100 vjet shtet shqiptar

Postuar në: Aktualitet,Kryesore,Politika |

Festa e filluar kohë më parë, për nder të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë kulmon sot, kur bëhen saktësisht 100 vjet, që kur Ismail Qemajli ngriti flamurin në Vlorë, dhe njëkohësisht shpalli pavarësinë e shtetit shqiptar.

Ndërsa, janë mbajtur ceremoni për figura të shumta që i kanë kontribuar pavarësisë së Shqipërisë, sytë janë kthyer kah Vlora, ku tashmë mijëra shqiptarë nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe diaspora janë mbledhur në qytetin bregdetar për të shënuar themelimin e shtetit shqiptar.

Njëqind vjet më parë, në këtë qytet u mbajt, Kuvendi i Vlorës, në shtëpinë e Xhemil Vlorës, ku u ngrit pastaj, më 28 nëntor flamuri kombëtar.

Kryetari i Kuvendit të Vlorës, Ismail Qemali, propozoi të shpallej Shqipëria e pavarur, me një qeveri të përkohshme; të zgjidhej një Pleqësi në ndihmë e kontroll të qeverisë, si dhe të dërgohej një komision në Evropë, për të mbrojtur çështjen shqiptare para mbretërive.

Megjithatë, një vit pas pavarësisë, fuqitë e mëdha vendosën për copëtimin e Shqipërisë, duke lënë jashtë shtetit shqiptar, Kosovën, Çamërinë dhe trojet tjera të banuara me shqiptarë, si ato në Mal të Zi dhe Maqedoni.

Sidoqoftë, harta e sotme e Shqipërisë, siç vlerësojnë historianët, do të dukej, ndryshe, po të mos ishte vendosmëria e presidentit amerikan, Woodrow Wilson, i cili ndaloi përpjekjet e fuqive të mëdha dhe të vendeve fqinje të Shqipërisë për copëtimin e mëtejm të vendit.

Shqiptarët, i kanë caktuar një vend nderi në historinë e tyre, presidentit amerikan, Wilson.

Sot, presidenti amerikan, Barack Obama, ka siguruar se aleanca e SHBA-së me Shqipërinë është e fortë dhe e qëndrueshme.

“Dy vendet tona ndajnë një lidhje të ngushtë që nisi me mbërritjen e emigrantëve të parë shqiptarë në Shtetet e Bashkuara. Kjo lidhje u fuqizua edhe më tepër me ndërhyrjen vendimtare të Presidentit Wilson në Konferencën e Paqes në Paris më 1919 dhe ka vazhduar të lulëzojë përgjatë dy dekadave të fundit pas vendosjes së demokracisë në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në urimin e presidentit Obama.

Historia 100 vjeçare nuk ka qenë e lehtë për Shqipërinë, e cila u përball me përçarjet brendapërbrenda, por edhe me sfidat e kohës, pretendimet territoriale të fqinjëve, e pasojat e dy Luftërave Botërore.

Ajo për një përiudhe u shpall monarki nga Ahmet Zogu, që e shpalli veten mbret të shqiptarëve, për t’u shfuqizuar dhe shndërruar në republikë, pas Luftës së Dytë Botërore, kur erdhën në pushtet komunistët.
Ndër historianë, kjo epokë gjysmëshekullore e drejtuar nga Enver Hoxha, vlerësohet si më e errëta e cila izoloi Shqipërinë nga bota, dhe shënoi mijëra viktima, të burgosur e të internuar nga regjimi komunist.

Sot, 100 vjet pas pavarësisë, liderë aktualë shqiptarë shprehin keqardhjen për copëtimin dhe pamundësinë e bashkimit të trojeve shqiptare.

Shekulli që lamë mbrapa, ishte shekulli kur në Vlorë, shpallën pavarësinë e Shqipërisë jetike, 2/3 e trojeve tona na u ndanë me padrejtësi. Sot lavdi Zotit dhe armëve tona, ndjehemi të lirë, festojmë të bashkuar, të sigurt drejt së ardhmes sonë. Sot, pavarësisht çfarë përjetuam, kemi motive për të qenë krenarë me njëri-tjetrin, me trojet tona me flamurin tonë, për të pasur besim tek e ardhmja”, është shprehur ditë më parë në Shkup, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

Krijimi i dy shteteve të pavarura, përkatësisht Shqipërisë dhe Kosovës, për kryeministrin kosovar Hashim Thaçi nuk është zgjidhja më e mirë, por megjithatë është një realitet.

