Një marrëdhënie e veçantë | Gazeta Tema
 

Një marrëdhënie e veçantë

Postuar në: Aktualitet,Kryesore,Politika |

LSI dhe PDIU janë afruar për të ideuar krijimin e një poli të tretë para zgjedhjeve të ardhshme, si një mundësi për margjinalizimin e votave. Por, problemet brenda partisë çame mund të hedhin në erë gjithçka

Nga Renato Kalemi*

Kur Edmond Panariti u nis për një vizitë zyrtare në Athinë, ai mori me vete edhe porosinë për të ngritur zërin për çështjen çame. Porosia, sa e papritur aq edhe e kuptimtë, nuk i vinte thjesht si detyrim politik apo formal, por si diçka tjetër, që kishte rëndësi edhe për Lëvizjen Socialiste për Integrim. Nuk ishte e rastit pse paraardhësit e tij në Ministrinë e Jashtme (Haxhinasto dhe Meta) nuk qenë “ngarkuar” me porosira të tilla në bisedat e tyre me autoritetet greke, ndërsa atij po i binte “barra” të fliste zyrtarisht për një çështje fort delikate. Panariti ia arriti qëllimit, duke i përmendur homologut të tij grek, Avramopulos, nevojën e një zgjidhjeje për çështjen e pronave çame, dhe u kthye në Tiranë me “porosinë e mbaruar”. Ata që ia kishin kërkuar këtë ishin vetë çamët, Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, aleatët e afërt të LSI-së, të cilët sot po shfaqen si një potencial i rëndësishëm për krijimin e një Poli të Tretë në zgjedhjet e ardhshme.

Ai që e ekzorcizoi këtë ide ishte kreu i LSI-së, Ilir Meta, i cili në fjalimin përmbyllës të punimeve të Konventës Kombëtare, disa ditë pas vizitës së Panaritit në Athinë, i kushtoi një pjesë të veçantë çështjes çame, zgjidhjes së saj dhe bashkëpunimit me PDIU-në. Në prani të Shpëtim Idrizit, kryetar i partisë çame, Meta nuk u kursye të tregohej i hapur ndaj kësaj force politike, duke e ditur fort mirë se kushti që ajo ka vendosur për lidhjen e një koalicioni parazgjedhor me forca të tjera partiake është pikërisht, lobimi për zgjidhjen e çështjes së saj. Për herë të parë, këto deklarata i paraprijnë një lëvizjeje të re politike që mund të formësohet në të ardhmen, në kostumin e një poli të tretë, i cili do të kishte në përbërjen e vet dy parti që sot kanë gjashtë deputetë së bashku, e “de facto” bëjnë rolin e balancuesit midis pozitës dhe opozitës. Deklarata e Metës për PDIU-në erdhi edhe pas një takimi mes tij dhe Idrizit, për të cilin u tha se mes tyre ishte diskutuar gjerësisht mbi koalicionet e ardhshme.

Ky ledhatim mes LSI dhe PDIU është real dhe ato sot po jetojnë një histori dashurie me tendenca për t’u shndërruar në një marrëdhënie të vërtetë pak para zgjedhjeve 2013. Llogaritjet elektorale duket se kanë filluar dhe muajt në vazhdim do ta përforcojnë më mirë këtë ide, e cila në fakt shihet si mundësia më e mirë për të dyja forcat politike, në rast se nuk do të afrohen me partitë e mëdha. Gjasat janë që Meta të preferojë të dalë i vetëm në zgjedhje, ashtu siç bëri në 2009-ën, për t’u futur në valle pas zgjedhjeve. Ide e cila po e tundon fort edhe Shpëtim Idrizin.

