Po vjen “nëna me qera” | Gazeta Tema
 

Po vjen “nëna me qera”

Postuar në: Aktualitet,Kryesore,Sociale |

Ka pasur një fat të jashtëzakonshëm në jetë; në radhën e qindra mijëra shqiptarëve që lanë vendin, që në nisje ai ishte i “privilegjuar”. Bir i dy prindërve mjekë, Hemion Braho, ndryshe nga sa kërkonin prindërit për të, ju përkushtua jurisprudencës. Por një trill i fatit, në një mënyrë apo një tjetër, e bashkëlidhi profesionin e tij të ri me profesionin e vjetër të prindërve. Diçka mes ligjit dhe mjekësisë është edhe Doktoratura e tij, e konsideruar e rrallë dhe e “çuditshme” edhe për Italinë konservatore dhe katolike, për Italinë e futbollit, spektakleve dhe plazheve plot diell me vajza me bikini. A mund të krijohet jeta në laborator, a mund të zhbëhet figura e mashkullit, a mundet që një grua të mbajë në bark për nëntë muaj fëmijën e një gruaje tjetër? Çfarë ndodh në botën anglosaksone dhe si e sheh kontinenti i vjetër këtë risi? Dilema të jashtëzakonshme këto që duket se vijnë nga një botë tjetër, shumë larg të përditshmes së ashpër shqiptare, me vajza që dhunohen, që vriten e trajtohen si skllave edhe në familjet e tyre, qoftë dhe si përjashtime jo fort të rralla. Braho tregon për një debat që në Perëndim ka partizanë pro e kundër tij, për një treg milionash dhe transferim parash nga të pasurit tek të varfrit, që ngjan se po troket edhe në Shqipëri. Paralajmëron rreziqet që fsheh e panjohura dhe shpjegon edhe pse duhet që në Tiranë të jenë të vëmendshëm ndaj këtij fenomeni të ri: “nënat me qira” janë mbas porte

Nga Lorenc Vangjeli, JAVA

 

Çfarë është praktika e “nënës me qera”, diçka tërësisht e re për Shqipërinë, por një trend për botën moderne?

Një çift do të bënte të pamundurën për të pasur një pasardhës. Mjekësia ka bërë mrekulli në këtë fushë, por ka raste – dhe këto janë vërtet të shumta – që lindja e një fëmije është vërtet një sipërmarrje e pamundur, edhe në rastet e ndihmës ekstreme nga mjekësia. Për t’u dhënë një zgjidhje këtyre rasteve, fillimisht në mënyrë të ndrojtur dhe tani, shumë më masive, prej shumë vitesh përdoret praktika e “nënës me qera”. Kjo praktikë është një disiplinë sociale e juridike që konsiston në faktin që një grua afron pjesë të trupit të saj në funksion të një gruaje tjetër, në mënyrë që kjo e fundit, të bëhet me fëmijë pa u angazhuar në mënyrë totale apo të pjesshme. Kjo gjë ndodh në rastet kur gruaja për probleme shëndetësore, sociale e të tjera, nuk mundet ta realizojë një gjë të tillë. Nëna me qera afron kështu ovocitet e saj, ose uterin, ose të dyja në të njëjtën kohë. Krijohet kështu, një marrëdhënie e komplikuar, edhe në rrafsh juridik, social, kulturor e psikologjik. E kam të vështirë ta shpjegoj këtë situatë në shqip sepse, si një praktikë tërësisht e panjohur në Shqipëri, ndaj edhe mungojnë termat e përshtatshëm, por me fjalë të thjeshta, mund të thuhet se gruaja e parë, që po e quajmë porositësja, angazhohet të paguajë nënën me qera për të lindur fëmijën e saj. Ndërsa gruaja e dytë, heq dorë vullnetarisht nga çdo e drejtë mbi fëmijën e lindur, edhe pse e ka mbajtur nëntë muaj në bark.

Kur ka nisur të ndodhë për herë të parë një praktikë e tillë?

