Ata janë vendi me më shumë banorë në planet. Edhe pse kanë politika strikte për të mos lejuar shtimin e popullsisë, sërish Kina e vuan shumë këtë problem.
Këta të rinj janë simboli i jetesës së vështirë në kohët moderne në Kinë. Ata jetojnë në të ashtuquajturat kapsula, që në fakt nuk janë më shumë se 4.5 metra katrorë.
Banorët e kësaj godine në qytetin Wuhan, kanë brenda në një dhomë- banjon, kuzhinën dhe krevatin. Madje shpesh e ndajnë këtë hapësirë me një person tjetër.
Qiratë në qytet janë shumë të larta, kurse pagat janë shumë të ulëta. Ndaj këta të rinj jetojnë në këto kapsula.
Pronari i godinës gjashtëkatëshe ka ndarë ndërtesën në 55 kapsula.
Komentet Më të Fundit