Ditët e fundit, çamët kanë deklaruar se nuk e kanë vendosur ende se ç’do të bëjnë me marrëveshjen aktuale me Partinë Demokratike. Që do të thotë se ajo përfundon në prag të zgjedhjeve të ardhshme, prandaj po shqyrton mundësinë për gjetjen e aleatëve mbi bazën e mbështetjes për çështjen çame. Idrizi është shprehur disa herë se PDIU-ja nuk do të bëjë koalicion me ato parti që nuk e votojnë rezolutën çame, e cila do t’i propozohet Parlamentit, pa dhënë një kohë të përcaktuar, si dhe ka premtuar se do të dorëhiqet nga posti i kryetarit nëse ajo nuk miratohet. Rezoluta ka mbështetjen e LSI-së, ndërkohë që nuk dihet nëse edhe PD-ja ndan të njëjtin qëndrim. Kurse me PS, pavarësisht qëndrimit që do të mbajë për rezolutën, Idrizi ka përjashtuar çdo bashkëpunim, duke shtuar se “nuk beson se do ta kalonte ylberin”. Më e fortë qe deklarata kur Idrizi zbuloi se do kandidojë në Qarkun e Tiranës, duke hyrë në një garë të ashpër mes PS dhe PD, por edhe LSI dhe PR, të cilat kanë nxjerrë nga një deputet, përkatësisht vetë kryetarët, Ilir Meta dhe Fatmir Mediu. Për 2013-ën, PDIU-ja duket se ka pritshmëri të larta dhe synon të fusë në Parlament pesë deputetë: në Vlorë, Fier, Tiranë, Durrës dhe Elbasan, të cilat janë edhe zonat më të forta elektorale dhe që nxjerrin më tepër deputetë. Megjithatë, përpos synimit të shprehur nga llogaritjet e deritashme me LSI-në, gjithnjë mbi bazën e rezultateve të arritura në 2009, PDIU-ja llogarit realisht dy deputetë në Kuvend, që do të vinin sërish nga Vlora dhe Fieri.

Sa për LSI-në, ajo ka mbështetje të mirë në Tiranë, Fier, Berat, Durrës, e ndoshta edhe në Elbasan, thuajse në të njëjtat qarqe si PDIU-ja. Pikërisht, kjo mund të jetë një tjetër arsye që këto dy forca politike të rrisin bisedimet për themelimin e polit të tretë, duke synuar të hyjnë së bashku në Parlament me të paktën tetë-nëntë deputetë. Ky numër do të ishte mjaft vendimtar në vazhdimësinë e ndikimit të tyre në politikën shqiptare, e do t’i kthente sërish në statusin e balancuesit dhe vendosësit të peshores së pushtetit. Gjithmonë, nëse PD dhe PS nuk arrijnë të marrin 71 deputetë, çka do t’ua lehtësonte më tej formimin e qeverisë. Gjasat janë që ashtu si katër vjet më parë, edhe në 2013 do të jenë katër koalicione parazgjedhore, të cilat do të garojnë në zgjedhje. Dy partitë e mëdha do të krijojnë koalicione me më shumë se 20 parti brenda, ndërsa dy koalicionet e tjera do të jenë më të vogla: Njëri i LSI-PDIU-së dhe tjetri nga FRD-ja e Bamir Topit. Kjo edhe për shkak se kodi elektoral i detyron partitë të garojnë me sa më shumë aleatë për të mbledhur sa më shumë vota për të kapur mandate deputetësh. Ndërsa, partitë e vogla kanë më tepër shanse për të kapur një mandat deputeti nëse janë pjesë e një koalicioni më të gjerë.

Eksponentë të ndryshëm të LSI-së janë shprehur vazhdimisht se janë duke shqyrtuar të gjitha opsionet për koalicione parazgjedhore dhe se përgjigja përfundimtare për këto do të vijë në pranverë dhe pasi të vendosë Konventa Kombëtare. E fundit ishte deklarata e nënkryetarit të Kuvendit, Nasip Naço, i cili është shprehur se “jemi të hapur për të tria opsionet elektorale”. Pra, të hyjnë në zgjedhje me PD-në, pasi të bëhet një vlerësim i koalicionit 4 vjeçar; të lidhin marrëveshje me PS-në (çka është edhe pika më e vështirë); dhe të krijojnë një pol të tretë, së bashku me PDIU-në dhe parti të tjera më të vogla, për të shtuar sa më shumë peshën specifike të votave të mbledhura. Krijimi i një poli të tretë do të rriste mundësinë që këto dy forca politike të shtojnë numrin e deputetëve, sepse kodi aktual favorizon koalicionet. Në diskutimin që iu bë Kodit Zgjedhor, parti të vogla ngritën zërin për ndryshimin e sistemit aktual proporcional të pastër dhe korrigjimin e tij me sistemin proporcional rajonal. Si forca më e madhe mes të vegjëlve, LSI i mbështeti këto zëra, por nuk ndikoi dot (me ose pa qëllim) te PD-ja për të marrë mbështetjen e saj. Ndërkaq, ishte vetë PD-ja ajo që refuzoi korrigjimin e sistemit, kurse PS-ja mbështeti pa sukses aleatët e saj të vegjël.

