Jep dorëheqje shefi i CIA-s, shkaku: Një marrëdhënie jashtëmartesore | Gazeta Tema
 

Jep dorëheqje shefi i CIA-s, shkaku: Një marrëdhënie jashtëmartesore

Postuar në: Aktualitet,Bota,Kryesore |

(E PERDITESUAR)- Shefi i shërbimit sekret amerikan- CIA, David Petraeus, ka dhënë dorëheqjen të premten. Arsyeja ka qenë një aferë jashtëmartesore.

Në një deklaratë, zoti Petraeus tha se ai i ka dorëzuar dorëheqjen presidentit dhe se ka treguar një gjykim jashtëzakonisht të dobët.

“Një sjellje e tillë është e papranueshme si një lider i një organizate si kjo e jona,” thotë Petraeus.

“Pasi kam qenë i martuar për mbi 37 vite, kam treguar një gjykim shumë të varfër, duke u angazhuar në një aferë jashtëmartesore,” vijon më tej ai.

“Një sjellje e tillë është e papranueshme si burrë dhe si lider i një organizate si kjo e jona. Këtë pasdite, presidenti me mirësjellje pranoi dorëheqjen time”.

Kurse Obama në një deklaratë tha se Petraeus ka ofruar një shërbim të jashtëzakonshëm për Shtetet e Bashkuara për dekada.

“Përgjatë gjithë jetës së tij në shërbim, David Petraeus e ka bërë vendin tonë më të sigurt dhe më të fortë. Duke ecur përpara, mendimet dhe lutjet e mia janë me Dave dhe Holly Petraeus, që kanë bërë kaq shumë për të ndihmuar familjet ushtarake përmes punës së tyre”.

Zëvendësdrejtori i CIA-s Michael Morell do të shërbejë si drejtori në detyrë i agjencisë.

Petraeus pasoi në verën e vitit 2011 Leon Panetta-n si kreu i CIA-s. Panetta shkoi në Ministrinë e Mbrojtjes.

60 vjeçari Petraeus ka shërbyer më parë si gjeneral në ushtrinë amerikane dhe ka qenë komandant i forcave ISAF në Afganistan.

Ai ka marrë shumë vlerësime për punën e bërë.

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

22 Pergjigje per Jep dorëheqje shefi i CIA-s, shkaku: Një marrëdhënie jashtëmartesore

  1. alban4eva  --  9 Nëntor, 2012 në 10:35 pm

    hahahahahhah, ja, njesoj si ketu ne ALBANISTAN… edhe ketu, kur ndonje minister (moster) apo deputet, nese i ndodh ndonje rast i tille, jep menjehere doreheqje dhe kerkon falje publikisht..
    hahahahahahha…

    Përgjigjjuni

  2. Ardian Klosi  --  9 Nëntor, 2012 në 10:37 pm

    Model per administraten shteterore te Albanistanit, ku te gjithe qeveritaret jane te akuzuar publikisht per dicka:
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/kush-do-te-behet-milioner-ose-kabineti.html

    Përgjigjjuni

  3. Besniku  --  9 Nëntor, 2012 në 10:40 pm

    Paradhesit e ketij dhe ky vete ia kane shtruar rrugen e karieres me qilima. Ua kthefte reston zoti

    Përgjigjjuni

  4. iliri  --  9 Nëntor, 2012 në 10:42 pm

    Ky eshte shteti ,qe dele dhe jep doreheqjen vete si zotni,le te vije ketej nga ne se mund te kete 10 dashnore (ashtu sic kane te gjithe qeveritaret ) dhe nuk do ti thote njeri asnje fjale perkundrazi do thone i lumte eshte i zoti.

    Përgjigjjuni

    • artiles  --  10 Nëntor, 2012 në 12:58 pm

      I thone te lumte “palla” Liri!

      Përgjigjjuni

  5. bulshit  --  9 Nëntor, 2012 në 10:50 pm

    ka kundershtuar lobin cifut dhe ja, nje shkak per ta hequr…
    dhe ky e len me kaq duke bere si i penduar per gabimin…

    Përgjigjjuni

  6. kelmendasi  --  9 Nëntor, 2012 në 11:18 pm

    Tregojani Rames kete lajm se ai ka cfare te mesoje

    Përgjigjjuni

    • arrixhiu  --  10 Nëntor, 2012 në 2:39 am

      keli, si shkon incesti andej nga anet tuaja, pyet Zenin, se mase te jep ndonje shpjegim.