Kosova, ajo që kishte dhënë kontributin themelor për pavarësinë e Shqipërisë me kryengritje të ideuara nga Hasan Prishtina dhe shumë vise të tjera kishin mbetur jashtë Shqipërisë. Sot, ka të tillë që na thonë se i keni dy shtete. Dy shtete ne nuk i bëmë se kishim dëshirën tonë. Ky është një realitet. Por, më me dëshirë dhe shumë më mirë do të jetonim në një shtet të vetëm brenda familjes evropiane”, është shprehur kryeministri Thaçi.

Megjithatë, shkrimtari shqiptar me famë ndërkombëtare, Ismail Kadare, pat thënë se pavarësisht, krijimit të dy shteteve, kombi do mbetet një.

Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete të ndryshme, por nuk duhet harruar që janë dy shtete shqiptare. Ato do jenë dy shtete, por kombi shqiptar mbetet një. Kombi shqiptar ka një histori të dytë që ecën paralelisht me historinë politike shtetërore. Uniteti i kombit shqiptar është tjetër gjë dhe dy shtetet shqiptare janë tjetër gjë. Natyrisht, ato i bashkon koncepti shqiptar”, pat thënë Kadare me rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në shkurt të 2008-ës.

Sot, Shqipëria dhe Kosova kanë synimet e përbashkëta dhe synojnë bahssimin në integrimin në BE dhe në NATO./REL

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

22 Pergjigje per 100 vjet shtet shqiptar

  1. elinor  --  28 Nëntor, 2012 në 11:22 am

    Sot kemi një arsye të fortë t’i gëzohemi kësaj dite pasi ajo që ndodhi sot 100 vite më parë na dha mundësinë te vazhdojmë e ta quajmë vehten shqiptarë!

    Përgjigjjuni

  2. upthearse  --  28 Nëntor, 2012 në 11:44 am

    uroj gjithe shqiperine per 100 vjet pavaresi,gezuar dhe me nje shtet me te mire per gjithkend.

    Përgjigjjuni

  3. gentian  --  28 Nëntor, 2012 në 12:32 pm

    Te gjith ata shqiptare qe jetojne jasht shqiperise dhe deshirojne ta shofin logon e goggles me rastin e 100 Vjetorit te pavarsise mund ta hapin kete linkun http://www.paragrafi.org/ ,

    Përgjigjjuni

  4. aleks elbasani  --  28 Nëntor, 2012 në 12:34 pm

    ne momentin qe gjithe udheheqesit ishin ne vlore dhe ngrihej flamuri si 100 vite me pare, TV Klan transmetonte reklame te dyshekeve dormeo dhe telenovela turke. TURP TURP TURP!

    Përgjigjjuni

  5. pilurioti  --  28 Nëntor, 2012 në 12:49 pm

    Do tu deftoj nje sekret! Eshte hera e dyte qe kam qare ne jeten time. E para here kam qare kur lindi femija im, sot kam qare po lotet me vinin vete , nuk e di po jam shume i emocionuar. Zoti e bekofte kete toke te shenjte.

    Përgjigjjuni

    • salistalin  --  28 Nëntor, 2012 në 1:20 pm

      Zoti bekofte Pilurin e gjithe shqiptaret !

      Përgjigjjuni

  6. nuk harroj  --  28 Nëntor, 2012 në 12:54 pm

    aleks elbasani shume i sakte konstatimi juaj.Personalisht po ta dija do preferoja te shikoja kete reklame para fytyra si sali berisha qe realisht nuk ka asgje te perbashket me pavaresine e shqiperise.Si ka mundesi qe na ngrefose si gjel deti njeriu qe donte te shiste territoret tona detare?Si ka mundesi te rehabilitohen figura si zogu qe shiti shen naunin?Nuk u permend gjithe keto dite Ded Gjo Luli,Bajram Curri,Avni Rustemi e shume e shume te tjere qe u vrane ne pabesi nga i pabesi zog.
    Kjo eshte nje nga aresyet qe do desha te shihja ate reklame te klani,pamvaresisht se personalisht nuk e ndjek kurre ate kanal tv.
    Me kete rast u ueroj ju dhe gjithe shqipetareve gezuar festen e 100 vjetorit te pavaresise.

