Flamuri, i shqetësuar nga transmetimi i këngës “Qengji i vogël pse mendueshëm…” | Gazeta Tema
 

Flamuri, i shqetësuar nga transmetimi i këngës “Qengji i vogël pse mendueshëm…”

Postuar në: Antena |

Disa telefonata radhazi e shqetësuan Flamurin të dielën. Në emisionin e së dielës në TV Klan ishte transmetuar kënga “Qengji i vogël pse mendueshëm…”. Kaq kish mjaftuar dhe shumë qytetarë e kishin marrë për provokim të Sandrit kundër therjes së 1000 qengjave. Telefoni i Flamurit nuk pushonte. Disa e provokonin dhe sa hapte telefonin Flamuri, i vendosnin këngën e dhënë nga TV Klani. Dallohej qartë melodia fëminore dhe teksti i këngës:

Qengji i vogël pse mendueshëm be- be- ba/
Pse më shikon ashtu trishtueshëm be- be- ba/
Eja, eja tash në arë tring- tring- tring/
Unë mbledh lule, ti ha bar tring- tring- tring.

I shqetësuar nga kjo situatë, Flamuri thirri Trojkën e Kurbanit, që përbëhet nga ai, Ruli dhe Luli.
-Si e shihni ju këtë punën e Sandrit që ka transmetuar këngën për qengjin e vogël, tha Flamuri dhe u vendosi të dëgjonin strofën që kish regjistruar në telefon.
-Unë mendoj se e ka pa të keq, tha Luli. Ka dashur të tallet me këta të Tring-ut se e ka kunj me ata Dulakët. Nuk e dëgjon tek dy rreshtat e fundit thotë tring, tring, tring…
-Tani ti Luli vërtet ke ardhë me lug në brez në këtë pushtet, po duhet ta dish që tring- tring është fjala për zile, tha Ruli.
-Nejse, mos u zini, tha Flamuri. Ajo që dua të sqaroj unë është nëse Sandri është duke u tallur me ne, apo është thjesht aksident.
-Shiko një herë, tha Ruli, pyeteni mos ka gjetur ndonjë pazar të mirë për të blerë qengjat dhe nuk dimë gjë ne. Pyeteni një herë para se t’i blini.
-E pyeta, tha Luli, por më tha më mirë e bëjmë me mish gici, se nuk e njeh njeri. Dhe e kapim më lirë në Zejmen, tha.
-Jo, jo, duhen qengj dhe desh, tha Flamuri, s’e luan topi. Ai burri do dhe shenjat e lëkurëve dhe kokat. Puna është pse tallet ky me këngën e qengjit?
-Pa na e vër ta dëgjojmë të gjithën, tha Ruli, ta kuptojmë ça thotë.
Flamuri e lëshoi dhe një herë këngën që u transmetua:

Qengji i vogël pse mendueshëm be- be- ba/
Pse më shikon ashtu trishtueshëm be- be- ba/
Eja, eja tash në arë tring- tring- tring/
Unë mbledh lule, ti ha bar tring- tring- tring/

Çfarë ke që je frikësuar be- be- ba/
Kurban Bajrami ka kaluar be- be- ba/
Unë e di që ka kaluar tring- tring- tring/
Po Doktori na ka dënuar tring- tring- tring/

Unë po iki nga sytë këmbët be- be- ba/
Se më del Sala në ëndërr be- be- ba/
Në pyet Saliu për mua tring- tring- tring/
I thoni që u mërgua tring- tring- tring/

Në pyet se ç’drejtim mori be- be- ba/
I thoni nga Anadolli be- be- ba/
Në pyet me ç’shok ika tring- tring- tring/
I thoni me dymijë trima tring- tring- tring.

-Hë si ju duket, tha Flamuri.
-Provokuese më duket, tha Luli. Tenton të tregojë që Doktori ka kundër dhe qengjat.
-Mua më duket më shumë se provokuese, tha Ruli. Ai do të tregojë se këtu dhe qengjat janë më të zgjuar se njerëzit. Ata e kuptojnë që Doktori është i çmendur, ndërsa njerëzit jo. Të kuptohemi këtë nuk e them unë, e thotë Sandri, tha Ruli.
-Ashtu, tha Flamuri. E shikon ti që ka një pisllëk këtu. Sidoqoftë unë po njoftoj një herë policinë të jem brenda, të mos lejojë asnjë qengj të dalë nga kufiri lindor. Kemi për t’i kapë të gjithë.