      Përgjigjjuni

    • Tironsi  --  10 Nëntor, 2012 në 12:39 pm

      Hi Palloshi!! Ç’thote jeta andej nga shpellat, mire..???

      shtrengohu mire, se po vjen dimri para..

      lol :)

      Përgjigjjuni

  7. Xhemilja  --  9 Nëntor, 2012 në 11:29 pm

    K shefi i CIA-s qenka i ndershem si Astrit Patozi i PD

    Përgjigjjuni

  8. albanian eagle  --  9 Nëntor, 2012 në 11:42 pm

    Ketu tek ne te heqin po ske dashmore.Eshte kusht.

    Përgjigjjuni

  9. Donjet Liridoni  --  9 Nëntor, 2012 në 11:45 pm

    Si gjithçka tjetër dhe ky shembull (aq sa eshte njoftuar ne lajm, te cilit duhet s’kemi perse mos t’i besojme), si zgjedhjet e fundit ne SHBA etj, etj, do te bejne rikoshet ne ALBPALERMON tone. Dhe, te gjitha, per shkak vetem e vetem te nje njeriu, qe fut nen cadren e vet tere banditzmin shqiptar, te Sali Berishes.
    Per kete fare rikosheti, qe eshte nje nga me shkatrrimtaret e te sotmes e se ardhmes se vendit tone, se shpejti do te lexoni nje novelë interesante nga nje prozator i njohur shqiptar, me titull “Pas Guttenbergut, një çaj me kamomil”, qe ka ne qender jehonen flemendese ne “atdheun e shqiponjave”, ne familjen e nje zyrtari te larte, te vetë ky, trysnia dhe dhenia e doreheqjes nga posti, ne fillim i Karl Zu Guttenbergut, ish-ministrit federal te mbrojtjes ne Gjermani; Jan Schmidit, presidentit te Hungarise dhe, se fundi dhe te ministrit federal te kultures ne Gjermani, per shkak te plagjiaturave ne doktoraturat e tyre. Nese kete koment e lexon ndonje regjisor teatri, do t’ia sugjeroje qe te njihej me tekstin, qe t’i flase popullit ne skenen e teatrit, per kete gangrene shoqerore, ku rasti me tipik ishte ai i djalit te U.Bossit, qe gjykimi rezultoi me denimin e …Sekretares! Zot cfare ngjet ne kete vend. Dhe, njerezit presin per 21 janarin, gerdecin, Bllokun e Ilir Bllokut etj.

    Përgjigjjuni

  10. e verteta  --  9 Nëntor, 2012 në 11:45 pm

    Z.Ardjan,
    Numeroi mire,qofte edhe me gishta,qe te zbulosh se miljoneret e vertete i keni ne krahun tuaj.Nuk eshte dhe nuk behet miljoner nje nepunes shteti,pervec ne vjedhte.Per kete po,mundje dhe duhej te hetoje per kohen kur ishe ne ate detyre.Ne nje grusht njerez qe ka shqiperija eshte e lehte te bejsh lidhje familjare, fisnore,miqsore,krushqije apo shoqerore per cilin te duash.Pse nuk beni nje krahasim me kohen kur qeverisnit ju dhe kur ti kishe ate detyre vecanerisht te rendesishme?Ne ate menyre do te shihej nese ka perparuar apo eshte prapsuar kjo dukuri.Se fundja pa qeveri,pa ministra,pa nepunsa dhe pa ambasada nje shtet mund te egzistonte vetem ne kohen komunizmit primitiv,ose edhe ne kohen e atij modernit,kur kishim vetem parti e jo qeveri,dhe kur amasada kishim vetem ne ata vende qe jua krihnin bishtin,dhe vetem per aqe kohe sa jua krihnin…

    Përgjigjjuni

  11. lira  --  10 Nëntor, 2012 në 12:24 am

    Te frymezuar nga shefi i CIA-as do te merrni vesh se shpejti doreheqjen e Fatmir Mdiut, Pollos, A. Patozit, Imamit, Jozefines,Mesiles, Bregut, oh nuk kam kohe ti shkruaj te gjithe.