    Përgjigjjuni

    • mira  --  28 Nëntor, 2012 në 5:23 pm

      te lumte eshte shume e vertet.eh sikur te kene qene vetem Zogu e Sali Brisha jo me dicka tjeter po do i kishim henger me dhembe.po sa e sa te tjer ka se

      Përgjigjjuni

  7. Arti  --  28 Nëntor, 2012 në 12:55 pm

    GEZUAR 100 vjetorin e shpalljes se pavaresise se Shqiperise,diten e bashkimit shpirteror te shqiptareve e shpresoj edhe bashkimin e afert te te gjitha tokave shqiptare.GEZUAR!!!!!!!!!

    Përgjigjjuni

  8. """""""  --  28 Nëntor, 2012 në 1:05 pm

    Urime te gjitha trojeve shqiptare brenda dhe jashtè Shqiperisè per festen e madhe qe gezojmè sot nè ketè 100 vjetor te veçantè dhe te bukur te kombit tonè pa dallim feje krahine dhe ideje.(GEZUAR)

    Përgjigjjuni

  9. artur  --  28 Nëntor, 2012 në 1:29 pm

    Sa thjeshte mund te perzihen mizat e keqija dhe u mbyllet realisht goja:
    Bashkim, tek e verteta e thjeshte dhe vetem pune.
    Per te miret qe mund te heshtin, informacionin i meposhtem. Le ta shijojme se bashku pa u bezdisur.
    Per te gjith ata shqiptare qe skan mundesi te shohin logon e googles me flamurin shqiptare mund te klikojne tek kjo faqe dhe do te hapet Google me siglen e 100 Vjetorit te pavarsise…. http://www.paragrafi.org/

    Përgjigjjuni

  10. Vlora,Vlora  --  28 Nëntor, 2012 në 1:34 pm

    E veçanta e ketij 100 vjetori eshte prezatimi i PD si parti zogiste.
    Ne dukje te jep pershtypjen e nje lajmi normal.
    Po bashkepuntoret e fashizmit,te cilet nuk kane program dhe ideal,qe jane me shumice ne PD,si do trajtohen ?
    Mbreteri “republikane”,çfare fshihet mbrapa ketij skenari?

    Përgjigjjuni

  11. ben tirona  --  28 Nëntor, 2012 në 2:45 pm

    ZOTI E BEKOFTE KETE VEND TE MREKULLUAR,DHE SHQIPTARET E SFILITUR NGA KETO QEVERITARE TE NDYRE. GEZUAR 100 VJETORIN SHQIPERI

    Përgjigjjuni

  12. ben tirona  --  28 Nëntor, 2012 në 2:47 pm

    ZOTI E BEKOFTE KETE VEND TE MREKULLUAR,DHE SHQIPTARET E SFILITUR NGA KETO QEVERITARE TE NDYRE. GEZUAR 100 VJETORIN SHQIPERI.LAVDI ATYRE QE DHANE JETEN PER TY SHQIPERI,DHE VDEKJE E ATYRE QE PO TE VJEDHIN,E PO TE SHESIN

    Përgjigjjuni

  13. GAZI 73  --  28 Nëntor, 2012 në 3:06 pm

    RROFSHIN TE GJITHE SHQIPETARET KUDO QE NDODHEN…GEZUAR 100 VJETORIN.

    Përgjigjjuni

  14. krosi  --  28 Nëntor, 2012 në 3:12 pm

    Hej Burra

    Gezuar 100 Vjetorin e Shqiperise!

    Përgjigjjuni

  15. lindi  --  28 Nëntor, 2012 në 3:13 pm

    NENTORI I PAVARESISE

    C’ka Shqiponja qe fluturon,
    Dhe ska ndermend te ndaloje?
    Per ku valle nxiton keshtu?
    Vrapin do ta mbaj ne Vlore.

    Ka mbredhur permbi qytete
    Ne Shqiperi edhe Kosove
    Fluturon mbi male,dete
    Ska furtune qe ta ndaloje.

    Fluturon eshte e gezuar
    Ne kete 100 pervjetor
    Ngado hedh syte,eshte shkruar
    Per te bukurin Nentor.

    Ti Nentor qe mbart mbi vete
    Historira te medhaja
    Pavaresine ka Shqiperia
    Dhe clirimin ka Tirana.

    Plaku Ismail Qemali
    Me flamurin kuq e zi
    Doli foli nga ballkoni
    Ketu i thone Shqiperi.