Por, çamët nuk është se po jetojnë ditë të bukura mes tyre, çka do ta vinte në pikëpyetje marrëveshjen me LSI-në. Prej së paku një viti, Idrizi kritikohet vazhdimisht për mënyrën e drejtimit të partisë nga Lëvizja Çame, një organizim i ri brenda komunitetit çam, i cili e akuzon atë se nuk ka bërë asnjë përparim për zgjidhjen e çështjes së tyre. Kjo lëvizje reagoi ashpër ndaj kreut të PDIU-së edhe kur ai votoi kundër Rezolutës së Këshillit të Europës për përkufizimin e të burgosurit politik. “Për interesa tepër të ngushta personale ai ka votuar qëndrimin e ish-vendeve sovjetike, e veçanërisht Rusisë dhe Azerbajxhanit, pikërisht në KiE, aty ku ne çamët presim të gjejmë mbështetje për çështjen tonë”, thuhej në deklaratë. Ky grupim thotë se shumica e elektoratit çam është e zhgënjyer prej faktit se puna dhe mundi i tyre shërbyen vetëm për të punësuar familjarët e të vetshpallurit kryetar (si zëvendës drejtues të Institucionit të Mbikëqyrjes Financiare dhe drejtor ambulance në Tiranë), dhe të promovimit të lloj- lloj njerëzve që s’kanë asnjë lidhje me çështjen çame.

Nga ana tjetër, qëndrojnë të ndera edhe marrëdhëniet mes Idrizit dhe deputetit tjetër çam, Dashamir Tahirit. Në një përplasje të hershme mes tyre, Tahiri e quajti Idrizin si njeriu që u bë çam në 2009-ën, atëherë kur PDU-ja (që më pas u bë PDIU) arriti të fuste në Kuvend një deputet, pikërisht Tahirin. Burime nga PDIU-ja shprehen se, ndërsa Idrizi po shfaqet për ditë e më shumë në krah të Metës, deputeti Tahiri duket se është i vendosur të qëndrojë në koalicion me PD.

Situata do të bëhej më e rëndë nëse zërat për themelimin e një partie të re çame do të rezultonin të vërteta. Pas bashkimit të PDI dhe PDU, të cilat sollën në jetë PDIU-në, në skenën politike shqiptare mund të vijë një tjetër forcë, e cila si kryefjalë të programit të saj do të ketë çështjen çame dhe atë kombëtare. Kjo mund të jetë vetë Lëvizja Çame, që do të garonte në zgjedhjet e 2013-ës kundër PDIU-së. Një përplasje që do të sillte rrjedhje votash në komunitetin çam, e ndoshta do t’i linte ata të papërfaqësuar në Kuvend. Media i është referuar Sekretarit të Përgjithshëm të PDIU, Amos Dojaka, sipas të cilit shumë shpejt do të ketë një zhvillim të ri, që lidhet me Lëvizjen Çame. “Po do të ketë një lëvizje të re politike”, duket se ka konfirmuar ai. Burimet konfirmojnë se biznesmenë dhe njerëz me ndikim do t’i bashkohen partisë së re, e cila besohet se do lëkundë pozitat e PDIU. Pjesë e Lëvizjes Çame mund të jenë edhe figura të njohura të komunitetit çam, të zhgënjyer nga drejtimi i Idrizit. Nuk dihet nëse edhe deputeti Tahiri e sheh me prioritet këtë lëvizje, përderisa ai ka shfaqur pakënaqësi ndaj lidershipit aktual të PDIU-së për anashkalimin e strukturave të partisë dhe për emërime klanore në administratë.

