% te premtuar ne 2.4% te zbatuar eshte krim..kur vjen puna per shkurtime ne buxhet te parit qe ja presin koken eshte Arsimi.. cdo vit 50mije nxenes mbarojne 9vjecaren dhe 35 mije vazhdojne shkollat e mesme..po 15mije i bie te ngelen me 9 vjecare o sali halldupi.. vajzat jane bere per tu vene perce pasi svazhdojne shkolle per arsye kushtesh rrugore etj… me tej ne fakultete te kane mbetur 1700 vende bosh..pse te kane mbetur? se e kane kuptuar se arsim ska, parate jua vodhe, gjithcka jua more

      Përgjigjjuni

  5. florin kozi  --  8 Nëntor, 2012 në 11:02 pm

    turp ajo qe behet me arsimin ne shqiperi..duhet meritokraci

    Përgjigjjuni

  6. pjeshka  --  8 Nëntor, 2012 në 11:03 pm

    ooooooooo sali a do pjeshka..? apo do me bo pedofili me nxenesit e fillores..ik o k…r

    Përgjigjjuni

  7. Vlora  --  9 Nëntor, 2012 në 12:40 am

    Po cili eshte vizioni i Edi Rames per arsimin? Se nga keto qe ka thene une s’marr vesh gje?

    Përgjigjjuni

    • tigri  --  9 Nëntor, 2012 në 9:50 am

      me sa kam lexuar une vlora, po te jap vetem shtyllat e programit: Objektivat e Programit per Nje Rilindje Shqiptare ne fushen e arsimit:

      Arsimi i larte

      Publik
      -Sigurojme akreditimin dhe rankimin e te gjitha universitetet nga nje kompani e huaj dhe e pavarur, per te garantuar jo vetem akses ne arsimin e larte, por edhe cilesi ne sistemin e arsimit te larte

      -Do te ofrojme bursa dinjitoze per nxenesit ekselente, dhe per ata qe vijne nga familje ne nevoje, per te siguruar mundesi te barabarte per arsim.

      -Do te rikonstruktojme te gjitha konviktet, dhe do te ndryshojme rrenjesisht sistemin e konvikteve, duke i mundesuar studenteve nje jetese dinjitoze.

      -Garantojme nje buxhet qe perputhet me numrin e studenteve, duke siguruar kushte optimale ne auditore.

      Përgjigjjuni

  8. Thjesht Alesio  --  9 Nëntor, 2012 në 1:17 pm

    Shqiptareve nuk ju gjendet karari…Kundershtonin kur Edi protestonte me te drjte per vjedhjet qe ju bene ne 2009 tanime edhe ne 2011 per Bashkine e Tiranes,dhe flisnin qe donin programe reale,Arsimi ne shqiperi me te vertet eshte nje tmerr dhe ky eshte nje program qe vertet do ta rilind kete fushe ku lindin brezat e rinj.Duhet mbeshtetje nga te gjithe ne qe ky program te mos ngelet ne leter por te vihet menjeher ne zbatim dhe ne menyr urgjente.Flm

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>