    Shqiperi moj “Zonje e Madhe”
    Duhej vite te kalonin
    Te shporrje edhe dushmanin
    Qe lirine ta gezonim

    Te rrije ne krahe me shoqje
    Mbase pak me te medhaja
    Por per Ty moj “Dykrenare”
    Te githe i zinte sevdaja

    Ndaj sot ne kete 100 vjetor
    Pervjetorin e Pavaresise
    Kuq e Zi me je stolisur
    Ne cdo cep te Shqiperise

    Ta gezosh kete ditlindje
    Bashke me Kosoven moter
    Ndaj gezon,te qesh fytyra
    Nga Saranda der ne Shkoder.

    Te urojme me gjithe shpirt
    Ne te madhin Jubile
    Dhe pse ndodhemi shume larg
    Me zemer jemi atje

    Jemi ”bijte e tu moj nene”
    Te urojme kete Pervjetor
    Dhe te shperndare neper bote
    Jemi me Ty kete Nentor

    Lindita Kaci,emigrante Athine
    27/11/2012

    Përgjigjjuni

  16. altin  --  28 Nëntor, 2012 në 3:16 pm

    Gezuar te gjithe shqiptaret 100 vjet pavaresi dhe uroj
    gradualisht drejt bashkimit te trojeve me politikane me largpames.

    Përgjigjjuni

  17. lindi  --  28 Nëntor, 2012 në 3:22 pm

    NENTORI I PAVARESISE

    C’ka Shqiponja qe fluturon,
    Dhe ska ndermend te ndaloje?
    Per ku valle nxiton keshtu?
    Vrapin do ta mbaj ne Vlore.

    Ka mbredhur permbi qytete
    Ne Shqiperi edhe Kosove
    Fluturon mbi male,dete
    Ska furtune qe ta ndaloje.

    Fluturon eshte e gezuar
    Ne kete 100 pervjetor
    Ngado hedh syte,eshte shkruar
    Per te bukurin Nentor.

    Ti Nentor qe mbart mbi vete
    Historira te medhaja
    Pavaresine ka Shqiperia
    Dhe clirimin ka Tirana.

    Plaku Ismail Qemali
    Me flamurin kuq e zi
    Doli foli nga ballkoni
    Ketu i thone Shqiperi.

    Shqiperi moj “Zonje e Madhe”
    Duhej vite te kalonin
    Te shporrje edhe dushmanin
    Qe lirine ta gezonim

    Te rrije ne krahe me shoqje
    Mbase pak me te medhaja
    Por per Ty moj “Dykrenare”
    Te githe i zinte sevdaja

    Ndaj sot ne kete 100 vjetor
    Pervjetorin e Pavaresise
    Kuq e Zi me je stolisur
    Ne cdo cep te Shqiperise

    Ta gezosh kete ditlindje
    Bashke me Kosoven moter
    Ndaj gezon,te qesh fytyra
    Nga Saranda der ne Shkoder.

    Te urojme me gjithe shpirt
    Ne te madhin Jubile
    Dhe pse ndodhemi shume larg
    Me zemer jemi atje

    Jemi ”bijte e tu moj nene”
    Te urojme kete Pervjetor
    Dhe te shperndare neper bote
    Jemi me Ty kete Nentor

    Lindita Kaci,emigrante Athine
    27/11/2012
    .

    Përgjigjjuni

    • gezim vlora  --  24 Dhjetor, 2012 në 1:13 pm

      Te lumte pena Lindita,por ti qenke nje poeteshè e afirmuar.
      Kjo eshte nje poesi shume e bukur nga ana artistike, por ndihet zeri i zemres shqipetare se si rreh me force per memedheun, dhe sidomos kur ndodhet ne mergim.
      Lindita me fal qe po ju pyes, nga mbiemri mos jeni gje nga Piqerasi?
      Pershendetje e gezuar Krishtlindjen!
      Vlonjati

      Përgjigjjuni

  18. Cakalli7  --  28 Nëntor, 2012 në 4:24 pm

    he mer kamunista po ju nuk e dini se enver hogja e ka pas ndryshue historin flamuenin e pavaresise e ka cue n’tiron sali berisha ene mreti zog

    Përgjigjjuni

  19. serbi grek  --  28 Nëntor, 2012 në 4:31 pm

    festojn se eshte paqe se kur ka pas luftra kan qen gjithnji te pushtuem shqiptart,prej te hujve,se shqiptart si komb jane si ato plakat e pafuqishme e handikapate…
    komb handikapat ne tru!
    komb sal komplet!!
    ha haa he
    dull sal hajdar tajar kombi shqiptar!!!

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>