Të gjitha këto, Idrizi duhet t’i zgjidhë brenda një kohe të shkurtër sepse nuk mund t’i lejojë vetës të humbasë një aleancë parazgjedhore me Metën dhe drejtimin e një poli të tretë në politikë, si forma më e mirë për të shpëtuar nga ombrellat e partive të mëdha. LSI-ja, nga ana e saj, e ka bërë detyrën. Pasi hodhi hapin e parë me Panaritin në Athinë, konfirmoi mbështetjen e saj për zgjidhjen e çështjes çame dhe me gjasë do të mbështesë fort edhe rezolutën që do t’i paraqitet Kuvendit pas festave të nëntorit. Topi është në dorën e Idrizit, por Meta do t’i bëjë sytë katër deri në pranverë për ndonjë mundësi edhe më të mirë. Kurrë mos thuaj kurrë, sidomos në politikë.

*Revista KLAN

23 Pergjigje per Një marrëdhënie e veçantë

  1. loni  --  20 Nëntor, 2012 në 12:46 pm

    opa do partite kurva,,kjo e idrizit eshte parti kurvash,,kurse kjo e ilirit eshte parti hajdutesh,,ti idriz akoma vashdon te genjesh popullin tend cam se deri tani e ke arritur qellimit,,edhe ti ilir akoma do te vjedhesh,,se edhe ti ja ke arritur qellimit,,dhe keto dy partite ne bashpunim me njera tjetren si partish kurva qe jane,,do njerrin ne drite nje KOPIl,,,dhe ai quhet SALIU JONE,,,suksese ne 2013..

    Përgjigjjuni

    • hajriu  --  20 Nëntor, 2012 në 1:46 pm

      …o loni prej penobetoni , i ke pa kurvat e tua(PS + PD ) qe bredhin sa me nj efanar ne tjetrin ???? Apo me 142 here nuk quhet????

      Përgjigjjuni

    • Vlora  --  20 Nëntor, 2012 në 2:16 pm

      pikerisht keto parti kurva me kryesorin kokmadhin meta i deformuan gjithe sistemet ne shqiperi.

      duke i bere tere kohes presion kokmadhi pikerisht me ato 4 vota berisha e la te lire hajdutin ne cdo fushe.

      imagjino te jete edhe cami se cfar do te behet me shqiperine (kur dihet qe camet jane te pabese dhe tradhetar,ata edhe nenen e shesin)

      PRANDAJ eshte shum here me mire qe ne qofte se asnje nga partite e medha ps e pd nuk i marin dot nga 71 deputete,le te bejen koalicion dhe te qeverisin se bashku,,,,,deri sa te zbduken nga skena politike keto lloj KURVASH.

      TI ULiN TE DY SHPATAT per te larguar te keqen nga shqiperia dhe te qeverise LIGJI DHE KUSHTETUTA.

      Përgjigjjuni

    • Bato  --  20 Nëntor, 2012 në 6:25 pm

      Levizja Came ka si ideator Petrit Kasemin. Keni kujdes se kjo levizje eshte per minuar unitetin ne komunitetin Cam. Jo se nuk ka vend per kritika per PDIU-ne e Idrizit, por ceshtja eshte me e thelle se kaq, se edhe Sali Berisha hedh ‘bomba’ per interes te tij elektoral plus presionit Grek me pinjoll e spiunave te Grekut me kordinacjon te plote me Amos Dojaken qe do ta paraqesi Ceshtjen Came sikurse ate Izrealite. Ceshtja Came nuk eshte e ngjashme as me Izraelin dhe as me Palestinen, por vetem me ate Shqiptare.

      Përgjigjjuni

  2. pirati detit  --  20 Nëntor, 2012 në 12:48 pm

    hajdutet + camet = garanci per evropen

    Përgjigjjuni

  3. Horri i Bulevardit  --  20 Nëntor, 2012 në 12:52 pm

    Shqiperia eshte gjithmone vendi i cudirave dhe cudia me e madhe eshte kur bejne kualicion zogistet me republikanet e Mehdiut.
    Koalicioni shqiptar bazohet ne ekonomine e vjedhjes dhe te posteve shteterore, ku per nje karrike, hidhen tej idealet.
    Keshtu qe mos u habisni shume nga ky koalicion, se kur partija i thencin came, bie dakort qe te hiqet emri i heroit te popullit Avni Rustemi, nga sheshi qe e lau me gjakun e tij, kur i hiqet emri deputetit te Kosoves, qe ne parlamentin shqiptar, ngriti me force gjenocidin serb qe shkaktonte cdo dite qindra te vrare, atehere ske se cfare te thuash me dhe te diskutosh, vetem mund ti themi ketyre politikaneve sharlatane se ne histori do te futeni po si sharlatane dhe duke mbeshtetur fjalen e te madhit Rexhep Qosja, qe tha se historia eshte e pamundur te zhbehet, keshtu qe Avni Rustemin, ska bythe tradhetari qe ta heqe nga mendja e nje populli.