Rastet e para të saj kanë ndodhur në botën anglosaksone në fillim të viteve 80’. Në vitin 1983 në Britaninë e Madhe, kur u quajt si një revolucion në fushën e mëmësisë, një vit më pas në Australi dhe në 1986 edhe në SHBA. Ishin raste të veçuara dhe mjaft të komplikuara për kohën, shto këtu dhe faktin që shoqëria njerëzore vihej kështu përballë dilemash të jashtëzakonshme etike, kulturore, fetare, të gjitha përballë të drejtës natyrore për të krijuar jetë. Kjo fushë krejt e re e aktivitetit njerëzor u bë mjaft e famshme në SHBA, sidomos mbas një procesi të ndërlikuar gjyqësor, në rastin “Baby M.”, kur një nënë me qera nuk pranoi të ndahet nga foshnja e porsalindur edhe pse kishte nënshkruar një kontratë. Gjykata e Lartë e Nju Xhersit, SHBA, dha vendimin e parë mbi këtë çështje. Trupi gjykues vendosi ta shpallë të pavlefshme kontratën për dorëzimin e foshnjes, me arsyetimin se nuk mund të shitej jeta, por nga ana tjetër, vendosi ndarjen e foshnjes nga e ëma natyrale për t’ia dorëzuar “prindërve” që kishin paguar, nën arsyetim social sepse u konsideruan më të përshtatshëm për edukimin e tij.

A dallohet, megjithatë, një kontradiktë mes përmasës morale dhe etike të kësaj praktike dhe realitetit, që e shprehur në terma të “vrazhdë biznesi”, mund të quhet një raport mes kërkesës dhe ofertës?

Padyshim që ka. Këto kontradikta shfaqen sa herë që politika, ekonomia, shkenca apo dhe interesa të tjerë, ndërhyjnë drejtpërdrejtë në trupin e njeriut dhe lirinë e tij. Shfaqen në të gjithë tematikat që kanë të bëjnë me bioetikën. Përmend këtu politikat për të mbajtur nën kontroll rritjen natyrale të popullsisë së botës, detyrimin për të pasur vetëm një fëmijë për familje në Kinë, qëndrimin ndaj kontraceptivëve, abortit, rolin e fesë në këtë drejtim, eutanazinë e të tjerë. Duket se shkenca, mbasi ka arritur të sfidojë deri diku vetë vdekjen, kërkon të garantojë kontrollin e saj edhe mbi lindjen e jetës. Ky është një debat shumë, shumë i gjerë dhe në të gjitha rastet, qëndrimet pro e kundër, nuk janë shteruese sepse varen nga qasja vetjake dhe shoqërore në rang global. Si të fundit do të përmendja edhe arsyet ekonomike. Në perëndimin e pasur, një praktikë e tillë kushton duke nisur nga minimumi 20 mijë euro dhe kjo shumë, në vendet e botës së tretë është pasuria e jetës së disa brezave.

Në vitin 1978 ka lindur fëmija i parë në epruvetë, Louise Brown, më parë ishin thyer disa barriera që konsideroheshin të pakalueshme si riprodhimi i një embrioni jashtë trupit të gruas, mundësia e klonimit dhe mundësia për të njohur gjenomën, ADN-në dhe për ta modifikuar atë. Të gjitha këto, janë sfida moderne, ato mund të ndryshojnë thelbësisht natyrën njerëzore dhe në të njëjtën kohë, ta vënë atë në rrezik serioz.

Thatë që krijohen edhe probleme juridike në marrëdhënie të tilla mes “nënës me qera” dhe “nënës porositëse”, çfarë natyre kanë ato dhe si zgjidhen?