8 Pergjigje per Flamuri, i shqetësuar nga transmetimi i këngës “Qengji i vogël pse mendueshëm…”

  1. Tironsi "ZZ"  --  19 Nëntor, 2012 në 7:29 pm

    HA HA HA, I MODH MERO!
    “… I shqetësuar nga kjo situatë Flamuri thirri Trojkën e Kurbanit, që përbëhet nga ai, Ruli dhe Luli. :-)”
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/kasapet-e-shqiperise.html

    Përgjigjjuni

    • Sokol Shameti  --  19 Nëntor, 2012 në 8:35 pm

      Pse kaq te keqinj me Salen tone more shqiptare kaqola. A nuk e shihni se gjithe nderi i popullit, ish komunistat jane nje mendje, edhe Saliu, edhe Fatosi, edhe Iliri, edhe shoke te tjere po aq te nderuar si keta, perfshire babin tim trim e puntor. Prandaj, behuni me te arsyeshem o shqiptare koqe dhe mos na hidhni dengla, se ne do ju mbajme zap, si gjithmone se jemi komunista.

      Përgjigjjuni

      • Agim Shehi (maqinist kombajne ne Mullet)  --  20 Nëntor, 2012 në 8:22 am

        Ore Sokol ose maskara, po pse more palaco me komunista si ty do shkojme ne perpara. Po ti ke bredhur sa ne Partine Komuniste, sa ne ate balliste, tani na je bere me ate koqen, Elmaz Sherifin, ik ore se vetem idiotesira ka thene ketu ore maskara i shpifur.

        Përgjigjjuni

  2. Horri i Bulevardit  --  19 Nëntor, 2012 në 7:50 pm

    Duam te drejtat tona me derrat politikane, qingjat jetojne te friksuar se ne pushtet kane ardhur derrat, armiqte e qingjave.
    Qingjat kerkojne te drejtat e tyre qe te perfaqesohen ne parlamen me 50%, por derrat si hapin rrugen, se ne krye kane dosen e zeze zhelefine dhe kryederrin Sali.

    Përgjigjjuni

  3. Tirona  --  19 Nëntor, 2012 në 8:18 pm

    Po kaloja rruges dhe syri me sheh disa fshatare qe kishin blere lekura derrash, pyes njerin nga keto fshataret ,perse ju duhen keto lekurat e derrave? ai mu pergjigj se ja kon kerkuar qingjat e tij per ti maskuar se kon frike se mos perfundojne ne gojen e Sales.

    Përgjigjjuni

  4. Enver Hoxha  --  20 Nëntor, 2012 në 3:31 pm

    Partija e qingjave dhe e desherve, mbasi diskutuan me shqetesim situaten, vendosen qe te formojne partine e te drejtave te specieve barngrenese.
    Cd vendim ketej e tutje do te merret ne kuader partije, per ti bere balle partise se derrave dhe dosave, qe kane marre revanshin per zhdukjen e specieve barngrenese.
    Me formimin e partise se barngrenese eshte solidarizuar edhe partija e mish ngrenesve, se tek kjo parti shohin nje drite ne fund te tunelit, per mbijetesen e tyre.
    Kur gazetari i gazetes se pavarur 55-se i pyeti mishngrenesit se perse jeni solidarizuar me partine e barngrenesve, kur ju jeni armiqte me te eger te ketyre specieve dhe aleate te mishngrenesve te partise se derrave dhe dosave qe jane ne qeveri, mishngrenesit ju pergjigjen se me zhdukjen masive qe partija e derrave dhe dosave ka vendosur per ti bere specieve te barngrenesve, ne i mishngrenes, do te ngordhim urije.
    Ne duam te ruajme stabilitetin dhe synojme nje garanci per te mbijetuar, dukeshqyer me karar kete specije, por partija e derrave dhe dosave, kerkon qe kete ritem qe ne kemi me mijra vjet qe e kemi vendosur, te na e prishe me rastin e 28-nentorit, ku duan ti hajne te gjitha keto specie, qe do te rezultoje me zhdukjen masive te mishngrenesve, per shkak te urise.

    Përgjigjjuni

  5. Vlora  --  20 Nëntor, 2012 në 4:58 pm

    HA HA HA HA,,,BRAVO!

    Përgjigjjuni

  6. shqiptar  --  20 Nëntor, 2012 në 6:42 pm

    Ha..Ha..Ha..
    Muli + Ruli + Luli ose po te faktorizojme ‘uli’ qe eshte e perbashket per te tre kemi uli(M + R + L)
    M R L eshte Me Rruaj Leshte

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>