    Përgjigjjuni

  4. BERISHA LARGOHU, DO TE VOTOJ KUNDER PS-SE, LSI-SE, PD-SE AK-SE, DHE ASAJ PDIU-SE.  --  20 Nëntor, 2012 në 1:16 pm

    I bej thirrje cameve qe te distancohen nga Idrizi e Meta, nqs camet duan respektin e shqiptareve, votoni kunder Metes dhe Idrizit.

    Përgjigjjuni

    • hajriu  --  20 Nëntor, 2012 në 6:14 pm

      ….hahahaaa …or BL idioti , ti je shqiptar sa ç’jam une marsian …. ik futi nje tas grosh tani or palle e gjysem

      Përgjigjjuni

  5. hasa  --  20 Nëntor, 2012 në 2:00 pm

    As Zot dhe as Shqiptar nuk ka me ne Shqiperi, por vetem Hijena.

    Përgjigjjuni

  6. hajriu  --  20 Nëntor, 2012 në 2:04 pm

    O Tema , ky artikull eshte veçse nje propagande boshe nga ana juaj , pa baza e pa llogjike ose me sakte kjo eshte ajo qe do te deshironit ju.
    PDIU merr te pakten 3 deputete dhe kjo eshte mese e sigurt.
    Por ne se Idrizi do te vendos si kandidate :
    1- elementet me pozitiv (Çam e jo Çam), qe per fat nuk i mungojne kesaj partie
    2- dhe nese bene qe ne listen per deputete , te shpallen deputete ata qe marrin vota me shume ne baze te numrit te zgjedhesve , atehere te garantoj qe ne marrim minimumi 5 deputete . Nje ne Vlore ,nje ne Fier , nje ne Durres dhe nje ne Elbasan dhe ne tirane rrezikojme te marrim dy deputete . Ndersa , persa i perket kesaj levizjes se re eshte veçse nje flluske sapuni .
    P.S. O tema , persa i perket asaj teorise se Azerbajxhanit ose ju e beni qellimisht per disinformim ose keta qe shkruajne keto artikuj jane copa e mishit me dy sy idioti. Me serioz o Tema se nuk ndertohet bota me genjeshtra. Ne ditet e sotme genjeshtra mbaron aty ku fillon.

    Përgjigjjuni

  7. al  --  20 Nëntor, 2012 në 2:44 pm

    thenia me re dhe me se e vertete eshte ajo e nacos, se do te hyme ne zgjedhje te vetem pa koalicion. shume bukur kjo do jete prova e vertete e lsi pasi ne 2009 ishte forca radikale e se majtes, kurse per idrizin te themi qe u be kryetar partie me votat e ps. ne qofte se ne 2013 do te dilni deputet ,te dy ju ,populli nuk ka goje te qahet por te ju gezoje dhe ja befshit qefin sa me mire.

    Përgjigjjuni

  8. ismeti  --  20 Nëntor, 2012 në 3:07 pm

    u ban bashk kaka e muti,

    Përgjigjjuni

  9. Tepelena.  --  20 Nëntor, 2012 në 3:33 pm

    Analiza juaj është perfekte i nderuar Renato,mirëpo janë të paktë ata shqiptarë që mund të besojnë se një koalicjon i dy partive (inegzistente…për shumëkënd,)në koalicjonin aktual,do të kenë përsëri të njëjtin rol edhe në zgjedhjet e ardhshme…Përqindjet e këtyre partive parazite janë aq të ulëta,sa ç’është i ulët edhe sinqeriteti dhe ndershmëria e tyre sa me elektoratin përkatës,aq edhe në kuadër të koalicjonit qeverisës…!Janë aq të pabesë dhe burracakër,sa ç’janë edhe hajdutë dhe njerëz ordinerë…!-Në zgjedhjet e tjera,as që do të konsiderohen si forca politike…..Është më mirë të fshihen që tani shumë kohë para zgjedhjeve,në ndonjë vend të botës së tretë,atje ku kanë çuar edhe paratë që kanë vjedhur….!