Nga ana ligjore në Evropë ka vende që e refuzojnë totalisht një praktikë të tillë si Gjermania, Franca, Italia, vende që lejojnë disa mundësi realizimi si Spanja, Finlanda, Zvicra dhe vende që e lejojnë tërësisht me fare pak ndalesa, si Britania e madhe, Greqia, Rusia e Ukraina. Kur ndodh një praktikë e tillë, zgjidhja më e përhapur është realizimi i një kontrate shumë të detajuar mes palëve, por edhe ajo nuk i zgjidh të gjitha problemet. Sepse problemi themelor që nuk ka marrë ende zgjidhje është: a mund t’i nënshtrohet lindja e një fëmije një kontrate ligjore? A mundet që një kategori formale si kontrata të rregullojë marrëdhënie që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me njeriun, si lindja apo vdekja? Si në rastin e tregtimit të organeve të njeriut, sa për të marrë një shembull. Për t’ju rikthyer fillesës, rastit “Baby M.”, në SHBA, çasti kur policia morri me forcë foshnjen duke zbatuar një vendim  gjykate, a është moral, ndonëse i rregullt ligjërisht? Kontratat juridike në këtë rast janë jashtëzakonisht të komplikuara sepse në to parashihen klauzola nga më të papërfytyrueshme, si rasti kur foshnja lind me probleme shëndetësore, kur çifti porositës ndërron mendje, kur nëna me qera është droguar gjatë shtatzanisë e të tjerë e të tjerë. Nëse do t’i gruponim në dy grupe, këto janë probleme etike dhe mjekësore. Nga ana etike, është çështja e embrionit. Në Evropë, që prej gjysëm shekulli, diskutohet fakti se kur fillon jeta e njeriut dhe qëndrimi ndaj abortit; edhe në këtë rast kemi të njëjtin problem, por në të kundërt, jo eliminimi i embrionit, por transaksioni me të, shitblerja e tij. Dilema është nëse mund të thyhet identiteti i jetës që krijohet duke ditur që pjesë e tij e formimit është si biologjia, domethënë karakteristikat fizike, por edhe karakteri biografik, domethënë prindërit që i kanë këto karakteristika. Në këtë pikëpamje, a ka të drejtë fëmija kur të rritet që të dijë se kush është prindi i tij? A ka të drejtë, nëna me qera të mbetet përjetësisht anonime dhe të mos dijë se çfarë ndodh me krijesën e saj vite më pas?

Po kështu, një tjetër problem i mprehtë është thyerja e dinjitetit të gruas. Shumë autorë në këtë fushë pothuaj të virgjër studimi, kanë theksuar se në thelb të këtij akti qëndron interesi ekonomik që i shtyn nënat me qera të sjellin në jetë këtë lloj jete. Shumica dërmuese e tyre, në kushte normale, nuk do ta bënin kurrë një gjë të tillë. Duket se në këtë mënyrë, hapet një skenar i ri skllavërie, kur gra të pasura, në karrierë, preferojnë ta paguajnë mëmësinë që ato vetë refuzojnë ta bëjnë dhe e transferojnë shtatzaninë në të tjera gra, kundrejt pagesës. Pikërisht për këtë arsye, përveçse skllavëri, një dukuri e tillë konsiderohet deri edhe prostitucion, sa kohë, që në bazë të praktikës, është blerja e trupit të gruas. Pak muaj më parë, në Vietnam, u zbulua një grup grash të cilat mbaheshin të izoluara në kushte pothuaj çnjerëzore, në pritje për të lindur fëmijë të “komisionuar” nga çifte perëndimore. Ato gra mbaheshin  të izoluara vetëm që mbas lindjes së fëmijës, t’u merrej foshnja dhe të mos u lihej kohë për të reaguar. Por nuk mungojnë as teoritë krejt të përkundërta. Në këtë formë, ngjan i realizuar konkretisht një nga idealet më të mëdha të lëvizjes feministe, eliminimi i rolit të mashkullit në çift dhe i pushtetit të tij mbi gruan. Në këtë mënyrë, burri shndërrohet nga figura klasike e bashkëshortit, në një anonim të vlefshëm vetëm për të transmetuar materialin biologjik dhe e bën gruan të ketë nën kontroll momentin e nisjes së jetës së re dhe kur do, edhe fundin e saj me abort. Duket se ka një tendencë në kthimin e tipareve të shoqërive të hershme matriarkale njerëzore, kur nuk ekzistonte familja, kur dominonte bota femërore dhe kur femra kishte shumë partnerë dhe secili prej tyre mund të ishte babai potencial i fëmijëve të saj. Këto forma organizimi të shoqërisë janë zhdukur, por ky lloj provokimi modern hap perspektiva për të pyetur seriozisht: këto praktika çojnë në progres apo janë një kthim dramatik pas?

A ndikojnë diferencat kulturore mes vendeve të ndryshme për këtë praktikë?

Kjo është një praktikë që ka nisur në botën anglosaksone. Për shembull, në Britaninë e Madhe, ligji Surrogacy Arrangements act/1985, nuk lejon transaksione financiare mbi këtë praktikë, por vetëm rimbursim të shpenzimeve shëndetësore. Por në vitin 2009, një vendim gjyqësor po në Britani, lejoi pagesën e kontratave të tilla, me arsyetimin se e konsideroi hipokrite fshehjen mbas një velloje etike, sa kohë që pagesa kryhej duke fryrë faturat mjekësore. Diferenca mes tyre, në fakt, ishte shpërblimi që porositësi i jepte nënës me qera. SHBA dhe Australia, kanë ndryshime në legjislacion në krahasim me vende të tjerë që e lejojnë këtë praktikë apo edhe që e kanë quajtur të paligjshme. Në kulturën kontinentale, në Itali, Gjermani, Francë, mbrohet principi “mater semper certa” dhe refuzohet kjo praktikë.

