Durrës, protestë para Drejtorisë së Policisë: Lironi elektricistët (VIDEO e pushtimit të nënstacionit të Fierit)

16 Nëntor 2012, 20:33Politika TEMA

Ndër më të dëmtuarit nga historia e ndërprerjes së energjisë ndaj ujësjellësve janë elektricistët, të cilët janë sulmuar nga turma, por edhe janë arrestuar nga policia.

Për këtë arsye, dhjetëra punonjës të CEZ-it në qytetin e Durrësit kanë protestuar përpara Drejtorisë së Policisë duke kërkuar lirimin e elektricistëve. Ata thonë se elektricistët kanë zbatuar vetëm një urdhër. Sipas tyre, përgjegjësia duhet të mbahet nga urdhëruesit.

Ndërkohë më poshtë gjeni një video nga momentet kur banorët e Fierit sulmojnë e më pas pushtojnë nënstacionin në Kafaraj të Fierit, duke i kërkuar me forcë një punonjësi të CEZ të takojë rrjetin.

Pas disa minutash protestuesit vendosen të ritakojnë vetë energjinë. Ata hynë me forcë duke dëbuar punonjësit e CEZ. Energjia është ritakuar nga vetë banorët duke rikthyer energjinë në gjithë zonën dhe në ujësjellës.

http://youtu.be/mzvKqNvnq5c

21 komente në “Durrës, protestë para Drejtorisë së Policisë: Lironi elektricistët (VIDEO e pushtimit të nënstacionit të Fierit)”

  1. Jam dakort qe duhet zgjidhur halli i ketyre, por kryekomunari duhet te futet menjehere ne burg. Totalisht e palejueshme sjellja e tij. Do nxjerr koburen thote nje funksionar qe paguhet me taksat e shqiptareve. TURP!

    1. Fred.Dibrani.Hamburg says:

      12 dite perpara 100 vjetorit te Pavarsise,shqiptaret detyrohen te pushtojne stacionet elektrike sepse qeveria Piramidale e Sali Berishes pasi e perdori Cez-in si Sudja,tani po i del jasht kontrrollit.
      Cfar po ndodh ne Shqiperi??
      Perse hesht Opozita???
      PERSE HESHT PROKURORJA E PERGJITHSHME INA RAMA????????????

      1. Gani says:

        Cez ka bere boll shkelje,per te cilat shteti mund ta hedh ne gjyq dhe populli mund te protestoj,POR injorant si kryefshatari i frakulles, nuk mund te tolerohen te hyjne me dhune ne prone private dhe kercenojne si ti doj qejfi. Idiot te tille duhet te futen ne burg, ndersa njerezit e indinjuar nga ikja e ujit duhet te shkojne e te bejne sherr me shtetin i cili i ka te gjith fajet per kete kaos! Por kuptohet qe kur idiot si ky kokelopa nuk kane b.th ti dalin ball shtetit shkojne e bejne te fortin me nje hallixhi qe thjesht merr rrogen te cez.

    2. burreli says:

      Perse duhet te futet ne burg o Anton? Se ai po kerkon qe populli i fierit te mos rrije ne erresire.Ne qofte se nuk jan paguar ti ndalohet atij qe se ka paguar dhe jo denim masiv.Ti Anton shikon deri tek maja e hundes tende jo me larg. Nuk mer as presidenti i Amerikes page prej 66 mije euro ne muaj.Po ky zoterija me leket e kujte eshte paguar?Anton thuaj te drejten me mire qe po ju dridhen kembet ditet jan te numeruara per mbeshtetes te verber si puna jote.

      1. iliri uk says:

        ju keni rreshkit fare nje zyrtar i shtetit kercenon verbalisht me arme zjari dhe cfare te keqe ka thote ky. ku je o njeri ne mesjete? ai tjetri thote ku eshte opozita ne vend te thote ku eshte qeveria qe eshte shkaktare qe ska paguar jo cez. te isha une pronari do e kisha hequr energjine per gjithe shqiperine po sme dhane leket. cez eshte per biznes jo per bamiresi. keta duhet te sulmojne qeverine qe ka vjedhur parate dhe jo cez. sa per rrogat ai eshte privat dhe i ve pagat si te doje po ja leverdisi.

    3. Albana says:

      Keshtu duhet te ndodhe,ai patjeter duhet futur ne burg. Eshte qelbur peshku nga koka deri tek bishti.

  2. loni says:

    me duket plasi,,,keshtu po,,nje dite do ti vij fundi cdo gjeje,,po kam hall pasurine e patunshme si do arrij saliu ta mbroje po e dogji shqiperine edhe kete rradhe,,kot nuk thojne shoket ose te nderojne ose te shkaterrojne,,me ty sali shumete kan nderuar shoket,,po me duket se po ta fusin po shperthyen revoltat popullore,,po te doli shteti nga kontrolli nderkombetaret te kthyen kurrizin,,kujdes se do ma hash kete rradhe..

  3. ed says:

    Edhe presim investime te huaja ne kete vend.

  4. dumdum says:

    Të paktën paska shqiptarë që e marrin situatën vetë në dorë.

    Eshtë e papranueshme që për konfilktet mes CEZ-it e qeverisë të merret populli peng. CEZ-i e qeveria, kur nuk merren dot vesh me njëra-tjetrën, le të ikin të dyja.