    Përgjigjjuni

  10. Dreck auf Dreck  --  20 Nëntor, 2012 në 3:42 pm

    Partia e Idrizit… ha ha ha, parti muti e parti koti, ka vetem nje te mire: Idrizi eshte nje mysliman i mire, haxhi Idrizi, prandaj e preferon Hajrie hanemi

    Përgjigjjuni

  11. sali  --  20 Nëntor, 2012 në 4:24 pm

    Ky gazetari do kete mare nanje check nga Iliri i lsi

    Përgjigjjuni

  12. Adil Ajeti  --  20 Nëntor, 2012 në 6:06 pm

    Ne vitin 92 kur berisha u ba president i shqiperise nikolla paniqi u ba president i jugosllavise se shkaperderdhur dhe iziten e pare qe beri paniqi ishte ne tirane tek berisha i cili e priti ne menyre vllazrore siq pati thene berisha,ne koferncen e mbajtur para gazetareve paniqi i pat thene:jame ketu per te biseduar per “shiftaret e kosmetit” e berishes nuk ju prish fare qefi perkundrazi.
    Per mua kjo loje poltike eshte e njejte sikur paniqi apo millosheviqi kur flisnin per kosovaret dhe kosoven sepse tashme u deshmua se edhe PDIU-ja ose eshte e ngulfatur nga greket dhe kinse vepron per interesat e Qameve sa per tua mbyllur gojen patrioteve te vertet ose keta idrizat e myhedinat jane si berisha e meta qe jane me serb se serbet,nryshe ata qe e duan Qamerine dhe Qamet,ata qe e duan Shqipernine dhe Shqiptaret dhe ata qe e duan kombin nuk ulen ne nje vend me salon e meten sepse eshte e njete sikur ta veshin uniformen serbe apo greke dhe te masakrojne shqiptare dhe gra shtatzena siq beri greqia ne Qameri apo serbia ne kosove,prandaj sa me shpejte qe ndalohet kjo loje aq me mire do jete per kombin,ne te kunderten do jemi deshmitar te tragjedise me te papare deri me sot dhe nje dite te afert keta tradhetar do i marrin dekoratat nga serbia e greqia per punen qe kane bere per interesa te tyre,dhe mbase edhe emrat do i nderrojne sepse jane mesuar,nga sllobodanka u be liria,nga liria do te ktheht prap sllobodanka sepse do te korigjohet historia do thot sala siq tha per mretin,me nje fjale ata qe jane futur ne b…. te salos e metes jane te njete si ata e si millosheviqi apo micotakisi.

    Përgjigjjuni

  13. Adriatik  --  20 Nëntor, 2012 në 6:07 pm

    Me camet merren doganieret greke te kakavise.

    Përgjigjjuni

    • loni  --  20 Nëntor, 2012 në 6:30 pm

      o adeiatik sa kam qeshur,,,haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa e frot fare…

      Përgjigjjuni

  14. Daja  --  20 Nëntor, 2012 në 6:42 pm

    Eshte mardhenie e vecante se eshte mardhenie nderkurverore.

    Përgjigjjuni

  15. Gezimi  --  20 Nëntor, 2012 në 6:47 pm

    Kete radhe Iliri e paska futur bllokun ne xhep!

    Përgjigjjuni

  16. toni  --  20 Nëntor, 2012 në 7:06 pm

    O Adratik aq sa u moren me Dash Tahirin qe u hyri ne Gumenice te prona e vet e i doli dhe ne TV.

    Përgjigjjuni

  17. Turp per Sali BERISHEN  --  20 Nëntor, 2012 në 7:15 pm

    Para disa javesh Monika e Ilirit ne Sheraton doli me nje fustan qe kushtonte 70000 euro.

    Përgjigjjuni

  18. shqiptari  --  20 Nëntor, 2012 në 7:37 pm

    Vari lesht te dyve, si Ilirit ashtu dhe Idrizit. Nuk i mjaftuan Lirit 4-vjet qe vodhi e vodhi ne emer te Shqiperise, ne emer te “integrimit”????!!!!!!!
    LSI parti kurve si lideri saj, sic ka edhe sharlatanet e saj neper rrethe, qe per nje lek e shesin bythen shpejt, por ta dije se p…… e plakes se vet ka per te marre kokmadhi, kokderri

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>