Dy vjet më parë, në Francë pati një debat të gjerë parlamentar mbi këtë çështje dhe vetëm për pak vota, ajo vazhdoi të jetë sërish praktikë e ndaluar. Spanja e lejon me disa limite të përcaktuara, kurse Greqia, e lejon totalisht për gratë me shtetësi greke. Interesante është të shihet qëndrimi i disa vendeve në lindje, si Rusia dhe Ukraina, që në fillim e kanë quajtur çnjerëzore këtë praktikë, ndërsa tani, prej kohësh kanë depërtuar në këtë “treg”, madje duke krijuar edhe agjensi shërbimi që operojnë në të gjithë botën. Në përgjithësi mund të thuhet, se vendet e varfëra, janë më liberale në këtë pikë dhe rastet e refuzimit të dorëzimit të fëmijëve, janë afër zeros.

Ngjan shumë i komplikuar si problem gjithë çfarë shpjegoni, por a mendoni se mund të ketë një zgjidhje globale?

Shumë probleme të sotme, përfshi edhe këtë që po diskutojmë, nuk kanë shans tjetër për zgjidhje, përveçse një qasjeje globale. Rasti i një çifti, burri gjerman, gruaja greke, në këto kohët e fundit, ka bërë bujë në rrethet akademike dhe ka qenë edhe për median një zbulim kurioz. I njëjti fëmijë në Greqi konsiderohej i ligjshëm, kurse në Gjermani jo. Madje, në Gjermani, çifti rrezikonte edhe ndjekje penale. Se çfarë duhet bërë, kjo është një përgjigje me shumë pikpyetje. Personalisht, gjykoj se në këtë rast, nuk flitet për kurë, nuk është thjesht dhe vetëm mjekësi, por është zëvendësim i njeriut me njeriun.

Pavarësisht dilemave, cilat janë perspektivat për të nesërmen?

Perspektiva, por dhe rreziku në të njëjtën kohë, është që njeriu, si qenia më e përkryer në planet, por dhe me po aq kufizime, ka arritur në pikën që mund të transformojë me konsekuenca katastrofike vetë natyrën e tij. Për momentin, vetëm teorikisht dhe në kuptim ekstrem, ekziston mundësia që embrioni të rritet në uterus artificial. Pra, teorikisht, ekziston mundësia e eliminimit të rolit të mashkullit dhe reduktimi i tij vetëm në donacion materiali biologjik dhe në perspektivë, edhe eliminimi i rolit të femrës pasi edhe ajo vetë shndërrohet vetëm në dhuruese ovocitesh. Në këtë mënyrë, qënia njerëzore zëvendësohet gati totalisht nga makineria. Gjë që do t’i hapte rrugën çdo lloj modeli familjar me një prind, me dy prindër burra apo dy prindër gra dhe madje, edhe familje pluriparentale, çdo lloj kombinimi me tre ose më shumë prindër socialë. Ka shumë skenarë të tillë që u ngjasojnë gjithmonë e më shumë, skenarëve të filmave me fantashkencë; skenarë në të cilët shteti vendos numrin e qenieve që duhet të lindin, kombinimin më të mirë të materialeve biologjikë, si dhe rritjen e fëmijëve në struktura kolektive pa prindër fare. Dhe duke parë, interesin e jashtëzakonshëm të politikës për të pasur kontroll mbi popullsinë, nuk ka ndonjë çudi që e nesërmja të shkojë në këto drejtime.

A keni pikasur raste të tilla në Shqipëri? Mos duket krejt i parakohshëm për Shqipërinë ky studim? 