  5. luis says:

    Kot nuk thone se uthulla e forte thyen enen e vet dhe keshtu ka per te ndodhur edhe me Berishen qe kerkon me kokfortesi tu imponohet te gjithe shqiptareve.
    Tek populli shqiptar vertet duket sikur jane popull qe nenshtrohet por se kush eshte i zgjuar terhiqet ne kohen e duhur sepse kur te filloje revolta atehere shqiptaret nuk ndalen para asnje gjeje dhe e kthejne vendin fatkeqesisht ne rrenoje.Megjithate sic duket duke pare koken e tij nje koke karit,se nuk me pelqen ti them shkemb se sikur e lavderoj, te huajt pikerisht ate po kurdisin qe ky te largohet me dhune dhe sic duket ia kane gjetur fillin duke krijuar pakenaqesi popullore.

  6. tirona says:

    vetem me videon e ketij gamori CEZ ka pe te fituar gjygjin ne strazburg e shqiptaret do pagujn 15 vet gjoba.

  7. Arberor says:

    Tani Saliu qe ta heqi nga menderja e tij sherin, fut qytetaret ne sher me CEZ dhe ne dhunime, aq sa edhe heq xhandaret(policet), per te bere gjullurdi, qe te duket se nuk ka gisht. Eshte vertet qesharake, sepse qeveria ka gati 24% bashkpunim te kesaj kompanie, ndaj populli nuk duhet te merret me CEZ, por me qeverine qe tallet me ta. Xhandaret e Sali Salepit, arrestojne elektricistet. C’faj kane ata, se marr vesh. Duan te heqin fajin nga vetja.

  8. gallata says:

    Plasi ne Kuçove !!!

  9. e verteta says:

    Albanistan!!!!!
    Vetem ne Shqiperi mund te ndodhin gjera te tilla.
    Papergjegjshmeri totale e qeverise qe tall bythen me kete popull te vuajtur dhe tejet te urte.
    Komplet pergjegjesi e kryeministrit i cili e ka lejuar me dashje nje gje te tille.
    Si mendoni ju, se njeriu qe di se cfare ben pastruesja ne kryeministri, te mos dije gje per veprimet e CEZ.
    Ketu luhet nje loje me e madhe, qe do plasi me ne fund.
    Ishallah digjet qeveria.
    Rrofte poulli.
    Tung.

  10. Ton says:

    Tallni bythen me Arvizu kur thote qe do fillojne rremujat!!

  11. Parimi says:

    Berisha ka vendosun me e perserit 1997, e pra me e lane ket vend pas qeverisjes vet, vec germadhe. Njerzit do merren me njani tjetrin pas lufte, e keshtu nuk ka me i ra nder mend per krimet e Sales, si gjithmone, si ne 97′. Kta tjeret qe do e marrin do bajne ujdi me Salen qe te mos e ngasin, e mandej do fillojne me vjedh vete ato thrrime qe kan ngel.

  12. Horri i Bulevardit says:

    E nxorren CEZ-in jashte, me ne fund korenti erdhi, por kur te shkoj kjo ceshtje ne Strazburg, ato gjobat dhjetra miljonshe ska per ti paguar Berisha, por ju, ti i pari o kryetar komune qe thua se do shtish me pisqolle.
    Edhe ta kish pregatit vete kete ngjarje CEZ-i, sdo ti kish dale kaq mire, se edhe fiton nga gjoba e hajvaneve dhe vjedh sa ta ket mundsine dhe korrent faluni nen driten e qiririt dhe kendoni kenget e qiririt.

  13. albanian eagle says:

    Per mendimin tim ne nje vend ku shkelen ligjet dhe se gjen kurre te drejten kryetari i komunes ka bere ate per te cilen eshte zgjedhur nga fshataret.Po u kthen atyre energjine elektrike.Ato 60 mije eurot qe drejtuesit e kompanise merrnin ne muaj nga thoni ju se kane dale? Nga populli kane dale.Mu vetem nje gje me ben pershtupje,populli une kur preket direkt vete reagon si ne rastin e videos me siper.Ka pas deri tash shume me teper arsye per protesta,gerdeci,blloku i Ilirit,vrasja e protestuesve etj por nuk jane ndier.Populli kur zemerohet eshte uragan qe smund ta ndalesh,mjafton ti hapen pak syte qe te shohe cfare i bejne qeveritaret kushdo qofshin ata.

  14. Delli USA says:

    Skenar ta sajuar nga Saliu per te fituar kapital politik,kryekomunari eshte berishist i thekur,ku e gjen kurajon ai qe sillet aqe dhunshem dhe jep urdher sikur te jet komandat reparti;nxireni jasht me dhune.Natyrisht zotnia e di qe ka mbrapa falangat e Saliut sic i ka dhe komadanti i gardes Ndrea Prendi.Kjo eshte qeveria Saliut dhe pushtetaret e tij.

  15. d.ademi says:

    keto jane te gjitha te pregatitura nga shpellari o budallenj!

  16. ijs says:

    Po pse habiteni o njerez! Kryekomunari eshte nje mafioz, nje alabak dhe nje mesjetar se keshtu eshte pjesa me e madhe e ketij populli. Kryekomunaret e pjeses me te madhe te komunave te shqiperise jane si ai tipi qe shikoni ne video dhe kjo tregon se cfare populli sicilian jemi ne sot! Ndersa komandantet e ketyre kryekomunareve jane sot deputete ne parlamentin shqiptar dhe drejtojne vendin me metoden siciliane vidh dhe mbush xhepat se per kete pune jemi sot te zotet e vendit se perndryshe sot ishim atje ku e kemi vendin ne burg. Cezin e ka gjet belaja se mafia nuk pranon kurre te paguaj por vetem ta paguajne!
    Prandaj kryekomunari nuk ben gje tjeter vecse ate qe ben kjo bande mafioze qe kemi ne krye te vendit!Ai eshte shmbelltyra e ketij vendi mjeran dhe te kthyer ne mesjete!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje