Debati i së dielës: Të verbërit shqiptarë, më të varfërit në botë | Gazeta Tema
 

Debati i së dielës: Të verbërit shqiptarë, më të varfërit në botë

Postuar në: Aktualitet,Sociale |

Ditët e fundit, shoqata e te Verberve e Shqiperise është akuzuar për prapavijë politike në protestat e zhvilluara. Ministri i Punës Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta ka shfrytëzuar aktivitet e ditëve të fundit për të hedhur akuza drejt personave me aftësi të kufizuar.

Në komisionin Parlamentar kur u prezantua buxheti për vitin 2013 Spiro Ksera ka pohuar se protestat janë bërë per qellime politike. Pikërisht për këto akuza historia-ime.com ka zhvilluar një intervistë me kryetarin e kesaj shoqate, Sinan Tafaj.

“Në listat e përfituesve të energjisë elektrike kishte 10 000 abuzues, nuk ishin persona me aftësi të kufizuar, por ishin njerëz të politikës, medias, firma, biznese, kompani biznesi, restorante, hotele, të gjithë figurojnë si të verbër dhe tetraplegjikë. 25 mijë ka kërkuar CEZ për rimbursim, përfitues real në Shërbimin Social Shtetëror janë 15 mijë, të tjerët janë abuzues. Do të ishte e çuditshme për ju të shikoni emrat e shefave tuaj. 25 miliard lekë është një shifër shumë e lartë, por nëse do të heqim shpenzimet e 15 mijë personave me aftësi të kufizuar do të kishim një shifër shumë më të ulët. Ata persona me aftësi të kufizuar që janë në fshat harxhojnë më pak dhe ne pjesën më të madhe e kemi në fshat. Këta kanë harxhuar miliona dhe mijëra kilovat. Po të kesh furrën, vinxhin… normal që harxhohen se do i vësh në punë.”

Z. Tafaj kohët e fundit disa herë jeni akuzuar se protestat tuaja kanë pasur prapavijë politike. A është e vërtetë kjo?
Kjo është një tendencë ose pasiguri.

A ka prapavijë politike?
Ministri, ju dhe të gjithë njerëzit me sy në ballë, keni parë që përpara parlamentit kanë ardhur njerëz me qeleshe, me shkop, kanë ardhur 80-90 vjeçarë të rraskapitur, kanë qarë përpara parlamentit. Këta njerëz kanë ardhur sepse iu janë hequr dritat dhe do të ngrijnë nga i ftohti. Ç’lidhje ka kjo me politikën?! Këta njerëz kanë ardhur sepse janë përjashtuar nga ndihma ekonomike. Ndryshimet që ju bënë ligjit në 11 mars të vitit 2011, 93/55 janë përjashtuar nga ndihma ekonomike dhe tani ata kanë më pak të hanë. Nëse stomaku i tyre dëmtohet ç’lidhje ka kjo me politikën?!
Ma parë ata ngroheshin lirisht, harxhonin 10mijë lekë dhe paguanin 2mijë lekë, ndërsa tani nga 10mijë lekë ia kanë zbritur 1300 lekë. Pra është 13 herë më pak. Në këto kushte ai ka shumë ftohtë, a ka lidhje kjo me politikën? Politika të ngroh apo të ftoh? Këta njerëz kanë udhëtuar falas në urban, në transportin publik në të gjithë Shqipërinë, ndërsa tani fotorinot i zbresin në tokë. A ka lidhje kjo me politikën?

I kanë zbritur dhe nga autobusët?
Po ka ndodhur dhe vazhdon të ndodhë. Sa herë që hipin i zbresin. Ka ndonjë fotorino që i njeh dhe i lejon, por kjo ngelet në dorë të fatorinës, sepse ata nuk marrin më subvecion. Deri para dy vitesh pagesat e aftësisë së kufizuar indeksoheshin me pagën minimale, rriti pagën me 5% rritet pagesa 5%. Tani thotë jo, e ka shkëputur këtë me vendim.

Në çfarë kushtesh jetojnë personat me aftësi të kufizuar në Shqipëri?
Problem i parë që kemi ne është përjashtimi shoqëror. Kjo do të thotë që të mos i pranosh këta njerëz si vetja jote, t’i shohësh fillimisht si invalid, si paraplegjikë, të verbër, por jo si njerëz. Ky është një problem shumë i madh. Nuk u njihet këtyre njerëzve e drejta për t’u vetë përfaqësuar, t’iu mohosh në mënyrë praktike dhe të drejtpërdrejtë zotësinë për të vepruar.

A keni raste konkrete për këtë?
Ka pasur vendime gjygjsore që në mënyrë juridike personave me aftësi të kufizuar iu është mohuar e drejta për të vepruar. Qendra ku trajtohen të sëmurët mendorë në Korçë ka pasur dhe një të verbër, i cili nuk kishte ku të strehohej dhe është strehuar aty. Këtij personi ia merrte dikush lekët, një kushërirë apo gocë e xhaxhait. Lindi konflikti: Përse t’i marrë ajo, duhet t’i marrë qendra. Kështu e çuan çështjen në gjykatë me një qëllim të qartë dhe i hoqën zotësinë për të vepruar, që ky të mos ketë më të drejtë të menaxhojë lekët e veta. Gjykata ia hoqi zotësinë për të vepruar.