Deri më tani, nuk kam mundur të evidentoj asnjë rast shqiptar të nënave me qera. E mundshme një gjë e tillë më ngjan të jetë në Greqi ku ka një emigracion të fortë shqiptar dhe ku legjislacioni vendas e lejon këtë praktikë. Fakti që në Shqipëri një gjë e tillë nuk njihet dhe nuk ka asnjë bazë ligjore që ta pengojë apo edhe ta lejojë, është një mundësi që kjo gjë të ndodhë. Nga ana tjetër, duke qenë pranë dy fqinjëve tanë, Italisë dhe Greqisë, duke pasur parasysh dhe kohën globale ku jetojmë dhe rritjen e komunikimit e të lëvizjes së lirë, duhet thënë që ka ardhur koha që një gjë e tillë duhet të mbështetet në bazë ligjore. Eshtë tjetër punë se cila do të jetë vendimmarrja e politikës mbi këtë çështje, do ta lejojë apo do ta ndalojë, e rëndësishme është që të krijohet baza ligjore sepse vakume të tilla, mund të sjellin probleme të paimagjinueshme në të nesërmen dhe jo vetëm për individët që vendosin të përfshihen në praktika të tilla.

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

22 Pergjigje per Po vjen “nëna me qera”

  1. kodoshi demokratik  --  13 Nëntor, 2012 në 6:46 pm

    po mir!
    a do quhen kopila kta kalamajt apo jo!

    Përgjigjjuni

  2. sal hajdarsala  --  13 Nëntor, 2012 në 7:00 pm

    ajo familja pluriparentale mos asht si bicim p-e d-eje a?

    Përgjigjjuni

  3. xhoni  --  13 Nëntor, 2012 në 7:03 pm

    Na GRIVE SALLATE sa deshe,por nuk na the ate me te thjeshten dhe kryesaoren:
    -Si realizohet praktikisht kjo gje?
    -Si realizohet shtatzania dhe kush e kryen ??

    Përgjigjjuni

    • tefta  --  13 Nëntor, 2012 në 8:25 pm

      Ne laborator shkon dhurusi nje dite dhe nje dite tjeter nena me qera(MAKINERIA E PRODHIMIT TE KALAMONIT) dhe mas 9 mujsh oshte kalamoni gati. Shume me perpara bohen gjithe procerut juridike dhe kushtojne nje djall e gjysem etj etj ,vihet cmimi i qerase,bohen analizat e
      personave ne fjale etj

      E NE FUND NONA ME QERA KTHEN MENJE E THOTE QE DO TA MBAJE KALAMONIN VETE;PASI I LINDEN NDJENJAT kur e kishte ne bark dhe keshtu baba fillo e dashuro kete nonen tjeter. A DONI ME PER BELULIN????????????????????????????

      Përgjigjjuni

      • armand  --  13 Nëntor, 2012 në 9:04 pm

        Kjo proçedure s’ka asgje te perbashket me “nenen me qera”.
        Eshte normale qe ne vende te botes se trete ndodhin edhe gjera te tilla por me rastin konkret s’kane asgje te perbashket.

        Përgjigjjuni

    • Epirioti II  --  13 Nëntor, 2012 në 8:32 pm

      Xhoni kjo realizohet me dy faza:
      1. Cifti prinderve natyral ngjiz nje femije ne menyre normale (duke bere seks ne spital nen kushtet qe diktojne mjeket) ose ne epruvete.

      2. Ne rastet kur mamaja natyrale ka probleme shendetesore qe nuk mund ta coj me sukses shtatezanine derin ne fund, therritet ne ndihme nena me qira (surrogate mother).

      Doktoret e marrin embronin e porsangjizur te femijes, e keqyrin nese eshte normal dhe e mbjellin ne mitren e nenes me qira. Kjo e rrit femijen per 9 muaj njelloj sikurse te ishte femija e saj, por nderkohe qe gjenetikisht femija nuk ka asnje te perbashket me te.

      Kur femija lind, nena me qira merr te themi 10,000 Euro (ne Azi eshte pazari me i lire, ne Europe me shtrenjte) ne dore mijera dhe dorezon femijen.

      Përgjigjjuni

      • iliri uk  --  14 Nëntor, 2012 në 12:45 am

        surrogatia me para eshte ilegale dhe parate kalohen normalisht nen dore por po u morr vesh te dy palet perfundojne ne gjyq. nga komentet qe shoh ketu shoh se ka shume te paditur dhe tregon sa te prapambetur shumica jane. gjynah!

