Alban Skënderaj: “Refuzoj” këngë greke? Diçka qesharake

Alban Skënderaj ka shpjeguar për Bluetooth zërat se kënga e tij është e vjedhur: “Nuk e di pse nuk flasin profesionistët… Patjetër që unë do flas si profesionist, por duke qenë se bëhet fjalë për këngën time, mirë do të ishte që edhe dikush tjetër vërtet profesionist i kësaj fushe të kishte dhënë një mendim. I kam dëgjuar dhe i kam parë këto aludime dhe sinqerisht ju them se i marr shumë lehtë. Madje do të thoja që gati-gati i marr me dashamirësi. Nga këto komente kuptoj që kënga është aq shumë në vëmendjen e njerëzve, sa analizohet dhe diskutohet. Edhe pse përgjithësisht kaloj pak kohë në “Facebook”, i kam parë këto komente dhe kam vënë re që 90% e tyre e shohin krahasimin e këngës “Refuzoj” me këngën greke si diçka qesharake. Pjesa tjetër për mendimin tim kanë thënë gjëra që nuk u takojnë, derisa janë të painformuar. Nuk mund të flasësh dhe të bësh kritikë në një fushë që nuk e njeh, qoftë kjo muzika, mjekësia apo arkitektura. Mua kjo pjesë nuk më intereson. Unë vazhdoj rrugën që kam nisur, duke punuar shumë. Besoj se gjatë viteve e kam treguar që nuk më mungon imagjinata apo krijimtaria. Me gjithë respektin që kam për muzikën në përgjithësi, edhe për atë greke në këtë rast, është një lloj muzike që unë nuk e dëgjoj fare. Për mënyrën dhe vendin ku unë jam rritur, jam shumë më i predispozuar të bazohem tek muzika e lehtë shqiptare apo ajo “british”. Që një këngë të quhet e kopjuar, duhet të ketë të paktën 8 masa të njëjta me një këngë tjetër. Pjesa e parë, ose më mirë të themi vargu i parë i këngës “Refuzoj” ngjan disi me atë të këngës greke, por kjo është vetëm një masë. Të gjithë ata që kanë studiuar, bëjnë dhe lexojnë muzikë, e kuptojnë shumë mirë. Në gjithë muzikën botërore, ka pafundësisht këngë që ngjajnë me njëra-tjetrën dhe kjo është krejtësisht normale. Kam përshtypjen që ata që flasin, nuk duan ta kuptojnë, zgjedhin të mos e kuptojnë. Pastaj është edhe pak zakon shqiptar ky, që ne gjërat e bukura e të mira e kemi të vështirë t’i pranojmë menjëherë (qesh). Si përfundim, mund të them që njerëzit kanë sy e veshë, dhe mund të vlerësojnë vetë”.

10 komente në “Alban Skënderaj: “Refuzoj” këngë greke? Diçka qesharake”

  1. Robi thotë:

    Çudi pra si nuk flasin specialistët, dmth shokët e shoqet e çanakut! Njëzet rreshta propagandë dhe vetëm 2 rreshta profesionalizëm në shpjegimin tuaj, zoti Skënderaj.

    1. EliSa thotë:

      Ai do mbrohet, natyrisht. Por u takon specialisteve asnjeanes qe te gjykojne.
      Deriatehere, le tu urojme “Good Luck”:
      h tp://fashionguests.blogspot.com/2012/11/alban-miriam.html

      1. AUREL KOLI thotë:

        STARQIDHIA MAS AN DHE SARESI THOTE GREKU

    2. ermaku thotë:

      Duket qe ti vete je ekspert muzike Robo –
      Futja kot, vazhdon ideja qe te gjitha femrat e njohura shqiptare jane k… ndersa meshkujt beqira.
      Hajde debila

  2. alban bej thotë:

    te eshte ritur mendja

    1. Ramy thotë:

      Tê pakten êshte Alban dhe nuk êshte bythqirofagos si ti

      1. matahari thotë:

        ky nuk quhet alban por albana pederastia

  3. skorpiosi thotë:

    te duket vetja se kush je……..asgje speciale nuk ke bere….thjesht tralala ke mbetur

  4. arber thotë:

    Alban, me pelqen shume.Vazhdo te na japash kenaqesi edhe ne te ardhmen.

  5. DiDi thotë:

    Kurioziteti me shtyu ta degjoja kengen greke. Nuk jam shquhem per ndonje vesh muzike por nuk duhet shume per te vene re qe e ngjashme midis dy kengeve ishte vetem tingulli i pare. Dhe duke qene se jane vetem 7 nota tingullin e pare mund ta kene te njejte me mijra kenge. Po kam pershtypjen se ndonje “koleg” ziliqar i Albanit i ndez keto zjarre. por talenti i tij eshte i pamohueshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Array
(
    [0] => WP_Term Object
        (
            [term_id] => 14
            [name] => Lifestyle
            [slug] => lifestyle
            [term_group] => 0
            [term_taxonomy_id] => 14
            [taxonomy] => category
            [description] => 
            [parent] => 0
            [count] => 19728
            [filter] => raw
            [object_id] => 136731
            [cat_ID] => 14
            [category_count] => 19728
            [category_description] => 
            [cat_name] => Lifestyle
            [category_nicename] => lifestyle
            [category_parent] => 0
        )

)
Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.