Qeveria (në nevojë për pará) shtrëngon rripat e biznesit | Gazeta Tema
 

Qeveria (në nevojë për pará) shtrëngon rripat e biznesit

Postuar në: Aktualitet,Ekonomia,Kryesore |

Këto ditë, gjithë bizneseve të vogla të Tiranës, u ka shkuar (dhe po u shkon) një shkresë nga Drejtoria Rajonale Tatimore, Tiranë, ku në bazë të ligjit u kërkohet të paraqesin brenda 15 ditëve nga marrja dijeni, një kopje të aktit të kontratës së qerasë (ose të pronësisë), shoqëruar kjo me pagesën e 10 përqindëshit të tatimit mbi të.

Në pamje të parë nuk ka asgjë të keqe, biles mund të thuhet se është shumë pozitive që organet tatimore po vihen në punë për të vjelë të ardhurat që i takojnë nga qeratë e objekteve. Ka subjekte që janë të ndërgjegjshme dhe i paguajnë rregullisht detyrimet për të qenë korrekt me shtetin; ka të tjera që s’i paguajnë se u dhimbsen lekët që nxjerrin nga xhepi në këto kohë të rënies së fuqisë blerëse; ka të tjerë që s’e dinë fare që ekziston një detyrim i tillë ndaj shtetit.

Ajo që të bën përshtypje në këtë rast është se është hera e parë që kontrata e qerasë dhe pagesa po u kërkohet nominalisht, me shkresë zyrtare, çdo biznesi. Shpesh herë është operuar në formë tjetër, kur grupe kontrolli e evidentonin në terren situatën, duke bërë sondazhe të herë pas hershme nëse subjektet kanë kontratë qeraje dhe a e kanë paguar tatimin.

Fakti që kësaj here kërkesa po u shkon çdo biznesi në adresën ku ushtron aktivitetin, duke mos “harruar” të evidentojnë penalitetin që e pret nëse nuk paraqitet dokumentacioni i kërkuar, tregon se arka e shtetit është “ku thërret qameti” dhe situata ka shkuar aty ku “s’mban më ujë pilafi”. Pra, të mbledhim lekë ku e si të mundemi, qoftë edhe duke nxjerrë “dhjamë nga pleshti”. Jo se vlera që parashikohet të arkëtohet është e vogël, por kur qeveria i ka pas xhepat plot, nuk e ka pas vënë shumë “ujin në zjarr”, për këto “vogëlsirat” e biznesit të vogël…

Altin Ketro

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

6 Pergjigje per Qeveria (në nevojë për pará) shtrëngon rripat e biznesit

  1. Daku  --  17 Nëntor, 2012 në 11:37 pm

    Epo gjithmone ka nje fillim. Po te ishte bere me vone mund te thonim “Pse u kujtuan kaq vone” Gjithmone ndodh dicka qe mund te lidhet me dicka. Mire eshte te funksionoje ligji dhe rregulli.

    Përgjigjjuni

    • Argita_B  --  18 Nëntor, 2012 në 1:36 pm

      Si thua ti, mos ta lidhin me asgje keta te Tema!! Po faqen e gazetes me ça do ta mbushin pastaj!
      Altin Kero qe shkruan kete artikull, ne vend qe te pergezoje permiresimin e menyres se si kerkohet kjo takse, e orienton shkrimin ne ate forme qe everteta te shnderrohet ne thashethem kafenesh..

      Përgjigjjuni

    • V.LL  --  18 Nëntor, 2012 në 5:05 pm

      Kjo foto eshte ilustruese, po ky cuni i ish ministrit gjirokastrit te socializmit Nuredin Hoxha, ka 20 vjet ne tatimet.
      Si paska shpetuar valle :p
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/kjo-asht-toka-jon-prona-jon.html

      Përgjigjjuni

  2. Enver Hoxha  --  18 Nëntor, 2012 në 1:38 pm

    Saliu me ka kopjuar mua, se edhe une mbas vitit 45, i coja taksidaret dhe ja bera biznesit privat gjemen, i cova ne falimentim deri sa i lashe pa buke dhe po keta duke pare se mbeten pa buke, benin kerkesa per tu futur ne kooperative.
    Metode e njohur kjo nga shoku yne i shtrenjte Stalin.

    Përgjigjjuni

  3. Enver Hoxha merhumi  --  18 Nëntor, 2012 në 6:07 pm

    i madhi A.Duka me penen tije te ka qare o”Enver K..”,kur te hedh ne vargje me fjalet lapidar;–o halea i hales,i pa turp dhe i pa bes!

    Përgjigjjuni

    • Enver Hoxha  --  18 Nëntor, 2012 në 7:28 pm

      O merhumi im, e di qe me ke dashur shume dhe kur vdiqa ti ishe ai qe i bere te qajne edhe ata qe nuk me donin, se po mos te nxirrnin lot per mua, ti i coje ne shtate penxheret.
      E di qe me ke dashur shume, ti per mua i beje formalitetin armiqve, ti bashke me saliun tim, me mbajtet mua ne pushtet se me njerez si ju une isha i sigurt ne komunizmin tim se kesha prane komunista si ju.
      O merhumi im, me vjen keq qe ti se keshe ate te drejte te me mbaje mua uturakun, por une e di se ti nuk me mban meri, se ne fund te fundit ate uturak e mbajti shoku jot i idealit saliu.
      Te lumte qe me je gjendur dhe me gjindesh prane, e di se ti dhe shoket e tu te idealit, me sillni lule aty ne varrin tim, e di se beni edhe mbledhje dhe i premtoni partise tone qe ekziston akoma ne mendjet tuaja, se ju do te leftoni per te arritur qellimet e llarta te komunizmes.
      Bravo shoku merhum, me ty jam i lumtur edhe ne varr se e di qe ju kam ju atje lart.

      Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>