    Përgjigjjuni

  12. peci luku  --  10 Nëntor, 2012 në 2:18 am

    JU LUTEM SHUME MOS JU THON QEVERITARE POR MORRAMANE GOMERE QENER PLEQ SI BERISHA BUCE E TEFIKUT PER SLLOBODANKEN MACEN ARGITEN MIUN SHKELZEM ILIR KOK LOPEN LULEZIM MUTI BASHA I BYTHES

    Përgjigjjuni

  13. politikanichicago  --  10 Nëntor, 2012 në 5:56 am

    nga zgjethjet ne shba dhe doreqja e dretorit te cia politikanet shqiptar duhet te mesojn shume sidomos kretari i opozites zoti rama qe nuk pranon asnjehr humbje, gjithmon ja vjellin votat, nuk ka edukat dhe mirsjellje kur replikon me kundershtaret mershembull nga kandidati repulikan i cili edhe pse humbi i uroi suksese dhe i lutej zotit qe obama te kishte sukses ne drejtimin e shtetit. MENDOJ SE RAMA NUK ESHTE I DENJE PER TE QEN KRYEMINISTER I SHQIPRIS JO SE AI DOLI ZHVESHUR NE NJE PLAZHE TE HUAJ PASI KJO ISHTE DESHIR E TIJE, POR KUR DOLI NUDO AI KEQPERDORI NJE FEMER QE NUK E KISHTE TE FEJUAREN APO GRUAN E TIJE POR ISHTE THJESHT NJE FEMER SHQIPTARE. UNE MENDOJ QE SHUMICA E SHQIPTARVE NUK DUAN QE VAJZA, MOTRA, KUSHERIRA, GRUJA E TYRE TE BEJ FOTO NUDO ME EDI RAMEN. MEGJITHSE AI KA KEQPERDORUR NJE FEMER ATI NUK I VJEN ZORE DHE NUK KERKON FALJE. NESER PRISNI GJERA ME TE KEQIA NGA KY NJERI.

    Përgjigjjuni

  14. Nuri  --  10 Nëntor, 2012 në 8:10 am

    Shefi i CIA dha dorheqjen pak e çuditshme per nje raste te tilla a ka njeri ta besoj se nuk kishte mundesi ta mbyllte ate problem të asaj femer. http://bit.ly/jAL5ep

    Përgjigjjuni

  15. tani  --  10 Nëntor, 2012 në 8:34 am

    kjo shoqeri shqiptare ka marre fund qe nuk reagon ndaj
    ketij fenomeni monster qe quhet Sali Berisha

    Përgjigjjuni

  16. davidi  --  10 Nëntor, 2012 në 9:20 am

    Nese Partia socialiste nuk zotohet qe nese e merr pushtetin ,se nuk do te beje nje hetim mbare pasurive te politikaneve ne shqiperi qe nga koha qe ata kane patur gje ne dore duke hetuar deri ne detaje te pasurise se tyre ,atehere te mos kerkoje vote te marre pushtetin, duhet nje hetim ne themel ku gjithesecili te jape llogari per pasurite e pafundme qe ata kane vene, nese nuk kemi ne si shtet eksperiencen e duhur per kete pune atehere ka te tjere qe kane eksperience ne kete fushe.

    Përgjigjjuni

  17. al  --  10 Nëntor, 2012 në 10:10 am

    kjo eshte demokracia qe ne enderrojme ku per nje veprim qe nuk te nderon si person publik jep doreheqje. mos harroni se cia eshte sherbimi intiligjent nga me te rendesishmit sot ne bote. tek ne jo kyveprim por dhe krimet falen. kjo eshte se statusi qe politikanet tone kerkojne eshte thjesht nje fasad.ne jemi shume larg europes si politike kurse populli e thone dhe te huajt eshte shume intiligjent dhe i kulturuar,por ka nje te mete qe ka rene ne indiference.

    Përgjigjjuni

  18. atomo  --  10 Nëntor, 2012 në 11:58 am

    e verteta e ketij lajmi nuk eshte keshtu. personi ne fjale eshte detyruar te jape doreheqjen pas presioneve qe ka pasur nga FBI sepse ata e kane pergjuar dhe ja kane nxjerre te gjitha te palarat. Mereni me mend cfare skandali do te kishte plasur dhe cfare demi do kishte pasur imazhi i CIA po ta kishte zbuluar kete histori ndonje gazetar.

    Përgjigjjuni

  19. Enver Hoxha  --  10 Nëntor, 2012 në 1:32 pm

    Ne njohim ose gradim, ose shkarkim, doreheqje eshte fjale qe duhet studjuar nga profesoret e gjuhes shqipe, se tek ne kjo fjale, eshte si nje fjale e huaj qe sna hyn ne pune.

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>