Arvizu: Vjedhja e pronësisë intelektuale në Shqipëri është si vjedhja e energjisë | Gazeta Tema
 

Arvizu: Vjedhja e pronësisë intelektuale në Shqipëri është si vjedhja e energjisë

Postuar në: Aktualitet,Kryesore,Sociale |

Në një forum të organizuar në lidhje me çështjen e pronësisë intelektuale, ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, bëri një paralelizëm. Ai tha se pronësia intelektuale këtu vidhet njësoj si energjia, të cilën nuk e paguan gjysma e popullsisë. Ai tha se ky nuk është sistem i qëndrueshëm.

“Është pak a shumë si elektriciteti. Nuk dua të ndalem tek debati me CEZ-in, por siç e dini, problemi thelbësor me elektricitetin këtu është se gjysma e popullsisë paguan për elektricitetin, kjo përfshirë edhe agjencitë qeveritare. Dhe nëse vetëm 50 për qind e popullsisë paguan për elektricitetin kjo nuk vlen, nuk është një sistem i qëndrueshëm, dhe nuk mund të bësh biznes,” tha Arvizu.

Ndërkohë ambasadori i BE në Tiranë, Etore Sekui, tha se mbrojtja e pronësisë intelektuale është një kusht për hyrjen në BE, por në këtë drejtim Shqipëria nuk është askund.

“Marrëveshja e Stabilizim Asociimit thekson se Shqipëria duhet të marrë masat e nevojshme për të garantuar të drejtën e pronësisë intelektuale njësoj si vendet e Bashkimit Evropian deri në 1 dhjetor 2010. Fatkeqësisht nuk jemi askund,” u shpreh Sekui.

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

26 Pergjigje per Arvizu: Vjedhja e pronësisë intelektuale në Shqipëri është si vjedhja e energjisë

  1. Rrofte Shqiperia  --  6 Dhjetor, 2012 në 7:44 pm

    Ketu po quhen intelektual ata qe mbarojne universtete dylekshe….

    Përgjigjjuni

  2. shqiperine e mori turku i vu zjarr  --  6 Dhjetor, 2012 në 7:51 pm

    Po vjedhja e zgjedhjeve nga “burri i shtetit”?????????????
    Po vjedhja e Shqiperise nga “burri i shtetit”?????????????

    Te mberrisht tek vjedhja e pronesise intelektuale duke perkrahur “burrin e shtetit” me duket me duket si permendja e litarit tek shtepija e te varurit.

    IRONI e fatit me kete ambasador

    ……

    Përgjigjjuni

  3. Vlora  --  6 Dhjetor, 2012 në 8:00 pm

    Vjedhjet jane njesoj. Por shqiptareve ja u ka qejfi qe ambasadori te flase vetem per ato vjedhje qe duan shqiptaret. Harrojne se ai perfaqson edhe kompanite amerikane filmat e te cilave shfaqen me pare ne Shqiperi se sa ne Hollywood. Po librat qe fotokopjohen ne mes te dites dhe ju shiten studenteve e autoret hiqen zvarre per ndonje kafe? Nuk ndertohet shtet po nuk u shperblyen ata qe bejne punen.

    Përgjigjjuni

  4. jimmy  --  6 Dhjetor, 2012 në 8:11 pm

    Mr Arvizu po gjete nje gje qe nuk vidhet ne Shqiperi do te quajme burr shteti

    Përgjigjjuni

    • Skela  --  7 Dhjetor, 2012 në 9:49 am

      Je i madh! Shume domethenese.

      Përgjigjjuni

  5. SYN  --  6 Dhjetor, 2012 në 8:12 pm

    VOTA ËSHTË PRONËSI INTELEKTUALE!
    Edhe pse nuk ka emër dhe mbiemër në të është gjithësesi një veprim që vjen si rrjedhojë i një aftësie për të menduar, thurur plane dhe ëndërrimi i një jetë më të mirë.
    Jemi të përfshirë të gjithë.

    Kush na i vjedh dhe bashkëpunon me vjedhësit quhet vjedhës ëndërrash, pasurish, mendimesh etj. Më kryesorja, vjedhës shpirtrash dhe jetësh për të qendruar gjithmonë i ri në pushtet.