Çfarë shkruhej në vendim?
Në vendimin e gjykatës thuhet që është i verbër dhe i pashkolluar dhe si i tillë nuk mund të marrë vendime për veten e vet. Erdhi dhe u ankua te ne. Ne në fakt u alarmuam dhe kemi bërë 1 vit e ca në gjygje, kam qenë disa herë në Korçë. Nëse ky vendim gjykate do të pranohej atëherë do të lindte pyetja: Po këta persona që janë të verbër, janë të martuar, kanë familje, a janë të aftë të marrin vendime? Po këta 5000 vetë në Shqipëri që kanë prona dhe pasuri a janë të aftë t’i menaxhojnë? Sipas kësaj logjike as unë nuk jam i aftë të menaxhoj pasurinë dhe të marr vendime për familjen time. Kjo është e tmerrshme.

Ju jeni të organizuar…
Nuk duan të pranojmë që ne të organizohemi qoftë dhe si shoqata. Në botë është një praktikë që personat me aftësi të kufizuara organizohen mbi bazën e llojit të aftësisë së kufizuar në nivel rajonal dhe kombëtarë. Të gjitha këto bashkohen në një këshill në përputhje me kërkesat e Bashkimit Evropian. Në Shqipëri qeveria dhe kryesisht Ministria e Punës nuk pranon që të negociojë me ne. Punon me organizata që punojnë për ne, kjo filozofi është adaptuar dhe në një projektligj që po përgatit Ministria e Punës.

Çfarë thuhet në projektligj?
Kjo gjoja është për gjithpërfshirjen dhe aksesin dhe thotë: organizatë e personave me aftësi të kufizuar, qendra apo fondacione, që përbëhen me shumicë të cilësuar, merrin vendime nga vetë personat me aftësi të kufizuar është dhoma e përfaqësuesve. Këtu është një problem, nuk është e njëjta gjë si organizata me anëtarë, si qendra dhe fondacione që formohen me katër vetë. Tani një qendër që ofron shërbime apo një fondacion i krijuar nga një ose disa vetë nuk mund të jetë përfaqësues i personave me aftësi të kufizuar, sepse do të jetë ajo organizatë, e ndërtuar në mënyrë demokratike ku vetë personat me aftësi të kufizuar vendosin vetë, votojnë vetë dhe vetë i zgjedhin përfaqësuesit e tyre. Kjo e shtrembëron situatën.

Përveç kësaj a ka momente të tjera që projektligji nuk është i qartë?
Po në këtë ligj thuhet që: Organizatat, fondacionet apo qendrat e personave normal kanë të drejtë t’i përfaqësojnë personat me aftësi të kufizuar. Kjo është çmenduri dhe bie ndesh me Konventën e OKB-së.

Po këshilli ndërdikasterial?
Thuhet që do të përbëhet nga 8 ministra dhe 5 persona me aftësi të kufizuar. Këta persona do të përzgjidhen nga kryeministri në organizatat e personave me aftësi të kufizuara. Mund të merren nga e njëjta shoqatë. Kjo nuk mund të ndodhë. E gjithë kjo panoramë përjashtimi shoqëror lidhet me mentalitetin e njerëzve që nuk duan t’i njohin këta njerëz si të zotë për veten e tyre dhe njëkohësisht duan të abuzojnë me ta dhe me të drejtën e tyre për t’u mbrojtur.

Ju keni protestuar vazhdimisht për të drejtat tuaja?
Ne kemi protestuar, por gjatë gjithë kësaj kohe që është hartuar ky projektligj qeveria ka bashkëpunuar me organizata dhe fondacione që punojnë për ne dhe jo me ne.

Përse ka ndodhur kjo?
Sepse e ka më të thjeshtë të bashkëpunojë me ta se ata bëjnë pazar në kurrizin tonë. Ne nuk mund ta bëjmë këtë. Kështu janë bërë lëshime. Më e keqja është që këto organizata mbahen me donator, me para që vijnë nga donator me mbështetjen e qeverisë. Ku shkojnë këto para? Shkojnë te një bashkim i dy interesave, politik dhe ekonomik. Të dyja së bashku janë treguesi, sipas kryetarit të komitetit ndërkombëtarë të konventës së OKB-së, i një qeverie apo shoqërie të korruptuar.

Po me pagesat tuaja çfarë po ndodh?
Pagesa e personave me aftësi të kufizuar nuk është pension. Kjo jepet për të zbutur pasojat e aftësisë së kufizuar, për të zbutur përjashtimin shoqëror dhe për të ndihmuar të integrohen. Nuk janë para që jepen për bukë, çdo shtetas ka të garantuar një burim financiar, ndihma ekonomike shërben për t’u ushqyer. Tani po bëhen të gjitha përpjekjet që këto pagesa sociale të mos gelen të tilla. Fakti që këta njerëz u përjashtuan si përfitues të ndihmës ekonomike, logjika çon se kjo pagesë u është llogaritur si ndihmë ekonomike.
Këta njerëz janë njerëzit më të varfër në botë. Telefoni është pjesëtuar për dy, transporti është hequr, dritat janë zvogëluar me 13 herë.