        Përgjigjjuni

    • armand  --  13 Nëntor, 2012 në 8:52 pm

      Autori eshte jurist dhe ka folur kryesisht per anen ligjore.
      -Si realizohet praktikisht kjo gje?
      -Si realizohet shtatzania dhe kush e kryen?
      Zgjidhen spermatozoidet te mashkulli dhe injektohen te ovula e femres.Pra si spermatozoidet dhe ovula jane te çiftit qe kerkon femije.Ovula mbahet ne laborator dhe kur arrin kohen e fekondimit transferohet ne uterin e “nenes me qera”.Ne uterin e “nenes me qera” do qendroje deri ne momentin e lindjes.Duhet saktesuar qe femija i lindur ne kete menyre s’ka asgje te perbashket me “nenen me qera” pasi ADN e tij eshte e njejte me ate te prinderve te tij.Pra nga ana gjenetike s’ka asgje te perbashket me “nenen me qera” edhe pse qendruan per 9 muaj sebashku.

      Përgjigjjuni

    • doktoresha  --  13 Nëntor, 2012 në 8:59 pm

      - realizohet praktikisht si nje fekondim i asistuar…dmth merret veza nga gruaja qe deshiron femijen dhe sperma e burrit te po kesaj gruaje dhe fekondimi ndodh ne laborator nene mikroskop..pastaj gruaja me miter surrogate dmth miter me qera do te trajtohet me hormone qe te realizohet mundesisht qe mitra e saj te jete gati qe ky embrion i formuar ne laborator te implantohet tek kjo miter.

      – e gjithe kjo kryhet nga mjeke obsteter gjinekologe te specializuar ne IVF –fertilizim in vitro .

      bebja ka adn e prinderve te vet eshte 100% i tyre pervecse do qendroje 9 muaj ne nje miter qe nuk eshte e nenes se vet per shume arsye shendetesore te saj nuk ngelet shtatezane.

      Përgjigjjuni

  4. doktorri i p***nave"  --  13 Nëntor, 2012 në 7:04 pm

    kushedi se ne “c’traste serbe” e ka zanafillen embrioni sal!

    Përgjigjjuni

  5. Albanian Forever  --  13 Nëntor, 2012 në 7:07 pm

    Cfar nuk po degjohet ne Shqiperi. Jemi bere si Liza ne Boten e Cudirave.
    http://gazetavotra.blogspot.ca/2012/11/berisha-deshi-tu-jape-grekeve-nje.html

    Përgjigjjuni

  6. Dike Mullai thote-  --  13 Nëntor, 2012 në 7:45 pm

    Moj DUDIJE moj DUDI, Ku t’a ve Une e Ku PJERDH TI! O TEMA:- Pak halle i kane rene ketij populli te mjere, por vete na fut edhe Artikuj te JAVA-s! Leri t’a lexojne ata qe e duan JAVA-n.Na lini te lexojme tek TEMA per HALLET, qe na shtohen PER DITE!!!

    Përgjigjjuni

  7. tirona.l  --  13 Nëntor, 2012 në 7:46 pm

    edhe kjo u be,,,,,tobestravkulla,,,larg kalamojve tone,,,,sa fryg per te ardhmen????

    Përgjigjjuni

  8. io  --  13 Nëntor, 2012 në 7:52 pm

    ksaj nuk i thu dot as kurv mer..

    Përgjigjjuni

  9. nikoll  --  13 Nëntor, 2012 në 8:11 pm

    po si nuk qenkeni informuar se edhe Shqiperia ka bere perpara ne kete fushe qe ketu 10 vjet me pare kur eshte miratuar ligji nr 8876, date 04.04.2002, ” per shendetin riprodhues”!!!!

    Përgjigjjuni

  10. tefta  --  13 Nëntor, 2012 në 8:14 pm

    gjithe kafsherite e perendimit dun tja japin
    sa shpejt shqipetareve qe te hyjn ne europe

    Përgjigjjuni

  11. hajriu  --  13 Nëntor, 2012 në 9:31 pm

    Po doni palla dhe copa mishi me dy sy idioti merrni BL-ne ….eshte gjithmone me barre……..haaaahaaaa…..

    Përgjigjjuni

  12. Elbana  --  14 Nëntor, 2012 në 7:20 am

    Edhe ketu ne Tirane ka ndodhur me nje cift gjyqtaresh.

    Përgjigjjuni

  13. neti  --  14 Nëntor, 2012 në 11:34 am

    Keto jane shenjat e medha te kijametit.

    Përgjigjjuni

  14. escort  --  14 Nëntor, 2012 në 11:58 am

    ksaj nuk i thu dot as kurv mer..

    Përgjigjjuni

  15. ujk marsi  --  14 Nëntor, 2012 në 12:11 pm

    Merre dreq merre.

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>