    Përgjigjjuni

  6. Mark  --  6 Dhjetor, 2012 në 8:16 pm

    “Është pak a shumë si elektriciteti. Nuk dua të ndalem tek debati me CEZ-in, por siç e dini, problemi thelbësor me elektricitetin këtu është se gjysma e popullsisë paguan për elektricitetin, kjo përfshirë edhe agjencitë qeveritare. Dhe nëse vetëm 50 për qind e popullsisë paguan për elektricitetin kjo nuk vlen, nuk është një sistem i qëndrueshëm, dhe nuk mund të bësh biznes,” tha Arvizu.

    Mos akuzo agjencite qeveritare qe nuk paguajne energjine. Te me thuash 10 here “burre shteti” e pastaj te me kerkosh falje.

    Përgjigjjuni

  7. gjon  --  6 Dhjetor, 2012 në 8:40 pm

    JAM PLOTESISHTE DAKORTE ME VLERESIMIN TUAJ SI DIPLLOMAT,POR JU LUTEM NA E MERRNI ATE “BURRIN E SHTETIT” ME EMRIN SALI I CILI HODHI POSHTE EDHE PROVAT E FBIse PER VRASJET E 21 JANARIT DHE I BENI PROVEN E INTELIGJENCES[trurit] SE NA MORI NE QAFE DUKE GRABITUR PASURINE KOMBETARE,DUKE FALUR TRRITORIN (DETIN) SHQIPTARE,DUKE VJEDHUR VOTAT E DUKE VRARE PROTESTUES TE PA FAJSHEM PER TE MBAJTE PUSHTETIN,E ME NE FUNDE DUKE NA VJEDHUR EDHE INTELIGJENCEN,DHE NA THONI TE VERTETEN SE SA BURRE SHTETI ESHTE KY BURRE ME EMRIN SALI.

    Përgjigjjuni

  8. Mali  --  6 Dhjetor, 2012 në 8:49 pm

    CEZ po vjedh shqipetaret me DEBITE te trasheguara nga ossh. CEZ te kerkoje faturar nga koha qe ka marre kompanine dhe jo te kerkoje debitet falso te ossh dhe qeverive te 20 viteve

    Përgjigjjuni

  9. era  --  6 Dhjetor, 2012 në 8:51 pm

    Nuk mund te talleni me shqiptaret. Ju( perfshi dhe sekuin) nuk jeni nga bathorja dhe te mos e kuptoni qe te kur vjedh voten do vjedhesh dhe pronesine intelktuale.

    Kur flisni per vjedhje, gjithmone parfytyroj nje goxha ambasador qe pervesh menget dhe asiston ne numerimin perfundimtar te nje votimi. Ndjehem e lehtesuar per momentin. Dhe mbas disa ditesh shikoj qe ky burre uron vjedhesin!
    Do ju luteshim te flisni per cdo gje tjeter por jo per kete teme. Me kujtohet nje shprehje banale e shqiptareve qe thote qe m.. sa me shume ta ngacmosh( mbasi eshte thare) aq me shume vjen ere.

    Përgjigjjuni

  10. alban4eva  --  6 Dhjetor, 2012 në 9:03 pm

    ehh mor miu japonez, pordhe dhe vetem pordhe.. si nuk na the ndonje gje qe nuk e dime..
    ti flet per problemin, sikur nuk e dime ne, po a na tregon edhe zgjidhjen??
    si mendon ti Arvizu, cila eshte zgjidhja per “burrin e shtetit”?? duhet vrare, hequr zvarre, futur ne burg, varur ne litar, djegur per se gjalli??… cilen nga keto?

    si thua o miu japonez, cilat nga keto opsione te zgjedhim?? a ke ndonje ide? na jep ndonje ide mor aman..!!!

    Përgjigjjuni

  11. I Larguari  --  6 Dhjetor, 2012 në 9:29 pm

    Arviziu anetari ri i PD nuk flet ta degjojme ne flet ta degjoj Erion Brace . Ju shtua edhe nje atoporlant Berishes .50vjet shtypje kuqe nga ruset 20 vjet shtypje blu nga perendimoret , di gje njeri nga vjene shpetimi yne se une nuk di gja vec gjakut

    Përgjigjjuni

  12. drini  --  6 Dhjetor, 2012 në 9:47 pm

    Po cfare nenkuptojme me vjedhjen e pronesise intelektuale… sic e spjegonte TCH, rrjetet kabllor i vjedhin programet digitalbit. Une dua te di po digitalbi kujt ja vjedh se per ti blere eshte 1000% e sigurt qe nuk e ben

    Përgjigjjuni

  13. Gani  --  6 Dhjetor, 2012 në 9:50 pm

    Ju zoti Arvizu e dini mire se amertika ka luajtur me shqipetaret pabesisht. http://bit.ly/jAL5ep

    Përgjigjjuni

  14. Stef Staku  --  6 Dhjetor, 2012 në 10:09 pm

    ANALIZE : Nuk kam te drejte te flas per sjelljen e Shteti Amerikan kundrejt pronesise intelektuale jo vetem se nuk kam eksperience personale por edhe sepse jam i bindur se pronesia e ime intelektuale do trajtohej komplet ndryshe siikur te kisha shkuar ne Amerike…
    Por eshte teresisht e papranueshme qe te mos i tregoj vemdin z. Etore Sekui Ambasador i BE ne Tirane !!!
    11 denoncime kam bere ne Gjykaten e Xhenovas ( Genova ) ! Nga keto 5 kunder Universitetit te Xhenovas dhe 6 kunder CNR ( Consiglio Nazionale della Ricerca ). Denoncimet ne pergjithesi trajtonin njohjen e se drejtes se paraqitjes kerkimeve shkencore prane ketyre institucioneve. Por tre deoncime jane bere pikrisht per sjedhje raciste te drejtuesve te ketyre institucioneve per shkak se une isha Shqiptare !!!
    Ajo qe e rendon situaten eshte se denoncimet gjithmone u arkivuan !!! Pra ai Italiani Etore Sekui nuk ka asnje te drejte qe te beje moral mbi pasurine intelektuale, pasi ne Itali nje Shqiptare nuk e gjen dot nese nuk eshte dakort Mafia !!!
    - Une nuk Mund te beje asgje per Ju pasi ju shkoni keq me qeverine e Shqiptare ! – Me pat thene prof. Franco Gambale drejtues i nje instotuti kerkimor i CNR ! Kete person une e kam denoncuar 6 here ne gjykat, per me te thjeshten arsye : Kur nje Italian paraqet studimet ne Amerike kerkush nuk i kerkon dokumenta apo ti tregoje marredheniet e tija ne Itali. Ne se studimet jane te vlefshme cdo gje eshte ne rregull !!
    Ndersa per mua Shteti Italian me perpara kerkonte qe une te veja mire me Genc Pollon ( ti puthka doren Mafies Shqiptare ) pastaj studimet e mia ishin te pranueshme dhe per Shtetin Italian !!!
    - Sikur te kishe ardhur me mbeshtetjen e institucioneve ne me ju do kishim bere gjera shume te vlefshme ! – me pat thene Rektori i Universitetit prof. Giacomo de Ferrari !!!
    - Me tregoni pak letrat e Ministrit te MASH ! – Me kerkoi znj. Flora Dubosch drejtuese e Programit Tempus te BE, program qe drejtohet nen kujdestari e Etore Sekuit ! Kur pau pergjigjet e MASH me tha :
    - Ju duhet te ktheheni ne Shqiperi te rregulloni letrat pastaj te vini tek une !!!
    Teshti Etore Sekui po ne deklaron se Shqiperia nuk ka bere asgje. Natyrshem lind pyetja : Po ne studiuesve perss na i kerkoni letrat e institucioneve Shqiptare kur e dini mirese si jane punet !!!
    Njerezit flasin me Mafien Italo Shqiptare !!! A nuk eshte kjo nie sjedhje e denje per Mafien Italo – Albanese ??!!

    Përgjigjjuni

  15. asd  --  6 Dhjetor, 2012 në 11:13 pm

    Me pelqente Withers sepse i peshonte fjala.

    Përgjigjjuni

  16. Radio Brukseli  --  6 Dhjetor, 2012 në 11:25 pm

    I MDERUARI AMBASADOR,
    Me qene se po flisni per pronesi intelektuale,mendoj qe jane leksione per ekstraterreste e per te harruar urine.FAKTI ESHTE QE JU NUK PO DINI TA HIDHNI VALLEN SHQIPETARòE E BASHKE ME JU AQE ME TEPER AMBASADORET E EUROPES.Ju nuk e njihni vendin tuaj e ska si ta njihni Shqiperine.
    -Ne Amerike kreu i financave qe organizoi trufen financiare Madof u denua nga drejtesija 170 vjet burg.Tek ne kush ka vjedhur popullin behet deputet.
    -Ne Amerike djali i kreut te hajduterise u vete var.Tek ne djemte e vajzat e deputeteve hajdute me kapitalet e femijeve shqipetare te pa ngrene jetojne jashte si pashallare.
    -Ne Amerike bankjere qe kane lejuar te trasportohen kapitale te pa ligjeshme jashte jane denuar me burg.Tek ne nuk dihet kush eshte bankjeri e kush i ka òelesat e bankes perfshi ato amerikane .
    -Ne Amerike kush ka depozituar para jashte ne menyre te pa ligjeshme i jane sekuestruar gjysmat e pjesa e ngelur i jane vene taksa deri 30 perqind.Tek ne hajduti i xhepave denohet hajduti i pasurise kombetare dekorohet.
    -NE AMERIKE POPULLIT I JEPET BARAZI MUNDESISH PER TU INTEGRUAR NE EKONOMINE E TREGUT SIPAS AFTESIVE E MUNDESIVE.tek ne nuk vlen inteligjenca e intelektuali por militanti e klienti.
    -AMERIKA ESHTE DJEPI I EKONOMISE LIBERALE.tek ne ‘kryeministri’ e ngaterron me fjalet ‘biznes’ e ‘afare’.etj etj etj.
    DEPUTETI I KETIJ VENDI QE MBAHET ME I NDERESHMI KA VJEDHUR E PER RRJEDHOJE JO VETEM NUK DUHET TE KANDIDOJE POR TI DREJTOHET LIGJIT.MJAFT ME PRRALLA E SHAKA ME NJE POPULL I NDERUARI AMBASADOR.

    Përgjigjjuni

  17. shqiptari  --  6 Dhjetor, 2012 në 11:45 pm

    Pse mund ta “Tradhetoje ” USA Komanbdantin tone Legjendra Komunist !
    Si duket,limoni eshte ne mbarin te pikave ! Nuk shtrydhet me !

    Përgjigjjuni

  18. media e lire  --  7 Dhjetor, 2012 në 12:02 am

    SHBA dhe BE shpetoni shqiptaret.
    Perkedhelite me te pa aftet e tranzicionit,me renonjesit e demokracise:Nano,Sali,Meta,Luli,jo vetem qe duhet te marin fund prej Amerikes dhe BE-pian,por keto fuqi duhet te drejtojne arestimin e politikaneve qe jane zhutur ne mekate me fakte, per te cilat eshte shume gabim i math te mbylle gojen si Amerika dhe BE-pian.
    Ne Shqiperi vepron nje diktature me e qelbur se enver satrapit,ngaqe eshte nen rogos.Kete e drejton sali komunisti i veshur me gjithe llojet e maskave.Hiqet demokrat,hiqet i drejte,hiqet trasparent,hiqet nacionalist,hiqet antikorupsion,hiqet antikomunist,dhe ben vepra te kunderta me maskat e tij qe i ndron c’do dite

    Përgjigjjuni

  19. Niko Maloku  --  7 Dhjetor, 2012 në 3:51 am

    O zoterinj ambasadore ! Kur kini toleruar vjedhjen e votave dhe vrasjet e qytetareve, mos perrallisni tani me pronesi intelektuale, sepse beheni qesharake te medhenj.

    Përgjigjjuni

  20. fefwef  --  7 Dhjetor, 2012 në 5:39 am

    pronesi intelektuale? tere intelektualet kane ikur me kohe e me pula, vetem maloket qe votojne per salen kane mbetur. pasaj thone “o na zuren hallet, skemi noj cop buk per me ngron”. kush ta ka fajin malok?

    Përgjigjjuni

  21. kuq e zi  --  7 Dhjetor, 2012 në 5:58 am

    Këta shok punojnë aktualisht në Ambasadën Amerikane zoti ambasador.
    1- Astrit Pullazi, nga Tirana.

    Ka filluar punë në ambasadën amerikane sapo ajo hapi portat e saj në Tiranë më 1991. Ky privilegj i është rezervuar prej amerikanëve për merita të veçanta: Pullazi ka qenë shofer i Enver Hoxhës.

    Në çdo rast që ndodhet vetëm, Astriti këndon këngën e tij të preferuar: «Enver Hoxha, o tungjatjeta!» Dhe jo pa të drejtë.

    2- Belul Cuka, nga Peshkopia.

    Ish-shofer i Kadri Hazbiut.

    Krenarinë për të kaluarën e tij e përmbledh në këto fjalë:

    «Kudo që e çoja me veturën luksoze “grushtin e hekurt të diktaturës” dridhej foshnja në bark të nënës.»

    3- Besnik Malo Çala, nga Vlora.

    Ka filluar punë në ambasadën amerikane bashkë me Pullazin më 1999.

    Cilësia e tij më e preferuar prej amerikanëve: Ka qenë kuadër i mirënjohur i Ministrisë së Punëve të Brendshme të diktaturës, ekspert i stërvitjes së grupeve terroriste marksiste-leniniste të mbiquajtura «Brigadat e Kuqe», të cilat stërviteshin në Shqipërinë diktatoriale. E ka ushtruar aktivitetin në kampet stërvitore në malet e Burrelit dhe në Pishë Poro të Vlorës.

    Lidhur me të kaluarën e tij, Besniku i Partisë shprehet me krenari:

    «Bin Laden do ta kishte pasur zili aftësinë time stërvitore të terroristëve.»

    4- Emri Baja, nga Kukësi, survejues i ambasadës amerikane në Tiranë.

    Gjatë veprimtarisë 15 vjeçare në Ministrinë e Punëve të Brendshme të diktaturës ka qenë krahu i djathtë i Kadri Hazbiut. I mirënjohur për egërsinë e tij ndaj “armikut të klasës”, Hazbiu e emëroi për disa vjet shef të kampeve të internimit në rrethin e Lushnjës për të mbjellë terror. Të internuarit e rrethit të Lushnjës të asaj periudhe shpreheshin:

    «Xhebraili nuk mund të ketë pamje tjetër veç asaj të Emri Bajës.»

    Lidhur me veprimtarinë e tij përkrah Kadri Hazbiut, Baja kujton me nostalgji:

    «Ministri më kishte thënë disa herë: Kur ti mendon se lufta e klasave është zbutur, unë ia bëj të njohur këtë shokut Enver dhe për armikun e klasës bien kambanat e vdekjes».

    I mbiquajtur me humor prej ambasadorit amerikan «Barometër i luftës së klasave», komunistit veteran Baja i është besuar survejimi i ambasadës së «imperializmit amerikan».

    5- Hasan Spahiu, nga Skrapari.

    Kuadër i sprovuar i Sigurimit të Shtetit i rekomanduar për punësim prej Sulo Gradecit, i cili ka shkruar dikur për të:

    «Sikur shoku Enver të më pyeste: “Pas teje, kush është personi që më do mua më shumë?”, unë do t’i përgjigjesha pa u menduar: Hasani.»

    Hasani ka qenë sekretar partie ne Farkë të Tiranës, tek helikopterët. Në çdo xhep të tij mban një fotografi të Enver Hoxhës, ndërsa në shtëpi ruan me mall një statujë të vogël fildishi të diktatorit, të cilën e ledhaton në mbrëmje deri sa e zë gjumi.

    Tiranë6- Selami Liço, nga Peshkopia.

    Ish-oficer zbulimi në kohën e diktaturës dhe oficer ushtrie deri më 1997. I akuzuar për kontrabandë masive armësh prej vitit 1997 e në vazhdim, Liçon e mori në mbrojtje ambasada amerikane në Tiranë, ku edhe u punësua në vitin 2000. Atje vazhdon të jetë edhe sot. I befasuar prej ngrirjes së dosjes së tij penale mjaft të ngarkuar, nuk lodhet së përsërituri fjalët:

    «Mallkuar qoftë kush mendon se amerikanët janë antikomunistë!»

    Gruaja e tij ka punuar gjithmonë në “Bllok”.

    7- Agim Bllaci, nga Gjirokastra.

    Ka filluar punë në ambasadën amerikane qysh më 1991, me “ajkën” e të punësuarve atje.

    Deri më 1973 – sa kishte gjallë babanë –, ka jetuar në “Bllok”. Është dëgjuar të përmendë shpesh kujtimin më të shtrenjtë që ruan nga jeta në «Bllokun e Udhëheqjes”:

    «Sa herë që vinte për vizitë tek ne, shoku Enver nuk harronte t’i thoshte babait: “Prokurorët e vendosur si ti janë maja e shpatës së diktaturës së proletariatit, shoku Misto. I tmerrove klerikët me pretencat e tua, që s’njohin dënim tjetër veç atij me vdekje. Uroj që edhe Agimi të eci në gjurmët e tua.»

    Për meritat e babait dhe të tijat, Agimi dhe gruaja e tij ndodhen të dy të punësuar në ambasadën amerikane.

    8- Bashkim Male, nga Erseka.

    Ish-oficer, pilot, aktualisht mbikëqyrës në ambasadën amerikane. Bashkëpunëtor aktiv i Sigurimit të Shtetit. Shokët e tij të punës trembeshin më shumë nga Bashkimi, se sa prej kryetarit të Degës së Brendshme.

    «Përpiqem të jem më tolerant kur më shajnë për familjen, se sa kur më përgojojnë karrierën time si anëtar besnik i Partisë së Punës», pranon me çiltërsi Bashkimi.

    9- Sadik Hasko, nga Skrapari.

    Një tjetër rekomandim i goditur i Sulo Gradecit, i cili është shprehur me respekt të thellë si për patriotin e tij edhe për ambasadorin amerikan në Tiranë:

    «I vetmi komisar që i ka lexuar nga tri herë të gjitha veprat e shokut Enver është pikërisht Sadiku. Një ditë Sadiku, i përhumbur në kujtime, shkroi instinktivisht me bojë të kuqe mbi një mur të ambasadës emrin e pavdekshëm “Enver”. Falënderoj nga zemra ambasadorin amerikan i cili, në vend që ta pushonte nga puna mikun tim për pakujdesinë e treguar, e thirri në zyrë dhe i dhuroi një flakon parfumi Nostalgji. Vetëm tani po arrij ta kuptoj disi shprehjen e hollë që më kishte përsëritur disa herë shoku Enver gjatë viteve të fundit të jetës së tij të ndritur:

    “Sillo, në politikë gjërat nuk janë ashtu si duken. I shikon ata anglo‑amerikanët ti? Aq sa jam unë besimtar se kam mbiemrin Hoxhë, aq janë edhe ata antikomunistë”. »

    10- Veli Varfri, nga Tepelena.

    « Bashkëpunimi me Sigurimin e Shtetit për mua ka qenë po aq i domosdoshëm sa edhe frymëmarrja», thekson Veliu me modesti.

    «Edhe sikur të mos quhej “Lug i Zi”, ai vend atë emër do të kishte marrë prej nënave të shumta tropojane që veshi me të zeza Veli Varfri, duke iu vrarë djemtë në kufi.»

    Sa herë që bie fjala për Enver Hoxhën në ambasadën amerikane, Veliu përdor epitetin «I paharruari», duke psherëtirë dhe sytë e tij mbushen menjëherë me lot. Nëpërmjet një sajti privat shpërndan stema të ish-diktatorit.11- Bardhyl Poda, nga Erseka.

    Një ndër komunistët fanatikë që e ka vizituar më shpesh shtëpinë muze të diktatorit në Gjirokastër, duke pozuar çdo vit para saj.

    «Sigurimi i Shtetit për mua ka qenë Zoti në tokë», shprehet Bardhyli në konfidencë.

    12- Qemal Bashkurti, nga Tropoja.

    I pyetur nëse do të dëshironte që t’i ngjallej njeriu i tij më i dashur që nuk jetonte më apo ish-diktatori, Qemali është përgjigjur pa ngurruar:

    «Nuk kam pasur në jetë njeri më të dashur nga Enver Hoxha.»

    13- Kasëm Ymeri, nga Skrapari.

    Dëshira e tij më e madhe në jetë:

    «Të kisha vdekur në të njëjtën ditë dhe orë me Enver Hoxhën!»

    14- Albert Hasanballiu, nga Skrapari.

    Ky është i rekomanduari i tretë i Sulo Gradecit, për të cilin Sulua vetë shprehej dikur me modesti:

    «Sikur shoku Enver të kishte njohur Albertin para meje, historia shqiptare do të kishte mbetur pa Sillo.»

    15- Aleks Ndini, nga Korça.

    Shprehja e tij më e spikatur:

    «Një ditë pësova një krizë kardiake pranë vendit ku ka qenë liceu francez në Korçë, të cilin e vizitoj shpesh. Në çast mendova: “Ç’vdekje të lumtur paskam pasur fat! Duke u rrëzuar përtokë, do të kem rastin të vë kokën atje ku ka vënë këmbën dikur shoku Enver!”»

    16- Peti Çala, nga Fieri.

    Ditën që u rrëzua monumenti i diktatorit në Tiranë, duke u ngashëryer Peti deklaroi:

    «Do të kisha qenë i lumtur sikur të vdisja duke më rënë përsipër ai monument.»

    17- Shkëlqim Xhagolli, nga Tirana.

    «Po të kisha vdekur duke qenë anëtar i Partisë së Punës, me siguri vdekja do të kishte qenë shumë më e ëmbël për mua nga ç’do të jetë një ditë në të ardhmen», është shprehur mes miqsh Xhagolli.

    18- Hajri Mazaj, nga Vlora.

    I paepur në zhvillimin e luftës së klasave edhe brenda fisit të tij të cilit i krijoi probleme serioze, Mazaj u kishte dhënë urdhër të prerë postave të kufirit në Peshkopi:

    «Ose asgjësoni thyesit e kufirit, ose vrisni veten; rrugë të mesme nuk ka.»

    Idenë e tij për vlerën e jetës, Hajriu e ka përmbledhur në pak fjalë:

    «Sa boshe do të më dukej jeta, sikur shoku Enver të mos më dilte çdo javë në ëndërr!»

    19- Fejzi Hoxholli, nga Korça.

    «Shumë herë u kam tërhequr vërejtjen prindërve që nuk më kanë çuar emrin Enver», ka thënë Fejziu me keqardhje.

    20- Mels Arapi, nga Vlora.

    Të afërmve të tij u ka lënë këtë amanet:

    «Nuk duhet të harroni të çoni mbi gjoksin tim në arkivol teserën e Partisë së Punës.»

    21- Isa Lumani, nga Erseka.

    Çdo i interesuar mund të gjejë në shtëpinë e Isait secilën prej “veprave” të ish‑diktatorit. «Veprën 19» në anglisht ia ka bërë dhuratë ambasadori amerikan më 16 tetor 2008, me rastin e 100 vjetorit të ditëlindjes së diktatorit.

    22- Aleksander Shtepani, nga Tirana.

    «Sikur shoku Enver të kishte jetuar edhe 9 vjet, Shqipëria do të kishte mbërritur në komunizëm», ka profetizuar Shtepani.

    23- Muharrem Ibrahimi, nga Fieri.

    «Po ratë në vështirësi, kujtoni shokun Enver; po ratë në nevojë, kujtoni Partinë e Punës!», i ka këshilluar të afërmit e tij Muharremi.

    24- Halit Haliti, nga Erseka.

    «Kur mora teserën e Partisë së Punës nuk më ka zënë gjumi dy net nga gëzimi», është shprehur i përlotur Haliti.

    25- Jorgo Kaçi, nga Saranda.

    Kur ishte komandant kufiri në rrethin e tij, Jorgua nuk harronte t’iu thoshte në çdo mbledhje forcave të mbrojtjes:

    «Çdo shqiptar që arrin të arratiset bëhet vegël e imperialistëve, për të luftuar kundër popullit e vendit të tij. Një atdhetar i vërtetë pranon më parë të vdesë, se sa të vihet në shërbim të amerikanëve.»

    Kur “atdhetari i vërtetë” Jorgo Kaçi pranoi të vihej në shërbim të amerikanëve në ambasadë (sigurisht pa vdekur), atje mësoi disa gjëra që nuk i dinte më parë dhe thirri i entuziazmuar:

    «Nuk ma priste mendja kurrë që karriera ime komuniste, e ideuar në Komitetin e Partisë të Sarandës, do të realizohej në selinë e ambasadës së “imperialistëve amerikanë” në Tiranë! I ftoj gjithë shokët e mi të idealit që parullën “Lavdi Marksizëm-Leninizmit!” ta zëvendësojmë me “Lavdi prapaskenave të politikës!”».

    26- Rrapo Hazizi, nga Skrapari.

    Shef i kufirit të jugut deri më 1991. Rrapo Hazizi mbahet mend për vrasjet e shumta në kufirin e jugut të shtetasve që tentonin të arratiseshin. Për këtë “meritë të spikatur”, Ramiz Alia e dekoroi posaçërisht në fund të vitit 1990. Po për të njëjtën meritë, ambasada amerikane e punësoi duarpërgjakurin Rrapo pak kohë pas dekorimit.

    Prej datës 03 shkurt 1990 deri në datën 23 gusht 1990 (pra, brenda një periudhe më pak se dyqind ditë) me urdhër të Rrapo Hazizit janë vrarë prej postave të ndryshme të kufirit të Jugut 23 shqiptarë me moshën mesatare 27 vjeç. Ky krim i përbindshëm ka ndodhur disa muaj pas përmbysjes së komunizmit në Evropën Lindore dhe në një kohë që në Shqipëri ligji i vendosur rishtas parashikonte një dënim maksimal deri në pesë vjet heqje lirie për shkelje kufiri.

    Të gjith personat e listës janë me testa partie,20 prej tyre marrin dhe pinsion nga shteti janë mbi 60 vjeç.

    Përgjigjjuni

  22. besniku  --  7 Dhjetor, 2012 në 8:18 am

    Mesa duket ketyre ambasadoreve u ka kaluar data e marrjes se pageses nga Berisha dhe me kete rast i kujton atij qe ta kryeje ate pune, pagasen eshte fjala. Zoterinjte ambasadore jane teper te shqetesuar per vjedhjen e copy right (te drejten e autorit), kur ketu po vriten njerez per dite dhe po falimentojne me qindra biznese per shkak te politikave favorizuese te qeverise per te vetet. Nuk gaboj qe Berisha me te degjuar kete lajm do te dergoje Boden per te bere pagesat perkatese (ne fakt kane dy muaj qe nuk jane paguar nga Berisha per sherbime me interesa te medha kombetare – per kryeministrin).

    Përgjigjjuni

  23. Skela  --  7 Dhjetor, 2012 në 9:53 am

    Keasaj pronesise intelektuale edhe i gjendet ilaci sepse mund te marrim ca mendje hua nga BE dhe USA. Por si do tja bejme me vjedhjen e zgjedhjeve qe eshte bere fakt pa u bere zgjedhjet me mandatet e Kukesit.

    Përgjigjjuni

  24. bec frani  --  7 Dhjetor, 2012 në 10:47 am

    Zotri Arvizu na thote se :”Pronesia intelektuale vidhet njisoje si energjia.”Do dishroja me dijt nga z.ambasadori me cka e paralelizom vjedhjen e prones private.

    Përgjigjjuni

  25. qytetar  --  7 Dhjetor, 2012 në 11:24 am

    Kam 10 vjet në gjygj për të drejtat e autorit me qeverinë Shqiptare.
    Më dhemb zëmra kur shikoj si vidhet dhe si përçudnohen veprat e mija.
    Dhe ka 20 vjet që dëgjoj përralla, per te drejta e detyrime per autoret.
    Ky eshte shtet anadollak-fshataresk,

    Ne nje bisede te lire
    Avokati i shtetit shprehet “une te blej ate(Rrem Brand) nuk e blej per njemi lek.

    te tjerat gjykoini vete.

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>