A janë të punësuar të verbrit?
Punësimi i të verbërve është më i papërfillshmi, nuk ka politika, nuk ka arsim profesional. Ministria e Arsimit na ka mbështetur. 300 të verbër me arsim të lartë janë të papunë. 20 të punësuar në të gjithë Shqipërinë nga 10500 të verbër në total.

/A.H. Historia-ime.com/

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

5 Pergjigje per Debati i së dielës: Të verbërit shqiptarë, më të varfërit në botë

  1. Fahri Balliu & Kunata e tij - Long Live Gazeta 55 -Faro hape gojen te te dhjes  --  9 Dhjetor, 2012 në 6:22 pm

    Te na rrojne berishajt me zagaret e tyre:
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/kasandra-midis-berishajve-fahri-balliu.html

    Përgjigjjuni

  2. Purgator  --  9 Dhjetor, 2012 në 7:19 pm

    Sinan Tafaj eshte nje nga njerezit me te respektuar ne SHQIPERI.Megjithse i verber nuk ka pasur problem per te qene nje student i shkelqyer dje e avokat i njohur sot.Zoteron ne menyre perfekte disa gjuhe te huaja dhe eshte nje njeri i pa epur.20 minisra me sy ne balle nuk barazohen me inteligjencen e Sinanit te verber.

    Përgjigjjuni

  3. Gregori  --  9 Dhjetor, 2012 në 7:54 pm

    Qendrat apo fondacionet e ngritura ne emer te ndihmes per personat me aftesi te kufizuar, jane kthyer ne biznese te fuqishme per drejtuesit e tyre, kane punesuar njerzit e tyre, grumbullojne ne nje vend, autiket, paraplegjiket e tetraplegjiket, dhe nuk ndihmojne ne asgje, pa programe per reabilitimin e tyre, duke marre nga keta te fundit edhe nje pagese te larte ne emer te sherbimeve qe u ofrojne. Keto jane skandaloze.
    Edhe vete grupimet e shumta te ngritura nga njerzit me aftesi te kufizuar, ndihmojne ne nje fare menyre kete gjendje.Ne vendin tone duhet patjeter te zbatohet legjislacioni nderkombetar i shoqates se aftesise se kufizuar dhe shteti e sherbimi social thjesht te zbatoje ate. Duhet qe personat me aftesi te kufizuar te perfaqesohen ne nivelin me te larte ne sherbimin social shteteror dhe ne Ministrine e puneve sociale ne rang zvendes ministri, qe besoj se ka kuadro te pergatitura dhe me nivel midis tyre qe te perfaqesojne me dinjitet kete shtrese te lene mbas dore dhe pothuaj te perbuzur nga shteti.

    Përgjigjjuni

  4. artiles  --  9 Dhjetor, 2012 në 8:46 pm

    Eshte e cuditshme ne vendin tone. Edhe pse jane denuar ne komunizem “per politike” vetem se kane thene qe “s’na dalin leket”, “tregu eshte bosh”, etj, etj, perseri vazhdojne me te njejtin mentalitet edhe ne demokraci: “ka prapavije politike” ciren cdo here maxhorancat kur dikush kerkon, ose u kujton se nje shterese eshte e varfer, e lene ne harrese, etj.

    Kulmi ishte me trajtimin qe ju be kerkeses se te perndjekurve politike, kur u thoshin se “e keni kerkesen politike”.

    Edhe nese kerkesa mbeshtetet nga nje parti ose krah politik, s’ka asgje te keqe. Tek e fundit ajo force ose krah politik pozitar ose opozitar, eshte pjese e sistemit politik.

    Ne rast se kerkesa ka prapavije politike te ekstremit te majte-komunizmit, te ekstremit te djathte-fashizmit, ose e terrorizmit, atehere po mundet dhe duhet qe te trajtohet ne ate kontekst qe nenkupton termi “prapavije politike” duke i shtuar termin ekstremiste. Gjithe te tjerat, jane me se te te pranuara.

    Përgjigjjuni

  5. Era  --  9 Dhjetor, 2012 në 8:48 pm

    Nuk kam asnje gje personale me te verberit. Eshte e vertete qe disa sherbime kane te drejte t’i perfitojne, por nuk mund te pranoj, qe nje i verber te harxhonte 30 mije leke (te reja) per energji elektrike, ndersa nje familje normale harxhonte 6 here me pak, sepse ata (te verberit) paguanin vetem TVSH-ne (Tatim mbi Vleren e Shtuar). Gjeja me e mire qe ka bere kjo qeverie eshte se ata e ndryshuan skemen. Tashme ata paguajne 80 perqind, ndersa TVSH e paguan shteti. Ndersa per sherbimet (perfitime) e tjera, ato jane te domosdoshme per te lehtesuar jeten e tyre.

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>